Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/08

"Jetë dhe vdekje në Ballkan"


Vjen në shqip rrëfimi i Tomasheviç,


47 luftëra të përjetuara vetëm në tre brezat e familjes se tij, duket se kane qenë nxitja e mjaftueshme dhe e fortë e shkrimtarit dhe botuesit Bato Tomashevic, për të shkruar librin “Jetë dhe vdekje në Ballkan”. Libri, i cili është përkthyer në dhjetëra gjuhë tashmë flet shqip në logon e shtëpisë botuese Onufri.

Shkrimtari i cili ishte në Shqipëri se bashku me bashkëshorten e tij, Madge, vetëm për pak kohë, rezervoi një intervistë për Alsat ku rrëfen historinë e Ballkanit përmes sagës familjare te tij. Një familje kolonësh malazeze të vendosur ne Mitrovicë në Kosovë... një fëmijëri që e shënjoi shkrimtarin e tanishëm, por Tomashevic kujton edhe kur shkeli për herë të parë tokën shqiptare si partizan në vitin 1944.

“Kjo është hera ime e tretë në Shqipëri, kam qenë këtu në 1944 si partizan kam luftuar me lëvizjen partizane shqiptare. Por veç se mbaj mend që Shqipëria në atë kohe ishte më e zhvilluar se Mali i Zi... Në atë kohë kam qenë i ftuar i Enver Hoxhës dhe bashkëshortes së tij në 1944... gjithsesi kjo është një histori e gjatë dhe detajet janë përshkruar në këtë libër”, shprehet Bato Tomashevic, shkrimtar dhe publicist.

Shkrimtari e vijon rrëfimin e tij: “Kam lindur në Kosovë, në Mitrovicë, dhe femijerinë time e kam kaluar ne Kosove mes shqiptareve dhe e konsideroj ate nje nga pjeset me te bukura te jetes sime. Im at ishte mik i shqiptareve gjë qe ishte e rralle ne ate kohe te ndodhte mes shqiptareve dhe serbeve apo malazezeve.

Kam qene ne Ballkan dhe nuk mund ti shmangem atij e duke e pare ne distance kohore Ballkani eshte nje nga pjeset me te turbulluara te botes mes konfliktesh dhe urrejtjesh. Kur u ula te shkruaja kete liber nuk kisha per qellim te beja nje liber historik por jam i kenaqur qe te gjitha ngjarjet ballkanike jane pasqyruar korrektesisht”.

Autori i lindur ne vitin 1929 ka studiuar ne Angli dhe ka jetuar per shume vite mes ish-Jugosllavise dhe Anglise tashme qe prej 20 vitesh jeton ne Exeter ne Angli ku edhe eshte botuar fillimisht libri i tij. “Mendoj se libra si libri im (duke lene menjane modestine) i ndihmojne lexuesit jo vetem te njohin te kaluaren por edhe te kuptojne qe ne mund te jetojme ne paqe me njeri-tjetrin.

Ne kemi jetuar ne paqe me nj-tj ne te kaluaren por per fat te keq historia e fundshekullit te kaluar na tregoi se ekziston gjithmone mundesia qe nese politikanet perpiqen te perhapin urrejtjen ne vend te dashurise, sigurisht qe mberrijme tek ajo qe Milloshevici krijoi ne Ballkan”.

I konsideruar nga ekspertet nje nga librat me objektive mbi historine e Ballkanit....historia e Tomashevicit “Jete dhe vdekje ne Ballkan” me nje stil mberthyes hap nje dritare unike ne nje bote te humbur te Ballkanit ne kohe moderne.

Mira Tuci

Ismail Kadare dhe vajza në urë


Kadare dhe vajza në urë


Ismail Kadare përfaqëson një lloj fantazie për mua, si lexuese dhe si shkrimtare. Kur kam qenë fëmijë duke udhëtuar në shtëpinë e stërgjyshërve të familjes sime në Greqinë veriore, ne gjithmonë do të arrinim në një pikë të rrugës ku e majta të dërgonte në veri drejt Shqipërisë dhe e djathta të dërgonte në verilindje në malet e Pindit.

