Të nderuar profesorë, pedagogë, shokëve të bankës, kolegë dhe dashamirës.
Më lejoni t’Ju përshëndes me respekt, me mall dhe me dashuri, me rastin e kësaj ceremonije madhore, festive të gëzuar dhe përkujtimore të 50 vjetorit të përgatitjes të kuadrit të parë mjek, në vendin tone në Tiranë..
Ngjarja është sa me përmasa të rëndësishme historike dhe me vlera kombëtare, aq dhe dinjitoze dhe humanitare , në përkushtim të dhenies së ndihmës mjekësore të dal nga populli që i përgatiti.
Me rastin e këtij përvjetori madhor e”të shenjtë “ për nga qëllimi dhe nga detyra, dëshëroj të” zbras “ me dashamirësi memorjen time mbi 55 vjeçare, për të përkujtuar momentet me pikante të jetës studentore dhe me gjërë; për të” rinuar”sadopak brezin tone mjekësor të tretë.
Hapjen e dyerve të Institutit të lartë Mjekësor,e morëm vesh, në kodrën e Ulzës, në 1952, kur ishim si vulletar në ndërtimin e hidrocetralit të Fjerzës.
Ishte një çudi, por një e vërtetë e madhe. U mbodhëm me kokrra nja 50 veta , nga i gjithë vendi dhe nga mezi i tetorit, filluam mësimin. Qëndra e Institutit u bë një godinë e vogël ish laboratori bakteriologjikë. Trupi pedagogjike ishte i imagjinar.Drejtor instituti u emrua një mjek ushtarak me personalitet Dr. Aleko Bozo, që më vonë u zëvëndësua nga Dr. Behar Shtylla , ish minister i shëndetësisë .
Shtresën kryesore të mësimdhenies e përbënin profesorët të ardhur me nxitim nga B.S. Dekan i institutitutit u emrua Doc A.V. Anikin. Një organizator mjaft i zoti, i sprovuar, dinamik , tepër i gjalle , praktikë dhe i kudondodhur. Më kujtohet se ç’do ditë në orën 7.30 qëndronte para portës së spitalit dhe numëronte studentët. Kush vinte vonë siç ndodhte meAndrean, që i thoshte: A poçemu apazdall ?
Në filllim ishim të hallakatur. Instituti dukesh se ishte si hijë , apo si gjurmë e politeknikumit mjekësor. Në fillim banonim po në ate konvikt ku ishim si nxenës.Leksionet i benim ku të mundënim. .Disa në një ndertesë të spitalit, që kishte shërbyer si shkollë mjekësore. Gjuhën ruse e benim në katin e tretë të politeknikumit mjekësor,, ku pikonte shi dhe pedagogia, Nina Popova na thoshte: Idiot dozhde., dhe ne vazhdonim mësimin.
Anatominë normale e benim në morgun e spitalit ushtarak, në një godinë birucë. Asaj i jepte hije dhe e lartësonte prezenca e të madhit Prof. J.F. Nikulçenko , i universitetit të Leningradit.
I qetë dhe me plotë autoritet na prezantonte kadavrën duke e afruar vet. .Thjeshtesia e Prof. Nikulçenkos ishte e madhe .Ai qëndronte në kohë dimri pranë një sobe dhe me durim na shpjegonte pjesë anatomie në atlas, ose na njihte me kocka të ndryshme.
Ishte mjaft korrekt. Kujtoj edhe një thenie të tij: Dëshëroj që në vitin e tretë t’ Ju jap mësim lendën e anatomisë deskriptive dhe të kirurgjisë operative.. Emri i tij na sjellë kujtime mbresëlenëse të shumta.
Ne nuk na zinin kembët dhe. Leksionet e fizikës dhe të kimisë i benim në institutin e shkencave të natyrës pranë maternitetit, duke bredhur për të kapur autobuzin.Një here një mjeke sovjetike ,duke na parë në stacionin e autobuzit na thotë, pashli pjeshkom!
Po hajde ta bëje atë ne kembë ç’do ditë dhe me atë largësi. Perepecitë ndiqnin njera tjetrën. Godina kryesore duhej zgjeruar. Filluam të punojmë vullnetarisht ç’do ditë për ta ndërtuar godinën , e cila kërkonte fli, që edhe për pak desh u flijuar një shoku ynë Godina u ngrit dhe është e përafërt me atë ekzistuese...
