Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/15

Antishqiptarizmi tradicional i Patrikanes se Stambollit





Shkruan:Sherif DELVINA


Lufta e gjate e papatit me Bizantin ne vendin e shqiptareve, si para epokes se lavdishme * te Skenderbeut ashtu edhe pas saj, nuk mori kurre forma te keqija. Per fanatizem nuk behet fjale ne keto vise, se nuk jane verejtur pengime fetare. “Kemi te dhena teqarta pohimi te simbiozes se paster ndermjet katolikeve e ortodokseve”, verente me kenaqesi M.Shuflai. Reposhi, vellai i Skenderbeut, u varros ne manastirin e kishes se Hilandarit, mbishkrimi i varrit e quan “Duke i Lirise” (Hopf. “Kronika”, f.295). Skenderbeun, papa e quajti “biri im…me trimi i gjithe princave katolike”. Qysh nga viti 1453 e deri ne shekujt e mevonshem, Patrikana e Stambollit kishte pushtet te plote mbi te krishteret e Ballkanit.

Nen juridiksionin e saj perfshiheshin arsimi, martesat, divorcer, familja, trashegimia. Patriku u shpall vezir ne rangun e nje pashai me tre tuje. Ai zgjidhej me ankand; kush i jepte me shume suUtanit, behej patrik. A.Vakalopulos ve ne dukje: “…U mbytne borxhe kasa e Patrikanes Ekumenike dhe dhenia e detyrave kishtare u be nje objekt arreveshjeje e trafiku. Ky shembull u shtri ne provincat,ku peshkopet merrnin para me anen e perfaqesuesve te pjeses qe aspironte peshkopaten ose detyren e priftit. Ishte mbreteria e simonise”. Peshkopatat u bene cifligje lakmish e ankandesh. Peshkopet ortodokse ushtronin pushtet fetar e shteteror. Per kete L.Stavrianos, ne “Ballkani pas 1453″, f.104, shkruan: “Peshkopet ortodokse funksiononin ne dioqezat e tyre sa si prefekte aq edhe si klerike”.Patrikana merrte nga sulltani dy detyra kryesore:1. Te gjithe te krishteret e Ballkanit te ushqenin urrejtje kunder Perendimit.2. Te mos lejonte te beheshin kryengritje nga popujt e Ballkanit kunder suUtanit. Pas marrjes seKostandinopojes u hodhen bazat e sundimit turko-grek mbi te krishteret e Ballkanit. Te gjitha keto qe thame me siper, nuk lejonin qe fryma e autoqefalise, qe kish filluar me “Perikopene e Ungjillit” ne shek.XV, te vijonte me tej. Po te mos kishin nje kishe autoqefale kombetare, shqiptaret mund te ckombetarizoheshin, sic ishte rasti i nje pjese te tyre ne Greqi e ne vende te ndryshme te ish-Jugosllavise. Prifterinjte, para se te vinin ne Shqiperi, pergatiteshin ne Malin e Shenjte Athos. Aty ata mesonin te kryenin sherbimet fetare dhe udhezoheshin te benin c’ishte e mundur qe besniket ortodokse te flisnin gerqisht. Qendra kulturore e Janines, e nxitur dhe e perkrahur nga Patrikana, bente cmos per greqizimin e shqiptareve ortodokse. Patrikana mund te hapte sa te donte shkolla greke kudo ku kishte te krishtere shqiptare. Ckombetarizimi i shqiptareve ishte ne rend te dites. Ne Himare shkollat greke ndeshen ne rezistencen e banoreve vendas. Me gjithe luften esistematike te Fanarit, te perkrahur nga turqit, himariotet hapen shkollat shqipe ne Vuno, Dhermi e ne Himare ne vitin 1637, me ndihmen e murgjve baziliane arbereshe te ardhur nga Kalabria, te cilat vazhduan rreth 100 vjet. Aty vinin nxenes te vegjel nga Lekuresi, Nivica, Shen Vasili, Lukova, Piqerasi, Kudhesi. Keto shkolla i mbylli perfundimisht, me urdher te Patrikanes, peshkopi i Himares dhe i Delvines me 1720. Ai hapi ne cdo fshat shkolla greke, duke i detyruar te iknin mesuesit e meparshem. Te fundit qe u larguan ishin arbereshet B.Matranga e P.Skiroi. Historiani grek K.Paprigopulos qorton Patrikanen e Stambollit se per neglizhence nuk mund te helenizonte te gjithe popujt e Ballkanit; ajo nuk perfitoi nga Situata jashtezakonisht e f avorshme qe i kishte lejuar Perandoria Osmane. Pas shpalljes se Hatihumajunit me 1856, i cili u njihte popujve te Perandorise Osmane barazine e arsimit ne gjuhen e tyre, shqipja perseri u ndalua te mesohej. Nen kryesine e Patrikanes vazhdoi greqizimi i shqiptareve. Thimi Mitkoja i shkruante F.Krispit me 1879: “Greket e Janines jane shqiptare te greqizuar dhe kjo kuptohet fare lehte nga menyra se si e flasin greqishten”. Faik Konica shenon: “Nje nder dredhite me te holla te grekeve, eshte ajo qe binden zyrtaret e larte te Stambollit me anen e korruptimit te nxirrnin nje qarkore qe ndalonte botimin e librave shqip”. Shekulli XIX eshte shekulli i luftrave per liri per popujt e Ballkanit kundra sundimit turk. Ata duhet te luftonin ne kete kohe ne dy fronte: kunder pushtuesve osnmane si dhe vefles se tyre te preferuar, Patrikanes. Ne programme Rilindjes sone Kombetare kerkohej emancipimi kombetar dhe shpirteror i shqiptrebve pa dallim feje. Por Parikana veproi si persekutore e atdhetareve ortodokse shqiptare. Per te gjuha, kisha dhe shkolla duhej te ishin greke dhe vete shqiptaret te quheshin greke. Ata duhej t’i nenshtroheshin ekuacionit: shqiptare+ortodokse=greke. Besimtaret qe vareshin nga Patrikana duhej te helenizoheshin: (helenizim=ortodoksizem). Njerezit e Patrikanes vrane Dhaskal Todrin, Naum Veqilharxhin, Pandeli Sotirin, papa Kristo Negovanin, Spiro Kosturin, etj. “Bashkepunimin e Rusise me Greqine e Patrikanes kundrejt Shqiperise dhe Epirit e udhehiqte identifikimi i interesave te tyre”. (E.Nikolaidhu, “Kriptokristianet e Shpatit” – Janine 1979). Patrikana rrezatonte papushim ide ultragreke ne Shqiperi. Dalloheshin ne ektekutimin e politikes antishqiptare me plot e perplot manipulime djallezore peshkopi i Janines, Sofroni, i Artes, Serafini, i gjirokastres, Anthimi. Kjo treshe e hierarkise fetare perbente boshtin qendror te luftes kunder Rilindjes sone Kombetare. Parulla e tyre tradicionale ishte “nje fe, nje atdhe”. Nga fundi i shek.XIX (ne vitin 1879) Patrikana greke e Stambollit leshoi ne qarkullim mallkimin e tipit mesjetar kunder abetares ne gjuhen shqipe. Ata qe manin dhe mesonin me