Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/02

Tridhjetë vjet nëpër ferrin dhe burgjet komuniste në Kosovë e Shqipëri

Rexhep Shahu, u lind më 9 qershor 1960, në Bardhoc-Kukës.
Shkollën e mesme e kreu në Durrës në vitin 1980, pas tre vjete pune filloi studimet e larta për letërsi, në universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër, të cilin e mbaroi më 1991. Pas punëve të ndryshme, ashtu siq dëshironte prej kohësh, ka tre vjet që punon gazetar në Radio - Kukësi.



Rexhep Shahu: Qazim Bllaca - njëri nga shtatë drejtuesit kryesorë të lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit
I

Qazim Bllaca, njëri nga të gjashtëmbëdhjetë fëmijët e Ramë Bllacës, patriotit që kishte penguar planet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi dhe këtë e kishte paguar me jetë, ndoqi gjurmët e të jatit dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore përdori gjithë potencialin e vet intelektual për t'iu kundërvënë planeve shfarosëse çetnike dhe këtë edhe ky e pagoi me tridhjetë vjet burg në Kosovë e Shqipëri
Qazim Bllaca, njeri që i thirri në ndihmë trupat gjermane për të shpëtuar shqiptarët prej masakrave të ushtarëve dhe çetnikëve serbë në Bllacë, Suharekë e më gjerë në Kosovë
Të hënën, në moshën 90-vjeçare(18 korrik 2005), vdiq në Prizren Qazim Bllaca, njëri nga intelektualët e parë të Kosovës, një nga themeluesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, gjatë viteve 1942-1944 deputet për Kosovën në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë me seli në Tiranë dhe nënministër në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Është njeriu që kaloi mbi 30 vjet në burgjet komu­niste të Kosovës e të Shqipërisë, për të përfunduar në një heshtje të paza­konshme për personalitete të tilla gjatë dekadave të fundit të jetës në Prizren, pas kthimit nga Shqipëria në vitet e shtatëdhjeta, një kthim që kishte shqetësuar Beogradin, por që asokohe nuk e pati forcën ta trazonte përsëri. Ishin Mahmut Bakalli dhe Asllan Fazlia, dy funksionarë poli­tikë - të Partisë dhe të pushtetit, që e ndihmuan. Po japim në vazhdime shkrimin që autori e kishte hartuar deri sa protagonisti ishte gjallë.
Iu bashkua gjermanëve për t'i luftuar çetnikët serbë
Vështirë të ketë njeri aktiv në botën shqiptare, aktiv për të ditur rreth historisë sonë kombëtare rreth qëndresës kombëtare, sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dekadave të sundimit komunist, që të mos ketë dëgjuar për Qazim Bllacën.
Qyteti i lashtë i Prizrenit dhe Suhareka e kanë pritur dhe shpallur hero që ditën e parë të hyrjes së tru­pave gjermane në Prizren gjatë Luf­tës së Dytë Botërore. Sepse, Qazim Bllaca ishte ai njeri që i thirri në ndihmë trupat gjermane për të shpë­tuar shqiptarët prej masakrave të ushtarëve dhe çetnikëve serbë në Bllacë, Suharekë e më gjerë. Qazim Bllaca i doli atëherë në rrugë auto­kolonës gjermane, që vinte nga Qafa e Duhlës për në Prizren, dhe u dha ushtarëve gjermanë një letër të shkruar prej dorës së tij në gjerman­isht, në të cilën u tregonte se serbët po bënin kërdinë mbi popullsinë civile shqiptare, po i vrisnin e masa­kronin vetëm pse ishin shqiptarë etnikë në trojet e tyre, dhe u kërkonte ndihmë gjermanëve. Dhe ashtu u bë. Ushtarët gjermanë i vunë përpara çetnikët serbë dhe shpëtoi Bllaca e fshatrat përreth. Shpëtoi Suhareka, Prizreni e krejt Kosova. Po atë ditë Qazim Bllaca u priu gjermanëve, duke udhëtuar në krye të autoko­lonës gjermane, në automjetin e parë të saj drejt Prizrenit. Ai ishte njeriu që prezantoi shqiptarët para armatës zulmëmadhe gjermane. Udhëtoi me oficerët gjermanë, pa me sytë e tij se si kapitullonin serbët para gjermanë­ve, ata serbë që zi e gjëmë u k ishin shka­ktuar shqiptarëve brez pas brezi.
Patriotizmin e trashëgoi nga i ati, Ramë Bllaca
Natyrisht, aq sa i ka premtuar ajo kohë udhëtimi, Qazim Bllaca u ka folur oficerëve gjermanë për shqiptarët, për vuajtjet e tyre nën thun­drën serbe, për hiret e virtytet e bukura të shqiptarëve, për zakonet e lavdërueshme të tyre. Por sado pak t'u ketë folur Qazimi gjermanëve mirë për shqiptarët e keq për serbët, edhe vetë prezenca e tij i ka mikluar e bindur oficerët gjermanë për fis­nikërinë e shqiptarëve. Sepse realisht gjermanët kishin hasur në një fisnik shqiptar, i cili po u kërkonte ndihmë atyre të shpëtonte prej bar­barëve serbë bashkëkombësit e tij shqiptarët. Dhe kështu autokolona gjermane e grirë nga autovetura, ku rrinin dy oficerë gjermanë dhe Qazim Bllaca, hyri në Prizren, ku u pritën realisht si shpëtimtarë të shqiptarëve. Shqiptarët s'kanë pasur dhe s’kanë droje për këtë. Prizrenasit janë ndjerë mase të qetë e të lumtur bash pse kanë parë në krye të autokolonës germane Qazim Bllacën, të cilin e njihnin se ishte rritur e shkolluar në këtë qytet të lashtë, historik e krenar shqiptar. Që e njihnin si birin e patriotit të madh shqiptar Ramë Bllaca, i cili kishte kundërshtuar zbrazjen e Kosovës prej racës shqiptare, zbrazje e cila do të realizohej në bazë të marrëvesh­jeve të turpshme serbo- turke, birin e këtij deputeti shqiptar të parlamentit jugosllav, të cilin çetnikët serbë e vranë në pabesi, se nuk e mundnin dot.
Prizrenasit janë ndjerë ngrohtë që Qazim Bllaca, biri i patriotit Ramë Bllaca, është me oficerët gjermanë. Dhe që nga ajo ditë, Qazim Bllaca është hero në Prizren. Ani se veprim­taria e tij e mëvonshme është e bujshme në dobi të kombit e të çësht­jes shqiptare në tërësi, ani se kalvari i vuajtjeve të tij nëpër burgjet komu­niste, si ndëshkim pse ishte dhe është shqiptar, ia lartëson edhe më meritat e tij. Ani pse dashuria për Shqipërinë, për kombin, ani pse sakrificat dhe shërbimi ndaj tij në funksione nga më të nderuarat, u bënë shkak të torturohet tridhjetë vjet nëpër ferrin e burgjeve komu­niste në Kosovë e Shqipëri.
Pas misioneve patriotike - në burg
Kryetari i parë shqiptar i Bashkisë së Prizrenit
Qazim Bllaca ishte njëri ndër nismëtarët dhe njëri nga shtatë drejtuesit krye­sorë të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit të 16 shtatorit të vitit 1943. Është nënprefekti i parë i Suharekës kur u bë administrata shqiptare në kohën e luftës së Dytë Botërore në prill 1941. Është kryetari i parë shqiptar i Bashkisë së Prizrenit që në qershor 1941. Gjatë viteve 1942 -1944 zgjidhet deputet për Kosovën në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë me seli në Tiranë, kohë kjo kur trojet etnike shqiptare, në pjesën dërmuese të tyre ishin bashkuar dhe qeveriseshin nga administratë shqiptare. Në vitin 1943 emërohet nën ministër i ekonomisë kombëtare në qeverinë e Rexhep Mitrovicës
Të përpiqesh që të rrokësh jetën e një personaliteti si Qazim Bllaca, është e vështirë, pasi përmasat e tij nuk zvogëlohen dot. Ndryshe do të ishte të shkruhej një libër për këtë njeri. Atëherë mund të shënoje diçka për të. Ndërsa ne në rastin tonë, vetëm mund të cekim telegrafisht jetën dhe bëmat e tij. Vetëm mund të themi shumë shkurt, se është i vetmi njëri i mbetur gjallë, si njëri ndër nismëtarët dhe njëri nga shtatë drejtuesit krye­sorë të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit të 16 shtatorit të vitit 1943. Është nënprefekti i parë i Suharekës kur u bë admin­istrata shqiptare në kohën e Luftës së Dytë Botërore në Prill 1941. Është kryetari i parë shqiptar i bashkisë së Prizrenit që në qershor 1941. Gjatë viteve 1942 -1944 zgjidhet deputet për Kosovën në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë me seli në Tiranë, kohë kjo kur trojet etnike shqiptare, në pjesën dërmuese të tyre ishin bashkuar dhe qev­eriseshin nga administratë shqiptare. Në vitin 1943 emërohet nën ministër i ekonomisë kombëtare në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, qeveri kjo e gjithë hapësirës shqiptare, qeveri kjo që kundërshtonte rreptë italianët që i kishin hequr Shqipërisë përfaqësitë e saj diplomatike jashtë, që i kishte cenuar flamurin kombëtar shqiptar etj.. Në këtë detyrë Qazim Bllaca qën­droi deri në nëntor 1944 kur e morën pushtetin komunistët në Tiranë dhe në Jugosllavi. Një muaj më vonë Qazimi arrestohet te dajat e tij në fshatin Budakovë të Suharekës, prej OZNA-s serbe dhe e burgosin në Prizren. Më pas e dërgojnë në burg në Prishtinë. Në qershor 1945 e ekstradojnë në burgun e Tiranës. Por në vend që komunistët shqiptarë ta lëshonin prej burgut, në Tiranë fillon kalvari i llahtarshëm i torturave e i vetmisë. Dy vjet hetuesi. Më pas gjykata ushtarake e dënon me njëzet vjet burg të rëndë. Pastaj nga burgu i vogël qeli në Burrel e Tiranë, e hed­hin në një burg më të madh - intern­im në fshatin Shtyllas në Levan të Fierit për 13 vjet. Dhe gjithë kjo udhë e mundimshme ferri, vetëm e vetëm pse qe shqiptar, pse e deshi Shqipërinë, Kosovën, kombin të cilit i përkiste, pse bëri për ta, pse sakri­fikoi për ta, pse urrente serbët të cilët veç të zeza i kishin sjellë kombit shqiptar.
Të heshtësh për Qazim Bllacën, për këtë shqiptar vigan, fisnik gjith­sej, siç ka heshtur historiografia jo­në, gazetarët dhe shkrimtarët shqiptarë, është njëlloj sikur të kalosh në këmbë bri një mali të lartë e të thuash se nuk e kam parë malin. Gjithsesi është një mëkat i ynë. Se nuk i kemi trokitur në derë këtij njeriu që të mëson si të jesh shqiptar i denjë, që të mëson se si të nderojnë të tjerët, që të mëson se si e pse të jesh krenar që je shqiptar. Sa na është dashur e s'e kemi thirr kur kemi ecë nëpër terr. E shpesh mendoj se nuk kemi dashur të na e tregojë udhën. E kemi dashur terrin, qorrsokakun. Se nuk kemi qenë fisnikë që ta thirrnim Qazimin e shokët e tij. Kemi pasur ngaherë drojën se na zë nën vete. Se nuk kemi guxuar as t'i rrimë përballë për shkak të madhështisë së tij, për shkak të potencës së tij.
Qazimi, i treti nga 16 fëmijët e Ramë Bllacës
Qazim Bllaca, i treti djalë ndër 16 fëmijët e Ramë Bllacës, u lind në fshatin Bllacë të Suharekës, me 9 maj 1915. Fëmijëri e pazakontë për këtë djalë i cili pati privilegjin që i ati i tij shumë i njohur ta përkëdhelte dhe ta mbante me vete në odat e burrave të cilat në atë kohë e thuajse gjithmonë për shqiptarët kanë qenë univer­sitete të filozofisë e urtisë popullore. Por fat ishte për këtë djalë se në odat ku rrinte Ramë Bllaca flitej pa nda për hallet e popullit dhe për çështjet e mëdha të kombit. Se Rama ishte poli­tikan dhe për shkak të përgjegjësive që kishte marrë mbi vete, ai sun­donte me dije e urti odat e burrave. Përfitimi ishte i dyanshëm. Rama lazdrohej me Qazimin e ndërsa ky ngjizej me patriotizëm pasi në odën e Ramës vinin mysafirë të ndryshëm e nga të gjitha anët.
Ndonëse vetë Ramë Bllaca ishte deputet në parlamentin e Jugosllavisë, ai ishte njeri i pashkollë. Kështu, sipas tij, njeriu i pa shkol­lë është si njeriu pa sy. Ndoshta mu për këtë shkak, ai kishte vendosur që djalin e tij Qazimin ta shkollonte. Por atëhere Bllaca nuk kishte shkollë. Kështu që shkollimi mund të bëhej vetëm në qytete si Prizreni.
Pasi kishte mësuar në fëmijërinë e njomë në odën e burrave në prehër të Ramë Bllacës, pasi kishte dëgjuar e mësuar eposin legjendar të kresh­nikëve të bjeshkëve tona Mujo e Halili, po vinte dita që Qazimi të nda­hej nga familja e vendlindja e tij Bllaca për të nisur shkollimin sis­tematik.
Në moshën gjashtëvjeçare, pikër­isht në vitin 1921, një ditë të bukur, Qazim Bllaca hyp në prehër të babait të tij në atkinë e bardhë pasi për­shëndetet me nënën dhe të tjerët e familjes dhe i shoqëruar edhe nga tre - katër burra të tjerë niset drejt Prizrenit. Drejt atij qyteti që i ishte dukur se është në fund të botës dhe jo veç tridhjetë km larg vendlindjes së tij. Babai i tij kishte biseduar me do miq të vet që ishin prej Zhuri, por që ishin banorë të hershëm të Prizrenit, që djali i tij të rrinte në shtëpinë e tyre. Dhe kështu Qazim Bllaca që në moshën 6-vjeçare u bë edhe me një familje të dytë, që ishte familja e vëllezërve Hasan e Hysen Zhurit.
Sapo mbërrin në Prizren dhe ven­doset në këtë familje të re njomëzaku 6 vjeçar ndeshet  me vështirësi të shumta. Në familjen ku banonte flitej herë shqip e herë turqisht. Në shkol­lë mësohej në gjuhën serbe pasi nuk mund të mendohej për shkolla në gjuhën shqipe. Serbishtja ishte gjuha zyrtare e pushtuesit. Turqishtja për­dorej si gjuhë që të bën të dukesh me kulturë, të bën të dukesh qytetar. Ndërsa shqipen në atë kohë, si edhe sot në grupe të caktuara në Prizren e konsideronin si gjuhë të katun­darëve. Kështu pra që në moshën 6 vjeçare Qazim Bllaca detyrohet të përdorë tri gjuhë.
Ende pa e mësuar gjuhën amtare shqipe, duhej të mësonte serbishten që ishte gjuhë e mësimeve në shkollë. Duhej të mësonte turqishten që ishte gjuhë e përdorshme në familjen ku jetonte dhe gjuhë e rrugës dhe e shokëve me të cilët rrinte. Natyrisht që kjo nuk ishte e lehtë për një 6 - vjeçar. Aq më tepër ndjehej në pozitë të vështirë kur shkonte me pushimet e verës në Bllacë ku e përqeshnin shokët se nuk e fliste gjuhën shqipe si ata. Por pushimeve të verës ecte mirë me shqipen. E kur shkonte në shkollë prapë në Prizren e përqeshnin shokët e shkollës se e fliste më rëndë turqishten.
Sa mbaron shkollën fillore, regjistrohet në gjimnaz në Prizren. Kjo natyrisht me vështirësi pasi ser­bët nuk donin që nxënësit shqiptarë të shkolloheshin nëpër shkolla më të larta. Por edhe kur mundeshin të regjistroheshin shqiptarët në shkol­la të mesme, serbët gjenin mënyra për t'i larguar nga shkolla. Ose i rrë­zonin në provime, ose gjenin plot shkaqe për t'i larguar nga shkolla. Nga 20-30 nxënës shqiptarë që mund të fillonin gjimnazin, vetën dy-tre prej tyre mund ta vazhdonin e ta mbaronin. Veç këtyre vështirësive, për Qazim Bllacën kishte edhe probleme të tjera si shkaqe për ta thyer apo larguar nga shkolla. Edhe pse nxënës i shkëlqyer, ai rrezikohej sepse ishte i biri i shumë të njohurit Ramë Bllaca, që ishte halë në sy të serbëve për patriotizmin dhe shqiptarizmin e tij, për kundërshtitë e mëdha që kishte ai ndaj regjimit shovinist serb e veçanërisht kundër politikës serbe që kërkonte me çdo kusht ta shpopullonte Kosovën prej shqiptarëve duke i dëbuar ata edhe nëpërmjet mar­rëveshjeve të turpshme serbo - turke, të turpshme e antishqiptare për të dyja palët si serbët ashtu edhe turqit.
II
Shqiptarët në Kosovë vriteshin në Shqipëri - burgoseshin
Kryetari i Bashkisë së Prizrenit, deputeti i Kuvendit Kombëtar Shqiptar, nënministri i Ekonomisë Kombëtare, njëri ndër kryesorët në Lidhjen e Dytë Shqiptare të Prizrenit, Qazim Bllaca, arrestohet pse i ka kontribuar kombit të tij dhe fillon kalvarin e rëndë të burgjeve komuniste dhe të internimeve për " mëkatet " që kishte bërë në dobi të çështjes kombëtare shqiptare, për të kaluar nëpër burgjet e Kosovës e të Shqipërisë vitet e moshës më të mirë
