2010/12/17

Namik M.Shehu, nga lexuesit e shumtë është vlerësuar personalitet kombëtar i vitit

 
Namik  Muhedin Shehu , lindi në Berat më 1938. Në vitin 1957 mbaroi me rezultate të larta Institutin e Larte Mjekësor në Tiranë. Në vitin 1970 u specializua në kardiologji në Spitalin Nr. 1 në Tiranë. Në 1980 mori gradën shkencore Kandidat i Shkencave Mjekësore. Katër vjet më vonë mori gradën Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor, kurse dhjetë vjet mëvonë edhe titullin Doktor i Shkencave Mjekësore.

Namik Shehu ishte aktiv edhe në jetën shoqërore dhe shkencore: ishte këshilltar shkencor i Ministrisë në vitin 1971, kryetar i shoqatave të mjekëve në Berat në periudhën 1971-1994,kryetar i shoqatës Shqipëri-Turqi për Beratin dhe nënkryetar i saj në vitet1991-1997. Qe edhe anëtar i Shoqatës Evropiane të Kardiologëve dhe të Dhimbjes së Kokës nga viti 1992. Për punën e tij të palodhshme dhe sukseset e mëdha në këto fusha, u dekorua disa herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin në Shërbim të Mirë të Popullit”, kurse Instituti Amerikani Biografive e nderoi me çmimin “American Medal of Honour” (Medalja Amerikane e Nderit).

Si bashkautor, botoi më 1983 monografinë “Reumatizmi artikular akut dhe pasojat e tij”, si dhe botoi artikuj të shumtë në revistat: “Shëndetësia Popullore”, “Buletini i UT-së”, Seria e Shkencave Mjekësore, punime neuro-psikiatrike, punime neurologjike etj. Ka marrë pjesë në 30 sesione dhe konferenca shkencore. Për këtë arsye, profesor Namiku radhitet me të drejtë në radhën e mjekëve, që lanë emër në mjekësinë shqiptare, si: Maksut Dërrasa, Pandeli Çina, Lluka Muço, Ymer Dishnica e shumë të tjerë.

Namik Shehu jeton në Nju-Jork bashkë me familjen. Ai është sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork.

Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof. Dr. Skënder Kodra, ka thënë për profesor Namik Shehun: “Dr. Namik Shehu është një personalitet shkencor dhe një person i devotshëm dhe i aftë në kryerjen e detyrës”.

Në 70-vjetorin e lindjes së tij, ai i dhuroi qytetit të lindjes, ku dhe kremtoi këtë jubile, edhe librin “Berati, mjekësia nëpër shekuj”, kurse Bashkia e Beratit e nderoi me titullin “Intelektual i shquar i qytetit të Beratit”.

La botuar mbi tetë libra,Është sekretar shkencor i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave,drejtues i revistës së Akademisë "Dituria:".Është aktivist i komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork.

Nga 30 mijë lexues të ish Agjencionit Floart-Press (tash Floripress)që kanë votuar prej datës 28 qershor deri me datën 16 dhjetor 2010,Namik Shehu është vlerësuar si personalitet kombëtar i vitit në të gjitha trojet Shqiptare dhe Diasporë.

Namiku Shehu është i martuar me Engjëllushe Shehu (Dyrmishi), me të cilën ka tre fëmijë: Teutën, Erianin dhe Loandën.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

ËSHTË NDARË NGA NE PEDAGOGU E SHKRIMTARI I SHQUAR PROF. DR. MUHAMED KËRVESHI

                Search inside image                  Prof. dr. Shyqri GALICA Prof. dr. Muhamed Kërveshi, njëri nga krijuesit e studiuesit m...