Kohëve të fundit kam menduar shumë për Ismail Kadarenë. Sinqerisht. Shkrimtari shqiptar herë pas here është emëruar si laureat i mundshëm për Çmimin Nobel për Letërsi, ndërkohë që edhe romani i tij ‘Aksidenti’ sapo është shfaqur në anglisht, duke fituar vëmendjen e shtypit. Por, ky interesim i fundit për Kadarenë është vetëm pjesë e asaj se pse i kam kushtuar rëndësi veprës së tij, transmeton “Expresss” një shkrim kushtuar shkrimtarit tonë të madh.

Kadare përfaqëson një lloj fantazie për mua, si lexuese dhe si shkrimtare. Kur kam qenë fëmijë duke udhëtuar në shtëpinë e stërgjyshërve të familjes sime në Greqinë veriore, ne gjithmonë do të arrinim në një pikë të rrugës ku e majta të dërgonte në veri drejt Shqipërisë dhe e djathta të dërgonte në verilindje në malet e Pindit. Ne shkonim djathtas, por në kthesën e majtë ishin ushtarët që mbanin një pikë kontrolluese me kamionë ushtarakë dhe tanke. Përtej kësaj, disa kilometra më shumë nëpër asfaltin e shpërbërë dhe ja, Shqipëria e Enver Hoxhës, ku pakkush hynë brenda e asnjë nuk doli jashtë.

Nganjëherë ne do të ndalnim në pikën kontrolluese dhe vetëm shikonim një apo dy minuta. Gjyshi im do të tregonte se si ka ndihmuar ta zbythë ushtrinë e Mussolinit në Shqipëri, apo edhe të tregonte se komunizmi i Hoxhës ka qenë dëshmi se nacionalistët, me të cilët ai ka luftuar, kanë qenë në anën e duhur gjatë luftës civile në Greqi. Pastaj do të ktheheshim në veturë dhe të niseshim drejt shtëpisë sonë.

Për shkak se s’mund të futeshim brenda, sepse ka qenë një gardh, dëshpërimisht dëshiroja të shkoja në Shqipëri. Vite më vonë, duke lexuar librin ‘Fantazmat e Ballkanit, të autorit Robert D. Kaplan, u godita ndoshta më së shumti nga kapitulli i tij mbi Shqipërinë. Më kujtohet qartë përshkrimi i Kaplan’it i turmave jashtë një ndeshjeje futbolli në Tiranë. Burra me sandale të holla plastike, dhe identike në këmbët e tyre, të pashtruar dhe të tensionuar kundër pakënaqësive të ndeshjes dhe jetëve të tyre.

Kur rashë në kontakt me Kadarenë, isha e emocionuar të lexoja prozën që vinte nga ajo botë, edhe pse Kadareja e kishte braktisur Shqipërinë për të shkuar në Francë në vitin 1990. (Kadare rrjedh nga një qytet jo shumë larg nga pika e kontrollit: Gjirokastër në shqip; Argyrokastro në greqisht).

E kam çmuar ‘Koncertin’, por ‘Ura me Tri Harqe’ më ka turbulluar dhe më ka drithëruar. Romani i drejtohet ndërprerjes së Perëndimit dhe Lindjes gjatë viteve të fundit të Perandorisë Bizantine, përderisa një udhëheqës lokal organizon ndërtimin e një ure guri. Ura do të hapte një vijë të tregtisë për tregtarët me kuaj, por edhe do të hapte fshatin ndaj forcave otomane që i vinin përballë. Ky ishte fillimi i fundit i sundimit bizantin në botën e romanit.

Pjesa drithëruese e librit të Kadaresë, megjithatë, ka të bëjë me ndërtimin e urës. Mjeshtri e kryen një pjesë të caktuar të punës për çdo ditë, por në natën themelet saj rrezohen përtokë. Çdo ditë, mjeshtërit e rindërtojnë urën dhe çdo natë, lumi e shkatërron atë. Zgjidhja është e qartë. Mjeshtri duhet të murosë një vullnetar brenda themeleve të urës, përndryshe ndërtimi kurrë s’do të përfundojë.