Prizreni, qyteti të cilin e pa pasi kishte mbushur gjashtë vjet, por ku do të nis ngjitja e Qazim Bllacës në hierarkinë e pushtetit dhe ku do ta përfundo­jë jetën pas shumë vjetësh të kaluar nëpër burgje - në Kosovë e Shqipëri
Duke qenë i paqetë në Prizren vetë Qazimi, por edhe Rama për të birin, ai vendos që ta dërgojë për studime diku larg ku të mos njihej se i biri i kujt ishte e të mos i kanosej kjo gjë si rrezik të birit. Për këtë ai zgjedh shkollën e mesme në Kragujevac të Serbisë ku kishte edhe një internat - konvikt. Kjo u bë e mundur prej Ramë Bllacës pasi si deputet që ishte në parlamentin jugosllav ai e njihte ministrin e Arsimit të asaj kohe dhe e rregulloi shkollimin e të birit në këtë qytet ku studionin kryesisht nxënës të Serbisë Jugore e të Maqedonisë. Në këtë kon­vikt, nga 300 nxënës vetëm 4 ishin shqiptarë bashkë më Qazim Bllacën. Njëri ishte Hajri Zeno, çam nga fshati Konispol i Sarandës, i ikur si emigrant i ndjekur nga Ahmet Zogu. Ky shok i Qazim Bllacës ishte më i rritur dhe stu­dionte në klasën e tetë. I dyti shqiptar në këtë shkollë të mesme në Kragujevac ishte Imer Rashidi prej rrethinave të Strugës që studionte në klasën e shtatë. I treti shok ishte Sokol Dobroshi prej Gjakove, edhe ky në klasën e shtatë. Ndërsa vetë Qazimi ishte në klasën e pestë.
Gjatë viteve të studimit në Kraguje­vac, Qazimin shkonte dhe e takonte i ati i tij Rama. Ia pati njohur edhe të tre shokët shqiptarë. Kishte një dobësi më të madhe për çamin Hajri Zeno sidomos për të folurën e tij në gjuhën shqipe.
Në qershor 1936 mbaron shkollën në Kragujevac dhe në vjeshtë të këtij viti fillon studimet e larta në fakultetin juridik në Beograd, duke plotësuar kështu edhe dëshirën e babait të tij Ramës. Fakultetin e vazhdon deri me 6 prill 1941 kur bombardohet Beogradi prej gjermanëve, kur edhe tre muaj do të diplomohej në drejtësi. Kështu lufta ia ndërpret studimet. Me trenin e fundit që largohej nga Beogradi me 6 prill 1941 Qazimi vjen në Kosovë, në Mitrovicë. Pas tri ditë udhëtimi në këmbë nëpër Drenicë, kthehet në vendlindje në Bllacë, i shoqëruar gjatë gjithë udhë­timit me studentin gjakovar Tahir Ibrani. Vjen në shtëpi i përmalluar pas dhjetë vjetësh shkollimi e mungese në vendlindje.
Serbët po hakmerreshin mbi shqiptarët për humbjet që i pësonin nga gjermanët
Babën Ramë nuk e gjen se ia kishin vrarë serbët. Ishte duke vazhduar Lufta e Dytë Botërore, luftë kjo që dashje pa dashje ishte në të mirë të shqiptarëve të Rogovës pasi do t’i çliro­nte për do kohë prej zgjedhës serbe dhe do të bashkonte pjesën më të madhe të trojeve shqiptare nën një administratë shqiptare me gjuhën shqipe, luftë kjo që do të bënte realitet për do vjet ëndr­rën e gjithmonshme shqiptare për të qenë një shtet e një komb.
Përpjekja e pasukses për arratisje në itali
Pas nëntë vjet burg të rëndë në Burrel e sjellin në burgun e Tiranës ku dhe plotëson gjithsej 17 vjet e gjysmë burg. Dy vjet e gjysme burg i falën nga amnistitë.
Me 14 prill 1962 Qazim Bllaca lirohet nga burgu i Tiranës. Por pa ia hequr hekurat nga dora, pa e lënë të lirë asnjë ditë, ashtu të lidhur e dërgojnë në internim në fshatin Shtyllas në Levan të rrethit Fier. Nga qelia e vogël e burgut e hedhin në një qeli pak më të madhe ku duhej të provonte kushtet e rënda edhe të stërmundimit fizik. Pamundësia për të mbijetuar e detyrojnë të marrë rrezikun në sy për të provuar arratis­jen nëpërmjet detit për në Itali. Bashkë me dy shokë të tij të internimit Qazim Vula nga Gjakova dhe Hazir Halimi nga një fshat i Vushtrisë vendosin të arratisën për në Itali me një barkë gjysmëmotorike. Këtë barkë e ndërtoi Qazim Vula që ishte mekanik dhe marangoz i zoti. Por mjerisht barka nuk u bëri ballë dallgëve të detit. Dallgët e kthenin mbrapsht dhe e mbushnin me ujë. Pas natës që e provuan udhëtimin dhe nuk eci, qëndruan edhe gjithë ditën të fshehur në bregdet për të pritur natën tjetër për ta provuar prapë udhëtimin për Itali. Por rojet bregdetare i shohin dhe i arrestojnë të tre.
Por pas vetëm tri ditë pushimi në familjen e tij në Bllacë, për Qazimin do të niste udha e gjatë në shërbim të atd­heut e të kombit shqiptar. Për të mësuar më shumë se ç'po ndodhte në Kosovë kur dihej se Gjermania kishte sulmuar Jugosllavinë Qazim Bllaca bashkë me kushëririn e tij Zeqë Mehmetin dalin në Duhël ku ishte qendra e komunës dhe pastaj në Qafë-Duhël në udhën kryesore që lidhte Prizrenin me qendrat e tjera të Kosovës. Ndërkohë xhandarët dhe çet­nikët serbë ishin tërbuar për shkak të humbjes së ushtrisë serbe para armatës gjermane, dhe egërsinë e tyre, dufin e tyre po e nxirrnin duke vrarë e masakruar shqiptarë. Bash për këtë Qazim Bllaca kishte shkruar një letër në gjermanisht dhe donte t'ua jepte ushtarëve gjermanë kur të kalonin në rrugë, letër në të cilën ai u tregonte gjer­manëve se popullsia shqiptare është në rrezik zhdukje prej serbëve dhe ai u kërkonte ndihmë për të shpëtuar shqiptarët. Pas një pritje bukur të gjatë në udhë në Duhël, vjen një triçikël gjer­mane. Për ta ruajtur Qazimin se mos po i ndodhte gjë prej gjermanëve, Zeqë 3lehmeti ngre dorën me gjithë letër lart dhe tricikla gjermane ndalet. E marrin letrën ushtarët gjermanë, e lexojnë dhe vazhdojnë me shpejtësi në drejtim të Ferizajt apo Shtimes. Duke pritur se mos po vjen ndonjë autokolonë gjer­mane, ra nata. Ashtu në këmbë të dy nisen drejt Ferizajt me parandjenjën se do të vijë ndonjë autokolonë gjermane. Pasi e kalojnë Grykën e Carralevës, ja ku vjen një autokolonë e gjatë gjer­mane. i shmangën pak nga rruga. Kur afrohet xhipi i parë, Qazimi me atë pak gjermanishte që dinte u flet ushtarëve thonë të hipte në xhip dhe e marrin me vete. Gjatë rrugës Qazimi i tregonte një oficeri gjerman për situatën e vështirë nëpër të cilën po kalonin shqiptarët prej sulmeve e zhdukjeve fizike që ki­shin ndërmarrë serbët ndaj tyre. Kur autokolona gjermane mbërrin në Du­hël te komuna, disa tanke gjermane dhe mjete të tjera filluan të godasin kundër serbëve që dukeshin duke ikur nëpër shpatijet aty pranë. Pastaj autokolona gjermane rimerr udhë në drejtim të Suharekës e Qazim Bllaca vazhdon të qëndrojë në veturën që i printe autokolonës gjermane dhe t'u shpjegojë oficerëve gjermanë çfarë ata donin, por sidomos për reprezaljet serbe ndaj shqiptarëve që jetonin në trojet e tyre etnike.
Ngritja dhe rënia në hierarkinë e pushtetit shqiptar
Kështu duke shoqëruar autoko­lonën gjermane që në Prizren e kudo në Kosovë pritej mirë pasi gjermanët po dëbonin serbët prej Kosove dhe shfaqnin simpati për shqiptarët, Qazim Bllaca hyn në Prizren. Që nga ajo ditë në memorien e njerëzve që e njihnin dhe po e shihnin mes gjermanëve, Qazim Bllaca nis e lartësohet, nis e lavdërohet prej popullit shqiptar. Dhe prania e tij mes gjermanëve i kon­siderohet bëmë e madhe në dobi të shqiptarëve, siç edhe ishte në të vërtetë. Nga Prizreni ai e shoqëron autokolonën gjermane deri në fshatin Vlashnje të Vrrinit ku autokolona pas një pushimi disaorësh pasi ia kishte arritur qëllimit - mundjen e ushtrisë serbe - kthehet përsëri në drejtim të Shtimes e për më tej. Me gëzim të ligjshëm brenda vetës për sa kishte bërë, por edhe me një trishtim të brendshëm pasi kishte mësuar prej ofi­cerëve gjermanë kur pushonin në Vlashnje se Shkupi nuk do t'i jepej Shqipërisë por Bullgarisë, Qazim Bllaca e shoqëron autokolonën gjer­mane në kthim deri në Shtime dhe aty ­kërkon të zbresë. Aty natën vonë nda­het prej gjermanëve për t'u kthyer mbrapsht për në Bllacë ku dhe qëndroi vetëm disa ditë.
Pasi qëndron dhe pushon vetëm pak ditë në familje, i vjen lajmi se duhet të paraqitet në qendër të Prefekturës në Prizren që kishte nisur të vepronte si administratë e re shqiptare. Sapo shkon në Prizren ia komunikojnë emërimin si nënprefekt i Suharekës. Kështu u emërua nënprefekti i parë i Suharekës si administratë e re shqiptare që po kon­solidohej me shpejtësi, në gjuhën shqipe dhe nga shqiptarë. Por këtë detyrë Qazim Bllaca e ushtron vetëm tre muaj. Pasi Komisariati i Lartë Civil për Kosovë, Strugë e Dibër, i cili ishte organi më i lartë qeveritar i asaj kohe, e emëron Qazim Bllacën kryetar të Bashkisë së Prizrenit. Këtë funksion të lartë në këtë qytet të lashtë në të cilin kishte hyrë vetëm 6 vjeç ai e ushtron për një vit me ndershmëri, devocion e dashuri. Kështu Qazim Bllaca u bë kryetari i parë shqiptar i Bashkisë së Prizrenit nën pushtetin e përgjithshëm shqiptar e kur shumica e trojeve shqiptare ishin të bashkuara e të drej­tuara nga administratë shqiptare. Ai kështu pati mundësinë fi shërbejë këtij qyteti që e kishte rritur, këtij qyteti ku jetonte familja e mikut të babait të tij Hamdi Saraçit (Bytyçi), nëna e tij Meleqe Hanëmi që ishte kujdesur aq shumë për Qazimin.
Pas një viti në këtë detyrë, kur administrata shqiptare po konsolido­hej, Qazim Bllaca zgjidhet deputet për në Kuvendin Kombëtar në Tiranë bashkë me deputetët e tjerë të trojeve të lira të Kosovës.
Fillon jeta e ngjeshur e aktive poli­tike e kombëtare për çështjet që shqiptarët i kishin në rend të ditës si konso­lidimin e pushtetit dhe shtrirjen e tij kudo në hapësirat shqiptare. Në shta­tor të vitit 1943 Qazim Bllacën e gjejmë njeri shumë aktiv në komisionin nis­mëtar për themelimin e Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit. Në kuvendin e parë të kësaj Lidhje të Dytë Shqiptare të Prizrenit që fillon punimet me 16 shtator 1943 dhe ku marrin pjesë përfaqësues nga gjithë qendrat Shqiptare, Qazim Bllaca zgjid­het anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Lidhjes që përbëhej nga shtatë anëtarë. Në vitin 2002 është i vetmi njeri i gjallë nga kryesorët e Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit.
Po në vitin 1943, një muaj më vonë e pikërisht në tetor 1943, Qazim Bllaca zgjidhet delegat i rrethit të Suharekës për në Kuvendin Kushtetues të Shqipërisë që u mbajt në Tiranë në tetor 1943. Ky kuvend kombëtar nxori edhe qeverinë e tij. Kryeministër u caktua Rexhep Mitrovica. Duke ia njohur aftësitë dhe meritat si dhe përcaktimin për çështjen kombëtare. Qazim Blla­cën e emërojnë nënministër të ekonomisë kombëtare. Detyrën e nënministrit në qeverinë e Rexhep Mitrovicës e ka ushtruar deri në nëntor 1944 kohë kur erdhën komunistët dhe morën pushtetin në Tiranë.
Arrestimi në fshatin Budakovë
Tani fillon absurdi. Tani fillon koha e zhgërryerjes së heronjve. Fillon epoka gjysmëshekullore e mosmirën­johjes, e fshirjes së kujtesës historike kombëtare, epoka e varrosjes së vlerave kombëtare. Mashtrimi i madh ishte bërë. Më i madhi mashtrim në historinë e kombit shqiptar. Kosova iu la Titos, iu la Jugosllavisë se ashtu deshi Titoja. Dhe Tirana u bë vartësja më besnike e Titos. Shqiptarët mbetën pa atdhe. Në Kosovë vriteshin - në Shqipëri burgoseshin. Ose në Shqipëri vriteshin - në Kosovë burgoseshin. Për të vërtetuar se qeveria e Tiranës ishte nën urdhrat e Beogradit u deshën vetëm pak ditë. Dhe shembulli i madh u dha. Qazim Bllaca me atribute të shumta për çështjen kombëtarë nuk ka vend më në Shqipëri. Vjen në Kosovë. Por me 24 dhjetor, veç një muaj pas marrjes së pushtetit komunist në Tiranë, arrestohet në fshatin Budakovë te dajat e tij, prej forcave partizane të OZNA-s, forca partizane këto që komandoheshin prej Ali Shukrisë. E dërgojnë në Suharekë bashkë me pesë të arrestuar të tjerë dhe prej andej i dërgojnë në OZNA-n e Prizrenit. Sa e mbrapshtë kishte ard­hur koha. Kryetari i Bashkisë së Priz­renit, deputeti i Kuvendit Kombëtar Shqiptar, nënministri i Ekonomisë Kombëtare, njëri ndër kryesorët në Lidhjen e Dytë Shqiptare të Prizrenit, arrestohet pse i ka kontribuar kombit të tij dhe fillon kalvarin e rëndë të burgjeve komuniste dhe të intern­imeve për "mëkatet" që kishte bërë në dobi të çështjes kombëtare Shqiptare.
Pas një jave, dhe pikërisht me 31 dhjetor 1944, natën e vitit të ri e trans­ferojnë nga Prizreni në burgun e Prishtinës ku e mbajnë deri në qershor 1945. Pastaj e kthejnë për në burgun e Prizrenit. Por, veç për dhjetë ditë. Pastaj e nisin për në burgun e Tiranës. Kosova nuk po e mbante më birin vet, heroin e vet... Se nuk ia duronte dot shqiptarizmin. Dhe po ia shiste Tiranës komuniste. Që atje të lante "mëkatet" që kishte bëre Qazim Bllaca.
Nga qelia e vogël në qeli të madhe
Vetëm dhjetë ditë qëndroi në burgun e Prizrenit dhe jugosllavët e dorëzojnë tek organet e sigurimit të shtetit të cunguar shqiptar Për të dhënë llogari atje pse kishte kërkuar e luftuar për tërësinë e Shqipërisë etnike, pse kishte organizuar e drejtuar punën për kon­solidimin e administratës mbarëshqiptare, pse kishte luftuar që Kosova të mos ndahej e Shqipëria të mos mbetej sakate, pse e kishte konsideru­ar të padrejtë e të paqenë kufirin Kosovë - Shqipëri. Por kjo që ishte në kundërshtim me marrëveshjen që kishin komunistët shqiptarë me jugosllavët, të cilët u kishin lënë të qev­erisnin vetëm Shqipërinë e sotme administrative dhe edhe këtë gjith­monë nën urdhrat e jugosllavëve.
Nga fundi i qershorit 1945 jugo­sllavët ua dorëzojnë Qazim Bllacën organeve të sigurimit të Shqipërisë. Dy ditë qëndron në burg në Kukës, tri ditë në burg në Shkodër dhe përfundon në birucat e sigurimit të shtetit në Tiranë. Pas do ditësh e dërgojnë në burgun e Tiranës, Dy- vjet hetuesi dhr në fund, në janar 1947 e nxjerrin në gjyq ushtarak në gjykatën e garnizonit të Tiranës dhe ku e dënojnë me 20 vjet burg të rëndë. Në fund të vitit 1947 e dërgojnë për të vuajtur dënimin në burgun e Burrelit. Pas nëntë vjet burg të rëndë në Burrel, e sjellin në burgun e Tiranës ku dhe plotëson gjithsej 17 vjet e gjysmë burg. Dy vjet e gjysmë burg i falën nga amnistitë.
Me 14 prill 1962 Qazim Bllaca lirohet nga burgu i Tiranës. Por pa ia hequr hekurat nga dora, pa e lënë të lirë asnjë ditë, ashtu të lidhur e dërgojnë në internim në fshatin Shtyllas në Levan të rrethit Fier. Nga qelia e vogël e burgut e hedhin në një qeli pak më të madhe ku duhej të provonte kushtet e rënda edhe të stërmundimit fizik. Pamundësia për të mbijetuar e detyrojnë të marrë rrezikun në sy për të ­provuar arratisjen nëpërmjet detit në Itali. Bashkë me dy shokë të internimit Qazim Vula nga Gjakova dhe Hazir Halimi nga një fshat i Vushtrisë vendosin të arratisën për në Itali me një barkë gjysmëmotorike. Këtë barkë e ndërtoi Qazim Vula që ishte mekanik dhe marangoz i zoti. Por mjerisht barka nuk u bëri ballë dall­gëve të detit. Dallgët e kthenin mbrap­sht dhe e mbushnin me ujë. Pas natës që e provuan udhëtimin dhe nuk eci, qëndruan edhe gjithë ditën të fshehur në bregdet për të pritur natën tjetër për ta provuar prapë udhëtimin për Itali. Por rojet bregdetare i shohin dhe i arrestojnë të tre.
