Shkruan Flori Bruqi
Alber Kamy u afirmua qysh ne veprat e para si nje nga shkrimtaret me te fuqishem te shek XX.
Ne veprat e tej nderthuret arti i hijshem me mendimin e thelle, teknikat e sofistikuara te tekstit me ceshtjet themelore te qenies. Per te kuptuar Kamyne, duhet kaluar neper letersite greke e romake, neper historite e freve e te filozofise, duke mberritur te shrimtaret e mendimtaret klasike e moderne.. Vec kesaj, rrethanat e posacme te jetes e formuan Kamyne me nje ndjeshmeri nga me te volitshmet per artin. Lindur ne Algjeri nga baba francceze e nene spanjolle, te Kamyja u poqen ne nje harmoni fatlume, fantazia arabe, intelekti latin dhe eleganca hispanike. Per te gjitha keto, vepra e tij perben nje dukuri origjinale dhe me nje vlere te spikatur te letersise moderne..
Jeta.
U lind me 7 nenteo 1913.. Ne saje te presionit te babait, i ngjek rregullisht studimet deri ne universitet, ku diplomohet per Filozofi. Ne vitet tridhjete ai kalon sprova te shumta ne jete dhe piqet neper pervoja gjithefareshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital per tuberkulos por i shpeton vdejes por jo kurimeve te vazhdueshme..
Harton romanin e rinise "Vdekja e lumtur", te cilen nuk pranon ta botoje per se gjalli.
Viti 1937 shenon cast vendimtar ne jeten intelektuale te Kamyse.. Boton librin " E mbrapshte dhe e mbara" me ese te rinise.
Ne vitin 1939 boton nje tjeter liber me ese "Dasem"
. Me pas punon ne gazetat seriose te Algjerit dhe shkrimet e tij i boton ne nje permbledhje "Aktualet"
Behet i njohur me 1942 me botimin e esese filozofike "Miti i Sizifit", sfide krenare e njeriut ndaj universit te dhunes e te pakuptimte qe Kamyja e emerton me emrin ..absurd.. Po ate vit boton romanin " I Huaji", pasqyre e brishtesise se njeriut dhe e vuajtjes prej absurdit.
Krimtaria e Kamyse pasurohet dhe me dy drama. "Kalikula", me 1944, pershkrim poetik i cmendurise njerezore te misheruar ne figuren e perandorit romak, Kalikula. Drama tjeter eshte " te drejtet" himn i sakrifices per liri.
Veper tjeter eshte eseja "Mendime per gijotinen", ku denon heqjen e denimit me vdekje.
Botime te tjeter eshte . romani "Murtaja", qe mbahet si nje nga romanet me te mira te shek XX, ku i behet nje sinteze qendreses njerezore ndaj te gjitha formave te tiranise.
Botimi i esese "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kunder mendimit diktatorial e vecanerisht kunder terrorit stalinist, i shkakton Kamyse sulmin e ashper te intelektualeve te majte franceze, me ne krye Sartrin dhe nje lloj izolimi, te cilin ai e vajti thelle. ne keto vite deshperimi e vetmie ai shkroi vepren e tij me pesimiste e te zymte "Renia", aktualizim i paraboles biblike mbi gjendjen e njeriut si mekatar dhe i pandreqshem.
. Me 1957 suksesi letrare i Kamyse vleresohet me cmimin Nobei.
Kamy e gjen vdekjen nga nje aklsident automobilistik me 4 janar 1960.
Doreshkrimi i paperfunduar i Kamyse eshte romani "Njeriu i pare", qe e botuan me pas te paplote me 1994.
Kushdo qe ka lexuar nje veper cfaredo te Kamyse, kupton se ky eshte nje autor i nje lloj te vecante.
Zeri: http://www.zeriyt.com/letraret-e-medhenj-boteror/albert-kamy-t32797.0.html#ixzz1ASrGfic9
Alber Kamy: aksident apo u vra nga sovjetiket? Pas aksidentit me makine qe, per shkak te nje defekti, i kushtoi jeten shkrimtarit fitues te cmimit Nobel per letersine, mendohet se fshihet dora e sherbimit sekret sovjetik. E rrefen ditari i nje shkrimtari disident cekosllovak
Mengjesin e se henes, te 4 janarit 1960, Alber Kamy u largua disi vone nga Hoteli “Chapon Fin” i qytezes franceze Tuasej. Nje dite me pare kishte lene Lurmarinin dhe ishte drejtuar per ne Paris. Udhetonte me makinen e botuesit te tij, Mishel Galimard, qe ishte ne timon. Mbremjen e kaluar kishin qendruar deri vone ne restorantin e hotelit me dy yje, qe stoliste rrugen Mishelin.
Kamy ishte ulur prane Galimardit, ndersa bashkeshortja e ketij te fundit, Zhanina, ishte rehatuar ne sedilen e prapme prane vajzes se saj dhe qenit te rraces “terrier”. Papritmas ne lartesine e Peti-Vijeblevin, makina doli nga rruga dhe u perplas pas nje rrapi, krah vijes ndarese te rruges. Kamy vdiq ne vend: Nje fund absurd per ate qe absurdin e ekzistences njerezore e kishte perballur pa frike si ne jete ashtu edhe ne faqet e librave.
Keshtu ikte nga kjo bote, ne moshen 46 vjecare, autori i romaneve “I huaji” dhe “Murtaja”, i librave filozofike “Miti i Sizifit” dhe “Renia”: Pas Rudjard Kiplingut, ai ishte shkrimtari me i ri i nderuar me cmimin Nobel ne letersi, vetem tre vjet me pare ne Stokholm. Mes atyre llamarinave te shtremberuara, me kafken te thyer dhe qafen e keputur, perfundonte mundin e tij prej Sizifi ekzistencialisti me fytyre njerezore, anti Zhan-Pol Sartri, “humanisti” libertin i cili, pas nje aderimi te shkurter ne rinine e tij, doli kunder komunizmit pa hequr kurre dore nga impenjimi radikal letrar dhe civil perkrah te shtypurve, duke filluar qe nga arabet e Algjerise, ku edhe u lind ne Mondovi, ne vitin 1913.
Pakujdesi, fat i keq apo tersllek? Mbi shkaqet e daljes nga rruga te makines, qe rezultoi fatale per Kamyne, dhe njekohesisht per vete Galimardin, kane lulezuar qe nga fillimi shume hamendje: “Aksidenti dukej se ndodhi per shkak te bllokimit te nje rrote ose thyerjes se nje aksi, por edhe ekspertet nuk dinin si ta shpjegonin ate aksident katastrofik mbi nje rrap, me nje rruge te gjere 9 metra dhe pa trafik”, ka shkruar biografi, Herbert R. Lotman ne librin monumental te tij, “Kamy” (1984).
Por, nje dokument i panjohur deri me sot, qe publikohet per here te pare, hedh nje rreze drite te habitshme dhe njeheresh tragjikisht te arsyeshme, ne gjendje te fshije nga vdekja e Kamyse ate mbiemer, “absurd”, qe gjithmone e ka shoqeruar. Aksidenti mendohet te jete pergatitur nga KGB-ja sovjetike, me urdher direkt te ministrit te Brendshem rus te asaj kohe, Dmitri Trofimovic Shepilov, te cilin Kamyja e kishte sulmuar fort dhe drejtperdrejte per pushtimin e Hungarise, ne nje artikull te gazetes “Franc tireur” ne mars 1957. Ai qe e mbeshtet kete eshte nje personazh aspak ekuivok dhe i padyshimte per mitomani: Poeti dhe perkthyesi cek, Jan Zabrana, ne nje faqe te ditarit te tij “Cely Zivot” (E gjithe jeta), i publikuar pas vdekjes ne vitin 2004 nga shtepia botuese Torst e Prages.
I ndare nga jeta ne vitin 1984, Zabrana, fale te cilit u perkthye ne cekisht edhe romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternakut, ishte bir socialistesh qe kishin provuar burgjet pas vitit 1948 dhe u perndoqen gjate nga regjimi komunist, i cili ndaloi dhe botimin e poezive te tij. U detyrua te merrej me perkthime, mbi te gjitha nga rusishtja, keshtu qe njihte mjaft mire ambientin politiko-kulturor te atij “burri qe di shume gjera, dhe ka burime nga mund t’i marre”, qe citon, pa e permendur ne emer (duke iu referuar nje burimi te sakte ne kontakt me sherbimet sekrete sovjetike), ne ditarin e publikuar rregullisht ne edicionin ne gjuhen ceke, origjinali i te cilit ruhet nga bashkeshortja Maria Zabranova, i kataloguar si “Fletorja blu numer 91”.
Ai qe e ka zbuluar eshte nje shkrimtar italian, i cili “jeton ne Prage nga larg”, sic ka nenvizuar Antonio Tabuki, teksa ua prezantonte lexuesve te “Pais”, por sapo mundet vrapon per ne qytetin e Rudolfit II dhe Franc Kafkes, te Arcimboldit dhe Golemit, sikur ta kishte nje atdhe te shpirtit. Behet fjale per kremonezin Xhovani Kateli, autor i dy permbledhjeve ne proze te shkurter (Gjeografi dhe Largesi), ndersa eshte duke publikuar edhe librin e pare me poezi, “Trena”.
“E frekuentoj Pragen prej me shume se 20 vjetesh”, tregon Kateli, “dhe e njoh mire Maria Zabranovan, e cila ka mbikeqyrur versionin cek te librit “Gjeografi”. Kur, ndersa lexoja ditarin e burrit te saj, u gjenda perballe lajmit qe lidhej me vdekjen e Kamyse, pata nje lloj shoku: Hidhte nje drite te re mbi fundin e nje autori shume te rendesishem per formimin tim dhe te kushedi sa te tjereve. E mora si detyre per t’ia bere te njohur te gjitheve”.
Ne fakt, ditari “Cely Zivot”, nje vellim i rende prej 1.000 faqesh, nga i cili qe publikuar tre vjet me pare ne France nje pjese, nen kujdesjen e Patrik Ourednik ne bashkepunim me shtepine e vogel botuese “Allia”. Por, behej fjale per nje antologji rreth 150 faqesh, ku pjesa per vdekjen e Kamyse ishte lene jashte.
“Ne gjendjen aktuale”, nenvizon Kateli, “mbetet fakti se ne rreshtat akuzues te ditarit te Zabranas, kaq pervelues ne ftohtesine e objektivitetit te tyre, nuk eshte reflektuar aq sa duhet”. Dhe shton nje tjeter motiv, vec polemikes mbi faktet e Hungarise, qe mund ta kete shtyre Shepilovin per te armatosur krahun operativ te KGB-se kunder nje shkrimtari te forte vetem ne pacifizmin e rrenjosur thelle tek ai dhe ne humanizmin e pamposhtur:
“Nuk duhet harruar mbeshtetja vendimtare qe i dha Kamy nje autori te perndjekur nga regjimi sovjetik si Boris Pasternaku per te marre cmimin Nobel ne letersi, qe ne fakt autori i "Doktor Zhivagos” e mori ne vitin 1958, nje vit pas tij”.
Ne nje leter qe ia dergonte Roland Bartezit ne vitin 1955, Kamy shkruante per nje romanet me te famshem te tij: “Murtaja ka (…) si permbajtje te dukshme, luften e rezistences europiane kunder nazizmit”. Nga hipoteza e sabotimit mes 1.000 faqeve te ditarit te Zabranas, nje tjeter murtaje totalitare do te behej pergjegjese per fundin e parakohshem te Kamyse, te perhershmit njeri ne revolte qe nuk besonte ne revolucionin komunist.
Ajo qe nuk mund te heshte eshte zotesia e shkrimtarit per “t’i rezistuar ajrit te kohes”. Vepra e tij, ashtu si murtaja qe ne roman mbyt per nje vit qytetin e Oranit, per t’u zhdukur me pas krejt ne menyre te pashpjegueshme ashtu sic erdhi, ka ende ate force apokaliptike te shfaqjes se shpirtit qe nuk mbyllet vetem ne nje domethenie njekuptimeshe. Dhe pikerisht per kete arsye, na perket me shume se kurre nga afer.
Urdheri i ministrit te Brendshem sovjetik
Nga ditari i Jan Zabranas: “Nga nje njeri qe di shume gjera, dhe ka burime nga te cilat mund t’i marre keto, kam degjuar dicka mjaft te cuditshme. Ai thote se aksidenti rrugor i vitit 1960, ne te cilin mbeti i vdekur Kamy, u organizua nga spiunazhi sovjetik. Arriten te demtonin pjesen pneumatike te makines fale nje mjeti teknik qe per shkak te shpejtesise se madhe ka prere ose shpuar gomen.
Urdheri per kete aksion eleminimi u dha personalisht nga ministri i Brendshem Shepilov, si “shperblim” per artikullin e publikuar ne gazeten “Franc-tireur” te marsit 1957, ne te cilin Kamy, lidhur me ngjarjet e Hungarise, e sulmoi ate minister, duke e cituar ne menyre eksplicite. Thuhet se u deshen tre vjet qe spiunazhi mund ta perfundonte kete detyre. Dhe ne fund ia arriten qellimit, dhe ne nje menyre kaq perfekte saqe bota deri me sot ka besuar se Kamy ka vdekur per shkak te nje aksidenti banal rrugor, sic mund t’i ndodhe kujtdo.