abetare te tilla, cilesoheshin si heretike nga mitropoliti i Drinopullit, Anthimi. Ne kete kohe organi I fanarioteve dhe i patrikanes “Ylli i lindjes” rekomandonte qe leterqarkorja e Anthimit te lexohej me vemendje dhe, si e tille, te gjente zbatimin e vet ne praktike. Asaj i sherbyen grekomanet me parullen e mirenjohur: “Te gjithe ortodokset, pa marre parasysh se ku jetojne e c’gjuhe flasin, jane greke”. Ne kete kohe andartet vepronin me parullen: ne nje dore kryqin dhe ne tjetren thiken. Ne Korce librat e shkollat shqipe i mallkonte dhespoti i Korces, Filotheos Kostandinidhis e, me pas, pasardhesi i tij, Foti. Peshkopi grek Jakovi, qe nga Durresi ku kishte seline e tij, iu kundervu qeverise se Vlores me 1912. Ndersa mitropoliti grek i Korces, Jermanos Anastasiadhis, dhe ai i Gjirokastres, Vasilios Papkristos, u bashkuan me forcat pushtuese greke ne Shqiperine e Tugut. Qe t’i jepej fund veprimtarise antishqiptare te Patrikanes, duhej te formohej Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise. Themelimi i saj eshte i lidhur me emrin e F.S.Nolit. Me 8 mars 1908 u shpall ne Nju Jork Kisha Ortodokse Shqiptare me ne krye Fan Nolin. Ndersa ne vitin 1919 kisha shqiptare ne SHBA u be Peshkopate Autoqefale. Keto dy akte qene vendimtare per formimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Sipas porosise se Nolit, ne Shqiperi u be shqiptarizimi i kishes, nisi perdorimi i gjuhes shqipe ne kishe, u zevendesuan epitropetm psaltet, ata qe ndiznin kandUat, si dhe sherbetoret dhe sherbetoret e kishave me shqiptare te zgjedhur nga patriotet. Debimi i kater mitropoliteve greke nga Korea, Gjirokastra, Berati e Durresi per veprimtari antishqiptare lehtesuan themelimin e Kishes Ortodokse Autoqefale. Shpirti, truri dhe zemra e kesaj kishe ishte Fan Noli. Megjithese Noli u largua per pak kohe ne Gjeneve per te mbrojtur interesat e Shqiperise, ai mbeti themeluesi i kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Prandaj kisha jone quhet kisha e Fan Nolit. Noli punoi me kleriket patriote dhe me intelektualet e shquar ortodokse. Me 11 shtator te vitit 1922, ne Kongresin e Beratit u shpall Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ajo u sanksionua ligjerisht me miratimin e Statusit te saj me 4 dhjetor te 1923. Po ne ate” vit, Noli, pasi u shugurua peshkop, mori ne dore kryesine e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Mirepo Patriarkana vazhdonte te mos e njihte. Me 1927, si kusht per njohjen e autoqefalise, ajo kerkoi te drejten e emrimit te metropoliteve dhe te anetareve te sinodit. Me nje fjale, donte drejtimin administrativ te Kishes Shqiptare. Keto kerkesa u hodhen poshte me te drejte, sepse cenonin pavaresine e Kishes Shqiptare. Me 15 qershor te vitit 1929 u mblodh Kongresi i I i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Ai miratoi Statusin e perhershem te vitit 1929 te KOASH-it. Ky status pasqyronte traditat e vecanta kombetare te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise dhe dogmat universale te ortodoksizmit. Ne artikullin 16 te ketij statusi kerkohet qe kryepeshkopi e gjerarkia e larte kishtare te jene me nenshtetesi, gjak e gjuhe shqiptare. Me kete Status nuk lejohet nderhyrja e Patriarkanes Ekumenike ose e cdo kishe tjeter ne Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Qendresa e Qeverise Mbreterore, e popullit shqiptar dhe, sidomos e ortodokseve te Shqiperise ndaj nderhyrjeve e presioneve te Patriarkanes, bene qe Patrikana e Stambollit me 12 prill 1937 te leshoje tomin e Sinodit te Patriarkanes Ekumenike me numer 609, me te cilin njohu boterisht Kishen tone. Kjo njohje qe nje miratim i padiskutueshem i Statutit te vitit 1929, themel i te cilit eshte artikulli 16 i ketij statuti. Tomosi numer 609 perfundon:”Gezuar te shenjten moter, Kishe Autoqefale Shqiptare!” Ne vitin 1991 Patrikana e Stambollit emeroi pa te drejte Janullatosin si eksark dhe ne gusht te vitit 1992 si kryepeshkop. Kjo u sajua nga Patrikana per te likujduar autoqefaline e kishes sone. Zgjedhja e Janullatosit si peshkop i Andruces, anetar i Sinodit te Shenjte te Greqise, shok e bashkepunetor i metropolit vorioepirot, Sebastianos, ne Sinodit e Shenjte te Elades si kryepeshkop i Shqiperise na ben te mendojme: Ku po vemi!? Patrikana dhe njerezit e saj po perpiqen te vecojne muslimanet nga te krishteret si dy popullata me vete dhe rivale. Ata udhezojne vartesit se pergjegjes te cdo fatkeqesie ne Shqiperi te nxirren muslimanet. Kurse Noli na meson se kane dale njerez te keqinj nga radhet e te dy paleve. Prandaj me te drejte kumbojne sot teper aktuale fjalet e tij:”Ruhuni nga kisha e Satanait, Patrikana e Stambollit!” Ka ardhur koha qe ti degjojne keto fjale te gjithe shqiptaret, pa dallim partie e perkatesic fetare dhe te kerkojme venien ne vend te nenit 16 te Statusit te KOASH-it, te vitit 1929, qe i mbylli porten nderhyrjes se Patrikanes. Projektligji mbi fene, qe se afermi do te diskutohet ne parlament, likuidon padrejtesisht nenin 16. Ne kete projektligj kerkohet qe kryetaret e komuniteteve fetare ne Shqiperi te jene nenshtetas shqiptar qe ne lindje. Po te aprovohet ky nen, perjashtohet diaspora. Keshtu, sipas ketij neni, edhe Fan Noli nuk do te kish pasur te drejte te behej Kryepeshkop i Shqiperise. Une mendoj qe ne kete nen te thuhet se kryetaret e komuniteteve fetare te jene me kombesi shqiptare se bashku me gjerarkine e larte fetare. Ky ligj nuk prek minoritetin grek te vendit tone. Ata kane te drejte te kene liturgjine e tyre ne gjuhen amtare si dhe prifterinjte e vet. Noli ia perkushfoi atdheut tone gjithe gjenialitetin e tij me kryevepren e tij, themelimit te Kishes Autoqefale te Shqiperise, se bashku me liturgjine qe perktheu. “Autoqefalia Ortodokse Shqiptare”, Nr. 7,1994

Veladoni i cerdhes time…


Nese do te behej nje ballafaqim ndermjet krijuesve te poezise se sotme shqiptare,padyshim kuroren e mbretereshes se saj do ta meritonte,Teuta Kamberi.Poezia e saj eshte jete,eshte realitet qe preket cdo dite nga gjithkush por merita e saj qendron se ajo di te ndertoje me realitetin poezi te mrekullueshme qe te mbeten gjate ne mendje.Sepse ajo shquhet jo vetem per tonet njerezore por dhe per menyren e ndertimit te vargut e peshen e vargut qe trazon dhe te fut ne meditime pafund.Ne poezine e sotme shqipe,Teuta Kamberi ka hyre absolutisht nder rradhen e me te mireve dhe po prezanton bindshem,cilesine e vargut te saj sa realist dhe aq hyjnor……
Veladoni i cerdhes time…
Cerdhe bejne syte e mi
ne seva rrenajash zhytur
ehh..
sa do te doja mbi kalldremin e shpirtit
vijnaja te drejta te hiqja..
si nje femi kur lapsin ne dore merr
e eshte larg
c’ka asaj ishte e embel
e tashme varur qafes torture e marre..
strukthur filozofise
ku te vertetat veniten
e lulezon e genjeshterta..
teksa une perpiqem
te formoj cerdhen
e shumes se rasteve qe fati me jep
perqafuar zakonit te embel te nates
qe futur ne sy me eshte
e fergellon teksa flet..
lene fjalimeve te ujit per t’i ribere
e mekatet e korbit t’i mbledh menjane
e pas kesaj..
ndoshta mrekrekullia me peshtjell..
si nje atlas i ngjeshur anashkaluar hicit
ku lumi perballe ka eren e peles se rrjepur
rropatur e mjera e shkreta
jo per ambicje…a per copez buke..
por per te fildishten dliresi
qe ja moren…ja vodhen..
ja perdhosen
ata …ato..
varjantet e zeza e te bardha
nen venat varikoze e gurit..
Ndaj ringrihem..
fluturuar siper rrethit te ndare..
shpall mengjesin tim
ku ai qe vazhdon vargun tim
i duhet te kete ngjeshur lekures
veladonin e cerdhes time te shkruar
prej enderre…prej zhgjendere..!
*   *   *
VIJA…
Dite te bardha qe netet ju vene faj
jeni vija te skalitura ne nje medalje
rruge..dite..vite qe kerrusen e pastaj
ju duket cudi ….!
Ku e coi qielli pranveren qe s’erdh ?
Ne rruge vec hapa kuturu e shira litar
nga dita e zvarre
mermerima..germa qe kujt t’i qajne hall..
ne kete dite fytyrene..
ne kete nate qe shekuj ka qe mardh.
E.. une me Moxart e Shopen mundohem
te gjej te kalter..te verdhe..
ngjyrimet me rralle
tinguj qe me shesin e i blej
ngjyra qe i dua e i shaj.
Fjale te mesuara permendesh
shkermoqje..ritual…
C’rendesi ka furtuna ku ketu shuhet gjitheshka…
E shava shpesh here fatin dhe perseri me duhet t’i bej balle
megjithese fiton gjithkund rrenaja
mes komedianesh lindin komediane…
E sigurisht me duhet t’i nderoj njefaresoj
eshte zakon i lashte i dukjes se nenshtruar..
i murit qe u krijua te mbylle dickane.
eshte pamundesia e numerimit te hapit medioker
i pershtatjes qe te ben te barabarte…
Me vjen keq per lumin e pandreqshem te viteve
se jam faj..pa faj..
ndaj lufta e shpallur me lypset ne kohet moderne..
variantet e gureve te shahut
me zbulojne labirinthin e njembedhjete rrokeshit
me qartesojne vegimin e henes
me shumfishojne tjeterkushin
e c’do cast te qenies time te paqene
qe ende qendron
mes efektesh e shkaqesh qe krijuan
shkrime te padeshifruara historish
kthehet ne deshire te cmendur te harrosh
rrjeten e merimanges..
te shohesh me sy te pavetedijshem
mikun qe te tradheton..
te dashurosh kujtimin qe urren
e pastaj..
e pastaj…te shperfillesh dhimbjen e se djeshmes
qe nata peng ta mban…
Te mundesh
te mbijetosh
pa njollosur stinen qe perfaqeson
e permbajtjen qe permban……..!
*   *   *
Ju me pate si nje enderr te fjetur
qe folene kish bere
ku..se si..
Me pate si nje re te keputur pas shiut te mardhur
si nje hene genjeshtare ne prag agu..
s’ma njohet dritezen ish e larget.
Me pate si nje torbe te braktisur ne stacion
si nje zog te hazdisur qe lirin ju kujton
me pate..pa me pare ne sy..
Me pate si nje send zbukurues ne dekor bardhe e zi
si nje lule mbjelle ne saksi.
Ju me pate si kuptimi elementar i fjales
si batica e zbatica e nje deti pa emertim
pa njohur
ledhin pas furtunes
e bregun pas shtrengates
ku mermerima deneste per romanin pergjysme
e dekoret qeshnin me njollat e gjakut..
Ku flaket ishin deshmitare te agullimit pa ag
nga ku filleste nje dashuri pa cak e varur ne litar..
Ku gjestet e trupit e shpirtit jane pesha e taboreve..
ku gjumi.. gjumet pa vene gjume
e hapi s’eshte asgje mes fjales se peshtire..
Ku hilja e madhe e botes eshte lak pa rendesi
perpara nje emertimi te copetuar per gjymtyre
e koses qe kosit pa meshire..
Perpara sofres se zbrazur
qepalles se gjore
fjalezes qe s’mundet
kerrusjes qe ndryshon forme c’do sekonde..
Perpara kufinjve te mi
qe fillikat thone
me shume se fytyra e zbukuruar me pahir
se jam e pranishme mes leshterikeve..
ne luften ku ju prin flamuri ne gjysem shtize nxire
nga flaket e Trojes
historise se sperkatur
buzes se plasur..
Kohe kam humbur per t’ju matur me kilometrazhin tim..
ju..me me pate si nje copez persazhi ngrire…

