Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/05

Leonardo Da Vinci krijoi një portret të idealizuar dhe jo një portret të caktuar

Nga Flori Bruqi: Salai kishte tipare femërore,thotë studiuesi 


Silvano Vinceti

“Salai kishte tipare femërore dhe ngjan shumë edhe me disa piktura të tjera të bëra nga Da Vinci”, shpjegon Silvano Vinceti, president i Komitetit Kombëtar të Vlerave Historike.Ai thotë: “Vepra nisi si një portret i Lisa Gherardini, por me kalimin e kohës u shndërrua në diçka tjetër. Da Vinci krijoi një portret të idealizuar dhe jo një portret të caktuar.”“Kjo mund të jetë edhe arsyeja se përse ky portret bën që të lindin kaq shumë teori”...
Shumica e dijetarëve të hershëm besojnë se portreti më i famshëm i Leonardo da Vinçit paraqet Lisa Gherardinin, gruaja e një tregtari të pasur të mëndafshit. Kjo grua më vonë u quajt Mona Lisa. Por Silvano Vinceti, kreu i një ekipi studiuesish në Itali beson se piktura është frymëzuar nga Gian Giacomo Caprotti, i cili filloi të punojë me mjeshtrin e renesancës, që nga fëmijëria e deri në moshë të pjekur kur të dy zunë shoqëri.
Ai tha se disa nga veprat e Leonardos, duke përfshirë dy piktura, atë të Shën Gjon Pagëzorit dhe një vizatim të vogël të njohur si "Angel Incarnate” kanë qenë të bazuara tek Caprotti.
”Të gjithë këto portrete paraqesin një veti të Caprottit. Mirëpo ato janë me ‘mëlmesa’, me flokë të gjatë”, ka thënë Vinceti.
Sipas tij, ngjashmëria më e madhe e këtyre veprave e në veçanti tek Mona Lisa është goja. “Tek Mona Lisa veçanërisht në pikturimin e gojës dhe hundës është një ngjashmëri shumë e madhe”, ka thënë Vinceti i cili është kryetar i Komitetit Kombëtar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Itali. Vinceti, i cili ka kaluar më shumë se një vit duke bërë këtë studim, ka thënë se portreti i Mona Lisës është një mister që gjithherë mund të gjesh detaje të reja.
Mona Liza nuk është portreti i një gruaje

“Ai njeri kishte model atë djalë. Në veprën e Mona Lisës kjo shihet qartë”, ka thënë ai.
“Leonardo sigurisht ka futur karakteristikat e tij tek Mona Lisa”, ka shtuar Vinceti.
Caprotti mendohet të ketë hyrë në familjen e Leonardos rreth vitit 1490, kur ai ishte rreth 10 vjeç. Duke punuar si asistent i Leonardos për 20 vjet ai kishte marrë pseudonimin Salai ose “Little Devil” që në shqip ka domethënien - dreqi i vogël. Sipas historisë ky ‘dreq i vogël’ kishte qenë edhe subjekt i disa vizatimeve erotike të DaVinçit që rrjedhin nga koha e Renesancës....


Sipas disa studimeve të fundit që janë bërë mbi veprën e Leonardo da Vinci, Mona Liza i ngjan një mashkulli me emrin Leonardo Salai, me të cilin Da Vinci ka jetuar për 20 vjet.



 .
"Salai ishte shumë i bukur dhe ndoshta dashnori i Leonardos", ka thënë Vinceti. Me këtë deklaratë Vinceti ka bërë bujë të madhe në të gjitha mediat të cilat tashmë kanë filluar ta quajnë Mona Lisën ‘gay’.
“Salai ka vjedhur nga Leonardo gjithçka. Madje edhe zemrën. Kjo i shkaktoi shumë probleme, mirëpo artisti gjithmonë e ka falur atë”, ka theksuar Vinceti. Megjithatë historianë të ndryshëm në Itali janë skeptikë në lidhje me teorinë e Vincetit.
Doktori i historisë së artit, Pietro Marani, i cili ka shkruar shumë libra për Leonardo da Vinçin e ka quajtur teorinë e Vincetes si të pabazë.
“Vincete nuk e di se çfarë është duke thënë. Ai mund të jetë edhe në gjumë”, ka thënë me ironi Marani.
Dijetarët e mëparshëm kanë pohuar se Leonardo ka pikturuar Mona Lisën si një portret të vetëmaskuar, me buzëqeshjen e tij të shkëlqyeshme, por enigmatike. Ata thonë se ai po shikonte nënën e tij.




Leonardo da Vinçi dhe 17 shpikjet e tij...



Leonardo da Vinçi njihet me respekt rreth e qark botës si mjeshtër i Rilindjes për pikturën dhe shpikjet inxhinierike. Megjithatë pak e patën menduar atë si shpikës i gjërave më të dobishme që tashmë njerëzimi i ka në përdorim. Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Leonardo lindi në vitin 1452 në Vinçi dhe vdiq në Francë në vitin 1519. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të Rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shpjegimet teorike. Sipas Da Vinçit, "shkenca është bija e përvojës". Ai qe i pari që përdori atë që ne sot quajmë "mënyrë shkencore", për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor.
Fluturimi
Ai ishte gjithmonë i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz dhe një deltaplan, por që ky nuk do të kishte mundur të fluturonte. Mori pjesë në shumë autopsi, duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Piktura
Piktura dhe vepra e tij më e njohur është "Mona Liza", që ruhet në Muzeun e Luvrit në Paris, pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të përfaqësonte gruan e tregtarit Fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundit, e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të muzeut të qytetin e Shen Pjetërit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri: ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama çoi gelsomini" ("Zonja me jasemin"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza, në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forl?-t e Imola-s. Në astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore sepse ishte e mbuluar me ujë. Ai filloi të mendonte dhe të ishte i dobishëm për të gjitha problemet që kishte njerëzimi në atë kohë dhe mundohej t'i bënte gjërat më të lehta me inteligjencën e tij të rrallë. Filloi me një planimetri të qytetit të Milanos në Itali, duke projektuar në hapësirat e qytetit shtëpi të bukura, shërbime publike, etj. Da Vinçi mendoi jo vetëm për ecjen në tokë me anë të makinës, por dhe në ujë, dhe për këtë ai shpiku anijen më avull, e cila ishte një bark me elika.

1. URBANIZËM
Leonardoja punoi planimetrinë e qytetit të ri të Milanos, që parashikon rrugë të gjëra, shtëpi të bukura, shërbime publike etj. Ai realizoi në një farë mënyre planin urban të këtij qyteti, duke përcaktuar pikat kryesore të një vendbanimi.

2. ANIJE ME AVULL
Kjo shpikje ishte një barkë e pajisur me elika (si anijet me avull që u ndërtuan tre shekuj më vonë) duhet të ecte me një shpejtësi prej 50 miljesh në orë. Elikat, me gjatësi rreth 90 cm, do viheshin në funksion me anën e një mekanizmi me forcën e krahut.

3. KARROJA E LUFTIMIT
Edhe kjo karro luftimi, mosha e të cilës është 400 vjet, i detyrohet gjithashtu Da Vinçit. Ky projekt i frymëzoi konstruktorët e kohëve tona për ndërtimin e tankeve.

4.ÇAKMAKU
Ja një çakmak me gur zjarri për të ndezur automatikisht fitilin. Bie në sy midis pjesëve të tij të ndryshme, ai tip zinxhiri që më vonë do të përdoret për biçikletat dhe motoçikletat.

5. VINÇI RROTULLUES
Vinçi rrotullues i projektuar nga Leonardo da Vinçi është vendosur në një platformë rrotulluese, ai është i pajisur më kundërpeshë dhe me një dispozitiv ndaljeje. Vinçat modern nuk ndryshojnë shumë nga ky.

6. FORTESAT
Leonardoja pati idenë e një lloji fortese krejt të re e origjinale. Kjo do të kishte dy mure rrethore, të ndara nga një hendek shumë i thellë. Mbrojtësit mund të komunikonin me njëri-tjetrin nëpër disa galerive të nëndheshme.

7. KANALE
Në Milano, në shërbim të familjes Sforc, Leonardoja përfundoi ndërtimin e kanalit të Martesanas, i cili lidhte dy kanale të lundrueshëm që përshkonin qytetin. Atij i kushtohen përmirësimet që iu bënë ekluzave të njërit prej këtyre kanaleve.

8. THARJA E KËNETAVE
Leonardoja hartoi projektin e lidhjes së qytetit Firence me detin e Tirenit me anën e një kanali të lundrueshëm, që do të kalonte nëpër Prate, Pistoja, Seravale dhe Fuçekio. Gjatë tre vjetëve që ai kaloi në Romë, punoi planin e tharjes së kënetave Pontine.

9. HELIOCENTRALET
Para Kopernikut, Leonardo da Vinçi pat mohuar parimin “heliocentric” (nga fjala greqisht “helios” që domethënien “diell”) sipas të cilit Toka bënë pjesë në një sistem astronomik, që ka si qendër Diellin. Në atë kohë besohej se Toka ishte e palëvizshme dhe përbënte qendrën e gjithësisë (gjeocentrizëm).

10. MITRALOZI
Edhe makina luftarake, që shihni këtu, është projektuar nga Leonardoja, është një armë zjarri me shumë gryka, e pajisur me 33 tuba dhe e aftë për të bërë 3 breshëri me nga 11 goditje në të njëjtën kohë. Kjo do të jepte idenë e mitralozit modern.

11. AUTOPSIA
Leonardoja ishte një nga shkencëtarët e parë që studioi kufomat, për të njohur më mirë trupin e njeriut. Ai nuk ka lënë përshkrime të hollësishme mbi funksionimin e zemrës, mbi ndërtimin e kolonës kurrizore dhe mbi lëvizjen e muskujve.

12. AEROPLANI
Da Vinçi në një farë masë ishte dhe paralajmëtar i aviacionit. Ai ishte i pari që dha idenë e ndërtimit të një aparati për të fluturuar. Ai shpiku planerin, një lloj aeroplani pa motor, që fluturonte i mbajtur vetëm nga shtytja e ajrit, mbi të cilin mbështeteshin krahët e tij.

13. PARASHUTA
Leonardo da Vinçi zbuloi parimin e parashutës dhe dha masat e saj. Skicimi i saj është bërë në vitin 1485 dhe mendohet të jetë e para në botë. Ai shkroi që me anë të kësaj parashute mund të hidhej ndaj çdo lartësie pa u dëmtuar.

14. HELIKOPTERI
Ky aparat ajror i Leonardos konsiderohet si stërgjysh i helikopterit të sotëm. Ai do të vihej në funksionim nga 4 njerëz, të cilët duke u mbështetur mbi shufrat, do të lëviznin shtyllën e lidhur me një elikë. Kjo lloj “vidhe ajrore”, duke bërë “kopje” , do të mund të ngrihej lart.

15. SKAFANDRI
Skafandret moderne me të cilat njerëzit zhyten në thellësi të vogla janë pothuaj të njëllojtë me ata që projektoi Leonardoja.

16. MAKINA ME AVULL
Me këtë aparat, të quajtur “arkitronitë”. Leonardoja, shumë më parë se Denis Papeni dhe kazani i tij i famshëm, eksperimentoi fuqinë e madhe të avullit të ujit. Makina e parë me avull u ndërtua më vonë, në bazë të skicave të tij.

17. OPTIKË
Da Vinçi studioi edhe optikën, domethënë shkencën që merret me studimin e fenomeneve të dritës. Ai qe i pari që e kuptoi se për çfarë arsye drita projekton përfytyrimet e përmbysura në atë që quhet “dhoma e zezë”.

14 maj 2010

nga Flori Bruqi :Leonardo Da Vinçi, gjeniu i tkurrur nga ideologjitë e kohës(1452–1519)

 Citate nga Leonardo da Vinçi
  • "Mjerë ai nxënës që nuk ia kalon mësuesit të tij."
  • "Ashtu siç një ditë e kaluar mirë sjell gjumë të lumtur, një jetë e kaluar mirë sjell vdekje të lumtur."
  • "Kam fyer Zotin dhe njerëzimin sepse vepra ime nuk arriti cilësinë që duhet të kishte arritur."
  • "Ndërsa mendoja se po mësoja si të jetoja, kam mësuar si të vdes."
  • "Por shkencat e verteta janë ato qe pervoja ka bere te depertojne nepermjet shqisave, dhe vuri qetesi ne gjuhet e ngaterrrestareve, dhe qe nuk le te enderrojne hulumtuesit e tyre, por gjithmone mbi te vertetat paresore dhe parimet e njohura vazhdon me tej dhe me pasoja te verteta gjer ne fund, sic shfaqet ne matematikat e para, pra numer dhe mase, te quajtura aritmetike dhe gjeometri, qe trajtojne me vertetesi te plote nga sasia nderprerese dhe vazhduese".
  •  
 http://webtafe.com/juanm/juanm/images/leonardoastrology.jpg


Leonardo da Vinçi (origj. Leonardo da Vinci i njohur edhe si Da Vinci ose Leonardo) lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux (Kluks) të Ambuazit. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor italian i Rilindjes. Babai i tij Ser Piero da Vinci ishte noter ndërsa e ëma një fshatare me emrin Katerina. Pasi lindi para futjes së mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotë ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci".

Si piktor (vizatues), ishte nxënës i Verrocchios, në shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij të hijshëm me vija të prera e të sakta. Këto mënyra të di Credi-t ndikuan te Leonardoja, por më pas ishte radha e Lorencos të mësonte nga Leonardo.Ai është një ndër humanistët më të mëdhenj ne kategorinë e artit. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.

Jeta

{{Leonardo da viçi dhe erudit bajrami ishin nder pikotoret me te medhenje te kohes,dhe ishin shokë te pa ndashem me njeri tjetrin .Por nje dit erdhi koha qe ata te dy te ndaheshin keshtu qe :
Leonardo da Vinçi

Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Por qarkullojnë një sasi e pambarimtë pasaktësish e thjesht fantazish, përfundim i pesë shekujsh studimesh të përafërta.

Leonardo i firmoste punët e tij vetëm me "Leonardo" ose "lo, Leonardo" ("Leonardi"). Prandaj referohet një vepër e tij si "një Leonardo" e jo si "një da Vinç". Ndoshta, nuk përdorte emrin e të atit - me të cilin përndryshe do të punonte (krijonte) në Firence – pasi që ishte një bir i paligjshëm.

Leonardo lindi në 1452 në Vinçi. E dimë orën e datën e saktë falë një dokumenti të shkruar nga gjyshi: "1452, lindi një nip i imi, biri i Ser Piero, im bir në ditën 15 prill të shtunën në orën 3 të natës. Pat emrin Lionardo. E pagëzoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinci."

Thuhet se Leonardo (që jetoi 5 vjet me të ëmën) ra një herë nga krahët e saj dhe një herë tjetër pas një viti nga ballkoni.

Leonardo ishte vegjetarian për gjithë jetën e tij. Piktor nxënës në shitoren e Verrokios, ku mori ndikim të pikturës tejet realiste qoftë nga Verrokio, mbi të gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, në këto mënyra mund të referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh në Firence); filloi shumë shpejt të vizatonte për vete në Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi për Ludoviko Sforca, Dukë i Milanos, ku pat shitoren e tij me nxënës.

Shtatëdhjetë ton bronz që u menduan për "Kalin e Madh", një gdhendje (statujë) kali e Leonardos, u përdor në vend të tij për të prodhuar armët e nevojshme nga Duka për të shpëtuar Milanon nga francezët e Karl VII në 1495.

Kur francezët u rikthyen nën udhëheqjen e Luigji VIII në vitin 1498, Milano ra pa luftë, duke përmbysur Sforcët.

Leonardo mbeti në Milano për disa kohë, gjersa një ditë gjeti harkëtarët francez që përdornin modelin e tij prej argjile në përmasa reale të "Kalit te Madh" si tabelë qitjeje për ushtrim. La atëherë Milanon së bashku me Salai e me mikun e shpikësin Luka Paqoli për Mantova, duke u zhvendosur dy muaj më pas në Venedik e kështu përsëri në Firence në fund të prillit të 1500.
Clos Lucé në Francë, ku vdiq Leonardoja në vitin 1519

Në Firence hyri në shërbim të Çezare Borxhasë si arkitekt ushtarak e inxhinier.

Në 1506 u kthye në Milano, tani në duart e Masimiliano Sforcës pasi që mercenarët zviceranë dëbuan francezët.

Këtu takoi Françesko Melci, që u bë një mik i dashur e shok gjer në vdekjen e Leonardit e për pasojë trashëgimtar i tij.

Nga 1513 deri 1516 jetoi në Romë, ku qenë piktorë aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe pse nuk pat shumë kontakte me ta.

Në 1515 François I i Francës (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e një luani mekanik për bisedimet e paqes që mbaheshin në Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.

Në vitin 1516 hyri në shërbimin e Francesko I me detyrën piktor i parë, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua përdorimi i Clos Lucé, pranë Kështjellës së Ambuazës, vendbanim i mbretit, bashkë me një pension të majmë. Leonardo e mbreti u bënë miq të mirë.

Vdiq në kështjellën e Cloux (Kluks), afër Amboise në Francë në vitin 1519. Sipas dëshirës së tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros në Cappella di Saint-Hubert (Kapelën e Shën Hubertit) në Kështjellën e Amboise. Dukej që Leonardo nuk ka patur kurrë lidhje të ngushta me gra. Në vitin 1476 u padit anonim për kontakte homoseksuale me një model 17-vjeçar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit së bashku me tre të rinj të tjerë për sjellje homoseksuale e lëshua për mungesë provash. Për një farë kohe Leonardo mbeti nën mbikëqyrjen e "Zyrtarëve të natës", një lloj "mbrojtësish moral të rilindjes".