Ai njeri refuzoi te me thoshte se si kishte arritur te merrte kete informacion, por me tha se ishte krejtesisht i besueshem, dhe se ai e di me saktesi absolute dhe pa asnje dyshim se gjerat shkuan pikerisht keshtu, qe ata kane mbi ndergjegjen e tyre vdekjen e Kamyse”. (Jan Zabrana)
Dici
Alber Kamy (1913-1960) shkrimtari francez, autor i romaneve si “Murtaja” dhe “I huaji”. Lart, simboli i KGB-se
Djathtas, shkrimari Xhovani Kateli. Poshte, kopertina e ditarit te Jan Zabranas
Zhan-Pol Sartri. Lart, makina e perplasur me te cilen udhetonte Kamyja
*************
I huaji, Albert Kamy
I huaji, (L'Étranger), është kryevepra e Albert Kamy, (Camus), e publikuar për herë të parë më 1942. Është një udhëtim stilistik force që përmbledh shijen autentike të universit të absurdit dhe është konsideruar si vepër me rëndësi kritike për shkrimtarë dhe kritikët si Bartes, Rob-Gillet, dhe Sarute. Rrëfenjësi është Mjursault (Meursault), një algjerian me temperament instiktive por jo aq demonstrativ, i cili në pjesën e parë tregon ngjarjet e përditshme të jetës së tij që nga varrimi i të ëmës dhe vrasja e një arabi në plazh. Në pjesën e dytë detajet e vogla kthehen në provat dënuese në gjyqin e tij. Mekanizmi arbitrar i sistemit gjyqësor dhe dënimi me vdekje provokojnë te Mjursault pohimin e jetës kundrejt vdekjes.
2011-01-08
Krimi kompjuterik
Cybercrime – rreziku i krimit kompjuterik
Asete të paprekëshme, të paraqitura në formate të dhënash, si depozitat e parave, apo orët e punës, janë shënjestrat më të kërkuara për mashtrimet kompiuterike. Bizneset moderne po transferojnë dhënien kesh të parave me depozitat e transaktuara nëpërmjet sistemeve kompiuterike, duke krijuar një terren të përshtatshëm për mashtrimet kompiuterike. Komuniteti i krimit të organizuar ka në shënjestër të tij informacionet mbi kartat e kreditit, ashtu si dhe informacione personale financiare të klientëve.
Zhvillimi, rritja dhe përdorimi i teknologjive të komunikimit dhe informacionit, (TKI) është shoqëruar gjithmonë me një rritje të ndjeshme të aktiviteteve kriminale. Interneti gjithnjë e më shumë po përdoret si mjet në duart e krimit të organizuar dhe terrorizmit. Krimi kompiuterik tashmë është një formë e dukshme e krimit ndërkombëtar, influencuard nga një evolucion botëror i TKI-ve.
Në dallim nga krimet e tjera të njohura, krimet kompiuterike dallojnë pasi ato janë të lehta për t’u mësuar se si të përdoren, kërkojnë fare pak burime por nga veprimi i të cilave shkaktohen dëme të rënda dhe të mëdha, mund të kryhen në një juridiksion të caktuar pa qënë aty fizikisht, dhe ajo që është me e spikatur, shpesh, paligjshmëria e tyre është jo dhe aq e kuptueshme.
Nën këtë këndvështrim, format e reja në fushën e krimit kompiuterik janë një sfidë e vazhdueshme ndaj ligjvënëseve, agjensive të zbatimit të ligjit dhe organizmave ndërkombëtarë. Janë të nevojshëm instrumente mbi barrierat shtetërore, si dhe të instrumente të brendëshëm, të cilat të mbikqyrin TKI nga rreziku i aktiviteteve kriminale.
Termi “Hapsira kompiuterike” - cybercpace, së shumti nënkupton marrëdhënien ndërmjet një dukurie të shprehur (online – linjë e çastit) dhe vendndodhjes fizike. Krijimi i rrjeteve kompiuterike botërore po zbeh lidhjet ndërmjet vendndodhjeve gjeografike, duke vështirësuar në rritje, ndikimin e mekanizmave të kontrollit qeveritar dhe ndërkombëtar, masat rregullatore në raportet lokale dhe ato ndërkombëtare.
Të ndodhur para këtyre problemeve, shumë vende orvaten të caktojnë kufijtë e tyre përmes mekanizmave filtrues dhe ndertimit të pengesave elektronike. Vende të të tjerë kanë shpallur, me të shpejtë, të drejtën për të rregulluar të gjitha rrugët e komunikimit online, sa një gjë e tillë mund të duket si një impakt kundër qytetarëve. Aktualisht, në Shqipëri, ka një mungesë serioze të kornizës ligjore mbi këto lloj krimesh.
Kuptimi i konceptit të Cybercrime – krimit kompiuterik
Përgjithsisht, kompiuterat në krime mund të shërbejnë si objekte, subjekte, dhe mjete. Janë objekte të krimeve kur ato sabotohen ose vidhen. Në shumë raste, kompiuterat janë goditur, djegur, janë nxjerrë jashtë përdorimit me instrumente të caktuar. Dëmet, në kësi raste, mund të jenë ndërkombëtare dhe të rënda, si psh dëmtimi i qëllimshëm i një infrastrukture financiare ose, padashur.
Janë në rolin e subjekteve kur ato janë mjediset në të cilat zbatimet teknologjike kryejnë krime. Në këtë kategori përfshihen psh., sulmet me viruse kompiuterike. Kur ndodhin krime kompiuterike, kompiuterat mund të jenë dhe subjekt i sulmeve.
Roli i tretë i kompiuterave në krime është përdorimi i tyre si mjet për të prodhuar informacion të rremë apo që planifikojnë dhe kontrollojnë krime të cilat mund të kryhen në një ardhme.
Sipas disa përcaktimeve ndërkombëtare, termi krim kompiuterik, është i ndarë në dy kategori :
a). në një kuptim të ngushtë, me krim kompiuterik do të kuptohet çdo sjellje e kryer nëpërmjet veprimeve elektronike të cilat drejtohen ndaj sigurisë së sistemeve kompiuterike dhe të dhënave të përpunuara prej tyre ;
b). në një kuptim më të gjërë, me krim kompiuterik do të kuptohet çdo sjellje e paligjëshme e kryer nga mënyra apo nëpërmjet një kompiuteri apo system kompiuterik, përfshirë krime të tilla si përpunimi i paligjëshëm, ofrimi apo shpërndarja e informacionit nga një kompiuter apo rrjet, për të abuzuar dhe tërhequr vemëndjen me forma të tilla si ato për përkrahje të grupeve p.sh terroriste, neonaziste, pornografia dhe pedofilia. Këtu do të përfshihen edhe llojet e krimeve të mashtrimeve, duke shkelur sigurinë e rrjeteve si, bixhozi i paligjshëm, skemat piramidale, mashtrimi me karta krediti dhe lloje të tjera të aktiviteteve të paligjëshme. Në cybercrime, komponenti “cyber”, zakonisht i referohet për të kualifikuar shkeljet e reja të mundësuara nga teknologjia e informacionit apo ndërveprimi të hapsirës kompiuterike, në shumë aktivitete tradicionale.
Krimet tradicionale dhe krimet kompiuterike
Në dallim nga krimet tradicionale, krimi kompiuterik është një krim global. Këto lloj krimesh, kryhen përmes hapësirave dhe rrjeteve kompiuterike dhe nuk ndalojnë në kufijtë konvencionale shtetërorë. Ato mund të parapregatiten nga kudo dhe kundër një përdoruesi kompiuteri në një vend çfardo të globit.
Përveç rritjes së shkallës së aktivitetit kriminal në shkeljet me natyrë të krimeve kompiuterike, ka një tendencë për t’iu shmangur kategorive tradiconale të shkeljeve. Kur një pjesë e kategorive konsiston në përdorimin e teknologjive të informacionit për të kryer një krim tradicional, krimi kompiuterik mund të manifestojë veten si një varietet i ri i aktivitetit, i cili nuk mund të ndiqet duke iu referuar kategorive tradicionale të shkeljeve.
Rasti “Virusi i Dashurisë “ e ka vërtetuar këtë. Ekspertët shumë shpejt zbuluan virusin që vinte nga Filipinet. Duke përdorur informacionin e marrë prej një Shërbimi Shpërndarës - (service provider) të internetit, hetuesit e Agjensisë Kombëtare të Hetimit në Filipine dhe ata të FBI-së, identifikuan personat e dyshuar për shpërndarjen e virusit. Megjithatë, pati disa probleme lidhur me hetimin, për shkak të mungesës së ligjeve specifike, kështu që krijimi dhe përhapja e një virusi nuk ishte një krim. Në këtë rast, hetuesit nuk kishin kohën dhe mundësitë e duhura për të hetuar, gjetur prova dhe dënuar autorin.
Papërshtatshmëria e ligjeve aktuale apo mungesa e tyre, për të vepruar mbi format e reja të aktiviteteve antishoqërore, si krimet kompiuterike, si dhe mangësitë e ligjeve ekzistuese penale në këtë drejtim, krijojnë një sfidë permanente për të gjithë ligjëvenësit e botës .Nga ana tjetër, shkelësit kanë aftësinë për të shfytëzuar boshllëqet e ligjeve të vendeve të tyre, por edhe të tjera, për të viktimizuar qytetarët, duke mbetur kështu pa u ndëshkuar. Në këtë kuptim, krimi kompiuterik është një krim global.
Qëllimi i Fenomenit
Duke njohur se sa shumë krime mund të kryhen, mund të jemi në gjendje të dimë se sa duhet të shpenzojmë, në lidhje me sigurinë. Përllogaritjet nga ekspertë të sigurisë së rrjeteve, mbi humbjet e përafërta nga krimet kompiuterike, shkojnë nga 555 milionë $ deri në 13 miliardë $, por aktualisht nuk ka statistika të sakta mbi humbjet nga kjo forme krimi, pasi asnjë nuk di sa raste mund te jenë të paraportuara. Vetëm atëherë kur viktimat e krimit kompiuterik të jenë të vetëdijëshme për krimet, ato zakonisht raportojnë për humbjet e tyre. Në disa raste viktimat mund të humbin më tepër nga raportimi i krimeve se sa mund të humbasin nga krimet vetë. Sidoqoftë, duke iu referuar vëzhgimeve të përgatitura mirë, si në USA, Mbretërinë e Bashkuar, Japoni dhe në Kinë, të dhënat tregojnë një tendencë relativisht të ngjashme, sipas të cilave, krimi kompiuterik vazhdimisht dhe në mënyrë dramatike është në rritje të shpejtë.
Në të vërtetë, nuk ka statistika të sakta mbi frekuencën e krimit kompiuterik apo përmasave të humbjeve. Vetëm nëse do të ketë statistika të sakta mbi krimin kompiuterik, duke shtuar dhe ndihmën nga ekspertët financiarë dhe ato në fushën e ligjit, mund të flasim për një vlerësim real të riskut. Fatkeqësisht, sondazhet e pakta të kryera në këtë fushë janë bërë nga individë që nuk e njohin mirë fenomenin e krimit kompiuterik. Çdo pjestar i sondazhit ka një definicion të ndryshëm për këtë lloj krimi dhe mund të mos kenë njohuritë e duhura për atë që ndodh aktualisht, si ndodh, apo se cilat janë humbjet reale. Një nga faktorët që vështirëson mbledhjen dhe krahasimin e statistikave të këtyre krimeven ka të bëjë me faktin e natyrës ndërkombëtare të këtyre krimeve, nga vendi kryerës apo në të cilin ka efekte, ku të paktën dy shtete riskojnë të dublojnë raportimin ose mos të raportojnë si duhet.
Krimi kompiuterike sot është i fokusuar në kompanitë e spiunazhit industrual dhe financimet e të ardhurave. Nuk ekzistojnë as armë dhe as dhunë dhe autorët e krimeve nuk duken kurrëkund në skenë: në fakt, në të shumtën e kohës ato nuk ndodhen në të njëjtin vend! Sipas disa përllogaritjeve, dëmtimet financiare të shkatuara nga krimi kompiuterik do të rriten ndërmjet 1000 dhe 10.000 % në të ardhmen. Dëmet në tetë prej vendeve më të industrializuara të botës, gjatë viteve të fundit, ka kapur shifrën deri në 100 miliard $ !
Ndërkohë, nisur nga efektet e krimit kompiuterik, vende të ndryshme apo dhe vetë BE, kanë lëshuar iniciativa ndaj krimit kompiuterik.
Mashtrimet Online
Të gjitha fazat e veprimtarisë së kompiuterit janë të prekshme nga aktiviteti kriminal, ashtu si dhe një shënjestër për mashtrimin, instrument i mashtrimit apo të dyja bashkë. Veprimet hyrëse, përpunimi i të dhënave, veprimet dalëse dhe shkëmbimi i të dhënave, janë përdorur për të kryer veprime të dëmshme. Llojet me të spikatura të mashtrimeve kompiuterike janë :
a)Mashtrimi nëpërmjet manipulimit kompiuterik.
