Në listë sipas "New York Times" janë pothuajse gjysma e ambasadorëve dhe konsujve...
"Duhet të ndahemi me diplomatët ish-agjentë të Sigurimit shtetëror". Kështu, Kryeministri bullgar Bojko Borisov, komentoi çështjen për numrin e madh të diplomatëve bullgarë ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri bullgar tha se do ta diskutojë këtë çështje me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikollaj Mlladenov.
Më shumë se gjysma e diplomatëve të epokës komuniste bullgare, të cilët ushtrojnë edhe sot detyrën e diplomatit në vende të ndryshme të botës, kanë punuar si spiun sekret në shumë vende, ose si agjentë të Policisë Sekrete bullgare-Sigurimit të Shtetit-DS. Ata me një vendim të posaçëm do të gjenden në hetim për veprimtarinë e tyre dhe do të largohen nga puna në Ministrinë e Jashtme. Parlamenti i Bullgarisë, tha Bojko Borisov, "duhet të ndahet me diplomatët ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit"
Në listë sipas "New York Times" janë pothuajse gjysma e ambasadorëve dhe konsujve të Bullgarisë, në kryeqytetet e vendeve europiane dhe SHBA e Kanada. Një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim thotë se, ata në vend të ushtrimit të detyrës së tyre diplomatike, para vitit 1990-kur ra dhe regjimi komunist, dhanë informacion për shërbimet sekrete komuniste para rënies së regjimit në vitin 1990, sipas të dhënave të lëshuara të martën në kryeqytetin Sofje nga Komiteti Mbikqyrës për të dhënat sekrete.
Ministria e Jashtme bullgare bëri hapjen e dosjve të tyre dhe ajo ka publikuar në internet emrat e 192 diplomatëve kryesorë, që ishin aktivë për sigurimin e njohur për punë për të shërbyer për Sigurimin Shtetëror (DS). Në këtë listë janë përfshirë ish-diplomatët e komunizmit dhe ambasadorët e tanishëm të Bullgarisë në vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania, Britania, Italia, Spanja dhe Portugalia dhe ata në SHBA dhe Kanada.
Gazeta "New York Times" shkruan se si deri tani "Nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Ministria e Jashtme në Sofje për veprimtarinë e tyre", por ata vazhdojnë të kenë statusin e diplomatit të marrë në kohën e komunizmit.
Komisioni i Mbikqyrjes së figurave publike në Bullgari, kishte hetuar 462 ish-ambasadorë dhe të cilët janë diplomatë ose punonjës të shërbimit diplomatik, gazetarë dhe analistë politikë aktual bullgar, ata janë konsuj dhe deputetë, ose punonjës në misionet diplomatike bullgare nëpër vende kyçe, por që kanë qenë për bashkëpunim të mundshëm me shërbimet sekrete komuniste.
"Dyzet e pesë përqind e ambasadorëve dhe konsujve ishin pjesë e strukturave të policisë, që në mënyrë të fshehtë, janë marrë me spiunime dhe jo diplomaci", tha kreu i komisionit, Evtim Kostadinov, për agjencinë gjysmë shtetërore të lajmeve "Focus".
Mirëpo, sipas mediave thuhet se ambasadorë ose diplomatë bullgarë ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit, përfshijnë edhe ambasadorët e tanishëm të Bullgarisë në vendin fqinj, Maqedoni, Serbi, Turqi, Greqi dhe Rumani, si dhe përfaqësues të saj në Moskë, Gjenevë, Pekin, Tokio, në Vatikan dhe Kombet e Bashkuara.
Kuotën e informatorëve në shërbimin diplomatik duket se ka qenë shumë më e lartë se në zona të tjera - të tilla si politika dhe media, ku rreth 10 përqind e të të gjithë punonjësve bullgarë shërbyen si agjentë të Sigurimit të Shtetit. Dhe, vetë Presidenti Georgi Parvanov është në mesin e ish-agjentëve të sigurimit, i cili rezulton se ka bashkëpunuar me DS, dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht.
No comments:
Post a Comment