Del Ponte ka patur shumë kritikë |
Carla Del Ponte është etiketuar "Gestapo e re", "Bushtra", "Raketa e paorientuar" dhe "Personifikimi i kokëfortësisë".
OKB nuk gjen prova trafikimi organesh
Rusia dhe Serbia kanë kërkuar hetime për rastin |
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë, ka thënë ish zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Olga Karvan.
Sipas saj, Zyra e Prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, por nuk kanë gjetur fakte për akuza të tilla dhe, siç tha ajo, nuk ka bazë për vazhdimin e hetimeve.
Akuzat janë bërë nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte në librin e saj të fundit, në të cilin ajo shkruan se shqiptarët e Kosovës kanë vrarë një numër serbësh të cilët i kanë transportuar në veri të Shqipërisë dhe më pas kanë shitur organet e tyre.
Zonja Del Ponte thotë se i bazon informacionet e saj mbi njoftime të ardhura nga gazetarë, sipas saj të besueshëm.
Organizata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka nxitur autoritetet e Kosovës të bëjnë hetime lidhur me akuzat e zonjës del Ponte.
Edhe Rusia e Serbia kanë kërkuar hetime për rastin.
Autoritetet në Kosovë, ndërkaq, i kanë quajtur këto akuza fabrikime me qëllim të njollosjes së luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Plakusha Carla Del Ponte,akuzon pa bazë UÇK-në dhe ish Drejtorin politikë të UÇK-së,z.Hashim Thaçi...
Guardian:Carla del Ponte nën hetimeKarla del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, personi që dërgoi pas hekurave të burgut disa nga drejtuesit e luftërave në Ballkan, do të hetohet rreth akuzave se ka lejuar frikësimin dhe dhënien e ryshfeteve për dëshmitarët, si dhe shkatërrimin apo dëmtimin e provave. Sipas “The Guardian”, gjyqtarët e Kombeve të Bashkuara në Tribunalin për ish-Jugosllavinë kanë urdhëruar hetime të pavarura ndaj praktikave të Del Pontes dhe dy prokurorëve kyç që vazhdojnë të jenë pjesë e këtij sistemi, përkatësisht Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon. Hetimi ka filluar pas ankesave të dëshmitarëve se janë kërcënuar, paguar, keqtrajtuar dhe provat e tyre janë dëmtuar. Kjo është hera e parë në 17 vitet e kësaj gjykate ku prokurorët kryesorë përballen me dënime të mundshme për mosrespektim të rregullave të Gjykatës. Gjatë tetë viteve të saj si kryeprokurore, Del Ponte, e cila shërben aktualisht si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, njihet si një figurë luftarake, por dhe shumë kundërthënëse. Ajo u largua nga detyra në vitin 2007. Akuzat kundër saj lidhen me shqetësimet rreth praktikave të përdorura nga ekipi i hetuesve të saj në procesin e Vojisllav Sheshelit, një prej drejtuesve më famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi. “Disa nga dëshmitarët kanë folur për presion dhe kërcënime të bëra nga hetuesit e prokurorisë”, thuhet në një deklaratë nga gjyqtari i rastit të Sheshelit. “Prokuroria ka marrë dëshmi në mënyrë të paligjshme, përmes kërcënimeve, apo blerjes së dëshmitarëve”. Një dëshmitar serb tha se i është ofruar një punë e paguar mirë në Shtetet e Bashkuara nëse dëshmonte në favor të Prokurorisë. “Deklarata flet për pagjumësi të detyruar gjatë marrjes në pyetje, presion psikologjik dhe në një fazë dhe për shantazh, kërcënime dhe pagesa të paligjshme”. Një hetues i pavarur, që besohet të jetë gjykatës francez, do të raportojë rreth akuzave për gjashtë muaj. Prokuroria në Hagë i ka hedhur poshtë akuzat, por ka premtuar se do të bashkëpunojë. “Besojmë se ekipi ynë e ka bërë punën në mënyrë profesionale dhe sipas rregullave”, tha Frederik Suinen, këshilltar i posaçëm i Serzh Bramerz, kryeprokurorit aktual, që zëvendësoi Del Ponten. Gjyqtar Zhan Klod Antoneti, i cili ka urdhëruar hetimin e Del Pontes, e njëherësh drejton gjykimin e Sheshelit, tha se Gjykata i ka marrë shumë seriozisht akuzat dhe hodhi poshtë mundësinë se mund të ketë cenim të të drejtave të të akuzuarit. | ||||