Asete të paprekëshme, të paraqitura në formate të dhënash, si depozitat e parave, apo orët e punës, janë shënjestrat më të kërkuara për mashtrimet kompiuterike. Bizneset moderne po transferojnë dhënien kesh të parave me depozitat e transaktuara nëpërmjet sistemeve kompiuterike, duke krijuar një terren të përshtatshëm për mashtrimet kompiuterike. Komuniteti i krimit të organizuar ka në shënjestër të tij informacionet mbi kartat e kreditit, ashtu si dhe informacione personale financiare të klientëve. Rritja e këtij lloj informacioni për kartat e kreditit dhe dokumentaconin udhëtues, ka provuar të jetë tepër fitimprurëse.
Mbi baza të tilla, hyrja në distancë në sistemet e të dhënave, lejon cyberkriminelët të kryejnë lloje të ndryshme mashtrimesh, si : a- manipulimi i të dhënave hyrëse ; b- manipulimi i programit ; c- manipulimi i të dhënave dalëse.
b)Falsifikimi kompiuterik i firmës dhe falsifikimi i desktopit
Kur një kriminel ndryshon të dhënat e registruara në një sistem kompiuterik, krimi i kryer mund të jetë fallsifikim. Në këtë rast, sistemi kompiuterik mund të jetë në shënjestër të aktivitetit krininal. Sidoqoftë, kompiuterat mund të përdoren si mjete me të cilat kryhet fallsifikimi. Një gjeneratë në fushën e fallsifimeve u shtua me shpejtësi kur u bënë të përdorëshme fotokopjet e para me ngjyra lazer. Këto fotokopje kanë një rezolucion tepër të madh për kopjimin dhe modifikimin e dokumenteve, duke krijuar një dokument falls pa asnjë ndryshim nga origjinali. Veç kësaj, ato prodhojnë dokumente, cilësia e të cilave është e padallueshme nga ato të vërtetat dhe për to është i domosdoshëm kqyrja nga një ekspert.
Modifikimi i të dhënave apo programeve
Kjo kategori e aktiviteteve kriminale përfshin ato lloj hyrjesh të paautorizuara në një sistem kompiuterik, nëpërmjet përdorimit të softwareve prishës. Modifikimi i paautorizuar i të dhënave komiuterike apo funksioneve, me qëllimin për të fshirë funkisionimin normal të sistemit, është një aktivitet i pastër kriminal dhe shpesh lidhet me një sabotim kompiuterik. Ai mund të shërbejë si mjet për të fituar avantazhe ekonomike mbi një kompetitor të caktuar, për të promovuar aktivitetin e paligjëshëm me motive ideologjike apo terroriste, apo për vjedhjen e të dhënave apo programeve për qëllime të zhvatjes. Në një rat, një supervizor i një operacioni kompiuterik në një bankë të New Jersy, përdori një program për të rritur balancën e llogarive të disa shokëve të tij. Shokët e tij tërhoqën paratë dhe atëherë ai shkatërroi gjurmën e tërheqjes. Plani i tij ishte të ndalonte vjedhjen para fundit të kohës së auditit, për të shmangur detektimin-zbulimin. Shoku i tij, sidoqoftë, u tregua shumë lakmitar për të ndaluar dhe detyroi atë të procedonte më tej. Kur auditorët gjetën një transaksion mashtrues në balancën e sistemit kompiuterik, ato hetuan për të parë se kush kishte mundësine për të shkaktuar mospërputhjet. Supervizori ishte i vetmi që kishte mundësinë e futjes së faturave.
TERRORIZMI KOMPIUTERIK
Terrorizmi kompiuterik është një ndërthurje e terrorizmit dhe hapësirës kompiuterike. Ai është përkufizuar si një sulm i paramenduar, politik, i motivuar kundër informacionit, sistemeve a programeve kompiuterike, dhe të dhënave të cilat pasojnë në dhunë, kundër shënjestrave nga grupeve ndërkombëtare apo agjentë klandestinë. Sulmet që shkaktojnë vdekje, dëmtime trupore, shpërthime, rënie avionësh, kontaminim uji apo humbje të ndryshme ekonomike, mund të jenë shembuj. Sulme të rrezikshme mund të kryhen ndaj infrastrukturës dhe të jenë krime kompiuterike, në varësi të impaktit të tyre. Hapësira kompiuterike është nën presion. Spiunët kompiuterikë, hajdutët, sabotatorët, të cilët me një energji të paparë kërkojnë të futen në sisteme kompiuterike, të dhënat personale dhe ato sekrete, vandalizojnë faqet e internetit, shërbimet e shpërndarjes, sabotojnë të dhënat dhe sistemet, lëshojnë viruese kompiuterike, kryejnë transaksione mashtruese, dhe ngacmojnë individë apo kompani. Këto sulme janë lehtësuar me rritjen dhe përdorimin e mjeteve elektronike të fuqishme, të cilat janë lehtësisht të shtenëshme në dorë përmes shërbimeve të ndryshme të web siteve apo internetit.
Shumë prej sulmeve janë serioze dhe me dëme. Në 1998, protestus Spanjollë bormbaduan” Institutin për Komunikimin Botëror, IGC, me qindra e-mail false. Ato ishin të lidhur dhe ishin të padeshifrueshëm për ISP-të e përdoruesëve, dhe përdornin linja që kishin lidhje me njerëz që nuk mund të gjenin e – mailet e tyre. Po këtë vit, një 12 vjeçar piratoi në mënyrë të suksesshme në kontrollin e digave të njohura Rossvelt Dam, mbi Lumin Salt në Arizona. Ai mund të lëshonte portat e digës, të cilat mund të kishin përmbytur pa frikë banorët përreth, duke kërcënuar rreth 1 milion njerëz. Dhe në vitin 2002, faqe të njohura interneti në Indi, u dëmtuan. Mesazhe të lidhura me sigurinë e Kashmirit ishin ngjitur në home paget e këtyre faqeve. Klubi i Piratëve të Pakistanit, të drejtuar nga “ Doktori Nuklear”, besohet se ishte pas këtij sulmi.
VJEDHJA KOMPIUTERIKE
Ka disa lloje të ndryshme të vjedhjeve kompiuterike, apo rrugëve të përdorimit të TKI-ve për të vjedhur informacion, para, apo të tjera gjëra të çmuara. Shkeljet janë :
a)Përvetësimi, i cili përfshin shpërdorimin e parave apo pasurive për përdorim vetjak të shkelësit, të cilit i janë besuar këto nga dikush tjetër. Prishja e fshehtë e mbajtësave të të dhënave, një formë e interceptimit të paautorizuar, në të cilën personat e futur manipulojnë përmbajtjen e fshehtë të mbajtësit të të dhënave të një kompjuteri, duke rivendosur rrjetin e transmetimit në serverat e tyre.
b)Përvetësimi i paligjshëm, i cili dallon nga përvetësimi në të cilin kriminelët nuk janë të interesuar për gjërat e çmuara, por sigurojnë hyrje nga jashtë kompanive dhe transferojnë fonde apo modifikojnë dokumenta.
c)Plagjatura, në të cilën është vjedhja e shkrimeve origjinale të dikujt tjetër, me qëllim konsiderimin e saj si të fituar në mënyrë të ligjshme. Pirateria, kopjimi i paautorizuar i të drejtave të prodhimit të sofwareve, muzikës, filmave, artit, librave dhe të tjerave si këto, pasuar me humbje të të ardhurave nga pronësia e ligjëshme dhe autorësia.
d)Vjedhja e identitetit, në të cilën hapësira kompjuterike përdoret për të marrë informacione personale të viktimave, si numrin social, të patentës etj., duke i modifikuar, shtuar apo ndryshuar të dhënat e identitetit të personit, për kryerje veprimesh kriminale apo të marrë të drejta pasurore, ose para apo të përdorë karta krediti apo llogari bankare që i përkasin viktimës. Për shembull, një numër telefoni i regjistruar në një libër adresash, mund t`i përkasë një shitësi të njohur droge dhe bëhet mbajtës i evidencave kriminale.
SPIUNAZHI KOMPIUTERIK
Spiunazhi kompjuterik ka të bëjë me zbulimin e “informacionit”, apo “evidencave”. Një spiun industrial mund të kërkojë të zbulojë informacione sekrete mbi një laptop të një manaxheri projektesh të Mikrosoftit, i cili në mënyrë specifike ka të bëjë me të ardhmen e kompanisë duke neutralizuar sistemet operuese. Në varësi të informacionit, ai mund të përpunohet në evidenca të caktuara. Veç informacionit dhe evidencave, ka dy koncepte të rëndësishme në spiunazhin kompjuterik : Aktiviteti është tipikisht i panjohur dhe i paautorizuar. Në shumë prej rasteve, viktima nuk shkon të japë lejë të saktë apo të nënkuptuar për të lejuar dikë të fusë hundët në kompjuterin e tij. Përjashtime mund të jenë rastet e vendeve të punës, në të cilat të punësuarit monitorohen.
Konkluzion.
Cybercrime – krimi kompjuterik, është një e keqe e vazhdueshme ndërkombëtare që kapërcen kufijtë kombëtarë, në një mënyrë që e bën këtë formë të krimit të organizuar një shqetësim global. Cybercrime mund të shfaqet në forma të ndryshme, përfshi mashtrimin online, vjedhjen dhe terrorizmin kompjuterik. Tashmë një nga arsyet kryesore që lehtësojnë kryerjen e këtij krimi të tillë është globalizimi i teknologjisë dhe përparimet revolucionare të Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit dhe (TKI), duke ndikuar kështu mbi aktivitetin kriminal. Mjetet dhe paisjet elektronike dhe kompjuterike po përdoren gjithnjë e më shumë për kryerjen e krimeve.
Përhapja e shpejtë dhe në rritje e përdorimit të teknologjisë. si ndihmë në kryerjen e aktivitetit kriminal dhe krimit kompjuterik. meritojnë më tepër vëmendje duke i dhënë prioritet miratimit dhe marrjes së masave të përshtatshme ligjore dhe implementimit të mjeteve efektive teknologjike dhe shtrënguese, që reduktojnë aktivitetin kriminal kompjuterik.
Tendencat aktuale tregojnë se në të ardhmen, krimi kompjuterik do të zërë vend si objekt kryesor në zbatimin e politikave globale për luftimin dhe parandalimin e kësaj forme të organizuar krimi, përmes shkëmbimit të informacionit, rritjes së shkallës së intelektit human, koordinimit të përpjekjeve ligjore në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe krijimit të një rrjeti botëror në nivel të lartë të bashkëpunimit mes agjensive dhe institucioneve të zbatimit të ligjit.
Agjencioni Floart-Press
Skandale Spijunazhi
Duke gjykuar nga skandalet seksuale shumëvjeçare në Washington, mund të thuash se pushteti është me të vërtetë afrodiziaku më i fuqishëm, si për politikanët e rinj pa eksperiencë, ashtu edhe për ujqërit e vjetër
Një prostitutë e infiltruar, metoda e lehtë për të fituar Luftën e Ftohtë
Duke gjykuar nga skandalet seksuale shumëvjeçare në Washington, mund të thuash se pushteti është me të vërtetë afrodiziaku më i fuqishëm. Si për politikanët e rinj pa eksperiencë, ashtu edhe për ujqërit e vjetër, zhdërvjelltësia dhe suksesi politik duke se ngjall arrogancë dhe nxitje hormonale.
Jo për çudi, kryeqyteti që konsiderohet si zemra që mban gjallë të gjithë vendin, ka një "histori të gjatë" të arteve të bukura të kërcënimeve seksuale.
Figura pioniere e "dosjeve seksuale" të Washingtonit ka qenë përgjuesi më i rrezikshëm, J. Edgar Hoover. Falë dosjeve të tij të famshme të seksit, të cilat përmbanin pislliqe rreth çdo personi në Washington sipas tij, Hoover arriti të mbante nën presion dhe kontroll të vazhdueshëm të gjithë kryeqytetin dhe tetë presidentë të ndryshëm për më shumë se gjysëm shekulli.
Në përgjithësi, Hoover ishte një gjeni i organizimit, një punëtor i fiksuar dhe që nuk lodhej kurrë, një mbikëqyrës i ashpër i cili njëllosi një sens fanatik besnikërie tek agjentët e tij dhe një burrë i cili gati i vetëm arriti të krijojë dhe të drejtojë një nga organizatat qeveritare më të pakorruptueshme. Megjithatë, Hoover ishte një transvestite dhe kishte marrëdhënie homoseksuale. Në këtë mënyrë, jeta e tij publike dhe ajo private ishin një kontradiksion hipokrit. Ai ishte një revizionist dhe nuk lejonte askënd që ta shfaqnin atë më pak se më të mirin.
Hoover vdiq në vitin 1972 pasi kishte qenë kreu i FBI-së për një periudhë të vlefshme me ndërrimin e tetë presidentëve në Shtetet e Bashkuara, shumica e të cilëve jetonin në frikë konstante se mos ai i bënte shantazh. Si një kongresmen, Richard Nixon e admironte shumë Hoover-in dhe për më tepër ai kishte qenë një ndihmë mjaft e madhe në dënimin e Alger Hiss si tradhtar komunist. Por, kur u bë president, ai arriti të kuptonte më mirë pushtetin e drejtuesit të FBI-së dhe mendonte me të drejtë se po ta shkarkonte nga detyra, ai me gëzim të madh do të rrëzonte të gjithë tempullin bashkë me të.