Ne i përballonim vështirësitë me rininë tonë, me gëzimin që jepte jeta studentore dhe me kënaqësinë e sigurimit të të ardhmes tonë. Mbas vitit të dytë rradhët tona u shtuan deri në 6o studenta, me arrdhjen nga universistetet e Italisë, Budapestit dhe të Moskës .
Një ditë në mësimin e mikrobiolgjisë me Prof. M.N. Sinjushina bëmë një bisedë intime, miqësore për ndyshimet që mund të ekzistonin midis studenteve tanë këtu dhe atyre që studionin në B.S.
Ajo me një buzëqeshje të përzëmërt na tha: Ju keni previligje se gjithçka e mësoni në gjuhën tuaj , e kuptoni dhe e asimiloni më mire. Juve Ju jep mesim direkt profesori, si në leksion dhe në praktikë, .kurse atje ai zor se i njeh ata. Juve ketu jeni pak dhe unë Ju kontrollojë me mire dhe Ju njoh me emra, gjë që nuk ndodh andej.
Po ndryshime ka , sepse në B.S. tradita dhe eksperienca është shumë e madhe. Praktikat bëhen në laboratore të sofistikuara. Paisjet janë më të përsosura. Natyrisht rëndësi të madhe ka individi dhe mënyra e të mesuarit dhe e të përvetësuarit nga ana e tij.
Në propedeutike kujtoj doc.S.A Çurakova, e cila na “yshte “për të na mësuar, duke përdor të gjithë përvojën e vet pedagogjike. Na mësoi të përpilonim ditarin e historikut të sëmundjes dhe të rrisnim kërkesën ndaj vetvetes.
Ishte e rrept, kërkuese dhe e përpiktë në ndjekjen e të semurit. Si pedagoge të shkëlqyer dua të permend doc.I. P Semjonovën, që dallohej për një shkathësi të veçantë, aftësi të jashtëzakonshe në mësimdhenien e ngulitjen e punës praktike dhe si një kërkuese me mjaft takt..
Në vazhdim dëshëroj të përmend kirurgun e talentuar prof. N.I.Grigorievin, që shpjegonte me plotë kompetencë dhe me shkumbës në dorë demonstronte praktikat duke bërë vizatime edhe në mur. Ndërsa doc. K.A.Seropian na ekspozonte raste dermatologjie të vështira me urtësi.. Përshtypje mjaft njerzore më ka lënë doc. A.M. Agaleskaja, me aftësinë , modestinë, qetësinë dhe me dashurinë prindërore.
Në një mësim praktikë, i ekspozova një monografi të sëmundjeve të veshkave dhe ajo mbasi me degjoi me tha : Dëshëroj të takohemi në B.S.. Kurse në provimin shtetëror të sëmundjeve të . brendëshme , na qëraste me karamele. Ndërsa doc.V.N. Nikiforov me spjegimet e veta të impononte dashuri profesionale... Përmend me admirim prof.M.N. Kazancievën, si pedagoge me aftësi të rralla në shpjegim e lendës së pediatrisë dhe në sjellje.
Ushqente një dashuri të madhe për fëmijtë e sëmure dhe një respekt për studentët.. Në provimin e shtetit na priste me buzëqeshje dhe me kënaqësi na afronte tezat.Veçoj qendrimin e doc.J.P.Dvninjanjenov, që në provimin e shtetit të kirurgjisë, Ju drejtua Dr F. Paparistos, po ndjehem si me studetët e universitetit të Moskës. Gjithçka po flitet rusisht nga studentët. e mi.
Dëshëroj të përmend pedagogët tanë shqiptar, që u bënë profesorë të ardhshëm të nderuar, duke dhënë ndihmesën e tyre të shkëlqyer në mësimëdhenie , për të cilët shpreh respektin tim me të thellë; nderim dhe dashuri të pakufishme dhe do ti ruaj në kujtesë si baballarë të mjekësisë.
Nderoj Prof. F. Hoxhen si autoritet i padiskutueshëm në shkencën mjekësore kombëtare. S. Bekteshin si shkencëtar.F. Papariston si artist i bisturisë. B.Zymen si operator i shkëlqyer dhe mjaft praktikë .B. Prezen si teoricien zotërues dhe kompetent absolutë i neurologjisë.
