Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/17

FATMIR TERZIU : Ditëlindja biblike e Kryeministrit Berisha


image 


                        Prof. Dr. Sali Berisha





Numri 66, numër që përkon me ditëlindjen e tij, është një shenjë biblike...






Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha mbushi 66 vjeç. Lindur më 15 tetor, 1944, Sali Berisha, u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. Ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Pra, më 15 Tetor 2010 aritmetika e viteve të jetës së tij u bë simetrike me pronën e numrit 66. U bë pronë e një numri të tillë Biblik, në një vit kur më në fund shqiptarët iu bashkuan lëvizjes së lirë në Europë. Mes një urimi të Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, një tufe me lule, dhe qindra e mijëra urimeve të tjera shqiptare dhe nga bota e politikës dhe emigracionit, për Kryeminsitrin shqiptar, prona e një numri të tillë biblik kërkon më shumë ndalesë, më shumë bashkëudhëtim me urimin. E kërkon një gjë e tillë, se është e lidhur ngushtë edhe me fatin e një rruge që është shënuar bashkë me festimin e një ditëlindjeje për kreun e Qeverisë shqiptare në një vit të tillë që shënon numrin 66 në aritmetikën e viteve të jetës.

Por, përse numri 66 shënon vëmendje?

Prona e numrit 66 lidhet me filozofinë biblike. Ajo së pari lidhet dhe shënon mes simbolizmit. Në këtë simbolizëm, ka një përfaqësim të ndjeshëm ndaj arsyes njerëzore. Kjo vjen nga Bibla. Dhe Bibla sqaron: “Gjashtëdhjetë e gjashtë personat e familjes së Jakobit u kthyen në Egjipt”. (Zan. 46,26); “Purifikimi i një gruaje duke lindur një vajzë zgjati 66 ditë”. (LV 12,5); Bibla e Ostervaldit, Testamenti i Vjetër dhe Dhiata e Re përmbajnë 66 libra. Libri i Isaias përmban 66 (7x7 17) kapituj, tre prej tyre kanë 6 vargje: kapitujt 4, 12 dhe 20. Dhe 4, 12, 20, 36, që është barabartë me 6x6.
Në Librin e Ademit, teksti apokrif, në të cilin tradita antike e Kaldeasit shënon “Kodin Nazaren”, është shkruar, se “kushdo që do të kërkohet nga vdekja, do të përballet nga vetë 66 pengesat, që do të parandalojnë atë për të arritur tek Jeta”. Sipas traditës, ky libër i shenjtë i ishte dhënë Ademit nga Raphaeli menjëherë pas rënies së tij në këtë çështje, në mënyrë që ai të mund të udhëzonte dhe mësonte vetë të tjerët në rrugën e përafërt të jetës tokësore, dhe të arrinte që të nxjerrë veten nga e keqja në mënyrë që të riintegrohej në gjendjen e tij origjinale.
Në moshën 66 vjeçare, Ezekias, Prifti i Madh i hebrenjve, përkrahej nga Ptolemeu, mjeshtri i Sirisë, dhe të gjithë të tjerët që dedikoheshin për Egjiptin, sipas Hecatys në Against Apion.  
Shuma e numrave 1-66 që jep 2211-tën, konsiderohet nga disa tekste të fshehta ose të shenjta, si hyjnore, pasi që këta shifra përbëjnë numrat e përfaqësimit të Perëndisë dhe të Tempullit.
Për të ofruar një njohuri për të pasur një rritje të shpejtë, për tu ruajtur nga e keqja dhe për të tërhequr të gjitha hiret e Zotit, disa "tolbas" (ose magjistarë) propozojnë në Afrikën e Veriut diçka interesante, për një hajmali që përmban një katror magjik që ka si vlerë shumën 66:

                         21 26 19
                         20 22 24
                         25 18 23

600 statuja me gurë gjigantë në Ishullin e Pashkëve secila prej tyre matet në masën 66 metra.
Lartësia e Sfinksit të madh të Gizës, në afërsi të Memphisit, është 66 metra, dhe gjatësia e tij është 187 metra.
Me 66 satelitë të gjeostacionuar rreth Tokës, është e mundur të lokalizohet çdo pikë apo vend në sipërfaqen e Tokës. Ky numër është i lidhur në një mënyrë të caktuar në numrin 666: 1 / 66 = 0,0151 515 151 515 ... et 151 515 = 666.
Duke përdorur korrespondencën A = 1, B = 2, ..., Z = 26, ne zbulojmë se emri "njeriut" në frëngjisht ("l'homme") jep 66-tën si vlerë numerike, ashtu si edhe emri i vdekur ("mort") dhe ai që përdoret për të mallkuar ("maudir") të japë secili prej tyre numrin 66. Duke përdorur kuptimin e korrespondencës së kundërt (A = 26, Z = 1), ne gjejmë se fjala kryq (në frëngjisht "Croix") jep gjithashtu shumën 66.
Në fenë islame, emri i All-llahut ose Zotit të shkruar me shkronja hebraike jep 66-tën si vlerë numerike: Aleph 1, Lamed 30, Lamed 30, Ai 5.
Vlera numerike e fjalës hebraike ‘ALEIK’ do të thotë "Zoti, Perëndia juaj" me kaf përfundimtar të barabartë me 20, Anie kuptimin anije, dhe që do të thotë AKILE ushqim, e jep secili shumën 66.
Por më tej numri 66 është përdorur 2 herë në Bibël. Fjala "mallkim" është përdorur 66 herë në OT. Fjala "lakuriq" është përdorur 66 herë në NRSV.
Gjashtë numrat në Bibël janë shuma e 66, dhe shuma e okurencës së tyre jep 11-ën. Dhe pastaj dihet se, 6 x 11 = 66. Gjithashtu shuma e të gjithë dukurive të numrave të shumëfishuar të Biblës shumëfishohet me 11 dhe të shkruara në formën e tyre kardinale jep numrin 66.