Rrëfimi i vullnetarit të murosur (zakonisht një femër) nuk është zbulim i Kadaresë. As nuk ishte hera e parë që u ndesha me këtë gjë. Këto udhëtime fëmijërore në shtëpinë tonë filluan me një rrugëtim tetorësh nga Athina në Janinë, në Epir, ku, sikurse në fshatin fiktiv të Kadaresë, ishte udhëkryqi ndërmjet kulturave islame dhe perëndimore gjatë Perandorisë Otomane.

Minaret ende qëndrojnë mbi liqenin e qelqtë skaj qytetit, pranë kështjellës së Ali Pashës - udhëheqësit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Për të arritur atje, duhej të kalonim nëpër lumin Arachthos, në Arta. Rruga kalonte pranë urës mesjetare – ku legjenda thotë se mjeshtri ndërtues e murosi në themele vajzën e tij të re, në mënyrë që ndalte forcën shkatërruese të ujit.

Duke dëgjuar këtë legjendë sa isha e vogël, isha e tronditur nga mizoria e rrëfimit dhe nga pashmangshmëria e asaj mizorie. Askush kurrë nuk ishte ndalë me ritregimin e asaj se sa i pashpirt do të ketë qenë kryemjeshtri. Për mua, tmerri qëndron në atë që dukej lehtë si zgjedhje e kryemjeshtrit. Dhe ja ku ishte ura, ende e padëmtuar, monument i mizorisë e, njëkohësisht, i së mirës shoqërore.

Kur arrita në tregimin e njëjtë në ‘Ura me Tri Harqe’, përvoja çuditërisht tregoi të vërtetën e legjendës me të cilën isha rritur. E kishte betonuar tregimin si pjesë të një realiteti më të gjerë ballkanik. Gjë që, në fakt, edhe është. Tregimi është i njohur në studimet folklorike si ‘Ura e Artës’, një emër ky për një grupim të legjendave që origjinën e kanë në Evropën Qendrore-Lindore - përfshirë këtu murosjen e një personi të virtytshëm për arritjen e një të mire të përbashkët për shoqërinë. Përveç atij të Kadaresë, ekziston versioni bullgar, versioni rumun dhe disa interpretime moderne, përfshirë këtu libretin operistik të Nikos Kazantzakis, ‘Protomastoras’ (Kryemjeshtri).

‘Ura me Tri Harqe’ nuk konsiderohet ndër veprate më të mira të Kadaresë. Dimensioni folklorik i narracionit e shtynë atë larg fiksionit standard letrar. Por, për mua, është një tekst i fuqishëm. Jo vetëm ngase e rishkruan tregimin tradicional në një kontekst bashkëkohor politik dhe kulturor, por edhe për shkak se është një fiksion që krijon njëlloj fakti.

“The Millions”
Autorja është themeluese e online magazinës letrare ‘The Drum’, që boton tregime të shkurtra dhe ese, kryesisht në audio formë. Romani i saj ‘Clean Monday’ do të botohet nga Ballantine Books)

Arta Dobroshi - aktorja e parë kosovare në “Sundance”





Filmi “Baby” me regji të Daniel Mulloy - në të cilin Dobroshi portretizon një femër e cila jeton vetëm me nënën e saj dhe niset në një udhëtim në Londër – ka qenë në garë bashkë me katërmbëdhjetë filma të shkurtër nga vende të ndryshme të botës në këtë kategori, në edicionin e sivjetmë të festivalit. Pjesëmarrjen e Dobroshit në “Baby” e ka mbështetur Grupi KOHA.


Arta Dobroshi është aktorja e parë kosovare që ka marrë pjesë në festivalin prestigjioz amerikan për film “Sundance Film Festival”.