III
Rikthimi në Kosovë pas tridhjetë vjetësh të kaluara në burgjet e Shqipërisë
Pas kthimit në Kosovë, më 1975, Qazimi, duke mos pasur se për çfarë të mire t'u tregonte njerëzve për Shqipërinë, vendos të mos u tregojë njerëzve as për të keqën, komunizmin, që e kishte mbërthyer për fyti Shqipërinë...Mbase edhe nuk do ta besonin njerëzit se Shqipëria vuante prej një regjimi komunist çnjerëzor e gjakatar, se nuk donin dhe nuk mundnin ta besonin
Kur u rikthye në Bllacë vetëm dy-tre vetë po njihte në shtëpi
Vetëm pasi priti edhe disa vjet të tjera në internim në Shtyllas të Fierit, i vjen një telegram nga i vëllau Ademi ku e lajmëronte se Ministria e Jashtme Jugosllave kishte pranuar riatdhesimin e Qazim Bllacës. Të njëjtin njoftim ia bëjnë edhe organet zyrtare në Shqipëri pas dy-tri ditësh. Përsëri nga Kukësi hyn në Kosovë. I lodhur. I dërmuar. I përmalluar. Veç viteve të rënda të burgut e internimit mbante ngarkuar mbi supet e tij barrë pa masë të rëndë mosmirën­johje, harrimi, lënie pas dore. Por ngushëllohej me mallin dhe dashurinë e pashuar për Kosovën që e ndjente dhe e besonte se ishte veç shqiptare dhe veç e shqiptarëve dhe jo e kërmave jugosllave dhe e shërbëtorëve të tyre... Në kufi e patën pritur vëllezërit Brahimi dhe Smajli si dhe djali i dytë i Brahimit Fatmiri. Takon të motrën e vogël Bahtishahi, sheh në udhë dy vajzat e Hamdi Saraqit Medihaja dhe Ikballi të cilat kishin dalë për ta pritë pasi ende e konsideronin si pjesëtar të familjes së tyre. Kur mbërrin në Bllacë sheh se vetëm dy-tre vetë po njihte në shtëpi, ndërsa të tjerët kishin lindur gjatë 30 viteve të mungesës së tij...
Qazim Bllaca s'kishte veçse gjashtë muaj që kishte dalë nga burgu dhe jetonte në Shtyllas. Fati e deshi që të mos dënohej pasi me rastin e pesëdhjetëvjetorit të shpalljes së pavarë­sisë së Shqipërisë shteti shpalli amnisti për të gjithë ata që ishin të dënuar me pesë vjet burgim e poshtë. Qazim Bllaca dhe shoku i tij Hazir Halimi i Vushtrisë përfituan edhe se ishin shtetas jugosllavë. Ndërsa Qazim Vula u dënua me mbi dhjetë vjet burg. Pas një shkëputje të vogël prej Shtyllasit, Qazimin sërish e kthejnë në këtë fshat, sërish në ato punë stërmunduese në baltat e Myzeqesë.
Lajmi që e kishte pritur aq shumë kohë
Një dritë të vogël shprese, por që u shua shumë shpejt Qazim Bllaca e pa në vitin 1963, kur shteti shqiptar kishte vendosur ta kthente në Jugosllavi. Mbërritën në kufi dhjetë shqiptarë të Kosovës për të hyrë në Jugosllavi, por jugosllavët pranojnë vetëm tetë persona dhe Qazim Bllacën dhe një pejan nuk i pranojnë pasi nuk i kishin emrat në listën përkatëse.
Vetëm pasi priti edhe disa vjet të tjera në internim në Shtyllas të Fierit, i vjen një telegram nga i vëllai Adem ku e lajmëronte se Ministria e Jashtme Jugosllave e kishte pranuar riatdhesimin e Qazim Bllacës. Të njëjtin njoftim ia bëjnë edhe organet zyrtare në Shqipëri pas dy-tri ditësh. Përsëri nga Kukësi hyn në Kosovë. I lodhur. I dërmuar. I përmalluar. Veç viteve të rënda të burgut e internimit mbante ngarkuar mbi supet e tij barrë pa masë të rëndë mosmirënjo­hje, harrimi, lënie pas dore. Por ngushëllohej me mallin dhe dashur­inë e pashuar për Kosovën që e ndjente dhe e besonte se ishte veç shqiptare dhe veç e shqiptarëve dhe jo e kërmave jugosllave dhe e shërbëtorëve të tyre...
Në kufi e patën pritur vëllezërit Brahimi dhe Smajli si dhe djali i dytë i Brahimit. Fatmiri. Takon të motrën e vogël Bahtishahi, sheh në udhë dy vajzat e Hamdi Saraqit Medihaja dhe Ikballi të cilat kishin dalë për ta pritë pasi ende e konsideronin si pjesëtar të familjes së tyre. Kur mbërrin në Bllacë sheh se vetëm dy - tre vetë po njihte në shtëpi ndërsa të tjerët kishin lindur gjatë 30 vjetëve të mungesës së tij... Vijnë shumë njerëz për t'u takuar e përshëndetur me Qazim Bllacën. Ndjehej ngushtë të fliste për realitetin që kishte përjetu­ar e që kishte lënë pas në Shqipëri. Edhe se e ndjente se e gjurmonte UDB-ja, por edhe se nuk donte të sillte zhgënjim të shqiptarëve të Kosovës për Shqipërinë. Se pastaj do të vriste shpresën e shqiptarëve... Kështu du­ke mos pasur se për çfarë të mire tu tregonte njerëzve për Shqipërinë, ve­ndos të mos u tregojë njerëzve as për të keqën, komunizmin, që e kishte mbërthyer për fyti Shqipërinë... Mba­se edhe nuk do ta besonin njerëzit se Shqipëria vuante prej një regjimi komunist çnjerëzor e gjakatar; se nuk donin dhe nuk mund ta besonin...
Pasi qëndron dy vjet në Bllacë, ven­doset përfundimisht në Prizren, në këtë qytet që e njihte dhe e donte shumë. Vetminë ka bashkudhëtare të përditshme. Mundohet ta vrasë me leximin e shtypit dhe të ndonjë libri që i bie në dorë. Dhe jeton me shqetësimin e kombit, vuan vuajtjet e kom­bit. Gati shokuese ishte për Qazim Bllacën periudha e dëbimit masiv të shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike. Gati sa nuk e realizoi Serbiaëndrrën e saj të çmendur për të pas­truar Kosovën prej racës shqiptare.
Por kjo ëndërr e ligë zgjati pak. Ata traktorë ngarkuar me të dëbuar që kalonin para shtëpisë së Qazim Bllacës që e zbrazën Kosovën, ata traktorë e rimbushën prapë këtë tokë të shenjtë me racën e gjinden shqiptare. Dhe vetëm për tre muaj. Nëse për ta zbrazur Kosovën u deshën muaj, për ta rimbushur u deshën vetëm pak orë dhe pak ditë... Dhe Qazim Bllaca i mbërthyer nga pamundësia e pleqëria lutet e shpre­son se populli i Kosovës dhe veçanër­isht intelektualët e Kosovës do të dinë që lirinë e arritur ta kurorëzojnë me pavarësi për Kosovën dhe pastaj me bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet unik. Ai shpre­son se ky ideal nuk vdes, shpreson se shqiptarët do ta arrijnë këtë gjë për të cilën Qazim Bllaca shkriu rininë, shkriu jetën e vet. Shpreson se nuk do të mund të instalohet kurrë më komunizmi në Kosovë.
Përmasat e Qazim Bllacës janë për­masat e qëndresës shqiptare. Janë përmasat e Kosovës heroike. Përmasat që të mahnisin. Ato të pan­johurat nga të gjithë. Le të përshën­desim shokët e miqtë e idealit të Qazim Bllacës... Duke parë se çfarë shokësh dhe miqsh kishte Qazim Bllacadel më në pah, më në dritë per­sonaliteti i tij, ravijëzohet i plotë portreti i tij...
Shokët që s'mund t'i harronte
Në burgjet e Shqipërisë Qazim Bllaca kishte përjetu­ar tmerre (Pamje nga burgu i Tiranës)
Duke qenë se jetoi veç pak vite fëmijërie në vendlindjen e tij Bllacë dhe gjashtë vjeçar u gjend në Prizren, këtu filloi të shënohet në shoqëri por edhe të shënojë shokët e miqtë. Si shok të parë e intim gjatë shkollës fil­lore për Qazimin do të bëhej Hysni Rudi me origjinë prej Gjakove por që me familje jetonte në Prizren. Por shpejt u ndanë pasi Hysniu me famil­je emigron në Shqipëri. Takohen bashkë pas shumë vitesh ndarje kur Hysni Rudi pasi kishte kryer akademinë ushtarake në Itali, vjen në Kosovë kur Kosova iu bashkua Shqipërisë në vitin 1941, si kapiten artilerie me ushtrinë shqiptare ku dhe dallohej për aftësi dhe trimëri në luftimet e atëhershme kundër for­cave serbo - malazeze dhe çetnike. Por Hysni Rudi, ky oficer i zoti shqiptar, në vitin 1945 ose 1946 pushkatohet në Shkup nga komunistët jugosllavë pse ishte nacionalist shqiptar. Shok tjetër i Qazim Bllacës në vitet e shkollimit në Prizren ishte edhe Sulejman Arapi po nga Prizreni si ndër më të afërtit mes shumë shokëve të tjerë të Qazimit. Ky shok i tij që ishte bërë okulist i zoti, ka qenë ndër të paret njerëz që ka shkuar dhe e ka takuar Qazim Bllacën kur është kthyer në Kosovë pas 30 vjet qëndrimi në burgje e internime në Shqipëri. Ndërsa për vitet e shkollimit në Kragujevac të tre shqiptarët që gjeti atje si studentë, i mbetën shokë të paharruar: Hajri Zeno çam nga Konispoli, Sokol Dobroshi prej Gjakove dhe Imer Rashidi prej Struge. Gjatë kryerjes së studimeve në Beograd, shokët më të afërt kanë qenë ata që bënin pjesë në organizatën studentore “Besa", organizatë kjo me ideale e program kom­bëtar shqiptar. Shokët më të afërt dhe aktivë kanë qenë Ibrahim Lutfiu nga Prizreni, Sokol Dobroshi prej Gjak­ove, Esat Berisha prej Gjilani, Shaip Kamberi prej Tetove, Shaip Mustafa e Avdulla Saqipi prej Presheve, Nexhip Deva prej Mitrovice, Tahir Ibrani e Xhevdet Pallaska prej Gjakove si dhe plot shokë të tjerë me të cilët në Beograd i lidhte shoqëria "Besa" por edhe largësia e dashuria për Kosovën për të cilën të gjithë ishin të përkush­tuar. Por në kujtesën e Qazim Bllacës nuk do të shlyhej përpjekja e përku­shtimi i Ibrahim Lutfiut, si themel­ues i organizatës "Besa", si prefekt i Mitrovicës dhe si i arratisur në mal e i ndjekur me tërbim prej jugoslla­vëve. Vdiq tragjikisht duke mos dashur të bjerë i gjallë në duart e jugosllavëve. Në vitet e organizimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit shok i shënuar për Qazim Bllacën është shoku i hershëm juristi gjilanas Esat Berisha. Të shënuar në kujtesën e Qazimit do të jenë Abdullah Musliu prej Ferizaj dhe Idriz Ajeti nga fshati Petreshticë. Këto të dy janë kujdesur shumë për Qazimin kur ky ndodhej i internuar prej italianëve në kampin famëkeq të Porto Romanës në Durrës.
Se ishte shoqëri e miqësi jo e vogël tregon edhe ardhja prej Shkupi e Abdullah Musliut për ta takuar Qazimin kur ky u kthye në 1975-ën prej Shqipërie në Kosovë.
Ersekasi dhe labi që ia shpëtuan jetën
Por një miqësi e shenjtë do të jetë miqësia e Qazim Bllacën me intelek­tualin e madh që bëri 40 vite burg prej komunistëve shqiptarë Osman Ka­zazi. U bënë shokë e miq që kur Qazimi ishte qeveritar në Tiranë e Osmani i ri intelektual. Miqësia u trash kur u ndodhën të dy në burgun e Tiranës. Më pas të dy në burgun e Burrelit dhe të dy të internuar në kampin e Shtyllasit në rrethin e Fierit. Shok i shtrenjtë ideali për Qazim Bllacën në burg ka qenë shqiptari i madh Selman Riza i cili kishte jetuar më shumë në Shqipëri se sa në Gjakovë. Selman Riza e ka mbajtur me bukë në burg Qazim Bllacën, pasi Selmanit i vinin ushqime prej familjes e Qazimit jo. Dhimbje e pashërueshme ka qenë për Qazimin kur shteti i Shqipërisë me Koçi Xoxën xhelat ia dorëzoi Jugosllavisë Selman Rizën që të dëno­hej prej jugosllavëve. Me ikjen e Selman Rizës, Qazim Bllaca mbetet në vetmi të shumëfishtë në burg. Por fati e deshi që një ditë takimi në burg vjen për ta parë një shok pune i quaj­tur Skënder Gega prej Gjirokastre me të cilin kishin punuar kur Qazimi ishte në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, por që ishin njohur vite më parë në Prizren, kur Skender Gega punonte në Komisariatin e Lartë Civil për Kosovën. Strugën e Dibrën, e Qazimi ishte kryetar i Bashkisë së Prizrenit. Kur e pa Qazimin në burg dhe në atë gjendje, Skënder Gega që të nesërmen filloi t'i dërgonte ushqime në burg prej famil­jes së tij, duke iu bërë Qazimit vëlla e shkuar të vëllait. Më pas del në skenë në rrethana të vështira për Qazimin edhe një shok tjetër i tij e i Skënderit, Muhedin Dino nga Libohova. Një ditë Skënderi e një ditë Muhedini i dër­gonin bukë e ushqime në burg Qazim Bllacës për dy vjet me radhë. Është shu­më pak vetëm artik­ulimi i mirënjohjes për këta dy shokë e familjet e tyre që i anë gjendur pranë Qazim Bllacës në rre­thana kritike. Vjen pastaj një shok bur­gu tjetër i Qazimit, nga një kënd tjetër i Shqipërisë, nga Ulqin­i. Cafo Ulqini, i vjetër në moshë, anti­serb e antimalazez i tërbuar që e pret në besë shteti i Shqipërisë. Në ku­shtet e vështira të burgut, kur duhej të flije për betoni, Qazim Bllacës i është gjendur dhe e ka ndihmuar një pejan i ardhur herët me familje në Tiranë Skender Taraku, i cili i sillte në burg shtroje e mbulojë. Shok i lartë ideali për Qazim Bllacën mbeti edhe shoku tjetër i burgut kolonel Sulejman Vuç­iterna prej Vushtrie, por që kishte emigruar në Shqipëri. Kontakti me këtë njeri, që ia kanë nxjerrë shpirtin në baltat e kënetës së Maliqit në Korçë ku e kanë mbuluar të gjallë, ka qenë shkollë e vërtetë për Qazim Bllacën. Në burgun e Burrelit Qazim Bllaca ka pasur rast të jetë me shumë shokë e të njohur të tij, njerëz të shquar atë kohë për veprimtari patri­otike e nacionaliste. Në rrethana të vështira kur burgu u jepte vetëm 500 gram bukë misri, ato mbanin gjallë njëri-tjetrin. 36 të burgosur në një dhomë me sipërfaqe 40 metër katrore ku ishte e pamundur të flije. Në dho­mën numër 8 të burgut të Burrelit, ku ishte Qazim Bllaca, iu bënë shokë dhe e ndihmuan për të mbijetuar dy të burgosur .më të rinj se ai. Ndonëse vetë Qazimi atëherë ishte 32 vjeç. Është fjala për Avni Bejkovën prej Erseke dhe Xhafer Butka prej Kolo­nje. Qazimin ata e ndihmuan veç të tjerave edhe me dashurinë që kishin ata për Kosovën martire. Gjatë viteve të qëndrimit me ta, ata asnjëherë nuk hëngrën pa Qazim Bllacën. Njëri shok që s’harrohet, Xhafer Butka ka vdekur në Londër, ndërsa tjetri, Avni Bejkova ka ardhur prej Tirane ku jeton dhe e ka takuar edhe në Prizren Qazimin. Shokë që s’harrohen për Qazim Bllacën janë edhe Kudret Kokoshi, ish-prokuror në gjykatën e Prizrenit, Abdulla Kama arsimtar nga Labëria, Xhevdet Kapshtica ish-prokuror gjykate në Korçë, Arshi Pipa prej Shkodre poet, shkrimtar e gjuhë­tar dhe të rinjtë shkodranë Maliq Bushati e Ruzhdi Barbullushi, të cilët të tre e kanë mbajtur shpesh herë me bukë në burg. Shokë që s'mund të harrohen janë edhe Ragip Meta që ishte dhëndër i Bajram Currit dhe vëllai i tij Xhevat Meta që ka punuar do kohë në Kosovë. Por është edhe një mik i veçantë që e ka shpëtuar prej stërmundimeve fizike Qazim Blla­cën. Pas nëntë viteve burg, e dërgojnë në punë në ndërtimin e aerodromit ushtarak tek Ura Vajgurore në Berat. Kur prej stërmundimeve gati po binte Qazimi, i del në ndihmë një djalë i ri prej Shkodre. Është fjala për Sami Repishtin. Ai ishte dënuar si student se pse e donte Kosovën. Pas 47 viteve pa u parë, kur Sami Repishti ka ard­hur nga Amerika në Kosovë, janë takuar bashkë me Qazim Bllacën si dy miq të vjetër...
Shokët e Qazim Bllacës janë të shumtë. Por këta që përmendëm janë disa. Dhe ne i përmendëm për të dhënë një përmasë tjetër të Qazim Bllacës. Përmasën e intelektualit të pranuar nga të gjitha trojet shqiptare. Përmasën e shqiptarit patriot që ka qenë gjithherë kundër ndarjeve të hapësirës shqiptare, kundër deni­grimeve që përpoqi të bënte dhe deri­diku bëri diktatura komuniste në Shqipëri për krahina dhe rajone të ndryshme të hapësirës shqiptare. Qazim Bllaca ishte njëlloj shqiptar i dashur si për çamin nga Konispoli, si për ulqinakun, si për fierakun, tira­nasin, shkodranin, si për struganin, mitrovicasin, gjakovarin, pejanin etj. Ishte i dashur për të gjithë e me të gjithë ata që flisnin, mendonin e vepronin shqip si të parët e kësaj toke arbnore.


Ditari i urrejtjes së Paskal Milos

Nga Rexhep Shahu

Lexova në shtyp pak faqe nga ditari i Paskal Milos, si ish ministër i jashtëm i Shqipërisë, për Kosovën. Qesha me vete dhe thashë: varja teneqenë e bjeri legenit.
Por teksa ndiqja një bisedë të tij me Babaramon në “5 pyetje nga Babaramo”, u nervozova dhe mendova se nuk duhet të heshtin të gjithë njerëzit se kështu helmohen të gjithë nga mashtrimet e Milos. Unë nuk dua të merrem me gjithë ditarin e tij, se rrenat e servilizmi i tij të bëjnë me vjellë, por sa lexova e dëgjova, ndjeva se Milo po hakmerret ashpër me Ibrahim Rugovën, i cili fizikisht nuk është më që ta tallë sërish të mjerin Milo.
Një herë në një takim mes Rugovës dhe Milos ka ndodhur kështu: Milo i fliste për Kosovën, për çeshtjen kombëtare, bënte patriotin e madh para Rugovës, bënte politikanin e klasit të lartë para Rugovës, gjeopolitikanin, sufleramerikanin, etj etj. Ai, Rugova, durimmadhi, që kishte si fatkeqësi të tijën patjen e informacioneve të shumta, të kryqëzuara e të verifikuara nga shumë drejtime e sidomos nga miqtë amerikanë të shqiptarëve dhe kancelari të tjera mike të shqiptarëve, teksa dëgjonte llomotitjen e Milos, heshtte e nënqeshte lehtë. Kur i erdhi radha, se ai linte radhë për të folur dhe dinte të priste radhën, fillon dhe i flet Paskalit të Milos, (si Çehovi grave... per reçelin...), për manin, si një pemë shumë e çmuar, një pemë e dobishme, për frutat e manit, për vlerat e tyre, për rakinë e manit, për vetitë e saj edhe kuruese etj etj. Sa më shumë Paskali hapte sytë, aq më shumë Rugova i fliste për manin, frutat e bardha, të zeza e të kuqe të manit dhe rakinë e manit.
Kështu filloi dhe mbaroi biseda e krejt takimi. Milo iku nga sytë këmbët dhe nuk ia harroi kurrë këtë gjë Rugovës. Edhe herë të tjera kur rastësisht dhe kurrë jo domosdoshmërisht janë takuar, Rugova ia ka kujtuar manin e rakinë e manit. Milo priti vdekjen e Rugovës dhe të kalojë do kohë e të bindet taman se Rugova ka vdekë (jo Kosova e jo rugovizmi) dhe del e shet dëngla, përralla e rrena për Rugovën. Ngeli Milo t’ia bëjë portretin Rugovës. Portreti i Rugovës është portreti i Kosovës. Në atë emision të Babaramos (i cili nuk u tregua miqësor me Milon), Milo foli për Demaçin, Qosen, Thaçin, Zekën, për pseudonimsa, shiksa, sigurimsa, anonimë etj. Tha se nuk kanë rëndësi votat, kur Babaramo i tha se politikani matet me vota. Nuk është tregues a të votojnë apo jo qytetarët e tu, por Rugova është i keq e Thaçi e Qosja të mirë, ani se këta dy të fundit dolën qeth e rruar, qose në zgjedhje në Kosovë pas luftës dhe nuk u vertetua teza komuniste se pushtetin e fitojmë me grykën e pushkës. Pasi qe bërë ngaterrese e madhe nga Milo e të tijtë në Shqipëri e Kosovë e ngado dhe nuk u dallua se a u luftua për të çliruar Kosovën apo për t’ia marrë pushtetin Rugovës. Luftë e madhe për Kosovën në hotelet, zyrat e lokalet e Tiranës, me mjekërrruarit, me ata që u veshën si gratë e rruan mjekrat për të ikur nga Prishtina e për t’u fshehur në Tiranë në vilat qeveritare. Dhe që nuk kanë thënë ende qartë se luftën e bënë dhe fituan amerikanët dhe NATO-ja dhe Bill Klintoni na la detyrë në Ferizaj që ne të fitonim PAQEN se luftën e bënë dhe fituan ata vetë e jo shqiptarët, ani pse qejfi ia ka Milos e të tijve të jetë ndryshe, por s’është dot ndryshe, për fat të keq të tigrave të paqes.
Kjo ngatërrese solli që të fitonte Rugova sepse nuk kishte hapur kurrë xhepin e palltos për të vjelë honorare patriotizmi, nuk kishte ikur dhe nuk e kishte braktisur Kosovën kurrë dhe nuk kishte ngritur seli në zyrat e Paskal Milos në Tiranë, në hotelet e Tiranës, Kukësit a ku të them tjetër. Rugova nuk e përfillte Milon dhe ky është shkaku i vetëm i diratit të urrejtjes. Nuk e konsideronte, nuk ia mbushte mendjen. Milo donte dhe i bënte fresk dikujt tjetër që i puthte dorën Janullatosit kur ai fliste keq për shqiptarët, dikujt, që ndërsa populli qante nga dhimbja, para shumë kufomave, u thote njerëzve në miting se unë shoh gëzim e lumturi në sytë tuaj, etj etj. Milo deomos laget sa herë përmend Thaçin, por ama laget dhe nuk e fsheh dot përulësinë mjerane para Thaçit, të cilin Milos ia ka prezantuar dhe ia ka çuar në zyrë ish shefi i shërbimit sekret të Shqipërisë, Fatos Klosi (kështu i rrefeu Milo Babaramos…) dhe Milo me të tijtë është sjellë ndaj Kosovës, Thaçit e të gjithve si kapterr i Fatos Klosit.
Milo rreket të poshtrojë sa mundet e si mundet Rugovën dhe të lartësojë Thaçin. Rrëfen për takimin me Rugovën në Itali kur i ndjeri sapo ishte liruar nga Milosheviçi. Rrëfen siç don ai dhe për ta bërë të besueshme rrefenjën e tij përfshin edhe dy vartës të tij që mbanin shënime në mënyrë të pavarur. Në këtë takim a ka patur njeri tjetër aty pari apo Rugova ka shkuar i vetëm fillikat në takim me Milon... Rugova paska folur mirë për serbët. Milo ka pritur që Rugova të shajë, thërrasë e ulërasë, t’i vrasë serbët në tavolinë sy Milos, t’ua kalarojë nënat, t’i qahet Milos, dhe ai t’i jepte ndihmë, ta qetësonte, (ah sa vuajtje e ka burri që nuk e ka përfillë aspak ai Rugova...), Milo që për Rugovën ka qenë qysh prej fillimit i padenjë, i papërfillshëm, i padobishëm, i parëndësishëm, për çeshtjen shqiptare, për shkakun e vetëm se Rugova kishte shumë e shumë herë më tepër informacione të gjithëçfarëllojshme për Paskal Milon sa vetë Paskali nuk kishte e nuk dinte e nuk din ende për veten e tij.
Është mënyrë e mirë që për të rritur pjacën tënde, për t’u bërë dikushi dhe për t’i shpëtuar pluhurit të harrimit, të merresh e qoftë edhe të përgojosh figura të mëdha. Milo ka gjetur figurën e duhur për të shënuar emrin e tij. Bjeri Rugovës, pështyj Thaçit e kacavjerru e puthe e kafshojë prej gjoja dashurisë së madhe për të.
Por vetëm kaq do t’i thoja Milos: Po të ishte gjallë Rugova edhe 20 vjet, 20 herë do t’i fintonte zgjedhjet në Kosovë. Sepse e donte populli i tij. Ti Milo nuk je pjesë e popullit të tij. Mos i mashtro njerzit sidomos në Kosovë. Thaçi nuk mund të të dojë ty, sado hero ta bësh ti, sepse ai e kupton se ti e suvaton dhe bojatis si Rama pallatet e Tiranës për të mashtruar votuesit, nuk mund të të dojë ty më shumë se sa e don Ibrahim Rugovën. Sepse edhe Thaçi është rritë me Rugovën, është mëkuar me idetë e tij, është rritë me rugovizmin e tij, është një nga nxënësit e shkollës së tij. Edhe Thaçi s’del dot prej Rugovës. Ndaj mos i përçaj më shqiptarët në Kosovë. Sidomos tash që nuk është ai që të rrëfen ty në takime diplomatiko-politiko-ministrore, për manin, frutat e rakinë e manit.
Promovimi dhe reklama e tipit bolshevik që po i bëhet ditarit të Milos, ka për qëllim që të shuajë e sfumojë Rugovën, epokën e tij, filozofinë e tij, anise çfarë e si e tha ai ndodhi në Kosovë e me Kosovën realisht, si dhe të mitizojë dhe heroizojë kundërshtarët politikë të Rugovës. Në dukje është dëm për Rugovën, por në fakt është dënim që po u jep Milo kundërshtarëve të Rugovës, të cilët kujtojnë se kanë pushtetin në Kosovë. Rugovën s’e cënojnë dot paskalët e as milot e jo më shtetasit e tij sado të pushtetshëm të jenë bërë pas vdekjes së Rugovës. Sepse Rugova është udhërrëfyesi i çdo njeriu që i thotë vetes shqiptar e që jeton në tokën e tij amë, Kosovë, anipse edhe Milo, si serbët, i ndan në kosovarë e shqiptarë dhe u thotë kosovarëve se tokë amë kanë Shqipërinë, duke pohuar e vertetuar si historian tezën serbe se Kosova nuk është tokë shqiptare, siç ua thoshin serbët shqiptarëve të Kosovës kur i dëbonin, ikni shkoni në shtetin tuaj amë.

Poezi nga libri: Mali i hënës

Rexhep Shahu




------------------

Një dhimbjesh të ndritshme,

ku nuk shqiten mjegullat,

s'reshtin shirat e rrallë,

tepër rrallë,

mbase në një skaj ëndrre

shfaqet dielli





Rexhep Shahu, u lind më 9 qershor 1960, në Bardhoc-Kukës.

Shkollën e mesme e kreu në Durrës në vitin 1980, pas tre vjete pune filloi studimet e larta për letërsi, në universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër, të cilin e mbaroi më 1991. Pas punëve të ndryshme, ashtu siq dëshironte prej kohësh, ka tre vjet që punon gazetar në Radio - Kukësi.



FJALA



Ajo fjala që s'ta thashë përpëlitet

brenda meje

Digjet flakë zjarrmisë bie në agoni

E një mije herë shkrumbohet vërtet

E hirin e saj e ruaj si sytë

Të paktën për ty hirin e saj...



Rri fjala e ndryeme

Në zemrën e zhgrryeme

Prej mosthënies dergjet,

Zë krimba

Krimbat e hanë...



VRELLA E NATËS



Nga vrella e natës më nxore

Të pa jetë prej natës së pirë

Në breg të natës më vështroje

E natuar dhe ti vete

Pe se zemra ende më rrihte

Dhe fillove me ngut t'më rikthesh në

jetë

Më shtype në bark, më thithe në goje

Mbush gojën tënde me natë në gojën

time

E në ditën pështyj...

Gjersa unë hapa sy

Tek lëvizja krahët të të varesha në qafë

M'u duk qafa e shpreses

Ti befas u zhduke, u zhyte në natë.





DIL PREJ FRIKËS



Kur natës t'i shuhen yje dhe hënë

Dhe tokës të mos i mbesë ndezur një

dritë

Dil prej frikës ku je futur

Vraji ëndrrat e mbyllmi sytë...





DITËN E DASMËS TËNDE



Dielli sot s'lindi nga Pikëllima

Po lindi nga perëndon zakoisht

Shiu sot s'ra nga qielli

Por pikat e tij buruan nga toka

Dhe u sulën drejt qiellit

Mbase ta shuajnë diellin qe na dogj

Gjeli sot nuk këndoi, por bëri vezë

Si gjel sot kënduan gjithë pulat

Rrugët u mbushën me hije njerzish

Por njerëz askund ska

Një kalë i bardhë i nisur drejt meje

Në derrë të oborrit tim nxjerr shkumë

nga goja

Hingëllin fort dhe vdes...

Zëri yt endet nëpër erë, nëpër ditë,

nëpër natë

Gjithë pushtues duke piskatur e

pëshpëritur

Emrin Xhep...

Unë... me diej e yje të ndezur, në një

shpat kohe

Shkruaj e shkruaj emrin tënd..





MAL DHE MJEGULL



Unë dhe ti, mal dhe mjegull

Mbytur në pështjellim të dy

Thërras erërat të shpëtoj

E, prapë ndiej mall për ty.



Unë dhe ti, pranverë dhe dimër

Bëj të çel, ti fryn me borë

M'i ngrit sythet, rrëzon lulet

E betohesh: s'pata dorë.



Unë dhe ti, zemër e dhimbje

Unë më i madh apo ti?

Po pe kaq shumë krisje, rrënime

O kohë e mjegullt kur do ta di?





AS...



Nuk jam i trishtuar

Por i nxehur me pafuqinë time

Për t'i dalë përtej detit të përfytyrimit

tim

S'kam krahë fluturimesh

As buzë puthjesh

Po mbytem, po çmendem duke

kërkuar ndihmë

Po bari kudo ka mbirë...





PRES KOT



Në botëburgun ku s'dëgjohem flas,

E me shpresë të vrarë kot pres

I vetëdënuar pse ma zgjove jetën

S'rrihet prej apsurdit. Më mirë të vdes.



Dita sot qan. Koha loton

Erë lulesh s'ka, erëmirë asgjë

Pres kot. Dhe ti kot premton

Pasi erën tëndë nuk do ta ndjej më.

Rexhep në letërsi e qose në politikë

Nga Rexhep Shahu




Rexhep ne letërsi e Qose në politikë - ja ky është Rexhep Qosja. I duket vetja si perandor, si shqiptari më i madh, si patrioti më i madh, si dijetari më i madh, aty e kthe mbrapsht.

Rexhep Qosja, qosja e skajshme, e harruara, e paduhura dhe e panevojshmja e politikës shqiptare, e vuan rëndë, shumë rëndë vetminë e mospërfilljen totale që i bëhet në botën shqiptare nga bota shqiptare.
image
Ka 20 vjet që vjell vrer kundër Sali Berishës. Ka 20 vjet që matet veç me Sali Berishën. Ka 20 vjet që veç e urren Sali Berishën dhe thur pa nda fletërrufe kundër tij. Ka 20 vjet që sheh veç zi në Sali Berishën dhe asnjëherë nuk ka mundur ky farë dijetari me artikulue asnjë fjalë të mirë për asnjë punë të mirë të Sali Berishës.

Më e pakta që ka nevojë Sali Berisha është t’i dalë zot unë në raport me Rexhep Qosen të cilin e ka dënuar me harrim Kosova e gjithë bota shqiptare përveç segmenteve apo organizatave komuniste në shuarje.

Rexhep Qosja duke dashtë me i bë të gjitha, duke dashtë me qenë gjithçka për shqiptarët, duke dashtë me na e mbushë mendjen se edhe pordha e tij i vyen kombit shqiptar, duke dashtë me zor me i shkelë e shuajtë të tjerët e me ec nëpër trupat e të tjerëve që i ka konsiderue miza e bubrreca, ka harrue vetën e tij, ka harrue se kush është.

I është mbushë mendja se të gjitha mizat bëjnë mjaltë duke harrue se vetëm bleta bën mjaltë. Dhe vetë ka kohë që nuk është bletë që bën mjaltë por veç grenzë e keqe që lëshon helm.

Ka me dekë pa u bindë prej urrejtjes se Sali Berisha sa i përket çështjes kombëtare është certifikuar si shqiptari më i madh i derisotshëm.

Atë që të tjerët e ëndërrojnë me mijëra vjet, Sali Berisha e bëri - e bashkoi kombin, ndërtoi urën e bashkimit.

Sali Berisha ka 20 vjet që në politikën shqiptare e kombëtare është në krye me votat e shqiptarëve. Ose në krye të shtetit e qeverisë ose në krye të opozitës, por gjithsesi në krye, e theksoj me vota shqiptarësh.



Ndërsa Rexhep Qosja, për fatin e tij të keq, nuk votohet nga askush në Kosovë, as nga një autobus me shqiptarë dhe për këtë shkak ai i urren skajshëm shqiptarët dhe vetshpallet si më i mençuri, si më i dituri, si më i pakuptuari ndër ne.

Dhe e urren Sali Berishën që e votojnë shqiptarët. Urren Sali Berishën sepse urren shqiptarët të cilët e kanë produkt të tyrin Sali Berishën.

Rexhep Qosja, Rexhep në letërsi e Qose neveritëse në politikë, kujton se gjithë shqiptarët janë të huptë dhe ende nuk dinë shkrim e këndim. Po tashmë njerzia e din se kush është Rexhep Qosja.

Shqiptaret nuk harrojnë dot se nëse ka vjellë kush vner kundër Shqipërisë, demokracisë në Shqipëri, kundër Sali Berishës, ky është Rexhep Qosja.

Shqiptaret nuk harrojnë se ky e quajti revolucion të vonuar demokratik shkatërrimin e Shqipërisë në vitin 1997.

Kur erdhën kufomat e trupave të mbytur ne det, në Vlorë, Rexhep Qosja u tha qytetarëve se në sytë tuaj shoh lumturi, kur në ata sy kishte veç lot e jo lot gëzimi.



Rexhep Qosja, që i hiqte ditën e punës Ibrahim Rugovës në Akademi, që Rugova të mos merrte pagën e plotë. E kur e shihte se Rugova e merrte pagën pa e numëruar dhe e fuste në xhep, Qosja tërbohej pse nuk ankohej Ibra për ditën e hequr të punës. Por Ibra, ai i madhi, që i pati ofruar mundësi Qoses, por Qosja tutej të drejtonte Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, të drejtonte Lidhjen Demokratike të Kosovës, të lëshonte rrufe e gjëmë në Beograd për të mbrojtur Kosovën, Ibra nuk i fuste mendtë me të.

Rexhep Qosja që iu shmang Kosovës, u qeth e u rrua taze, u vesh si grua, vuri shami në kokë dhe erdhi në një nga vilat e Bllokut në Tiranë kur Rugova qëndronte në Prishtinë në vitin 1999. Ditë më vonë, kur iu rrit mjekra, doli me Hashimin në atë mot dhe shkoi në periferi të Tiranës të takohej me shqiptarë të dëbuar.

Eeh, ka plot të tjera për Qosen.

Por nuk është më koha që me pallton e zezë zbërthyer e me xhepat çelë që të mundnin njerzit të fusnin marka në xhepat e mbushur plot marka me ecë nëpër korridoret e sallave të mbushura me emigrantë shqiptarë në Gjermani e Zvicër. Nuk është më koha.



Dhe kur them Rexhep në letërsi e Qose në politikë, kam pikërisht parasysh se ai vetëm me politikë nuk është dashur të merrej kurrë. Me letërsi po, sepse ka kontribute. Por nuk është kontribut i madh letrar i tij që na ka mbrojtur para serbëve romantizmin e Naim Frashrit sepse serbët vetëm këtë romantizëm të Naimit nuk na e kanë kërcënuar kurrë.

Rexhepi i letërsisë e Qoses së politikës nuk ka mundur ta plotësojë detyrën para atdheut. Ka patur gjithë financat e duhura në dorë të tij, gjithë popullin në dispozicion, marka sa të donte, që të mund të botonte historinë e vërtetë të Kosovës në gjithë gjuhët e mëdha e jo veç në serbisht e rusisht që ai njeh, në miliona kopje, që bota të mësonte historinë tonë. Ndërkohë që serbët e kanë bërë mirë këtë gjë. Kush e ka ndalë Qosen për këtë?

Ka pasur në dorë gjithë akademinë dhe po të donte do të mundej t’i tregonte botës se Kosova është shqiptare, kishat në Kosovë janë shqiptare e jo serbe.

Por Qosja është marrë me përralla e me inate e me vogëlina. Është matë me dy të mëdhenjtë e botës shqiptare, Ibrahim Rugovën e Sali Berishën, të cilët asnjëherë nuk e kanë marrë seriozisht duket këtë Qosen e politikës.

I shkrova këto radhë dhe më vjen keq pse. Jam emnak me Rexhep Qosen. Për Rexhepin e letërsisë çohem në këmbë, sepse është i madh, shumë i madh, me literaturën e tij, me romanet e tij. Por unë dua më shumë, kam dashtë më shumë, sepse ai është aq i madh e i zoti në këtë fushë sa ai mundej të jepte më shumë, më shumë se shumëkush.

E për Qosen e politikës, merre me lëng se mishi u sos. Sa për nder, kishim me ia ditë që ai të heshtte e të mos ngatërronte politikën shqiptare, të mos mbillte urrejtje, sepse si mbjellës urrejtjeje është i mirë - pikon si pika e strehës në gur dhe e len shenjën.


Rexhep Shahu, u lind më 9 qershor 1960, në Bardhoc-Kukës.Shkollën e mesme e kreu në Durrës në vitin 1980, pas tre vjete pune filloi studimet e larta për letërsi, në universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër, të cilin e mbaroi më 1991. Pas punëve të ndryshme, ashtu siq dëshironte prej kohësh, ka tre vjet që punon gazetar në Radio - Kukësi.

“Der Spiegel” 1973 Standardizimi shqipes një akt dhune

Shkencëtarë dhe gjuhëtarë po mundohen që të krijojnë më në fund një gjuhë të shkruar të njësuar shqipe. Në klasat e shkollave shqiptare dhe në redaksitë e gazetave



Shkencëtarë dhe gjuhëtarë po mundohen që të krijojnë më në fund një gjuhë të shkruar të njësuar shqipe. Në klasat e shkollave shqiptare dhe në redaksitë e gazetave, në shtëpitë botuese dhe shtypshkronjat, nxënësit dhe mësuesit, redaktorët dhe korrektorët mund të marrin frymë lirisht: një kongres ndërkombëtar për drejtshkrimin u dha dorën e fundit përpjekjeve të tyre në Tiranë për të pasur më në fund një kod të mirëfilltë rregullash të qarta e të njësuara drejtshkrimore, sipas të cilave, dy milionë shqiptarët në Republikën Popullore të Shqipërisë, ashtu sikurse një milion të tjerët në krahinën jugosllave të Kosovës, të shkruajnë për herë të parë si duhet gjuhën e tyre amtare.

Pasi, si i vetmi vend i Evropës, shqiptarët – ashtu sikurse grekët, renditen si populli më i vjetër i Ballkanit – nuk kanë pasur deri më tani një gjuhë të shkruar të njësuar. Ata e mbajnë veten për pasardhës direktë të ilirëve parakristianë dhe gjithashtu gjuhën e tyre - e cila nuk është e afërt as me sllavishten e as me greqishten - e trajtojnë si pasardhëse të ilirishtes. Por, për këtë nuk ka asnjë dokument të shkruar të përcjellë nga ilirishtja.

Shkencëtarët gjermanë nga mesi i shekullit të shkuar u morën dhe e argumentuan albanologjinë, por kancelari Bismarck nuk donte t’ia dinte fare për ekzistencën e një populli shqiptar: ai i trajtonte ata si turq (ndërkohë që shqiptarët tashmë ishin konvertuar në dy të tretat e tyre në Islam).

Vetëm andej nga viti 1908, Kongresi i Manastirit (sot: Bitola) vendosi përdorimin e alfabetit latin për shqipen. Më parë shqiptarët kishin përdorur alfabetin grek, atë arab e madje disa syresh edhe atë cirilik: siç mund të ndodhte nëse bavarezët do ta sillnin dialektin e tyre në letër në latinisht, kurse ata në Saksoninë e Poshtme, dialektin e tyre në alfabetin gotik, para se të gjithë gjermanët të pranonin alfabetin latin si mjet të përbashkët shkrimi.

E kështu që një komision i posaçëm gjuhëtarësh, i ngritur në Shkodër në vitin 1917, vendosi se ortografia e shqipes duhej të bazohej mbi parimin fonetik, pra të shkruhej ashtu siç shqiptohej nga populli. Por populli fliste në dialekte: Shumica e tyre fliste gegërishten – në Shqipërinë Veriore dhe në krahinën e banuar me shqiptarë në Jugosllavi, Kosovë. Pakica në Jug të Shqipërisë fliste ndërkohë toskë.

Kur në vitin 1944 komunistët erdhën në fuqi, të arsimuarit shkruanin – ndërkohë që 80% e gjithë shqiptarëve ishin analfabetë – tashmë në latinisht; si në dialektin gegë, ashtu dhe në atë toskë dhe nëndialektet e tyre më tej formonin shumë variante të tjera gramatikore, leksikore e ortografike.

Hapi i parë drejt njësimit të shqipes ishte një akt dhune gjuhësore. Qysh nga viti 1948, dialekti që flet udhëheqësi i Partisë Komuniste Shqiptare - i kreut më të moçëm komunist akoma në pushtet në Evropë – e që është i biri i një ish-latifondisti të kamur toskë nga Jugu i Shqipërisë, është edhe gjuhë zyrtare e Shqipërisë: toskërishtja.

Gegërishtja, megjithëse dialekt që flitet nga shumica e shqiptarëve dhe që mbart traditën letrare më të pasur në vend, u vlerësua prej tyre si i kompromentuar politikisht, pasi liderë gegë nga radhët e borgjezisë bashkëpunuan me Musolinin dhe me Hitlerin.

Gegët ushtruan sigurisht njëfarë rezistence kundër aplikimit të rregullave për gjuhën e re zyrtare, por ngaqë gegët dhe toskët në aspektin kulturor, në fakt, ndryshojnë më pak sesa serbët dhe kroatët, për shembull, konfliktet e rivalitetet nacionale të tipit “à la Jugosllavi” mbetën jashtë.

Sot toskërishtja ka zënë rrënjë, para së gjithash falë edhe faktit se 70% e shqiptarëve janë nën moshën 30-vjeçare dhe ata mësuan të lexonin dhe të shkruanin, kur toskërishtja tashmë po përdorej si gjuhë zyrtare. Por se si shkruhej ajo në mënyrë korrekte, askush nuk dinte ta thoshte saktë.

Qysh në vitin 1967, u botua një projekt për "rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe", i cili – siç këmbëngul profesor Kostallari, drejtor i Institutit të Gjuhësisë pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës – vendosi për herë të parë, le të themi, kodifikimin e plotë dhe sistematik të rregullave drejtshkrimorë në gjuhën letrare shqipe". Porse akoma aty mungonte një gramatikë shkencore dhe një fjalor ortografik.

Gjuha e tyre për komunistët shqiptarë ishte aq e rëndësishme, saqë ata për herë të parë në shtator të vitit të shkuar ua hapën dyert e vendit të tyre shumë të izoluar madje dhe një publiku ndërkombëtar: një “kongresi për studimet ilirike” me pjesëmarrjen e 70 shkencëtarëve nga 11 vende të botës.

Revista “Der Spiegel”, nr. 8/ 19.2.1973

Mediat perëndimore, 1990: Ç’do të bëhet me Shqipërinë?

Nga Armand Plaka

Çfarë shkruante 20 vjet më parë shtypi perëndimor për ngjarjet në Shqipëri? Cila ishte kurba e zhvillimeve politike në vendin e fundit të mbetur në dukje akoma i paprekur nga vala e ndryshimeve demokratike në Lindjen ish-komuniste? Cilët ishin hapat që po ndërmerrte udhëheqja e atrofizuar shqiptare për t’u afruar me Perëndimin dhe pse ky i fundit i vlerësonte ato si të pamjaftueshme për të qenë të besueshme?

Në vijim të ciklit, “Shqipëria moniste në mediat perëndimore 1945-1990”, në pjesën e dytë të dosierit tonë mbi ngjarjet në vitin ´90-të, do vijojmë me artikujt që trajtojnë periudhën maj-korrik 1990, ku si pikë kulmore sigurisht se vlerësohet eksodi i shqiptarëve në ambasadat e huaja perëndimore. Revista amerikane “Time” i bashkëngjitet këtë radhë me artikujt e vet, kolegëve të “New York Times” dhe gjermanoperëndimorëve të “Die Zeit” dhe “Der Spiegel”, duke ndarë pikëpamje të njejta e duke shprehur shpresë e dyshim, por edhe ankth e frikë, mbi ecurinë e Shqipërisë drejt reformave demokratike.

Do të gjejmë edhe deklaratën e ish-ministrit të jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Gensher mbi trazirat e kohës në Tiranë, ashtu sikurse do të shohim edhe hapat e çalë që po ndërmerrte regjimi i kohës për të dhënë një imazh sa më të pranueshëm për Perëndimin, i cili gjithsesi, prej këtyre të fundmit vlerësohet vetëm si “pakëz kozmetikë” mbi fytyrën e rrudhosur e të pashpresë tashmë të realitetit që ofronin ditët e fundit të soc-realizmit shqiptar. Këto dhe shumëçka tjetër, gjenden të plota e të rreshtuara në mënyrë kronologjike, në materialin që po vijoj të botoj (për herë të parë në shqip) edhe sot në faqet e gazetës “Standard”.



Mijëra “pushtues” ambasadash u lejuan të largoheshin, por shteti i fundit i Evropës mbeti një fuçi baruti



“Der Spiegel”, korrik 1990: Shqipëria, pakëz kozmetikë

Një ekstrakt spektakolar nga një vend i padëshiruar: Një armatë e tërë anijesh, së bashku me dy anijet italiane "Appia" dhe "Espresso Grecia", dy tragete greke dhe një anije franceze, u nisën nga Perëndimi për të iniciuar një aksion të “Arkës së Noes”, ndërmjet portit të Durrësit dhe atij të Brindizit, për të marrë rreth 5000 shqiptarë, të futur në ambasada pas dy javësh pushtimi - dramatike.

Deri në orët e fundit akoma nuk dihej, nëse nga takimi i kryetarit të shtetit dhe të partisë, Ramiz Alia, 64 vjeç, me ndërmjetësin e OKB-së, Steffan di Misurado, do të ndërmerrej një "zgjidhje e përbashkët simultane", kundër forcave staliniste në regjimin shqiptar. "Ky veprim ishte një aventurë e rrezikshme", - do të shprehej një diplomat nga Tirana.

Më shumë se 3000 refugjatë ishin strehuar në Ambasadën Gjermane, gjatë dy javëve të fundit. Ushqimet dhe lëngjet për të pirë mungonin, kushtet sanitare kishin arritur në minimumin e mundshëm. Ndërtesa e sapondërtuar e Ambasadës ka vetëm tetë tualete.

51 shqiptarë, të cilët ishin futur në ambasadën çeke, u dërguan natën e së martës me makinën e Presidentit çek, Vaclav Havel, drejt Pragës.

Diplomatët e Bonit presupozojnë se trajtimi favorizues i Pragës, ka të bëjë me numrin e paktë të emigrantëve. Nga njerëz brenda në Tiranë iu vu theksi më shumë efektit të sinjalit të dëshiruar të Alisë përkundrejt luftëtarit për të drejtat e njeriut, dramaturgut të njohur Havel dhe bisedave ekonomike ndërmjet Republikës Çeke dhe Shqipërisë.

Mësymja ndaj ambasadave i kujtoi mbarë botës se pas revolucioneve të Bllokut Lindor, tashmë të copëtuar, jeton ende nën thundrën staliniste, një popull thuajse i harruar.

Që nga vdekja e diktatorit komunisto-nacionalist, Enver Hoxha, në vitin 1985, me më shumë se 40 vjet shtypje e represion, të izoluar nga e gjithë bota, të kontrolluar nga shërbimi i fshehtë “Sigurimi” – që posedon më shumë se 50 000 bashkëpunëtorë dhe informatorë, krahasuar me numrin e popullsisë prej 3.3 milionë, është më i madhi në botë - shqiptarët nuk morën guximin deri me rënien e “perdes së hekurt” të ngriheshin kundër terrorit të partisë në pushtet.

Kjo ndryshoi fillimisht me fundin e revolucionit të përgjakshëm në Rumani, vitin e kaluar. Nga televizionet jugosllave, italiane dhe ato greke, shqiptarët u bënë dëshmitarë të kryengritjeve popullore në Timishoara dhe Bukuresht si dhe fundit të përgjakshëm të familjes të diktatorit Çaushesku.

Në fund të dhjetorit u zhvilluan demonstratat e para në qytetin verior të Shkodrës, të cilat u pasuan në të gjithë vendin me demonstrata të ngjashme nën emrin "Revolucioni i heshtur": Dhjetëmijë njerëz ecën në heshtje përmes qytetit, pa formuluar qëllime e kërkesa.

Në heshtje demonstruan edhe studentët në Tiranë në fillim të vitit, ndaj zëri u ngrit për herë të parë, në qytetin e vogël të Kavajës, gjatë një ndeshje futbolli, ku skuadra vendase ndeshej me atë të Partizanit. Në stadiumin e tejmbushur, u dëgjuan papritur fjalët "Demokraci, demokraci!" dhe "Poshtë familja e Enver Hoxhës!" Librat e “udhëheqësit të madh”, Enver Hoxha, u dogjën në publik. Gjatë përleshjes me policinë e fshehtë, pati katër të vdekur.

Që prej asaj kohe, iku si frika ashtu edhe durimi i shqiptarëve. Parrullat nisën të shkruheshin fshehtas natën në muret e shtëpive. Në të gjitha vendet haseshin tekste si: "Poshtë Çaushesku shqiptar", "Kurrë më Stalini", si dhe "Rroftë Evropa dhe Gorbaçovi".

Për partinë dhe kryetarin e shtetit, Alia, ky ishte një sinjal që ai të mos kishte më kohë për të kontrolluar programin e vet, në rast se ai do të shpëtojë pushtetin e partisë.

Ramiz Alia nuk ka lindur për të qenë reformator. Nxënësi shembullor i Hoxhës dhe shefi i ideologjisë së Partisë, i cili sipas të dhënave zyrtarë, vjen nga Shkodra, në të vërtetë duket se është rritur në Podgoricën jugosllave, dhe ndryshe nga paraardhësit e vet, e ka kuptuar që popullin nuk mund ta mbash të mbyllur në kafaz – thirrja e lirisë del drejt nga eteri.

Pragmatiku Alia paralajmëroi qysh në muajin prill një program reformash, të cilin e bëri publik në plenumin e Komitetit Qendror të PPSH-së, ku i shpallet e një luftë e drejtpërdrejtë kokave të ngurta të partisë, të trashëguara nga koha e Enver Hoxhës. Në fjalimin e tij, ai i cilësonte ata si "elementë reaksionarë brenda aparatit shtetëror, të cilët nuk kuptojnë kuptimin e këtij zhvillimi".

Vetëm tani u sulmuan një pjesë e këtyre “reaksionarëve”. Në një plenum krize të Komitetit Qendror, fundjavën e kaluar, Alia përjashtoi 3 nga 13 anëtarë të Byrosë Politike dhe pushoi 6 nga 15 ministrat e tij.

Më të rëndësishmit ishin ministri i Mbrojtjes Popullore, Prokop Murra, 68 vjeç dhe ministri i Brendshëm famëkeq, njëkohësisht edhe shefi i policisë sekrete, Simon Stefani, 61 vjeç.

Të dy ishin gjatë regjimit të Hoxhës në krye të partisë. Ata i përkisnin të ashtuquajturit “klani i naftës”, një rrjet, i cili gjatë kohës që punonin në Kombinatin e përpunimit të thellë të naftës në "Qytetin Stalin", bënë karrierë në parti e që njihen veçanërisht si dogmatikë.

Edhe vejusha e Hoxhës, Nexhmia, 69 vjeç, luan një rol shumë të rëndësishëm në grupin e “kokave të nxehta”; më pak me punën e saj si kryetare e organizatës së masave "Fronti demokratik", sesa si një figurë përfaqësuese e të djeshmëve të përjetshëm. Për të rrëzuar "vejushën e kuqe", Alia nuk kishte shumë forcë.

Edhe vendosja e njerëzve të rinj në postet më të rëndësishme, nuk ka domethënien e një kompromisi që zgjat shumë: Ministri i ri i brendshëm, Hekuran Isai, 57 vjeç, i cili e kishte pasur edhe më parë postin e Ministrit të Brendshëm deri në 1989, renditet në shoqërinë reaksionare të klanit të naftës.

Një student , i cili e cilëson veten si opozitar të fshehtë të regjimit, e quan këtë riorganizim, një "fitore të xhaketave të vjetra". Alia, sipas studentit, nuk është as më pak e as më shumë se Honeker-i dhe Krenz-i të bashkuar në një person të vetëm, dhe nuk përbëjnë ende një ndryshim të vërtetë në thelb.

Gjithsesi, Alia përpiqet ta zbusë popullin e ta marrë me të mira: Ai do të fusë shpërblimet sipas rendimentit në punë, të ardhurat minimale do të rriten me 20%. Ndërmarrjet duhet të marrin hap pas hapi më shumë fuqi, zejtarët e vegjël mund të punonin privatisht, madje edhe bashkëpunimi i ndaluar rreptësisht me Perëndimin, tanimë do të lejohej.

Shumë pak dhe shumë vonë. Në kombinatin metalurgjik të Elbasanit, janë futur në grevë në shenjë solidarizimi 10 000 punëtorë, në mbështetje të emigrantëve të ambasadave, ndërsa në qytetet e Shkodrës dhe të Kavajës, ka pasur përsëri trazira.

Akoma edhe më e rrezikshme: Gazeta e Beogradit “Vecernje novosti”, njofton që rreth e rrotull Tiranës rrinë të fshehur me mijëra shqiptarë që të zënë vendin e emigrantëve të futur në ambasada pas largimit të tyre. Shtetet fqinje, Greqia dhe Jugosllavia, kanë rritur numrin e trupave në kufi në rast të një eksodi të përgjithshëm. Grekët mund të merrnin në mbrojtje pakicën e tyre - 300 mijë minoritarë që jetonin në jug të Shqipërisë.

"Shqipëria është fuçi baruti“ thotë njëri nga studentët opozitarë mbi gjendjen në atdheun e vet, dhe "pakëz kozmetikë, nuk do ta shmangte dot shpërthimin".

Marrë nga “Der Spiegel”, 16.7.1990





“Die Zeit”, 1990: Të zhgënjyer nga sjelljet e Alisë

A mos ishin nxituar vëzhguesit gjatë javëve të shkuara kur thoshin se në “vendin e skipëtarëve” po përgatitet një hapje e vendit drejt botës? A mos po shkon shumë ngadalë procesi demokratizues për shqiptarët në bastionin e fundit ortodoks komunist në Evropën Lindore? Ashpërsia me të cilën forcat e sigurisë reaguan ndaj njerëzve që kërkuan azil në ambasadat e huaja, hedh dyshime të forta mbi dëshirën e shefit të shtetit, Ramiz Alia, për të bërë përpara me reforma. Në trazirat në Tiranë, thuhet se janë plagosur shumë njerëz , madje flitet se ka pasur edhe katër të vdekur.

Nëse këto informacione do të vërtetoheshin, do të ishin një barrë e rëndë në përpjekjet e bëra nga Ramiz Alia deri më tani. Të shtënat mbi refugjatët, nuk i përgjigjen frymës dhe akteve të OSBE-së, u shpreh ministri i Jashtëm, Gensher. Pas një vetizolimi prej disa dekadash, Shqipëria tashmë ka bërë të ditur se ka interes të anëtarësohet në Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Trazirat në Tiranë lidhen me mosbesimin në rritje të popullsisë, mbi shtypjen e vazhdueshme si dhe me ligjin e ri që hyri para pak javësh, mbi lëshimin e pasaportave të udhëtimit për të gjithë shtetasit shqiptarë e që në fakt u është siguruar vetëm një numri personash të përzgjedhur. Me shumë gjasa, njerëzit kanë marrë më shumë guxim qysh nga largimi i gjashtë vëllezërve Popa, në fund të muajit prill. Për më shumë se pesë vjet, kjo familje kishte qëndruar e ngujuar brenda Ambasadës Italiane, para se Tirana, pas negociatash të shumta, të tërhiqej nga qëndrimi i saj, duke hequr kësisoj edhe pengesën më të madhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Italinë. Deri në atë kohë, Ramiz Alia – nga frika se mos kjo gjë imitohej edhe nga të tjerë – kishte kërkuar vazhdimisht dorëzimin e azilkërkuesve.

Gazeta “Die Zeit”, 6.7.1990



* * *


“Time”, maj 1990: Shqipëria dhe më pas s’ka më tjetër



Përtej kalendarit, revolucionet e 1989-s akoma nuk kanë përfunduar. Pasi vendet e Bllokut Lindor u tronditën nga ndryshimet politike gjatë vjeshtës së shkuar, një regjim komunist në Evropë ia doli t’i rezistonte tërmetit politik pa lagur. Tashmë, rreth gjashtë muaj më vonë, lidershipi i Shqipërisë së vogël po e humbet pozicionin e vet ultrastalinist. Javës që shkoi, Parlamenti në Tiranë votoi një seri reformash me karakter politik dhe legjislativ, të cilat mund të shënojnë fillimin e fundit të dekadave represion dhe izolim.

Vendi më i prapambetur dhe më i varfër i kontinentit, Shqipëria, është një pykë e mirëfilltë në rajonin e Ballkanit me shtrirje në Adriatikun Jugor - mes Jugosllavisë dhe Greqisë. Një vend agrar ku punëtorët fitojnë mesatarisht 85 dollarë amerikanë në muaj, dhe vendi është sa i dobët ekonomikisht, aq edhe politikisht. Shqipëria madje, pati ndërprerë marrëdhëniet edhe me Bashkimin Sovjetik në vitin 1961 dhe me Kinën në 1978, pasi këto superfuqi eksperimentuan më herët me reformat e tyre liberalizuese. Qëkurse ai u vendos të pasonte ish-udhëheqësin Enver Hoxha të vdekur tashmë në vitin 1985, Presidenti Ramiz Alia, 65-vjeçar, ka modifikuar në mënyrë graduale politikat më kryesore të ndjekura nga paraardhësi i vet në mënyrë strikte.

Ligjet e aprovuara gjatë sesionit dyditor të javëve që shkuan në Kuvendin Popullor me 250 anëtarë janë diçka e ndryshme prej tyre. Në dekretin e vet më simbolik, Kuvendi bëri me dije se për herë të parë që nga ardhja e komunistëve në pushtet në 1944, shqiptarët do të gëzonin të drejtën për të udhëtuar të lirë jashtë shtetit. Megjithëse shumë nga qytetarët e vendit janë të varfër për të lëvizur jashtë, kufizimet e deritanishme janë hequr plotësisht. Ligji i ri, pra parasheh se edhe emigrantët shqiptarë do të kenë të drejtën më në fund për të shkuar e t´u bëjnë vizita familjarëve të tyre në shtëpi, dhe mijëra syresh ndërkohë po bëjnë plane për ta ndërmarrë këtë hap. Përveç kësaj, Kuvendi vendosi që të shfuqizojë një ligj për ndalimin e ushtrimit të besimit fetar që kishte 24 vjet që ishte në fuqi, I cili në mënyrë të përmbledhur do të thotë përndryshe rihapje të xhamive myslimane dhe kishave katolike romane dhe atyre ortodokse greke, të cilat janë përdorur gjatë regjimit komunist kryesisht si muzeume dhe ambiente për klubet sportive.

Duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm legalë, qeveria rivendosi kësisoj Ministrinë e Drejtësisë, e cila kishte pushuar së ekzistuari në vitin 1966, dhe vendosi në krye të këtij dikasteri një këshilltar të ngushtë të z. Alia. Keqbërësve nën hetim u sigurohet e drejta për të pasur një avokat nga momenti i arrestimit, dhe numri i dënimeve kapitale u reduktua nga 34, në njëmbëdhjetë. Sipas Nicholas Pano, një specialisti të çështjeve shqiptare nga Universiteti i Illinoit Perëndimor (“Western Illinois University): "Shqipëria e ka marrë seriozisht ndarjen nga trashëgimia e saj staliniste".

Pas lajmeve për reforma në vend, fshihet dëshira e Presidentit Alia për të rivendosur marrëdhënie me shumicën e vendeve të botës me të cilat deri më tani vlerësoheshin si të fjetura. Zëvendëskryeministri, Manush Myftiu, tha në sesionin parlamentar të javës që shkoi për shembull se qeveria e Tiranës dëshiron t´i bashkëngjitet Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila deri më tani numëron 35 anëtarë. Para se të ndërmerret ky hap, gjithsesi duhen të aplikohen disa kërkesa bazë të KSBE-së që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, ku përfshihen liria e lëvizjes dhe të drejta të tjera civile. Edhe OKB-ja po i hedh sërish sytë nga Shqipëria: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Havier Perez de Kuelar bëri vizitën e tij të parë në Tiranë javën që shkoi. Në Uashington një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi me optimizëm se tashmë "dera është e hapur për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike" mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Megjithëse procesi sapo ka nisur, duket qartazi se trazirat e vitit të fundit me karakter politik, kërkonin pikërisht atë çka për dekada të tëra izolimi dështoi të bënte: të bindte Tiranën se është koha për të dalë nga akulli.

Revista amerikane “Time”, 21 maj 1990

Violeta Murat : A ekzistonte te Kadare një projekt letrar?!

Kur Balzak nisi të shkruante novelat dhe romanet e para sentimentale, nuk kishte në mendje të realizonte atë projekt që shumë kohë më vonë ai vetë do ta quante “Komedia njerëzore”, - që do të thotë gjithë veprën në një, e dhjetëra romane e novela sa të pavarura aq dhe të ndërvarura. Këtë rast paralel, studiuesi Shaban Sinani e konkretizoi për të lëshuar një ide, të padebatuar, në veçanti për veprën e shkrimtarit Ismail Kadare; nëse ka ekzistuar tek Kadare një projekt letrar qysh në romanin e parë

Kur Balzak nisi të shkruante novelat dhe romanet e para sentimentale, nuk kishte në mendje të realizonte atë projekt që shumë kohë më vonë ai vetë do ta quante “Komedia njerëzore”, - që do të thotë gjithë veprën në një, e dhjetëra romane e novela sa të pavarura aq dhe të ndërvarura. Këtë rast paralel, studiuesi Shaban Sinani e konkretizoi për të lëshuar një ide, të padebatuar, në veçanti për veprën e shkrimtarit Ismail Kadare; nëse ka ekzistuar tek Kadare një projekt letrar qysh në romanin e parë! Ndonëse dje, shkrimtarë e studiues janë mbledhur në 75-vjetorin e lindjes së Kadaresë, organizuar nga Ministria e Kulturës, tri ligjëratat, të mbajtura nga shkrimtari Agron Tufa, studiuesi Shaban Sinani dhe publicisti Mark Marku, pothuaj kanë rrahur në të përgjithshmen - në projektin letrar që ndërtoi Kadareja gjatë diktaturës e në vazhdë të këtyre 20 vjetëve. Ka dy qëndrime mbi vetëdijen e Kadaresë për të pasur një projekt të veprave të tij. Studiuesi Shaban Sinani i pyetur nga “Standard” është në argumentin se deri në vitet ‘70 vepra e Kadaresë ngjante se ishte rastësi, si shprehje talenti i shkrimtarit. Vetëm nga mesi i viteve ‘70, Sinani tregon se vihet re qartë se Kadare fillon të mendohet për t’u rikthyer, të riciklojë motivet e veta dhe t’i shëndoshë ciklet kryesore të krijimtarisë së tij.

Ndërsa kritiku dhe publicisti Mark Marku thotë se i qëndron idesë së Borgesit, se shkrimtari ka veprën e vet, dhe se vepra e parë shpjegon të gjithë veprën, të gjitha idetë. Duke hequr mënjanë veprën poetike, Marku sjell shembullin e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që si vepër e parë tregon se Kadare kishte si ambicie të madhe të krijonte romanin modern shqiptar. Deri në atëherë nuk kishte.

Nëse ekzistonte ndonjë strategji te Kadare për të projektuar veprën e tij letrare, Marku e lidh me vetëdijen që kishte shkrimtari për letërsinë, si krijues, se nuk ishte autodidakt, shumë i talentuar dhe e dinte se çfarë i mungonte letërsisë shqipe deri në atë periudhë. “Kadare krijon romanin model shqiptar dhe gjithçka bën më pas është realizim në shtrirje kohore i këtij projekti”.

Pra, nëse Marku e vendos Kadarenë në synime të qarta qysh në fillime për korpusin e tij letrar, studiuesi Shaban Sinani thotë se ideja për një projekt integrues me një strukturë të qëndrueshme, me cikle që përbëjnë ekuilibrin e veprës mund të jetë menduar, në mënyrë racionale, të ftohtë, vetëm nga viti ‘75 e këtej. “Deri në këtë periudhë gjithçka vjen mënyrë të vetvetishme te Kadareja”.

Te “Sprovë për identifikimin e strukturës së veprës”, duke marrë në shqyrtim udhën krijuese të Kadaresë, studiuesi Sinani thotë: “E vështruar në mënyrë prapavajtëse, pas 55 vjetësh krijimtari, vepra e Ismail Kadaresë mund të cilësohet një projekt letrar që u nis si frymëzim dhe po kryhet e përkryhet si një mjeshtëri”.

Si mbështetëse është tërësia që krijon vepra e Kadaresë, të cilat ruajnë pavarësinë relative ndaj njëra-tjetrës dhe njëherësh kanë një vend të përcaktuar në kuadër të së tërës. Kjo ka ndodhur shumë rrallë në historinë e letërsisë shqipe dhe në atë botërore - shpjegon Sinani. Ndaj, duke parë këtë cilësi njësuese nënstrukturore dhe strukturore në tërësinë e asaj trashëgimie që ka krijuar Kadare, studiuesi bie në përgjigjen e pyetjen nëse ka ekzistuar një projekt i tillë qysh në fillim. Pohojnë se kjo është e pashmangshme. Në ligjëratën e tij, “Gjuha alegorike e Kadaresë, si antimodel i realizmit socialist”, kritiku Mark Marku, pasi krijon një vështrim midis lirisë individuale të shkrimtarit dhe elitës servile të makinës së propagandës komuniste, në një linjë përmend krijimin e projektit letrar të Kadaresë. Por vështrimi i tij hidhet tek asimetria e lexuesit të ri, sipas konotacionit të “njeriut të ri” dhe lexuesit modern. Shumë pak është thënë si lexohej Kadare në diktaturë.

Duke qenë jashtë sistemit referencial të ideologjisë komuniste, Kadare është ndër të paktët shkrimtarë që nuk i nënshtrohet kësaj ligjësie. “Kadareja vjen si shkrimtar modern i ndryshëm nga autorët e traditës ashtu dhe nga autorët bashkëkohorë socialistë. Që me romanin e tij të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u pa se letërsia e tij kërkon si kusht paraprak komunikimi, modelimin e lexuesit real që kishte prodhuar letërsia e mëparshme, dhe agresioni ideologjik komunist. Veprat e shkruar nga Kadare i drejtoheshin më tepër një lexuesi të ri sesa një njeriu të ri, më tepër një lexuesi ideal sesa një lexuesi real”. Sipas Markut “për aq sa vepra projekton lexuesin e saj, ai do të krijojë bashkë me të, dhe ky proces do të sillte një situatë të re komunikimi krejt në letërsinë shqipe”. Pra, raporti krijimtarisë me ekzistencën e një projekti letrar të Kadaresë është e lidhur dhe me lexuesin e tij, atë modern.

Ndërkohë që Kadare “punonte” për projektin e tij letrar, në anën tjetër regjimi komunist, paralel, nga ana e tij po projektonte shndërrimin ideologjik të individit, Marku thellon - se në këtë kuadër i kishte caktuar letërsisë dhe arteve një rol të rëndësishëm, atë të ndërhyrjes në botën shpirtërore të individit, përpunimit dhe mbizotërimit ideologjik të kësaj hapësire të brendshme. “Edhe pse pa ndonjë objektiv disidence të shpallur publikisht, vepra e Kadaresë, duke qenë pikë së pari një vepër që u bindej ligjësive, shkonte kundër këtij diversioni ideologjik të regjimit”, një projeksion që e bëri të mbërrinte në kundërshtinë e modelit estetik që po projektohej.

Paralel Kadare krijonte dhe studiuesi Shaban Sinani vëren se veprës së tij në 55 vite krijimtari nuk i mungon asnjë epokë: parahistorike dhe historike e popullit shqiptar, prej kohërave të mjegullta mitologjike, periudhës parakombëtare, kohës së formimit të vetëdijes etnike, epokës së humanizmit evropian, shekujve të vështirë perandorakë dhe periudhës historike, deri tek bashkëkohësia dhe sezonet politike të sotme.

Sinani veçon se prej fillimit të viteve ‘70, pika ku bashkohet me mendimet e tjera, është se në punën krijuese të Kadaresë nis të qartësohet një dukuri e re: “Veprat e tij gjithnjë e më shumë hyjnë në lidhje të forta me njëra-tjetrën, organizohen në diptikë e triptikë, në trilogji; duke qenë jo vetëm formalisht bashkë nën një titull, por dhe në kushtëzime të forta me njëra-tjetrën. Botimi i fundmë i veprës së plotë të tij, me një pranëvendosje të zgjedhur nga autori vetë, shpesh duke e shpërfillur kronologjinë dhe duke iu përmbajtur kryesisht kriterit të afërsisë a fqinjësisë strukturore, e bën më të dukshme këtë dukuri”.

Kësaj lidhjeje që krijon vepra e Kadaresë në tërësi, i shtohet edhe vëmendja kritike që ofron Mark Marku, i cili në ligjëratën e tij e sheh veprën e shkrimtarit të ndërtuar qysh në fillime mbi alegorinë. “Alegoria shndërrohet në element të rëndësishëm strukturor narrativ të vepër së tij. Ajo është çelësi i leximit për shumë vepra të tij, por njëherësh çelësi i leximit të realitetit politik. Për vite me radhë, leximi alegorik i veprës së Kadaresë ka qenë ndër të vetmet mundësi leximi të realitetit politik dhe ka qenë në fakt leximi më i saktë që i bëhej veprës së Kadaresë”.

Organiciteti i veprës letrare të Ismail Kadaresë, rregullsia në strukturën e përgjithshme të veprës, studiuesi Shaban Sinani dallon ciklet më të qëndrueshme të saj: 1. Cikli i veprave me motiv apo shkas biografinë e shkrimtarit, në pjesën më të madhe edhe vendlindjen, ngjarjet dhe përvojën e jetës vetjake të tij . 2. Cikli i veprave me motive etnografike, identifikuar me romanin “Kronikë në gurë” më pas “Prilli i thyer” etj. 3. Cikli i romaneve me motive mitologjike, shqiptare e klasike, romanet “Përbindëshi”, “Ura me tri harqe” e “Kush e solli Doruntinën”. 4. Cikli i veprave me pretekst jetën e ish-perandorisë osmane, me romanet “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, “Qorrfermani”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha” etj. 5. Cikli romaneve me pikënisje historinë romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. 6. Cikli i veprave me një paralele të dukshme jetën historike-politike bashkëkohore, të cilën Sinani e përmend si një prej cikleve më të debatueshme të veprës së Kadaresë, që janë vëllime poetike si “Përse mendohen këto male” e “Shqiponjat fluturojnë lart”, me “Ëndërr industriale” e “Motive me diell”, por dhe me disa vepra në prozë, për të cilat thotë se “fillimisht të menduara si një trilogji apo “triptiku i sfidave””, si romanet “Dimri i vetmisë së madhe” e “Koncert në fund të stinës”; si dhe triptikun “Vajza e Agamemnonit”, “Pasardhësi” e “Hija”. Ndërsa në dy ciklet e fundit të Kadaresë Sinani përfshin ciklin e letërsisë eseistike si dhe ciklin e letërsisë dëshmuese.

Sipas Sinani kjo ndarje nuk është rastësore, por kanë pavarësi dhe ndërvarësi prej njëra-tjetrës, prerje të përbashkëta dhe mure jo ndarëse. “Megjithëse e organizuar me një disiplinë të tillë, që lexuesit të sotëm gjithë kjo trashëgimi t’i paraqitet si një program i vetëm, vepra e Ismail Kadaresë është e hapur”.

Në gjithë këto argumente, që diskutuara dje, ndoshta për herë të parë Kadare do të shihet nën optikën e një projekti të vetëm artistik. “Vepra e I. Kadaresë mund të shihet si një projekt vetëm artistik, që i ka ruajtur qerthujt e saj si baraspesha të mëdha të yllësisë së vet, me një shpërfillje evidente ndaj ndryshimeve të mëdha e të vogla të stinëve politike dhe të ideologjive sunduese”.

Por ka dhe krisje brenda këtij sistemi të cilat Sinani e sheh si dilemë kur shtron pyetjen:

Kur fillon dyshimi dhe kontestimi në vlerat e sistemit në veprën e Ismail Kadaresë?

“Botimi i “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” në Francë në vitin 1971, dështimi i stinës së shkurtër të liberalizmit në vitin 1972, fushata e egër popullore ndaj romanit “Dimri i vetmisë së madhe” më 1973, ndalimi i poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh” më 1975 janë shpallja e zhgënjimit dhe hap pas hapi edhe e konfliktit të shkrimtarit me pushtetet dhe me doktrinën e tyre për letërsinë”. Ndërsa dilemat e “krisjes” në periudhën e lirisë, kur dolën jashtë qarkullimit breza shkrimtarësh, studiuesi Shaban Sinani pohon se projektit të veprës së Kadaresë nuk i shkaktoi asnjë çekuilibrim. Ciklet, thotë studiuesi, vazhdojnë të pasurohen dhe vë përballë sipas rregullsisë që paraqesin veprat: “Kronikë në gur” dhe “Darka e gabuar” - “mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës pa iu druajtur efekteve të “kohës së përmbysjes”, ashtu si mund të qëndrojnë denjësisht pranë e pranë “Çështjet e marrëzisë” dhe “Koha e shkrimeve”, “Identiteti evropian i shqiptarëve” dhe “Ardhja e Migjenit në letërsi”, “Tri këngë zie për Kosovën” dhe “Krushqit janë të ngrirë”.