Harry Truman e konsideronte kreun e FBI-së shumë pak të ndryshëm nga kreu i Gestapos apo i policisë sekrete ruse. Ai tërbohej nga mania e Hoover-it për të vendosur kamera dhe përgjues kudo për të demaskuar çdo njeri të cilin Hoover e konsideronte si një armik moral ose politik. Lyndon Johnson e quante Hoover-in "një bastard homoseksual" edhe pse u ndihmua politikisht prej tij dhe të dy arritën të ruanin një marrëdhënie të përzemërt. Disa nga shenjestrat speciale të Hoover-it ishin: Franklin dhe Eleanor Roosevelt, John dhe Robert Kennedy, Harry Bridges i "Longshoreman's Union" dhe Martin Luther King, Jr.
Në biografinë revizioniste të Hoover-it, "Official and Confidential", Anthony Summers e akuzon atë se insistonte në një kult personaliteti në agjenci. Gjëja më e rëndësishme që theksohet në këtë libër është se vetë Hoover kërcënuesi, kërcënohej nga Mafia. Çudia qëndron në faktin se FBI-ja ishte në gjendje që t'i pastronte këto dosje ose thjesht t'i shkatërronte, por Hoover e dinte shumë mirë se jeta e tij seksuale ishte e kompromentuar dhe se herët a vonë do të zbulohej.
Jo rastësisht, periudha më e ngarkuar e Hooverit ka qenë ajo kur John F. Kennedy kishte zënë vend në Shtëpinë e Bardhë dhe dhomat e shumta të gjumit që ndodheshin atje. Sipas burimeve të shumta, kur u përhapën me shpejtësi thashethemet se Kennedy do të pushonte nga puna shefin e FBI-së, pikërisht Edgar Hoover, ai filloi të nxirrte në pah një e nga një të gjitha dosjet e tij të pasura, por duke u kujdesur që të ruante dhe të fshihte mirë të tijat. Me një inat dhe obsesion që po ktheheshin në sëmundje patologjike për të, Hoover ka përgjuar çdo fole dashurie legjionare të Kennedy-t dhe ka regjistruar të gjitha telefonatat e presidentit me mikeshat e tij të lojërave të seksit, duke filluar që nga prostituta Judith Campbell Exner e deri tek superylli Marilyn Monroe, dhoma e gjumit e të cilës ishte tej mase e zënë nga të dy vëllezërit Kennedy.
Hooveri me sy përgjues kishte penetruar me anë të video kasetave edhe nëpër fluturimet e Jack me aktoren Angie Dickinson, duke kryer marrëdhënie në avion ekskluziv privat. Duke luajtur me dinakëri në të dy krahët kundër mesit, Hoover furnizonte me informacione të përhershme, faqet kryesore të gazetave rreth një aventure të vjetër të Kennedy-t me një sekretare të Senatit dhe rreth ish-martesës së shumëpërfolur të tij. Më pas, me sjelljen tinzare që e karakterizonte, e fuste Kennedy-n në borxhe me të duke i siguruar materiale që mund të detyronin gazetën të shkruante ditën tjetër një përgënjeshtrim, sipas gazetarit Anthony Summers.
Kur bëhej fjalë për të regjistruar pozicionet kompromentuese të Jack dhe Bobby, Hoover-in kishte kush e ndihmonte. Mafia dhe Jimmy Hoffa gjithashtu u siguruan të vendosnin përgjues elektronike në strofkat e fshehta të Marilyn Monroe, duke regjistruar veçanërisht aktoren me presidentin në shtëpinë buzë detit të kunatit të tij, Peter Lawford.
Hoover përdori të njëjtën taktikë në hakmarrjen e tij kundrejt Martin Luter Kingut duke përgjuar hap pas hapi vendet e takimit të liderit të të drejtave civile me dashnorë të ndryshëm, duke përhapur thashetheme të pavërteta se King ishte homoseksual. Traskriptimet e bisedave të përgjuara iu servirën shtypit të përditshëm, por media nuk i konsideroi ato të vërteta.
Hoover gjithashtu kishte një dosje seksuale mbi Richard Nixon ku tregoheshin të gjitha festat e tij perverse. Sipas raportimeve të Anthony Summers, ndërkohë që Nixon ishte zëvendëspresident, ai u takua me një guidë turistike të re nga Hong Kongu, e cila quhej Marianna Liu. E bindur se Liu ishte një spiune e Kinës Komuniste, CIA kishte pozicionuar kamerat me rreze infra të kuqe në dritaren e dhomës së gjumit të Nixon-it në trenin e inteligjencës britanike gjatë vizitës së tij në Hong Kong. Liu dhe Nixon u betuan për Summers se nuk kishin kryer kurrë marrëdhënie seksuale, por Hoover raportoi me gëzim të madh të gjithë dosjen e Nixon-it me spiunen Liu përpara se ai të bëhej president.
Për shkak se ishte një person që nuk i kursente aludimet banale dhe perverse për të përforcuar "provat" e tij, Hoover më pas nxorri në pah një raport që sugjeronte se djemtë e ardhshëm të Watergate, H. R. Haldeman, John Ehrlichman dhe Dwight Chapin ishin dashnorë homoseksualë. Kjo bombë plasi në vitin 1969 para Watergate-it dhe burimi i Hoover-it, një banakier lokali i paidentifikuar, dëshmonte se ata të tre ishin parë dhe dëgjuar shumë shpesh duke bërtitur dhe kënduar nga gëzimi nëpër festat homoseksuale në hotelin e Watergate. Sigurisht, kjo nuk ishte e vërtetë dhe Ehrlichman i tha reporterit Summers, "Arrita të mendoj se Hoover e bëri këtë gjë vetëm për të nxjerrë hapur kthetrat ose për të bërë për vete presidentit Nixon, ndoshta të dyja së bashku.
Në Washinton, çfarë mbjell do të korrësh dhe homoseksualiteti i vetë Hoover-it ishte e pamundur të qëndronte sekret për shkak të armiqve të tij të shumtë. Bosi i Mafies, Meyer Lansky kishte një kënqësi të veçantë kur mburrej se "ia kishte treguar qejfin" Hoover-it qëllimisht, duke siguruar foto të shumta të tij duke u puthur madje edhe duke kryer marrëdhënie me partnerin që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, Clyde Tolson. Sipas Summers, në fund të vitit 1940, ka patur edhe foto të Hooverit të veshur si femër joshëse duke pozuar për të dashurin e tij. Edhe koleksionisti tipik i fundërrinave, gjuetari i kundërspiunëve, i cili punonte për CIA-n, James Jesus Angleton, ka patur gisht në mbledhjen e provave për të inkriminuar Hoover-in me foto seksuale.
Shantazh apo jo, kurthi dhe ndikimi i mafiozit kundër Hoover-it ka qenë jashtëzakonisht i madh. Drejtori i pagabueshëm, moralisht i përsosur që dënonte të gjitha veprimet imorale liderve amerikanë, por që në jetën private parapëlqente të vishte të brendshme femrash, refuzoi të pranonte publikisht se Mafia kishte arritur të mblidhte prova kundër tij dhe madje mohoi edhe ekzistencën e tyre.
Hoover ndërroi jetë më shumë se dy dekada më parë, duke marrë me vete dosjet seksuale voluminoze të quajtura "personale dhe konfidenciale". Sigurisht që pas vdekjes së tij ato u zhdukën në mënyrë misterioze, duke i hapur rrugën teorive të ndryshme konspirative duke përfshirë këtu mundësinë se luajalistët e Hoover-it i kanë shkatërruar, se ndoshta CIA mund t'i ketë marrë dhe ruajtur madje edhe se "higraulikët" e Watergate-it të Nixon-it kanë bërë përpjekje për të shpëtuar një herë e mirë nga thashethemet mbi aktivitetet e tyre të nxehta duke vendosur një sasi dinamiti mbi to.
Por, a mund të mendohet se me daljen e Hoover-it nga loja, shantazhi seksual në Washington është thjesht një veçori e historisë së kohës së shkuar? A mund të mendohet se Hoover apo Kennedy-t janë një produkt i një ere kokëkrisur?
Në fakt, shantazhi seksual mund të jetë shumë herë më i fuqishëm dhe prezent në politikën e Washingtonit nga ç'mund të dyshojmë. Më shumë se një ish-investigator në Washington mendon se vajzat prostituta të kontrolluara nga Mafia, operativët e inteligjencës madje edhe lobistët e Washingtonit, kanë drejtuar prej kohësh një raketë nëntokësore për të kompromentuar seksualisht Kongresin dhe Administratën. Studiuesi i konspiracioneve, Peter Dale Scott, e quan atë një "operacion të vazhdueshëm, tejmase të organizuar dhe të mbrojtur". Scott, një ish-diplomat kanadez dhe profesor anglishteje në Universtetin e Kalifornisë, Berkeley, shkon edhe më larg duke sugjeruar se sindikata e seksit në Washington, i kontrolluar nga hijet e inteligjencës dhe Mafies, kanë prodhuar skandalet më të mëdha në Washington të paktën që në fillim të Luftës së Ftohtë.
Me sa duket, pas çdo skandali politik madhor, fshihet një prostitutë. Scott nuk është i vetmi që mendon në këtë mënyrë. Sipas tij, "një dedektiv i Washingtonit tashmë në pension, i cili ka luajtur një rol të vogël por mjaft të rëndësishëm në Watergate", beson se protektorët e mafies dhe lobistët i përdorin prostitutat për të shtypur zyrtarët kyç. Ndoshta kjo mund të jetë një referncë e Carl Shoffler, zyrtari i policisë i arrestuar aksidentalisht kur po rrihte me shuplaka disa hajdutë të Watergate.
Gjatë investigimit të vitit 1982 rreth "përdorimit të drogës dhe aktiviteve seksuale për të bërë lobing kundër kongresmenëve", Shoffler insistoi shumë duke këshilluar investigatorët e kongresit për të kërkuar një rrjet prostitucioni mashkullor që mund të shërbente në Capitol Hill. Dedektivi veteran i policisë besonte se rrjeti i seksit mund të lidhej me një lobist tejmase të fuqishëm në Washington, Robert Keith Cray, i cili kishte miqësi me shumë njerëz të CIA-s. Sipas Peter Dale Scott, disa investigatorë të Washingtonit gjithashtu dyshonin se rrjeti homoseksual i seksit mund të kishte lidhje me bosin e krimit në Washington D.C., Joe "Oposum" Nesline.
Fatkeqësisht, hetimi i kongresit u shpërbë përpara se të arrinte të sqaronte asgjë. Duke përmbledhur hipotezat e shumta të përftuara nga hetimet, njëri nga investigatorët e kongresit ka bërë këtë sqarim për reporteren Susan Trento: "Nëse një lobist dëshiron të përdorë prostitutat për të influencuar legjislaturën, atëherë d.m.th. që ai ka një tufë të madhe talentesh nga e cila zgjedh me të përshtatshmen. Ka shumë "zonja dhe zonjusha" në vend me të cilat mbajnë lidhje të vazhdueshme. Duke përdorur logjikën e thjeshtë, nëse je në biznesin e influencimit të njerëzve me prostituta meshkuj, atëherë duhet të kesh patjetër një rrjet seksi furnizues… Nëse arrijmë të identifikojmë disa nga klientët, është e mundur që të arrjmë të identifikojmë edhe furnitorët e inteligjencës, krimit të organizuar dhe lobistëve. Me fjalë të tjera, duhet të ndiqen gjurmët e lëna pas.
Ish-oficeri i CIA-s (i arratisur) Frank Terpil nuk pati aspak keqardhje për të identifikuar një nga këta klientë, i cili ishte edhe një ish-punëtor i tij. Terpil i tha autorit investigativ Jim Hougan, se operacionet e shantazheve seksuale të drejtuara nga CIA ishin të zakonshme në Washington gjatë periudhës së Watergate. Terpil i drejtoi gishtin edhe ish-ortakut të tij të dikurshëm, Ed Wilson, si ndihmës i njërit nga këto operacione. Terpil tregoi se Wilson kishte drejtuar një kurth nga George Town Club i agjentit korean Tong Sun Park, anëtar i inteligjencës koreane që ilustroi në vitin 1970 atë që më pas u kthye në "skandalin Koreagate".
"Historikisht, - shpjegoi Terpil, - një nga punët kryesore të Wilsonit në agjenci ka qenë të shkatërronte anëtarët e të dy Shtëpive të Kongresit me çdo mjet të nevojshëm… Disa njerëz të caktuar mund të kërcënoheshin shumë lehtë me anë të publikimit të fantazive të tyre seksuale, të cilat regjistroheshin në mënyrë të përheshme me kamera të teknologjisë së lartë".
