Salih ( Hamdi ) Berisha i lindur me 1953 në fshatin Kukavicë të Komunës së Prishtinës është njëri ndër mërgimtarët e dalluar të çështjes kombëtare. Salihu që i ri njihet me këngën, letërsinë, me tregimet për luftën, me përrallat dhe legjendat. Shtëpia ku jetonte Salihu ishte plot njerëz të fjalës së mençur dhe të pushkës. Gjyshërit e Salihut ishin trima shkuar trimave. Familja e Salihut ishte shpërngulur nga rrethina e Leskovcit në kohën e spastrimeve të mëdha etnike të vitin 1880, kur nga trojet e tyre etnike u shkulën me gjak e dajak nga toka e tyre e gjithmonshme 750 fshatra të Toplicës, apo siç quhet ndryshe, Krahina e Mollë së Kuqe. Gjyshi i Salihut, Bahtir ( Xhemshit ) Kukavica, ishte një njeri i njohur, një personalitet popullor i Krahinës së Llapit, Gallapit, Karadakut e deri në Shkup. Shtëpia e Bahtir Kukavicës ishte strehë për shumë figura të kryengritësve shqiptar. Në shtëpinë e patriotit Bahtir Kukavica, u debatua dhe u morën vendime të shumta për Lëvizjen e Kaçakëve. Salih Berisha, është nip i Bahtir Kukavicës, Albanolog i diplomuar, këngëtarë i shkëlqyer i këngës popullore dhe të lehtë, dhe patriot me zemër e shpirt. Me temën e lirisë dhe të pavarësisë së vendit thotë Salihu, unë jam njohur që në moshë të vogël. Oda jonë tregon Salihu ishte shkollë e betejave dhe heroizmit. Gjyshi im ishte i ashpër por edhe i afërt. Mendja dhe kraharori i Gjysh Bahtirit, ishte përplotë ngjarje dhe tregime lufte. Gjyshi im njihte shumë luftëtarë të këngëve që këndoheshin aso kohe nëpër oda tona. Kënga tregon Salihu më shtyri të shkoj tek Letersia, tek gjaku i këngëve të mia. Me të diplomuar në fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe unë fillova punën në arsim, në edukimin e brezit të ri. Përvoja ime në arsim ishte edhe një shtytje më shumë për t´u radhitur me Lëvizjen studentore të kohës. Kënga dhe interpretimi që u bëja këngëve më njohu e më bëri miq me shumë njerëz. Në vitin 1968 isha nxënës i klasës së parë në Shkollën e Mesme Teknike në Prishtinë. Me datë 28 Nëntor të vitit 1968 unë isha pjesëmarrës i drejtpërdrejt në demonstratat e 68-tës, dhe kam brohoritur zëshëm, bashkë me demonstrues të tjerë kërkesat; Duam Flamurin! Duam Univerzitet! Duam Republikë! Ajo moshë për mua ishte moshë e artë. UDB- ja na ndiqte, por ne nuk jepeshim, nuk e tregonim njëri-tjetrin. Në vitin 1968 – 1971 kam qenë anëtar i SHKA “Bajram Curri” të Prishtinës. Në Shoqërinë Kulturo Artistike “Bajram Curri” unë s´isha vetëm anëtar, por instrumentistë dhe këngëtar. Në ”BajramCurr unë fitova përvojë të madhe. Por, nga “Bajram Curri” unë kalova në SHKA “Ramiz Sadiku” të Universitetit të Prishtinës. Në SHKA “ Ramiz Sadiku” kushtet ishin më të mira dhe isha në mesin e shokëve të mi. Aty fillimisht fillova punën instrumentistë, këngëtar dhe udhëheqës i seksionit të grupit folklorik. Këtë punë unë e fillova në vitin 1973 deri në vitin 1993. Në atë kohë të vlimeve të mëdha me SHKA-an “Ramiz Sadiku” të Univerzitetit të Prishtinës, ne kemi dhënë programe të shumta brenda dhe jashtë Kosovës.Kujtimet nga ajo periudhë 20 vjeçare janë kujtime të një kohe të art kulturo-artistike. Në vitin 1981 me këngëtarin e madh, Qamilin e Vogël, formuam ansamblin e “Qamilit...” të cilin e kam udhëhequr deri në vitin 1991, pra deri sa ishte gjallë .Me këtë ansambël ne kemi inçizuar 14 kaseta dhe 2 pllaka të mëdha gramafoni dhe një videokasetë. Në programet e ish RTP-së, jo njëherë por disa herë kam marr pjesë edhe unë. Me pushtuesin serb jam përballur në moshë të re, sepse, ne vepronim nën pushtim. Unë nuk kam qenë nga ata arsimtarë që i ha “petullat” e pushtuesit, por, nxënësve të mi ua bëja të qartë të vërtetën për Kosovën. Jo një herë, por disa herë kam debatuar me nxënës, se lufta s´guxon të pushojë, ne duhet t´i shumëzomë këngët e rrugës, dhe të shumëzojmë thirrjen për “Kosovën Republikë”. Nxënësit e mi e kanë ditur se lufta për liri kushton, me arrestime, me dënime, me shumë vite burg. Mirëpo, popullin e pushtuar dhe me burgje. Popullin e ngritur për liri nuk ka makinë vrasëse që mund ta