Nëse ky projekt ishte i vetëdijshëm te Kadareja, dy studiuesit e mësipërm e pohojnë duke iu referuar talentit të shkrimtarit, por edhe të dhënave të jetës krijuese.

Teza e hapur është se “vetëm në mesin e viteve 1970 Kadare flet për herë të parë për trilogji, triptikë, grupe veprash të ndërlidhura mes tyre dhe kjo është koha kur shkrimtari mund të ketë menduar për pasurimin e cikleve themelorë të veprës së tij”. “Kjo, - thotë Sinani, - ka një ngjashmëri me frymën e shkrimeve biblike, ku e shkuara kushtëzon të ardhmen, ndodhia e re gjen shpjegim prej profecisë së vjetër, e parathëna e një breznie gjen konfirmim në jetën e brezit tjetër”.


Agron Tufa:Disidenca estetike e Kadaresë


Njeriu inteligjent, krijuesi, shpik një përmasë lirie për t’u arratisur dhe, për krijuesin, një liri e tillë arratie është gjuha, - gjuha e veprës artistike. Në kushtet e një survejimi oruellian, censure e spiunimi të shumëfishtë, e vetmja kundërvënie e mundshme është gjuha dhe tipi i ligjërimit artistik. Mendoj se gjuhët e strukturave ideo-logjike totalitare janë uniforme, imponuese dhe përjashtuese për çdo kod tjetër ligjërimor. Premisa se brezi i letrarëve të viteve ’60 do të mund të krijonte një gjuhë tjetër, doli e rreme, pasi poetët dhe shkrimtarët, fill pas prishjes së marrëdhënieve me BS, u rekrutuan rreth propagandës së partisë. Por projektimi i lirisë te shkrimi, krijon pashmangshëm vetëdijësimin për të. Marrëdhënia e pandërprerë me “strehën” e lirisë estetike - gjuhën, sjell gradualisht pjekjen e vetëdijes reflektuese, d.m.th., etikën e shkrimit. I vetmi që e provoi pa konfrontim të hapur politik (pa gjak) këtë kundërvënie estetike ishte Ismail Kadare, i cili krijoi për herë të parë një vepër romaneske pa hero pozitiv, pa protagonistë sekretarët e partisë. Kjo është arsyeja pse ky romani i tij i parë, “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” (1963), lexohet i freskët dhe pa asnjë firo edhe sot, sikundërse krejt vepra e plotë e tij (të cilën e kemi të përmbledhur nga “Onufri” në serinë “jeshile”, - një botim luksoz, rekord deri më tash në standardet e botimit në Shqipëri). Në një relacion për Kadarenë, që ruhet në ish-arkivin e PPSH, dosja 354 e fondit 14 (Dosja K.-Shaban Sinani), provon kontrollin hap pas hapi që ushtronte Sigurimi, veçanërisht ndaj shkrimtarëve të këtij kalibri. Ishte gjithashtu romani ku, siç shprehet Arshi Pipa, “përmbysi ligjet e shenjta të realizmit socialist: Partia kurrë nuk përmendet, tematika socialiste është lënë tërësisht mënjanë dhe heroi i romanit është një gjeneral armik i vendit”. Dhe më tej “Duke përshtatur strategji nga shkrimtarë disidentë sovjetikë, ai vazhdoi të punojë në një mënyrë origjinale të shkruari, e cila minoi realizmin socialist: mënyra alegorike dhe teknika të tjera....”. Madje, Arshi Pipa në parathënien e përkthimit prej tij të “Kronikë në gur” thekson ndër të tjera se Dasma është një përqeshje me lëvizjet revolucionare dhe aksionet komuniste. Pipa zbulon në veprën e Kadaresë psikanalizën frojdiste, deheroizmin, neverinë ndaj realizmit socialist. Parathënia nuk u pranua nga botuesi i romanit, por Arshi Pipa e botoi si artikull më vete në revistën amerikane Tellos (1987).

Letërsia dhe politika në disidencë janë të pandashme. Dukuritë letrare shndërrohen në fakte politike, jo aq për shkak të përmbajtjes së tyre politike, të cilat janë shumë larg prej shprehjes së drejtpërdrejtë, por për shkak se ekzistenca e letërsisë së pavarur, të prirë nga nevojat estetike dhe morale dhe jo nga vullneti shtetëror-partiak, e shkallmojnë sistemin, që përfshin letërsinë në strukturën e pushtetit.

Duke folur për gjuhën e veprave të Kadaresë, si strehë dhe projeksion krijues të lirisë individuale kam pasur bindjen, se tëhuajsimi i parë i Kadaresë nga socrealizmi ka qenë mospajtimi stilistik dhe-estetik. Ky mospajtim të çon pashmangshëm në mospajtimin ndërmjet gjuhës individuale dhe kolektive, jo vetëm në regjimin e Enver Hoxhës, por me çdo lloj regjimi totalitar. “Liria, e çdo lloji qoftë, - fizike apo politike fillon nga gjuha “ - shprehet disidenti rus Andrej Sinjavskij.

Dhe po ajo gjuhë, më saktë, papërsëritshmëria e stilit të ligjërimit, shkrimit (çka dhe përbën objektin e stilistikës), i cili lind mospajtimin, neurozën, vuajtjet dhe në përgjithësi të pengon të jetosh, - nga ana tjetër është po e njëjta gjuhë dhe mundësia më e mirë për të dalë në liri: të bëhesh i pavarur nga pushteti, turma, të dalësh përtej sinorëve të absurditetit.

Paradoksalisht sot, në liri, një përveçim e pavarësim gjuhësor, që të bën ta opozicionosh veten në mënyrë kundërvënëse me shumëçka që s’pajtohesh dot, është tepër e vështirë ta arrish. Që të jesh sot interesant, tjetërmendues, origjinal, i pavarur etj, për këtë nuk të plas kush në burg, nuk ngrihen kolektivisht të të dënojnë me organizata e fronte, por gjithsesi përpiqen që këtë gjuhë të ta vrasin menjëherë, në rrënjë - në stadin embrional apo në fazën e ngjizjes së frutit, maksimumi që në moshën 2-3 vjeçare. Përfytyroni epokën dhe përditshmërinë komuniste në fillimet e shkrimit të Kadaresë (një fjalë goje kjo, po ec e kridhu!), thjesht për të qenë të drejtë me veten në radhë të parë. Pastaj përpiquni të orientoheni nëpër terrinat dhe verbinat e tallazitjes propagandistike. Atëherë them, jo nga “maja e pilafit” të sotëm. Nuk është e njëjta logjikë! Si do të ishte gjuha juaj atëherë? Po forma e burgut dhe e gjyqit tuaj? Atëherë më mirë një burg hapësinor e i pakufishëm me muret prej fantazie e abstraksioni të gjuhës. Sepse sa më e koklavitur të jetë gjuha stilistike, aq më shumë potencial lirie fsheh ajo - liri kuptimesh, ndjenjash dhe asociacionesh. Të flasësh ndryshe prej të tjerëve, do të thotë të mendosh ndryshe. Dhe të shohësh ndryshe. Edhe të ndjesh ndryshe. Dhe mandej fillon të shohësh edhe atë, që nuk e shohin të tjerët. Gjuha origjinale, individuale të çon pashmangshëm në konflikt me pushtetin. Madje edhe nëse ty as të bëhet vonë për politikën. Përndryshe ke të bësh me gjuhën e pushtetit dhe ajo është gjithherë, prej çdo pushteti, gjuhë servile, e sheqerosur dhe lajkatare, sepse kjo është gjuha e kolektivit. Si duket, me kalimin e viteve të para në pikun e luftës së Ftohtë, kjo gjuhë i ngjallte Kadaresë neveri fiziologjike. Prandaj, ai nuk pranon më të shkruajë asnjë krijim letrar konformist, me të cilin të justifikonte se është ende me kolektivin e Lidhjes; nuk pranon të japë taksën e Karontit, asnjë voll të bakërt. Gjuha e tij e ka shpërfillur gardhin e përbashkët. Ajo ka dalë në botë. Gjuha individuale shfrytëzohet, në fillim për të zgjeruar kufijtë e së lejueshmes, mandej, duke fituar siguri, intuitë e terren, për të dalë në një zonë të lirë, vetmitar, me ajër të rralluar, as në qiell as në tokë (vargjet: “Nga supet si ta heq këtë barrë,/ ku ta hedh këtë peshë, si./ Me të s’mund të zbres atje poshtë/ po as lart dot s’e lë kurrsesi”. Pasi ka fituar lirinë e vet, gjuha individuale bëhet mandej mbrojtëse e lirisë tënde. Provokimi lind absurdin - por ajo vetë mandej të mbron ty nga absurditeti i jetës. Kështu gjuha dhe provokacioni estetik mbrojnë dinjitetin tënd njerëzor - kur asgjë tjetër nuk është në gjendje ta mbrojë. Sepse provokimi estetik që ka shkaktuar vazhdimisht vepra artistike e Kadaresë, është një gjuhë jo vetëm e shkrimtarit, por e çdo intelektuali tjetër. Vetëm me anë të këtij provokimi mund të dilet nga kufijtë e së pranuarës. Të provokosh është predikimi i parë dhe i pari instrument i intelektualit në kohë diktature. Kjo nuk është vetëm mbrojtje, por edhe një praktikë normale. Intelektuali nuk mund të shkrihet me gjuhën e pushtetit, të përkëdhelë, por të nxisë shpërthimin dhe të edukojë instinktin e çlirimit të ndërgjegjes.

Në raport me realizmin socialist dhe komunizmin, Arshi Pipa e ka quajtur “heretik” Kadarenë, duke pasur parasysh se, psikologjikisht dhe estetikisht ai s’kishte pikë lidhje as me komunizmin dhe as me idetë e majta, as madje me ndofarë dogme tjetër. Unë mendoj se “heretizmi” i Kadaresë ka të bëjë vetëm me një adhurim të vetëm, që është karakteristik për shërbëtorët e të vetmit tempull që njohin: letërsia! Dy apo më shumë dashuri njëkohësisht të largojnë t’i jepesh tërësisht objektit të adhurimit, sepse herëdokur ai duhet zgjedhur mes alternativave të tjera. Zgjedhja përcakton dhe indentifikimin. Kjo është arsyeja pse letrariteti i gjuhës së teksteve të tij dallon prerazi dhe thellësisht nga çdo tekst tjetër i bashkëkohësve, aq sa duket se Kadareja i përket një civilizimi radikalisht të ndryshëm me ta. Këtë procedurë të thjeshtë krahasimore mund ta bëjë gjithsecili edhe nga lartësitë e të sotmes.

Këtu është rasti të hapim një parantezë: kurrë dhe në asnjë rast (edhe kur është ngacmuar qëllimshëm) Kadareja nuk e ka deklaruar veten disident. Disidenca vetë është term mbi të cilin janë mbishtresuar kuptime të ndryshme në kohë e koniunktura të ndryshme. Disidenca vetë nuk ka një histori në kuptimin e saj tradicional as në Lindje: nuk ka themelues, teoricienë, data të ndonjë kongresi apo manifeste. Madje është e pamundur të përcaktosh (veçanërisht në etapat e hershme) se kush ka qenë pjesëmarrës i lëvizjeve protestuese. Disidenti që në origjinë të termit shenjon njeriun që u kundërvihet modeleve religjioze, politike dhe artistike. Më vonë kemi historinë e re të termit me realet e komunizmit në Evropën Lindore, por struktura e kësaj kundërvënieje ruhet në politikë, art, shkencë, religjion dhe shkencat shoqërore. Ismail Kadareja nuk e ka pranuar atributin e disidentit, duke pasur parasysh dominantën e tij të kundërvënies së hapët politike në Lindje, ani pse duke filluar nga viti 1989 “Letrat” e tij Presidentit të atëhershëm R. Alia gravitojnë pikërisht në thelbin e këtij kuptimi. Por jashtë çdo dyshimi, me arsyet që parashtruam më sipër, gjuha, stili, alegoria dhe simboli, tërë formacioni letraro-stilistik dhe kuptimor i veprës së Kadaresë të çon pashmangshëm në një përmasë gjithnjë e më koherente të “disidencës estetike”. Ata që lypin më shumë se kaq nga një shkrimtar kërkojnë qiqra në hell. Duke mos u konfrontuar haptazi me diktaturën, disidenca estetike e Kadaresë u mishërua me kundërvënien e gjuhës, modelit dhe stilit letrar, e cila sigurisht projektohet në krejt sistemin e ndjeshmërisë dhe shijes për të bukurën. Shija e së bukurës është më rezistentja në historinë e njerëzimit, pavarësisht karakterit të përkohshëm e nomad të diktaturave. Njeriu reziston me atë çka ka më të çmuar, më vlerën më të spikatur që e përfaqëson. Vepra e Kadaresë është ajo që mbijetoi, diktatura jo! Ky është bilanci, të cilin nuk mund ta bëjë asnjë bashkëkohës i Kadaresë për veprën e vet, në atë lartësi artistike që lyp arti i përjetshëm.

Gjatë këtyre viteve është hedhur shumë mjegull, shumë histori të mistifikuara, shumë thashetheme; shumë misionarë e kanë përndjekur (madje edhe ndërkombëtarisht) individin Kadare me një makth hakmarrës. Psikologjikisht kjo është e shpjegueshme: salierizmi ka ekzistuar në të gjitha kohërat, sepse gjenia gjithmonë sfumon, eklipson, të nxjerr në hije. I gjitha kazani i plehrave të diktaturës herë pas here trazohet për të nxjerrë në sipërfaqe pikërisht produktet e komunizmës, duke ndërtuar keqkuptime, nxitur dhe duke shfrytëzuar skupe mediatike. Psikologjikisht edhe kjo shpjegohet me origjinën e killerave. Kadareja i shqetëson jo vetëm si person, por sidomos shqetësuese bëhet vepra e tij. Ka një thirrje në patosin e këtyre veprimeve, një thirrje që e përkthyer do të shfaqej me habinë e një pengu: “Si na shpëtoi ky?” Por përgjigja është e vetvetishme, retorike: “Triumfi i inteligjencës”!

Ende nuk më ka ndeshur rasti të dëgjoj një shkrimtar a poet me vlera të njëmendta letrare, që të ngrejë pretendime mbi veprën e Kadaresë, por gjithnjë - e kundërta. Si duket solidariteti i mediokërve dhe dështakëve priret gjithmonë drejt një aleance të tillë solidare.

Tashmë që realizmi socialist ka rënë bashkë me dogmën dhe sistemin që e imponoi, tash kur krijuesi është i lirë të matet me aftësinë e vet dhe dhuntinë e Zotit, bëhet edhe më qesharak dhe absurd korri i salieristëve anti-Kadare.

E marrim nga një pikëvështrim tjetër çështjen dhe le të arsyetojmë me vlerat e përjetshme të letërsisë. Supozojmë se jemi në vitin 3000. Bashkëkohësi i këtyre viteve hipotetike do të komunikojë me vlerat artistike, me tekstet e shkrimtarëve. Ai as do t’ia dijë nëse Kadare ka qenë shtatlartë apo shtatshkurtër, tullac apo me flokë, i martuar apo beqar, koprrac apo bujar. Këto janë gjëra jashtëletrare. Por ky bashkëkohës jam i sigurt se ka për të lexuar (ashtu siç lexohen sot) romanet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Përbindëshi”, “Breznia e Hankonatëve”, “Kronikë në gur”, “Pallati i ëndrrave”, “Ura me tri harqe”, “Viti i mbrapshtë”, “Kush e solli Doruntinën?”, “Pashallëqet e mëdha”, “Çështje të marrëzisë” si dhe një dyzinë romanesh, novelash, tregimesh dhe poezish të tjera. Dhe zor se do t’i njohë një vistër salierësh të sotëm. Kjo është ligjësia e përjetshme e letërsisë që bën të lexohen sot edhe Virgjili, edhe Dantja, edhe Shekspiri, edhe Gëtja, edhe Selini, edhe Hamsuni, edhe Brehti, edhe Paundi, edhe Brodskij, etj. Letërsia nuk ka vend për gjykime e paragjykime konjukturale, ajo është e vetëmjaftueshme me faktin që ajo ose është, ose nuk është. Gjuha shqipe diti t’i rezistojë stinës së thatë të komunizmit nëpërmjet instrumentit të saj më besnik, shkrimtarit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...