Leonardo është i njohur për vizatimet e tij të mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 që gjendet në Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shën Maria e Hijeshive) që mjerisht që nga viti 1517 filloi të përkeqësohej korja e vezës së përdorur në pëlhurë, në vend të teknikes zakonore (tradicionale) të vizatimit mural, afresku që përfaqësonte për të një pengesë të madhe pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bërjen e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra më e njohur është Mona Liza (e njohur më mirë si La Gioconda (Lozonjarja), që ruhet në Muzeun e Luvrës në Paris, pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të përfaqësonte të gruan e tregtarit fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundmja , e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të Muzeut të qytetin e Shën Pjetërit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri : ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza , në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forlì-t e Imola-s.

Portreti në fjalë i Caterina Sforza, tani i ruajtur në pinakotekën e qytetit të Forlit mund të shihet në këtë faqe: [1]

Sigurisht Leonardo ishte shumë i lidhur me këtë portret, si dëshmi e faktit se e solli me vete në Francë në vitin 1517.

Vetëm shtatëmbëdhjetë piktura të tij e asnjë prej gdhendjeve të tij kanë mbijetuar. Leonardo shpesh parahidhte (projektonte) piktura të mëdhaja, me shumë shënime e skica, vetëm për t´i lënë në fund në projekte të pambaruara.

Në vitin 1481 iu vu detyrë vizatimi për një altar : L'adorazione dei Magi (Adhurimi i të diturve). Pas projektesh të mëdhaja e shumë skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis për në Milano, ku kaloi shumë vite duke bërë plane e modele për një gdhendje (shtatore) përkujtimore kali të bronztë të lartë 7 metra (Kali i Leonardos Milano). Për shkak të luftës me Francën, projekti nuk u përfundua kurrë. Falë një nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte të tija, një shtatore e ngjashme u përfundua në Nju Jork në vitin 1999. Shtatorja i është dhuruar qytetit të Milanos dhe gjendet tani në hyrjen e Hipodromit të Troto-s të San Siro.

Ende kur ishte në Firence iu besua një afresk madhështor për një mur të Salone dei Cinquecento në Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit), rivali i tij Michelangelo duhej të pikturonte murin përballë. Pasi pati bërë një larmi të pabesueshme studimesh parapërgatitore të punës, la qytetin e murali nuk u mbarua për shkaqe teknike për të cilat qe vetë përgjegjësi kryesor.


Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8.000 faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën. Leonardo ishte majtosh dhe shpesh e përdorte shkrimin pasqyrë, pra shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike. Sipas Leonardos, shkenca është bija e përvojës . Ai qe i pari që përdori atë që ne sot quajmë "metodë shkencore", jo për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore) sepse edhe shumë dijetarë të tjerë para Leonardos (p.sh. Talesi nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për afrinë e tij matematikore, të asaj që Leonardo e quante arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë . Për këtë Leonardos i njihet merita e jetësimit të metodës sshkencore. Gjatë jetës së tij, projektoi një enciklopedi të madhe, që bazohet mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithatë, pasi atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, Leonardoja dijetar u injorua nga studiuesit bashkëkohanikë të tij.

Ai ishte i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve dhe projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë edhe një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar sepse do të ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe një deltaplan por që ky do të kishte mundur të fluturonte.


Mori pjesë në shumë autopsi duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.

Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij) qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekanikë: është i tiji projekti i parë i dokumentuar mbi një robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shënime të rizbuluara në vitet 1950 në kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495 - 1497 tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit). Kalorësi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t´i dhënë shpirt një prej festave të Dukës së Milanos, sidoqoftë nuk dihet se është realizuar ndonjëherë.


Në vitin 1502 Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240 metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë civile për Sulltanin osman Beyazid II.

Parashikohej që ura të vendosej në grykën e Bosforit e njohur si Briri i Artë por nuk u ndërtua kurrë. Vizioni i da Vinçit u ringjall në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji.

Por,midis projekteve të realizuara, është porti-kanal i Cesenatico (Çesenës),vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.

Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe "tanke" të lëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba copëtuese, etj. Edhepse kishte bindjen se lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore.

Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të dhëmbëzuara (njehsori i parë mekanik), një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një mekanizëm me sustë dhe një tezgjah automatik i cili u ndërtua së fundi nga muzeu kombëtar i shkencës dhe i teknikës dhe prodhon 2 cm pëlhurë në minutë.
Rombikuboctedron nga Leonardo siç u shfaq në Divina Proporzione (Përpjesëtimi Hyjnor) të Luka Paçolit, 1509

Në vitet që pasuan ai demonstroi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore, nëpërmjet përdorimit pasqyrave konkave për ngrohjen e ujit.

Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore sepse ishte e mbuluar me ujë.

Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tija. Ata mbetën të fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, në librin e tij "Inxhinierët e lashtësisë", e mendon Leonardon jo të parin e inxhinierëve modernë sesa "të fundit të atyre të lashtësisë", duke saktësuar se pas kohës së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore.

Në vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milionë dollarë. Por shumë nga skicimet e da Vincit janë sot pronë e familjes mbretërore britanike.


Leonardo ka lënë një sasi të mirë studimesh arkitektonike, skica ndërtesash dhe projekte urash. Përsosi projekte inxhinierie bashkëkohore, si ato të Francesco di Giorgio (Françesko di Gjorgjo) ose të Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortë nga ndihma e matematikanit Luka Paçoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkëkohore, që mund të ketë ndodhur gjatë ndenjës në Milano, ku pat mundësinë të kryente kërkime e studime mbi problemet e arkitekturës, inxhinierisë ushtarake e qytetare, mekanikës së lëngjeve, akustikës, balistikës, optikës dhe statikës. Si arkitekt ushtarak Leonardo është vënë në rendin e ditës nga propozimet e ekspertëve më të mëdhenj të kohës së tij. Pas vitit 1500 do t´i përkushtoje vëmendje studimit të ujërave, duke lënë pas dore prodhimin e modeleve mekanike.

Nuk dihet nëse Leonardo të ketë ndërhyrë fuqimisht në projektimin e shumë godinave, por ka dëshmi dhe skica që tregojnë se ai i´u përkushtua projekteve - si bashkëkohës të tjerë - në konceptimin (krijimin) e një qyteti ideal, të strukturuar mbi më shumë nivele rrugore: në nivel më të ulët karrot, në atë më të lartin këmbësorët. Nuk bëhej fjalë për një ide të parealizueshme të një artisti largpamës, por për një projekt konkret, të studiuar në këndvështrimin e një realizimi të mundshëm përkujtimor, për të cilin megjithëkëtë në atë kohë mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.



Gjate rilindjes u zhvilluan forma te reja hulumtimesh, p.sh. teknika që zëvendësoi magjinë dhe përkufizoi përbërjen e veprave zejtare. Artistë dhe inxhinierë merreshin me projektimin e makinerive luftarake (në vend që të përhapnin njohuritë e tyre) për zotërinjtë e kohës, shpesh në luftë mes tyre. Në këto rrethana mori rendësi të madhe qarkullimi i njohurive e u bë gjithnjë e më e fortë dëshira e njeriut për te mbizotëruar dhe shfrytëzuar natyrën për qëllime kënaqësie dhe nevoja vetjake.

Leonardoja e përkufizonte vetveten "omo sanza lettere" (njeri pa letra, arsim) për shkak të formimit "mekanik" që mori në shitoren e Verrokios në Firence, ku zhvilloi përveç veprimtarisë së tij si piktor, (gjë që e bëri të famshëm) edhe skulpturën (gdhendjen), arkitekturën, rrobaqepjen, argjendarinë etj. Leonardo theksonte me forcë vëzhgimin e kujdesshëm të natyrës, duke shënuar me saktësi gjithçka që vëzhgonte dhe duke lënë kështu një sasi të pabesueshme shënimesh, por edhe duhet të saktësohet që ai nuk mund të ushqente një dituri të sigurt e te saktë, nëse nuk do të kishte kaluar më parë nëpërmes dëshmive matematikore. Ai besonte në të vërtetë se dukuritë e natyrës do të mund te kuptoheshin vetëm nëse do të zbuloheshin arsyet, nuk mjaftonte të vëzhgoheshin, për t´a thëne me fjalët e tija: "asnjë hulumtim njerëzor nuk mund të quhet shkencë e vërtete, nëse ajo nuk kalon nëpërmes dëshmive matematikore". Për ketë arsye Leonardoja vazhdoi në matematikëzimin e natyrës, apo në shoqërimin e dukurive natyrore me ligjet fizike, matematike dhe kimike. Ai i besonte diturisë matematikore pasi që ajo ishte diçka e sakte, e sigurtë, dhe dallohej përkundrazi nga ata që kufizoheshin për të risjellë diturinë dhe trashëgiminë e të lashtëve, ose nga magjistarët dhe alkimistët që orvateshin të shpjegonin gjërat me arsye shpirtërore pa treguar saktësinë e pohimeve të tyre.

 Leonardo: Kohë moderne apo rilindje?

Hulumtimi i Leonardos luhatej gjithmonë me eksperimentit dhe shënimit, paraqitet pra në një varg shënimesh të shpërndara që ai i shkroi vetëm për vete, në të vërtete Leonardo nuk e konceptonte shkencën si një kërkim botëror dhe bashkësor. Për ketë arsye qe bashkërenditja mes shkencëtareve të kohës moderne do të ishte i pavend, edhe pse disa e mendojnë një frymëzues i Galileo Galileit. Leonardoja nuk mund të vlerësohet si një shkencëtar i mirëfillte, pasi që gjithçka që na ka mbërritur prej tij janë vetëm shënime jo të rregullta, dhe nuk bashkëlidhen nga një mënyre e vërtete dhe e saktë shkencore, pra Leonardoja nuk shpreh shkoqur (shpjegueshëm) cila është sipas tij mënyra për të përdorur në kërkimin shkencor. Megjithëkëtë duhet të pranohet që disa tipare të shkencës moderne janë te dalluara qartë me Leonardon, si p.sh. nocioni i përvojës ose shoqërimi teori-praktike.
[redakto] Ndërsjella mes shkencës, teknikës dhe arteve

Da Vinci ishte krejtësisht i bindur që dituria nuk duhej të mbetej thjeshtë teorike, por të zbatohej, apo të kthehej në teknologji. Njohuria lind nga përvoja dhe duhet të rikthehet tek ajo, teknika është përdorimi i njohurisë, e vërtetuar nga teoritë e saja. Bindje tjetër e Leonardos ishte që arti ec me hapa të njëjta me shkencën, pasi që arti është shprehje e njohurisë. Ai në fakt gjithçka që vëzhgonte dhe e kthente në shënime, pastaj e përkthente në rifigurime artistike. Piktura për të ishte njohuri, ishte shprehje cilësore e asaj që shkencëtari shpreh me emërtime sasiore. Piktura për te ishte shkencë, madje ishte shkenca më e rëndësishme! Kjo për arsye se piktorit, për t´ia arritur te futej në natyre dhe t´a riparaqiste, iu desh të njihte shkenca të ndryshme si anatominë, gjeometrinë etj. Leonardo studioi edhe mekanikë, gjë që i lejoi të kuptonte parimin e inercisë (plogështia, amullia), të përbërjes së forcave dhe rrafshit të lakuar (pikërisht me ketë ai u përpoq të shpjegonte fluturimin e zogjve), ai kishte njohuri edhe rreth hidraulikës se zbatuar dhe enëve komunikuese. Por risia e vërtete e Leonardos ishte që ai nuk pushoi së studiuari këto gjëra, por kaloi në projektimin teknik; projektet e tij ishin kthyer mbi të gjitha te hidraulika, përmirësimin e fortifikimeve dhe armëve, industri tekstile dhe arte tipografike. Ai fitoi po ashtu rezultate të shumta në gjeologji, anatomi dhe fiziologji. Projektimi ishte pikërisht rikthimi te përvoja për të cilën fliste Leonardoja, garancia që teoritë e tij ishin të sakta dhe çasti themelor në të cilin shkenca, teknika dhe arti bashkoheshin.


Personi i Leonardos ka qenë gjithmonë i rrethuar nga një tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikëqyrej me dyshim nga një kohë e ashpër e shpesh tepër të mbyllur në ideologjitë e saj të rrepta. Duke menduar që një njeri mund sillej në morgje për të seksionuar trupat e kufomave dhe kështu për të kuptuar më mirë anatominë, nuk përfundonte në të vërtetë aspak e natyrshme. Në një mjedis ende më përshkues të ndikimit të kishës ishte në të vërtetë e lehtë të ndërrohej një studim shkencor i thellë në herezi, por nga i cili një mbështetje që Leonardo të kishte zgjedhur për një besim pagan dhe që shfrytëzonte institucionet fetare vetëm për të nxjerrë përfitim nga komisionet e tyre, ishte shumë rrugë për t´u bërë në luftën kundër keqkuptimeve.

Gojëdhënat mbi Leonardon janë të shumta dhe frymëzojnë ende sot përfytyrime përtej çdo kufiri. Romani "Kodi i da Vinçit", i Dan Brown (Den Braun), është shembulli bashkëkohor më i dukshëm për sa i përket historisë së artistit që ngjall ende kureshti të shumta dhe po ashtu luftë fjalësh. Në tekstin në fjalë analizohen (jo gjithmonë me saktësi) nga pikëpamja simbolike disa prej veprave të tija më të rëndësishme. Për të përmendur më të njohurën, mjafton të mendohet mbi Mona Lizën: është padyshim turbulluese të mendohet për vizatimin si një vetëportret "femëror" të Leonardos dhe për t´a shpjeguar kështu buzëqeshjen e dyshimtë. Dihet në të vërtetë se ai ishte i magjepsur nga të gjithë ato figura të përcaktuara si androgjene (burrërore).


Kjo do të sqaronte edhe pyetjen tjetër të ngritur nga romani: Në Darkën e Fundit personi i ndenjur në të djathtën e Jezusit nuk është , të paktën sipas interpretimit të paravlefshëm, Maria Magdalena, siç hamendëson autori, por Shën Gjoni pikturuar si në kryeveprat e lëna pas të Shën Gjonit Pagëzor me ravijëzime të ëmbla dhe femërore. Duke u kthyer tek Mona Liza, e vërteta tashmë e njohur është diçka tjetër: bëhet fjalë në të vërtetë për portretin e bashkëshortes së porositësit Françesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja kështu shpjegohet edhe shtysa e emërtimit të tij të dytë dhe pak më të njohur). Edhe hamendësimet e ndryshme, edhe nëse të bazuara shkencërisht, janë shumë larg nga romantizmi: më e fundit, p.sh. nga studiuesit gjermanë dhe rusë, bazohet mbi një fakt të ri: mbivendosjes së fytyrave të Mona Lizës dhe te "Damës me jasminë" (Mona Liza) të Lorenco di Kredit, portret në të vërtetë i Katerina Sforcas. Mona Liza, pra, do të ishte Katerina Sforca, sipas kësaj hamendjeje të re. Por bëhet fjalë sidoqoftë për një personazh historik të mirënjohur, dhe që Leonardo vetë ka mundur t´a takonte, pasi pat ndjekur Çezare Borxhia në ekspeditën e tij të pushtimit të Romanjës, ku Katerina Sforca ishte zonjë e Forlit dhe Imolës. Në këtë mënyrë do të zgjidheshin ata pak dyshime që një hamendje tjetër magjepse kishte ngritur dhe që hamendëson se emri i Mona Lizës mund te lexohet si një anagram (rishkrim) të dy hyjnive egjiptiane të pjellorisë Amon dhe L´Iza, aq të dashura ndër paganët e asaj kohe.

Por pse gjithmonë Leonardoja? Përse gjithë këto hamendje lidhur me kryeveprat e tija?

Sigurisht ai ishte mjeshtër i madh në fushën e simbolizmit e disa përkime me sa duket të fshehta, por në të vërtete krejt të dukshme për një sy te vëmendshëm, të pranishme në veprat e tija, e mbështesin ketë, megjithëkëtë duket jo e mençur të mendohet për një qëllim komplotist pas dijenish të tilla. Ajo që ushqeu flakën e këtij flakadani ka qenë mbi të gjitha zbulimi i pjesëmarrjes se Leonardos ne një shoqatë të fshehtë të llojit mazonik, të njohur me emrin Priorato di Sion (Paria e Sionit?), me të cilën janë lidhur shumë gojëdhëna mes të cilave ajo e Gralit të Shenjtë, por menduar në një mënyre krejtësisht ndryshe nga dijenia e përhapur popullore. Qëllimi i Parisë duket të ketë qenë ruajtja e një sekreti që do të kishte mundur të shembte Krishterimin, apo në të vërtete zbulesën që Krishti nuk ka pasur kurrë ndonjë pushtet ose fuqi hyjnore dhe që madje, duke qene vdekatar, të jete martuar me Maria Maddalenën.
Shtatore e Leonardo da Vinçit, vendosur në Galerinë Uffizi të Firences

Pasardhësit e sjellë nga prehri i saj do te kishin qenë pra Grali i Shenjtë i vërtetë që në dokumentet e para shkruhet edhe Sangreal, nga e cila arsyeja gjuhësore mund t´a sjelle Sang Real (Gjak Mbretëror). Nga ky "Gjak Mbretëror" të vendosur nga bijtë e Krishtit, do të pasonte direkt dinastia e Merovingjit. Zbulesa të këtilla tronditëse përçohen nga brezi në brez përmes tre te parazgjedhurish nga një Mjeshtër i Madh. Dhe është pikërisht ky roli i fundit që Leonardo duket të ketë pasur mes viteve 1510 dhe 1519. Në listën e Mjeshtërve të Mëdhenj të Parisë shfaqen emra të tjerë të dëgjuar si Nicholas Flamel (1188-1220), Sandro Botticelli (1483-1510), Isaac Newton (1691-1727), Victor Hugo (1844-1885) e Claude Debussy (1885-1918). Ka shume mundësi që Paria të ketë ekzistuar, por është po aq i dyshimte funksionimi i tij. Historia e Sangreal-it të shtjelluar këtu është sajuar në fakt në vitet 1950 nga një thashethemëtar me emrin Noël Corbu dhe përhapur falë një shkrimtari te aftë, Gérard de Séde, qe u bazua mbi disa dokumente ardhura ne Bibliothèque Nationale (Bibliotekën Kombëtare të Parisit), sot të mbajtura të gjitha si të rreme dhe të mbithurura (sajuara) të hapura në institutin e Parisit. Disa fanatikë u kanë venë pak rendësi këtyre lidhjeve me Leonardon lidhur me Gralin e Shenjtë e me Sindonin. Dhe ja shfaqet hamendja se fytyra mbi mbulesën e shenjte nuk është tjetër veçse një portret i artistit mbi Krishtin. Nuk duhet të habitemi se një figurë si e tija mund të ngjalle një kundrim të atille sa që të lulëzojnë përçartjet, si edhe, duke përballuar temën e alkimisë, një lëndë tjetër të thelluar nga ai, ka një provë më të ulët presa i përket atij, në kundërshtim me disa, të jetë e vërtetë dhe konkrete. Për të shmangur nënën e kimisë ndodhte shpesh që ajo ngatërrohej me magjinë (siç ndodh edhe sot), Leonardo u mor me ç’mitizimin e gurit të famshëm filozofik, duke mbështetur sa qe e mundur faktin se, forcat e dobëta të vëna në lëvizje nga zjarri, i cili është nismëtar i shndërrimeve, mund të sjellë në arritjen e një gjendjeje "nigredo" (zbutje e dukshme kaotike), të aftë të zgjidhë çfarëdo lloj lënde dhe të arrije pikën e "lëndës së parë" të deshiruar, ne kete rast pikerisht arin. Si perfundim, Leonardo është gjithmone viktime e një paradoksi: është e pabesueshme si një dijetar kaq i përkushtuar në artin e përvojës shqisore, të ndodhet ende sot i zëne ne rrjetën e ndërthurur të fantazisë.

Biçikleta e projektuar nga Leonardo Da Vinçi

Në qershor të vitit 2000 Adrian Nikolas, arkitekt anglez, ka provuar piramidën fluturuese të Leonardos (piramida fluturuese mund te shihet më sipër në "Shkencë dhe Inxhinieri") duke u hedhur nga lartësia prej 3.000 metrash, dhe duke zbritur në tokë shendosh e mire në token e Afrikës se Jugut (edhe pse, në lartësinë 600 metra ka hapur një parashutë emergjence).

Leonardo da Vinci ka edhe një çmim kinematografik, jo dytësor, por mund të thuhet gati të përfunduar në rrëfim, në filmin e Troizit dhe Beninjit me titull Non ci resta che piangere (Nuk na mbetet veçse të qahet): të dy protagonistët e takojnë në shtegtimet e tyre në te kaluarën (i famshmi që përmendet shpesh njëmijë e katër, gati njëmijë e pese) dhe mundohen t´i mësojnë disa gjëra të thjeshta e të përditshme për ne, p.sh. matjen e zjarrmisë dhe lojën e letrave (fshesën).Por Leonardo nuk rrëfehet një gjeni i atillë që e njohim ne.

http://www.consilienceblog.org/storage/382px-Leonardo_da_Vinci_self.jpghttps://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjmM9cGh8-cXwHkJHMkjQEsMw84UXPkZlXx9Wz5yPK9kndWY39wnyQhsgAIK_n9ZbWAYdSKnEKfGtelhA5-EFRsRutXLWuUueP9W25HTnSkdGSwdDaHwFwHrsYbp3R97C0mmr_Aowj-VA/s400/Leonardo+da+Vinci.jpg

Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike, qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8 mijë faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën
Mistere dhe të vërteta, madhështi dhe gjenialitet, Leonardo Da Vinçi, mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.
 http://www.learning-to-fly.com/images/Da-Vinci-Airplane.jpg


Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike, qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8 mijë faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën.

Leonardo ishte mëngjërash dhe përdori shkrimin pasqyror, pra, shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij.

http://www.leonardo-da-vinci-biography.com/images/leonardo-da-vinci-ornihopter-large.jpg

Qasja e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë, duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike.

http://www.duvekot.ca/eliane/archives/leonardo_da_vinci.jpg
Sipas Leonardos, "shkenca është bija e përvojës". Ai qe i pari që përdori atë që ne sot e quajmë "mënyrë shkencore", jo për më tepër mbi qasjen e tij praktike në kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore), sepse edhe shumë dijetarë të tjerë para Leonardos (p.sh. Taleti nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi, tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për qasjen e tij matematikore, të asaj që Leonardo përkufizonte "arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë" (me një fjalë: që s´kanë ndodhur kurrë). Pra, besohet të jetë e drejtë që Leonardos t'i njihet merita t'i ketë dhënë jetë mënyrës shkencore.

http://www.asdfing.com/wp-content/uploads/2008/03/facts_about_leonardo_da_vinci.jpg
Gjatë jetës së tij, projektoi një enciklopedi të madhe, që bazohej mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithëkëtë, pasi që atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, dijetari dhe shkencëtari Leonardo nuk u njoh nga studiuesit e tij bashkëkohorë. Ai ishte gjithmonë i magjepsur nga fluturimi.

 http://fitsweb.uchc.edu/student/selectives/Luzietti/images/Da%20Vinci_Anatomy_Study.jpg



Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar, sepse do të ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe një deltaplan, por që ky do të kishte mundur të fluturonte. Mori pjesë në shumë autopsi, duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
        
Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij) qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekaniken: është i tiji projekti i parë i dokumentuar mbi një robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shënime të rizbuluara në vitet 1950 në kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495-1497 tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit).
http://en.wahooart.com/a55a04/w.nsf/3e75729998cde7c6c1256dd20064bdfa/4aa81823df5deed2c1256ea7002ae0c5/$FILE/Leonardo%20da%20Vinci%20-%20Head%20Measured%20and%20Horsemen%20.JPG
Kalorësi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t'i dhënë shpirt një prej festave Sforceske (Sforca, Dukë i Milanos) të Milanos, sidoqoftë nuk është bërë e ditur të jetë realizuar sadopak.
   
Leonardo da Vinci museum, 
Rome, Italy

A huge number of cafés and restaurants that line the edges of the piazza

Në vitin 1502, Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240 metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë qytetare (civile) për Sulltanin osman Beyazid II. Ishte parashikuar që ura do të ishte vendosur mbi një prej hyrjeve të derdhjes së Bosforit e njohur si Briri i Artë, por nuk u ndërtua kurrë. Vizioni i da Vinçit u ringjall megjithëkëtë në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji.

http://www.babydoll.ws/content/uploads/2009/03/leonardo-da-vinci-horse-6.jpg
Por, midis projekteve të realizuara, është porti-kanal i Cesenatico (Çesenës), vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit. Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe "tanke" të lëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba copëtuese, etj., edhe pse kishte bindjen se lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore.
 http://www.myfreewallpapers.net/artistic/wallpapers/leonardo-da-vinci-the-battle-of-anghiari.jpg
Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të dhëmbëzuara që është menduar si njehsuesi i parë mekanik, një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një mekanizëm zemberek (sustë) dhe një tezgjahu automatik realizuar së fundi nga Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe i Teknikës që prodhon 2 cm pëlhurë në minutë.
Rombikuboctedron nga Leonardo siç u shfaq në Divina Proporzione (Përpjesëtimi Hyjnor) të Luka Paçolit, 1509.
http://www.astrologyweekly.com/natal-charts/astrology/leonardo-da-vinci.php.gif
Në vitet që kaluan ai projektoi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore, nëpërmjet përdorimit pasqyrash të lugëta (konkave) për ngrohjen e ujit. Në astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore, sepse ishte e mbuluar me ujë. Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tij. Ata mbetën të fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, në librin e tij "Inxhinierët e lashtësisë", e mendonin Leonardon jo të parin e inxhinierëve modernë sesa "të fundit të atyre të lashtësisë", duke saktësuar se pas kohës së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore.
http://fliiby.com/images/_original/lkafn85y5k.jpg
Në vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milionë dollarë. Por shumë nga skicimet e da Vinçit janë sot pronë e familjes mbretërore britanike.