Duhet të saktësojmë që patjetër që Terpil nuk ka servirur asnjë provë për të vërtetuar akuzat e tij dhe një ish-oficer i CIA-s, i cili është dënuar në mungesë për aktivitete terroriste, nuk mund të vlerësohet për sinqeritetin e tij. Nga ana tjetër, ka shumë thashetheme që sugjerojnë se metoda e preferuar e CIA-s për të arritur qëllimet e saj ka qenë pikërisht shantazhi seksual. Nëse beson fjalët e Terpilit dhe thashethemet për veprime ilegale të agjencisë në vendin e saj gjatë katër dekadave të fundit, historia e tij mund të duket edhe e vërtetë në një farë mënyre.
Interesant është fakti që edhe Robert Keith Gray, superlobisti i gjithëpranishëm, emri i të cilit u përmend edhe në investigimin e vitit 1982 mbi rrjetin homoseksual të seksit, përmendet gjithashtu në periudhën George Toën Club-Terpil. Gray, i cili (aksidentalist apo jo) tërhiqet shpesh nga forca gravitacionale e foleve të spiunëve, ka qenë mbikëqyrësi i parë i klubit dhe drejtor në firmën e Terpil-it, "Consultants International" që është gjithashtu një pronë gjigante e CIA-s.
Duke folur për koincidenca të çuditshme, mund të jetë asgjë më shumë se sa një provë tjetër që Washingtoni është i rrethuar nga rrjetet, por emrat e lobistëve dhe Koreanit Park të përmendur nga terpil, u shfaqën përsëri disa vjet më vonë në librin e një "zonje" të një shtëpie publike, e cila lidhej me një skandal të famshëm, skandalin më të madh të të gjitha kahërave: Watergate.
Teoria se çështja Ëatergate doli, jo qëllimisht, nga fryma e një rrjeti politik të seksit, u propozua për herë të parë nga gazetari Jim Hougan në librin e tij "Axhenda Sekrete".
Zonja Heidi Rikan punonte për shtresën e lartë të Washingtonit në apartamentin Columbia Plaza, që ndodhej përballë kompleksit të zyrave të Ëatergate. Hougan sugjeron se vajzat prostituta të Rikan mund të kenë qenë "ose pjesë e një operacioni të CIA-s ose shënjestra e një operacioni të CIA-s".
Me pak fjalë, hipoteza e Hougan-it është kjo: Vajzat e Columbia Plaza i shërbenin një klientele shumë të veçantë politike, pikërisht demokratët të cilët porosisnin "shoqërinë" e veçantë nga një telefon i zyrave qendrore të Komitetit Kombëtar Demokrat në brendësi të ndërtesës Watergate. Pasi kishin zbuluar këtë metodë pjellore, përkrahësit e Nixon-it vendosën të vinin nën shënjetër "klinetët" demokratë të prostitutave. Por, duke bërë këtë, ata rrezikuan të ekspozonin më shumë se sa duhej përgjuesin kryesor të linjave të tyre telefonike: CIA-n. Ergo, skuadra e të infiltruarve të CIA-s në Shtëpinë e Bardhë (sipas raportimeve, konspiratorët superpatriotikë James McCord dhe E. Howard Hunt) u detyruan të sabotonin hyrjen me forcë në Watergate në mënyrë që të mbronin ekspozimin e planit të tyre të mëvonshëm seksual nga hajdutët e Nixon-it.
Një hap ilegal spiunazhi i CIA-s, e cila jo qëllimisht ka ndihmuar edhe në shkatërrimin e Richard Nixon? Kjo po që është e pabesueshme! Spiunazhi në histori ka lindur shumë shumë kohë më parë se sa "zonjushat" e bukura të Watergate dhe nëse CIA do të kishte kryer një mision të tillë spiunazhi, të jeni të sigurt që nuk do të kishte qenë kaq i thjeshtë për t'u zbuluar.
Teoricieni konspiratist i merituar, Peter Dale Scott ka guxuar edhe më parë që të nxjerrë një pohim. Duke futur në punë semiotikën e kërkimeve konspirative - ku emrat lidhen me emra të tjerë, data dhe veprime të këqija duke krijuar një tablo dyshimi, e cila shpeshherë është mjaft intriguese nëse jo gjithmonë përfundimtare - Scott ka arritur të bashkojë pikat.
Më interesant akoma është fakti se "zonja e Watergate" Heidi Rikan, ka qenë e dashura e mafiozit Joe "Oposum" Nesline, i cili ka patur aq shumë lidhje me skandalin e seksit homoseksual të Capitol Hill-it, saqë ngriti dyshime edhe tek detektivët e Washingtonit.
Të dashurit e ndryshëm dhe ish-bashkëshortët e Rikan dhe shoqërueses së dhomës së saj Mo Biner (e cila u martua me figurën kyce të Watergate John Dean, gjë që e bën Mo-në një karakter kryesor sipas revizionistëve të skandalit) ishin të gjithë të lidhur me Quorum, një klub mazokistësh të viteve 1960 i drejtuar nga Bobby Baker, një ish-ndihmës i Lyndon Johnson. Scott hamendësonte se të gjitha rrugët të çonin drejt klubit të Baker-it për një arsye: Quorum funksiononte si një vend i thurrjes së planeve të seksit ndërmjet mafies dhe inteligjencës gjatë viteve '70.
Ishte pikërisht Bobby Baker, ai që e prezantoi Presidentin Kennedy me një gjermane tejmase të bukur të quajtur Ellen Rometsh, fytyra e vërtetë e së cilës u bë shmë shpejt e dukshme. Scott spekulon se J. Edgar Hooveri i dërgoi shtypit fjalë për këtë pamaturi. Qoftë Hoover apo dikush tjetër, ai që ka përhapur atë ngjarje për pak do të ndizte një skandal botëror. Kjo, për arsye se e dashura gjermane e Kennedy-t shkonte gjithashtu në shtrat me një diplomat sovjetik, një "koincidencë" e cila nëse do të bëhej publike mund t'i prishte atij shumë punë në kulmin e Luftës së Ftohtë. Kërcënimi i një "shpërthimi prostitutash" me implikime ndërkombëtare, e detyroi Bobby Kennedy-n të merrte masa dhe të ruhej nga skandalet.
Scott gjithashtu thekson se aventura JFK-Rometsch ka ndodhur paralel me çështjen skandaloze të vitit 1962, që përmbysi ministrin e Luftës së Britanisë, John Profumo. Profumo pranoi publikisht se ishte marrosur pas Christine Keeler, një prostitutë festash, e cila punonte për ndërmjetësin seksual, Stephen Ward. Ai skandal rezultoi të ishte shkatërrues në mënyrë fatale për Profumon pasi Keeler i shërbente në të njëjtën kohë edhe kujt tjetër, një diplomati sovjetik. Për më tepër, zbulimet më të fundit kanë sugjeruar se agjencia e inteligjencës britanike, MI5, "kishte përdorur për një periudhë kohe rrjetin e seksit të Stehen Wars për të kompromentuar agjentin sovjetik". Scott në këtë pikë mendon se çdokujt do t'i lindte natyrshëm dyshimi. Mos ndoshta MI5-a e ka përdorur atë edhe për të kompromentuar Profumon? Mos ndoshta edhe presidenti aventurier Kennedy ka rënë në të njëjtën grackë seksi?
Ka edhe dia fakte interesante që bëjnë edhe më të fortë lidhjen midis aventurës së Kennedy-t dhe çështjes së Prifumos të manipuliar nga MI5-a. Gjatë verës së vitit 1963, dosjet e nxehta seksuale të Hoover-it filluan të pikonin përsëri. Nëpër artikujt e gazatave shkruhej se një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara kishte fjetur me dy pjesëtare të rrjetit seksual britanik, Ward-Keeler, jo çuditërisht i njëjti rrjet që kishte fundosur edhe Profumon. Ai zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara pa dyshim duhet të ketë qenë i jashtëzakonshmi John F.Kennedy. Scott vëren se "MI5-a, si agjencia e kundërinteligjencës britanike, ka mbajtur lidhje direkte si me Hoover-in e FBI-së, po ashtu edhe me CIA-n". A e kanë ndihmuar britanikët Hoover-in që të organizonte një plan për përmbysjen e Kennedy-t?
Bobby Baker, katalizatori i çështjes JFK-Rometsch, më pas mburrej se kishte në dorë letra nga femra fatale gjermane që mund të dëshmonin fakte të trupshme rreth të gjithë familjes Kenndy, gjë që për Scott-in, "forcon më shumë dyshimin e tij për një operacion shantazhi të sofistikuar dhe të vazhdueshëm" në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.
Shantazhi seksual me sa duket nuk ka qenë vegla ekskluzive e Hoover-it pasi shumë njerëz dhe institucione të tjera e kanë konsideruar atë një metodë të shkurtër dhe të thjeshtë për të arritur qëllimet e tyre. Hoover padyshim ka qenë më gjakftohti dhe më i pamëshirshmi i këtyre njerëzve. Megjithatë, edhe në kohët e korrupsionit të madh, njerëzit e brezit të vjetër do ta kenë të vështirë të pranojnë se personi që shumica e amerikanëve dikur e konsideronin si hero kombëtar, ka qenë një njeri si gjithë të tjerët, ndoshta dhe më i keq se të tjerët, i aftë për të kryer çdo mëkat ekstrem i shtyrë nga pushteti. Brezat e vjetër parapëlqejnë ta kujtojnë atë si "të paprekshëm", një burrë që shpalli listën e dhjetë kriminelëve më të mëdhenj të Amerikës e më pas doli jashtë për t'i kapur ato. Emrat e tyre vazhdojnë sot e kësaj dite të konsiderohen si më të poshtrit: John Dillinger (prostitut homoseksual dhe grabitës bankash), Charles Arthur "Pretty Boy" Floyd (grabitës bankash në kohën e Depresionit të Madh), Al Karpis (mafioz i bandës së Barker), Lester Joseph Gillis (grabitës bankash), Roger Touhy (bosi i mafies) dhe Kate "Ma" Barker (kriminele).

Gjashtë shërbimet sekrete më të famshme të botë
Rivalet e CIA-s, nga Mosadi izraelit, e deri tek MI6 britanike
Me përfundimin e Luftës së Ftohtë, CIA nuk kishte ndonjë rival. Por kjo është e gabuar. Agjencitë e spiunazhit janë gjithnjë e më të zëna se kurrë ndonjëherë tjetër. Ato thjesht kanë ndryshuar emër, strategji dhe prioritete, por kurrë nuk kanë hequr dorë nga destinacioni i tyre. Në fakt duke filluar që nga ridimensionimi i shërbimeve sekrete ruse, i cili tani ka për detyrë ruajtjen e interesave tregtare të Rusisë, duke vazhduar më tej me ato kineze me spiunazhin industrial, indiane dhe pakistaneze të impenjuara në destabilizimin e njëra-tjetrës dhe më pas me Britaninë e Madhe dhe Izraelin në luftën kundër terroristëve islamikë.
1. Shërbimi Inteligjencës të Huaj (SVR)
Vendi: Rusia
Zona e kompetencave: Zyrtarisht, antiterrorizëm dhe mbrojtja e interesave të tregtisë ruse. Jozyrtarisht, konsolidimi i pushtetit politik.
Aktivitetet: Rusia ka një traditë të mrekullueshme spiunazhi që daton që nga era cariste. Pas kolapsit të Bashkimit Sovietik, e gjithëpushtetshmja e dikurshme KGB, u thërrmua në organizata të ndryshme të vogla me kompetenca shumë të limituara. Që kur ish-agjenti i KGB, Vladimir Putin mori pushtetin, sidoqë të jetë, SVR ose Sluzhba Vneshney Razvedk, siç është e njohur në Rusi, ka rikuperuar shumë nga e kaluara e saj. Spiunazhi rus brenda Shteteve të Bashkuara, tani është kthyer në nivelet e Luftës së Ftohtë, besojnë zyrtarët amerikanë. Peter Earnest, drejtori ekzekutiv i Muzeumit Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington, i cili ka luajtur me shumë zgjuarsi me KGB-në ndërkohë që ishte operativ i CIA-s për më shumë se tre dekada, ndan këtë vlerësim. “Ata janë aq të rëndësishëm sot, sa edhe në të kaluarën, në mos edhe më shumë” thotë ai.

2. Ministria e Sigurisë së Shtetit
Vendi: Kina
Zona e kompetencave: Spiunazh industrial dhe analizë datash, siguria e brendshme.
Aktivitetet: MSS është e strukturë e mbyllur si ajo e KGB-së sovjetike, dhe është përgjegjëse për sigurinë e brendshme dhe spiunazhin e huaj. Aktivitetet e saj jashtë vendit besohet se janë të përqendruara në mënyrë agresive kundër Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në sektorin e saj të industrisë së teknologjisë së lartë dhe teknologjisë ushtarake. Në vend që të mbështetet në një grusht të vogël agjentësh, MSS ka një aset potencial të inteligjencës dhe mbledh të inteligjencë në sistemet e reja të armëve me shumë kujdes me kalimin e kohës përmes kontakteve personale. “Spiunazh kinez është i ndryshëm nga ai Perëndimor”, thotë Earnest. “Ne shkojmë pas sekreteve ndonjëherë; ata shkojnë pas numrave. Ata mbledhin nga pak copa të vogla dhe i vënë atë së bashku. "Burimet shpesh nuk e kuptojnë se kanë bashkëpunuar me një mision spiun të huaj, dhe mijëra diplomatë kinezë, studentët dhe njerëzit e biznesit që udhëtojnë në Perëndim, çdo vit bëjnë spiunin i cili është tepër e vështirë për ta zbuluar.

