Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/17

FERIT RAMADANI :JUSUF GËRVALLA – identiteti origjinal i rrugëtimit



imageJUSUF GËRVALLA


Duke dashur të ndërlidh kriijimet e mëherëshme për Jusuf Gërvallën, po me këtë krijim që në ditëlindjen e tij të 65 së , vjen e ndez kërshërinë të bëjë dritë mbi personalitetin e krijuar, pas arratisjes , Jusuf Gervallës , i shkon epiteti - njeriu me identitetin origjinal të rrugëtimit .
Në këtë përllogaritje , janë të pamundëshme të përfshihen të gjitha, por, janë evidente shumë bëma të tij, sado që në numër nuk janë as edhe  pak, por, për nga prurja e nivelit artistik, flasin se ai arriti një nivel shumë të lartë , dhe të mirfilltë krijues.Qysh në nismën krijuese nëper gazeta të kohës , si tek “Flaka e Vëllazërimit në Shkup, më 1974, apo tek gazeta e studentëve “ Bota e re “ në Prishtinë , u bënë të paharruara poezitë e stilit lirik, me një prurje metaforike të mbuluar me hermetizmin mjeshtror në domethënie, e që godisnin gjithë realitetin e kohës që bënte kalitjen e kthetrave robëruese. Ndaj poeti i ri, Jusuf Gërvalla, përmes lirikave poetike “ Baladë për shavarin “ dhe “ Kalon pranë meje “ stigmatizon fuqishëm arritjen e atij urragani krijues të fushës poetike!
    Nëse jo te gjithë , lexues e artdashës,  e kuptuan se në analet e jetës krijuese arrin Migjeni i ri, është shumë e arsyeshme që ai , u ra në sy atyre që ishin rrek me studime të artit, dhe përcillnin çdo gjë, që krijonte nivel,  dhe në ugarin letrar sillte prurjen e shendetshme të artit poetik. E kjo, do spikatur, se poezitë e Jusuf Gervalles, për këtë nivel, në atë kohë u bënë shtyllë e fuqishme e titulluar si “çaste poetike “ në strehën e madhe dhe të mirënjohur të “Jeta e re”, që drejtohej nga kryeredaktori i asaj kohe Rexhep Qosja. Jam i bindur se publikimi i ciklit “ Çaste poetike”,  në revistë ka krijuar vulën e profilit krijues, që më vonë , të dëshmojë se ai, jo vetëm në krijimtari e ka atë ndjenjë për unifikimin e çështjes shqiptare,  por, se ajo ka kaluar horizontin dhe është shtrirë në dimensionin e këngës si nje fuqi karakteristike, që krijon ritmin e  pathyeshëm deri në kryengritje për asociacionet e ndjesisë që të përndez për revolucionaritetin që ka.
     Gjithë ky konglomerat i ideve, përgjithësimet ,larushia e pastër e preokupimit e mbërthyen krijuesin të ndërtojë lirikat që dita ditës lexoheshin me ëndje nga lexuesit, sa herë publikoheshin në shtypin e kohës. Ishte kënaqësi e veçantë përmbledhja e botuar nga Redaksia e botimeve “ Rlindja”, dhe dalja e saj në shitje tek Libraria e Teatrit në fillim të vitit 1975. Asokohe, si i ri, me një elan ngjisja shkallët të dëgjoja risinë nga librashitësi plak i asaj librarie, që posedonte një kapital të madh njohurishë , natyrisht, kishte dhe kondicion të fuqishëm leximi dhe interperetimi për vlerat krijuese.
- Merre këtë libër ! Sapo ka dalë ! Por është me vlerë ! më tha.
    Nuk kisha dilemë për ate. E mora dhe nisa ta shfletoj. Vetë titulli më krijonte emblemën domethenëse të shumë ngjarjeve e kujtimeve te jetës së rëniengritjeve, që hapte portën e kujtimeve në krijimtarinë poetike të frymëzimit të poetit të ri. Ndaj, përmbledhja vinte si nje llavë vullkanike, saherë që kalimthi në atë shfletim lexoja vargjet përkushtime për vendlindjen, e cila mbahej gjallë fal qëndresës së saj shekullore , përkundër gjithë pengesave, dështimeve, urrejtjes që i vinte nga sistemi që krijonte përmasa goditëse, duke u dhëne përparësi atyre që i kishte në permasën e përkrahjes, ndërsa, për shqiptarët, krijonte projektet e robërisë.
Ishin  një ogur i mirë për poetin përkrahjet që ai i kuptonte se libri dita dites shitej e lexohej.Gjithsesi ishin edhe sinjale shumë të veçanta notat që në shtyp vërshuan nga esetë dhe recensionet. Të gjitha kishin një ekuilibrim, se vepra poetike e Jusufit, ka krijuar një sfond të ri pamjesh në kontekst të lirikes domethënëse të tematikës , dhe në shtresimin e kuptimsisë. Ky krijim i linjave  që e ndërlidh të kaluarën me të tashmen, dhe hap vizionin e një meditimi për të ardhmen, paraqitej si refleks i revoltës ! Alarmi i kësaj drame nuk ishte pa qëllim. Në skenën e përditëshmerisë kishte shumë shqetësime, dhe ato nga padukshmëria e prapavisë goditeshin që kurrë të mos rimerrnin forcë për mbrojtje. Vargu artistik i poetit, dilte si një shtysë  dhe krah , se dikush, më thellë shikon si të arrihet tek liria!
    Këto nuanca të kësaj pamjeje u spikatën në intervisten e Jusufit, dhënë gazetarit të asaj kohe , poetit të ndjerë Qerim Arifi në revistën Zeri i rinisë, Prishtinë. Ai ndermjet të tjerave do të thotë se : “ Parabolla krijuese poetike e Jusuf Gervalles fillon aty ku shumë krijues do të donin ta perfundonin...”. Ishte një e vërtete e pamohueshme se Jusufi kishte shpallur protestën e tij me poezinë : “ Njeri ku je “.