DANIEL GAZULLI - FRITZ RADOVANI :70 Vjetori i at Gj.fishtes: AT GJERGJ FISHTA O.F.M.


image Fishta
















ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR
 

FATMIR TERZIU :Pse një komunist vuri në skenë Kadarenë në Londër?


imageIsmail Kadare
William B. Bland krijoi “The Ghost at the Wedding” (Hija në Dasëm) mbi bazën e veprës së Kadaresë, “Dasma”.
William B. Bland 
Fatmir Terziu
Një nga veprat e Kadaresë që ka parë dritën e botimit në Britani të Madhe, ka qenë romani “Dasma”. Ky roman në fakt ka ardhur i përkthyer në gjuhën angleze nga Shqipëria. I përkthyer nga Ali Cungu, ai ka patur shansin të jetë libri i arkivuar i Kadaresë në arkivat e Bibliotekës së Londrës. Madje ardhja e këtij libri në arkivat letrare britanike, ka qenë edhe një rast dhe arsye tjetër. Një arsye që lidhet me një projekt të autorit William B. Bland, i cili ka ndërtuar një dramë bazuar në këtë roman. Origjinali në anglisht “The Ghost at the Wedding” (Hija në Dasëm) është krijuar mbi bazën e veprës së Kadaresë, “Dasma”.  
Kjo dramë e inicuar nga Albanian Society në vitin 1968 është përfunduar në vitin 1969. Autori britanik Bland, e botoi atë në Ilford me ndihmën e përkushtimin e shoqërisë shqiptare në fjalë. Kështu mjaft anglezë të lidhur me fatet shqiptare, mjaft të tjerë të interesuar për autorin shqiptar dhe mjaft të tjerë me interesa të ndryshme, krahas disa shqiptarëve në Londër në atë kohë kishin mundësinë të njiheshin me krijimin e krijimtarinë e Kadaresë.
Kjo dramë në tre akte, në fakt, teksa shihet sot në arkivat britanike, edhe pse me një ekzemplar të dubluar, ka një vlerë tjetër të rrëndësishme, atë vlerë që lidhet me rrugëtimin e krijimtarisë së Kadaresë në mesin e anglishtfolësve dhe me atë sens se si në mesin e anglishtfolësve britanikë të asaj kohe shiheshin lidhjet e krijimtarisë së Kadaresë me fatet dhe fatin politik shqiptar. Ky fakt mund të konsiderohet më së qarti duke parë autorin e dramës dhe lidhjet enigmatike të tij me Shqipërinë.  

Kush ishte William B. Bland

Bill Bland ka lindur në Ashton-nën-Lyne, Lancashire, në 28 prill 1916. Ai studioi në shkollën fillore para se të shkojë për në Mançester Grammar School që ishte atëherë një shkollë private. Me fillimin e depresionit të madh veprat e atit të tij u mbyllën dhe ai ishte i detyruar të lërë shkollën në moshën 15 vjecare. Ai gjeti punë si asistent i një zyre dhe studioi me kohë të pjesshme në Kolegjin e Teknologjisë Manchester. Në vitin 1937, në moshën 21 vjecare ai vizitoi Moskën, ku ai mësoi se buka ishte në dispozicion falas në dyqane. Para fillimit të Luftës së Dytë Botërore ai emigroi në Zelandën e Re. Aty ai u bashkua me Partinë Komuniste të Zelandës së Re. Në Auckland ai mbajti postin e sekretarit të qarkut, kreu mësimet në Shkollën marksiste, dhe ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të CPNZ. Ai u kthye në Angli në vitin 1950.

Duke qenë komunist

William B. Bland (1916-2001) nga jetëparaqitja e tij shfaqet si një komunist. Ai ishte në fakt një i tillë. Puna e tij politike dhe krijimtaria letrare ishte vendosur në periudhën më komplekse, e më të trazuar që u pasua nga vdekja e Stalinit dhe pas Kongresit të XX të Partisë Komuniste të ish BS. Ai u ndie aktiv si i tillë deri në prishjen e gjatë të Bashkimit Sovjetik dhe shtetet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore. Ai ka qenë ithtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe KQP, dhe mbrojtjes i marksizmit dhe i socializmit të inicuar nga PPSH dhe Republika Popullore Socialiste e  Shqipërisë. Edhe pse ai vdiq në vitin 2001, disa komunistë shqiptarë si Muharrem Xhafa, sekretar i KQPKBSH, Laver Stroka, sekretar i Gjirokastres, Fitim Caushi, anëtar i PKBSH, nuk e harruan duke dërguar telegram ngushëllimi për të.
Sipas një dokumenti të shkruar nga Vijay Singh mësohet se “Pas publikimit të një artikulli kritik të tij në gazetën “Zëri i Popullit” të datës 7 korrik 1977, i cili kritikoi Teorinë e tre botëve si pro-imperialiste, një numër partish të të gjithë globit u prishën me revizionizmin kinez. Dihet se në atë vit u prish edhe Shqipëria me Kinën...

Përkthyesi dhe interpretuesi i Enver Hoxhës

Ky autor njihet në Britaninë e Madhe si një prurës i ekstrakteve të shkëputura nga libri i Envere Hoxhës, “Mes njerëzve të tjeshtë”. Ai gjithashtu njihet publikisht se ka qenë i angazhuar edhe me çështjet shqiptare. Si i tillë ai së bashku me Ian Price ka botuar Historia e marrëdhënieve anglo-amerikane me Shqipërinë 1912-1955 libër i botuar në vitin 1986. Ai ka qenë edhe autor i Shqipëria në Serinë e Botës Bibliografike Vëllimi 94. Ai ka ndikuar në lidhjet mes shoqatës së Miqësisë Indi-Shqipëri.
Pas restaurimit të kapitalizmit në Shqipëri, ai luajti një rol të madh në përkthimin dhe shpërndarjen e shkrimeve të komunistëve shqiptarë që ishin përpjekur për të rivendosur socializmin.

Po përse William B. Bland, ndërpreu kontributin ndaj veprës së Kadaresë në gjuhën angleze? Kush ndikoi në këtë pikë...?

Festohet 80-vjetori i lindjes së Akademikut Alfred Uçi

Nga: Prof.as.Dr.Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë
PERSONALITET I SHQUAR I ARSIMIT, KULTURËS  DHE SHKENCËS  SHQIPTARE