3. Kërkimi dhe Krahu i Analizës
Vendi: India
Zona e kompetencës: Destabilimi i Pakistanit
Aktivitetet: RAW ishte themeluar në vitin 1968 veçanërisht për të kundërshtuar mbështetjen e grupeve militante pakistaneze në Indi, por gjatë viteve ajo është rritur është bërë një nga shërbimet më të mira botërore të zbulimit, me veprimtari të gjerë duke filluar nga Pakistani, Sri Lanka, Nepal, Bangladesh dhe vende të tjera. Është veçanërisht aktive në Bangladesh, ku ajo luajti një rol kyç në lëvizjen e këtij vendi për pavarësinë nga Pakistani. Autoritetet pakistaneze shpesh fajësojnë RAW për sulme terroriste në vendin e tyre. Edhe pse këto akuza kanë mungesë provash, RAË nuk kanë një histori për mbështetjen e grupeve militante në Kashmir, Afganistan, dhe Sri Lanka. Vitet e fundit nuk ka qenë të lehta për RAË. Në vitin 1996, RAW ishte e implikuar në një skandal që përfshin dhurimin e paligjshëm të fondeve në fushatat e kongresit të SHBA.

4. SHËRBIMI i INTELIGJENCËS
Vendi: Pakistan
Zona e kompetencës: Destabilizimi i Indisë
Aktivitetet: Ndonjëherë është i përshkruar si një shtet brenda një shteti praktikisht pa kontroll, ISI është i mirënjohur për kontrollin e rreptë që ai ushtron mbi politikën e Pakistanit dhe roli i saj në mbrojtjen ushtarake nga opozita e brendshme. Por, ISI ka qenë gjithashtu i akuzuar se ka luajtur të dyja palët në luftën globale kundër terrorizmit, dhe bashkëfajësi jashtë vendit. Me propagandën antipërhapje indiane në Kashmir apo financimin e separatistëve sik në Punjab, ISI ka dëmtuar vazhdimisht stabilitetin në Indi për dekada. India e ka akuzuar ISI për përfshirje në dhjetëra sulme terroriste gjatë viteve, duke përfshirë sulmet në Mumbai të vitit 2006 që vrau 187 vetë. Në të njëjtën kohë, ISI ka punuar me SHBA dhe aleatët për të luftuar Al Kaedën dhe Talibanët brenda Pakistanit.

5. SHËRBIMI INTELIGJENT SEKRET (MI6)
Vendi: Britania
Zona e kompetencës: Antiterrorizëm, nostalgjia e James Bond
Aktivitetet: Pas një dekade të shkurtimeve buxhetore gjatë "ndarjes së paqes" vitet e pas Luftës së Ftohtë, shërbimi sekret i Madhërisë së Saj u kapur disi i papërgatitur për sfidat e luftës kundër terrorizmit. Më 9 / 11, vetëm 30 prej agjentëve 1.600 të MI6 ishin duke punuar ne luftën kundër terrorizmit. Që atëherë, agjencia ka qenë mbi të gjitha një blitz i rrufeshëm rekrutimesh që përfshin masa të padëgjuar më parë, të tilla si marrja e reklamave në gazeta dhe i lejon agjentët për të dhënë intervista. Kjo është shumë larg nga koha e luftës së Ftohtë, kur rekrutët e fshehtë u veçuan nga Oksfordi dhe Kembrixhi si më të mirët dhe të shkëlqyerit për punën e shërbimit të fshehtë. Pavarësisht bukurisë së ofensivës, MI6 ka qënë e sulmuar nga mediat britanike për marrjen pjesë në torturimi e terroristëve të dyshuar sëbashku me CIA-n jashtë vendit. Zyrtarët e Kremlinit kanë akuzuar gjithashtu MI6 e duke u përpjekur për të influencuar politikën e brendshme të Rusisë. Aktivitetet e MI6 nuk mund të jenë aq ekspansive siç ishin dikur, por Earnest e karakterizon këtë si "një ndryshim në prioritetet” ndaj terrorizmit të Lindjes së Mesme, "në vend të një rënie."

6. Mossad
Vendi: Izrael
Zona e kompetencave: Luftimi kundër terriorizmit islamik, evakuimi i refugjatëve hebre
Aktivitetet: Që kur u themelua në vitin 1951, "Instituti," siç përkthehet në gjuhën angleze, ka fituar një reputacion për aftësi të jashtëzakonshme dhe agresivitet në luftën kundër armiqve të Izraelit. Disa nga arritjet e saj më të dukshme përfshijnë rrëmbimin liderit nazist Adolf Eichmann nga Argjentina në vitin 1960, vrasjen e planifikuesve të vrasjeve në Olimpiadën e Mynih 1972, dhe vrasjen e një operativ të lartë të Hamasit me një celular që shpërtheu në vitin 1996. Mossad ka qenë aktiv edhe gjatë viteve në përpjekje për të ndihmuar refugjatët hebrenj të cilët kërkojnë të emigrojnë në Izrael, duke përfshirë edhe trasportin ajror sekret të mijëra hebrenjve etiopian në "Operacionin Moisiu" në vitin 1984. Mossad ka bërë disa lëvizje drejt një transparence dhe hapje më të madhe në vitet 1990, duke përfshirë publikimin e emrit të drejtorit të saj për herë të parë.

Burimi:Agjencioni Floart-Press(Moderator:Flori Bruqi)
Sekretet e spiunazhit të kohëve moderne
Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, vende të ndryshme vazhdojnë që të dërgojnë agjentë të fshehtë nëpër botë, për të marrë informacion. Por korporatat, terroristët dhe hetuesit privatë janë gjithashtu pjesë e botës misterioze e shpesh të errët të spiunazhit.
Zbulimi i befasishëm dhe shumë i zhurmshëm javë më parë i rrjetit të spiunëve rusë që operonin prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka asnjë dyshim që i tronditi shumë amerikanët, të cilët në shumicë kishin ushqyer idenë se spiunazhi kish marrë fund me mbarimin e Luftës së Ftohtë dhe se së shumti ai mund të përbënte subjekt për filmat hollivudianë. Por ekspertët e shërbimeve sekrete e dinë mirë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Sipas Peter Earnest, një ish-anëtar i CIA-s, i cili është aktualisht drejtor i Muzeut të Spiunazhit në Uashington, nuk duhet harruar, për shembull, se shtete të tilla si Rusia kanë kryer për shekuj me radhë veprimtari spiunazhi dhe se ky i fundit as ka filluar dhe as përfundoi me mbarimin e Luftës së Ftohtë. Thjesht vazhdoi në një mënyrë tjetër. Sigurisht që marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë janë përmirësuar në vitet e fundit, por ky fakt nuk mund të përjashtojë atë tjetrin që, pavarësisht bashkëpunimit, të dyja vendet kanë vazhduar ta spiunojnë, përgjojnë dhe ruajnë njëra-tjetrën.
E ndërsa në të shkuarën më së shumti spiunazhi ka qenë i lidhur me shtetet që kërkonin informacion për shtetet e tjera, sot spiunazhi është më shumë i lidhur me gjurmimin dhe përgjimin e terroristëve, aktiviteteve të tyre, monitorimin e komunikimit publik e kështu me radhë. Në fakt, ekspertët e shërbimeve sekrete thonë se spiunazhi i të gjitha llojeve është shtuar shumë që pas Luftës së Ftohtë dhe është përforcuar edhe nga aplikimi i teknologjive të reja dhe rritja e kërkesës për informim të sektorit shtetëror, por edhe atij privat. Disa javë më parë, gazeta amerikane “Washington Post” deklaroi se me programet e lidhura me anti-terrorizmin merren aktualisht në SHBA 1371 organizata qeveritare dhe 1931 organizata private. Objektivi i punës së tyre nuk është vetëm çështja e anti-terrorizmit, por edhe siguria kombëtare dhe informacioni i të gjitha llojeve. Ja disa nga kategoritë dhe objektet e spiunazhit të sotëm:
Kombet
Kur flitet për një spiunazh që mbështetet nga shteti, sipas ekspertëve, për sa u përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ato janë më të përqendruara në shtete të tilla si Irani, Koreja e Veriut dhe Kina. Dhe këto vende duket se gjithashtu e kanë përqendruar vëmendjen e spiunazhit të tyre tek Amerika. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë objektivi i qindra mijëra sajber sulmeve çdo ditë, një pjesë e madhe e të cilave vijnë nga Pekini. Sipas ekspertëve, këto manovra kanë të bëjnë me përpjekjet për të depërtuar në struktura shumë të ruajtura dhe të rëndësishme amerikane.
Kompjuterët dhe satelitët janë të rëndësishëm, por nuk mund të bëjnë atë që bëjnë njerëzit. Agjentët sekretë, si ata që u deportuan së fundmi në Rusi, ende luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe të dorës së parë në lojërat e spiunazhit. Por nuk dihet numri i tyre në terren dhe një gjë e tillë do të ishte shumë e vështirë, duke qenë se është në vetë natyrën e këtij profesioni të qëndruarit në fshehtësi. Edhe shtetet që e konsiderojnë veten aleatë shumë të ngushtë, e spiunojnë njëri-tjetrin. Kështu, një raport i Izraelit i vitit 2008 dokumentonte një histori shumë të njëjtë spiunazhi të spiunëve amerikanë që kishin spiunuar në Izrael, veçanërisht për sa i takon programit sekret bërthamor të Izraelit. Dhe ka pasur raste jo të pakta mosmarrëveshjesh mes spiunëve të të dyja vendeve e madje edhe raste të kapjes së spiunëve izraelitë në Amerikë.
Terroristët
Shumë amerikanë janë të bindur se termi “luftë kundër terrorizmit” është abuzuar shumë nga administrata amerikane dhe shërbimet sekrete amerikane, si dhe është përdorur edhe për të mbuluar operacione të ndryshme të shërbimeve sekrete. Por shpesh spiunët më të rrezikshëm janë ata që nuk punojnë për organizatat qeveritare dhe që në njëfarë mase nuk japin llogari për veprimet e tyre, duke mos u kondicionuar nga ligji ndërkombëtar.
Rrjetet ndërkombëtare të terrorizmit shpesh kanë qenë më efikase se ato qeveritare për sa i përket mbledhjes së informacioneve sekrete. Një rast i tillë është ai i infiltrimit të suksesshëm të agjentit të Al Kaedës në radhët e CIA-s. Ishte ky agjent që arriti të vriste 6 agjentë të CIA-s me një bombe vetëvrasëse, duke i dëmtuar rëndë shërbimet amerikane në Afganistan.
Korporatat e mëdha
Spiunimi nuk është vetëm një çështje e luftës dhe politikës ndërkombëtare. Një gazetar amerikan, në një libër të botuar së fundmi në lidhje me shërbimet sekrete shtetërore dhe private, ka zbuluar se firmat dhe kompanitë e mëdha private që përfaqësojnë interesa shumë të mëdha financiare, kanë edhe një sistem shumë të sofistikuar për të thithur informacion dhe sigurisht që një gjë e tillë mundësohet nga shërbimet sekrete private.
Këto të fundit u ofrojnë kompanive survejimin ndaj konkurrentëve, informacione në lidhje me zbulimet e reja, pikat e dobëta të drejtuesve të lartë e të tjera si këto. Spiunazhi është bërë një faktor shumë i rëndësishëm në botën e korporatave dhe hapat e vendimet e mëdha për shkrirjen apo shitjen kompanive të ndryshme- në të cilat përfshihen miliarda dollarë -nuk bëhen kurrë në ditët e sotme pa përfshirjen e spiunëve me cilësi, që sjellin edhe informacionin e duhur në kohën e duhur për kundërshtarin. Duke përdorur disa nga teknologjitë më të përparuara në botë (si laseri që mund të regjistrojë biseda telefonike nga një kilometër larg e të tjera si këto), këto firma dhe korporata kanë në stafin e tyre një numër të madh specialistësh të shërbimeve sekrete dhe të ushtrisë. Ky staf kryesisht përbëhet nga ish-zyrtarë ushtarakë dhe të shërbimeve sekrete, që dikur kanë punuar për agjencitë qeveritare dhe që janë shumë të stërvitur dhe të aftë për të pasur sukses në misionet e tyre.
Por nga ana tjetër ata mund të jenë edhe agjentë të dyfishtë, pra që ndërsa janë të punësuar nga korporatat e mëdha, vazhdojnë të punojnë edhe për agjencitë shtetërore, madje një pjesë të informacionit që marrin për punësimin e dytë, ta japin në agjencinë shtetërore. Por për korporatat nuk spiunojnë vetëm konkurrentët në biznes. Janë edhe vetë qeveritë e vendeve përkatëse ato që mbajnë nën vëzhgim kompanitë e mëdha. Kështu, kinezët kanë një sistem shumë të perfeksionuar për të hyrë në informacionet e rezervuara të firmave më të mëdha të vendit.