"Ne kishim të dhëna se kishte një varr masiv ku kufomat e viktimave ishin varrosur", ka thënë Carla Del Ponte, ish Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës e cila publikoi librin “Gjuetia” në të cilin fajëson ish UCK-në se ka kryer trafikim me organe të serbëve të zënë rob gjatë luftës së vitit 1998-99. EuroNews: Carla Del Ponte, tash ju jeni ambasadore zvicerane në Argjentinë por dikur ishit Kryeprokurore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Ju keni qenë e para qw keni ngritur çështjen e trafikimit të organeve. Por a nuk kishte një hetim në vitin 2003 që rezultoi me azgjw. Mund të na thoni pse? Carla Del Ponte: Ky hetim nuk çoi askund për shkak se Shqipëria nuk do të na lejonte të kryejmë hetimet tona. Ka pasur edhe dëshmitarë që absolutisht nuk pranuan të paraqiten para gjykatës. Një problem tjetër ishte se akuzat shkuan përtej juridiksionit të gjykatës. EuroNews: EULEX’i, misioni policor i BE në Kosovë, ka distancuar veten nga raporti i Dick Marty. Megjithatë ata tash janë duke kryer hulumtimet e tyre për trafikimin e organeve brenda Kosovës. A janë ata nën presion? Del Ponte: Po, sigurisht se ata janë nën presion për shkak se raporti është një raport nga një organ evropian. Tani ata kanë për të hetuar. Raporti i ka dhënë, në një mënyrë, atyre një mandat për ta bërë këtë. EuroNews: A mendoni se ka presion politik për të mbajtur lart hetimin? Del Ponte: Nëse është kështu, ne do të shohim atë, sepse duhet hetuar edhe në Shqipëri. Ne kishim të dhëna se kishte një varr masiv ku trupat e viktimave u varrosën. EuroNews: Znj Del Ponte, një pyetje të fundit. Dick Marty këmbëngulë në nevojën për të mbrojtur dëshmitarët që të sillet e vërteta. A keni qenë ju të kërcënuar që nga publikimi i librit tuaj? Del Ponte: Unë kurrë nuk ka marrë ndonjë kërcënim pas botimit të librit tim, por mbrojtja e dëshmitarëve është shumë e rëndësishme. Ne kemi humbur shumë dëshmitarë tashmë. Në qoftë se ne nuk mund t'i mbrojmë ata dhe nuk mund t’i bindim ata që të japin dëshmi, atëherë do të jetë shumë e vështirë për të nxjerrë ndonjë provë konkrete. Kjo intervistë nga gjuha angleze është përkthyer nga Zhurnal dhe e njëjta është marrë nga rrjeti televiziv evropian Euronews. |
Hashim Thaçi: Shpifjeve dhe gënjeshtrave të Dick Martyt, do t'u japim përgjigje ligjore e politike
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media, e ka quajtur shpifje raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për akuzat që i ka bërë ai ndaj UÇK-së dhe ndaj tij. “Këto janë shpifje dhe gënjeshtra. Ky raporti është riciklim i propagandës 15 vjeçare të Beogradit. Raporti është njollosës për tërë shqiptarët në rajon. Pretendimet inkriminuese janë hetuar disa herë nga Haga, UNMIK-u dhe EULEX-i”, tha Thaçi. Thaçi ka paralajmëruar se do t’i përdor të gjitha rrugët legale dhe politike, për të paraqitur të vërtetën. “Të gjithë e dinë kush ishte agresori e kush viktima. Tendenca për të baraspeshuar viktimën me agresorin janë të pamundshme, të pandershme dhe pamoralshme”, theksoi Thaçi. |
Hetimi i Martyt thuhet se gjeti se ka një numër të vendeve të paraburgimit në Shqipëri, ku mbaheshin kundërshtarët kosovarë të UÇK-së, serbë dhe shqiptarë.