Mbështjellë në mëndafsh agu



Entela Safeti-Kasi , poete,perkthyese dhe prozatore qe ka hyre bindshem ne letersine e sotme,duke qene njekohesisht dhe nje nga figurat kryesore te saj.Rrallehere ndesh qe nje krijues te kete kaq rruge per te shpalosur dhuntite qe i ka dhuruar zoti,fale karakterit solid,ideve te qarta dhe perfeksionit njerezor poetja ka ditur te marre nga letersia ate qe ajo i ka dhuruar asaj.Fituese jo vetem cmimesh por dhe sfiduese me kohen ku jetojme ajo ka ditur te jete nje nga penat me me peshe ne letersine moderne te hapesires shqiptare,madje shumehere ka ditur te thyeje akujt e ndarjes dhe me letersine konteporane te kontinentit dhe globit.
…..ky ishull…..
Muzg i kuqëremtë, si bakri
Shndrit një copë reje
Tret…
E nata,
Si sytë e kukullës prej kashte
Djeg…
Oh, flatra zogjsh rrahin erën
Jemi njerëz, e lumturia
Tepër e shkurtër
Tepër e ikur
Fijeve të barit
Rrezon,
Guxon,
Gjelbëron pylli larg
Në mal të arratisë
E unë pyes shkëmbin
Nëse koha, a natyra e krijoi të tillë?!
Mbi tryezën e shkrimit
E mermertë, shëklqimtare vazoja
E bimë të thara me kujdes
( sa jetë dikur pat, sa ujë, e sa pika vese?)
Një mbajtëse lapsash
E fletë libri të pashkruara
Mendime kokëposhtë
Dhe e thëna e gjyshit:
“Kur mbetemi vetëm, plakur, pa njerëz”
…Se bota ecën, e fëmijët marrin avionë
Rrëmbjenë trena e metro marëzish,
Të zbulojnë atë që kërkuam tërë jetës
Universit
Yjtë
Si sytë e kukullës prej kashte
Flokët, si fije bari – brymë stine
Duart midis dy rrugëve
Lulet e kumbullës zbardhin, zbardhin, zbardhin…
E im atë karrocën e kohës nget
Në njërin breg motra
E në tjetrin vëllai,
Urë fjalësh
Nëna tej,
Fshehur mes jaragvanëve
Kur triko fëmjësh thurr
Oh, ky mëndafsh
Kjo ëndërr stisur me vargje,
Ky ishull
çati parajse që nanuris  rrënjët,
Ndërsa nata bie
E gjthçka që prek
Lapsi,
Kutia prej druri
Me fotografi të vjetra
E letra,
Aromën e pishave,
Fletët e pashkruara të librit…
Kur në gjumë gjithë bota bie
E zgjohet,
Ky mall, ky prag,
Kur mësojmë se: bota është e egër
E ne krijojmë tonën…
 MARS 2009
*   *   *
Mbështjellë në mëndafsh agu
Mbështjellë në mëndafsh agu
Në polen lulesh Kris reja
E ti më vjen me erën
E më shndrit
Kësaj drite Në Drin qerpik i natës endet
E rrjedha ma kthen në zog kumbues të kujtimit
Të ditës që u lind me flatra…
Rezon rruga e yjeve
E na terr larg në malin më të lartë
Ti je një re mbi kokën time prej ëndrash
E në gojën e nëntokës shtrat koralesh
Zvogëluar si kokrizë rëre
E lashtë kjo botë ku s’mund të jemi
Sa gurrët a uji I saj
Ndaj po të them: Atje brenda barkut të nëntokës
Hiri I eshtrave ushqen gjithçka që duket
Ndaj vdekja shndrrohet në pushim avionësh…
RE
Fryma, kjo muzikë e përjetshme
Ndër ne
Dhe tingulli I fjalës e vetë fjala
Nën muret e lëkurës, kohës
Brenda dhe jashtë nesh
Prehet në këtë shtrat gjuhësh Rrënjësh
Polen agu e muzgu
Kris Reja
E ti më vjen me erën
E më shndrrohesh në tingull kumbues të kujtimit
Të dritës
Që u lind me flatra