Filmi “Baby” me regji të Daniel Mulloy - në të cilin Dobroshi portretizon një femër e cila jeton vetëm me nënën e saj dhe niset në një udhëtim në Londër – ka qenë në garë bashkë me katërmbëdhjetë filma të shkurtër nga vende të ndryshme të botës në këtë kategori, në edicionin e sivjetmë të festivalit. Pjesëmarrjen e Dobroshit në “Baby” e ka mbështetur Grupi KOHA.
Arta Dobroshi and Jeremie Renier - Cannes 2008:'Le Silence De Lorna'- Premiere
Para se të nisej për në “Sundance...”, në një intervistë për “Kohën Ditore”, Dobroshi ka thënë se i mjafton nominimi dhe se për të nuk ka rëndësi nëse “Baby” arrin të rrëmbejë trofe në festivalin, i cili është njëri ndër më të njohurit në ShBA.

Therësit e ëndrrave

«Thereshkan edhe ëndrrat», mendova, dhe çuditërisht filloi të më sillet nëpër kokë ai shqiptari që ëndërroi brenda meje, në një baladë. Tani më e kisha të qartë se pikërisht ai qëndronte para meje, me një kokë si unë, me duar të përgjakura dhe me thikë në dorë.
Therësit e ëndrrave


Therësit e ëndrrave


Metamorfoza, vaj mbi pëlhurë, 100x120cm, - pikturë e Shazim
 Mehmetit, 1996 


Shazim Mehmeti

Pikërisht në çastin kur mendoja se flatrat e gjumit më kanë rënë mbi qepalla, dera e dhomës u hap. Kërcëllitja e saj shëtiti nëpër terr dhe erdhi e m’u fut në veshë, siç futet boshësia e vdekjes në trupin e njeriut që sapo ka dhënë jetë. Por, unë nuk isha një i vdekur (shyqyr zotit, akoma jam i gjallë) dhe ajo kërcëllitje dere ishte po aq e gjallë, siç ishin të gjalla edhe hapat e tij. Dyshemeja prej dërrasash të vjetra, hapat e të posaardhurit i bënte akoma më të gjalla.

– Është gruaja, – mendova – apo?!...

Kaq dilemë m’u desh për ta zgjatur dorën deri te ndërprerësi i dritës së abazhurit, prej nga bashkë me dritën u derdh nëpër dhomë një e qeshur. Zëri i atij që qeshte ishte zëri im. «Zot, thashë, a është e mundur?»..., dhe e ktheva kokën andej nga vinte zëri.

Vërtet, në këndin e dhomës, në atë këndin që krevatit i binte në të majtë, qëndronte një Shazim. Kishte krahët e përveshur deri tek llërët, ishte i pëgjakur dhe mbante një thikë në dorë.

Habia ime nuk kishte përmasë, ndaj gjëja e parë që thashë qe një kotësi: – Ç’je ti që ma prish qetësinë... në pikë të natës?...
– Jam ti, – tha – nuk më njeh?!...

– Të njoh, të njoh, – i thashë – por, nuk e kam disi të qartë. Ti je i përgjakur dhe me thikë në dorë, kurse unë... Unë e kam ditur se jam një!
– Ti?!... – më ndërpreu me një siguri të çuditshme dhe vazhdoi të qeshet me po aq siguri.

Për një çast, të qeshurat e tij jehuan mes muresh si krokamat e një korbi që sapo mbaron një gjah.
Kur pushoi së qeshuri, tha:
– Sapo ta thera një ëndërr!...

– Një ëndërr?! – belbëzova me një zë të shterrur dhe të thellë.
– Po, po, një ëndërr tënden që s’e vlente të jetonte.
«Thereshkan edhe ëndrrat», mendova, dhe çuditërisht filloi të më sillet nëpër kokë ai shqiptari që ëndërroi brenda meje, në një baladë. Tani më e kisha të qartë se pikërisht ai qëndronte para meje, me një kokë si unë, me duar të përgjakura dhe me thikë në dorë. Ajo godina e lartë, e bardhë, me dritare të kaltërta si sy lirie, që ai e ëndërronte brenda meje, tashti m’u zhduk prapa atij balli të përgjakur duke m’u përzier me një kuqësi të kotë.
I thashë: – Domethënë, ti qenke ai?... Po ai tjetri që vdiq brenda meje?... Mos di gjë për te?

– Ai, thua? Ai qe një budalla! S’kam ç’të di për te! Di për ca të tjerë që presin pas dere dhe që ti i njeh shumë më mirë se unë. Të gjithë janë të përgjakur, ja kështu si unë (e preku ballin). Ke dëshirë t’i shohësh?
Unë heshta.

Ai u ra duarve dy herë dhe Shazimë të tjerë u futën në dhomë. Ashtu të përgjakur i drejtonin thikat kah unë dhe këndonin si në kor:
«Dil nga vetja, budalla!
Dil nga vetja, budalla!»

Nga këndimi i tyre ritmik, që ishte si këndimet e atyre zezakëve të pashpresë, unë e kisha humbur vetëdijen, dhe gjelat e mëngjesit qenë ata që më kthyen në jetë.

Tashti, shoh ëndrra të tjera, dhe e di se do të vijë një ditë kur Shazimë të tjerë do të vijnë të përgjakur që të m’i therin ëndrrat.
Ani, le të m’i therin. Unë ëndrra të tjera do të shpik.

GONXHE BOJAXHIU PREJ GURI


Nënë Tereza prej guri

Ai nuk është skulptor dhe as piktor, nuk ka bërë asnjë ditë shkollë për këto, por është një mjeshtër në ndërtimin e figurave dhe portreteve apo objekteve në gur. Dhe jo portrete të thjeshta, por nga ato tejet të ndërlikuara, edhe një person që është kualifikuar prej vitesh në këtë fushë do ta kishte të vështirë.

GONXHE BOJAXHIU PREJ GURI






Ai nuk është skulptor dhe as piktor, nuk ka bërë asnjë ditë shkollë për këto, por është një mjeshtër në ndërtimin e figurave dhe portreteve apo objekteve në gur. Dhe jo portrete të thjeshta, por nga ato tejet të ndërlikuara, edhe një person që është kualifikuar prej vitesh në këtë fushë do ta kishte të vështirë.

Alfred Gjini është një djalë nga fshati Tresh i Lezhës. Një vit më parë, 25-vjeçari dhe vëllezërit e tij u vunë në qendër të vëmendjes pasi mediet publikuan se ata kishin ndërtuar një makinë “McLaren Mercedes” prej guri. Pas kësaj, lajmi “mori dhenë”, duke u pasqyruar edhe në mediet ndërkombëtare. Të gjithë u habitën me atë që Alfredi dhe dy vëllezërit e tij, të cilët e ndihmonin, kishin realizuar.

Ndërsa kalonin ditët, Gjini nisi të ndërtonte dy të tjera “vepra arti” që ishin, një ari (kafshë) dhe shenjtoren Nënë Tereza, po prej guri. Nuk ka qenë e lehtë për atë t'i çojë deri në fund këto dy “objekte” të ndryshme nga njeri-tjetri. Për secilën nga ato i është dashur të paktën tre muaj kohë, pasi për realizimin e tyre merrej vetëm në kohën e lirë. Ndërtimi është bërë me një lloj guri që gjendet në malin e fshatit ku ai banon.

Është guri i kuq, të cilin djemtë e kanë marrë në masa super të mëdha, pasi e gjithë figura ndërtohet pa ndërprerje në gur. Alfredi nga tregon se si fillim gurin e ka futur në ujë dhe më pas ka bërë prerjet kryesore. Më vonë gjithçka është bërë me limë e daltë. Kjo punë i ka kërkuar përqendrim maksimal e përkushtim. Banorët e zonës janë habitur nga këto realizime, aq sa e kanë quajtur Alfredin një shpikës të rrallë.

Pas mbarimit të punëve të ngutshme, Gjini nuk e lë kohën të iki, po gjithmonë bën diçka ndryshe. Pasditeve vonë, atë e gjen me limë e daltë në dorë duke kuruar me detaje shpikjet e tij. Ai është i kujdesshëm për çdo grimcë guri. Kur e pyesim se ku i ka mësuar këto, qesh, dhe pohon; “po ç'të mësuar, askush nuk m'i ka mësuar, është çështje intuite”.

Më i vështirë ka qenë realizimi i Nënë Terezës, duke filluar që nga fytyra, veshja, përkulja e pjesës së qafës e deri te detaje të tilla si pjesa e këmbës apo kryqi. Nuk dihet fiks se sa peshon, ndërsa gjatësia shkon 2 metra. Alfredi ka marrë shumë komplimente për këtë realizim nga të gjithë ata që kanë pasur mundësi ta shohin.

Një tjetër realizim i veçantë është edhe ariu. Është realizuar më gur të kuq prej malit të fshatit. I është dashur më shumë se dy muaj që Alfredi të arrijë në formën përfundimtare. Të gjithë janë habitur më të. Që në momentin e parë që është parë ariu kanë ardhur dhe ofertat e para. Tashmë, ariu është në një tjetër shtëpi, djali nga Lezha e ka shitur për 3 milionë lek të vjetra.

“McLaren Mercedes” prej guri

Makina e vëllezërve Gjini nuk ecën as nuk kërkon karburant, por ka tërhequr vëmendjen e shumë personave. Edhe ajo është ndërtuar me gur të kuq të marrë nga mali dhe koha e ndërtimit të saj ka qenë 3 muaj.

Në fillim e kanë nisur si lojë, por sa vinte dhe ajo merrte formën e një makinë të vërtetë. Në këto momente, dëshira për të çuar deri në fund shtohej. Përmasat e saj janë reale me ato të një makine të “Formula 1”.

Një metër e 40 cm gjatësi, ndërsa gjerësia është rreth 1 metër e 50 cm. Guri në përmasat fillestare ka peshuar 14 tonë më punimin e vazhdueshëm u reduktua në peshën e 6 tonëve, për këtë arsye është shumë e vështirë që të lëvizë nga vendi. Ata nuk e shesin këtë “vepër”, me gjithë kërkesat e shumta që kanë pasur nga vizitorët. Ajo është një kujtim i bukur për të dhe familjen e tyre.

Romani “The Original of Laura”që duhej të shkatërrohej

Më 17 nëntor të vitit 2009, ky roman, “The Original of Laura”, do të pushtojë një audiencë më pak halucinante, kur do të botohet për herë të parë. Nabokov kurrë nuk e kishte përfunduar dhe në shtratin e tij të vdekjes i kishte kërkuar bashkëshortes së tij Vera ta shkatërronte.


Romani që duhej të shkatërrohej



Në tetor të vitit 1976, i pyetur për të nominuar tre libra që i ka lexuar së fundmi, Nabokov kishte zgjedhur një përkthim të ri të Ferrit të Dantes, një guidë të ilustruar për fluturat e Amerikës së Veriut dhe një libër të vetin, “një dorëshkrim të një romani ende të papërfunduar”. Ai së fundmi ka qenë i sëmurë dhe, në deliriumin e tij, e lexonte romanin me zë të lartë para një audience të vogël ëndërrimtare në përbërje të “pallonjve, pëllumbave, prindërve të mi të vdekur, dy selvive, disa infermiereve të reja që mblidhen rrethe rrotull dhe një mjek familjar aq të vjetër saqë duket i padukshëm”.


Më 17 nëntor të vitit 2009, ky roman, “The Original of Laura”, do të pushtojë një audiencë më pak halucinante, kur do të botohet për herë të parë. Nabokov kurrë nuk e kishte përfunduar dhe në shtratin e tij të vdekjes i kishte kërkuar bashkëshortes së tij Vera ta shkatërronte. Ajo nuk e kishte respektuar kërkesën e tij; siç nuk ka bërë pas vdekjes së saj as djali i saj Dmitri. Mbajtës i ashpër i shkëlqimit atëror, Dmitri nuk është oportunist. Por pas tridhjetë vjetësh dhe mjaft i pikëlluar, ai e ka rikthyer librin nga një kupolë zvicerane për botim mbarëbotëror, plotësisht ashtu siç e ka menduar Nabokov si një prej tri veprave më të rëndësishme.