ndalë. Në vitet e 90-ta, bashkë me studentët, minatorët, dhe popullin liridashës të Kosovës, Unë dhe nxënësit e mi kemi marr pjesë ne përmbysëm ikonave të komunizmit, sit ë Rrahman Morinës, Azem Vllasit, Ali Shukriut dhe titistëve të tjerë, të përgjakur deri në gju me gjak shqiptari. Administrimit të robërimit të Kosovës nuk i ka shërbyer një njeri, por ishte një pushtet i tërë me tërë mekanizmat e ndjekjes dhe të dhunës. Nxënësve unë u spjegoja se historia e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, nuk ishte histori e shqiptarëve, por histori e pushtimit dhe e Aneksimit të Kosovës. Nxënësit tanë, kudo në Kosovë e kishin të qartë betejën e tyre për t´u çliruar. Historinë që ta shkruan pushtuesi nuk është histori. Paliria jonë tregon Salih Berisha ishte dëshmia më e mire për të vazhduar rrugën tonë drejt fitores së Lirisë dhe Pavarësisë. Lufta që s´ndalon herët a vonë sjell fitoren, dhe ashtu ndodhi, Kosova ditë e për ditë po bëhet më e bukur, më joshëse, sepse, liria mbetet shëndeti i së bukurës. Salih Berisha, edhe para luftës edhe gjatë luftës, kontribuoi shumë në Pavarësimin e Kosovës. Salih ( Hamdi ) Berisha diplomoi në Albanalogji në temën “ Këngët e Kaçakëve në mes të dy luftave botërore në Kosovë” tek profesor Doktor Shefqet Pllana, me sukses të shkëlqyshëm. Po e japim këtë informacion se në atë periudhë po edhe më herët temat me gjak të fort kombëtar kontrolloheshin dhe nuk lejoheshin t´´ u jepeshin studetëve. Intervista me Salih ( Hamdi ) Berishën ishte e ngohtë dhe me interes. U kujtoj se Salih Berisha edhe sot është aktiv në komunitetin shqiptar në mëgrim. Salihu nuk resht së punuari. Alfabeti i lirisë më thotë Salihu është më i gjerë se kaq, mirëpo, ne duhet të punojmë më shumë, për të kryer misionin e Rilindjes Kombëtare, ndryshe koha është e pamëshirshme, ikën. Prandaj, do pijmë nga një kafe e mëpastaj do të vazhdojmë bisedën. Kundërthëniet dhe të kundërtat në kraharorin tim janë këtu në veten time. Më kot përpiqem të iki nga malli , të dal prej tij ,të arratisem: por, asnjë togfjalësh s´më ndihmon, që të dal prej këtu, të iki. Në këtë jetë të pasosur, mallit s´ia shoh dot fundin, ai vazhdon nëpër kujtesën time, nëpër ishujt më të pashkelur, për të pushtuar hapësirën time shpirtërore. Në peizazhin e kuqërremtë të ëndrrave, e urrej terrin e frikshëm, terrin me duhma gjaku, terrin që i zë pusinë jetës. Kosova, s´ është vetëm drama ime , por dramë e Europës, dramë e gjithë botës, drama e interesave të gjeo strategjive. Në librin e Historisë njerëzore, Kosova do të hyj si një vend me rëndësi planetare. Lufta e Kosovës ishte luftë e pashmangshme, e pa evitueshme, e domosdoshme. Pushtuesi ynë, Serbia na detyroi t´i rrokim armët , dhe të krijojmë UÇK-në , Ushtrinë tonë Çlirimtare , të ardhmen tonë , pa të cilën asnjë l i r i në Kosovë nuk rron, as nuk mbahet. Kosova është gjaku im, pa këtë gjak unë nuk kam as identitet as s´ jam askushi. Kosova në antikë quhej , Dardani , në mesjetë, Vilajet, ndërsa në ish Jugosllavi Element Konstituiv i Federatës Jugosllave. Kjo është çertifikata e shkurtër e Kosovës nëpër shekuj . Plotë histori është Kosova , plot lufta brenda saj, plot beteja. Lufta e UÇK-së dhe e NATOS e detyruan Serbinë të kapitulloj. Por , gjatë tërheqjes së saj ajo prapa la shumë varre , dhe krime të papara. Shteti i gjenocidistëve Serb Kosovën e gjakosi si asnjë herë më parë. Shumësia e krimeve serbe mbi shqiptarët habiti evropën dhe botën . Masakrat serbe mbi kufomat e shqiptarve të vrarë ishin fashiste dhe të përtejme. Dehja e zezë serbe tregoi se mizëria dhe urrejtja serbe mbi shqiptarët ishte përtej urrejtjes. Memorandumi serbian ishte bërësi i tragjedisë së Kosovës, ai memorandum luftënxitës dhe gjenocidistë kurrë nuk u dënua nga Akademitë e Evropës. Gjenocidi serb në Bosne dhe gjenocidi serb në Kosovë kundër popullates së gjithmonshme shqiptare mbetet shembulli më i pashembullt në Historinë më të re të Ballkanit.
Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.
Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...