2011/02/14

ENGJËJT NUK JETOJNË NË TOKË



Rita Saliu,u lind në një familje me traditë të gjatë atdhetare në  Prizren. U shkollua në Prishtinë, ndërsa të shumtën e kohës e kaloi midis  Kosovës dhe Amerikës, ku kjo e fundit i krijoi të gjitha parakushtet të merrej  më denjësisht me çështjen e Kosovës, për të cilën, nuk u ndal asnjëherë,  sidomos, pas vitit 1981, kur kuçedra ballkanike i ishte sulur edhe njëherë  Kosovës dhe po ia zinte frymën gjithnjë e më shumë, Rita nuk pushoi së vepruari,  fillimisht në Kosovë e pastaj në Amerikë… Ku ajo shkroi shumë  shkrime për Kosovën, të cilat u botuan në shtypin e lirë në Sh.B.A.Rita  arriti edhe sukseset e para në letërsi, pasi përvoja që fitoi e mbushi me  frymëzim, ndërsa ngjarjet që kishte përjetuar vetë, nuk duheshin harruar.Krahas shkrimeve gazetareske për Kosovën, Rita botoi edhe shumë  poezi në shtypin e këtushëm, për të cilat morri edhe vlerësime të veçanta nga  ato  poezi..Me poshte po botojme nje cikel poezish shkeputur nga vëllimi poetik: “ENGJËJT NUK JETOJNË  NË TOKË”.
 .
Falë Jetës
Të bukurën ma morën
Duke ma përdhosë shpresën
Ma morën  pranverën
Duke ma shkelë lulen
Ma morën lumturinë
Duke më vra  dashurinë
Falë jetës
Ruajta vetëm një grusht dhé
Të shndërruar në baltë të  ëmbël
Njomur me djersë dhe gjak
Pastaj riktheva pranverën
Bukurinë  rilinda
Përjetësova lumturinë
Me ngjyrën e syve të dheut
Falë jetës
Zhvesha pikëllimin
Shpirtin ia fala këngës
Të ma  ruajë zërin nëpër kohë
Sa shumë halle
Dhe mall për baltën  tënde
Frikohem të jem vonuar
Të kthehem në brigjet e tua
Të endem me  këpucë të lustruara
Me djersën dhe gjakun e shekujve
ÇELËSI I MALLIT
Në xhepin e shqyer nga malli
Të palltos së harruar në  gardhin e vendlindjes
Kërkoj çelësin e përjetimit
Portat e harrimit për t’i hapur
Të më thërrasë kujtesa të  kthehem
Nga dheu i huaj në prehër të nënës
Që më pret te kulla e  braktisur
E rrënuar nga stuhitë karpatiane
Duke qarë për mua vret vetminë  e heshtjes
Apo mungesën time dëshiron ta vrasë
E kulla ia reciton heshtjen  pa mua
Çelësin e mallit e gjej
Në fund të palltos së mykur moteve
Që  ruan plagët e lirisë
Në betejën e mbramë
Era e mykut më shndërrohet në  aromë
Ua fal luleve që vendos te shtatorja e lirisë
Ku u betova se s’do ta  lë më vetëm nënën
Përtëritja i kthehet kullës
Dhe e mbyt harrimin e  heshtjen
POEZIA
Poezia është mbretëreshë
Vasha më e bukur
Që i bën lulet  të çelin
Është zambak
Që i fal ngjyrë paqes
Dashurisë i dhuron  aromë
Është kënga më e bukur
Fildish i fushave bleroshe
Është zë plot  jehonë nëpër kohë
Dhurata më gjeniale për njeriun
Është krah i hapur i  lejlekëve
Që bartin nektarin e bukurisë
Është brumë që gatuhet për çdo  sofër…
Shoqja ime jetës – e pashtershme
ENGJËJT NUK JETOJNË NË TOKË
Fytyra e Atdheut
Ngjyrë limoni
I pasur me relikte të  rralla
Gjithçka e mirësisë
Mbuluar me gjethe thinjash
Yll i  hutuar
Si engjëll i trazuar
Për fatin tragjik
Helmohem prej të  helmuarit
Nga pragu iku dhe qeni besnik
Për mungesë nderimi
Çfarë duhet  të di në këtë kohë…
Po e shoh (kuptoj) se engjëjt nuk jetojnë në  tokë.
AFSHI
Me plagë në zemër
Me shpirtin e trazuar nga mllefi
Nisem  për në brigjet e lashtësisë
Të gjej pak ngrohtësi pranë zjarrit të  shenjtë
Të vatrës ku e lash loken të larë në lot
Ku shpirti më  përtërihet
Duke prekur lashtësinë
Me degën e zemrës
Do të vij bregut të  detit
Ta përtërijë ujin me lot
Si nënat e kërrusura nga pesha e  vetmisë
Dhe në këmbë do ta kaloj oqeanin
Me fuqinë e gjysheve
Që dua të  më bekojnë në altarin e kthimit
FJALA
Fjala merr ton mallëngjyes
dhe më bind
se nuk mund t’i  vihen pranga shpirtit
fundi i jetës nuk është vdekja
kur je zot  shtëpie
NDJEJ
Në këtë qiell kaq të ngatërruar
Ndjehem e tronditur
Më  kaplon një lodhje
E përqafoj dheun tim
Dua të ndahem përfundimisht nga e  kaluara
Të shndërrohem në shpirt
Që djegë bërllokun
Dhe shpërlanë  gjithë të keqe mbi dhe
MEMORIALI I JASHARËVE
Zëri i kambanave ushtonte në Prekaz
Ta dëgjonte bota  memece
Një flamur, një valle,
një shqiponjë, një vatër
dhe gjaku në  ballë
dhe plagët në gjoks
Dielli e retë
dëshmitarë të  lirisë
pranvera do të çelë lulet
në krenarinë e kujtimit
Memoriali i  Jasharëve
si Sfinks u bën roje varreve
PËRBALLIMI
Përballem me stuhitë e mallit
Tek sodis nga dritarja e  mendjes
Në shpirt
Shiu i kujtimeve
Po më kalbë… po më kalbë loti i  dhembjes
Rrëzohem trotuareve
Kërkoj askund nuk e gjej
Përpëlitem dhe më  fanitet vetvetja
Në ëndrrat për vendlindjen
Kur të kthehem
Do ta sjell portretin tim
Që ma  dhuroi mërgimi
Shpresoj të m’i njohësh
Sytë e mi të mekur
Nën flokët e  mi të thinjur
Mall i përjetshëm,
VEND I LARGËT
Vendi i largët
Me sy të stolisur
Me  flokë të blertë
Më mashtroi si një përrallë
Tashmë kur jam bërë  gjyshe
Përralla nipërve nuk u tregoj
Lum ai që nuk u bë personazh
I  përrallës që më mashtroi
KËNGA

Sa mall kam për këngën e kujtimeve
Deri të arrij te  burimi i shpirtit
Më jehon kumbimi i saj si ushtimë pylli…
Ai kushtrimi  më bëri trimëreshë
Ngado më hodhën valët e jetës
KUJTIM
Kujtesa ma kthen shpirtin
ma kujton plagën që më  vriste
si shigjeta zogun pa krahë
kur fërkoja shuplakat e dregëzuara nga  kazma
nuk mund të heshtë
armiku është fshehur
si kukuvajkat nën çatinë  e kullës
në errësirën që s’i mund drita e vajgurit
e presin t’i këndojnë  ngadhënjimit të vdekjes
nga arma do të ndahem
vetëm kur të vete në  varr
DIKUSH
Ajri pështillet rreth një ëndrre në gjumë
Asgjë nuk fryn  asgjë nuk ngrihet
Retë notojnë qetë qiellit të kaltër
Mund të bien në tokë  të bëhen shi
Të bëhet baltë e përbuzur të shkelur
pamëshirshëm
Dikush  luhatet fshehurazi pas hijes së vet
E dëshiron punën e dhelprës përballë  rrushit
Merr në thua e rrëzohet
E Ti u dashka falje t’i kërkosh
Hijes  që s’e njeh as nuk e ndjenë
Pa fjalë, vetëm me mimikë
T’i tregosh sa je e  kujdesshme
E ai ka të drejtë edhe mos me të kuptue
Kur të përsëritet vapa  në bregun tjetër
Mbrëmja bëhet e padurueshme
Me buzën në gaz i bënë lajka  shpirtit
Ndërsa ti ngrihesh në ajër si zog pa krahë
Me kthetra të prera  shkëmbinjve të robërisë
NGJITJA
Ngjitem shkallëve të jetës
Si në skenë teatri
Ku vetëm  një herë mund të luaj heroinën
E ëndrrave të mia për dheun
Që blerohet çdo  pranverë
E ma përjetëson ngjyrën e syve të mi blerosh
Eci kokëlartë me  fytyrë kah jugu
Dielli më përcëllon
Të më japë ngjyrën e dheut që më  mungon
Ndeshem me valët stuhitë netët korb të zeza
Deri në agim që i fal  mendjen shpirtin djersën
Vë duart e lodhura mbi ije
Pres përqafimin e  njomë të fëmijëve
Ngjitur majave të bjeshkëve
Të shndërruar në diej në  yje
M’është thinjur malli për kullën
E shndërruar në shkëmb
Mund të  ngre flamurin
T’ia them këngës malësorçe
Si gjyshi para litarit a në teh  të hanxharit
Po e këndoj këngën si duke folur më vete