imageNga e majta (sot): Prof.A.Uçi e M.Gecaj



1.
Prof. Alfred Uçi mbushi 80 vjet. Një jetë e mbushur me mësime e studime: të  mesmet në Korçë, Tiranë e Shkodër dhe të lartat për estetikë e filozofi, në Universitetin “Lomonosov” të Moskës , më 1949-1954. Detyrën e pedagogut e nisi në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës. Pastaj, me krijimin e Univesitetit të parë shqiptar, dha lëndët e estetikës e të filozofisë në disa fakultete të tij. Ne vitin 1970 iu dha titulli “Profesor” e më pas “Akademik”, kur u krijua Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese: drejtor i Institutit të Kulturës Popullor (1979-1987) dhe kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve (1987-1990). Për meritat e tij, në vitin 2005, u nderua nga Presidenti i Republikës, me titullin e lartë“Mjeshtër i Madh”.
Gjatë jetës së tij, përveç  veprimtarive kombëtare e ndërkombëtare në Tiranë, ka marrë pjesë e ka referuar në kongrese, konferenca e simpoziume shkencore jashtë vendit, si në Sofje, Athinë, Ankara, Beograd, Prishtinë, Vjenë, Itali, Suedi, Francë etj. Ka shkruar një numër të madh artikujsh, referatesh e kumtesash me tematikë nga fusha e filozofisë, sociologjisë, estetikës, etnografisë, folkloristikës, kritikës letrare etj.
Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria: E para, bashkëshortja e A.Uçit, Rozeta
Duke përgjithësuar përvojën e punës dhe të kerkimeve të tij, ai ka shkruar e botuar mjaft libra. Ndër ta, përmendim “Estetika, jeta, arti” (1970), “Probleme të estetikës” (1976 e 1980), “Labirintet e modernizmit (1978), “Mitologjia, folklori, letërsia” (1982), “Çështje teorike të estetikës dhe të cultures” (1986),”Estetika” – Vëllimi I, II, III (vitet 1987-1988), “Shekspiri në botën shqipare” (1996), “Dostojevski në kohën tone” (1997), “Ferrparajsa Danteske” (1998), “Prometeu dhe Hamleti” (greqisht, në Athinë, 1998), “Grotesku kadarean”(1999), “Estetika e groteskut – Teoria dhe historia” (2001), “Estetika në folklor dhe në letërsinë shqipe” (2001), “Paradigma të ndërgjegjes shoqërore - estetikë filozofike e politike” (2001), “Estetika e groteskut”-në tre vëllime dhe libri i ri i tij është “Filozofia e donkishotizmit.
2.
Pra, Prof.Alfred Uçi kishte se çfarë të tregonte e të dëshmonte para familjarëve, kolegëve, ish-studentëve të panumërt, miqëve e dashamirëve të jetës, në festimin e 80-vjetorit të ditëlindjes. Kishin ardhur dhe  akademikë e profesorë, personalitete të jetës politike e shoqërore, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e tjerë.  Gjithashtu, ishin të pranishëm ish-Presidentët e Shqipërisë, Prof.Rexhep Meidani e Alfred Moisiu, kryetari i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj e zv.i tij Muzafer Korkuti, këshilltari i Kryeministrit Nerina Ceka e të tjerë. Ata kishin ardhur sot së bashku, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit Tiranë, për ta uruar e përgëzuar për jetën e tij të begatë e të përkushtuar, në fushat e arsimit, kulturës dhe shkencës sonë kombëtare. Me fjalën e tij me peshë, studimet e  botimet e  shumta, ai është bërë një personalitet i njohur, si brenda dhe jashtë vendit tonë.
 
Disa vepra të Prof.A.Uçit
Veprimtarinë e mësipërme e hapi dhe e drejtoi Erion Kristo. Ndërsa vete Prof.Uçi i përshëndeti dhe i falënderoi  nga zemra pjesëmarrësit për nderin që i bënë dhe u ndal shkurt rreth disa pikëpamjeve të tij në studimet dhe botimet e ndryshme, sidomos në fushën e estetikës dhe filizofisë së jetës. Duke u shprehur me modesti, ai nënvizoi se çdo gjë e ka bërë në shërbim  të popullit e Atdheut, brezit të ri të vendit tonë.
Me plot emocione, e përshëndeti Prof.Uçin shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, si koleg e bashkëkrahinas. Në vazhdimësi, për aspekte të jetës, veprimtarisë dhe botimeve, folën me radhë kolegë e ish-nxënës të tij: Moikom Zeqo, Gjergj Simoni, Josif Papagjoni e Zyhdi Dervishi. Kryetari i Shoqatës “Devolli” i dorëzoi atij dëshminë “Krenaria e Shoqatës Devolli” dhe propozoi që Prof.Alfred Uçit, personalitet i shquar shumëplanësh, t’i jepet edhe titulli më i lartë, “Nderi i Kombit”.
Gjatë kësaj veprimtarie u shfaq një dokumentar televiziv, i cili fliste, me gojën e vetë Prof. Uçit, për jetën dhe veprimtarinë e tij të pasur në mjaft fusha të jetës. Gjithashtu, u recituan pjesë të ndryshme, që lidheshin me aspekte të veçanta të krijimtarisë së tij të pasur. Mjedisin festiv e bënë më të gëzueshëm recitimet e buqetat me lule të freskëta, që i dhuruan atij nipër e mbesa dhe i uruan nga zemrat e tyre jetëgjatësi e lumturi.
Gjithashtu, në këtë festë të gëzuar u njoftua se miq e dashamirë të A.Uçit, nga brenda e jashtë vendit, e kanë uruar atë me mesazhe të ngrohta, me rastin e kësaj ngjarjeje të shënuar, si nga Shqipëria, Kosova, Kalabria, Amerika e tjerë. Gjithashtu, u tha se i kishte dërguar një mesazh urimi  kryesia e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë.
Në mbyllje, pjesëmarrësit  i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e organizuar me këtë rast, nga familja.
(Fotot nga: M.Gecaj)

Per Qenin, klyshin dhe zagare te tjere (epoka e shkerdhaterise)

Qeni i leh frikes se vet. (A.E).

image 
Elinda Marku

Radhë më bën të lexojë një prozë të tillë. Të shkurtër, por tejet domethënëse. Një prozë që flet  me një gjuhë të qartë, edhe pse mesazhi dhe Filozofia qëllojnë në shenjë njëherësh. Kemi parasysh perla të tilla që mbetën në historinë e prozave. Kemi prasysh edhe George Orwell, me mesazhet dhe filozofinë e tij, që bëri histori dhe mbeti në histori. Gjuha e tij është ende një ‘vragë’ për ata ‘qenër’ të cilët Elinda, jo vetëm me një gjuhë të qashtër poetike, por e he me një dritë te forte  deperton deri në brendësi të hijeve që lëshojnë qentë dhe zagarët. Elinda krijon ndjeshëm! 

(Fatmir Terziu,Londër)


Per Qenin, klyshin dhe zagare te tjere (epoka e shkerdhaterise)

Nga Elinda Marku

 Qeni  i leh   frikes  se  vet. (A.E).