Më herët, hetues të BE-së duke hetuar pretendimet për trafik organesh në Shqipërinë e veriut, kanë thënë se nuk gjetën asnjë provë. Gjithashtu EULEX-i, dje bëri thirrje që nëse ka prova, ato të paraqiten.
Pas The Guardian, edhe BBC akuzon Hashim Thaçin si trafikant
Pas publikimit fillestar në gazetën The Guardian, edhe BBC shkruan se ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi rëndojnë “akuza serioze” në raportin e Këshillit të Evropës, raport ky që pritet të botohet ditën e enjte.
BBC, në edicionin online të saj shkruan se është vënë në zotërim të një kopje të raportit të përbërë nga 27 faqe. Aty, sipas BBC, përmendet emri i kryeministrit aktual të Kosovës dhe ish-liderit politik të UÇK-së, për trafik organesh njerëzore, trafik droge dhe trafik armësh që kryhej nëpërmjet kalimit të të burgosurve të UÇK-së, si serbë ashtu edhe shqiptarë, për në kufirin me Shqipërinë. I njëjti burim shkruan se në raport paraqiten prova edhe për lidhje me krimin e organizuar edhe në ditët e sotme.
Raporti, sipas BBC, është produkt i punës 2 vjeçare hetuese të Raportuesit Special të Këshillit të Evropës, Dick Marty dhe do të paraqitet para Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës në Strasburg ditën e enjte.
Qeveria e Kosovës përgënjeshtroi lajmin e shpërndarë nëpërmjet The Guardian, duke e cilësuar atë si një gënjeshtër ndaj së cilës do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme politike e juridike.
Dick Marty i paguari i Serbisë akuzon çlirimtarët e Kosovës !!!?
Ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë akuzuar se në vitin 1999 janë organizuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty për rrëmbimin e njerëzve të cilëve në Shqipëri u janë marrë organet për trafikim, raporton gazeta The Guardian e Londrës.
Ish-prokurori shtetëror i Zvicrës, Dik Marty, në projekt-rezolutën për trafikim me organet njerëzore, vë në pah se ekzistojnë shumë dëshmi dhe indikacione që dëshmojnë se serbët dhe shqiptarët ishin në burgjet të fshehta në veri të Shqipërisë, që ishin nën kontrollin e UÇK-së.
Raporti i Martyt do të shqyrtohet të enjten në takimin e Këshillit të Evropës nw Paris. Në këtë raport thuhet se forcat ndërkombëtare nuk kanë bërë asgjë për zgjidhjen e këtij rasti, ndonëse, siç thuhet, kanë pasur dëshmi, ndërsa ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaci është akuzuar drejtpërdrejt nga Marty për trafikim armësh dhe për trafikim me organe njerëzore.
Po sot ndaj tekstit të The Guardian ka reaguar Qeveria e Kosovës. Në reagimin e Qeverisë thuhet se pretendimet e botuara janë hetuar disa herë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, dhe në të gjitha rastet është konstatuar që deklarimet e tilla kanë qenë të pabazuara në fakte dhe të konstruktuara me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kosovës dhe të luftës së UÇK-së.
“Për më tepër, është e papranueshme që shpifjet e nje anëtari të Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Europës të paraqiten si opinione të vet institucionit, i cili nuk ka të bëjë me raportin e cituar. Është e qartë se dikush dëshiron të pengojë kryeministrin Hashim Thaçi pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat qytetarët e Kosovës, në mënyrë të qartë dhe masive i dhanë besimin për të vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen e vendit tonë. Veprimet e tilla të ulta dhe bizare, nga njerëz pa asnjë kredibilitet moral, mund të jenë në shërbim vetëm të qarqeve të caktura që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Opinioni i gjerë vendor dhe ndërkombëtar tashmë e di fare mirë se Dik Marty që nga fillimi, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, ka qenë paragjykues dhe i vendosur që të raportojë në favor të qëndrimeve që ka shprehur bashkëpunëtorja dhe mikja e tij Carla Del Ponte dhe Qeveria e politikanët e Serbisë”.
Por, publikimi i qëndrimeve të tilla paragjykuese dhe denoncuese, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe argument, nuk përkon me etikën profesionale që do të duhej ta kishte gazeta The Guardian.
Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Hashim Thaçi do të ndërmarrin të gjithë hapat dhe veprimet e nevojshme për të kundërshtuar shpifjet e Dik Martyt, duke përfshirë edhe rrugët ligjore dhe politike.
Paragjykimet e një ish plakusheje-kryeprokuroreje ndërkombëtare
Ajo ka lindur më vitin 1947. Vetë e pranon se viti kur ka lindur ka qenë “dimër i ftohtë” edhe në vendlindjen e saj në Locarno të Zvicrës. Viti 1947, thuhet se ka qenë vit i skamjes për bukë edhe në Kosovë. Të vjetrit e kanë quajtur si “sene të kiametit për një grusht miell”. Që në fëmijërinë e saj, ajo ka pasur hobi gjuajtjen e gjarpinjve në kodrinat përreth shtëpisë së saj. Madje, bashkë me vëllanë e saj që në moshën 10-11 vjeçe ka bërë një lloj “tregtie me gjarpinj”. I nxinte ne male, i fuste në pako prej kartoni dhe me biçikletë apo me tramvaj lokal i sillte deri në qytet për t’ia shitur një firme farmaceutike nga 50 franga për “kokë” të gjarprit.
Mbase ky është përshkrimi më i saktë i karakterit të ish-prokurores së Tribunali Ndërkombëtar për Krime lufte në ish-Jugosllavi, Karla del Pontes, që ajo vetë ia bën vetvetes, që në hyrje të librit të saj “Zonja prokurore” të cilën ajo e botoi pasi la detyrën e kryeprokurores në fund t vitit 2007. Ç‘është e vërteta, mbase pikërisht dëshira e saj fëmijërore për të gjuajtur gjarpinj në male do të jetë frymëzim i saj i jetës e i profesionit t saj prej prokuroreje. Gjuetia ndaj atyre që dyshohen për krime do të jetë pasioni i saj që do ta vazhdojë me tërë qenin e saj si prokurore e Kantonit të Tiçinos, si kryeprokurore e Zvicrës apo si kryeprokurore e Tribunalit.
Karla del Ponte e thotë vetë se ka lindur në kohën e “dimrit të ftohtë” të vitit 1947. Duket se edhe ky do të jetë një fakt që do të përcaktojë karakterin e saj “të ftohtë”, madje edhe në rastet kur do të shohë gjurmët e krimit me sytë e saj. Kështu ajo do të shkruajë se “...nuk më ka zgjuar kurrfarë shqetësimi emocional...” edhe atëherë kur do të jetë prezent në rastin e zhvarrosjes se kufomave të dy civilëve pleq, dy grave dhe një ushtari të UÇK-së, të vrarë nga policia serbe gjatë luftës në Kosovë. Ajo i sheh me sytë e saj kufomat e një varreze masive në Siçevë të Klinës, por thotë se “...përvoja të cilën e ka përjetuar...” gjatë punës së saj e bën të jetë indiferente, e qetë dhe pa kurrfarë “...shqetësimi emocional” para një krimi të tillë të forcave serbe ndaj popullatës civile shqiptare.
“Dyluftimi” i saj me “murin e gomës”
Libri i Karla Del Pontes “Zonja prokurore” në kapitujt e parë të saj ka një përmbajtje të përpjekjeve të saj më faktorin ndërkombëtar për të sjellë para drejtësisë ndërkombëtare të gjithë ata që dyshohen për krime lufte në Kroaci e Bosnje e Hercegovinë e që shumica prej tyre fshiheshin në Serbi. “Luftën” e saj të madhe, për t’i dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen, Karla Del Ponte nuk e zhvillon në terren, ku janë ndodhur të dyshuarit për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Jo, ajo ka një “lojë” tjetër të madhe. E quan lojë me top për “muri të gomës” që sa herë e godet murin, topi i kthehet prapa me të njëjtën fuqi të goditjes. Ky “muri i gomës” për kryeprokuroren e Tribunalit, gjendet në të gjitha selitë e diplomacive ndërkombëtare. Madje edhe në OKB, aty ku ajo ka marrë votën për t’u bërë kryeprokurore e Tribunalit.
Duke e lexuar librin e Del Pontes zbulohen detaje interesante të saj të ballafaqimit të saj me personalitete të fuqive ndërkombëtare, në përpjekjet e saj për të arrestuar kriminelët e luftës në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi. Ashpërsia e saj komunikative e mbase edhe insistimi i saj “agresiv” që drejtësia të mos jetë peng i rrjedhave të politikës ndërkombëtare, shumë qendra të mëdha të vendosjes dhe burrështetas do ta shpallin Del Ponten si “persona non grata”. Një “dënim” të tillë ajo do ta merr nga vetë Pentagoni Amerikan, më vitin 2005, për arsye të insinuatave të saj, paragjykimeve deri në ekstrem dhe akuzave të pabazuara për gjoja mosgatishmërinë e Uashingtonit për të bërë presion mbi qeveritë e Zagrebit, Sarajevës e Beogradit për të dorëzuar të dyshuarit për krime lufte në ish-Jugosllavi. Madje Del Ponte do të jetë vizitorja “me e padëshirueshme” e ish-shefit të CIA-s amerikane Gjorgj Tenet.
“Kokëfortësia” e saj gjatë punës si prokurore do ta detyrojë që edhe vetë shefin e saj Kofi Anan, që t’i shkruajë asaj një letër më 6 mars të vitit 2001 që të mos i fus hundët aty ku nuk e ka vendin dhe që të “...mos i kushtëzojë ndikimet e SHBA-ve me bashkëpunimin me Tribunalin”.
Dëshira e saj për një takim me Milosheviqin...
Ata që kanë pasur rastin të dëgjojnë ose të lexojnë diçka për kryeprokuroren e Tribunalit Ndërkombëtar Karla Del Ponten e mbi të gjitha, të krijojnë një lloj opinioni për del Ponten gjatë deklarimeve të saja, do të zhgënjehen deri në urrejtje, duke i lexuar disa prej inserteve të librit të saj. Në fakt Karla Del Ponte e vërtetë është libri i saj “Zonja prokurore”, ndërkaq kryeprokurorja e Tribunalit Karla Del Ponte është figura artificiale dhe mistike që në brendi fsheh të vërtetën e karakterit të saj. Në disa raste madje ajo është në lajthitje dhe në kundërthënie me vetveten, me karakterin e saj, me rolin e saj si kryeprokurore e Tribunalit Ndërkombëtar.
