Shkrimtari, publicisti, eseisti dhe skenaristi, Roland Gjoza, një vit jete ka që na kulturon me fjalën e tij të shkruar. Shkrimtar i shquar, eseist i shquar, skenarist i shquar, dhe mbi të gjitha poet i fjalës së shkruar. Poetika e Gjozes është e gjerë dhe e thellë. Kraharori i shkrimtarit Gjoza, është i mbushur me tregime dhe gjevahire poetike. Gjuha e pastërt, dhe e mirëfilltë prej shkrimtari, Gjozen e bën ta quajmë një mbret të fjalës. Roland Gjozen e njoha në Tiranë, në oborrin para TVSH-së, nëse s´gaboj në vitin 1993. Biseduam shumë pak, ndoshta më shumë u qamë, sepse, Shqipëria aso kohe ishte në hallet e ndërtimit të demokracisë. Që nga ajo kohë Roland Gjozen e lexoj në të gjitha shkrimet. Eseja e këtij shkrimi ka për qëllim të bëjë publik një shkrimtar të rrallë të tregimit shqip dhe të fjalës poetike në tregim. Në Kosovë, Roland Gjoza çmohet nga lexuesit dhe rrethet letrare. Arti Gjozes është art i sipërfaqeve të zjarrta dhe thëllimave të prushta. Veprimtaria letrare e Roland Gjozes, është e gjerë. Gjoza deri tani ka shkruar mbi njëzet vepra, në poezi, prozë, ese dhe kinematografi. Bota poetike e Gjozes është e gjelbërt me të kuqe. Asnjëherë se kam pyetur veten thotë Gjoza, a je lodhur, dhe ku po vemi. Jetën që m´është dhënë duhet ta jetoj. Në udhën e krijimit, Gjoza nuk ndalon as te ëndrra e tij. Në vepren poetike „bukë dhe verë“, Roland Gjoza shkruan; Ajo s´e pa se s´kishte si ta vinte re trëndëfilin…/ një flutur që mbaroi te maja e këpucës së saj / të dashurosh nuk je krejt i pa faj. Poezia e Gjozes është shpërthese njerëzore dhe humane. Vargu i Gjozes jo gjithëherë është i kulturuar. Zemërimi i revoltës shpirtërore të Gjozes hetohet kudo në krijimet e tija. Jeta e shkrimtarve të shquar e tëra është me trazime e shpërthime të mëdha. Sepse, nën qiellin tonë, herë-herë edhe Brutët vrasin. Roland Gjoza i mbijetoi „rënies“ në saje të veprave të tij, në saje të shpirtit të madh prej poeti. Vepra e Roland Gjozes nuk mund të thuhet as për së afërmi në një ese kaq të shkurtër. Por, përmes kësaj eseje unë përshëndes Shkrimtarin Roland Gjoza, për veprat e tija të shkëlqyera dhënë letërsisë sonë të bukur. Deshi apo s´deshi dikush, vepra e Gjozes është vepër e mirëfilltë për lexuesit dhe studiusit e letërsisë. Sukses zotit Gjoza! I mirëpresim botimet tuaja, sukses!..
Rrustem Geci - Dortmund
2011-01-30
2011-01-27
Presidenti apel: Të pezullohet çdo lloj proteste!
Kreu i shtetit reagon për zhvillimet më të fundit në vend, jep të dhëna mbi takimin me delegacionin e BE-së
“Sot zhvillova dy takime me delegacionin e posaçëm të Bashkimit Evropian në vendin tonë, të kryesuar nga zoti Miroslav Lajçak, me të cilin bisedova rreth situatës dhe klimës së rënduar politike të krijuar në vendin tonë sidomos pas ngjarjeve tragjike të 21 janarit, duke ndarë shqetësimin e jashtëzakonshëm për këtë gjendje.
Së bashku diskutuam rreth mundësive për të gjetur një rrugëzgjidhje të menjëhershme nga kjo situatë, që përveç të tjerash dëmton rëndë edhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë”.
Kështu e ka nisur presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaratën e tij mbi zhvillimet më të fundit në vendin tonë.
“Që në fillim, me cilësinë e Presidentit të Republikës shpreha mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian përmes përpjekjeve, apeleve dhe deklaratave të njëpasnjëshme lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes politike në Shqipëri.
Gjithashtu, në përputhje të plotë edhe me qëndrimet dhe me mesazhet e vazhdueshme të partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë, ritheksova qëndrimin institucional se dialogu konstruktiv, i maturuar dhe me tone të qeta e të civilizuara mes palëve është rruga e vetme e domosdoshme drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes politike dhe garanti i stabilitetit, i funksionimit normal të shtetit ligjor si dhe respekti i plotë për institucionet në vend”, deklaroi ai.
Duke shtuar se nën frymën e konsensusit si dhe sipas standardeve demokratike, si kryetar i shtetit shqiptar, në këto momente të rënda e delikate thekson me forcë nevojën se klasa politike shqiptare duhet të gjejë e të verë në përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë e demokratikë për të dalë nga kjo situatë problematike në interes të Shqipërisë dhe të shtetasve të saj, për të siguruar qetësinë dhe stabilitetin e duhur për vendin dhe shoqërinë shqiptare në realizim të projekteve dhe të ardhmes sonë evropiane.
“Në këtë drejtim sugjeroj se pezullimi i përkohshëm i çfarëdolloj demonstrate apo tubimi publik do të kontribuonte ndjeshëm në uljen e tensionit si dhe mundësimit të hapësirave të duhura për institucionet e pavarura të drejtësisë që të zhvillojnë një hetim tërësor, transparent, të paanshëm dhe profesional.
Nga ana tjetër, duhet që për stabilizimin e menjëhershëm të situatës, si mazhoranca ashtu edhe opozita të gjejnë vullnetin e duhur politik dhe individual e të rivendosin menjëherë dialogun politik institucional!”, tha mes të tjerash Presidenti i Republikës.
Duke shtuar se qytetarët shqiptarë, në përpjekje për të përmbushur aspiratën e tyre integruese, nuk mund të qëndrojnë peng pafundësisht i retorikës gjithnjë e më të ashpër në publik të aktorëve dhe faktorëve politikë.
“Duke mos vënë në pikëpyetje për asnjë çast të drejtën legjitime të çdo subjekti politik dhe individi për të demonstruar paqësisht, së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian dhe në unision me organizmat e tjera ndërkombëtare, dënojmë dhunën e ushtruar dhe të pajustifikuar gjatë ngjarjeve të 21 janarit duke theksuar edhe njëherë së rendi kushtetues e publik, jeta e qytetarëve dhe e punonjësve në detyrë si dhe institucionet e shtetit janë të shenjta e të paprekshme.
Është nevojë imediate dhe jetike që të rifitohet qetësia, të rigjehet maturia, vullneti i mirë si dhe gjuha e dialogut institucional nga të gjitha palët e politikës, sepse vetëm funksionimi normal i hapësirave dhe mjeteve demokratike nga ana e institucioneve kushtetutese e të pavarura do të na sillte sërish në normalizimin e jetës së qytetarëve dhe funksionimit normal të një shteti ligjor, modern e demokratik, siç i ka hije vendit dhe popullit tonë”, tha më pas Topi.
Duke risjellë në mendje faktin se nuk duhet harruar se zgjedhjet vendore po afrohen gjithnjë e më shumë, dhe në prag të tyre është detyrim ligjor dhe moral i mbarë klasës dhe aktorëve politikë shqiptarë që të garantojnë me përgjegjësinë më të madhe një klimë të qetë, një zhvillim normal dhe administrim korrekt të zgjedhjeve dhe rezultateve që do të dalin prej tyre.
“Qytetarët shqiptarë duhen lejuar dhe mundësuar që të shprehin vullnetin e tyre të lirë vetëm nëpërmjet votës, së pacënuar e të pa manipuluar nga askush, në mënyrë që Shqipëria të ketë shansin për t’u bërë pjesë realisht edhe zyrtarisht një anëtare e denjë dhe e barabartë e familjes së madhe evropiane.
E ardhmja evropiane e Shqipërisë varet nga sjellja e përgjegjshme, atdhetare dhe vizionare e drejtuesve politikë të mbarë spektrit politik! Ajo që duhet bërë, duhet bërë sa më shpejt dhe sa më drejtë në mënyrë që e ardhmja e fëmijëve tanë të jetë e garantuar dhe e lumtur!”, tha Topi.
Moisiu: Refuzimi i prokurorisë, rënie e shtetit
I ftuar në Top Story, ish-presidenti Alfred Moisiu foli për ngjarjet e 21 janarit. Zoti Moisiu fajësoi si organizatorët ashtu edhe qeverinë për dhunën që shoqëroi demostratën ku gjetën vdekjen e 3 persona.
“Përgjegjësi ka edhe opozita që nuk kontrolloi turmën, por natyrisht përgjegjësinë më të madhe e ka qeveria sepse në fund të fundit ajo vrau. Të sulmosh institucionet është shumë e rëndë por pushteti nuk mund të sulmohet me cadra në këto raste, ose ky puc sic po përmendet në këto kohët e fundit. Puci bëhet nga njerëz brenda qeverisë që mbështeten nga njerëz ta armatosur”, tha Moisiu.
Më tej ish-presidenti komentoi edhe gjuhën e ashpër mes dy kampeve në vend. Ai këshilloi politikën të mos dalë në konkluzione të parakohëshme pa u shprehur ende organet përkatëse. Moisoi kritikoi gjithashtu edhe jetën parlamentare, e cila sipas tij por zhvillohet në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. “Puna parlamentare nuk po zhvillohet sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit”, tha ai.
Më tej ish-presidenti foli edhe për refuzimin e urdhër-ndalimit të prokurorisë për gjashtë gardistët e lartë që akuzohen për shpërdorim detyre. Fakti që u injoruan vendimet e prokurorisë, tha ai, për mua përbën rënien e shtetit ligjor.
Ish-presidenti vlerësoi se akuzat ndaj Shërbimit Informativ Shtetëror janë të pabaza, pasi sipas tij në të tilla raste duhet të vepronte më shumë policia kriminale.
“Policia kriminale duhet të funksiononte më shumë se sa SHISH. Nuk me duket e drejtë që për këtë punë t’i kërkohet llogari Shërbimit Informativ. SHISH ka qenë një problem në vazhdimësi, ka qenë nën goditjen e qeverisë që në 2005, unë kam patur një debat me kryeministrin në atë kohë për ligjin e SHISH”, tha Moisiu.
Zoti Moisiu apeloi për uljen e gjakrave dhe gjetjen e një gjuhe të përbashkët pasi kjo, sipas tij, është e vetmja mënyrë për të zgjidhur cdo problem.
Policia: Tubimi-homazh përbën rrezik për sigurinë kombëtare
Zyrtare, Policia: Nuk e garantojmë demonstratën e dytë të opozitës
Policia e Tiranës me anë të një deklarate ka pohuar se tubimi i Partisë Socialiste i paralajmëruar për të premten më 28 janar, përbën rrezik për sigurinë kombëtare të vendit.
Në një deklaratë për shtyp drejtoria e policisë së Tiranës theksoi se tubimi i opozitës është një rrezik për sigurinë kombëtare. Policia e Tiranës thekson se nuk mund të garantojë mbarëvajtjen e tubimit duke marrë parasysh edhe ngjarjet në demonstratën e 21 janarit.