P.Bitrin si elokuent dhe njohës i të fshehtave të shkencës. Xh. Gjatën si shkencëtar inteligjent, , profesionist me bagazh, pakticien i shkëlqyer dhe adhurues i studentëve. K.Kercikun si njohës vituoz i dermatologjisë , si babë Kërçiku dhe si babaxhan i studentëve.. Y.Popen si ajkën e mjekësisë shqiptare. S Trimçev si dinjitoz në profesion dhe me autoritet në punë. A. Aronin si serios, rigoros dhe me aftësi të rralla profesionale. K.Glozhenin si profesionist i zoti, pedagog i rrallë dhe me mjaft autoritet.
Sh.Ndroqin si autoritet i padiskutueshëm në ftiziatri dhe si personalitet me cilësi te rralla dhe mjaft modest. S. Cicon si organizator dhe njeri me korrektësi në kryerjen e detyrës.
N. Shurbanin si një intelektual i përsosur dhe me kapacitet dhe mjaft i sjellshëm. F. Bashën si njeri me cilësi të rralla, i urtë dhe mjaft i edukuar.
M. Karagjozin si i bekuari i perendisë ,i dashur dhe i sinqert me të gjithë.. P. Kokalarin si mjek me aftësi të veçanta në shoqeri. O. Papadhimitrin si mjek i aft, serios dhe njeri i zotit .
K.Xoxen si pedagog me ndjenja të larta mirësjlljeje, mjaft shoqeror dhe kompetent në mësimdhenie. E.Konçitën si pedagoge e adhuruar dhe mjaft korrekte në detyrë. A. Gushon si grua- zonjë e përsosur dhe mjeke pediatre shumë e ndjeshme..
B. Çuberin si profesionist i arritur ,por i kudondodhur P.Veshon si mjek studjues dhe korrekt . Y.Vehbiun si mjek i aftë dhe me të ardhme profesionale... D. Ohrin si mjek i zoti, por me kërkesa të tepruara. Ushtarakët I. Konomin dhe K.Korunin si përfaqësues me dinjitet i figurës së ushtarakut, serios dhe kërkues në P.M.U.
Për shokët e mi student dhe sot kolegë ;kujtimet më rrjedhin si lumi Osum
Më lejoni të nderoj dhe të respektoj shokët tane, mjekët e parë të mjekësisë shqiptare të mbaruar në vend, që nuk jetojnë më; duke i përkujtuar me përulje , me respekt dhe me dhembësuri dhe dëshëroj ti kujtoj dhe t’i nderoj me një minutë heshtje .
Nderim, lavdi dhe respekt të përjetshëm.
Kam kënaqësi të përmend K. Nuncin shokun e dhomës M.Siriun hokatarin e grupit.. D.Plakën ideologun e kursit. Dh.Kondën muzikantin gazmor. M.Paskon i urti i shoqërisë B.Myderizin shokun besnik dhe tiranasin e urtë.
S.Haxhihasanin baba-xhanin e kursit.. Z. Kazhanin malsorin burrëror etj.
Midis shokëve që do festojnë këtë përvjetor historikë dhe dinjitoz, do ma donte shpirti të ishja bashkë me ta dhe do të dëshiroj ti përmendja që të gjithë, se e meritojnë tu theksohen cilësite ,virtytet dhe kontributet e tyre.
Do doja ta filloj me kujdestarin egrupit të parë, “ me starostin” , me Prof. Dr. e respektuar M. Nakuçin, me të cilin më lidhin shumë kujtime..Dua të kujtoj K.Rekën dhe R.Golemin për miqësinë e tyre studentore dhe Rushenin, për krenarinë që na ka dhënë me marrjen e titullit nderi i kombit..
B. Elezin si student, mjek dhe kirurg i shkëlqyer. V. Veizi si studente korrekte, si femër me humor djali dhe si pediatre e zonja.. B. Bylyku si studjues i apasionuar, mjek me talent dhe korrekt. P.Velon djal i hedhur dhe mjek kirurg i aftë..A.Drita. Profesionist i mire, njeri i urtë dhe korrekt në jetë. V. Bashari . Zotërues i shoqërisë dhe me prirje organiztive. etj.
Ju uroj të gjithëve me gjithë shpirt dhe me dashuri shëndet, jetë të gjatë , suksese në veprimtaritë Tuaja individuale dhe lumturi familiare.
Dëshëroj të pëkujtohemi me dashuri , me respekt dhe në vazhdimësi në shumë përvjetore. Ju pershendes dhe Ju përgëzoj që të festoni përvjetore të tjera edhe më të gëzuara dhe më të suksesshme në jetën Tuaj.
Me respekt dhe dashuri.
I juaji miqësisht.
Namik M. Shehu
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment