2011-01-02

LINJA BERLUSCONI- MOSKE - BEOGRAD ME KAPACITET TE PLOTE

nga Alban Gega




Po e filloj me nje koment timin " Mille Grazie Italia!" te botuar nga agjencia e lajmeve "Kosovapress" dhe nga gazeta "Shekulli" me 24 prill 2010, diten e vizites se shefit te diplomacise italiane, Fratini ne Prishtine.
"...Pak e vonuar kjo vizite... Nuk eshte e zakonshme qe Kuvendi i nje shteti te mblidhet ne seance te posacme per nje shef diplomacie. Ai mblidhet zakonisht per kryetar qeverie ose per kryetare shtetesh.
Seanca e posacme e Kuvendit te Kosoves per nder te Ministrit te Jashtem te Italise eshte nje mesazh shume domethenes jo vetem diplomatik, por se pari miqesor per Romen, sidomos per Kavaljerin Berluskoni, pas disa deklaratave te perseritura te tij jo shume miqesore per Kosoven e pro- Beogradit ...
Ajo ( mikpritja shqiptare ) ka vetem nje kuptim qe ia vlen te lexohet dhe kuptohet mire edhe nga Roma zyrtare..."
Pikerisht ne ate dite qe Fratini vinte nga Beogradi, forcat speciale te EULEX-it kryen bastisjet ala serbe ne Ministrine dhe banesat e Fatmir Limajt.... Rastesi!?
Eshte fakt i mirenjohur qe " dashnorja e Vladimir Putinit" ne gjirin e Perendimit, Silvio Berluskoni, sipas raporteve te diplomateve amerikane botuar nga Vikiliks, eshte sot nje simbol i degjenerimit total, nje shembelltyre e nje ****e politike e njerezore...
Eshte fakt i mirenjohur historik qe Perandorine Romake e rrenoi degjenerimi dhe qe atehere kurrre me nuk u kthye ku ishte.
Eshte fakt qe gjate sundimit te Bersluskonit keto dhjete vjetet e fundit, Italia ka bere vetem hapa mbrapa si fuqi ekonomike, per te mos folur si fuqi politike qe nuk ka qene qysh prej Jul Qezarit.
Eshte fakt se nje nder lideret perendimore me antishqiptar, me anti- Kosove vitet e fundit eshte pikerishrt Silvio Berlusconi...
Ky antishqiptarizem i tij shtohet paralel me afrimin me Beogradin, Mosken dhe me ish KGB-istin stalinist Vladimir Putin... Pse!?
Sic e kam theksuar ne nje fjalim te filmuar para Kongresit amerikan ne demonstraten e madhe te marsit 1998 ne Kapitol Hill, "Rusia ka qene nena e Serbise dhe nena e te gjitha te keqijave kunder shqiptareve dhe kombit shqiptar, ka qene dhe mbetet " Perandori e se Keqes" sic e ka quajtur Regani i famshem". Edhe sot me oshetijne ne veshe duartrokitjet e pjesmarresve.
Qe te dy racistet antishqiptare Dick Marty dhe Carla del Ponte jane pikerisht nga pjesa italiane e Zvicres, Tichini dhe Lugano eshte nje deshmi me shume e rolit antishqiptar te "Dashnores se Putinit" Silvio Berluskoni dhe ndikimit te tij te madh ne kete rajon te Zvicres.
Kujtoni edhe deklaratat e tij per nenat e motrat shqiptare qe te bindeni per drejtesine e largpamesine e "Kritikes" vigjilente! Ju pergezoj vellazerisht...

http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=3568

Kush është ''Kolona e Pestë'' e Dick Martyt?

Akuzat e Dick Martyt ndaj Hashim Thaçit nuk ishin të reja. Siç dihet, ato qarkullonin në media (etj) prej rreth një dekade, pa përmendur këtu librin e dabatueshëm të Carla Del Pontes. Pyetja është: përse akuzat ne fjalë u ri-shfaqën përsëri tani, ndërsa në skenën rajonale po evidentoheshin ngjarje shumë të rëndësishme?

Ose e thënë ndryshe: A ka lidhje raporti i Martyt me:

(i) Zgjedhjet në Kosovë;
(ii) Çështjen e Albana Vokshit në Kosovë;
(iii) Mocionin e rrëzimit të Berlusconit në Itali;

Ndërsa mund të duket i egzagjeruar paneli i mësipërm, fakt është se pikërisht ngjarjet e mësipërme ishin në fokus të ditës në rajon, kur "si në një qiell të pastër" (pa asnjë paralajmërim) plasi "vetëtima" Marty!

Le t'i trajtojmë elementët e mësipërm:

(i) Raporti i Martyt doli menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë. Në këtë aspekt, duket se nuk ka shumë lidhje me evenimentin elektoral atje, pasi nga praktika e fushatave elektorale, informacioni që synon të dëmtojë kandidatin e caktuar, zbardhet para zgjedhjeve (jo pas), për të patur impaktin e pretenduar tek votuesit. Fakti që Thaçi u "kursye" gjatë fushatës elektorale, mund të interpretohet se raporti i Martyt s'ka shumë lidhje me Thaçin (si individ), dhe se "Kali i Trojës" i Martyt ndoshta s'ndodhet në Kosovë.
Edhe argumenti i kundërt, se nëse raporti do ishte zbardhur para zgjedhjeve do thellonte fitoren e Thaçit për shkak të kundëreagimit instiktiv kosovar ndaj raportit, mendoj se nuk qëndron, pasi i njëjti argumet funksionon edhe anasjelltas, pra edhe pas zgjedhjeve raporti do ishte në favor të Thaçit, fakt ky qe po evidentohet kudo sot në botën shqiptare.

(ii) Çështja e përfolur e Albana Vokshit ishte gjithashtu në fokus të atyre ditëve, ndërkohë që (nëse ju kujtohet) z. Berisha pat lëshuar një kërcënim ndaj qeverisë së Thaçit, se nëse nuk mbyllet çështja Vokshi, ai do hakmerrej (pak a shumë kjo ishte fabula e tij), pavarësisht se nuk tregoi skenarin. Por çështja Vokshi nuk u mbyll, dhe ajo rezulton zyrtarisht e dënuar nga Gjykata e Kosovës.
Në vijim të kësaj linje, pyetja që ngrihet është: a ka lidhje raporti i Martyt me "hakmarrjen" e pretenduar të Berishës?

(iii) Në kohën kur doli raporti i Martyt, pati një zhvillim domethënës në Itali. Kryeministri italian Berluskoni përjetoi një mocion serioz mosbesimi, dhe, siç u tha, perdori deri dhe paratë nën dorë për të blerë votat, për ti shpëtuar rrëzimit.
A ka lidhje kjo ngjarje me raportin e Martyt? - shtrohet pyetja.

Dick Marty është një italian i pjesës italiane të Zvicrës, ashtu siç është edhe Carla Del Ponte. Duhet thënë se impakti i Berlusconit (dhe klanit të tij) në pjesën jugore të Zvicrës është tepër i madh, dhe në këtë aspekt qyteti i Luganos (nga ku është Marty) është një strehë e vjetër e mafias italiane ndër vite.

Në vijim të kësaj linje, qeveria e Berluskonit është sot investitorja më e madhe në Serbi, ndërkohë që Berluskoni vijon një projekt shume ambicioz me Rusinë (për gazin), dhe sot ai njihet si aleati më i ngushtë perëndimor i Rusisë në Europë. Prakticiteti i tij prej biznesmeni të paskrupullt, ka bërë që të lëkunden raportet historike mes Perëndimit e Rusisë, duke krijuar frikën e një çarje të botës perëndimore.

Në këtë këndvështrim, edhe vetë mocioni i rrëzimit të Berluskonit mund të ketë patur suport perëndimorë, edhe amerikan, gjithashtu, për ta hequr atë "qafe".

Pyetja që shtrohet këtu ka të bëjë me faktin, se mos ndoshta raporti i Martyt është një far lloj revanshi i Berlusconit ndaj SHBA-s, për tentativën e rrëzimit të tij, dhe synoi të destabilizoj Kosovën, këtë aleate të brishtë amerikane në rajon?

Megjithëse nuk dihet sa e vërtetë është linja llogjike e ngritur më lart, fakt është se në terren, trupat amerikane në Kosovë bënë këto ditë ndryshime në pozcionet e tyre, duke u vendosur direkt në veriun e Kosovës, në frontin më të nxehtë, karshi Serbisë. A është kjo një lëvizje rutinë, apo e lidhur me raportin e Martyt?

P.S. Nuk duhet injoruar se konflikti historik Perëndim vs. Rusi është gjithmon aktual (pavarësisht luhatjeve), ndërsa tingëlloi disi e çuditshme gazeta "Politika" e Beogradit pardje, kur sulmoi "kot-më-kot" Berishën, sulm që më shume u duk si protekshën për të, në situatën post-Marty.

FRONTI I BASHKUAR SHQIPTARO- AMERIKAN DENOIN ASHPER SULMET RACISTE TE DICK MARTYT DHE BEOGRADIT

Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan,me qender dhe veprimtari ne qytetin e New York-ut te Shteteve te Bashkuara te Amerikes,po i ndjek me shqetsim te madh dhe kujdes te vacant, te gjitha akuzat fallco, qe ka thurur e ngritur kohet e fundit zvicerani Dick Marty ndaj Kryeministrit te Kosoves, Zotit Hashim Thaci dhe UCK-se se Lavdishme.

Pas nje analize te thelle e te gjithanshme,qe u kemi bere denoncimeve te tilla, te pabazuara ne fakte e prova, arrijme ne konkluzionin se ato nuk kane asgje te perbashket me realitetin dhe i konsiderojme si shpifje te rradhes, te Komplotit te Madh sllav nga klanet shoviniste serbo-ruse kunder Lirise se Popullit Shqiptar te Kosoves.

Nje skenar i till antishqiptar,kaq i erret dhe i mbushur plote e perplote me mashtrime ndaj Ushtrise se Lavdishme Clirimtare te Kosoves dhe liderave te saj heroik,qe u fillua me pare nga serbofilja e Bernes, Karla Del Ponte dhe po vazhdohet nga zevendesi i saj me intrigat e koheve te fundit,duket qart se ai eshte i frymezuar, e pse jo dhe i parapaguar nga shteti i sotem shovinist serb dhe i sherben politikes se tij te krimit. Edhe pas ketij sulmi cinik e te pabese qe ka ndermarre mashtruesi Dick Marty, duke akuzuar Udheheqsin e Luftes Clirimtare te Kosoves, zotin Hashim Thaci per gjoja krime te renda mafioze si tregti armesh, droge e organesh njerzish,qendron dora tinzare dhe kriminale e Beogradit, pavarsisht se kete here lojtari i tij serbofil eshte perseri nje i huaj.

Zyrtaret e Beogradit,qe e kane mbajtur te pushtuar e te shtypur Kosoven per nje shekull, jo vetem qe nuk kane hequr dore nga ajo, por aktualisht po punojne intensivisht dhe me egersi kunder pavarsise se saj. Ata vazhdojne te mendojne akoma si dikur, se me dredhi e dinakri mund ti realizojne akoma edhe sot qellimet e tyre te mbrapeshta,per te implikuar, penalizuar dhe goditur pas shpine drejtuesit e Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe Shtetin e Pamvarur te saj, duke ja lidhur duart dhe kthyer perseri nen roberine e meparshme serbe.

I gjithe ky komplot i eger kriminal kunder popullit martir te Kosoves eshte pergatitur vite me pare ne zyrat gjakatare te sherbimit sekret serb, BIA-s, prej vraseve profesionist te ish UDB-se dhe diplomacise titiste, nen drejtimin e perkujdesjen e diktatoreve te rinje serbe, Boris Tadic,Vuk Jeremic etj, te cilet tani jane prezantuar qart se kane qene gjithmone ushtare besnik, bashkepuntor dhe pjesmarres ne krime me boset e tyre Sllobodan Milloshevic,Ratko Mlladic e Radovan Karaxhic,qe mbyten ne gjak dhe masakruan shqiptaret dhe tere popujt e ish Jugosllavise.

Lideret e klanit shovinist te Zemunit,qe sot jane ne krye te Serbise e kane filluar luften e tyre te fshehte dhe te ashper kunder Shtetit te Pamvarur te Kosoves shume kohe me pare,qysh kur denoncuan ne Gjykaten e Hages me shpifje e mashtrime komandantet e Ushtrise Clirimtare, te Kosoves, heronjt e popullit shqiptar Ramush Harainaj, Fatmir Limaj, Azem Syla, Agim Ceku etj. , ,ku megjithse deshtuan me turp dhe u demaskuan rende perpara opinionit perparimtar boteror, po ecin perseri ne rrugen e krimit dhe po pergatiten qe te kryejne vrasje, masakra dhe kasapane te reja neper Ballkan.

Ne jemi shume te bindur se edhe akuzat e funksionarit te larte te Keshillit te Europes, Dick Marty kunder zotit Hashim Thaci, Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Republkes se Shqiperise dhe lidereve te saj,qe kane qene perhere viktima te terrorit shteteror serb, te cilat ai po i trumbeton sot me shume buje si " Zbulimi i Madh i Shekullit",do te pesojne nje disfate te plote dhe demaskohen keq para drejtesise, sapo ato te perballen me provat, realitetin dhe te verteten qe flasin ndryshe.

Te gjitha shpifjet monstruoze te ketij personi, do te mbeten edhe nje turp i madhe per Keshillin e Europes. Ato jane veprime te qellimshme e te kunderligjeshme,te cilat duhet te ndeshkohen e denohen rend sipas ligjeve ne fuqi. Akuza te tilla fallco jo vetem qe nuk do ta cenojne aspak figuren e ndritur te liderit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe Kryeministrit te saj, Zotit Hashim Thaci, por ato do ta forcojne ate akoma me shume dhe ngrene me larte ne piedestalin e ndritur qe e ka vendosur Kombi Shqiptar, atje ku e ka vendin e tij te nderit per vepren dhe sherbimin e madh qe i ka bere ceshtjes sone te Kombtare.

Ne pershendesim edhe qendrimin e guximshem te shtetit shqiptar per denimin e shpifjeve te tilla ndaj zotit Hashim Thaci dhe Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe per te mbrojtur bashkekombesit e tij dhe te drejtat e tyre nga sulmet kriminale te shtetit shovinist serb. Ne te njejten kohe shteti shqiptar duhet te shikoje me kujdes dhe vigjilence se mos ne raportin e zi famekeq te Dick Martyt ka dhene kontributin e tij si mercanar i fshehte edhe ndonje pseudolider i larte shqiptar i zhytur ne tradheti te thelle, qe i sherben me zell e perkushtim padroneve te tij serb e antishqiptar te krimit.



Keshilli Drejtues

Themi J. Tushe

Pashko Rr. Camaj

New York

Metodat e veprimit dhe dëshirat e Dick Martit

Nga Gani Qarri

Nëse Dick Marty paraqet një raport mbi hetimet, ai duhet trajtuar me kujdes,ngase raportuesi i Parlamentit evropian në njërën anë,përpiqet që indikacionet ti paraqes si fakte, kurse në anën tjetër, ai nënvlerësohet rregullisht. Një raport mund të jetë përfundimi, por edhe fillimi i një hulumtimi, kishte deklaruar Dick Marty para disa vitesh, dhe pikërisht atëherë kur kishte filluar ti hulumtonte burgjet e supozuara të CIA-s.

Raporti i tij i parë,i paraqitur para Parlamentit Evropian me 2006 ishte tallur,i dyti në vitin pasues ishte përqeshur,por në ndërkohë Qeveria britanike i kishte kërkuar falje atij,ngase shumë vende lindore kishin ngritur komisione parlamentare për hulumtimin e fakteve të supozuara.

Dick Marty përmes metodës së tij të hulumtimit të cilën ai e quan Dialektika e së vërtetës,në fazën e parë përpiqet që në Raport të përmbledhë sa më shumë material rëndues që mundet, bën akuza të rënda me deklarata të dëshmitarëve anonimë,dhe paralajmëron zbulime shokuese, pastaj si parapërgatitje për sulm,së pari u ofron përmbajtje të zgjedhur nga raporti,Mediave të njohura,dhe për të arritur kulmin e vëmendjes,ai hesht si hekur,kur del para mikrofonit dhe kamerave.

Përafërsisht kështu i përshkruante këto ditë "Neue Zürcher Zeitung Online" sjelljet kontroverse dhe metodat perfide të Dick Martit në një pjesë të një artikulli,i cila vazhdonte me konstatimin se,Dick Marti,përmes inskenimeve të pa bazuara përpiqet të arrij kulmin e vëmendjes së opinionit botëror duke u përpjekur të krijoj sensacione edhe nëse të pa vërtetuara,por të mirë inskenuara,me episode sa më prekëse dhe të përzgjedhura me shumë kujdes,nga një regji profesionale!

Dick Marti siç edhe dihet tanimë nga opinioni gjerë, për disa vite ka kryer punën e prokurorit ne vendin e tij,në Kantonin Tiçino të Zvicrës, i cili në paraqitjet e tij publike,gjithmonë është dëshmuar si përkrahës i flaktë i Serbisë,dhe kundërshtar i hapur dhe i përbetuar i pavarësisë së Kosovës.

Nga ky shkak ai qëllimisht u ftua nga Serbia,nga prokuroria e një shteti barbar, luftënxitës dhe vrasës masash njerëzore,me ndihmën e së cilës u përgatit,instruktua dhe armatos fort me shpifje monstruoze,për inskenime profesionale të përgatitura mirë dhe me kujdes nga prokuroria serbe.

Ai i hyri këtij aksioni të porositur e pse jo edhe të mirë paguar nga padroni me një qëllim të caktuar që përmes inskenimeve të tija profesionale të mbillte bëmat e krimit serb në jetën e padjallëzuar të shqiptarëve,të atyre shqiptarëve që presin mysafirin qëllimkeq Dick Mart-in,si mik me zemër të hapur dhe në mënyrë të sinqertë në shtëpitë e tyre të varfra por bujare,ende pa e ditur se çfarë problemi do të lind dhe me çfaje do ngarkohet kombi shqiptar në tërësi,nga imagjinata e sëmur e këtij antishqiptari të përbetuar ,dhe improvizuesi të pa kompromis.

Me kërkesa të shkruara dhe të paraqitura në formë ankesash nga prokuroria e shtetit serb,nga ish pushtuesi ynë i cili përvojën e tyre të gjatë në praktikimin e krimeve të kryera ndaj shumë popujve nga përbërja e ish-Jugosllavisë,për mes kreatorit inskenues e të paguar shtrenjtë, Dick Mart-it, përpiqet që krimet kundër njerëzimit,trafikimin me njerëz dhe tregtinë me organet njerëzore, tua mveshë viktimave të pa fajshme shqiptare.

Karakterin e dyshimtë të Dick Marti-t, më së miri na e sqaron Abdulla Katuçi ,pronari i shtëpisë së "Verdhë" i cili hedh akuza të rënda ndaj këtij raportuesi të çuditshëm,kur gjatë vizitës së Dick Mart-it dy vjet më parë në Shtëpinë e tij,po të mos e ndalonte i zoti i shtëpisë,ai tentoi me forcë të hidhte eshtra të vdekurish në brendinë e shtëpisë, për çka Pronari i asaj shtëpie të instrumentalizuar për qëllime të tilla meskine,me të drejtë edhe kërkon nga shteti që të ngrij padi kundër raportuesit të KE-së, Dick Mart-it si dhe kundër ish kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte,për shpifje dhe akuza të pa baza kundër viktimave shqiptare.

Dëmet nga ky raport i porositur,kundër Thaçit,UÇK-s dhe gjithë Kombit shqiptar,me gjithë mungesën e fakteve,Tim Judah i vlerëson të mëdha, në një shkrim të tij në "Daily Telegraph",sepse akuzat e tilla të rënda jo vetëm se "minojnë kredibilitetin" e Kosovës,por paraqitja e këtij "dokumenti" është edhe goditje fatale për Kosovën- si shteti më i ri i Evropës" ngase Kosova si shtet në ndërtim ende nuk ka arritur ti realizoj të gjitha elementet e shtetësisë së plotë,që nga koha e shpalljes së pavarësisë së saj,ndaj edhe për këtë shkak populli i Kosovës do të jetë i dënuar me varfëri dhe izolim të mëtejshëm,vlerëson Tim Judah.

Mjerisht përkundër gjithë këtyre sulmeve të organizuara kundër shtetësisë sonë,kundër qenies shqiptare dhe ekzistencës tonë kombëtare,nuk na e sqaroi askush,as një herë deri më tani,dhe as që kërkoi dikush zyrtarisht edhe pas afro 12 vitesh të përfundimit të luftës,që të dimë ne si komb i sakatuar nga gjenocidi serb, dhe opinioni demokratik ndërkombëtar,për rrethanat, kushtet dhe mënyrën se si u vranë shqiptarët nga Serbia, arsyen e varrosjes dhe zhvarrosjes së disahershme të viktimave shqiptare nga kriminelët serb,shkakun e bartjes së kufomave nga Kosova në Serbi,qëllimin e kidnapimit të mijëra shqiptarëve,sqarimin çfarë në të vërtetë ndodhi me organet e tyre dhe jetën e shqiptarëve të kidnapuar nga Serbia,pse u zhdukën dhe si humbi çdo gjurmët nga ta, ku mbetën dhe kur do të kthehen,çka ndodhi me ta dhe çfarë u bë me organet njerëzore të viktimave dhe të kidnapuarve shqiptarë,qëllimin dhe shkaqet e veprimeve të tilla, të pa para e të pa dëgjuara në asnjë vend tjetër në botë deri më tani.... si u kaluan të gjitha këto në heshtje, kur do të kemi sqarime dhe kush do japë përgjegjësi për të gjitha këto krime ndaj shqiptarëve, nëse jo Serbia?!

Pse Serbinë përkundër të gjitha këtyre akteve barbare,nuk e vë askush përpara përgjegjësisë. Kërkesa e Adem Demaçit duhet të jetë kërkesë e të gjithë shqiptarëve,që të zhvillohen hetime kundër Serbisë, si inicuese e të gjitha luftërave dhe shkaktare e të gjitha barbarive në gjithë territorin e ish Jugosllavisë e cila përkundër të gjitha këtyre të këqijave dhe vuajtjeve çnjerëzore që ua shkaktoi shqiptarëve dhe të tjerëve,Serbia me arrogancën e saj duke përfituar nga përkëdheljet ndërkombëtare, nga mos veprimet tona shtetërore dhe injoranca jonë kombëtare,ajo edhe një herë,hidhet në sulm me një mal akuzash e shpifjesh kundër nesh,duke angazhuar edhe raportues nga parlamenti evropian.

Ky raport dhe momenti i zgjedhur për paraqitjen e tij nuk mund të jenë pa prapavijë të caktuar politike, kur janë paralajmëruar edhe bisedimet me Serbinë,e cila përmes Dick Mart-it akuzon viktimat e saj për trafikim dhe shitje organesh njerëzore,derisa vet Serbia mund të ketë kryer me mijëra vepra të tilla kriminale,kur dihet se asaj nuk i kanë munguar kushtet as mundësit që gjatë gjithë kësaj periudhe afro 12 vjeçare,tua humbë edhe të gjitha gjurmët e mundshme krimeve të saj të ushtruara mbi viktimat shqiptare,dhe tani nga përvoja e saj makabre,ajo instrukton edhe inskenuesin profesionist, Dick Marti-n për ti shitur aktet e saja barbare kundër njerëzimit, si vepra të shqiptarëve.

Dick Marti dhe Parlamenti evropian,duhet ta dinë, se kështu nuk mund ta bëjnë drejtësinë ndaj nesh, sepse flaka e luftës për lirin e pa përfunduar të të gjithë popullit shqiptar, është ende e ndezur në zemrat e kombit dhe ata nuk kanë asnjë faj tjetër, përveç luftës së tyre për liri, e cila ju mohohej nga pushtuesi sllav,ndaj inskenimet e tilla kundër shqiptarëve të cilat po luhen para hundëve të Evropës,mund të rindezin flakët e luftës edhe një herë në rajon!

Nga përvoja e shpifjeve të më hershme tentohet që,storiet komike të luhen edhe një herë,mbi gjurmët e atyre hetimeve për të cilat nuk u gjetën prova askund e as në shtëpinë e aluduar,të quajtur qëllimisht si e "verdhë" ngjyrë e cila përkon në flamurin e shtetit të Kosovës,formimin e të cilit Dick Marti me sponsoruesit e tij,me çdo kusht duan ta paraqesin si të krijuar, mbi themelet e krimit të organizuar......Zot ruaje Kosovën dhe Kombin Shqiptar nga raportues të tillë!

Shpifjet e Carla del Ponte-s janë kthyer në një lloj dyqani në të cilin u punësua shegerti i saj besnik Dick Marti i cili tani na shet gjithçka,përveç së vërtetës,ngase prodhuesi i mallrave kriminale siç është prokuroria serbe,si shiste dot më këto mallra të kontaminuara, të cilat helmojnë atmosferën e jetës demokratike dhe rrezikojnë paqen edhe ashtu të brishtë në rajon,ndaj edhe zgjodhi një punëtor të paguar mirë nga një shtet i besueshëm,për shitjen sa më shtrenjtë të intrigave fajësuese serbe,përmes inskenimeve të Dick Mart-it.

Derisa nëna,gra dhe motra tona shqiptare,ka afro 12 vite që nuk kanë pushuar vajin në këtë vend,duke pritur një lajm për djemtë e vrarë,të kidnapuar dhe të zhdukur nga Serbia, Dick Marti, ky njeri që guxoi të jetë 15 vjet anëtar i parlamentit evropian, përmes raporteve të konstruktuara akuzon shqiptarët,sikur vrasja e shqiptarëve të mos ishte krim kundër njerëzimit. Ndaj,nga Dick Marti si autor i këtyre shpifjeve do duhej të kërkohej përgjegjësi dhe ai të vihej para drejtësisë ndërkombëtare,për shpifje ndaj një kombi të tërë siç është edhe ky rast tani me kombin tonë... por a do ta kërkoj kush vallë, këtë ndonjëherë?!

Mjerisht,Shqiptari edhe sot është mikpritës edhe për vrasësin, kur vije si "mysafir" pa pyetur e as kuptuar se çfarë njeriu është ai, bile edhe atëherë kur është i tillë i keq siç qëlloi të ishte edhe Dick Marti, të cilin shqiptarët e mirëpritën me bujari, i siguruan liri dhe mbrojtje, dhe i falën besimin e pamerituar, për hulumtim të pa anshëm në vendin e tyre,por ai veproi ndryshe,përdhosi mikpritjen tonë të sinqertë,dhe në vend të mbledhjes së provave që mungonin, ai prapa shpinës sonë, prodhoi gënjeshtra të cilat i shoqëroi me shpifje monstruoze të prokurorisë serbe dhe i konstruktoi me mjeshtrin e tij inskenuese, kundër popullit tonë.