“Sot më datë 27 janar 2011, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, bën publike përgjigjen e saj, lidhur me kërkesën për tubim të Subjektit Partia Socialiste, Dega Tiranë për ditën e nesërme, si vijon:
Ne përgjigje të shkresës Tuaj, Nr.4 prot, date 26.01.2011, “Njoftim për tubim”, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku njoftoni për organizimin e një tubimi homazh në datë 28 Janar 2011, ora 13.30 deri ne orën 15.30, ku grumbullimi i pjesëmarrësve organizohet në disa vend grumbullime, duke lëvizur në drejtim te Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë,
Pavarësisht nga masat qe po merr dhe do marrë Policia e Shtetit në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe bazuar në nenin 1, pika 2, te Ligjit Nr.8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet” ;
i) Duke patur parasysh se tubimi i datës 21 Janar 2011 degjeneroi ne akte dhune, cënim të rendit kushtetues, sulm ndaj institucioneve kushtetuese, sulme të dhunshme ndaj punonjësve te Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës së tyre funksionale për garantimin, mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike;
ii) Duke patur parasysh se një numër i madh protestuesish në tubimin e lartpërmendur, dispononin armë zjarri, bomba Molotov, mjete të tjera te forta si gurë, shkopinj, etj,
iii) Si dhe duke u bazuar në informacionet që administrohen nga strukturat e Policisë së Shtetit,
për të cilat (re: pika i) dhe ii) Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë ka bërë referimet e veprave penale në lidhje me aktet e mësipërme,
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka vendosur: Zhvillimi i një tubim-homazh të tillë, përbën rrezik për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Sipas sanksionimit ligjor, te nenit 1, pika 2, të Ligjit Nr.8773, date 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe në rrethana të tilla, Policia e Shtetit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, nuk garanton mbarëvajtjen dhe zhvillimin e këtij tubimi”, thuhet në deklaratën e policisë së Tiranës.
Koha e shkrimeve të Rezarta Resos
Dikur njihej si prezantuesja e TVSH-së. Derisa u bë e njohur në botën e librave si përkthyesja e romanit “Kujtimet e një Geishe”. Por nga Amerika emri i saj ka ardhur në një tjetër formë: si autore tregimesh. Që premtojë vërtet shumë
Nga Iva Tiço
Rezarta Reso |
Nëse fillimi i të marrit me përkthime apo me të shkruarën mund të ngjajë si i rastësishëm, lidhja e Rezarta Resos me letërsinë vetëm e rastësishme që nuk është. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe: vajza e shkrimtares Ivoni Reso do të ndikohej patjetër nga profesioni i së ëmës, që e kishte rrethuar me libra, e me historira që fëmijë. “Mbi të gjitha besoj se kam trashëguar prej saj genin e dashurisë për artin dhe letërsinë. Ajo është përpjekur të kishte të njëjtin ndikim edhe tek im vëlla, por ai nuk “e ndjente” si unë letërsinë, parapëlqente shkencat... dhe u bë mjek”. Librat ishin kënaqësia dhe arratisja e Rezartës, lexonte dhe njehsohej me personazhet që i pëlqenin, me ngjarjen, qoftë kjo e gëzueshme apo e trishtuar dhe gëzohej apo vuante sikur gjithçka po i ndodhte pikërisht asaj. “Pushimet e dimrit apo të verës mbi të gjitha i prisja me kënaqësinë që do lexoja vetëm libra, pa u ndërprerë nga mësimet e detyrueshme”, rrëfen Rezarta, teksa thotë që kur erdhi rasti të vendoste se çfarë do të bënte në jetë, nuk mund të gjente asgjë tjetër më të përshtatshme se fakulteti i Gjuhë –Letërsisë.
Por nëse me letërsinë emri i saj është lidhur vetëm tre vitet e fundit, që me botimin e librit “Kujtimet e një Geishe”, për të gjithë ata që kanë kujtesë të fortë Rezarta Reso ka qenë shumë e njohur që në vitet ’80, si prezantuese e emisioneve të TVSH-së së asaj kohe. Në fakt ajo mund të quhet që është aty: ka filluar që kur ishte 7 vjeç nëpër konkurse recitimesh sa në radio apo në televizion dhe më pas që në shkollë të mesme nisi të drejtonte emisionin e librit për fëmijë apo emisione të tjera deri në fillim të viteve ‘90. “Kur merrja pjesë nëpër konkurset e fjalës artistike, më ishte mbushur mendja të bëhesha aktore, por më pëlqente edhe të jepja mësim... më pëlqente t’u tregoja të tjerëve, sidomos fëmijëve, historira, t’u lexoja libra dhe t’u recitoja vjersha”. Por jo gjithçka ka qenë kaq rozë në botën televizive të Tiranës së viteve ’80. Rezarta e kujton atë periudhë “si vitet më të ndrydhura, më të ftohta, gati të frikshme, por në të njëjtën kohë të mbushura me shpresa, dëshira, ëndrra e pasione, që na ushqenin shpirtërisht dhe na jepnin kurajën që edhe në ato kushte jo vetëm të mbijetonim, por edhe të krijonim një atmosferë kënaqësish e lumturish të vogla rrotull vetes. Padyshim në jetën time televizioni zinte një pjesë të madhe, me pasoja nga më të ndryshmet, që herë më jepnin kënaqësi e herë keqardhje, por që më vinin vazhdimisht në lëvizje dhe në kërkim. Me gjithçka pozitive apo lënduese janë nga eksperiencat më të rëndësishme të jetës sime”. Ndër të tjera televizioni i dha mundësinë që në moshë fare të re dhe ndryshe nga shumë moshatare të vetat të njihej me punën, të krijonte marrëdhënie me njerëz të moshave të ndryshme, gra e burra dhe njëkohësisht të njihej nga teleshikuesit, të vlerësohej e të gjykohej prej tyre. “Televizioni shqiptar dhe media e viteve ‘80 nuk ka asgjë të përbashkët me atë çka gëlon sot në Shqipëri. Vetëm diçka nuk ka ndryshuar dhe s’mund të ndryshojë kurrë dhe që është në të gjithë botën e njëllojtë: nëse bëhesh person publik, duhet të jesh i vetëdijshëm që do të kthehesh në qendër bisedimesh, hamendjesh, parapëlqimesh, antipatish, personazh historish apo thashethemesh, e kështu me radhë. Në kushtet e një stacioni të vetëm televiziv, me vetëm disa orë në ditë programe, ishte e natyrshme që jo vetëm atyre që u dilte fytyra në ekran, por edhe punonjësit e institucionit të njiheshin nga të gjithë qoftë edhe vetëm si emra. Nën presionin e një censure gati paralizuese ideologjike që kontrollonte që nga fjalët e hapjes apo të mbylljes e deri tek veshja, vështrimet, qëndrimi, buzëqeshja, isha jo gjithmonë e kënaqur nga vetja. E dija që nuk mund të jepja tërësisht atë që ndieja, nuk thoja dot atë çka dëshiroja, megjithëse ishte e vërtetë dhe ndryshe nga ç’dilte në ekran. Ndërkohë edhe opinionet bënin punën e tyre: “është e ngrohtë, komunikuese”, “përkundrazi është si e ngrirë”, “ buzëqesh shumë, vend e pa vend” , “më pëlqen zëri i saj’, “pikërisht zërin s’ia duroj dot”...”. E nëse atëherë nuk ekzistonin gazetat e revistat ku Rezarta dhe koleget e saj të mund të lexonin se çfarë thuhej për to, komentet për veten mund t’i dëgjonte gjithkund: nëpër autobusë, radha apo nga miqtë e të afërmit. Sidoqoftë, për të televizioni mbeti një pasion që nuk u shuajt kurrë, pavarësisht nga rrethanat dhe kushtet.
Por nëse me letërsinë emri i saj është lidhur vetëm tre vitet e fundit, që me botimin e librit “Kujtimet e një Geishe”, për të gjithë ata që kanë kujtesë të fortë Rezarta Reso ka qenë shumë e njohur që në vitet ’80, si prezantuese e emisioneve të TVSH-së së asaj kohe. Në fakt ajo mund të quhet që është aty: ka filluar që kur ishte 7 vjeç nëpër konkurse recitimesh sa në radio apo në televizion dhe më pas që në shkollë të mesme nisi të drejtonte emisionin e librit për fëmijë apo emisione të tjera deri në fillim të viteve ‘90. “Kur merrja pjesë nëpër konkurset e fjalës artistike, më ishte mbushur mendja të bëhesha aktore, por më pëlqente edhe të jepja mësim... më pëlqente t’u tregoja të tjerëve, sidomos fëmijëve, historira, t’u lexoja libra dhe t’u recitoja vjersha”. Por jo gjithçka ka qenë kaq rozë në botën televizive të Tiranës së viteve ’80. Rezarta e kujton atë periudhë “si vitet më të ndrydhura, më të ftohta, gati të frikshme, por në të njëjtën kohë të mbushura me shpresa, dëshira, ëndrra e pasione, që na ushqenin shpirtërisht dhe na jepnin kurajën që edhe në ato kushte jo vetëm të mbijetonim, por edhe të krijonim një atmosferë kënaqësish e lumturish të vogla rrotull vetes. Padyshim në jetën time televizioni zinte një pjesë të madhe, me pasoja nga më të ndryshmet, që herë më jepnin kënaqësi e herë keqardhje, por që më vinin vazhdimisht në lëvizje dhe në kërkim. Me gjithçka pozitive apo lënduese janë nga eksperiencat më të rëndësishme të jetës sime”. Ndër të tjera televizioni i dha mundësinë që në moshë fare të re dhe ndryshe nga shumë moshatare të vetat të njihej me punën, të krijonte marrëdhënie me njerëz të moshave të ndryshme, gra e burra dhe njëkohësisht të njihej nga teleshikuesit, të vlerësohej e të gjykohej prej tyre. “Televizioni shqiptar dhe media e viteve ‘80 nuk ka asgjë të përbashkët me atë çka gëlon sot në Shqipëri. Vetëm diçka nuk ka ndryshuar dhe s’mund të ndryshojë kurrë dhe që është në të gjithë botën e njëllojtë: nëse bëhesh person publik, duhet të jesh i vetëdijshëm që do të kthehesh në qendër bisedimesh, hamendjesh, parapëlqimesh, antipatish, personazh historish apo thashethemesh, e kështu me radhë. Në kushtet e një stacioni të vetëm televiziv, me vetëm disa orë në ditë programe, ishte e natyrshme që jo vetëm atyre që u dilte fytyra në ekran, por edhe punonjësit e institucionit të njiheshin nga të gjithë qoftë edhe vetëm si emra. Nën presionin e një censure gati paralizuese ideologjike që kontrollonte që nga fjalët e hapjes apo të mbylljes e deri tek veshja, vështrimet, qëndrimi, buzëqeshja, isha jo gjithmonë e kënaqur nga vetja. E dija që nuk mund të jepja tërësisht atë që ndieja, nuk thoja dot atë çka dëshiroja, megjithëse ishte e vërtetë dhe ndryshe nga ç’dilte në ekran. Ndërkohë edhe opinionet bënin punën e tyre: “është e ngrohtë, komunikuese”, “përkundrazi është si e ngrirë”, “ buzëqesh shumë, vend e pa vend” , “më pëlqen zëri i saj’, “pikërisht zërin s’ia duroj dot”...”. E nëse atëherë nuk ekzistonin gazetat e revistat ku Rezarta dhe koleget e saj të mund të lexonin se çfarë thuhej për to, komentet për veten mund t’i dëgjonte gjithkund: nëpër autobusë, radha apo nga miqtë e të afërmit. Sidoqoftë, për të televizioni mbeti një pasion që nuk u shuajt kurrë, pavarësisht nga rrethanat dhe kushtet.