                               
                                   njeri, ku je
                                   t’lënduan rëndë me poezi
                                   e arte abstrakte
                                   të kanë mbërthy
                                   n’regjistra e akte
                                   se je njeri
                                   s’u shkon ndërmend

        Nëpër vorbullin tundues të këtij rrezatimi, në laboratorinë krijuese të vizionit ku dhembja dhe plaga e popullit kërkonin shpresën e shpëtimit, nëpër arrogancën dhe ashpërsinë shtypëse të pushtuesve, poeti me një veçori specifike, valviti në lartësi flamurin lirik, e me të paraqiti tragjikën kombëtare, që ishte bërë një vazhdim i vuajtjes së përditshme nga tirania! Ai e mbajti vazhdimsinë e kësaj ideje, dhe ate e bëri më të spikatur e më të thellë tek libri i dytë poetik të botuar më 1978 me titull “Kanjushë e verdhe”. Atë kohë, plejada e re e krijuesve me individualitet, për komponentën e realizimit të tutjeshëm të imazhit krijues, organizoi tryzën e diskutimeve, ku me theksim të veçantë u analizua edhe përmbledhja “ Kanjushë e verdhë” e Jusufit. Për komponentet e realizimit të kësaj përmbledhje , Mehmet Kraja tha : “frymëzimi, idilika, imazhi, si pjesë e saj, tabloja impresioniste, narracioni janë observimet që mbështeten mbi tablo dhe imazhe, ku i jepet hapësirë asociacionit dhe, në ndërtimin e ligjëratës së vet poetike, e cila,  mbështetet te metafora.”
Vështrimi mbi botëkuptimet krijuese të poezise së Jusufit ishte bërë pasqyrim prej të cilit, dilnin vlerësimet për kualitetin dhe nivelin realizues. Këtë ambient të krijuar të vlerësimeve e ndiqte Jusufi, i cili,  pandal krijonte të sjell të arriturat krijuese. Në dhjetor të vitit 1979, nga biblioteka “ Valët “, e Flakës së vëllazërimit” pa dritën libri I tretë poetik “Shenjat e shenjta “. Ishte koha e një sfide shpalljeje.  Veprimtaria e tij ishte bërë e dashur dhe gjithkah shpërndahej e lexohej, ndërsa, autori I saj, në vend që të fitonte admirim për këto, nga organet nisi të shikohej si person nongrata. Nëpër keto rrethana të krijuara, Jusufi arriti të bëjë arratisjen e tij, ndërsa vepra poetike e tij “Shenjat e shenjta “ krahas ndalimit të qarkullimit si libër, intensivisht u kthye në  manifest letrar që lexohej e përdorej si biblika më e ngrohtë e metaforës për liri, për ta kthyer Jusufin në njeriun me identitetin origjinal të rrugëtimit unikat!

Jusuf Gërvalla

Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atëdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982) në Untergrupenbah (Gjermani).Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atëdhetarë i shquar përe liri deri në vdekje. Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.
Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.
Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...