Kur kembet i bien kokes




Nga: Shahin  KOLONJA

Shume gjera shohim,degjojme dhe provojme per te perfunduar me pas ne gjykimet reale te se shkuares,se sotmes dhe te ardhmes.Gjithsesi rruga jone ne keta 66 vjet udhetimi te dhimbshem ka qene jo vetem tragjike per fatet e vendit por edhe kriminale per jetet tona.Ne vend te perparimit morrem regresin me te madh qe kemi njohur ndonjehere,ne vend te luges se florinjte hengrem nese do te kishime kemi me ate te drurit,ne vend te lirise provuam burgun gjigand qe prodhoi shpura e njerzve te indoktrinuar me ideologjine makabre marksiste.Sot serish pjellat e tyre,tallen me vuajtjet tona ne vazhdim,qeshim dhe bejne humor me durimin e tejskajshem tonin ndersa indiferenca jone kolektive shkel mbi ne si nje diktature qe duket e zorshme per tu shkulur.

Kur kembet i bien kokes


Hapni syte shqiptare
e keqja s’na eshte ndare.
Me keta politikane qyqare
qe ne Beograd kane ngare.
Te kerkojne miqesine
duke shkelur shqiptarine….
Nga Saliu ,te Iliri
nga Edi ,tek Fatmiri.
Nuk e duan shqiptarine
per kolltuk shesin Shqiperine.
Per pushtet e pasuri
te copetuan Shqiperi…..
Moj Shqiperi e mjere
a shikon kush te merr ndere.
Keta palo zaberhane
qe lepijne cdo sahane.
Qe shesin edhe babane
per te fituar davane…….
Shqipetar nga gjumi cohu
vendin harbuteve tregohu
Mos lejo te c’nderojne
per pushtet te leshojne….
Keta politkane hajvane
pas karrikes kane sevdane.
Ngasin per pare,pushtet
e harrojne te mjere milet…
Duan te zhvatin shume
te na mbysin ne lume.
Duan e cfare nuk duan
shesin,blejne dhe perruan…
Shqiperi poshte ke rene
nga keta politkane qene
Do te vije dhe dita jote
boll ke pritur keto mote….
Komunistet keshtu te duan
vetem te keqen te uruan.
Fisnikeria kurre s’humbet
gjakun e saj askush se tret….
Dita saj do te kthehet
se pa te Shqiperia s’behet.
Boll kembet i rane kokes
jemi bere gazi botes…..

Mos hesht…



Zef Mulaj, lindur në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist  , është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton në Itali.Anetar i leges boterore te poeteve kontemporan.(World Poets Society W.P.S.) Anetar i lidhjes se shkrimtareve te Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.

Mos hesht…


Kur  pemët  era i rrëzon,
zjarri  djeg  livadhet
Plot  blerim.
Kur  heshtin
Nga era e fortunes
Mbi kollaret e tyre
Ere  kundermon…
*   *   *
Sy  hapur
Sytë  nukë do ti mbylle.
Hapur  në perjetsi
Do ti mbajnë
Të shohin  kohet
Si shkojn e vin.
Edhe  në gjum
Mbi krevatin
Pa  dhome
Pa tavan
Në  mes  hapsires
Pa funde
Syte  hapur
Si lypsare
Në  udhkryqe …..
*   *   *
Ejani  të shkojmë
Atje ku fryn  erë
E ftohte..
Të  thyejm gjitha
Dritaret e kullave
Mureve  te shkruajm  emra
Njerzish…
Që  pertypin me dhembe
Dashurite ..
Mbi kollaret e tyre
Analiza të bëjme .
Formula kimike
Do gjejm.
Do zbulojm parfume
Te reja …
Per hajdutet..
E djeshem e të sotem..
 
Ejani te shkojm
Udhtaret e shekullit.. 