Ishin pikërisht një sërë rrethanash dhe kushtesh që e bënë Rezarta Reson të hiqte dorë nga ky pasion i saji dhe të merrte vendimin për të jetuar në Amerikë. Një vendim as i shpejtë dhe as i lehtë, për më tepër që ishte e bindur se ishte një nga ato vendime që nuk të lënë të kthehesh mbrapa dhe pas të cilit do t’i duhej të niste një jetë të re krejt ndryshe nga tridhjetë vjetët që kishte kaluar në Shqipëri. “Mbërritja në Amerikë qe një shok psikologjik. Frika dhe pasiguria e mospërshtatjes, përhumbja, gjuha e pastërvitur, mungesa e shoqërisë, komunikimi i kufizuar herë nga droja, herë nga indiferenca, m’u kthyen në demonë torturues”. Vetëm këmbëngulja e familjes dhe besimi që ai vend do t’i jepte më në fund diçka për t’i shpërblyer sakrificën që kishte bërë, dalëngadalë ia rikthyen vendosmërinë që të mos kthehej mbrapsht. Tashmë, 12 vjet pas ikjes, Rezarta mund të thotë pa asnjë hezitim se Amerika është me të vërtetë vendi i mundësive të jashtëzakonshme, mjafton të kesh vetëm dy cilësi, dëshirën dhe vullnetin për të bërë diçka”. Rezarta është nga ato që nuk i mungon as dëshira dhe as vullneti.
Katër vitet e para në Amerikë, pasi kreu një vit në “Becker College”, për të plotësuar lëndët e diplomës së Shqipërisë, punoi si mësuese. Nuk ishte e bindur se ky profesion ishte ai që ajo do të donte të bënte deri në fund të jetës, ndaj kur iu dha rasti të aplikonte në bibliotekë, e bëri me mjaft dëshirë dhe kur pas një konkursi dhe dy intervistave arriti të punësohej, ishte plotësisht e bindur se kjo punë i përshtatej më mirë se gjithçka tjetër. “Diploma e Shqipërisë dhe ajo e marrë nga “Becker College” nuk ishin të mjaftueshme për t’u emëruar si bibliotekare profesioniste”, - thotë Rezarta, -“prandaj vendosa të vazhdoj për Master dhe për tre vitet tjera, dy herë në javë, pas pune ose të shtunave kam udhëtuar në shtetet fqinjë Rod Ajland dhe Nju Hempshajr për të marrë klasat e nevojshme që kërkonte programi i Universitetit të Rod Ajlandit për Masters për Biblioteka dhe Informacion Shkencor. Ka qenë një periudhë e lodhshme dhe e ngarkuar. Shpesh largohesha nga shtëpia në 8.00 të mëngjesit e kthehesha më 10.00-11.00 të mbrëmjes. Prindërit e mi ishin të përkushtuar të më lehtësonin nga detyrimet familjare dhe mbi të gjitha duke u përkujdesur për vajzën, që ndodhte të mos më shihte tërë ditën”. Por gjithë kjo sakrificë nuk i shkoi dëm. Pas Masterit u emërua në Departamentin e Rinisë dhe të Fëmijëve, po në bibliotekë. Një përvojë kjo krejt e ndryshme nëse do të krahasohej me punën që bëjnë koleget e saj në bibliotekat shqiptare. “Amerika, e ndjekur nga Kanada-ja dhe Australia kanë sistemin më të pasur dhe më të përparuar në mënyrën se si janë të ndërtuara bibliotekat publike dhe se si funksionojnë. Biblioteka publike në këto vende, është një qendër internacionale informacioni, edukimi, argëtimi, një qendër arti dhe kulture ku zbatohet një nga pesë ligjet e arta të bibliotekës të përcaktuara nga profesori dhe bibliotekari i famshëm Indian, Shiyali Ramamrita Ranganathan: Çdo libër të ketë një lexues dhe për çdo lexues të ketë një libër”. Përveç librave, biblioteka ofron shërbime dhe programe nga më të ndryshmet dhe për të gjitha moshat, duke filluar që nga bebet e sapolindura, fëmijët e vegjël, nxënësit e shkollave, studentë, studiues, profesionistë, amatorë me interesa të veçanta, pensionistë e deri tek të moshuarit që jetojnë në Shtëpitë e Përkujdesjes së Pleqve, si dhe për individët me aftësi mendore apo fizike të kufizuar”. Një eksperiencë e gjithanshme kjo, që e ka ndihmuar Rezartën të njohë më thellë e më mirë komunitetin e Uorçester-it, dhe gjithë shoqërinë amerikane. Puna në bibliotekë i ka dhënë mundësinë të njihet me emigrantë nga vende të ndryshme të botës me të cilët ka shkëmbyer mendime, për jetën dhe për mënyrën se si janë përshtatur, çfarë kanë humbur duke lënë vendin e tyre dhe çfarë kanë gjetur në Amerikë... Të gjithë i kanë shprehin hapur faktin që Amerika jep mundësi shumë më të larmishme e të pakufizuara për veten e mbi të gjitha për të ardhmen e fëmijëve. “Këtë e provova tek vetja ime dhe e shoh edhe te komuniteti gjithnjë e në rritje të shqiptarëve të ardhur pas viteve 90-të. Në këtë moment, me punën dhe gjithë ç’kam arritur gjatë këtyre viteve, them se vendimi për të emigruar në SHBA ka qenë një nga vendimet më të mira që kam marrë ndonjëherë. Ndjehem e lirë dhe e plotësuar”.
Fakti që biblioteka, si një nga institucionet që organizon dhe ofron shërbime të përbashkëta, është kthyer në një vend takimesh, njohjesh dhe programesh ku fliten gjuhë të ndryshme, është një nga gjërat që Rezarta çmon më shumë në punën e saj të përditshme. “Koleksioni që kemi ngritur vitet e fundit, së bashku me dy koleget e mia shqiptare, Ermira Topi e cila punon në departamentin e Periodikut dhe Afërdita Lamani, e cila punon në departamentin e Qarkullimit të Librave, ka tërhequr dhe ka sjellë shumë shqiptarë, emigrantë të dhjetë vjetëve të fundit, të cilët frekuentojnë rregullisht bibliotekën dhe marrin pjesë në programe të ndryshme, sidomos në ato të fëmijëve. Para 6-7 vjetësh, biblioteka kishte vetëm 17 libra të vjetër në shqip. Tani ka rreth 400 libra për të rritur, 150 për fëmijë, revistat JETA dhe KLAN si dhe Gazetën ILLYRIA që botohet në Neë Jork. Për çdo vit është aprovuar një fond i veçantë për të blerë libra të rinj, por ne inkurajojmë dhe dhurata që qytetarë të ndryshëm dëshirojnë t’i sjellin në bibliotekë për koleksionin e gjuhës shqipe”.
Eshtë pikërisht ruajtja e gjuhës shqipe një punë më vete për Rezartën, aq më tepër tani që i është përkushtuar marrjes mirëfilli me letërsi. “Mbi të gjitha më ka ndihmuar komunikimi i pandërprerë me shoqërinë që lashë pas”, thotë Rezarta, “e sidomos me miken time më të ngushtë Kristina Jorgaqin, e cila më ka furnizuar pa kursim me libra, revista, komente, biseda rreth kulturës në Shqipëri”. Ky kontakt e ka bërë që të mos ndihet asnjëherë e shkëputur, jo vetëm me atë që ndodh këtu, por edhe të bëjë “stërvitjen gjuhësore”. Gjë të cilën ia mundëson edhe “gjuha e shtëpisë”. “Në shtëpi flitet vetëm shqip”,- thotë Rezarta -“me gjithë “gabimet” e vajzës sime 17-vjeçare, Kristel, e cila preferon të flasë vetëm anglisht. Nuk e fajësoj. Shkon në shkollë, ku flitet vetëm anglisht, pas shkolle shkon në aktivitete të paktën dy orë në ditë, kthehet dhe bën mësimet po në anglisht 2-3 orë të tjera... sa kohë do t’i mbetet për të mësuar dhe për të folur një shqipe korrekte, kur edhe unë takohem me të vetëm në darkë? Pavarësisht nga këto pengesa, Kristeli flet shqip, sidomos me gjyshërit dhe me mua dhe sa herë që gjyshja mundohet t’i flasë anglisht, Kristeli i thotë: “ Nëna, ti bën gabime kur flet anglisht... flit shqip që unë të kuptoj...”.
Ideja për të përkthyer në shqip Rezartën e ka rrokur sa herë lexonte libra të bukur që nuk ishin të botuar në Shqipëri. Por asnjëherë nuk kishte pasur guximin ta merrte përsipër këtë punë. Ishte nxitja e së ëmës dhe e kunatës së saj Eva, e cila i rekomandoi librin e “Geishës” duke ditur dobësinë e Rezartës për kulturën aziatike, por mbi të gjitha ishin fjalët e Kristina Jorgaqit, e cila pasi dëgjoi shkurtimisht disa përshkrime nga libri, i tha: “Kështu si ma tregove mua hidhe në letër...”. Ashtu siç e kishte rrëmbyer leximi i atij libri, po ashtu Rezarta Reso u përfshi e tëra në përkthimin e tij. “Kristina ofroi me kënaqësi dëshirën ta redaktonte dhe falë përkujdesjes së saj për të nënvizuar dobësitë e shqipes sime, nuancat që shkisnin pa dashur nën influencën e anglishtes apo tendencës për t’i qëndruar sa më besnike frazës në origjinal, e shihja që pas çdo kapitulli ndjehesha më e sigurt”. Pas marrëveshjes me shtëpinë botuese Dudaj, Rezarta u angazhua vullnetarisht të siguronte lejen e botimit duke kontaktuar autorin, Artur Golden i cili e vuri në dijeni se ia kishte shitur copyright-in shtëpisë botuese “Random House”, nga agjentët e të cilës Rezarta ruan kujtimin e mirë të një komunikimi të shpejtë, korrekt dhe dashamirës. Ishte sigurisht një kënaqësi e madhe ta shihte më pas emrin e saj në faqen e brendshme të librit, por kënaqësia më e madhe qenë sigurisht komentet. “Megjithëse libri, në rrethe të ngushta ishte pëlqyer, unë kisha emocione dhe kureshtje të dija se si do të ecte në treg dhe si do të pritej nga lexuesit e ndryshëm... Kam ndjerë një kënaqësi të rrallë kur lexoja apo merrja mesazhe që libri ishte pëlqyer aq shumë... e ndjeva veten përsëri në Shqipëri... sikur nuk isha larguar ndonjëherë... Nuk kishte më asnjë rëndësi nëse emri im do t’i kujtonte lexuesve drejtuesen e dikurshme të emisioneve të fëmijëve në televizion. Kisha zbuluar diçka të re te vetja që po e ndaja sërish me të tërë dhe ky ishte një vazhdim i asaj ç’kam ëndërruar që fëmijë... t’u tregoja histori të tjerëve”.
Eshtë pikërisht ruajtja e gjuhës shqipe një punë më vete për Rezartën, aq më tepër tani që i është përkushtuar marrjes mirëfilli me letërsi. “Mbi të gjitha më ka ndihmuar komunikimi i pandërprerë me shoqërinë që lashë pas”, thotë Rezarta, “e sidomos me miken time më të ngushtë Kristina Jorgaqin, e cila më ka furnizuar pa kursim me libra, revista, komente, biseda rreth kulturës në Shqipëri”. Ky kontakt e ka bërë që të mos ndihet asnjëherë e shkëputur, jo vetëm me atë që ndodh këtu, por edhe të bëjë “stërvitjen gjuhësore”. Gjë të cilën ia mundëson edhe “gjuha e shtëpisë”. “Në shtëpi flitet vetëm shqip”,- thotë Rezarta -“me gjithë “gabimet” e vajzës sime 17-vjeçare, Kristel, e cila preferon të flasë vetëm anglisht. Nuk e fajësoj. Shkon në shkollë, ku flitet vetëm anglisht, pas shkolle shkon në aktivitete të paktën dy orë në ditë, kthehet dhe bën mësimet po në anglisht 2-3 orë të tjera... sa kohë do t’i mbetet për të mësuar dhe për të folur një shqipe korrekte, kur edhe unë takohem me të vetëm në darkë? Pavarësisht nga këto pengesa, Kristeli flet shqip, sidomos me gjyshërit dhe me mua dhe sa herë që gjyshja mundohet t’i flasë anglisht, Kristeli i thotë: “ Nëna, ti bën gabime kur flet anglisht... flit shqip që unë të kuptoj...”.