Grua në errësirë

Tregim nga Suzana Kuqi

Zbrazëtia e gjysmës së shtratit i kujtoi se i shoqi nuk ishte kthyer në shtëpi mbrëmjen e shkuar.Tashmë ishte mësuar, ishte grua artisti, të njohur madje. Të gjithë e adhuronin. Dikur e kish adhuruar edhe ajo dhe e kish dashur. Shumë. Kushedi me kë ka qenë mbrëmë, mendoi tek po lante dhëmbët. Hamendësimet shkumëzuan së bashku me pastën e dhëmbëve e pastaj së bashku me të u shpëlanë e rrëshkitën bashkë me ujin. Nuk ka rëndësi, do të kthehet prapë. Do të mundohet ta harrojë edhe atë ashtu siç ka bërë me të tjerat.

- o -

Shtyu derën e hyri në dhomën e hotelit. E kishin lajmëruar se i shoqi e kish lënë që në mëngjes e kish paguar edhe llogarinë. Shikoi me kërshëri përreth. Dhoma ishte pastruar e rregulluar, asnjë shenjë që të mund të dëshmonte për sa kish ndodhur ato ditë të mungesës së tij në shtëpi. Shkoi tek dritarja dhe e hapi. Koha ishte e bukur dhe e kthjellët, me atë kthjelltësi pafajësie pas një nate me shi. Poshtë dritares pa bishta cigareje të lagur, të shëmtuara, si një çast pasioni të gabuar të konsumuar e të djegur shpejt. Të shkoi keq edhe këtë rradhë, një tjetër grua për t'u harruar... sepse... nuk e ke lidhur me fillin e mbiemrit tënd që ta tërheqësh nga cepi i harresës...

- o -

E gjeti të shoqin në studio tek po punonte mbi një telë. Qëndroi tek dera dhe admiroi lëvizjen e shkathët të penelit. Abstraksion, nuk e dinte se ç'kish ndërmend të shprehte ai me të, por asaj ju duk si një varr i përmbysur. E përshëndeti duke i buzeqeshur. Mendimi se ai ishte sërish aty, dhe... çuditërisht ndjesia se fundja nuk i bëhej më vonë se ku kishte qenë, e bëri të vinte buzën në gaz përsëri. Ai kishte qenë me shërbim dhe aq. Kurrë nuk do ta pranonte se e kish tradhëtuar dhe kurrë nuk do të pranonte që ajo t'a tradhëtonte. Mendjemadh, mendoi ajo dhe i buzëqeshi për herë të tretë. Jo, ajo nuk mund ta bënte, jo sepse nuk donte por... sepse nuk ja vlente... Ai e kish mbajtur me kujdes nën hijen e tij duke ja zbehur të gjitha vlerat, e vetmja gjë që i kish mbetur ishte ajo e ndershmërisë. Ajo ishte gruaja e atij artisti të madh, dhe... ishte e ndershme. Ja përse e vlerësonin, sepse ishte e ndershme, asnjë meritë tjetër. Endrrat e saj për artin kishin perënduar me talentin e saj të shtypur nga madhështia e talentit të tij. Shkoi herët për të fjetur e mori të lexonte një libër. Ai erdhi, si gjithnjë u zhvesh e u shtri bri saj. Në fillim larg, pastaj filloi të afrohej. Ndjeu duart e tij tek e preknin, të shkathëta si me penelin. Ajo ishte tela e tij, ai po pikturonte ...mbi të... varrin e kujtimit të gruas së fundit që kish pasur ndër duar... gruaja e tij për të harruar gratë e botës...trupi, tempulli i shpirtit të saj ku ai lutej për pak harrim të zhgënjimit të makutërisë së tij. A më ka dashur vallë ndonjëherë, mendoi tek ndjente këmishën t'i rrëshqiste përgjatë trupit, apo kam qenë vetëm stacioni i ndërrimit nga njëra grua tek tjetra, stacioni i harrimit... ndjeu duart ta preknin e ta hapnin, kërkonin thellë sa më thellë... Sa i thellë duhet të jetë një varr ..? Nuk kundërshtoi, e fundja përse? Një varr më shumë a një më pak ... në një varrezë dashurie, ç'punë i prishte asaj... Ajo do ta bënte të harronte, edhe emrin, edhe aromën, edhe flokët e asaj tjetrës, e kish bërë gjithnjë...Frymemarrjet u vështirësuan, ofshama, kënaqësi që rritej, rënkime, pastaj më të forta derisa...ai thirri emrin e saj. Atë tjetrën e kish harruar...

- o -

Burrin e zuri gjumi shpejt. Ajo ngriti me kujdes në errësirë telën e saj. Mjaft më dëshira për burra pa fytyrë. Me lëvizje të lehta e delikate, një fytyrë, sa i ngjante asaj të burrit të saj. Ishte veç pak ndryshe, ishte vetëm i saj. Një burrë që të vinte aty këtë moment, që të ishte i zoti të shkatërronte atë varrezë, për t'a shndërruar në një tempull. Tempujt ndërtohen për Zotat, mendoi, po bie në mëkat. Por a nuk kishin bërë mëkate të gjithë ata që kishin ngritur tempuj? Le ta fillojmë, deri sa mban mend historia. Ishin vetëm mashtrim, me kohën ranë një e nga një me zotat e tyre.Tani kish arritur tek duart. Të zakonshme por delikate në prekje. Të kthehem përsëri tek fytyra. Sytë, më hyjnë në shpirt, por buzët... duhet të jenë më premtuese, prej andej del fryma, zëri, fjalët , ato dhurojnë puthjen. Po ngjyrën e syve? Të blertë janë më të bukur, por janë të pabesë. Ndoshta Zoti i ka në ngjyrën e qiellit, por nuk janë të qëndrueshëm. Më mirë në ngjyrë të tokës, është më e qëndrueshme, më e ngrohtë e më besnike. Nuk kish dëgjuar ndonjëherë se toka i braktis njerëzit, përkundrazi. Kjo duhej të ishte fytyra që duhej t'i ngjante Zotit, çuditërisht shumë e ngjashme me atë të të shoqit. Sepse dikur e kam dashur, shumë. Zoti merr tiparet e njeriut që duam. Ose të asaj pjese mashkullore të tij, pjesa femërore jam unë e së bashku do të ndërtojmë këtë tempull. Portreti ishte mbaruar, fytyra e pikturuar i buzëqeshi. “Eja”,- i tha ajo,- “zbrit nga tela”. Me një vështrim çapkën burri zbriti nga tela. Ajo i bëri vend mes saj dhe të shoqit. Filloi ta prekte me gishtërinj të dridhur...

