Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/17

RAMIZ LUSHAJ:AZEM HAJDARI, SHEMBELLIM FRYMEZIMI E ...

...PERNGJASUES ME GJERGJ ELEZ ALINE

image Ramiz LUSHAJ



                                                                                                                 
   

  Në fëmijërinë e rininë e tij të hershme, në dije e karakter, u formua edhe me Eposin e Kreshnikëve, me legjendat e Mujit e të Halilit dhe atë të Gjergj Elez Alisë, që në  traditën etno-historike të Malësisë së Gjakovës janë aq shumë të brumuara, të prekshme e të ndjeshme  saqë të duken të besueshme e frymëzuese, kur të tregojnë  me pasion e emocion se ku shtrihen Lugjet e Verdha, Lugu i Zanave, Varri i Omerit etj., kur të  thonë se mbledhësit e folklorit shqiptar Kangen e Gjergj Elez Alisë e kanë gjetë në këto vise dhe  legjendat e percjellin betejen e tij me Bajlozin e Zi bash aty ku bashkohet Drini me Valbonen, aty ku, sipas nje europiani te shekullit te kaluar, njerzit flasin me Perendite e Eskilit , etj.
          Vet emni Azem, si shpjegim, vjen nga gjuha arabe, që domethanë “Kollos”,përndryshe merr edhe kuptimin “Kreshnik”. Kjo duket diçka si e dhanë hyjnore nga lart ose (para)ndjenjat prindërore ishin ato që e pagëzuan kështu, pasi vetë jeta e tij ishte e tillë.
         Në memorien e kohës ka mbetur i tillë: si kollos, si kreshnik modern.  Veçanarisht në vitin 1990 në përmbysjen e komunizmit;  në vitin 1997 në përballje me rebelimin e armatosur komunist;  në vitin 1998 në priten e Milotit (14 shkurt 1998) etj. dhe së fundit, më 12 shtator 1998, kur në pushkatimin e tij politik, (sipas publikimeve të shumta), morën pjesë 125 vetë; nga këta 25 veta me uniforma policie, dy prej tyre, megjithëse të  deklaruar e dënuar për vrasje, (madje kishin bërë vrasje edhe brenda policisë katër muaj më parë), qëllimisht ishin veshur e graduar, për të marrë pjesë në këtë vrasje politike e tragjike.                                                                           
             Duket sikur te Azem Hajdari shembëllehet një frymëzim përngjasues me Gjergj Elez Alinë, jo veç për faktin se lideri historik i shqiptarëve, Prof. Dr. Sali Berisha, e cilëson si “legjenda e demokracisë shqiptare”, por edhe për disa përkime rastësore:
           Nëse te Gjergj Elez Alia flitet për “Bajlozin e Zi”, Azem Hajdari jo rrallë e përdorte shprehjen “Bajlozi i Kuq”, me të cilin u ndesh triumfalisht në ditët e Dhjetorit ’90 si lider i Lëvizjes Studentore.
          Nëse Gjergj Elez Alia lëngonte nandë vjet në shtrat me nandë plagë në trup e ia behi si kreshnik në duel me “Bajlozin e Zi”, Azem Hajdari luftoi nandë vjet kalendarike (1990-1998) kundër “Bajlozit të Kuq”, me plagë në trup edhe nëpër prita e atentate si ato në plagosjen në Parlament (18 shtator 1997) e në ekzekutimin e tij politik para selisë së PD-së (12 shtator 1998), biles, siç thuhet në mënyrë simbolike  në disa vargje poetike, ndrroi jetë  me “90 plagë në trup”.
             Ndonëse kurrë nuk e ka ndie askush, astenjiherë, ta krahasojë veten me Gjergj Elez Alinë, tashti, kur nuk e kemi mes nesh fizikisht, mund t’i themi botërisht:  “Azem,
Ti  je një Gjergj Elez Alia i kohëve moderne“.
              E s’ka se si të jetë ndryshe.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...