Qeni i leh frikes se vet. (A.E).
Radhë më bën të lexojë një prozë të tillë. Të shkurtër, por tejet domethënëse. Një prozë që flet me një gjuhë të qartë, edhe pse mesazhi dhe Filozofia qëllojnë në shenjë njëherësh. Kemi parasysh perla të tilla që mbetën në historinë e prozave. Kemi prasysh edhe George Orwell, me mesazhet dhe filozofinë e tij, që bëri histori dhe mbeti në histori. Gjuha e tij është ende një ‘vragë’ për ata ‘qenër’ të cilët Elinda, jo vetëm me një gjuhë të qashtër poetike, por e he me një dritë te forte deperton deri në brendësi të hijeve që lëshojnë qentë dhe zagarët. Elinda krijon ndjeshëm!
(Fatmir Terziu,Londër)
Per Qenin, klyshin dhe zagare te tjere (epoka e shkerdhaterise)
Nga Elinda Marku
Qeni i leh frikes se vet. (A.E).
Qe te besosh se Qeni i leh frikes se vet,mjafton te kujtosh vetem nje prej lehjeve te tij... pas te cilave naten ngrihej e hante besniket e vet. Nese ke shpetuar pa degjuar nje prej ketyre lehjeve, nuk je vone. Tash lehjet e tij, me do korrigjime jo essenciale, i mbajne ato qe Qeni i emroji zagare te Klyshit qe la pas . Ani se, Klyshi krejt si Qeni e mohon t'ane. Te mohosh babane nuk do te thote se mohon ngjashmerine me te.Te gjithe zagaret qe u trasheguan, tepruan prej Qenit tash thurin lehjelime, himne jo per Qenin e paharrueshem, por per Klyshin qe polli Qeni prej sysh. Edhe zagaret ashtu si Klyshi e deshen Qenin me gjithe shpirt. Tash bajne se e urrejne me gjithe shpirt. Se e urrente, se e urren ban sidomos Klyshi. Klyshi dhe zagaret, nuk ia shiten shpirtin Qenit. Por jane bash vet shpirti i tij i mbijetuar. Sa ishte gjalle Qeni, zagaret ashtu si Klyshi nuk ia shiten shpirtin , po ta kishin patur nje te tille. Por bash ia falen ate,me gjithe grate, femijet, enderrat, jetet e shokeve, jetet e te afermeve, jeten e fjaleve e falen per hater te lehjes, jetet e librave per hater te lehjelimeve. Librave qe s'i shkruajten kurre, ndonese letra qepen me bollek.
...
Ngordhi Qeni nje dite. Ngordhia ndodhi jashte secilit parashikim te Klyshit, jashte seciles parandjenje te secilit zagar. Nuk paska qene e shkruar qe nje Qen si ai dhe i vetmi, te kish pase qene i pangrodh'shem, te paskesh qene i perjetshem. Sido qe zagaret nuk lene marifet pa saju qe te mos e besojne se ka ngordhur. Tash, ne mos mund ta kthejne dale Qenin prej atje nga ngordhja, kane filluar te punojne me ore te zgjatura, brenda e jashte oborrit , qe te mund te emrojne ne vend te Qenit Klyshin. Ia kane arritur deri diku. Nuk eshte pak per nje Qen qe te mbetet i paharrueshem. Nuk eshte keq per nje Qen qe t'ia trashegoje kryevendin Klyshit te tij. Nuk asht aspak e zakonshme qe nje Qen te pjelle Klyshin e tij, prej sysh. Dhe s'kane faji zagaret qe marrin e japin tash 20 vjet. Tash 20 vjet marrin e japin brenda e jashte oborrit. Sidomos jashte oborrit kane varur ca shpres si bole te ngordhura zagaresh te gjalle .
Qeni ka mbet i paharrueshem , jo vetem per Klyshin, jo vetem per zagaret qe i perkedhelin bishtin Klyshit, por ka mbet i paharrueshem edhe per ata qe nuk e deshen Qenin, Klyshin dhe zagaret. Urrejtesit e Qenit si atehere edhe tash, kane qene e jane vazhdimisht me te pakte se te dashurit dhe adhuruesit e tij.
Me shume se askujt, me shume se asgjese demin e vertete Qeni ia ka ba bash Klyshit. Qeni edhe duke e dasht Klyshin ,i ka ba dam. Klyshit i ka ba dam dashnia e vet e madhe per Qenin. Baben qe tash e mohon.Qe tash e urren, por qe i ngjan njesoj.Si atehere. Si tash. Si ne ngordhjen e ardhshme ...!
...
Qeni i lehu gjithe jeten frikes se vet. Hengri gjithe jeten mish besnikesh. Dhe shkretoji qiellin shqiponjash, qe te mesonte Klyshi i vet me fluru. Klyshi kurre nuk fluturoj. Kurre s'u ba kurre shqiponje. Klysh atehere , Klysh edhe ne moshen qe duhej tashme te qenohej. Leh si baba i vet, ndonjehere ne te rralle... por leh n'rrene. Leh hollshem. Leh Klyshqe, kurresesi Qenqe. Ndersa qenqe han besniket e vet, zagaret. I han duke iu premtu poste ne ferrin e babes... .Ata qe nuk i do, bashke me ato qe bash i ka frike, ban se nuk i njeh. Ban se nuk i ka pa. Keshtu bejne edhe zagaret.Se nuk i njohin ata qe ka frike Klyshi, ata qe nuk i do Klyshi, zagaret bajne se nuk i kane pa, se nuk i kane degju.
20 vjet mbas ngordhjes se qenit, zagaret here ne kor, here vec e vec, mohojne, mallkojne , shajne, here Zotin qe e kish bere Qenin te ngordhshem , e here mbas here Qenin e ngordhur. Vetem e vetem qe te shpetojne Klyshin . Zagaret sillen si prej barkut, dridhen frikshem se edhe Klyshi tash po iu vdes. Ua ndjen zemra se mbas vdekjes se Klyshit , qe edhe ky si i jati Qenin, s'ka shpetim pos te ngordhe, s'do te mundin as te dhjesin me shkronja e as te hane c'dhjesin per Klyshin. Epoka e Qenit, Klyshit dhe zagarve, ka marre teposhten. Boll me , 50 vjet sa lehu Qeni, boll me 20 vjet Klyshi i mbajtur prej zagarve. Po rreshqasin lehjesh teposhte humneres, si heronj te paqepur te qenzimit .
....
Ne vazhdim... do te perkujtoj ndonje zagar nga ato me besniket, nga ato me verdhuket, nga ata ma te guximshmit... te cilet here ne kor e here vec e vec hypin ne podium... te tregojne per bemat e paraardhesve Qen e Klysh.Do ta filloj vazhdimin me njerin prej Zagarve, qe e lidhen ne kafaz... E lidhen qe kur te dilte, mbas vdekjes se Qenit, te mund te behej klysh i kuq me qime boje qielli. (sic syte i ka ) Do ta filloj VaZHdimin me njerin prej zagarve , qe ndryshe prej zagarve qe nuk e provuan kafazin, ka qellu me dal flokedredhun. Njanin prej zagarve qe ngordh per pak nga fama e Klyshit. Megjithese edhe Klyshi ngordh per nje dite nga ditet ne kafaz te zagarit syblu e flokedredhun.Zagaret ngordhin te jene njeri tjetri, prej se nuk u mjafton sozeimi me njeri tjetrin.