- o -

Ajo i buzëqeshi errësirës që la pas imazhi i bukur i tempullit të saj. Dëgjoi gërhimën e lehtë të të shoqit dhe u mundua të shquante tiparet e tij mbi nënkresën e bardhë. Atë natë ishte aty, e ndoshta edhe shumë netë të tjera në vazhdim, derisa instinkti i gjahut pas grave të bukura t'i zgjohej sërish. Dikur kish qenë zot i tempullit të saj, dikur, tani ishte një monument, një përmendore së cilës i falej përpara çdo tradhëtie që i bënte. Tradhëtie? Ajo vuri buzën në gaz tek dritat e një makine të vetmuar në shkretëtirën e errët të rrugës depërtuan në dhomë e ndriçuan një çast fytyrën e tij të qetë e të vetëknaqur. I shkreti ti, mendoi, nuk e ke menduar kurrë se unë jam grua, e kam aq forcë në shpirt sa për tu hakmarrë...jo me burra hoteleve, nuk i shkon natyrës sime. Kam aq forcë e magji në shpirt, sa të tradhëtoj edhe me ajrin që ti thith dhe e nxjerr prej mushkërive...

Nga Suzana Kuqi

Si ka evoluar qyteti hero i Skënderbeut "Kruja"

Pazari i Derexhikut dhe udhëtim në Krujën e viteve 1900. Kështu vazhdojnë ende ta quajnë krutanët e hershëm pazarin karakteristik të qytetit të tyre. Historia e pazarit është po aq e vjetër sa edhe luftërat e Skënderbeut.

Si ka evoluar qyteti hero i Skënderbeut



































Nga Rezarta Delisula

Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, të cilat nisnin nga hyrja e kalasë së sotme dhe deri te Hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës. Në shekullin XVII, qyteti mori një zhvillim ekonomik dhe rrjedhimisht dhe zejet e vendosura në pazar. Pazari i Krujës u mor nën kujdesin e qeverisë në vitin 1961, ndërsa më 1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për rikonstruksionin e tij. Me kartolinat e koleksionistit Nikolla Xharo ne këtë herë udhëtojmë në Krujë, ku përmes viteve të ndryshme, që nga 1900 shohim evoluimin e qytetit hero të vendit.

Histori

Qyteti i Krujës ndodhet rreth 32 kilometra larg Tiranës dhe shtrihet në shpatet malore, që mbajnë të njëjtin emër. Emri i qytetit Hero rrjedh nga fjala Krue, që do të thotë burim dhe sot burimet natyrale në Krujë janë të shumta. Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se në Krujë ka qenë një vendbanim ilir, që në shekullin III para erës sonë. Fshati Zgërdhesh, që ndodhet rreth 4 kilometra larg Krujës, mendohet të ketë qenë "Albanopolisi" i përmendur nga gjeografi dhe astronomi nga Aleksandria, Ptolemeu, në shekullin II të erës sonë. Përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 879, si qendër peshkopate. Kruja ka qenë epiqendra e parë e shtetit të parë feudal shqiptar, "Principata e Arbrit", rreth vitit 1190-1198, duke pasur në krye Progronin dhe më pas djemtë e tij, Gjinin (1198-1206) dhe Dhimitrin (1206-1216). Arrin lulëzimin në shekullin XIII-XIV. Në gjysmën e shekullit XIV është kryeqendra e Topiajve, me tregtari dhe zejtari të zhvilluar, duke bërë që pranë kështjellës të ngrihen lagjet më të vjetra. Tanush Topia zgjeroi pronat e tij dhe krijoi një principatë të madhe, deri në momentin kur ky i fundit vritet nga Roberti, mbreti i Napolit, ndërsa vendin e tij e zë i biri, Karl Topia. Osmanët e pushtojnë për herë të parë më 1396 dhe për herë të dytë më 1415, ndërsa i vënë emrin "e ri" Krujës, "Akçe Isar" (Kulla e Bardhë). Më 1430, shpërtheu një kryengritje e organizuar nga Gjon Kastrioti. Me kthimin në atdhe të Skënderbeut (1405-1468), më 28 nëntor 1443, Kruja bëhet qendra e epopesë shqiptare të shekullit XV, duke bërë që të dështojnë rresht tre rrethimet e Krujës (1450,1466,1467). Kalaja e Krujës merret vetëm më 16 Qershor 1478, 10 vjet pas vdekjes së Skënderbeut nga Sulltan Mehmeti II. Tërmeti i vitit 1617 që ra në Krujë, dëmtoi dhe më pas rrëzoi disa prej strukturave të gurta të qytetit të lashtë, duke përfshirë edhe pjesë të fortesës. Sërish më 1832, ajo bie pre e shkatërrimeve përgjatë shtypjes së kryengritjeve shqiptare nga osmanët. Disa rregullime që iu bënë fortifikimit përgjatë shekullit XIX nuk mundën t'i kthenin shkëlqimin e dikurshëm. Gjatë shek. XVIII-XIX qyteti pati një gjallërim ekonomik dhe mori trajtën karakteristike të kullave krutane, ndërsa në gjysmën e dytë të shek. XIX, ajo ka një zhvillim të ri lidhur me kthimin në një qendër të mirëfilltë qytetare. Në kohën e Zogut qyteti pati një ulje të popullsisë së Krujës. Nga 4800 banorë që kishte më 1930 zbriti në 4500 me 1938. Në vitin 1968 Kruja mori titullin Qytet Hero.

Vizitat

Të njohur me historinë e personit, që për shumë vjet u bëri qëndresë osmanëve, shumë turistë të huaj janë kuriozë të vizitojnë qytetin e Skënderbeut. Muzeu Historik, Etnografik, vendet e shenjta, rrënojat e kalasë së hershme janë ato që mund të gjesh në Krujë, duke mos harruar pazarin e vjetër, që ka ecur paralelisht me zhvillimin e qytetit. Kështjella e Krujës mendohet të jetë ndërtuar gjatë shekujve V dhe VI të erës sonë. Ajo u ndërtua mbi themelet e rrënojave të një banese ilire të shekullit të tretë para erës sonë. Emri i Kështjellës së Krujës përmendet në një dokument kishtar të vitit 879 të erës sonë, kohë në të cilën Kështjella konsiderohej një qendër e rëndësishme fetare.

Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës është i vendosur përballë Muzeut Kombëtar. Muzeu është një ndërtesë e shekullit të 18-të, e cila ka qenë shtëpia e Kapllan pashë Toptanit. çdo gjë është ruajtur si dikur, banjë turke, pikturat orenditë... Qyteti ka pësuar ndryshime të shumta gjatë viteve, ndërsa lagjja autentike mbahet ajo e Pazarit. Kruja është zgjeruar është shtuar dhe lëvizjet demografike të viteve '90 sigurisht që përfshinë edhe qytetin hero. Ndërtesat e reja kanë nisur të gëlojnë në qytet, ndërsa ajo që i mungon kryeqytetit të Shqipërisë ndodhet në këtë zonë. Tipike e pazareve të vjetër në Ballkan, e shtruar me kalldrëm, me dyqane që i ngjiten njëra-tjetrës të mbuluara me tjegulla e të ndërtuara kryesisht me dru, rruga e vetme që të çon drejt Kalasë ka mbetur si dikur. Kjo është një histori shumë e shkurtër e qytetit hero, qytetit të Skënderbeut, që bën kurioz thuajse të gjithë turistët që vijnë në Shqipëri.

* BANJE TURKE

Në muzeun Etnografik të Krujës ndodhet e vetmja banjë turke e mbetur qysh nga kohët e shkuara. E ndodhur në pronën e Kapllan pashë Toptanit, familje e njohur dhe e pasur krutane, banjë turke është një ndër reliket më të hershme të muzeut. Shtëpia është një ndërtesë dykatëshe, ku në katin e parë ndodhen ambientet e punishteve ose kantinat, ndërsa në katin e dytë, dhomat e banimit.

* UDHETARET

Pazari historik i Krujës është përshkruar dhe nga udhëtari austriak, Von Han, në shekullin e XIX-të, kohë kur ai vizitoi Shqipërinë. "E vendosur në një rrugë të ngushtë që të çon drejt kështjellës dhe në të dy anët me dyqane. Me një atmosferë aq të lashtë të duket se nuk ka pësuar asnjë ndryshim që nga koha e Skënderbeut…", shkruan Han në përshtypjet e tij.

Burimi i Qafë-Shtamës ose i "Nanës Mbretneshë"

Burimi i Qafë-Shtamës është një ndër burimet më të njohura në Shqipëri, që ndryshe quhej burimi i Nanës Mbretneshë. Familja e mbretit Zog pinte nga uji i Qafë-Shtamës dhe kjo ishte arsyeja që ky burim mori emrin e nënës së mbretit Zog. Të moshuarit në këtë zonë tregojnë se një bot uji vinte dhe merrte ujë nga burimi një herë në javë dhe ky ujë i shkonte familjes mbretërore. Në këtë kartolinë paraqitet pikërisht ky burim në vitet e mbretërisë, ndërsa tani pllaka e burimit është amortizuar tërësisht. Kruja është vendi i burimeve natyrore të ujit dhe ky është edhe shkaku që qyteti ka marrë këtë emër.

* 1959 VITI

Në vitin 1959 ngrihet në Krujë monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Heroit Kombëtar, i cili i dha namin e mirë qytetit. Pak vite më vonë më 1968 Kruja merr nga shteti i asaj kohe emërtimin Qytet-Hero.

* 1982 VITI

Në vitin 1982 pas një pune disavjeçare u inaugurua muzeu "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" dhe u shpallën monumente kulturëë 7 shtëpi karakteristike krutane, të cilat u morën nën mbrojtjen e shtetit dhe vazhdojnë ende të jenë të tilla.

Skënderbeu në pullat e mbretit Zog

Gjergj Kastrioti është simboli i Krujës dhe krutanëve. Në kartolinat e vjetra të mbledhura nga koleksionisti Nikolla Xharo janë edhe pullat me Skënderbeun, që i takojnë periudhës shqiptare të monarkisë. I lindur në Krujë, heroi ynë kombëtar për disa vjet jetoi në Turqi për t'u rikthyer në Shqipëri me rolin e prijësit luftarak kundër osmanëve. Vjet u përkujtua 600-vjetori i Skënderbeut, por jo në përmasat që i takonin Heroit Kombëtar. Nga turqit ai u quajt Iskander Bej, që do të thotë Lordi Aleksandër. Sulltan Murati II i dha atij titullin VALI, që e bëri guvernator të Përgjithshëm të disa provincave të Shqipërisë Qendrore.

Besëlidhja e Lezhës mbahet si arritja më e madhe e prijësit, i cili arriti të bashkonte principatat shqiptare. Skënderbeu arriti t'i bënte qëndresë pushtimit osman, i cili ndodhi vetëm pas vdekjes së tij më 1480. Fama e Heroit tonë ishte aq e madhe dhe pas vdekjes, saqë Volteri mendonte se Perandoria Bizantine mund të kishte mbijetuar po të kishte pasur një prijës si Skënderbeu. Poeti francez i shekullit XVI, Ronsard, shkroi një poemë për të dhe të njëjtën gjë bëri edhe poeti amerikan i shekullit të XIX, Longfelloë frymëzuar nga karriera e tij luftarake.

Prizreni i traditës apo qyteti i dëshprimit!

Fatkeqësisht, Prizreni sot s’ka më autoritet. S’ka politikan të mirëfilltë dhe politikë vizionare për të ardhmen e vetë. Mjerisht, në çdo pore të jetës, si moral në përhapje sundon gënjeshtra, hipokrizia dhe mediokriteti.

Prizreni i traditës apo qyteti i dëshprimit!


































Shkruan: Adnan ABRASHI

Edhe pse ishte ditë tregu, kur zakonisht qendra e saj gumëzhin nga njerëzit, tek unë atë ditë dominoi një ndjenje sikur qyteti im, Prizreni, rënkonte. 

Duke pirë si zakonisht kafenë e mëngjesit në lokalin tim të preferuar të lagjes, me mendime i tretur tërësisht në zbrazësinë e kësaj kotësie, spontanisht hapa gazetën e ditës dhe vëmendja ime u përqendrua në një artikull që kishte për temë pikërisht qytetin e Prizrenit. 

Ende pa e lexuar përmbajtjen në thelb, por vetëm titullin, shikova në fund emrin e autorit dhe pashë se artikullshkruesi nuk ishte bashkëqytetar imi. Mu për këtë qëllim, nuk vazhdova ta lexoja më tej. Nuk bëra ashtu, sepse e dija se kur të tjerët shkruajnë për Prizrenin, ata gjithmonë nisen nga një kallëp i bindjeve më parë të formuar patetike dhe paragjykuese për këtë qytet. 

Me qëllime plotësisht të mira, kuptohet, ata, është e pamundshme që në shkrimet e tyre të mos e thurin atë refren, në stilin tanimë të absorbuar mjaftë, alla, Prizreni-qytet muze; vatër e kulturës sonë tradicionale; kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve; bukuroshja e Arbërisë; simboli i kombit dhe simbol i trimërisë... etj., etj..


Edhe pse, shpesh këso vlerësimesh gjenerale, me metaforë të ngjashme përsëriten gati kudo dhe ato ndonjëherë më duken bajate, unë, si prizrenas autokton, pranoj se më vjen mirë kur i dëgjoj. Ama, “dukjen e një qyteti e formojnë njerëzit që jetojnë në të, e jo shtëpitë dhe rrugët që e ndërtojnë”– më këshillonte dikur baba im i ndjerë - “andaj, biri im, kurrsesi nuk duhet të krenohesh vetëm me bagazhin etik që ta kanë lënë të parët, por në atë vlerë të ngjizur kaherë, vazhdimisht duhet të kontribuosh edhe ti me punën tënde...”