Për shembull: kush do të besonte se Karla Del Ponte, kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi për një moment do të ndryshojë karakterin dhe misionin e saj dhe do të deklarojë: “Për një moment kam qenë në anën e Milloheviqit”!(faqe 72). Këtë ndjenjë të saj ajo do t’ia shpreh vetëm vetvetes, por do ta zbulojë për opinion në librin e saj, në kohën kur kundër ish-kriminelit të Ballkanit Slobodan Millosheviqit po dëshmonte gjenerali amerikan dhe komandanti i NATO-s Vesli Klark. Gjenerali amerikan po dëshmonte para Tribunalit kundër Millosheviqit për krimet e tij gjatë luftës në Kosovë dhe si komandant i NATO-s, Klark arsyetonte intervenimin e Aleancës për të shpëtuar nga shfarosja një popullatë civile siç ishin shqiptarët e Kosovës më fillim të vitit 1999. Del Ponte shkruan në librin e saj se gjatë dëshmisë së gjeneralit amerikan Vesli Klark, ajo i është afruar avokatit mbrojtës të Milloshevqit me kërkesën që t’ia mundësojë një takim me të akuzuarin për krime lufte, në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen ku mbahej i burgosur krimineli Millosheviq. Dhe që absurdi të jetë më i madh, arsyeja pse Del Ponte kërkonte ta takonte Millosheviqin në burg ishte që të mblidhte dëshmi për bombardimet e NATO-s me qëllim që të ngrite aktakuzë kundër pilotëve dhe oficerëve të NATO-s që kishin kryer operacione luftarake kundër caqeve serbe gjatë fushatës 72 ditësh kundër Serbisë! Pra, këtu zbulohet fytyra e vërtetë apo karakteri kontradiktor i Karla Del Pontes. Pra, ajo është në gjendje që të bisedojë edhe me një kriminel, siç ishte Millosheviqi, madje për një moment të jetë edhe në anën e tij, me të vetmin qëllim që të ngre padi kundër atyre pilotëve dhe oficerëve trima që shpëtuan nga masakra kolektive një popull siç ishte populli shqiptar i Kosovës.
"Refuzimi në përputhje me ligjet"
Prokuroria në Shqipëri ka reaguar pas akuzave te prokurorit serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç, mbi refuzimin e kërkesës serbe për hetim në Rripin e Matit ku sipas serbëve janë keqtrajtuar serbë të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë.
Zëdhënësja e prokurorisë Holta Zhiti bëri me dije se ky refuzim për hetime është në përputhje të plotë me normat ligjore të shtetit shqiptar.
“Refuzimi për hetime serbe nuk ka qenë një veprim i nxituar, por një vendim në përputhje me ligjin, “ bëri të ditur zëdhënësja e Prokurores së Përgjithshme.
Pala serbe nuk ka mbetur e kënaqur nga hetimet e prokurorëve te Hagës dhe atyre shqiptarë të cilët kanë arritur në konkluzionin se nuk ka asgjë të vërtetë rreth shkrimeve të ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, në librin e saj “Gjuetia “se në Shqipëri në kohën e luftës në Kosovë ka ekzistuar një klinikë që trafikonte organet e serbë të rrëmbyer nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Për këto hetime para pak ditësh në Shqipëri mbërriti dhe kryeprokurori serb për Krimet e Luftës.
Në takime pala shqiptare i dha argumentat e mësipërme për mosekzistencën e një klinike të tillë.
Shqipëria kundër akuzave të Carla del Pontes
Shkrimtari Preç Zogaj, reagoi kohë më parë në foltoren e Kuvendit ndaj librit :"Zbulimet e gjahut : Unë dhe kriminelët e luftës",të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte.
Fjala është për pretendimin e ekzistencës së një klinike të improvizuar në Gurrë të Matit ku, sipas zonjës Del Ponte, bëheshin transplante organesh të ushtarëve serbë.
Zogaj kërkoi nga kryeprokurorja, Ina Rama dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi të shprehin qëndrim në lidhje me akuzat që, sipas tij, po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
Ndërkaq, deputeti i PS-së për Matin, Qemal Minxhozi, tha se bashkë me banorët e Gurrës kanë vendosur ta padisin penalisht për shpifje në Gjykatën e Strazburgut ish-kryeprokuroren e Hagës.
Minxhozi tha se në asnjë rrethanë nuk egsiston asnjë fakt i vetëm që të vërtetojë se në zonën e Gurrës ka shkelur këmba e ndonjë ushtari apo civili serb, sipas tij, qoftë edhe i sjellë forcërisht gjatë periudhave të trazirave në Kosovë të vitit 1999.
Gjerësisht lexoni:
http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/5461
http://floart-press.blogspot.com/2009/04/te-gatshem-per-te-nxjerre-ne-drite-te.html
Prishtinë,17 dhjetor 2010