http://thumbs.dreamstime.com/thumb_184/1189558351O7755n.jpg
Leonardo ka lënë një sasi të mirë studimesh arkitektonike, skica ndërtesash dhe projekte urash. Përsosi projekte inxhinierie bashkëkohore, si ato të Francesco di Giorgio (Françesko di Gjorgjo) ose të Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortë nga ndihma e matematikanit Luka Paçoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkëkohore, që mund të ketë ndodhur gjatë ndenjës në Milano, ku pat mundësinë të kryente kërkime e studime mbi problemet e arkitekturës, inxhinierisë ushtarake e qytetare, mekanikës së lëngjeve, akustikës, balistikës, optikës dhe statikës.
 http://www.theartgallery.com.au/arteducation/greatartists/davinci/14_Studies_of_Embryos/lwf2.jpg
Si arkitekt ushtarak, Leonardo është vënë në rendin e ditës nga propozimet e ekspertëve më të mëdhenj të kohës së tij. Pas vitit 1500 do t'i përkushtojë vëmendje studimit të ujërave, duke lënë pas dore prodhimin e modeleve mekanike.


Nuk dihet nëse Leonardo të ketë ndërhyrë fuqimisht në projektimin e shumë godinave, por ka dëshmi dhe skica që tregojnë se ai iu përkushtua projekteve - si bashkëkohës të tjerë - në konceptimin (krijimin) e një qyteti ideal, të strukturuar mbi më shumë nivele rrugore: në nivel më të ulët karrot, në atë më të lartin këmbësorët. Nuk bëhej fjalë për një ide të parealizueshme të një artisti largpamës, por për një projekt konkret, të studiuar në këndvështrimin e një realizimi të mundshëm përkujtimor, për të cilin megjithëkëtë në atë kohë mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.

http://www.artchive.com/artchive/l/leonardo/leonardo_dreyfus.jpg
Spikatës është realizimi i portit-kanal Çesantik, vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli - Çesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.

Personi i Leonardos ka qenë gjithmonë i rrethuar nga një tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikëqyrej me dyshim nga një kohë e ashpër e shpesh tepër të mbyllur në ideologjitë e saj të rrepta. Në një mjedis ende më përshkues të ndikimit të kishës ishte në të vërtetë e lehtë të ndërrohej një studim shkencor i thellë në herezi, por duke qenë se Leonardo kishte zgjedhur një besim pagan dhe shfrytëzonte institucionet fetare vetëm për të nxjerrë përfitim nga komisionet e tyre, kishte shumë rrugë për të bërë në luftën kundër keqkuptimeve.
http://www.mindmapinspiration.com/wp-content/uploads/2009/05/the-qualities-of-leonardo-da-vinci-mindmap.jpg
Gojëdhënat mbi Leonardon janë të shumta dhe frymëzojnë ende sot përfytyrime përtej çdo kufiri. Romani "Kodi i da Vinçit", i Dan Brown, është shembulli bashkëkohor më i dukshëm për sa i përket historisë së artistit që ngjall ende kureshti të shumta dhe po ashtu luftë fjalësh. Në tekstin në fjalë analizohen (jo gjithmonë me saktësi) nga pikëpamja simbolike disa prej veprave të tija më të rëndësishme. Për të përmendur më të njohurën, mjafton të mendohet mbi Mona Lizën: është padyshim turbulluese të mendohet për vizatimin si një vetëportret "femëror" të Leonardos dhe për ta shpjeguar kështu buzëqeshjen e dyshimtë.
 http://www.steveartgallery.se/upload1/file-admin/images/new3/LEONARDO%20da%20Vinci-662357.jpg

Dihet në të vërtetë se, ai ishte i magjepsur nga të gjithë ato figura të përcaktuara si androgjene (burrërore).
Kjo do të sqaronte edhe pyetjen tjetër të ngritur nga romani: Në Darkën e Fundit, personi i ndenjur në të djathtën e Jezusit nuk është, të paktën sipas interpretimit të paravlefshëm, Maria Magdalena, siç hamendëson autori, por Shën Gjoni pikturuar si në kryeveprat e lëna pas të Shën Gjonit Pagëzor me ravijëzime të ëmbla dhe femërore.

http://www.chinatownconnection.com/images/Leonardo_da_Vinci_The_Virgin_of_the_Rocks.jpg http://www.sanfranciscosentinel.com/wp-content/uploads/2008/12/davinci-2-2.jpg
Duke u kthyer tek Mona Liza, e vërteta tashmë e njohur është diçka tjetër: bëhet fjalë në të vërtetë për portretin e bashkëshortes së porositësit Françesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja kështu shpjegohet edhe shtysa e emërtimit të tij të dytë dhe pak më të njohur).
 http://www.jim3dlong.com/1505_Leonardo_da_Vinci_Mona_Lisa-WR400.jpg

Edhe hamendësimet e ndryshme, edhe nëse të bazuara shkencërisht, janë shumë larg nga romantizmi: më e fundit, p.sh., nga studiuesit gjermanë dhe rusë, bazohet mbi një fakt të ri: mbivendosjes së fytyrave të Mona Lizës dhe të "Damës me jasminë" (Mona Liza) të Lorenco di Kredit, portret në të vërtetë i Katerina Sforcas. Mona Liza, pra, do të ishte Katerina Sforca, sipas kësaj hamendjeje të re.
 http://www.escuelacima.com/441px-Leonardo_da_Vinci_025.jpg

Por bëhet fjalë sidoqoftë për një personazh historik të mirënjohur dhe që Leonardo vetë ka mundur ta takonte, pasi pati ndjekur Çezare Borxhia në ekspeditën e tij të pushtimit të Romanjës, ku Katerina Sforca ishte zonjë e Forlit dhe Imolës. Në këtë mënyrë do të zgjidheshin ata pak dyshime që një hamendje tjetër magjepse kishte ngritur dhe që hamendëson se emri i Mona Lizës mund të lexohet si një anagram (rishkrim) të dy hyjnive egjiptiane të pjellorisë Amon dhe L'Iza, aq të dashura ndër paganët e asaj kohe.

http://www.art-wallpaper.net/artist/leonardo-da-vinci/03/Leonardo-da-Vinci.jpg


Veprat

Librat që zotëronte Leonardo

Nga rishqyrtimet e kodikeve Da Vinçianë, është mundur të fitohet të paktën një pjesë e teksteve të zotëruara nga Leonardo për studimet e tija:

Muzetë

Lista e muzeve qe mbajne veprat e artistit:
(Muzeu kombëtar i shkencës dhe teknnologjisë "Leonardo da Vinci")


Mafia në Kosovë po e kafshon mollën nga brenda

Xavier Raufer, drejtor i Repartit për analizimin e krimeve të reja, si dhe për krimet moderne pranë Universitetit “Pantheon Assas” në Paris, në një intervistë të cilën e përcjellë portali “lajmet.comeze”, ka komentuar raportin e Dick Martyt për trafikim organesh në Kosovë, ku është shprehur i sigurt se Dick Marty nuk ka zbuluar ndonjë gjë të re.
Xavierraufer.jpg
Ai ka thënë se shtetet për të cilat thuhet se kanë qenë në dijeni për trafikim organesh në Kosovë nuk kanë pse frikohen, pasi që, sipas tij, mbi ta është një frikë më e madhe sesa raporti për trafikim organesh.
“Me siguri se nuk do të frikohen mbi trafikimin e organeve. Më shumë do të frikoheshin për falsifikimin e dokumenteve gjatë viteve 1996-2000, ku për shkak të këtyre dokumenteve kanë humbur jetën shumë njerëz në tërë territorin e ish-Jugosllavisë. Tani të gjitha shtetet kanë parë që ato dokumente ishin të falsifikuara dhe frikohen se ndokush mund të hapë gojën për të folur apo për të treguar dokumentet e falsifikuara”, ka thënë Raufer, duke tentuar ta minimizojë efektin e raportit të Martyt, që mund të ketë tek shtetet për të cilat flitet se kanë pasur dijeni për trafikim organesh në Kosovë edhe më herët.

Duke komentuar implikimet e liderëve kosovarë me krimin e organizuar, Raufer ka thënë se kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka mundësi të jetë “koka e krimeve”.
“Është e pamundur që Thaçi të jetë ‘koka e krimeve’. Thaçi është ende i ri për të qenë koka e krimeve. Thaçi është tërhequr nga një sistem edhe pse ishte i ri, por që tani ai nuk mund të dalë nga ky sistem për disa arsye të ndryshme që unë nuk dua t’i flas”, është shprehur Raufer, transmeton Zëri.
Sa i përket Xhavit Halitit, Raufer ka thënë se ai është një person i cili ka rrënjë më të thella se vetëm në Kosovë.
“Xhavit Haliti ka dalë në skenë në vitin 2000. Unë e di nga kanale të sigurta se Xhavit Haliti ka marrë pjesë në Rambuje së bashku me kryesinë e UÇK-së, por që nuk ishte në anën e UÇK-së, por në anën e francezëve, d.m.th. si mikpritës i angazhuar nga Qeveria franceze. Eksplozivi i vendosur në shtëpinë e tij në Zvicër nuk ishte bërë kot, gjë që shpjegon se Haliti i ka rrënjët më thellë se sa vetëm në Kosovë. Ekziston mundësia që Xhavit Haliti të arrestohet, mirëpo ky arrestim do pakësonte vetëm një klan të cilin ai kryeson, por një gjë e tillë nuk do të ndikonte në mafinë shqiptare”, ka thënë Xavier Raufer.
Raufer ka shtuar se askush nuk e ka pritur që Kosova, pas shpalljes së pavarësisë, të merrte këtë rrugë të zhvillimit, duke theksuar faktin e pasurimit të disa personave, të cilët më parë nuk kishin fare shtëpi, ndërsa tani, siç thotë ai, kanë ndërtuar rrokaqiej.
“Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, askush nuk mendonte se Kosova do të zhvillohej në një drejtim të tillë. Tani personat të cilët nuk kishin fare shtëpi, kanë ndërtuar rrokaqiej, aq sa që në to kanë montuar edhe pishina e ‘xhakuzi’. Tani ka më pak raste skandaloze të tilla, raste të cilat kanë një rrënjë mafioze”, ka thënë Raufer.
Sipas tij, mafia është duke kafshuar mollën nga brenda, sikur një krimb. “Për të evituar këtë, EULEX-it dhe Evropës iu duhet të hulumtojnë më qartë dhe më thellë. Vazhdimi i metodës së tanishme të sistemit të EULEX-it do të skajonte sadopak aktivitetin mafioz, por këto aktivitete duhet luftuar më thellë. Popullata në Kosovë gjendet nën shtypjen e këtyre organizatave mafioze, organizata të cilat ju kanë sjellë me dhunë heshtjen”, ka thënë Raufer.

http://fr.wikipedia.org/wiki/Xavier_Raufer

2011/02/04

Prof.dr.Fatmir Sejdiu: Beogradit t’i përcaktohen vijat e kuqe



Nga Flori Bruqi



Fatmir Sejdiu

Faktori ndërkombëtar ta përcaktojë shumë qartë se cilat janë vijat e kuqe për Serbinë, ka thënë Fatmir Sejdiu, ish-president i Kosovës, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sejdiu ka thënë se Kosova duhet të ketë vetëm një qëndrim - se mund të bisedohet për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me nevojën apo me ndjenjën e relaksimit të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, dhe që është edhe në interes të qytetarëve të të dyja vendeve sovrane - por gjithmonë në bazë të barabartë dhe asnjëherë jashtë këtij pozicioni.

“Dhe, e dyta, Kosova mund të bisedojë gjithmonë për aq sa është e nevojshme në zbatimin e propozimit gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisaari, por jo jashtë”, ka thënë ai.

Kosova, sipas tij, duhet të angazhohet për integrimin aktiv të qytetarëve edhe të tri komunave të veriut, por asnjëherë të ketë ndonjë ndjenjë që të rinegocohet pozicioni i këtyre tri komunave apo pozicioni i veriut të Kosovës.

“Ne jemi mësuar thjesht në ciklin e rëndë të bisedimeve që kemi pasur me Serbinë para periudhës së pavarësimit të vendit, që të ketë stërzgjatje dhe të ketë një qasje destruktive dhe joracionale nga ana e tyre. Të shohim se çfarë do të sjellë koha. Unë mendoj se është e nevojshme që edhe pjesa e faktorit ndërkombëtar të përcaktojë shumë qartë se cilat janë vijat e kuqe, të cilat nuk mund të kapërcehen”, porosit ish-presidenti i Kosovës.

Sa i përket qëndrimit të LDK-së, që ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, Sejdiu, ish-kryetar i kësaj partie, tash kryetar nderi i saj, ka thënë: “Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shprehur këtë qëndrim dhe unë e respektoj - unë nuk kam ndonjë qasje tjetër nga ajo që marrin organet e partisë”.

Prof.dr.sci.Fatmir Sejdiu ( 23 tetor 1951 në Pakashticë, Podujevë) është profesor, politikan dhe kryetari i dytë dhe i tashëm i Republikës së Kosovës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Podujevë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po në këtë Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratës.
Për studime të thelluara, Prof. Sejdiu ka qëndruar në Francë (Universiteti Paris 2) dhe në ShBA (Arizona State University), ndërsa ka pasur qëndrime më të shkurtra studimore edhe në universitete të tjera. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Është autor librash të veçantë nga këto fusha.
Dr. Fatmir Sejdiu punoi si profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës.
Ai ishte pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 dhjetor 1989. Në Kuvendin e Parë Zgjedhor në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK-së, ndërsa më 1994 Sekretar i Përgjithshëm i LDK së, detyrë të cilën e kryen edhe sot.
Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991. Ka qenë ndër njerëzit kryesorë për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 1992 dhe 1998.
Fatmir Sejdiu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992 dhe më 1998. Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese.
Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit. Deputet dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit është zgjedhur sërish më 2004. Z. Sejdiu ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike.
Më 10 Shkurt, 2006, pas rethit të tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Sejdiu u zgjodh kryetari i dytë i Kosovës. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Dr. Fatmir Sejdiu rizgjidhet më 9 janar 2008 për një mandat të dytë pesëvjeçar .

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) thotë se me vëmendje ka përcjellë zhvillimet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila konstatoi se presidenti në detyrë, Fatmir Sejdiu, kishte bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Për rrjedhojë, Sejdiu u detyrua të japë dorëheqje nga ky post. “Çuditërisht, edhe si shkelës i Kushtetutës po përfiton me shfrytëzimin e privilegjeve të Presidentit”, shprehet KMDLNJ, nëpërmes një komunikate shtypi.

“Nga informacionet që kemi është e qartë se ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas largimit nga detyra, si pasojë e shkeljes së rëndë të Kushtetutës ka shfrytëzuar të gjitha privilegjet e parapara sipas Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-094. Këtyre ditëve ish-Presidentit i është dhënë në shfrytëzim edhe një zyrë në ndërtesën ku gjendet Presidenca e Republikës së Kosovës”.

Nga aspekti ligjor, KMDLNj konstaton se edhe këtu ka pasur shkelje të rëndë të Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Sejdiu rikthehet në Presidencë

Fatmir Sejdiu është kthyer në Presidencë. Jo si president, por si njeri që e ka ushtruar këtë post për rreth pesë vjet.

Gazeta Koha Ditore shkruan se për çdo ditë pune, Sejdiu tash kalon nga selia ku ka pritur e përcjellë personalitete të larta botërore e vendëse dhe ngjitet në katin e sipërm të objektit të Kuvendit të Kosovës. Aty, tash e ka një zyrë ku mund të punojë në qetësi. Ka qenë sekretari i Presidencës, ai që është përkujdesur për krijimin e asaj hapësire. Zyra edhe i ka takuar. Ka qenë president shteti, në dy mandate, ndonëse asnjërin s’e ka çuar deri në fund.

Shefi i protokollit të Presidencës, Bilall Sherifi, tregon se ka më shumë se një javë që presidenti Sejdiu është bërë me atë zyrë.

Por nuk ka shumë informata sesi qëndron puna rreth angazhimit të stafit mbështetës të Sejdiut.

“I takon sekretarit të Presidencës që ta zbatojë Ligjin për presidentin”, thotë ai.

Sherifi rikujton se ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, qysh në fillim të mandatit, i ka rekomanduar kreut të administratës së Presidencës, që të veprojë me rastin e Sejdiut, ashtu siç parashihet me ligjin për të parin e shtetit.

“Krasniqi nuk është lëshuar në kurrfarë interpretimesh të ligjit, por i ka thënë sekretarit që të konsultohet me Zyrën ligjore dhe t’ia plotësojë kushtet që i takojnë Sejdiut”, shprehet Bilalli.

Sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Fahri Breznica, kohë më parë ka njoftuar se Sejdiu, pos veturës dhe sigurimit nga policia është duke e gëzuar edhe 70% të pagës që merr presidenti.

E paga e kreut të shtetit është 3 100 euro, apo 25% më e lartë se ajo e kryetarit të Kuvendit.