Qe  te  besosh se Qeni  i  leh   frikes  se  vet,mjafton  te  kujtosh  vetem  nje  prej  lehjeve   te  tij... pas te  cilave  naten  ngrihej  e hante  besniket  e  vet. Nese ke shpetuar  pa  degjuar  nje prej  ketyre lehjeve, nuk  je  vone. Tash  lehjet e  tij, me  do  korrigjime jo  essenciale,  i  mbajne   ato  qe Qeni  i emroji zagare  te  Klyshit qe la pas . Ani  se,  Klyshi  krejt  si Qeni  e  mohon t'ane.   Te  mohosh babane  nuk do  te  thote  se  mohon   ngjashmerine  me  te.Te  gjithe   zagaret  qe  u trasheguan, tepruan  prej  Qenit tash  thurin  lehjelime, himne   jo per  Qenin  e  paharrueshem,  por  per Klyshin  qe  polli  Qeni  prej  sysh. Edhe   zagaret   ashtu  si Klyshi    e  deshen  Qenin me  gjithe shpirt.  Tash  bajne   se  e  urrejne  me  gjithe  shpirt. Se  e  urrente, se  e  urren  ban  sidomos  Klyshi. Klyshi dhe  zagaret, nuk ia shiten shpirtin  Qenit. Por   jane  bash  vet   shpirti  i  tij i mbijetuar. Sa ishte  gjalle   Qeni,  zagaret   ashtu   si Klyshi nuk  ia  shiten   shpirtin , po ta  kishin patur  nje  te  tille. Por  bash  ia  falen  ate,me  gjithe    grate,  femijet, enderrat, jetet  e  shokeve, jetet  e  te  afermeve, jeten  e   fjaleve  e  falen per  hater   te  lehjes, jetet  e  librave  per  hater  te lehjelimeve. Librave   qe  s'i shkruajten  kurre, ndonese  letra  qepen  me bollek.
...
Ngordhi  Qeni nje   dite. Ngordhia   ndodhi  jashte   secilit  parashikim  te  Klyshit, jashte seciles parandjenje  te  secilit  zagar. Nuk paska  qene  e  shkruar  qe  nje  Qen  si    ai  dhe  i vetmi,  te  kish pase   qene  i  pangrodh'shem, te  paskesh  qene  i perjetshem. Sido  qe  zagaret  nuk  lene   marifet pa  saju   qe te  mos e  besojne   se  ka  ngordhur. Tash,  ne  mos  mund  ta  kthejne  dale   Qenin   prej atje  nga  ngordhja,    kane  filluar  te  punojne  me  ore  te  zgjatura, brenda  e  jashte oborrit , qe  te mund  te  emrojne  ne  vend  te  Qenit  Klyshin. Ia  kane   arritur   deri  diku. Nuk  eshte  pak per  nje Qen  qe te  mbetet  i paharrueshem. Nuk  eshte  keq  per  nje  Qen  qe  t'ia  trashegoje  kryevendin Klyshit  te  tij. Nuk    asht  aspak  e  zakonshme  qe  nje  Qen  te  pjelle  Klyshin  e tij,  prej  sysh. Dhe s'kane  faji   zagaret  qe  marrin  e  japin  tash   20  vjet. Tash   20  vjet  marrin  e  japin  brenda  e jashte  oborrit. Sidomos jashte  oborrit  kane varur     ca  shpres   si  bole  te  ngordhura     zagaresh  te  gjalle  .
Qeni  ka  mbet  i paharrueshem , jo vetem  per  Klyshin, jo vetem  per  zagaret  qe i  perkedhelin bishtin  Klyshit, por ka  mbet  i paharrueshem   edhe    per  ata   qe  nuk e  deshen  Qenin, Klyshin  dhe  zagaret.  Urrejtesit  e Qenit   si  atehere   edhe  tash,  kane  qene  e jane    vazhdimisht  me te pakte  se  te   dashurit   dhe  adhuruesit  e tij.
Me  shume  se  askujt, me   shume   se   asgjese  demin  e  vertete   Qeni  ia  ka  ba  bash  Klyshit. Qeni edhe  duke  e   dasht Klyshin ,i  ka ba dam. Klyshit   i ka  ba  dam  dashnia   e  vet  e  madhe   per Qenin. Baben  qe   tash  e  mohon.Qe  tash  e  urren,  por  qe  i ngjan njesoj.Si  atehere. Si  tash. Si  ne ngordhjen  e   ardhshme  ...!
...
Qeni  i lehu   gjithe  jeten   frikes  se  vet. Hengri   gjithe jeten  mish  besnikesh. Dhe  shkretoji  qiellin   shqiponjash,  qe  te  mesonte  Klyshi  i  vet me   fluru. Klyshi   kurre  nuk  fluturoj. Kurre  s'u ba kurre shqiponje. Klysh  atehere , Klysh  edhe  ne  moshen   qe   duhej    tashme  te  qenohej. Leh si  baba i vet, ndonjehere ne  te rralle...  por   leh n'rrene. Leh  hollshem.  Leh Klyshqe, kurresesi  Qenqe.  Ndersa   qenqe  han  besniket  e  vet,  zagaret. I  han duke  iu  premtu  poste ne   ferrin  e babes... .Ata   qe  nuk  i  do, bashke  me  ato  qe  bash  i ka  frike, ban   se  nuk i  njeh. Ban  se  nuk  i ka pa. Keshtu  bejne   edhe  zagaret.Se  nuk i njohin  ata   qe ka  frike  Klyshi, ata  qe  nuk  i  do Klyshi, zagaret  bajne  se  nuk  i kane  pa,  se  nuk  i kane  degju.
20  vjet  mbas  ngordhjes  se  qenit,  zagaret  here  ne  kor, here  vec  e  vec, mohojne, mallkojne , shajne,  here Zotin   qe  e  kish  bere   Qenin  te  ngordhshem ,  e  here  mbas  here  Qenin  e ngordhur. Vetem  e    vetem   qe  te  shpetojne  Klyshin . Zagaret sillen   si  prej  barkut, dridhen frikshem    se   edhe  Klyshi   tash  po  iu vdes. Ua  ndjen  zemra se  mbas  vdekjes  se  Klyshit ,  qe edhe  ky  si  i  jati  Qenin, s'ka  shpetim pos  te  ngordhe, s'do te  mundin  as  te  dhjesin  me  shkronja   e  as te  hane c'dhjesin  per   Klyshin.  Epoka  e  Qenit, Klyshit  dhe  zagarve,  ka  marre  teposhten. Boll  me ,  50  vjet  sa  lehu  Qeni, boll  me   20  vjet    Klyshi i mbajtur  prej  zagarve. Po rreshqasin  lehjesh  teposhte humneres, si  heronj te  paqepur  te   qenzimit .
....
Ne  vazhdim... do  te  perkujtoj  ndonje   zagar nga  ato  me  besniket, nga  ato me  verdhuket,  nga ata  ma  te  guximshmit...  te cilet   here  ne kor  e  here  vec  e  vec  hypin  ne  podium...  te   tregojne  per  bemat  e paraardhesve  Qen e Klysh.Do  ta  filloj vazhdimin me   njerin   prej Zagarve,   qe e  lidhen  ne  kafaz... E lidhen  qe  kur  te  dilte, mbas  vdekjes  se  Qenit, te  mund  te behej klysh  i kuq  me  qime  boje  qielli. (sic  syte  i ka ) Do  ta  filloj VaZHdimin me  njerin prej zagarve ,  qe ndryshe  prej  zagarve qe  nuk e   provuan  kafazin,  ka  qellu  me   dal  flokedredhun. Njanin  prej  zagarve   qe ngordh  per  pak  nga  fama  e  Klyshit. Megjithese   edhe  Klyshi  ngordh   per  nje  dite  nga   ditet ne  kafaz te zagarit  syblu e  flokedredhun.Zagaret  ngordhin  te jene  njeri tjetri,   prej  se  nuk  u mjafton  sozeimi me  njeri  tjetrin.