Edhe pse hija e vjetër e tradicionalizmit specifik vazhdon të mbretërojë në bindjet e të tjerëve për këtë qytet, pa marrë parasysh kush dhe çka mendojnë për ta, prizrenasit e mi vazhdojnë të jetojnë sipas tekeve të tyre. Ashtu të qetë, duke lënë gjithmonë përshtypjen se, përveç punëve të veta, atyre nuk u intereson asgjë tjetër. Së paku kështu duket në shikim të parë, e, realisht, diku në brendinë e krenarisë së atyre të mentalitetit të qetë për nga natyre, fshihet si latente: zhgënjimi, pakënaqësia, indiferentizmi... ndjesia kolektive e një sindrome të paaftësisë se mund të ndryshohet së paku diçka në këtë drejtim.

Prizreni sot është i mjerë. Të bën të mendosh sikur rënkon. Përveç papunësisë dhe varfërisë si materiale, ky qytet shpirtërisht është i zhytur në hipokrizi. Në një trend të pashfrenuar të moralit të sëmurë në krizë. E them këtë me plot keqardhje, por marrëzia dominon kudo mbi të. Po, po, marrëzia! Nga njëra anë, e atyre që e sundojnë dhe vendosin si pushtet për të, dhe nga ana tjetër, e neve që vetëm ankohemi dhe flasim, por asgjë nuk ndërmarrim në këtë drejtim për ndryshimin e kësaj gjendjeje.

Fatkeqësisht, Prizreni sot s’ka më autoritet. S’ka politikan të mirëfilltë dhe politikë vizionare për të ardhmen e vetë. Mjerisht, në çdo pore të jetës, si moral në përhapje sundon gënjeshtra, hipokrizia dhe mediokriteti. Nënshtrimi ndaj “autoritetit të kërrigës” si mirësjellje, mbi të cilin është ulur pushtetari kokëbosh. Politikani injorant, me dishepuj të vet servilë përreth, të cilëve, pa kurrfarë dinjiteti i përkulen gjithë të tjerët. 

Ata janë sot Zot në këtë qytet. Ata janë madhështorë në sytë e botës që bindshëm u nënshtrohen.A nuk ka më mizërie kur në një lokal ulet një profesor i nderuar dhe intelektual me nam, duke pritur gjatë i injoruar që ta shërbejë dikush nga kamerierët, e në anën tjetër, po aty, një burokrati komunal, dy kamerierë i vërsulen pa kokë që sa më denjësisht ta shërbejnë atë. 

Nuk është e tërë marrëzia vetëm këtu! Ka edhe më keq! Në fund, burokrati nuk paguan kafenë. Ata shumë rallë paguajnë kafetë në këtë qytet. Ju këtë gjest mund ta interpretoni si të doni, por kurrsesi si mikpritje tradicionale prizrenase.

“E, po, i kemi zgjedhur vetë!” – na thonë shumë “komentatorë – badihavxhi” të cilët, në këtë qytet mund t’i hasësh çdo ditë dhe në çdo kohë, duke ndenjur me orë të tëra kot së koti nëpër kafiteritë e SHATËRVANIT (qendra e qytetit) dhe duke i shtjelluar politikat ditore. Këta janë ata që dinë çdo gjë, dhe, për këtë janë në gjendje që me orë të tëra t'ju bindin për njohurinë e vet që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë... Këta janë “press– qendra” e thashethemeve të qytetit. Analistë lokalë që pa dyshim krijojnë opinion të rëndësishëm tek masat e gjera që u besojnë. Ata janë sinonim i asaj “qysh flet qarshija”

Si karakteristikë tjetër, Prizreni është qytet tipik minoritar, ama, nga ana tjetër i ka “katundarët”, edhe “zoraxhitë“ e vet (kështu në zhargonin e popullarizuar të qershisë quhen qytetarët autokton të Prizrenit), por për këtë “fenomen” pak flitet haptas. “Zoraxhitë” janë ata bashkëqytetarë që flasin shqip dhe mendojnë turqisht. Ata që në të shumtën e rasteve janë me profesion ose “esnafë - dyqanxhinj”, ose shtëpiakë pa punë, të cilët zakonisht, si shprehi e krijuar, zgjohen herët në mëngjes për t’i ujitur lulet e bahçes apo ballkonit, dhe më pas, tërë ditën e kalojnë me pizhame në shtëpi duke pirë çaj dhe me programet televizive të stacioneve të Turqisë. 

Kuptohet, ka edhe kategori të tjera prizrenas, as-ashtu, as-kështu, por këta janë si më karakteristikët dhe më tipikët, të cilët, përgjithësisht nuk merren me politikë dhe pak u intereson kjo punë, por “dedi-kodi” muhabetet e veta (thashethemet), më së shumti i bëjnë nëpër: çajtoret e mëhallës, ngushëllimet për vdekje, mevludet... ose, nëse janë “zejtarë – zanatlinj”, duke lozur “shesh-besh” kur s’kanë punë para dyqaneve të veta.

Prizreni ka disa radio, katër TV lokale, asnjë gazetë të veten dhe shumë gazetarë korrespondentë që raportojnë për mediet kombëtare. Por, edhe pse ata rrinë dhe çdo ditë veprojnë së bashku, askush nuk e do njëri-tjetrin. Kur, në prapashpinë akuzohen në publikë dhe bëhet “dedi-kodi” për mediet e qytetit dhe për informimin lokal në përgjithësi: për një TV thuhet se është i PDK-së, tjetra- i LDK-së, treta islamike, dhe e katërta-minoritare. 

E, në fakt, direkt apo indirekt, të gjitha këto TV stacione, pa aspak kritikë dhe vërejtje publike ndaj tij, së bashku besnikërisht i shërbejnë këtij pushteti.E, pra, jashtë asaj standarde që haset zakonisht në publicistikë, edhe ky është Prizreni. Qyteti im, por kësaj radhe i treguar ndryshe. Me pak pesimizëm ndoshta, ama real dhe pa shabllonistikë.

Por, mbi të gjitha, pranoj se unë e dua edhe kështu Prizrenin. Me ato të mira dhe mangësitë që i ka. Mu ashtu sikur thoshte diku në një poemë shkrimtari: “ Të lutem doktor, mos ma ndal dhimbjen, sepse edhe ajo është pjesë e sëmundjes sime që po më mbytë....”

P.S. Çdo ngjashmëri eventuale e përshkrimeve të paraqitura në këtë artikull, me ndonjë qytet tjera të Kosovës, është e rastësishme!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...