Aq sa merr Sejdiu nga shteti, merr edhe familja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Mes Sejdiut dhe trashëgimtarëve të Rugovës, megjithatë ekziston një dallim. E veja e Rugovës përfiton një pagë ekstra nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, as ajo në fakt nuk merr aq sa i janë premtuar nga partia të cilën ia ka udhëhequr bashkëshorti për 16 vjet rresht. Drejtuesit e LDK-së kishin vendosur që t’ia ndanin 2 500 euro në muaj, por, ka më shumë se një vit që ajo i merr vetëm 500 euro.

Në bazë të ligjit, presidenti pas përfundimit të mandatit ka të drejtë në kompensim monetar kalimtar për një periudhë shtatëmujore të transicionit në jetën private.

“Fondet mund të përdoren për zyrë, kompensim të stafit, shërbime të telekomunikacionit, shtypje dhe shërbime postare të ndërlidhura me periudhën transitore”, thuhet në ligj. Me ligj, pos tjerash, parashihet që presidenti dhe familja e tij, pas përfundimit të mandatit, kanë të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe në shërbime mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës. Por, Kosova, për fat të keq nuk ka as spital ushtarak e as sigurime shëndetësore të rregulluara me ligj. Fatmir Sejdiu njihet si presidenti i dytë i Kosovës. Ai është larguar nga Presidenca, duke e dhënë dorëheqjen në mes të mandatit të dytë, për shkak të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese se ka bërë shkelje kushtetuese përmes mbajtjes së posteve të dyfishta politike.

Dorëheqja e tij është përcjellë me krizë institucionale, pasi ka ndikuar në prishjen e koalicionit qeverisës PDK - LDK. Rrjedhimisht, pas vetëshkarkimit të Qeverisë dhe shpërbërjes së Kuvendit, vendi është shtyrë të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor. Personalisht, Sejdiu nuk e pa të udhës të merrte pjesë në këto zgjedhje. Nga nëntori i vitit të kaluar ai është “Kryetar nderi” i LDK-së.

Bashkësia Evropiane : Qeveri teknike në Shqipëri, pa Berishën

Qeveria teknike me kryeministër nga Partia Demokratike dhe zëvendëskryeministër nga Partia Socialiste është i vetmi opsion, që pritet të propozohet nga Bashkimi Evropian për zgjidhjen e krizës në Shqipëri
Agjencia së lajmeve AMA, shkruan se formula e zgjidhjes së krizës është ende duke u përpunuar nga Bashkimi Evropian. BE-ja pret nga kjo qeveri ta menaxhojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale në përputhje me standardet evropiane, realizimin e reformave të kërkuara nga qeveria teknike deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, që mund të mbahen në vitin 2012.

Kryeministër pritet të mos jetë më Sali Berisha, por një mbështetës i tij, siç thuhet, i pranueshëm nga opozita. Ndërsa, Partia Socialiste do të ketë zëvendëskryeministrin.

Ndër emrat e mundshëm dhe të parët që do të diskutohen janë Gazmend Oketa nga PD-ja dhe Pandeli Majko nga PS-ja.

"Nëse Sali Berisha nuk pranon zgjidhjen e BE-së, atëherë vendi rrezikon sanksionet",- thotë Agjencia e lajmeve AMA.

Agjencioni Floripress:






Sali Ramë Berisha (lindi më 15 tetor 1944) aktualisht është kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Njihet si presidenti i parë i zgjedhur nga nje parlament i zgjedhur me zgjedhje të lira demokratike i Shqipërisë në vitet 1992-1997. Sali Berisha ishte mjek kardiolog, profesor universiteti dhe kërkues shkencor, kur hyri në politikë si udhëheqës i opozitës anti-komuniste që filloi në vitin 1989.
Sali Berisha lindi në fshatin Viçitol të Tropojës në kufi me Kosovën. Në vitin 1967 ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Më vonë ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Gjatë viteve 1970, Sali Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë muajore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për hemodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve evropianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme ; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjioze në Evropën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.

Mbas vdekjes së liderit shqiptar  Enver Hoxha,Sali Ramë Berisha shpresonte që pasardhësi i tij Ramiz Alia do të zbuste politikën e ashpër staliniste të paraardhësit të tij dhe do të inkurajonte ndryshimet. Por bashkë me një numër në rritje të intelektualëve, studentëve dhe të rinjve punëtorë ai mbeti i zhgënjyer kur këto shpresa nuk u realizuan. Në vitin 1989 kur vendet e Evropës Lindore filluan të përmbysnin komunizmin Sali Berisha dhe mbështetësit e tjerë të reformave dolën më hapur në thirrjet e tyre për ndryshime në Shqipëri.
Në tetor të vitit 1989 në një interviste me Televizionin Shqiptar të kontrolluar nga shteti ai i kërkoi regjimit të fillojë një program të gjerë liberalizimi, por intervista e regjistruar nuk u transmetua në televizion. Në gusht të vitit 1990 në një takim të disa intelektualëve shqiptarë me Ramiz Alinë Berisha kërkoi lejimin e sistemit shumëpartiak dhe ekonominë e tregut. Në një artikull të botuar në gazetën “Bashkimi” më 17 shtator 1990 Berisha dënoi ato që ai i quante ”reforma kozmetike” të regjimit të Alisë. Pa pluralizëm politik, theksonte ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 1990 ai iu bashkua që në ditën e parë demonstratave të studentëve të cilat e detyruan regjimin të lejonte sistemin shumëpartiak. Me krijimin e partisë së parë anti-komuniste, Partisë Demokratike, ai ishte një nga drejtuesit kryesorë të saj dhe në shkurt të vitit 1991 ai u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike. Sali Berisha ka qenë zgjedhur i parlamentit në 1991, 1992, 1997, 2001, 2005, 2009.
Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992. Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit ; ajo u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995 ; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe ShBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve evropiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë. Zgjedhjet parlamentare të radhës në 1996 u manipuluan nga PD e Sali Berishës, e me gjithe protestat e opozitës si dhe thirrjen e bërë nga Bashkimi Evropian e SHBA për përsëritjen e tyre u injoruan.

Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave. Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe mas kësaj Berisha dha dorëheqjen si President.

Më pas Berisha ri-zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti 1997 deri më sot, i rizgjedhur në prill 2005.

Në vitin pasues Sali Ramë  Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partit e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37 % të votave.

Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ja arrinë që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë.

Me 4 Prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo u arrit falë reformave të kryera nga qeveria e z. Berisha. Me 28 Qershor 2009 u mbajtën zgjedhjet e radhës për parlamentin ku koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi 70 mandate nga 140 te tilla. Kështu kryetari i PD z. Sali Ramë Berisha ftoi LSI-në në koalicion, ftesë qe u pranua nga z. Ilir Meta. Qeveria e re do të jetë qeveria e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane,ruse dhe gjermane.


Gazmend Oketa..JPG
Gazmend Oketa është politikan shqiptar, Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, mori detyrën më 28 mars të vitit 2008 duke zevendesuar në post Fatmir Mediun.

Veprimtaria profesionale

1993-1995: asistent pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit; 1995-1997: njësia e menaxhimit të Projektit të Bankës Botërore për Rehabilitimin e Ujësjellësit të Durrësit, specialist supervizor; 1997-2001: Administrator dhe Manaxher i Shoqërisë “Teuta Konstruksion” sh.p.k.; 2001 e vazhdim: aktivitet privat, Drejtues Ligjor i Firmës G&A sh. p. k.; konsulent projektues edhe për Kompani të huaja.

Veprimtaria politike

1990: anëtar i Lëvizjes Studentore; 1991: anëtar i grevës së urisë së studentëve; 2003: anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës, grupimi i PD-së; 2004: Nënkryetar i Degës së PD-së, Durrës.

Skeda:Pandeli Majko.jpg


Pandeli Majko, lindi në vitin 1967 në Tiranë, është politikan shqiptar, ish Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1998-1999 dhe për një kohë të shkurtër gjatë vitit 2002.
Ai ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Gjithashtu është diplomuar edhe në Fakultetin e Drejtësisë.

Gjatë viteve 1992-1995 ishte kryetar të FRESH-it; gjatë viteve 1992-1996 ishte deputet në Legjislaturën e XIII të Kuvendit Popullor;gjatë viteve 1996-1997 ishte sekretar i Marrëdhënieve Publike të Partisë Socialiste
Gjatë viteve 1997-2001 ishte deputet në Legjislaturën XV të Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese dhe Ligjore, anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektkushtetutës, kryetar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit.Gjatë viteve 1997-1998 ishte sekretar i përgjithshëm i PS-së dhe kryetar i grupit parlamentar të PS-së.Nga Shtatori vitit 1998 deri ne Tetor të vitit 1999 ishte Kryeminister,nga Shkurti vitit 2002 deri në Korrik të vitit 2002 ishte Kryeminister,kurse nga  korriku vitit 2002 deri në Shtator të vitit 2005 ishte Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Flori Bruqi

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...