nga Flori Bruqi: Dick Marty i paguari i Serbisë akuzon çlirimtarët e Kosovës !!!?

  Plakushka plakë Carla del Ponte?
Carla del Ponte
Del Ponte ka patur shumë kritikë
Carla Del Ponte është etiketuar "Gestapo e re", "Bushtra", "Raketa e paorientuar" dhe "Personifikimi i kokëfortësisë".

OKB nuk gjen prova trafikimi organesh


 
Harta e Kosovës
Rusia dhe Serbia kanë kërkuar hetime për rastin
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë, ka thënë ish zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Olga Karvan.
Sipas saj, Zyra e Prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, por nuk kanë gjetur fakte për akuza të tilla dhe, siç tha ajo, nuk ka bazë për vazhdimin e hetimeve.
Akuzat janë bërë nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte në librin e saj të fundit, në të cilin ajo shkruan se shqiptarët e Kosovës kanë vrarë një numër serbësh të cilët i kanë transportuar në veri të Shqipërisë dhe më pas kanë shitur organet e tyre.
Zonja Del Ponte thotë se i bazon informacionet e saj mbi njoftime të ardhura nga gazetarë, sipas saj të besueshëm.
Organizata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka nxitur autoritetet e Kosovës të bëjnë hetime lidhur me akuzat e zonjës del Ponte.
Edhe Rusia e Serbia kanë kërkuar hetime për rastin.
Autoritetet në Kosovë, ndërkaq, i kanë quajtur këto akuza fabrikime me qëllim të njollosjes së luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Plakusha Carla Del Ponte,akuzon pa bazë UÇK-në dhe ish Drejtorin politikë të UÇK-së,z.Hashim Thaçi...



Guardian: 

Carla del Ponte nën hetime




Karla del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, personi që dërgoi pas hekurave të burgut disa nga drejtuesit e luftërave në Ballkan, do të hetohet rreth akuzave se ka lejuar frikësimin dhe dhënien e ryshfeteve për dëshmitarët, si dhe shkatërrimin apo dëmtimin e provave.

Sipas “The Guardian”, gjyqtarët e Kombeve të Bashkuara në Tribunalin për ish-Jugosllavinë kanë urdhëruar hetime të pavarura ndaj praktikave të Del Pontes dhe dy prokurorëve kyç që vazhdojnë të jenë pjesë e këtij sistemi, përkatësisht Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon.

Hetimi ka filluar pas ankesave të dëshmitarëve se janë kërcënuar, paguar, keqtrajtuar dhe provat e tyre janë dëmtuar.

Kjo është hera e parë në 17 vitet e kësaj gjykate ku prokurorët kryesorë përballen me dënime të mundshme për mosrespektim të rregullave të Gjykatës.

Gjatë tetë viteve të saj si kryeprokurore, Del Ponte, e cila shërben aktualisht si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, njihet si një figurë luftarake, por dhe shumë kundërthënëse. Ajo u largua nga detyra në vitin 2007.

Akuzat kundër saj lidhen me shqetësimet rreth praktikave të përdorura nga ekipi i hetuesve të saj në procesin e Vojisllav Sheshelit, një prej drejtuesve më famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi.

“Disa nga dëshmitarët kanë folur për presion dhe kërcënime të bëra nga hetuesit e prokurorisë”, thuhet në një deklaratë nga gjyqtari i rastit të Sheshelit. “Prokuroria ka marrë dëshmi në mënyrë të paligjshme, përmes kërcënimeve, apo blerjes së dëshmitarëve”.

Një dëshmitar serb tha se i është ofruar një punë e paguar mirë në Shtetet e Bashkuara nëse dëshmonte në favor të Prokurorisë.

“Deklarata flet për pagjumësi të detyruar gjatë marrjes në pyetje, presion psikologjik dhe në një fazë dhe për shantazh, kërcënime dhe pagesa të paligjshme”. 

Një hetues i pavarur, që besohet të jetë gjykatës francez, do të raportojë rreth akuzave për gjashtë muaj. Prokuroria në Hagë i ka hedhur poshtë akuzat, por ka premtuar se do të bashkëpunojë.

“Besojmë se ekipi ynë e ka bërë punën në mënyrë profesionale dhe sipas rregullave”, tha Frederik Suinen, këshilltar i posaçëm i Serzh Bramerz, kryeprokurorit aktual, që zëvendësoi Del Ponten.

Gjyqtar Zhan Klod Antoneti, i cili ka urdhëruar hetimin e Del Pontes, e njëherësh drejton gjykimin e Sheshelit, tha se Gjykata i ka marrë shumë seriozisht akuzat dhe hodhi poshtë mundësinë se mund të ketë cenim të të drejtave të të akuzuarit.

"Ne kishim të dhëna se kishte një varr masiv ku kufomat e viktimave ishin varrosur", ka thënë  Carla Del Ponte, ish Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës e cila publikoi librin “Gjuetia” në të cilin fajëson ish UCK-në se ka kryer trafikim me organe të serbëve të zënë rob gjatë luftës së vitit 1998-99.

EuroNews:
Carla Del Ponte, tash ju jeni ambasadore zvicerane në Argjentinë por dikur ishit Kryeprokurore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Ju keni qenë e para qw keni ngritur çështjen e trafikimit të organeve. Por a nuk kishte  një hetim në vitin 2003 që rezultoi me azgjw. Mund të na thoni pse?