Ideja për të përkthyer në shqip Rezartën e ka rrokur sa herë lexonte libra të bukur që nuk ishin të botuar në Shqipëri. Por asnjëherë nuk kishte pasur guximin ta merrte përsipër këtë punë. Ishte nxitja e së ëmës dhe e kunatës së saj Eva, e cila i rekomandoi librin e “Geishës” duke ditur dobësinë e Rezartës për kulturën aziatike, por mbi të gjitha ishin fjalët e Kristina Jorgaqit, e cila pasi dëgjoi shkurtimisht disa përshkrime nga libri, i tha: “Kështu si ma tregove mua hidhe në letër...”. Ashtu siç e kishte rrëmbyer leximi i atij libri, po ashtu Rezarta Reso u përfshi e tëra në përkthimin e tij. “Kristina ofroi me kënaqësi dëshirën ta redaktonte dhe falë përkujdesjes së saj për të nënvizuar dobësitë e shqipes sime, nuancat që shkisnin pa dashur nën influencën e anglishtes apo tendencës për t’i qëndruar sa më besnike frazës në origjinal, e shihja që pas çdo kapitulli ndjehesha më e sigurt”. Pas marrëveshjes me shtëpinë botuese Dudaj, Rezarta u angazhua vullnetarisht të siguronte lejen e botimit duke kontaktuar autorin, Artur Golden i cili e vuri në dijeni se ia kishte shitur copyright-in shtëpisë botuese “Random House”, nga agjentët e të cilës Rezarta ruan kujtimin e mirë të një komunikimi të shpejtë, korrekt dhe dashamirës. Ishte sigurisht një kënaqësi e madhe ta shihte më pas emrin e saj në faqen e brendshme të librit, por kënaqësia më e madhe qenë sigurisht komentet. “Megjithëse libri, në rrethe të ngushta ishte pëlqyer, unë kisha emocione dhe kureshtje të dija se si do të ecte në treg dhe si do të pritej nga lexuesit e ndryshëm... Kam ndjerë një kënaqësi të rrallë kur lexoja apo merrja mesazhe që libri ishte pëlqyer aq shumë... e ndjeva veten përsëri në Shqipëri... sikur nuk isha larguar ndonjëherë... Nuk kishte më asnjë rëndësi nëse emri im do t’i kujtonte lexuesve drejtuesen e dikurshme të emisioneve të fëmijëve në televizion. Kisha zbuluar diçka të re te vetja që po e ndaja sërish me të tërë dhe ky ishte një vazhdim i asaj ç’kam ëndërruar që fëmijë... t’u tregoja histori të tjerëve”.
"...Një shportë sa Qielli - me Dashuri..."
Intervistë me poeten Iliriana Sulkuqi ( Kësulkuqja)
Sulkuqi - Xhepa
Aty nga fundi i viteve '70 , në një rreth miqësor, do të më jepej rasti për herë të parë, fizikisht , të takoj poeten dhe shkrimtaren Iliriana Sulkuqi. Ishte e veshur ushtarake e ndodhej mes nje grupi ushtarakësh me grada të larta si, Arif Hasko, Vehip Fejzulla,...por qe kjo vajzë simpatike e hijshme me uniformë,me flokët e gjata mbi supe, i kishte bërë " zap" gjeneralët, duke ju recituar vargjet e saj poetike që sapo kishte krijuar. Ekspresiviteti i vargut të saj poetik, plot dashuri , ndjenjë e mirësi, më bëri që gjatë gjithë jetës sime ta ndiqja,këtë talent të lindur vetëm për poezi, në gazetën "Zëri i Rinisë", Drita ", revista "Shqiptarja ..."...si dhe në organe të tjera letrare të shtypit shqiptar.
Por bota është e vogël ! Ja ku unë përsëri takohem me këtë urtësi e mençuri, madhështi për nga krijimmtaria e saj, këtu në USA.Ajo nuk ndalet! Vargu dhe pena e saj krijuese vërshon vrullshëm ,kudo, në listat virtuale, shtypin shqiptar në Diasporë , Shqipëri ,Kosovë e kudo në botë! Meraku i vetëm i poetes , shkrimtares , është :Dhuro sa më shumë dashuri, tek të gjithë njerëzit pa dallim feje,race apo ideje!
Meraku i saj janë fëmijët e lindur në tokën e huaj, për brezin e ardhshëm shqiptar në Diasporë ,USA, e kudo ku ka komunitet shqiptar në botë dhe mesazhi që transmeton kjo poete , shkrimtare , nënë , gjyshe: Mësojuni fëmijëve gjuhën e Mëmëdheut , gjuhën shqipe ,trashëgoni të ta,traditën, zakonet e vlerat më të mira kombëtare dhe IDENTITETIN tonë KOMBËTAR!
Duke lexuar intervistën e Lili -t (Sa më pëlqen ta thërras me këtë emër!), ju do të befasoheni , nga forca dhe e vërteta e fjalës së saj, nga " vrapimi" i saj për të krijuar, nga virtyti i mirësisë dhe i dashurisë (me plot bindje do ta quaja Binomi Poet-Njeri), që e karakterizon këtë perlë të letrave shqipe!
-Kam shumë kohë që kam dashur të realizoj një intervistë me ju. I jeni përgjigjur me heshtje. Përse ?
-Ke të drejtë Monda, kur thua se disi jam shmangur, por pa të keq. Intervista është portreti i dyfishtë, ose më saktë, një portret me dy personazhe. Prandaj, unë me "heshtjen" time kam patur dhe merakun, që të justifikoja "fjalën" time para jush dhe lexuesit. Duhet të flasësh kur diç ke për të thënë. Edhe kur pi një kafe me një shoqe apo shok duhet të shkëmbesh informacion, aq më tepër në një bashkëbisedim publik siç është intervista....
Pastaj, për të qenë e sinqertë, a do të të them të vërtetën e vërtetë që më dhemb në shpirt?
Të tilla intervista, me postime pyetjesh dhe me postime përgjigjesh, për mua janë hipokrizi. Vetëm se i bëjmë qejfin vetes dhe njera-tjetrës apo njeri - tjetrit. Por këto janë kushtet e sotme..
Tjetër, kujt i shërbejnë? I bëjmë për njeri -tjetrin? Kjo s'ka kuptim. I bëjmë për brezin pas nesh, d.m.th, për fëmijët tanë? Edhe kjo s'ka asnjë vlerë. Ku janë, ku i kemi? Ku kanë kohë ata të lexojnë "bëmat" tona... Ata, ende vrapojnë, sa nga një shtet në tjetrin, sa nga një "fshesë", në tjetrën. Sa nga një shkollë në tjetrën... Harrojnë edhe gjuhën e mëmës, harrojnë edhe ata që i kanë lindur... Mirë, ata që kanë prindërit, gjyshër apo gjyshe pranë, diçka mësojnë ... Po pastaj... çfarë do të lexojnë? Sa të rinj lexojnë gazetën shqiptare, këtu në Amerikë, sa të tjerë qoftë edhe në Shqipëri apo nëpër shtete të tjerë mërguar...? Ndoshta vetëm për ndonjë lajm mërgimi, punësimi, shkollimi, biznesi... dhe këtu mbaron gjuha. Fillon artikulimi i saj drejt mbijetesës, drejt së panjohurës, duke hedhur pas shpine të njohurat e trashëguara...
Ka edhe shumë arsye të tjera...
-Jeni një krijuese shumë prodhimtare, ç'mund të na thoni për botimet tuaja të fundit?
-Shkruaj. Pa shkruar nuk mund të rri. Por jo çdo gjë e shkruar ka vlerat e botimit. Këtu është "udhëkryqi" midis poetit dhe lexuesit. Krijimtaria është e poetit (shkrimtarit), sa nuk i janë venë kapakët librit dhe ISBN-ja e Shtëpisë Botuese. Pastaj bëhet pronë e lexuesit. Kështu ndodh edhe me ato krijime që hidhen për lexuesin në faqet e internetit. Pra, për botimet e mia le të flasë lexuesi im.
-Ju jeni një emër i dëgjuar. Ne ju lexojmë vazhdimisht, në shtypin shqiptar në Shqipëri e Diasporë, edhe pas ardhjes në SHBA. Çfarë ka sjellë në krijimtarinë tuaj ky ndryshim gjeografik?
-Njeriu në gjithë jetën ka vetëm një Atdhe, ose Mëmëdhe, që mua më duket më intime si fjalë. Njeriu mund të lëvizë në të gjithë kontinentet e rruzullit, mbase dhe në Hënë, por Atdheun nuk e tjetërson dot. Dhe kush thotë se "... m'u bë Atdhe i Dytë", mashtron veten dhe atë që e lexon apo e dëgjon. Kam lexuar një mikun tim-poet, i ikur dhe ai jashtë Shqipërisë. Kur e pyetën nga je? U përgjigj: Nga vendi më i bukur në botë!" Sikur Dantja të kishte shkruar vetëm për Parajsën, nuk do të ishte e pavdekshme "Komedia Hyjnore". Duhej dhe Ferri, që t'i jepte vlerë e kuptim. Dhe kjo ndjenjë e Mëmëdheut të mirë e të bukur nis nga Gjiri i Nënës, nga Vendlindja, porta, rrugicat e deri në bulevardet e qytetit, në malin e Krastës, në ujin e Shkumbinit, në... Pra, Atdheu është si Atomi në një Molekulë-jete. Edhe krijimtaria aty nis dhe... aty mbaron. Ardhja ime në SHBA, më ka pasuruar me ndjesitë pranë familjes, me aromën e dy nipërve dhe mbesës, aq të dashur e të domosdoshëm për mua... Pastaj dhe ngopjet e syrit me pamje të tjera. Të qenit këtu i ka dhenë vlera të tjera Dashurisë dhe Mallit, pa të cilat nuk punon dot "Shpirti i Poetit".
-Ju kaluat një periudhë të gjatë në Greqi, me çfarë mbresash vjen Iliriana që andej dhe diçka rreth aktivititetit e krijimtarisë suaj atje.
-Greqia për poetin është thesar. E lakmuar në të gjitha kohët. Greqia ka statujat e Perëndive dhe shtatoret e filozofëve të lashtësisë, ka diellin, detin, gjelbërimin, ka rreth 2000 ishuj. Më i madhi është Kreta, ku edhe unë kam jetuar. Por unë nuk vajta turiste për t'u frymëzuar si Gëtja, apo Gorki... Unë isha emigrante, që doja të jetoja duke mbijetuar. Dhe, në këtë mbijetim, frymëzimi ishte i pranishëm.
Sa bukur e kemi ne fjalën "Frymëzim"! Ka në rrënjë fjalën "Frymë", domethënë të zihet fryma. M'u zu edhe mua fryma në Kretë dhe shkruajta poezi e tregime, që nuk më pëlqejnë vetëm mua. Disa prej tyre, do t'ia rijap lexuesit edhe tek libri i ri që kam në proces botimi... Të jetosh në Kretën e Kanzanxaqit të madh, është fat, edhe kur je i pafat! Edhe pse punoja për bukën e gojës, një javë shkundje ullinjsh ia bëra hallall Kanzanxaqit. I vajta deri te varri, shumë larg nga vendqendrimi im, me një kurorë lulesh të freskëta, thuajse të gjitha ngjyrat e trëndafilave. Sa varr i thjeshtë. Vetëm një kryq dhe mbishkrimi, epitaf i lënë prej tij: "Sot dhe përgjithmonë...". Sikur të kisha mundësi, do të kisha mbledhur lule malesh e fushash e do ta kisha thurrur vetë kurorën... Do t'i shkonte më shumë këtij varri...
-Ndryshimi midis dy mërgimeve
-Emëruesi ka të njëjtin emër-mërgim.
Numëruesi ndryshon si nata me ditën. Nëse në Greqi, edhe pse punova familiarisht për shumë kohë, edhe pse kisha miqësi me familje greke (të cilat i ruaj edhe sot), prapë racizmi dhe "fshesa e hekurt" e politikës greke janë të pashembullta në kohën e sotme, aq më tepër nga një shtet që pretendon se është fillesa e Botës dhe vetë kultura ...
Ndërsa Amerika, tjetër gjë, edhe pse dua të iki një orë e më parë prej këndej... Ama, për këtë, nuk ma ka fajin Amerika, e cila më ka pajisur me të gjitha dokumentet legale dhe sigurimet sociale, që pas një jave të ardhjes këtu; që jam e lirë të lëviz ku të më çojë edhe ëndrra, që gati 120 kombe, të racave dhe të ngjyrave të ndryshme-punojnë së bashku dhe respektojnë njeri-tjetrin pa asnjë dallim...
- Poezia juaj është e arrirë dhe e vlerësuar nga kritikët . Çfarë mund t'ju ofroni krijuesve në përgjithësi nga përvoja juaj?
-Sot, dhe fjala "sot" mban gati dy dekada brenda, kritika e specializuar ka heshtur. Apo nuk qëndron më si "institucion". Është zëvendësuar nga "mendimi i shokëve". Kjo ka të mirën dhe të keqen e vetë. Mendimi shoqëror ka sinqeritetin dhe vërtetësinë brenda, por mund të ndodhë dhe e kundërta. Sot, brenda ditës, bëhesh poet, pa ditur se ç'është poezia. Ose dhe e kundërta, harrohesh po nuk "trokiti" kush në dyert e krijimtarisë tënde. Sa për përvojën? Nuk ka shkollë. Çdo krijues ka përvojën e vet, që ndryshon nga e tjetrit. Përvoja është si e ndjej unë jetën-botë, si e shoh unë botën-jetë,... si puna e numërave të syzave, dikush i ka 0, 75, dikush i ka, 2.5 dhe unë...(e kam treguar numrin në një poezi). Veç ka një të vërtetë të përbashkët: Të jemi të vërtetë në krijimtari. Poeti s'duhet të gënjejë kurrë... Poeti është si Profetët... (flas për ata që s'gënjejnë)...
- Keni qenë ushtarake në Shqipëri, kur filloi poezia të trokasë në shpirtin tuaj? Çfarë ndikimi ka patur në krijimtari jeta ushtarake?
-Kam qenë me fat që kam qenë ushtarake. Këto fjalë do të thoshja edhe po të kisha një profesion tjetër. Por të qenit ushtarake më ka dhënë një "Botë" tjetër që nuk e kanë pasur të tjerët. Privimet që më ka krijuar jeta ushtarake (për femrën janë më të mëdha) kanë bërë që unë sot jam Iliriana, siç jam! Si mund të isha nuk e di. Letërsia botërore ka shumë shembuj të poetëve ushtarakë, ku model është Lermontovi, por dhe unë kam pasur shokë e shoqe në ushtri që mund të quhemi "Familja e Poetëve me Uniformë" si:, Lirim Deda, Ibrahim Gani, Thanas (Nase) Jani Julia Naçi (Gjika), Lida Rrapo (Grazhdani), Merita Caci, Sotir Lashova, Nevruz Shehu, Kujtim Halili (i ndjeri), Bashkim Çepele, Hysni Milloshi, Thanas Tane, Apostol Duka, Roland Musta, Bashkim Kozeli, Fuat Çeliku, Fluturak Germenji, Mina Qirici, Afrim Himaj, Luan Malaj, Bardhyl Gosnishti, Kasem Saliasi, Riza Lahi, Kujtim Boriçi, Milianov Kallupi, Fation Pajo, Thanas Mustaqi, ....
-Ju keni një revistë për fëmijë të titulluar "Kësulkuqja". Ç'mund të na tregoni për të?
-"Kësulkuqja" ime ka një ndryshim. Erdhi me mua në SHBA, fle me mua në "ninulla fëmijësh", zgjohet me "vogëlushët" e gjyshe Ilirianës... Është "Kësulëkuqja", tashti "Pelegrine" nëpër botë...
Ndoshta do të "trokasë" edhe te "Bota e gruas shqiptare". Aty, ka shumë nëna dhe gjyshe. "Ajo" do t'i lutej që kur të shkruajnë për të rritur, mos harrojnë të shkruajnë e t'i "postojnë" vjershat, tregimet, përrallat për fëmijët. Apo jo, "teta" Drenusha? Edhe ju "tetat" dhe gjyshet e tjera...
- Reportazhet janë po aq të bukur si edhe poezia. Cila është gjinia juaj më e preferuar?
-Reportazhi është gjini e publicistikës, ku shprehesh lirshëm. Reportazhi ka ngjarjen, mendimin e mençur, personazhet, mjedisin ku veprohet... Pra, është një gjini që ngjason më tepër me tregimin. Poezia është "e shenjtë". Një krahasim: Në një vazo lulesh është vazoja, dheu, plehu, krimbat e dheut, pika e ujit, rrezja e diellit, rrënjët e lules, trupi i lules, gjethet e lules,... dhe çelja e lules, që është vetë lulja. Qoftë lule-thane, lule-pjeshke apo bajame, lule-ftoi apo manushaqe,... (nuk them për trëndafilin, se ai të josh dhe me gjembat) për mua, ajo është poezia. Dhe këtë dua më tepër!
- Kush janë rrënjët e origjinës së Ilirianës?
-Devolli dhe Elbasani, ose anasjelltas.
-Po citoj diçka, nxjerrë nga parathënia e vëllimit tuaj: "(F) Shihemi në sy":
"...Të udhëtosh në jetën e kësaj femre (një jetë që do ta lakmonin shumëkush prej shkrimtarëve për ta pasur subjekt të prozës së tyre, e kësaj shoqe-madheje, e kësaj gjyshe-fëmije, e kësaj ëndërr-zgjimi dhe bukuri-plage, e kësaj mall-pritjeje, është njësoj si të shkosh përtej, sikur të hysh brenda mrekullisë dhe të ndodhesh si hy mes hyjnive. Nga ai shtat i bukur vajze, para të cilit turpërohej edhe fustani me vellon e nusërisë, tashmë ka mbetur një trup që thua se tallet përditë e për çast me gravitetin dhe, kur ia do puna, mund të fluturojë si hareja më e natyrshme ose mund të peshojë sa gjithë tragjeditë e kësaj bote. Vazhdimisht në lëvizje… së bashku me sinqeritetin e fjalës së saj. Ku i merr energjitë?!…Me këtë pyetje të befasishme ti ke trokitur pikërisht në portën e përtejshmërisë, atje, tek mrekullia...". Pra, Ilirianë,cilat janë lëvizjet e tua më mbresëlënëse. A kanë ndikuar në krijimtarinë tënde? Diçka për udhëtimin tuaj nëTeksas, ku ju ishit ftuar para disa ditëve... Dhe vërtetë, ku i gjeni energjitë tuaja...?
-Që kur "mora këmbët" siç thonë, nuk ecja por vrapoja..(nuk lija dy gurë bashkë). Dalëngadalë fillova të "vrapoja" me këmbë, me mendje, me zemër... Më vonë, jeta ushtarake e bëri "profesion" vrapimin. Por nuk është kjo e gjitha, në të gjitha stinët e jetës njeriu gjen llojet e "vrapimit", duke bërë stafetë me veten dhe me fëmijët, me miqtë e shokët... Është "vrapim" i pashpallur, i padukur, por shumë i domosdoshëm. Jeta për njeriun është e duhet të jetë lëvizje. Për poetin lëvizja është më tepër se lëvizje. As dy vjet plot (1786-1788) nuk iu deshën gjeniut-Gëte, që të ikte nga Vajmari, drejt Italisë dhe shkruajti veprat aq të bukura "Elegji Romane" dhe "Epigramet Veneciane". Ndryshon mjedisi, ndryshon dhe njeriu. Unë nuk kam shkruar "Elegji" e "Epigrame", por disa poezi, mbresa, tregime etj. I kam shkruar pikërisht nga jetimet e përjetimet e lëvizjeve të mia. Poezia dhe proza ime nuk janë thjesht fantazi, por një realitet i prekshëm dhe i ndjeshëm, sigurisht, i ngritur në art, aq sa ka arritur pena ime ta bëjë.
Jam munduar që lëvizjet e mia, qoftë të detyruara apo spontane-të jenë deduktive, prej nga kanë dalë mesazhet që i kam dhënë nëpërmjet krijimeve...
Nëse, kur isha e vogël, nuk lija "dy gurë bashkë", tani, lëvizja ka tjetër kuptim. Sot dëshiroj dhe përpiqem që jo vetëm "dy gurë", por të gjithë "gurët" e çmuar, t'i bëj bashkë...
Po ndalem pak , tek udhëtimi, prej të cilit sapo jam kthyer - Teksas (Dallas), reportazhin për të cilin e kam titulluar. "Kësulkuqja në Botën e çudirave...".
Pa dashur të sjell detajet dhe përshtypjet e plota, doja të theksoja diçka specifike për këtë udhëtim, pasi kjo bisedë është kryesisht në kuadrin e forumit "Bota e Gruas Shqiptare". Pikërisht e veçanta qëndron tek personazhi kryesor i këtij reportazhi, e cila u bë shkak i realizimit të njërës prej ëndrrave të mia të para shumë viteve dhe që nuk e mendoja se do ta realizoja ndonjëherë, kaq befas dhe kaq mrekullisht.
Znj. Media Vraniqi dhe vajza e saj Vanesa, të cilat i takova në Nju Jork në Qershorin e kaluar, në promovimin e librit tonë të përbashkët "Nënës". Aty lindi idea dhe dëshira e një ftese udhëtimi, sidomos nga Vanesa, e cila më përkëdhelte me fjalën e dashur, siç më thërrasin binjakët e vajzës, gjyshe. Ky udhëtim, u realizua në shtator! Kur të lexoni reportazhin do e kuptoni pse flet "Kësulkuqja" për botën e çudirave, por këtu ka vend ajo, realja, bota e madhe e Prizrenases së Teksasit, e cila më ka mahnitur me forcën dhe energjinë, me pjekurinë dhe zemërgjerësinë, me ngrohtësinë motrore dhe bujarinë.
E tillë është Media e tillë dhe e bija dhe jo vetëm ajo, por edhe fëmijët e tjerë si yje, Vepra dhe Vendimi si dhe bashkëshorti i denjë i saj, z.Mustafë, patritot i mirënjohur në qarqet e gjera shqiptare.
Ja pra, e dashur, Mondë, çfarë mrekullie dhe pasurie shpirtërore të japin lëvizjet, sidomos, kur ato shkojnë në drejtim të dashurisë njerëzore... Edhe բse nuk ke fuqi, merr energji edhe për vite të tjera jete.
-Çasti më i vështirë...
-Nuk e di a do të kem të tjera, për t'i krahasuar me ato që kanë shkuar dhe që mundohem t'i harroj.
-Po më i lumtur?...
-Është në arkivën e shpirtit tim dhe nuk mund ta rrëfej. Kam frikë nga lumturitë..
-Cila është dashuria më e madhe për Ilirianën?...
-Vetë Dashuria, kur ajo është e tillë.
-Po urrejtja?
-Thuhet se po nuk di të urresh, nuk di as të dashurosh. Unë nuk jam plotësisht dakort me këtë përcaktim...
- A ka në jetën tënde ndonjë ngjarje që ia shihni apo ndjeni gjurmët ende?-
-Sigurisht që ka, ashtu si tek të gjithë. Mundohem të mos m'i shohë as gjysma tjetër e vetes. Megjithatë: -Dita e dasmës (pa dasmë); një piano e lënë gati në kulmin e karrierës sime dhe një kitarë e thyer, për të mos i rënë më kurrë..., thinjat, që si në legjendë, m'u shfaqën brenda 12 orëve; çasti, kur ndahesha me fëmijët në aeroportin e Rinasit, në drejtim të një klinike të huaj për kurim. Befas, veshi më zuri fjalët:"... gjynah, e shkreta, nuk e di që s'ka për t'u kthyer më..."
-Çfar të kënaq më shumë?
-Kur luaj me fëmijët; kur ma pëlqejnë atë që kam gatuar; kur shkruaj një poezi që ende më pëlqen, pas dhjetë herëve të lexuar; kur flas dhe marr mesazhe nga miq që më duan dhe më respektojnë. U jam borxh gjithë jetën, të gjithëve.
-Çfarë të shqetëson?
-Largësia me njerëzit, sidomos me krijuesit, sidomos me poetët, si me ata që janë në Shqipëri, në vendlindjen time, ashtu edhe ata që janë këtu, në Amerikë, apo nëpër shtete e kontinente të tjerë...
-Cilët autorë të ndjekin në muzë...
-Janë shumë jashtë dhe brenda vendit tim, shkrimtarë e poetë, të ikur dhe në jetë, por të përjetshëm... Për hir të respektit të veprës së tyre po përmend disa: Çehov, Cvajg, Remark, Simonov, Anna Ahmatova, Bërns, Alen Boskie, Pavlo Neruda (e veçoj), Pol Elyar, Agolli, Reshpja, ...
-Cilën ëndërr nuk keni realizuar
-Aty ku mbaron ëndrra mbaron dhe jeta. Pas ëndrrës vrapon njeriu dhe nuk e zë dot kurrë...
-Po atë që nuk doni ta kujtoni?
-Ëndrrën e vrarë, ëndrrën e mashtruar, ëndrrën e fjetur... Por edhe pse nuk do ato janë brenda trurit, brenda kujtesës së jetës dhe njeriu gdhihet me 'to, fle për t'u gdhirë përsëri... Njeriu ka vetëm kujtesë, nuk ka harresë...
-Po atë që nuk doni ta prekni?
-Dhimbjen. Dhimbjen as nuk e ftojmë, as nuk e përzejmë dot. Ajo vjen e paftuar është bashkëudhëtare e pashmangshme me jetën e secilit... Puna është mos i biem në gjunjë e të na mbysë loti. Nuk jam dakord me shprehjen: "Nga dhimbje të mëdha dalin vepra të mëdha". Mos paçim kurrë vepra të tilla dhe nuk ia uroj asnjë krijuesi të tilla vepra...
-"Sikur të isha djalë!" Këtë libër të Haki Stërmillit sikur ta afronim në vite dhe shkrimtari t'ju kishte Juve "personazhin" kryesor, do e pranonit?
-Kam një kujtim të bukur, si ushtarake. Marshoja me studentët mbi një javë, me ata marshimet e gjata. Një natë e kaluam te Kasollja, në Prodan, ku ka jetuar Haki Stërmilli dhe ka shkruar romanin "Sikur të isha djalë!" Na ndrinin urat e zjarrit. Aty një kolegu im më tha: "Iliriana sikur të ishe ti, personazh i romanit të Stërmillit, do të doje të ishe "djalë"? "Nuk do ta ndërroja, mbase jam më mirë kështu?!"-fola, pa u shpjeguar. Ndoshta do të isha e para, që në atë kasolle, të meditoja për romanin e H. Stërmillit, por ndjehesha e sigurtë në gjininë time. E doja veten, siç më kishte lindur nëna, e doja nënën dhe doja t'i ngjaja...
Pra, kam rënë në "mirëkuptim" me veten për të qenë "personazhi" femër, në të gjitha etapat e jetës. Dhe nuk do e ndërroja.. Kulmi, apo qendra e jetës së një femre është "të qenurit Nënë". Edhe pse kohët e kanë shtypur më tepër femrën, përsëri ajo ka qenë dhe është në rolin e vetë më të patjetërsueshëm. Le të flasin mençuria e popujve dhe gjenitë më mirë: "Nëna, ju e keni në dorë shpëtimin e botës!" thotë Tolstoi. (Le të bëj edhe unë, detyrën time për këtë!). " Zoti nuk mund të jetë gjithkund prandaj bëri nënat"... (le të jem edhe unë një krijesë për të bërë "punët e Zotit"). "Grua do të thotë udhëheqëse shpirtërore!" (le të jem dhe unë sadopak e tillë!)... "Një nënë fal kurdoherë, për këtë ka ardhur në botë"- thotë Aleksandër Dyma. (Le të bëj dhe unë aktin e faljes, për të qenë më të mirë e më të dashur njerëzit)."Për gruan dhe tokën le kokën" - thotë poeti ynë Dritëro Agolli, duke e shenjtëruar rolin e gruas... (Le të jem dhe unë një varg i asaj poezie)... "Për nënë dua të kisha një shqiptare"-shkruan anëtaria e Akademisë Franceze, shkrimtaria Marguerite Yorcenar. (Nuk ka koment kjo thënie!) Dhe le ta mbyll me një thënie të kandidates për presidente të SHBA-ve, Hillary Klinton: "Të drejtat e gruas janë të drejtat e njeriut!"... Ç'mund të them unë më shumë?! Ja pse nuk e ndërroj të qenit grua!
-Keni shumë miq këndej e andej kontinentit, të hershëm e të rinj, cili është sekreti i këtyre lidhjeve të qëndrueshme?
-Nuk ka asnjë "sekret". Është Dashuria, më universalja fjalë e bukur, pa motivin e së cilës nuk mund të bëjmë as edhe një hap, nuk mund të kapërdijmë as edhe një kafshatë bukë, apo një gllënkë ujë. Që të duash të tjerët apo të të duan-është më e thjeshta që mund të bëjmë, pa paguar as një cent. Ta duam njëri-tjetrin, me të mirat dhe me të metat (gabimet) njerëzore; të njohim, pranojmë dhe të respektojmë vlerat e njëri-tjetrit. T'i "fshijmë" lotin, pa e pyetur "pse qan" dhe, kur ka nevojë për dikë , ta kuptojmë pa na e thënë dhe në çast t'i ndodhemi pranë (edhe duke qenë larg), me një fjalë , me ...ç'mund të jetë më e duhur sipas mundësisë. Dhe, kjo ka rëndësi , asnjëherë të mos ia përmendësh (ka një shprehje populli, nga më të vyerat: "Kur e jep njëra dorë, nuk duhet ta dijë dora tjetër"); t'i kuptosh dhe të të besojnë se, kur ke kohë i merr (apo të marrin), në telefon edhe disa herë në ditë. Kur nuk mundesh ti apo ata (ato), nuk duhet të dyshohet tek dashuria, miqësia... Kur heshtja vonon, shqetësimi nuk është dyshim për dashurinë, por për gjendjen shëndetësore apo probleme të tjera...
Kur erdha këtu, në Amerikë (detyruar nga detyra prej gjysheje), qaja me vete në çdo sekondë të njëzetekatërorëshit. Telefoni rrinte non-stop në veshin tim (në orët, kur latantët-binjakë të vajzës, më shumë flinin se ishin zgjuar), në drejtim të të gjitha hapësirave që mbulonte shpirti im, nga shtëpiza e vendlindjes, deri nëpër shtete e kontinente ku ishte i fluturuar...
Sot, nuk kam mundësi ta mbaj telefonin në vesh. Ma rrëmbejnë vogëlushët e "rritur". Por, edhe pse nuk mund të jem në "linjë" me 'ta jetoj më shumë se kurrë pranë tyre. Mendoja se do t'i humbja miqtë e jetës sime. Ndoshta do të mendonin se më "rrëmbeu" Amerika... Gabova. Më njihnin më mirë ata mua se unë veten time. Çdo ditë dhe në çdo orë të saj, më marrin në telefon, më dërgojnë një mesazh, më postojnë libra të sapo dalë në librari, apo pa dalë ende në "treg". Pra, më japin motivin e shenjtë të të jetuarit, edhe pse në largësi humbëtire...
-A ka emra të përveçëm?
-Të gjithë kanë emrat e tyre të përveçëm. Janë shumë t'i përmend. Janë nga të gjitha fushat, poetë , shkrimtarë, gazetarë, këngëtarë, piktorë e aktorë, ushtarakë, mësues(mesuesit e mi dhe të fëmijëve që nga fillorja...), shoqet dhe shokët e mi, që nga klasa e parë fillore, të tjerë nga jeta në ushtri...,komshinj...; shumë e shumë të tjerë në Shkup, Tetovë, Strugë, Kumanovë, Kërçovë, Gostivar.., në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Vushtri, ...Ulqin... Secili (secila) ka emrin në kujtesën e zemrës sime...
-Ju kanë kushtuar poezi miq poetë, të cilët i kanë postuar në forume apo botuar nëpër organe të ndryshme të shtypit... Po citoj vargje nga disa prej tyre...
Kësulëkuqes
s'ka plakje për ty, mikja ime e fëmijërisë
mpleksur tërë jetën me ëndrra pyjesh
me panja e bredha e dhelpra që fshihen
e të ndjekin tinëzisht nëpër lirishtat e botës...
... (Kolec Traboini - Boston)
Urim, Ilirianës
Sot është e Diel, 9. 9. 2007.
E Diel ka qenë edhe para
gjysmë shekulli e ca...
E diel do të jetë edhe pas
gjysmë shekulli e ca...
Në gjithë Ditë Lindjet e Tua!...
Dhe Dielli do të ketë diell...
Dhe deti do te ketë dallgë...
Dhe mali do të ketë erë...
Dhe fëmijët do të dijnë të qeshin...
Dhe nënat do të kenë mall...
Dhe Njeriu do të ketë emër...
Si Poezia jote.
(Nase Jani.... Athinë)
Ilirianës, në vend të portretit
Një fluturz e bukur
Më çiku nën vetull.
Më qeshi si kukull
Dhe më foli heshtur…
…
Një dritëz universi
Nën vetull më çiku
Aizbergët m'i ndezi
Vullkanet m'i fiku
(Demir Gjergji -Tiranë)
Kthjellët…
-poetes I.Sulkuqi-
E tejdukshme krejt:
Me kocka të holla zogu…-
Lot borziloku.
(Qazim Shemaj -Tiranë)
Si të kam njohur dikur..
-poeteshës Iliriana Sulkuqi-
Si të kam njohur dikur...
Je dhe sot
Një princeshë e pagjumë
Që të bukurës,
Bukurisht i flet
Jo më kot.
(Fation Pajo - Çikago)
…Si e keni ndjerë veten kur i keni lexuar...?
-Si në ëndërr. Mrekullisht mirë. Pse, a nuk do të ndjehej çdokush kështu? Kjo më bën të besoj se do të jetoj për t'i larë këto borxhe ... Se nuk ka jetë tjetër. Këtu lahemi dhe lyhemi. Lyhemi dhe lahemi. Paguajmë ose na paguajnë. Askush nuk ikën nga kjo botë pa larë borxhet e bukur dhe të shëmtuar... Faleminderit, shpirtërisht, miqve të mi poetë për dhuratën kaq humane, siç është Kushtimi Poetik.
-Janë shprehur për ju "… Do të kërkoja që Sulkuqi dhe të tjerë poetë në mërgim të vendosen në antologjitë që botohen nga shteti dhe në librat e shkollës dhe të përmenden sidomos autorët që jetojnë në mërgim që kanë pasuri shpirtërore e vlera shumë më tepër se disa që jetojnë këtu dhe ende me miq zenë vend nëpër libra shkollore. A është e mundur që poezitë e këtyre të jenë edhe pikë referimi për ato dhjetëra universitete shqiptare ku studiohet për letërsinë shqipe?
-Shteti sillet indiferent ndaj njeriut. Si për shumë pjesë të jetës, që nuk i siguron dot normalitetin (drita, ujë, rrugë, spitale, paisje spitalore, shkolla, antingujimin, punësimin, etj. etj.) edhe për letërsinë dhe mbarëvajtjen e saj. Kush ta përzgjedhë të bukurën dhe letërsinë me vlerë? Më tepër harrohet, apo nuk njihet vlera dhe hyjnë nëpër antologji ata që duken, që "kapin nga xhaketa", apo lenë xhaketën me gjithë xhepa. Janë bërë disa Antologji nga botues, me "të përzgjedhurit" e tyre. Tekstet shkollorë, që nga gjimnazet e deri në universitete, mbajnë brenda më tepër "letërsi hatëri". Kjo është një e keqe e madhe, që s'dihet kur do të ndreqet në të mirë të përfaqësimit të letërsisë shqiptare dhe të pasurimit të kulturës shqiptare.
-Ç'mendime keni për femrën krijuese dhe intelektuale në Diasporë?
-Është gjë e mirë që Femra të ketë organizmat e veta të bashkimit, ku të dalin vlerat e femrës deri tek virtyti. Por nuk e konceptoj dot emërtimin "krijuese femra e meshkuj" Unë mund të bëj një libër duke i dhënë poezisë "gjininë" mashkullore. Siç mund të bëjë dhe një poet në gjininë tonë. Në Greqi është "Mali i Shenjtë" me manastire, kisha, priftërinj e murgjër. Venë vizitorë nga gjithë bota, por vetëm meshkujt. Thuhet se vetëm Shën Mëria ka shkelur në atë Mal. Pse? "Unë duke lexuar "Krishti u ngjall përsëri" të Kanzanxaqit, kam shkuar në atë Mal të Shenjtë. Për Shpirtërat s'ka doganë dhe policë-ndalimi... Shpirti poetik nuk njeh gjini.
-Ka shumë shoqata shkrimtarësh si në SHBA, apo në vende të tjerë të Europës, ku jetojnë krijues shqiptarë, si ju duken këto bashkime?
-Letërsia bëhet vetëm, është punë individuale, por ka nevojë edhe për "tavolina" shokësh e miqsh... Konti i letërsisë ruse Leon Tolstoi mblidhte shkrimtarët e kohës, që nga Turgenievi e deri tek Çehovi që ishte më i ri dhe lexonin tregimet, apo fragmente romanesh nga njëri-tjetri. "Ja kështu shkruhet tregimi!"- thoshte Turgenievi për novelat e Çehovit. E harronte gjeninë e vetë mjeshtri i letrave, se duhej harruar. Këtë rol duhet të luajnë edhe "tavolinat", shoqatat, apo Klubet e shkrimtarëve të ikur nga Shqipëria. Më pëlqen kjo fjala "Klub" si Klubi "Petëf " ( kam pasur fatin të marr pjesë në një mbrëmje poetike. Recitova "Atdhe"të Petëf-it, shqip dhe hungarisht, duke i rënë edhe pianos, me një pjesë nga Shophen. Kjo ka ndodhur më 1989, një natë para operacionit, në Budapest), apo ata të Parisit etj. Jam njohur me veprimtarinë e Klubit të Shkrimtarëve "Drita" në Athinë, që ka edhe një Revistë Letrare me emrin "Pelegrin", ku bashkon krijues të ikur nga Shqipëria, kudo qofshin ata. Bën Antologji e organizon konkurse me krijues edhe jashtë Greqisë... Vetë liria e të shkruarit i jep edhe liri gjeografike poetit apo shkrimtarit. Siç ka ky Klub anëtarë deri këtu në Amerikë edhe bashkimet e tjera të poetëve mund të kapërcejnë "kufijtë"... Pra, çdonjëri mund të bëjë zgjedhjen e vetë, ku ndjehet më mirë, larg fallciteteve letrare e mendjemadhësive vulgare... "Shokët (shoqet) i zgjedh, motrën e vëllanë nuk e zgjedh dot.", thotë mençuria popullore...
-Ju jeni anëtare e Forumit Bota e Gruas Shqiptare, forum të cilit ju i keni dhuruar shumë si me krijimtari ashtu edhe me komunikim që në ditën e anëtarësimit. Ç'mendim keni për këtë Forum dhe a keni ndonjë sugjerim për organizimin apo pasqyrimin e krijimtarisë në blogun revistë të tij?
-Faleminderit që çmoni kontributin tim modest në këtë forum special.Them modest se nuk kam dhënë shumë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se pavarësisht nga kontributet individuale në këtë forum, si në krijimtari apo komunikime të ndryshme, diskutime dhe përshëndetje, kjo bashkësi e jona ka një të vërtetë të madhe. Një miqësi dhe një harmoni që na jep frymëzim dhe motivim, na qetëson dhe na jep forca. Një bashkësi intelektuale dhe krijuese. Një bashkësi nënash dhe motrash që gjejnë veten dhe ripërtërihen nga komunikimi dhe mbështetja shpirtërore. Një oaz qetësie dhe besimi reciprok. Ne që jemi të shpërndara nëpër skajet e globit gjejmë këtu njëra-tjetrën, ndajmë hallet e shqetësimet, mbështesim, frymëzojmë e frymëzohemi dhe krijojmë. Mësojmë për njëra-tjetrën, rritemi e piqemi shpirtërisht dhe artistikisht. Fakti i realizimit të librit "Nënës", përmes një grupimi të tillë specifik, flet më shumë se sa mund të flasë Kësulkuqja!
Por, megjithëse krijuesja e këtij forumi, të cilën e adhuroj, për organizimin, fantazinë kreative, për inteligjencën, shkathtësinë dhe dashamirësinë, Merita Bajraktari McCormack dhe ju moderatoret, Monda, Aida , meritoni fjalët më të mira e të sinqerta dhe përkedhelje mbas shpatullave, për punën e madhe që keni bërë e bëni, si me grupin, si me revistën letrare në internet, mendoj se ka vend për një sugjerim,meqe jam edhe pak "më e moshuar" në vite dhe krijimtari.Mendoj se duhet t'i hapet vend një rubrike për fëmijët shqiptarë në emigracion.
-Çfarë po shkruan Iliriana?
-Mendoj tregime e shkruaj poezi... Kështu ndodh me krijuesit. Dhe kur mendon dhe shkruan nga ato gjinitë e mëdha, si novela apo romani, poezia të shfaqet befas.
- Si një poeteshë me përvojë, ç'farë mesazhi kini për talentet e rinj, për inkurajimin e tyre në zhanrin e poezisë?
-Veç një gjë i them vetes që ta dëgjojnë dhe të rinjtë. Gjithë jetën e mendoj veten "Letrare e Re". Njeriu nuk është si e mendon veten, por si e mendojnë dhe e vlerësojnë të tjerët...
-Sa citova me lart, profesioni i juaj është ushtarake. Një pyetje paksa delikate: Si ju duken përpjekjet e politikës ndërkombëtare, asaj shqiptare e kosovare e në Diasporë për çështjen e Kosovës e në përgjithësi për çështjen kombëtare shqiptare?
-Të qenit ushtarake nuk ka ndonjë të veçantë për këtë pyetje, se ushtria tashti ka dalë nga "kornizat" për "Mbrojtjen e Atdheut". Atdheu sot (për ne) "mbrohet" më tepër nga politika ndërkombëtare dhe strukturat ndërkombëtare. Sa aktive janë ato sot s'kanë qenë kurrë në historinë e të qenit Shqipëri apo Komb Shqiptar. Edhe lëvizja e emigrantëve, nëpër shtetet e Europës dhe SHBA, kanë bërë që "Bota" të na e dijë emrin, pastaj të na kushtojë vëmendje më të madhe. Intelektualët shqiptarë nëpër botë dhe veças njerëzit e letrave, të artit e të kulturës, janë bërë "ndërgjegja" e kombit... Shoqatat, veprimtaritë, kanë shërbyer për njohjen dhe integrimin tonë aty ku na shpuri "fati". Sa për politikën dhe diplomacinë? Ajo është e kontrolluar, e udhëzuar, e rekomanduar dhe shpesh e vonuar... Kur hapet ndonjë "dritare" duhet shfrytëzuar. Po e humbe? E humbe. Kosova sot është "Emër i përvetshëm" në politikën botërore dhe në njohjen qytetare. Pastaj vjen dhe Shqipëria... I vaftë mbarë Kosovës, në Fitoren e Pavarsisë se i ka munguar në shekuj dhe e ka ushqyer me gjak "Pemën e lirisë"! I vaftë mbarë dhe Shqipërisë! Asgjë nuk mund të parashikohet. Se, më tepër ndodh e pamundura sesa e mundura. Kështu ndodh, duam apo s'duam ne...
-A do kthehet Iliriana ndonjë ditë në Atdhe!
-Unë s'jam e ikur nga Atdheu. Aty kam njerëz, kam shokë e shoqe, kam fëmijërinë, rininë, jetën... Kam nënën mbi të gjitha dhe varrin e babait... kam Atdheun, me një fjalë. "Atdheu fillon nga zemra", shkruante para disa vjetësh një poet tepelenas. I jap të drejtë Poetit. Dhe trupërisht vete në Atdhe, dua të vete dhe do të vete...
-Si një njeri i letrave shqipe, cili është mesazhi i juaj, për krijuesit në Diasporë, në veçanti për femrën krijuese, për ruajtjen e vlerave dhe identitetit kombëtar?
-Femra lind njeriun, por kur lind dhe poezinë apo bën letërsi, është dy herë krijuese... Dhe kur është jashtë vendlindjes, është krijuese më e dashur e më e dhembshur. Vlerat kombëtare ruhen duke krijuar dhe ruhen duke ruajtur simbolet e jetës e të kombit. Tre janë simbolet, sipas meje: Emri-Shqipëri, Flamuri-kuq e zi, Gjuha-shqipe. Ruajtja më e madhe dhe më me vlerë është gjuha shqipe. Të mos e harrojmë vetë, t'jua mësojmë fëmijëve, nipërve e mbesave. Ky është shërbimi më i madh që i bëjmë familjes, fisit, historisë së kombit...
Ju faleminderit dhe Suksese ne krijimtarine Tuaj!
Interviste me shkrimtarin Reshat Sahitaj
Kam filluar të bindem se e mërkura është ditë që me siguron sukses dhe ndoshta edhe vdekjen. Unë asnjëherë nuk e kam munduar vetën që të shkruaj tema të “mëdha”, siç pretendojnë disa krijues, sepse nuk ekziston temë e madhe dhe e vogël. Assesi!Secila temë është e madhe por varësisht si krijuesi i qaset,si krijuesi e shtjellon, si krijuesi futet ne botën psikologjike të personazhit...
Bota Sot: Nëse kultura, krijimtaria artistike është realitet në vete (dhe jo për vete), nëse tradita është tepruar fatkeqësisht deri në paskajshmëri, se kultura, historia (në kuptimin e të “mbeturës” alias trashëgimisë) dhe “vepra krijuese artistike” është “gllabëruar” nga një art ta quaj kushtimisht të TETI- n apo hermafrodit, është fjala për internetin (@), si e konceptoni nocionin apo raportet mes kulturës për karshi traditës, kritikës dhe teknikës?
RESHAT SAHITAJ: Kjo pyetje e do një përgjigje më të gjerë, por unë do përgjigjëm konciz dhe shkurt. Tradita, historia dhe kultura respektivisht ne rastin konkret krijimtaria letrare, janë të lidhura ngushtë dhe njëra pa tjetrën nuk mund të ekzistojnë. Fatkeqësisht disa nga krijuesit tanë i kanë harruar ose eliminuar traditën dhe historinë duke shpresuar se mund të lënë gjurmë në krijimtari kulturore. Ne fakt çdo krijim artistik me përmasa botërore mbështetet në këto baza dhe mbi këtë bazament krijojnë vepra monumentale siç kemi rastin e Ismail Kadaresë me “Prillin e thyer”. Sa i përket anës tjetër të “gllabërimit” nga interneti @, ky është një problem ndërkombëtar që i ka shqetësuar shtëpitë filmike, shtëpitë botuese etj, dhe ka ndikuar që librit t’ia zvogëlon lexuesit, mirëpo interneti nuk ka të bëjë asgjë me “gllabërim” të kualitetit. Andaj, shtëpitë botuese, filmike, po përpiqen që t’i përshtatën internetit e jo interneti atyre. Interneti nuk dëmton veçse qytetarëve ua lehtëson veprimtarinë kështu që lexuesi nuk ka nevojë të dali për të blerë gazetën,librin por atij i ofrohet në banesë. Edhe ne në Kosovë, internetin nuk duhet shikuar ne prizmin e “gllabërimit” por si një avancim teknologjik i ardhmërisë.
Bota Sot: Burimet dhe materiali prej nga i merrni për shkrimin e veprave fiktive? Fillimet e të shkruarit, frymëzimi, ndikimet, redaktimi, personazhet, “zakonet” tuaja të të shkruarit?
RESHAT SAHITAJ: Unë asnjëherë nuk e kam munduar vetën që të shkruaj tema të “mëdha”, siç pretendojnë disa krijues, sepse nuk ekziston temë e madhe dhe e vogël. Assesi!Secila temë është e madhe por varësisht si krijuesi i qaset,si krijuesi e shtjellon, si krijuesi futet ne botën psikologjike të personazhit...
Tema e romaneve te mia është e thjeshtë por dalë nga dalës ajo lexuesin e tërheq duke e shpie labirinteve herë më pak të ndriçuara e herë të errëta për ta shpie në pjesën ndriçuese të cilën lexuesi e ka pritur ose nuk e ka pritur. Në një prej romaneve të mia ku përshkruhet dashuria e dy të rinjve lexuesi gjatë leximit ka dëshirë që djaloshi ta puth vajzën por krijohen asi kushte që vetëm pas 60 faqeve dy të dashuruarit bashkohen. Tash po rikthehemi të Umberto Eco, i cili thotë se nuk është tregim i mirë nëse e përshkruajmë dashurinë e dy të të rinjve duke u puthur ne një lulishte por ne një vepër artistike pritja/vonesa është ajo që lexuesin e përfiton. Sa i përket ndikimit tim në letërsi disa kritikë kur shkruajnë për romanet e mia thonë se jam i ndikuar nga Paulo Coehlo, disa tjerë thonë nga Tolstoi, ka tjerë që thonë nga Markesi, unë nuk e di ndoshta nga leximi i shumë romaneve secili ka ushtruar ndikim të unë. Gjatë shkrimit nuk kam ndonjë orar të caktuar por fillimin e çdo vepre time e filloj ditën e mërkurë.
Bota Sot: Pse pikërisht të mërkurën e jo një ditë tjetër?!
RESHAT SAHITAJ: Secili njeri ne botë është supersticioz, por kur gjërat përsëritën pa qenë ti i organizuar dhe pa dijeninë tënde këto shndërrohen ne obsesion ose në bindje. Ne rastin tim kam shumë gjëra që në fillim nuk u kam kushtuar rëndësi por me kalimin e kohës dhe me përsëritjen e fenomenit kam filluar edhe të bindem se e mërkurja është ditë që me siguron sukses dhe ndoshta edhe vdekjen. Në fëmijëri nëna me thoshte se të mërkurën kur kisha lindur ajo ishte gëzuar dhe kjo ishte asgjë për ato kohë. Më vonë në rini pa asnjë përgatitje në një orë letrare që kishte organizuar Frrok Kristaj në Zym me 1973, u takova me Beharen dhe prej asaj kohe jemi bashkë. Prej tre fëmijëve që i kam secili ka lindur ditën e mërkurë dhe këtë gjë unë nuk e kam planifikuar. Ka edhe shumë raste të tjera të lumtura dhe të rëndësishme që më janë realizuar ditëve të mërkure. Kështu që kurrë unë nuk e filloj romanin tim tjetër ditë.
Bota Sot: Filozofia e studimit të letërsisë ka shkuar në një rrjedhë kontinuitive: Shkrimtari, autori, krijuesi- vepra- lexuesi, recepienti, pranuesi. Çast nga ndonjë “përplasje”, mbresa që nuk do t’i harroni kurrë, apo, që mund të shërbej për gjeneratën tonë dhe për të ardhmen? Dhe për lexuesit e gazetës “Bota sot”?
RESHAT SAHITAJ: Ky kontinuitet, qe e thoni ju, është i pashmangshëm. Shkrimtari krijon që vepra e tij të gjej impakt te lexuesi e që ky ta pranojë atë rrëfim të shkrimtarit si një ngjarje që e ka përjetuar ose që do ta përjeton. Në të kundërtën kur lexuesi nuk do e gjen veten shkrimtari dështon. Mbresa që nuk mundem t’i harroj kurrë kam përjetuar kur lexuesit që kurrë më herët nuk i kam parë më kanë ndalur në rrugë, në vetëshërbim, në plazh etj dhe m’i kanë rrëfyer mbresat e tyre gjatë leximit të romanit tim. Kjo është kënaqësi për autorin. Gjer më tani, asnjëherë nuk më ka rënë të kem “përplasje” lidhur me krijimtarinë letrare, por përplasje në veprimtarinë atdhetare po.
Bota Sot: Ju , Gani Azemi dhe Behare Rexhepi jeni ndër bashkëpunëtoret më të ngushtë të Enver Hadrit, si ka mundësi që të keni edhe “përplasje”?!!
RESHAT SAHITAJ: Pikërisht këtu qëndron edhe enigma. Në kohën kur ne kemi vepruar për sensibilizimin e çështjes kosovare, disa janë marrë me gjëra tjera dhe kurrë me ne nuk kanë pasur guximin të pinin një kafe. Njerëzit që kurrë ne jetën e tyre nuk kanë bërë një punë edhe më të vogël kombëtare e biles as nuk janë marrë me shkrime tash shkruajnë libër për biografinë e Enver Hadrit, jo për ta ngritur punën e Enver Hadrit, por për ta zhvlerësuar dëshmorin që Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova e dekori veprimtarinë patriotike të Enver Hadrit. Nuk mund të mblidhen opinione të disa rrugaçëve, të disa të dehurve dhe kategorikisht të shkruhet se Reshat Sahitaj,Gani Azemi dhe Behare Rexhepi nuk ishin bashkëpunëtorë të Enver Hadrit kur opinioni shqiptar i ka parë dhe i ka në dispozicion videokasetat e televizioneve më prestigjioze evropiane si RTL,RTBF etj, gazetat më prestigjioze botërore si “Times”,Le soir” etj fotografi nga agjencitë me të njohura botërore si “Belgapresse” Asochdessprese etj ku shihet Behare Rexhepi, Gani Azemi ne konferenca te shtypit, ne Parlament, ne demonstrata bashkë me Enver Hadrin e këtë duke filluar qe nga 1981 e deri në vrasjen e Enver Hadrit. Ato që shkruhen ne asi libra janë gënjeshtra të thjeshta të ditës. Aty gënjehet kur shkruhet se familja e Vehbi Ibrahimit nuk e ka lejuar Reshat Sahitajn të marri pjesë ne zbulimin e përmendores, kur tërë Kosova e ka parë përmes mjeteve televizive dhe te shtypit se pikërisht familja e Vehbi Ibrahimit me ftuan dhe unë e Musa Hoti e bëmë zbulimin e përmendores se Vehbiut ne prezencën e shumë qytetareve Gjilanas e te personaliteteve politike siç ishte prezent Hidajet Hyseni, Ahmet Isufi dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës. E mos te flasim për gënjeshtra të tjera të paskrupullta të cilat e kanë vetëm një qëllim destruktiv ndaj figurës se Enver Hadrit dhe tre bashkëpunëtorëve më të devotshëm. Ato janë gënjeshtra të përgatitura në Beograd e të serviruara pikërisht në kohën kur Kosova po i numëron ditët e konkretizimit të Pavarësisë. As që dua të flas për sharlatanë të tillë që paguhen nga Beogradi. Një ditë shteti ynë do t’i hap dosjet dhe do të shohim kush ishte shqiponje e kush ishte korb. Me vjen keq për dy recensentët të cilët do të japin përgjegjësi historike.
Bota Sot: Në këtë pyetje (A do të mund ta thyejmë porosinë e Eco-së për autorin dhe krijuesin: “Rrëfimtari nuk duhet të bëj interpretimin e veprës së vet…” apo “Autori ishte mirë të vdiste pasi të shkruante. Që të mos pengonte rrugën tekstit.”) a do të mund të nxirrni intimitete individuale nga laboratori i labirinteve të shkrimtarit, studiuesit të letërsisë, siç jeni ju, që për lexuesin janë pak të njohura?
RESHAT SAHITAJ: Këto thënie të Umberto Eco-s, janë cituar edhe shumë kohë para tij nga teoricientë të njohur të letërsisë dhe akoma qëndrojnë aktuale. Kritikët dhe studiuesit janë ata që një romanit ia bëjnë autopsinë dhe e zbërthejnë në detaje. Në letërsi shpesh ndodh që autori i një vepre as vetë nuk ka qenë i vetëdijshëm se e ka zbuluar një sistem të ri të shkrimit. Gjatë një recensioni të një romani në dorëshkrim që ma solli shkrimtari M.M., bëra analizën time duke e zbërthyer karakterin e personazheve nga ana psikologjike dhe në fund autori u detyruar të ndërronte emrat e personazheve te tij për shkaqe subjektive. Një recension që ia bëra romanit të Gani Gjafollit, autori mbeti i mahnitur sesi kisha bërë studimin e personazhit dhe kisha gjetur elemente të cilat vetë autori i kishte shtresuar ne pjesën e pavetëdijshme të tij por që në një moment ai pavetëdije ua kishte veshur personazheve te tij.
Krijimtaria e Reshat Sahiatj me shifra:
Reshat Sahitaj ka interpretuar në teatër dhe film: në dramën “Sfinga e gjallë”, në regji të Sefo Beta Krasniqit, 1977; “Vdekja e Gjergjezit”-radiodramë për RTP,1978; “Rropullari”- film televiziv i RTP-së, 1978; “Procesi” – autor Jusuf Gërvalla, film televiziv 1984; “Prilli i thyer”- film franko-amerikan, Francë 1986; “AD” –film ne regji të Isa Qosjes, ku luajnë Iliri Shaqiri e Reshat Arbana, 1997; “Zemër e vetmuar”- seri televizive TV21,2004; “Krim pa krisma” –film nga Halil Budakova.
Reshat Sahitaj der më tash ka botuar këto libra:
“Rojtari i Shqipërisë së harruar” –tregime, 1982;
“Rruga pa kthim”-roman ,1983;
“Mali i ndaluar”- roman , 2003;
“Ëndrra e nuses”- tregime, 2004;
“Jeta e dyfishtë”- roman, 2005;
“7 Minutat e fundit”- roman, 2007;
Përktheu nga frëngjishtja “Munuali i luftëtarit te dritës”, nga Paulo Coelho etj
Autor i emisionit letrar “ Labirintet e fjalës” RTK 2006
Autor i filmave dokumentar:
“Atdheu mbi të gjitha”
“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”
“Miftar Hasani-legjendë apo realitet...? “ etj
Ka shkruar disa skenarë te filmit dokumentar dhe artistik
“Krim pa krisma” film artistik nga Halil Budakova
“Mësuesi i malit”
“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”- dokumentar për jetën dhe vrasjen e Enver Hadrit
Atdheu mbi të gjitha” – dokumentar për jetën dhe vrasjen e Vehbi Ibrahimit RTK
“Miftar Hasani-legjendë apo realitet” dokumentar për jetën dhe pushkatimin
e M.Hasanit- RTK
“Musli Dumoshi” RTK etj.
Bashkëbisedoi: Enver S. Morina
Subscribe to:
Posts (Atom)
Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.
Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...