Lolita, gjithashtu, vetëm mëzi i ka shpëtuar djegies. Por ajo ka qenë e përfunduar, derisa “The Original of Laura” është grumbulluar nga 138 karta. Në edicionin e Penguin, kartat, që tregojnë shkarravitjet e autorit, bashkë me gjurmët e njollave të gishtërinjve dhe njollat nga ushqimi, do të përfshihen mbi tekst; ato janë të shpuara, kështu që lexuesit mund t’i shkëpusin ato. Është një pjesë magjepsëse e krijimit të librit dhe kushdo që e adhuron Nabokovin do të dëshirojë ta ketë këtë libër. Por pjesë të tij janë vetëm në formë skeleti.

A duhet të dëgjohen shkrimtarët kur u kërkojnë të tjerëve t’i shkatërrojnë dorëshkrimet e tyre? Sigurisht jo. Nëse Max Brod do ta kishte dëgjuar mikun e tij Franz Kafka, “Kështjella” dhe “Procesi” do të ishin humbur – siç ka ndodhur edhe me ditarët e Philip Larkin, kur e dashura e tij Monica Jones e dëgjoi dhe i copëtoi ato. Kërkesat në shtratin e vdekjes janë shpeshherë ambivalente apo gjysmë të dëgjuara. Kur shkrimtarët kujdesën kaq shumë, ata sigurohen ta kryejnë vetë këtë punë – siç ka bërë Thomas Hardy, i cili ka hedhur në flakë një numër të madh të dokumenteve.

Testamenti puritan e dënon Dmitrin për mospërfilljen e babait të tij. Por ne të tjerët duhet ta falënderojmë atë. Vitin e ardhshëm lista e Nabokovit do të ribotohet; lexuesit e rinj do ta zbulojnë atë dhe ata të vjetrit do ta rilexojnë në mënyra të reja. Kjo është diçka për t’u festuar, pavarësisht nëse Laura është e mirë.

Film i animuar 3D për Adem Jasharin

 Ai thotë se meqenëse nuk kanë qëllimet komerciale, filmi do të shfaqet në të gjitha TV-të e interesuara si dhe do të shitet në DVD me një çmim të ulët.

Film i animuar 3D për Adem Jasharin

Një film i animuar 3D rreth luftës së UÇK-së është duke e punuar në Kosovë. Filmi do të jetë i metrazhit të gjatë, 60 minuta dhe do të shfaqet fillimisht në kinema, e më pastaj edhe nëpër të gjitha televizionet, si dhe do të vendoset edhe në DVD.

“Filmi është i punuar tërësisht ne 3D, dhe mendoj se si i tillë është i pari në trojet shqiptare. Premiera do te jepet me 5 mars në Kino ABC, dhe pas premierës do të shfaqet në TV. Nuk është një film komercial sepse Jasharët dhanë gjithçka për ne e kjo është me e pakta që ne mund të bëjmë për ta”, ka theksuar Bashkim Avdiu, përfaqësues i kompanisë “Sira”, e cila edhe është duke e punuar filmin e animuar rreth Adem Jasharit, raporton “KosovaAlbaner”.

Ai thotë se meqenëse nuk kanë qëllimet komerciale, filmi do të shfaqet në të gjitha TV-të e interesuara si dhe do të shitet në DVD me një çmim të ulët.

“Përderisa nuk kemi asnjë qëllim komercial me filmin, ai do te transmetohet nga të gjitha TV-të e interesuara, do të ngarkohet edhe në internet që të mund ta shikojnë të gjithë. Po ashtu do të dal edhe si DVD me një çmim shumë të ulët, që të mund ta kenë të gjithë”, ka thënë Avdiu.

Në vijim mund ta shihni një pjesë nga ky film i animuar:



Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...