Carla Del Ponte:
Ky hetim nuk çoi askund për shkak se Shqipëria nuk do të na lejonte të kryejmë hetimet tona. Ka pasur edhe dëshmitarë që absolutisht nuk pranuan të paraqiten para gjykatës. Një problem tjetër ishte se akuzat shkuan përtej juridiksionit të gjykatës.

EuroNews:
EULEX’i, misioni policor i BE në Kosovë, ka distancuar veten nga raporti i Dick Marty. Megjithatë ata tash janë duke kryer hulumtimet e tyre për trafikimin e organeve brenda Kosovës. A janë ata nën presion?

Del Ponte:
Po, sigurisht se ata janë nën presion për shkak se raporti është një raport nga një organ evropian. Tani ata kanë për të hetuar. Raporti i ka dhënë, në një mënyrë, atyre një mandat për ta bërë këtë.

EuroNews:
A mendoni se ka presion politik për të mbajtur lart hetimin?

Del Ponte:
Nëse është kështu, ne do të shohim atë, sepse duhet hetuar edhe në Shqipëri. Ne kishim të dhëna se kishte një varr masiv ku trupat e viktimave u varrosën.

EuroNews:
Znj Del Ponte, një pyetje të fundit. Dick Marty këmbëngulë në nevojën për të mbrojtur dëshmitarët që të sillet e vërteta. A keni qenë ju të kërcënuar që nga publikimi i librit tuaj?

Del Ponte:
Unë kurrë nuk ka marrë ndonjë kërcënim pas botimit të librit tim, por mbrojtja e dëshmitarëve është shumë e rëndësishme. Ne kemi humbur shumë dëshmitarë tashmë. Në qoftë se ne nuk mund t'i mbrojmë ata dhe nuk mund t’i bindim ata që të japin dëshmi, atëherë do të jetë shumë e vështirë për të nxjerrë  ndonjë provë konkrete.

Kjo intervistë nga gjuha angleze është përkthyer nga Zhurnal dhe e njëjta është marrë nga rrjeti televiziv evropian Euronews.

Hashim Thaçi: Shpifjeve dhe gënjeshtrave të Dick Martyt, do t'u japim përgjigje ligjore e politike


Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media, e ka quajtur shpifje raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për akuzat që i ka bërë ai ndaj UÇK-së dhe ndaj tij.
“Këto janë shpifje dhe gënjeshtra. Ky raporti është riciklim i propagandës 15 vjeçare të Beogradit. Raporti është njollosës për tërë shqiptarët në rajon. Pretendimet inkriminuese janë hetuar disa herë nga Haga, UNMIK-u dhe EULEX-i”, tha Thaçi.
Thaçi ka paralajmëruar se do t’i përdor të gjitha rrugët legale dhe politike, për të paraqitur të vërtetën.

“Të gjithë e dinë kush ishte agresori e kush viktima. Tendenca për të baraspeshuar viktimën me agresorin janë të pamundshme, të pandershme dhe pamoralshme”, theksoi Thaçi.


Dick Marty, një senator zviceran, udhëhoqi një ekip hetuesish në Kosovë dhe në Shqipëri, në vitin 2009, pas akuzave për trafikim organesh nga UÇK-ja, të botuara në një libër nga ish-kryeprokurorja e OKB-së për krime të luftës, Carla Del Ponte, e cila ka deklaruar se i ka marrë informacionet nga gazetarët perëndimorë.

Hetimi i Martyt thuhet se gjeti se ka një numër të vendeve të paraburgimit në Shqipëri, ku mbaheshin kundërshtarët kosovarë të UÇK-së, serbë dhe shqiptarë.

Më herët, hetues të BE-së duke hetuar pretendimet për trafik organesh në Shqipërinë e veriut, kanë thënë se nuk gjetën asnjë provë. Gjithashtu EULEX-i, dje bëri thirrje që nëse ka prova, ato të paraqiten.


Pas The Guardian, edhe BBC akuzon Hashim Thaçin si trafikant




Pas publikimit fillestar në gazetën The Guardian, edhe BBC shkruan se ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi rëndojnë “akuza serioze”  në raportin e Këshillit të Evropës, raport ky që pritet të botohet ditën e enjte. 

BBC, në edicionin online të saj shkruan se është vënë në zotërim të një kopje të raportit të përbërë nga 27 faqe. Aty, sipas BBC, përmendet emri i kryeministrit aktual të Kosovës dhe ish-liderit politik të UÇK-së, për trafik organesh njerëzore, trafik droge dhe trafik armësh që kryhej nëpërmjet kalimit të të burgosurve të UÇK-së, si serbë ashtu edhe shqiptarë, për në kufirin me Shqipërinë. I njëjti burim shkruan se në raport paraqiten prova edhe për lidhje me krimin e organizuar edhe në ditët e sotme.

Raporti, sipas BBC, është produkt i punës 2 vjeçare hetuese të Raportuesit Special të Këshillit të Evropës, Dick Marty dhe do të paraqitet para Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës në Strasburg ditën e enjte.

Qeveria e Kosovës përgënjeshtroi lajmin e shpërndarë nëpërmjet The Guardian, duke e cilësuar atë si një gënjeshtër ndaj së cilës do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme politike e juridike.









Dick Marty i paguari i Serbisë akuzon çlirimtarët e Kosovës !!!?

Ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë akuzuar se në vitin 1999 janë organizuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty për rrëmbimin e njerëzve të cilëve në Shqipëri u janë marrë organet për trafikim, raporton gazeta The Guardian e Londrës.

Ish-prokurori shtetëror i Zvicrës, Dik Marty, në projekt-rezolutën për trafikim me organet njerëzore, vë në pah se ekzistojnë shumë dëshmi dhe indikacione që dëshmojnë se serbët dhe shqiptarët ishin në burgjet të fshehta në veri të Shqipërisë, që ishin nën kontrollin e UÇK-së.

Raporti i Martyt do të shqyrtohet të enjten në takimin e Këshillit të Evropës nw Paris. Në këtë raport thuhet se forcat ndërkombëtare nuk kanë bërë asgjë për zgjidhjen e këtij rasti, ndonëse, siç thuhet, kanë pasur dëshmi, ndërsa ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaci është akuzuar drejtpërdrejt nga Marty për trafikim armësh dhe për trafikim me organe njerëzore.

Po sot ndaj tekstit të The Guardian ka reaguar Qeveria e Kosovës. Në reagimin e Qeverisë thuhet se pretendimet e botuara janë hetuar disa herë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, dhe në të gjitha rastet është konstatuar që deklarimet e tilla kanë qenë të pabazuara në fakte dhe të konstruktuara me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kosovës dhe të luftës së UÇK-së.