Hetuesit privatë
Shfaqja e internetit e ka transformuar industrinë private duke zhvendosur mënyrat e survejimit nga ato në terrene, në mënyra që kanë të bëjnë me survejimin e e-mail-eve, të postës elektronike dhe komunikimeve të tjera. Sipas një shefi që drejton një biznes hetuesish privatë, një pjesë e madhe e klientëve të tij janë persona të martuar, që dyshojnë në besnikërinë e partnerit/es dhe për të vërtetuar dyshimet e tyre u duhet një hetues privat. Shumë gra mendojnë se bashkëshortët, në vend që të shkojë me shërbim, shkojnë për të kryer udhëtime qejfi dhe janë të gatshme të paguajnë shuma të mëdha parash për të marrë vesh të vërtetën. Një kuriozitet në këtë drejtim është se kur femrat kanë një intuitë se bashkëshortët po i tradhtojnë, zakonisht intuita është e drejtë; ndërsa kur meshkujt mendojnë se bashkëshortja po i tradhton, qëllon shpesh që të jenë të gabuar.
Spiunimi modern në shekullin 21
I kemi të gjithë nëpër xhepa mjetet e spiunëve të kohëve moderne. Kamera në orë dore dhe përgjues në valixhe. Spiunazhi ka patur gjithmonë shumë imagjinatë. Sot, jemi të gjithë të pajisur për pakëz spiunazh
Është një bashkëbisedim që mund të ishte nxjerrë direkt nga faqet e një romani të Ian Fleming. "Më falni, a mund të ishim takuar në Maltë në 1999?" "Po, në të vërtetë kam qenë në La Valetta, por në 2000". Por ky bashkëbisedim nuk është letërsi. Ishte një bashkëbisedim i paracaktuar që ndodhi në Romë në fillim të këtij viti, mes dy burrave. Njëri ishte zyrtar i Shërbimit të Fshehtë të Jashtëm të Rusisë, SVR, tjetri një spiun rus që kishte jetuar në SHBA që nga mesi i viteve '90 dhe që përdorte emrin e rremë Richard Murphy.
Bashkëbisedimi - i përdorur nga dy burrat për identifikuar njëri-tjetrin - është i raportuar në dokumentet që Fbi i ka dorëzuar gjykatave të SHBA pas një hetimi shumë të gjatë të një rrjeti rus spiunazhi që operonte në SHBA. Hetimi përfundoi me dëbimin e dhjetë spiunëve në Rusi në këmbim të katër rusëve që ishin akuzuar se kishin spiunuar për SHBA dhe shërbimet e fshehtë britanikë. Një tjetër person, që mendohet se ishte financuesi i rrjetit rus të spiunazhit dhe që jetonte në Qipro, u arratis. Ky rast tërhoqi një vëmendje të jashtëzakonshme të medias dhe ai shërben për të kujtuar se dy dekada pas fundit të Luftës së Ftohtë, spiunët vazhdojnë të ekzistojnë, edhe me teknologjinë e kohëve të sotme, si satelitët spiunë dhe avionët spiunë.
"Janë disa gjëra të veçanta që të duhen, të cilat në të vërtetë vetëm një qenie njerëzore mund të t'i japë", thotë Dr. Paul Maddrell, një ekspert mbi shërbimin e fshehtë në Universitetin e Aberystwyth. "Pra, pavarësisht të gjithë avionëve spiunë dhe mjeteve të tjerë, sërish të duhen njerëzit". Në faqen e internetit, MI5 vlerëson se të paktën 20 shërbime të huaj operojnë në shkallë të ndryshme kundër interesave të Mbretërisë së Bashkuar. "Më shqetësuesit janë rusët dhe kinezët", shton njoftimi.
Misioni yt është...
Një mesazh i dërguar dy spiunëve në SHBA, "Richard" dhe "Cynthia Murphy", nga SVR, shpjegon në terma të pagabueshëm se cili është misioni i tyre: "Ju jeni dërguar në SHBA për një udhëtim të gjatë shërbimi. Arsimi juaj, llogaritë bankare, shtëpia, makina etj., të gjitha këto i shërbejnë një qëllimi: përmbushni misionin tuaj kryesor, domethënë kërkoni dhe krijoni lidhje në qarqe politikëbërës në SHBA dhe dërgoni raporte dhe informacione në C (qendra e SVR në Moskë). FBI thotë se plani për spiunët ishte që ata të rekrutonin njerëz (asete) që janë brenda ose në gjendje të infiltrojnë në këto qarqe politikëbërës.
Ajo që e bën më intrigues këtë rast është dritarja që ai hap ndaj teknikave që përdoren nga spiunët e kohëve moderne - teknologjia e përdorur për të dërguar këto informacione tek shefat në Moskë. Tani është e drejtë të thuhet se kemi patur një farë ideje mbi teknologjinë moderne të spiunazhit. Një prej më të fundmeve dhe më të çuditshmeve është një gur që rusët akuzuan britanikët se e kishin hedhur në një rrugë në Moskë në vitin 2006. Thuhet se guri fshihte një radio transmetues. Rusët pretendonin se një agjend mund të kishte hedhur në të informacione dhe më pas një pjesëtar i stafit të ambasadës, që kalonte aty pranë do të merrte më pas informacionin duke përdorur një kompjuter portabël, që do të ishte shumë krenar. Por kjo është hera e parë në historinë moderne që janë zbuluar kaq shumë detaje.
Dokumentet e dorëzuara në gjykata të Nju Jorkut përshkruajnë se si agjentë të FBI hynë në shtëpitë ku jetonin rusët. Ndërkohë që kërkonin një shtëpi në Nju Xhersi, ata zbuluan disqe kompjuterësh që më pas u zbulua se përmbanin programe steganografie, të krijuar nga shërbimi i fshehtë rus. Steganografia ka të bëjë me fshehjen e një mesazhi sekret brenda një fotografie - kaq mirë, saqë fotoja duket krejt e paprekur për syrin e zakonshëm. Spiunët vendosën fotografi që përmbanin mesazhe të fshehtë nëpër faqe interneti, me qëllim që këto të analizoheshin në Moskë. Çdokush mund t'i merrte në internet këto fotografi, por mesazhin vetëm një grusht njerëzish mund ta kuptonin.
Steve Bellovin, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Columbias, thotë se ky është rasti i parë i konfirmuar i përdorimit të steganografisë përmes internetit. "Ideja e fshehjes së gjërave në fotografi në internet është përmendur prej vitesh, por ky është rasti i parë i vërtetuar".
Fakti që steganografia është kaq e vështirë të zbulohet e bën atë teknikën e preferuar. "Edhe nëse autoritetet nisin e dyshojnë dhe shohin faqen e internetit, gjithë sa mund të shohin janë fotografi pushimesh, fëmijët. Nëse nuk e dinë se çfarë po kërkojnë, ata nuk do të mund ta dallojnë", thotë Bellovin. Por në këtë rast, pasi kontrolluan shtëpitë dhe zbuluan programet e steganografisë, si dhe lidhjet me faqe të ndryshme interneti në një kompjuter, autoritetet e SHBA e dinin me saktësi se çfarë po kërkonin.
Ndonëse rusët përdornin programet kompjuterikë të steganografisë që vetë SVR kishte krijuar, programe të tjerë që po bëjnë pikërisht të njëjtën gjë mund t'i gjesh me lehtësi. Një prej spiuneve, e mrekullueshmja Anna Chapman, u pikas nga agjentë të FBI tek përdorte një tjetër pajisje - një laptop me një lidhje wireless interneti - për t'i transferuar të dhëna një zyrtari të qeverisë ruse. Dokumentet në gjykatë thonë se 19 të diela rresht mes janarit dhe qershorit të këtij viti, ajo është parë "fizikisht pranë" një zyrtari të qeverisë ruse. Chapman shkonte dhe ulej në një kafene apo një librari në Manhattan.
Ndonjëherë zyrtari rus kalonte aty pranë në një mikrobus, ndonjëherë kalonte në këmbë me një valixhe në dorë. Chapman transferonte të dhëna tek laptopi i zyrtarit përmes një lidhjeje të thjeshtë mes dy kompjuterëve. Kjo duhej të kishte qenë më e sigurtë se transferimi i të dhënave në internet. Por FBI ishte vënë tashmë në gjurmë të Chapman.
Provat e FBI zbulojnë se kompjuteri i shtëpisë, laptopi, karta e memories si dhe karta telefonike janë armët e preferuara për spiunët e sotëm dhe ata kanë disa avantazhe.
"E fundmja gjë me të cilën një spiun do të kapet është ndonjë lloj teknologjie e pashpjegueshme", thotë Bart Bechtel, që ka punuar 20 vjet si oficer i CIA në Turqi dhe në Indonezi, veç vendeve të tjerë. "Le të themi që padashje pëson një aksident me makinë, je i pavetëdijshëm dhe aty vijnë policët dhe ndihma e shpejtë. Ata kërkojnë dokumente identifikimi, sepse duhet të lajmërojnë dikë. Por në xhepa të gjejnë ndonjë pajisje të çuditshme dhe menjëherë fillojnë e të bëjnë një seri krejt të ndryshme pyetjesh".
Përgjatë gjithë Luftës së Ftohtë, agjencitë qeveritare të spiunazhit kanë patur laboratorët e tyre ku krijonin pajisje me një imagjinatë mbresëlënëse. Por ritmi me të cilin ka ndryshuar teknologjia civile në vitet e fundit ka bërë që shërbimet e fshehtë të ndjekin një tjetër rrugë. "Rreth 10 vjet më parë, CIA bëri të ditur se laboratorët e saj nuk mundeshin aspak që të qëndronin një hap përpara teknologjisë moderne, kështu që ata pushuan së bëri atë punë dhe krijuan një kompani të quajtur In-Q-Tel, e cila financonte kompani të tjera për të bërë pikërisht këtë punë". Investimet e In-Q-Tel kanë përfshirë Attensity Group, një kompani që prodhon programe kompjuterikë për të shkëputur fakte dhe opinione nga forume në internet dhe media sociale. Është edhe MotionDSP, që ka krijuar programe për rritjen e cilësisë së filmimeve.
Teknologjia e komunikimit e kohëve të sotme paraqet një sërë shansesh për spiunët modernë. Sujeet Shenoi, një profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Tulsas, dikur ka qenë në një bord këshillimor të FBI. Sot, ai punon "shumë ngushtë me agjenci tamam si FBI", ndonëse nuk pranon të zbulojë se cilat janë këto agjenci. Ai thotë se shërbimi falas i e-mailit i Google, Gmail, mund të përdoret për një sërë qëllimesh të ligë. "Mund të kesh një adresë të zakonshme. Pastaj më jep mua emrin dhe fjalëkalimin e saj dhe unë krijoj një draft. Jo një e-mail, por një draft. Më pas, ti shkon dhe hyn tek e njëjta adresë e-maili dhe lexon draftin. Ai mesazh nuk dërgohet dhe agjencitë e shërbimeve të fshehtë e kanë pothuajse të pamundur ta pikasin".
Ai thotë se edhe Google Voice mund të përdoret për çdokënd të angazhuar në punë të fshehta - mund të programohet në mënyrë të tillë që rënia e një numri mund të bëjë që të bien disa telefona, apo një telefon në një vendndodhje të caktuar. "Qeveria mund të jetë duke monitoruar telefonin tënd, por jo telefona të tjerë. Mund të jetë një telefon në një dyqan apo një stacion hekurudhor".
Shenoi thotë se pajisjet që mund të blihen qoftë edhe në aeroporte mund të transformohen në mjete të dobishëm spiunazhi. "Për shembull, ka syze me mp3 player me idenë që t'i mbash në sy dhe të dëgjosh muzikë", thotë Shenoi. "Ka njerëz që e kanë hequr këtë mp3 playerin dhe e vendosin në bankomat dhe me anë të këtij kapin informacione mbi kartën e kreditit".
Ndonëse për rastin në fjalë FBI ka qenë jashtëzakonisht shumë e hapur në dokumentet e gjykatës që ka dorëzuar, Shenoi thotë se me shumë gjasa, për disa gjëra ne nuk do të marrim vesh asgjë, asnjëherë. "FBI nuk e jep të gjithë informacionin", thotë ai. "Ata me shumë gjasa paraqesin pikërisht aq informacione sa nevojiten për t'i dënuar. Jam i sigurtë që ka shumë më tepër dhe ajo që shohim është vetëm maja e ajsbergut".
Shenoi është përgjegjës për programin Cyber Corps të Uinversitetit të Tulsas - një nismë qeveritare që synon të rekrutojë mendjet më të ndritura në Teknologjinë e Informacionit, të cilët do të përdoren për të penguar vendet e tjerë që të shtien në duar informacione sensitivë si dhe do të ndihmojnë shërbimet e fshehtë të SHBA. Në faqen e internetit të Cyber Corps thuhet se studentët e vet janë punësuar në CIA dhe FBI. "Rrjedhshmëria dhe gjuha ekzotike janë një aset i domosdoshëm!"
