2010-12-17

Festohet 80-vjetori i lindjes së Akademikut Alfred Uçi

Nga: Prof.as.Dr.Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë
PERSONALITET I SHQUAR I ARSIMIT, KULTURËS  DHE SHKENCËS  SHQIPTARE

imageNga e majta (sot): Prof.A.Uçi e M.Gecaj



1.
Prof. Alfred Uçi mbushi 80 vjet. Një jetë e mbushur me mësime e studime: të  mesmet në Korçë, Tiranë e Shkodër dhe të lartat për estetikë e filozofi, në Universitetin “Lomonosov” të Moskës , më 1949-1954. Detyrën e pedagogut e nisi në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës. Pastaj, me krijimin e Univesitetit të parë shqiptar, dha lëndët e estetikës e të filozofisë në disa fakultete të tij. Ne vitin 1970 iu dha titulli “Profesor” e më pas “Akademik”, kur u krijua Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese: drejtor i Institutit të Kulturës Popullor (1979-1987) dhe kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve (1987-1990). Për meritat e tij, në vitin 2005, u nderua nga Presidenti i Republikës, me titullin e lartë“Mjeshtër i Madh”.
Gjatë jetës së tij, përveç  veprimtarive kombëtare e ndërkombëtare në Tiranë, ka marrë pjesë e ka referuar në kongrese, konferenca e simpoziume shkencore jashtë vendit, si në Sofje, Athinë, Ankara, Beograd, Prishtinë, Vjenë, Itali, Suedi, Francë etj. Ka shkruar një numër të madh artikujsh, referatesh e kumtesash me tematikë nga fusha e filozofisë, sociologjisë, estetikës, etnografisë, folkloristikës, kritikës letrare etj.
Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria: E para, bashkëshortja e A.Uçit, Rozeta
Duke përgjithësuar përvojën e punës dhe të kerkimeve të tij, ai ka shkruar e botuar mjaft libra. Ndër ta, përmendim “Estetika, jeta, arti” (1970), “Probleme të estetikës” (1976 e 1980), “Labirintet e modernizmit (1978), “Mitologjia, folklori, letërsia” (1982), “Çështje teorike të estetikës dhe të cultures” (1986),”Estetika” – Vëllimi I, II, III (vitet 1987-1988), “Shekspiri në botën shqipare” (1996), “Dostojevski në kohën tone” (1997), “Ferrparajsa Danteske” (1998), “Prometeu dhe Hamleti” (greqisht, në Athinë, 1998), “Grotesku kadarean”(1999), “Estetika e groteskut – Teoria dhe historia” (2001), “Estetika në folklor dhe në letërsinë shqipe” (2001), “Paradigma të ndërgjegjes shoqërore - estetikë filozofike e politike” (2001), “Estetika e groteskut”-në tre vëllime dhe libri i ri i tij është “Filozofia e donkishotizmit.
2.
Pra, Prof.Alfred Uçi kishte se çfarë të tregonte e të dëshmonte para familjarëve, kolegëve, ish-studentëve të panumërt, miqëve e dashamirëve të jetës, në festimin e 80-vjetorit të ditëlindjes. Kishin ardhur dhe  akademikë e profesorë, personalitete të jetës politike e shoqërore, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e tjerë.  Gjithashtu, ishin të pranishëm ish-Presidentët e Shqipërisë, Prof.Rexhep Meidani e Alfred Moisiu, kryetari i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj e zv.i tij Muzafer Korkuti, këshilltari i Kryeministrit Nerina Ceka e të tjerë. Ata kishin ardhur sot së bashku, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit Tiranë, për ta uruar e përgëzuar për jetën e tij të begatë e të përkushtuar, në fushat e arsimit, kulturës dhe shkencës sonë kombëtare. Me fjalën e tij me peshë, studimet e  botimet e  shumta, ai është bërë një personalitet i njohur, si brenda dhe jashtë vendit tonë.
 
Disa vepra të Prof.A.Uçit
Veprimtarinë e mësipërme e hapi dhe e drejtoi Erion Kristo. Ndërsa vete Prof.Uçi i përshëndeti dhe i falënderoi  nga zemra pjesëmarrësit për nderin që i bënë dhe u ndal shkurt rreth disa pikëpamjeve të tij në studimet dhe botimet e ndryshme, sidomos në fushën e estetikës dhe filizofisë së jetës. Duke u shprehur me modesti, ai nënvizoi se çdo gjë e ka bërë në shërbim  të popullit e Atdheut, brezit të ri të vendit tonë.
Me plot emocione, e përshëndeti Prof.Uçin shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, si koleg e bashkëkrahinas. Në vazhdimësi, për aspekte të jetës, veprimtarisë dhe botimeve, folën me radhë kolegë e ish-nxënës të tij: Moikom Zeqo, Gjergj Simoni, Josif Papagjoni e Zyhdi Dervishi. Kryetari i Shoqatës “Devolli” i dorëzoi atij dëshminë “Krenaria e Shoqatës Devolli” dhe propozoi që Prof.Alfred Uçit, personalitet i shquar shumëplanësh, t’i jepet edhe titulli më i lartë, “Nderi i Kombit”.
Gjatë kësaj veprimtarie u shfaq një dokumentar televiziv, i cili fliste, me gojën e vetë Prof. Uçit, për jetën dhe veprimtarinë e tij të pasur në mjaft fusha të jetës. Gjithashtu, u recituan pjesë të ndryshme, që lidheshin me aspekte të veçanta të krijimtarisë së tij të pasur. Mjedisin festiv e bënë më të gëzueshëm recitimet e buqetat me lule të freskëta, që i dhuruan atij nipër e mbesa dhe i uruan nga zemrat e tyre jetëgjatësi e lumturi.
Gjithashtu, në këtë festë të gëzuar u njoftua se miq e dashamirë të A.Uçit, nga brenda e jashtë vendit, e kanë uruar atë me mesazhe të ngrohta, me rastin e kësaj ngjarjeje të shënuar, si nga Shqipëria, Kosova, Kalabria, Amerika e tjerë. Gjithashtu, u tha se i kishte dërguar një mesazh urimi  kryesia e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë.
Në mbyllje, pjesëmarrësit  i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e organizuar me këtë rast, nga familja.
(Fotot nga: M.Gecaj)

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...