“Për më tepër, është e papranueshme që shpifjet e nje anëtari të Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Europës të paraqiten si opinione të vet institucionit, i cili nuk ka të bëjë me raportin e cituar. Është e qartë se dikush dëshiron të pengojë kryeministrin Hashim Thaçi pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat qytetarët e Kosovës, në mënyrë të qartë dhe masive i dhanë besimin për të vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen e vendit tonë. Veprimet e tilla të ulta dhe bizare, nga njerëz pa asnjë kredibilitet moral, mund të jenë në shërbim vetëm të qarqeve të caktura që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Opinioni i gjerë vendor dhe ndërkombëtar tashmë e di fare mirë se Dik Marty që nga fillimi, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, ka qenë paragjykues dhe i vendosur që të raportojë në favor të qëndrimeve që ka shprehur bashkëpunëtorja dhe mikja e tij Carla Del Ponte dhe Qeveria e politikanët e Serbisë”.

Por, publikimi i qëndrimeve të tilla paragjykuese dhe denoncuese, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, nuk përkon me etikën profesionale që do të duhej ta kishte gazeta The Guardian.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Hashim Thaçi do të ndërmarrin të gjithë hapat dhe veprimet e nevojshme për të kundërshtuar shpifjet e Dik Martyt, duke përfshirë edhe rrugët ligjore dhe politike.

Paragjykimet e një ish plakusheje-kryeprokuroreje ndërkombëtare



Ajo ka lindur më vitin 1947. Vetë e pranon se viti kur ka lindur ka qenë “dimër i ftohtë” edhe në vendlindjen e saj në Locarno të Zvicrës. Viti 1947, thuhet se ka qenë vit i skamjes për bukë edhe në Kosovë. Të vjetrit e kanë quajtur si “sene të kiametit për një grusht miell”. Që në fëmijërinë e saj, ajo ka pasur hobi gjuajtjen e gjarpinjve në kodrinat përreth shtëpisë së saj. Madje, bashkë me vëllanë e saj që në moshën 10-11 vjeçe ka bërë një lloj “tregtie me gjarpinj”. I nxinte ne male, i fuste në pako prej kartoni dhe me biçikletë apo me tramvaj lokal i sillte deri në qytet për t’ia shitur një firme farmaceutike nga 50 franga për “kokë” të gjarprit.

Mbase ky është përshkrimi më i saktë i karakterit të ish-prokurores së Tribunali Ndërkombëtar për Krime lufte në ish-Jugosllavi, Karla del Pontes, që ajo vetë ia bën vetvetes, që në hyrje të librit të saj “Zonja prokurore” të cilën ajo e botoi pasi la detyrën e kryeprokurores në fund t vitit 2007. Ç‘është e vërteta, mbase pikërisht dëshira e saj fëmijërore për të gjuajtur gjarpinj në male do të jetë frymëzim i saj i jetës e i profesionit t saj prej prokuroreje. Gjuetia ndaj atyre që dyshohen për krime do të jetë pasioni i saj që do ta vazhdojë me tërë qenin e saj si prokurore e Kantonit të Tiçinos, si kryeprokurore e Zvicrës apo si kryeprokurore e Tribunalit.

Karla del Ponte e thotë vetë se ka lindur në kohën e “dimrit të ftohtë” të vitit 1947. Duket se edhe ky do të jetë një fakt që do të përcaktojë karakterin e saj “të ftohtë”, madje edhe në rastet kur do të shohë gjurmët e krimit me sytë e saj. Kështu ajo do të shkruajë se “...nuk më ka zgjuar kurrfarë shqetësimi emocional...” edhe atëherë kur do të jetë prezent në rastin e zhvarrosjes se kufomave të dy civilëve pleq, dy grave dhe një ushtari të UÇK-së, të vrarë nga policia serbe gjatë luftës në Kosovë. Ajo i sheh me sytë e saj kufomat e një varreze masive në Siçevë të Klinës, por thotë se “...përvoja të cilën e ka përjetuar...” gjatë punës së saj e bën të jetë indiferente, e qetë dhe pa kurrfarë “...shqetësimi emocional” para një krimi të tillë të forcave serbe ndaj popullatës civile shqiptare.

“Dyluftimi” i saj me “murin e gomës”

Libri i Karla Del Pontes “Zonja prokurore” në kapitujt e parë të saj ka një përmbajtje të përpjekjeve të saj më faktorin ndërkombëtar për të sjellë para drejtësisë ndërkombëtare të gjithë ata që dyshohen për krime lufte në Kroaci e Bosnje e Hercegovinë e që shumica prej tyre fshiheshin në Serbi. “Luftën” e saj të madhe, për t’i dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen, Karla Del Ponte nuk e zhvillon në terren, ku janë ndodhur të dyshuarit për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Jo, ajo ka një “lojë” tjetër të madhe. E quan lojë me top për “muri të gomës” që sa herë e godet murin, topi i kthehet prapa me të njëjtën fuqi të goditjes. Ky “muri i gomës” për kryeprokuroren e Tribunalit, gjendet në të gjitha selitë e diplomacive ndërkombëtare. Madje edhe në OKB, aty ku ajo ka marrë votën për t’u bërë kryeprokurore e Tribunalit.

Duke e lexuar librin e Del Pontes zbulohen detaje interesante të saj të ballafaqimit të saj me personalitete të fuqive ndërkombëtare, në përpjekjet e saj për të arrestuar kriminelët e luftës në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi. Ashpërsia e saj komunikative e mbase edhe insistimi i saj “agresiv” që drejtësia të mos jetë peng i rrjedhave të politikës ndërkombëtare, shumë qendra të mëdha të vendosjes dhe burrështetas do ta shpallin Del Ponten si “persona non grata”. Një “dënim” të tillë ajo do ta merr nga vetë Pentagoni Amerikan, më vitin 2005, për arsye të insinuatave të saj, paragjykimeve deri në ekstrem dhe akuzave të pabazuara për gjoja mosgatishmërinë e Uashingtonit për të bërë presion mbi qeveritë e Zagrebit, Sarajevës e Beogradit për të dorëzuar të dyshuarit për krime lufte në ish-Jugosllavi. Madje Del Ponte do të jetë vizitorja “me e padëshirueshme” e ish-shefit të CIA-s amerikane Gjorgj Tenet.

“Kokëfortësia” e saj gjatë punës si prokurore do ta detyrojë që edhe vetë shefin e saj Kofi Anan, që t’i shkruajë asaj një letër më 6 mars të vitit 2001 që të mos i fus hundët aty ku nuk e ka vendin dhe që të “...mos i kushtëzojë ndikimet e SHBA-ve me bashkëpunimin me Tribunalin”.