Sa për të ardhmen e teknologjisë së spiunazhit, që tani po fillojmë të shohim ndryshimet. Një libër që flet për evolucionin e teknologjisë amerikane të spiunazhit, Spycraft me autor Robert Wallace dhe H Keith Melton, përfshin një fotografi me 20 mjete amerikane spiunazhi të kapura nga rusët gjatë viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë.
Tregon gjithashtu një aparat fotografik të fshehur brenda një kutie boje stilografi dhe një blloku me letër speciale për shënime të fshehtë. "Sot, praktikisht të gjithë funksionet e të gjithë atyre pajisjeve mund të realizohen vetëm me një iPhone", thotë Melton. "Një telefon me programe brenda të shndërrohet në aparat fotografik, në pajisje komunikimi me valë të shkurtra. Është konvergjencë dixhitale". Është një ndryshim që edhe Shenoi e pranon. "Individi i zakonshëm ka më shumë pajisje spiunazhi dhe aftësi të kryerjes së spiunazhit me to nga sa kanë patur të gjithë agjencitë e shërbimeve të fshehtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo ndoshta edhe gjatë viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë". Por oficeri i CIA në pension Bechtel, që tashmë drejton SpyCruise, një organizatë që kryen konferenca dhe bisedime për spiunazhin gjatë udhëtimeve me anije thotë: "Personalisht mendoj se një mbështetje e tepruar tek teknologjia është e rrezikshme. Për këtë, nuk mund të ketë një shembull më të qartë se sa ai i spiunëve rusë", thotë ai. "Me sa duket, ata lanë pas të çara të shumta. Mendoj se ajo çfarë mund të kish ndodhur nga ana e atyre në Moskë, është një nënvlerësim.
Ata mund të kenë menduar se tashmë FBI është e fokusuar tek kundër-terrorizmi - pra ne mund të bëjmë më shumë dhe t'ia hedhim më kollaj. Njerëzit bien në dashuri me teknologjinë, por malli më i mirë është ai që është provuar dhe testuar - duhet të dish se cilët janë asetet që ke dhe t'i mbash gjallë ata".
Mjetet që kanë spiunët sot
Spiunët rusë përdorën një përzierje teknikash të reja dhe tradicionale për të dërguar informacionin në Moskë
STEGANOGRAFIA
Në kuptimin më të gjerë, steganografia është teknika e fshehjes së një mesazhi në mënyrë të tillë që vetëm dërguesi dhe marrësi dinë ekzistencën e tij. Nuk është koncept i ri. Në Greqinë e lashtë, për shembull, një mesazh bëhej tatuazh në kokën e rruar të një skllavi. Më pas atij i rriteshin flokët, duke mbuluar mesazhin, që më pas marrësi e lexonte duke i rruar sërish kokën skllavit.
Por që atëherë gjërat kanë ndryshuar pakëz. Steganografia dixhitale e përdorur nga rusët ka të bëjë me ndryshimin e një fotografie për të fshehur mesazhin. Procesi për ta bërë këtë është shumë i mprehtë. Kompjuterët i vendosin çdo pixel-i të një fotografie një vlerë numerike bazuar në sasinë e ngjyrave të kuqe, jeshile dhe blu që ai ka nevojë të shfaqë. Mesazhi, një copë tekst, do të përfaqësohet gjithashtu nga figura në kompjuter.
Programet e steganografisë marrin shifrat në fotografinë origjinale dhe kështu numrat e mesazhit janë të koduar në një mënyrë specifike. Nëse marrësi i mesazhit ka të njëjtin program, atëherë ai mund të rimarrë numrat e mesazhit - domethënë edhe vetë mesazhin. Gjëja më e rëndësishme, për të shmangur zbulimin nga armiku, është se drita dhe ngjyrosja e pixel-ave në fotografinë origjinale ndryshohen kaq pak, saqë ndryshimet nuk mund të dallohen nga syri i zakonshëm.
Dosjet e kopjuara nga një prej kompjuterëve të zbuluar nga kërkimet e FBI në shtëpitë e spiunëve përfshinin lidhje me faqe interneti. Këto faqe interneti përmbanin lidhje me faqe të tjera interneti të cilat përmbanin fotografi të ndryshuara me teknikën e steganografisë.
SPIUNAZH WI-FI
Nëse përdor laptopin në një hapësirë publike dhe dëshiron të hysh në internet, zakonisht lidhesh me një antenë Wi-Fi që mund të jetë e disponueshme. Por spiunia Anna Chapman, që shkonte e ulej në një kafene apo librari në Manhattan, e shndërronte kompjuterin e saj në një hotspot (antenë) me të cilën mund të lidhej një tjetër individ, një zyrtar rus. Më pas, programet e parregulluar transferonin të dhënat nga kompjuteri i Chapman tek ai i zyrtarit rus. "Nuk i di detajet e laptopit që ajo po përdorte, por zakonisht ajo çfarë kërkohet tek Wi-Fi është diçka që quhet ad hoc mode", thotë Steve Bellovin, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Columbias. "Kur e bën këtë, laptopi yt shndërorohet në një hotspot". Ky rrjet kompjuterik mendohet të jetë më i sigurtë se sa thjeshtë transferimi i të dhënave përmes internetit.
BOJË E PADUKSHME
Sërish, boja e padukshme nuk është një ide e re, por gjithsesi është shumë e përdorur sidomos nga rusët. Në shtëpinë e tyre të përgjuar në Nju Jork, një prej spiunëve u dëgjua tek përdorte fjalën "e padukshme" si dhe diçka që i ishte dhënë dikujt në një libër. FBI thotë se bashkëbisedimi ka të bëjë me një udhëtim të planifikuar në një vend në Amerikën e Jugut, aty ku informacioni do t'i jepej një tjetër agjenti rus.
Në dokumentet e gjykatës të dorëzuara nga FBI, nuk ka detaje se çfarë lloj boje e padukshme u përdor me saktësi - pra nëse e dinë, ata nuk tregojnë. Shumica e sistemeve përdorin një bojë që thahet dhe zhduket dhe më pas diçka tjetër e bën mesazhin të rishfaqet. Lëngu i limonit shërben si bojë që më pas rishfaqet nën nxehtësinë e një llampe apo qiriri.
RADIO ME VALË TË SHKURTRA
Spiunët rusë përodrën disa pajisje të reja spiunazhi të shekullit XXI. Por ata përdorën edhe radiot me valë të shkrurtra, të përdorura nga spiunët që në vitet pesëdhjetë.
Duke përgjuar shtëpinë e dy spiunëve në Nju Jork, FBI dëgjoi "tinguj elektronikë klikues". Transmetimi nga Moska tek spiunët do të kishte tingëlluar si kodi Mors, por me shumë gjasa ka qenë kërcitje e shkurtër numrash, të lexuar përmes një zëri të gjeneruar nga kompjuteri. Këto do të kishin qenë shumë të vështirë të pikaseshin nga autoritetet - sigurisht nëse këta nuk do të ishin duke përgjuar shtëpinë e spiunëve. Më pas këto numra do të përktheheshin në një mesazh përmes një kodi deskriptues.
Përse spiun?
Në mendjen e një agjenti të huaj
Gjatë dekadës së kaluar ka patur një ndryshim radikal në arsyet që i motivojnë njerëzit për të spiunuar. Historikisht, sidomos gjatë pjesës më të madhe të Luftës së Ftohtë, spiunazhi kryhej për arsye politike apo ideologjike. Kjo vlen edhe për ata që informonin kundër vendeve të tyre apo edhe kundër agjencive në të cilat punonin.
"Rusët e kapur në SHBA janë një grup krejt i ndryshëm", thotë një ekspert i psikologjisë së spiunit që preferon të njihet thjeshtë si "Dr V" - "pasi dua të punoj edhe disa vite të tjerë", thotë. Ideologjia nuk është aq e rëndësishme për spiunët e sotëm. "Gjithçka ndryshoi në fundin e viteve tetëdhjetë dhe spiunazhi kryhej kryesisht për arsye monetare dhe sot e kësaj dite ky mbetet faktori kryesor motivues. Rusët e kapur kohët e fundit operonin nga këndvështrimi që kjo ishte puna e tyre. Ata ishin përzgjedhur dhe trainuar nga shërbimi i SVR dhe u hodhën në veprim. Detyra e tyre ishin të gjenin vendin e tyre në komunitetin lokal, të ndërtonin raporte dhe të kishin akses tek individë të ndryshëm".
Dr V, një psikolog klinik ka kaluar dhjetë vite duke shkruajtur vlerësime psikologjike të udhëheqësve botërore dhe rekrutëve të rinj të shërbimeve të fshehtë. Ai thotë se spiunazhi do të ketë qenë një propozim tërheqës për rusët. "Përfitimi ishte që do të jetonin në Perëndim, në SHBA, do të kishin një jetë të lirë... gjithçka të siguruar prej shërbimit të fshehtë rus".
Si të kapësh një spiun
FBI luftoi teknologjinë moderne ruse të spiunazhit me teknologji të sajën
Për shumë vite, FBI i kishte sytë dhe veshët të fokusuar në rrjetin rus të spiunazhit. U vendosën përgjues në apartamentet e disa prej pjesëtarëve të tij, u vendosën kamera përgjimi në vende publikë dhe dhoma hoteli, si dhe u monitoruan telefonatat dhe e-mailet e tyre.
Që në 2005, agjentë të FBI hynë edhe në shtëpitë e disa prej spiunëve dhe fotografuan prova si dhe kopjuan hard disk-ët e kompjuterëve. Këto kërkime rezultuan shumë të dobishme pasi spiunët ishin treguar shumë të pakujdesshëm për gjërat që kishin lënë rretherrotull.
Duke kërkuar një shtëpi në Nju Xhersi, agjentët e FBI gjetën udhëzimet "alt", "control", "e" në një copë letër si dhe një seri me 27 gërma. Më pas, u zbulua se këto gërma përdoreshin për të hapur disqe me fjalëkalime që FBI kishte kopjuar. Në këto disqe, më pas u gjet programi i steganografisë që rusët përdornin për të transmetuar mesazhe të fshehtë. Falë këtij programi, FBI ishte në gjendje të lexonte më shumë se 100 mesazhe.
Gjatë një tjetër kërkimi në shtëpinë e një spiuni në Boston, u gjetën disqe kompjuterikë që përmbanin mesazhe të fshirë. Kur diçka fshihet në një kompjuter, thjesht hiqet emri, të dhënat mbeten derisa mbishkruhen. Kështu, FBI ishte në gjendje të rigjente të dhënat - drafte mesazhesh të dërguar tek SVR në Moskë përmes steganografisë. Thjesht duke përdorur një program të mbishkrimit të të dhënave, spiunët do të kishin qenë në gjendje të fshinin një herë e mirë mesazhet.
Kur Anna Chapman i kalonte mesazhe agjentit tjetër nga një kafene apo librari në Nju Jork, ajo nuk e dinte se FBI i qe vënë pas. FBI arriti të pikasë minirrjetin që ata kishin krijuar, duke përdorur një program apostafat për këtë punë të cilin e gjen kollaj kushdo në internet. Sa herë që këta lidheshin, FBI ishte në gjendje të dallonte Media Acess Control (MAC) e tyre - numra unikë që identifikojnë një kompjuter në një rrjet.
Nëse të dy spiunët do të kishin ndryshuar adresat e MAC në kompjuterët e tyre, atëherë shkëmbimet mes tyre do të bëheshin shumë të vështirë për t'u gjurmuar.
PAJISJET
Nuk është e thënë të punosh për MI6, për të shtënë në duar disa pajisje shumë të dobishme spiunazhi
DEGJO PERMES MUREVE
Ky amplifikator kontaktesh thuhet se ka aftësinë të dëgjojë biseda përmes mureve të betonit deri në 30 centimetra të trashë.
Listen through walls Device
140 sterlina
REGJISTRUES ZERI
Nëse ka një ndërlidhje shumë të rëndësishme të cilën dëshiron ta regjistrosh, atëherë një orë me regjistrues zëri është mjeti i duhur. Vetëm shtypja e një butoni do të bëjë që pajisja të fillojë të regjistrojë dhe me një memorie 2 GB mund të regjistrosh 36 orë pa ndërprerje.
2GB Mp3 Plazer Spy Voice Recorder
Quarty Watch
78 stërlina
GJURMIMI
Nëse dëshiron të dish vazhdimisht se ku ndodhet dikush, atëherë ky gjurmues GP të mbaron punë. Ai mund të fshihet brenda një makine, për shembull, duke të lejuar të shohësh se ku ka shkuar deri për 300 orë. Thjesht hiq pajisjen dhe më pas gjen se ku ka shkuar personi me anë të Google Maps.
GPS Vehicle Car Tracking Kez System
199 sterlina
MONITORIM KOMPJUTERI
Është e thjeshtë tashmë të gjesh me saktësi se çfarë ka shkruajtur dikush, me këtë pajisje që quhet keystroke logger. Vendos USB e tastierës në pjesën e pasme dhe më pas lidhe me një prej portave të USB prapa kompjuterit. Ai regjistron çdo tastë që është shtypur dhe kështu më pas mund të kontrollosh e-mailet, veprimtarinë në internet dhe çdo dokument që është shkruajtur.
Computer Keystroke Logger USB
67 sterlina

Subscribe to:
Posts (Atom)
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...