Dëshira e saj për një takim me Milosheviqin...

Ata që kanë pasur rastin të dëgjojnë ose të lexojnë diçka për kryeprokuroren e Tribunalit Ndërkombëtar Karla Del Ponten e mbi të gjitha, të krijojnë një lloj opinioni për del Ponten gjatë deklarimeve të saja, do të zhgënjehen deri në urrejtje, duke i lexuar disa prej inserteve të librit të saj. Në fakt Karla Del Ponte e vërtetë është libri i saj “Zonja prokurore”, ndërkaq kryeprokurorja e Tribunalit Karla Del Ponte është figura artificiale dhe mistike që në brendi fsheh të vërtetën e karakterit të saj. Në disa raste madje ajo është në lajthitje dhe në kundërthënie me vetveten, me karakterin e saj, me rolin e saj si kryeprokurore e Tribunalit Ndërkombëtar.

Për shembull: kush do të besonte se Karla Del Ponte, kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi për një moment do të ndryshojë karakterin dhe misionin e saj dhe do të deklarojë: “Për një moment kam qenë në anën e Milloheviqit”!(faqe 72). Këtë ndjenjë të saj ajo do t’ia shpreh vetëm vetvetes, por do ta zbulojë për opinion në librin e saj, në kohën kur kundër ish-kriminelit të Ballkanit Slobodan Millosheviqit po dëshmonte gjenerali amerikan dhe komandanti i NATO-s Vesli Klark. Gjenerali amerikan po dëshmonte para Tribunalit kundër Millosheviqit për krimet e tij gjatë luftës në Kosovë dhe si komandant i NATO-s, Klark arsyetonte intervenimin e Aleancës për të shpëtuar nga shfarosja një popullatë civile siç ishin shqiptarët e Kosovës më fillim të vitit 1999. Del Ponte shkruan në librin e saj se gjatë dëshmisë së gjeneralit amerikan Vesli Klark, ajo i është afruar avokatit mbrojtës të Milloshevqit me kërkesën që t’ia mundësojë një takim me të akuzuarin për krime lufte, në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen ku mbahej i burgosur krimineli Millosheviq. Dhe që absurdi të jetë më i madh, arsyeja pse Del Ponte kërkonte ta takonte Millosheviqin në burg ishte që të mblidhte dëshmi për bombardimet e NATO-s me qëllim që të ngrite aktakuzë kundër pilotëve dhe oficerëve të NATO-s që kishin kryer operacione luftarake kundër caqeve serbe gjatë fushatës 72 ditësh kundër Serbisë! Pra, këtu zbulohet fytyra e vërtetë apo karakteri kontradiktor i Karla Del Pontes. Pra, ajo është në gjendje që të bisedojë edhe me një kriminel, siç ishte Millosheviqi, madje për një moment të jetë edhe në anën e tij, me të vetmin qëllim që të ngre padi kundër atyre pilotëve dhe oficerëve trima që shpëtuan nga masakra kolektive një popull siç ishte populli shqiptar i Kosovës.


"Refuzimi në përputhje me ligjet"


Operacion transplantimi organesh (Arkivë)
Mjekë shqiptarë thonë se është e pamundur të bëhen transplantime në Shqipëri


Prokuroria në Shqipëri ka reaguar pas akuzave te prokurorit serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç, mbi refuzimin e kërkesës serbe për hetim në Rripin e Matit ku sipas serbëve janë keqtrajtuar serbë të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë.
Zëdhënësja e prokurorisë Holta Zhiti bëri me dije se ky refuzim për hetime është në përputhje të plotë me normat ligjore të shtetit shqiptar.

“Refuzimi për hetime serbe nuk ka qenë një veprim i nxituar, por një vendim në përputhje me ligjin, “ bëri të ditur zëdhënësja e Prokurores së Përgjithshme.

Pala serbe nuk ka mbetur e kënaqur nga hetimet e prokurorëve te Hagës dhe atyre shqiptarë të cilët kanë arritur në konkluzionin se nuk ka asgjë të vërtetë rreth shkrimeve të ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, në librin e saj “Gjuetia “se në Shqipëri në kohën e luftës në Kosovë ka ekzistuar një klinikë që trafikonte organet e serbë të rrëmbyer nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Për këto hetime para pak ditësh në Shqipëri mbërriti dhe kryeprokurori serb për Krimet e Luftës.

Në takime pala shqiptare i dha argumentat e mësipërme për mosekzistencën e një klinike të tillë.

Shqipëria kundër akuzave të Carla del Pontes
Del Ponte

 
Shkrimtari Preç Zogaj, reagoi kohë më parë në foltoren e Kuvendit ndaj librit :"Zbulimet e gjahut : Unë dhe kriminelët e luftës",të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte.
Fjala është për pretendimin e ekzistencës së një klinike të improvizuar në Gurrë të Matit ku, sipas zonjës Del Ponte, bëheshin transplante organesh të ushtarëve serbë.
Zogaj kërkoi nga kryeprokurorja, Ina Rama dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi të shprehin qëndrim në lidhje me akuzat që, sipas tij, po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
Ndërkaq, deputeti i PS-së për Matin, Qemal Minxhozi, tha se bashkë me banorët e Gurrës kanë vendosur ta padisin penalisht për shpifje në Gjykatën e Strazburgut ish-kryeprokuroren e Hagës.
Minxhozi tha se në asnjë rrethanë nuk egsiston asnjë fakt i vetëm që të vërtetojë se në zonën e Gurrës ka shkelur këmba e ndonjë ushtari apo civili serb, sipas tij, qoftë edhe i sjellë forcërisht gjatë periudhave të trazirave në Kosovë të vitit 1999.



Gjerësisht lexoni:

http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/5461
http://floart-press.blogspot.com/2009/04/te-gatshem-per-te-nxjerre-ne-drite-te.html

Prishtinë,17 dhjetor 2010

2010/12/09

OKB “aleancë” me Wikileaks: Sulmet ndaj saj cënojnë lirinë e shprehjes

Kreu i Agjencisë së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, ka shprehur shqetësimin për presionin e ushtruar ndaj kompanive që t'i ndalojnë shërbimet financiare apo të internetit për WikiLeaks-in.
Ajo shtoi se hapa të tilla mund "të interpretohen si përpjekje për të censuruar publikimin e informacioneve, çfarë mund të jetë shkelje e lirisë së shprehjes së WikiLeaks-it".
Kompanitë e kartave të kreditit Master Card dhe Visa si dhe Posta Zvicerane ndërprenë shërbimet financiare për WikiLeaks-in.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...