NUANCAT LETRARE TË NJË KOHE TRANZITORE



Nga: Halil  HAXHOSAJ

Pikë qendrore reference e këtij romani të Zef Mulajt është qartësimi i brendisë së konceptit të një kohe në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij, ku pasqyrohen në mënyrë letrare, pra romanore, përveç të tjerave, tentimi i pa kompromis i daljes nga Shqipëria i një pjese të popullit të saj pa marrë parasysh, moshë, gjini, profesion, pozitë, ideologji e të tjera. Mirëpo, kalimi i kufijve të asaj kohe bie në kthetrat e degjenerimit. Aty nuk ka respektim të rregullave të lojës. Madje as shtetërore, njerëzore, familjare që nënkupton qasje joserioze dhe të pagjykueshme për gjykimin e një çështje të caktuar, qoftë edhe e gabuar.
Shikuar nga vrojtimi artistik, të gjitha ndodhitë e atëhershme janë pasqyruar në faqet e romanit “Imazh” të shkrimtarit Zef Mulaj, i cili edhe vet ka përjetuar, mbase ndonjë nga dromcat e kësaj katrahure. Dhe nëse nuk i ka përjetuar atëherë, sot mban epitetin e mërgimtarit, malli i të cilit është i madh dhe gjithmonë i pashuar për vendlindjen e tij, për Shqipërinë, e cila sot ka ndërruar sado kudo petkun e vet. Ka vite që në Shqipëri kanë vërshuar disa bëma që atë e kanë avancuar duke ia ngritur, madje, shumë vlera, duke e renditur në mesin e shteteve të NATO-s, demokracisë dhe së fundi edhe të heqjes së vizave nga BE-ja. Mbase edhe botimi i këtij romani përkon dhe shënon njëzet vjetorin e katrahurave të eksodit shqiptar, por botimi i tij është edhe një dhuratë për heqjen e vizave të shtetasve të Republikës së Shqipërisë nga Bashkimi evropian. Nëpër këto hallka të imazhit të kësaj pjese të jetës vargëzohen edhe ngjarjet, ndodhitë, të bëmat, tragjeditë, katrahurat dhe të gjitha hipsetëvravat dhe zbritsetëvrarat e një kohe të epokës së caktuar historike. Kështu, romani “Imazh” i Zef Mulajt mund të klasifikohet në romanet policorë e kriminalistikë që ishin të pakët, apo as që kishte të tillë në kohën e socrealizmit. Pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri dhe çlirimit të Kosovës ky lloj shkrimi, pra romani, filloi të merr udhë edhe në letërsinë tonë bashkëkohore të këtij dhjetëvjetëshi të shekullit të XXI. Andaj, duke lexuar faqet e këtij romani, lexuesi edhe ai që ishte pjesëmarrës dhe përjetues i eksodit shqiptar, por edhe ai që ka lindur më vonë, do t’i përjetojnë ngjarjet e romanit sikur një tragjedi, e cila kishte zbritur në të gjitha poret dhe qelizat e jetës së asaj kohe. Dhe tash ëndrra e daljes nga të gjitha pikat doganore të Shqipërisë për shtetasit e saj është bërë një realitet, që është shënuar me shkronja të arta në historinë e ndërtimit politik e shtetëror të Republikës së Shqipërisë.Ngjarja e romanit shtrihet gjerë e gjatë në faqet e tij, duke pasqyruar këtë periudhë dhe të gjitha bëmat e saj. Ajo është e trajtuar duke filluar me një prolog dhe epilog, që në mënyrë zinxhirore analizon dhe trajton të gjitha hallkat, poret dhe qelizat e saj. Në epiqendrën e saj është agjenti i antikrimit Gjergji, i cili pasi mbaron Akademinë policore, betohet së do ta kryej me ndërgjegje e përpikëri detyrën e shenjtë prej polici të ndershëm. Por, mu këtu fillojnë katrahurat e profesionit të tij, sepse në një mes ku dominon anarkia, kaosi dhe joprofesionalizmi, që janë hallkat më të ndyta të asaj shoqërie shqiptare, politike dhe shtetërore, është e pamundur një gjë e tillë. Ngjarja fillon me humbjen e tre fëmijëve të mitur të cilët ishin të detyruar të shisnin banane dhe duhan në tregun e kaosit në metropolin shqiptar, pra në Tiranë, për ta mbajtur familjen e tyre. Por, për ta realizuar këtë gjë ishin detyruar ta braktisnin shkollën, lojërat fëmijërore e shumë gjera të tjera të fëmijëve. Ata piqeshin para kohe në këtë stinë të demokracisë shqiptare në fundit të shekullit të XX. Të tre fëmijët, Vitoria, Sofia e Martini, që nisen tregtimin e bananeve ishin nga i njëjti fshat dhe kishin shkuar në të njëjtën shkollë dhe klasë. Këta të tre quheshin nga tregtarët e tjerë të tregut ”biznesmenët e vegjël” të bananeve. Dhe secili prej tyre ka karakteristikat e veta të skalitura nga pena e autorit Zef Mulaj. Mbase kjo ka për qëllim që lexuesit t’i shpalosen anët më të errëta, më të pista për tragjiken e shqiptarëve të asaj kohe.Vitoria  e Sofia janë vajza që ende s’i kanë mbushur të pesëmbëdhjetat. Ato janë të urta, të sjellshme, të sinqerta, madje edhe sorkadhe dhe të padjallëzuara. Ato rropaten që të shesin sa më shumë banane për të fituar sa më shumë lekë sepse familjet e tyre nuk kanë me çka të blejnë, madje asnjë kafshatë buke. Bile ato nuk blejnë asgjë për vete, madje as ndonjë akullore, sepse duhet që në mbrëmje t’i dorëzojnë lekët në shtëpi për të pasur me çka të blihet buka për ta shuar urinë.I tillë është edhe Martini. Ai është një çun i mirë, i padjallëzuar, i shkathët dhe tejet ambicioz. Asgjë nuk e anashkalon, madje asgjë nuk ia lë stihisë. I ka pikat e veta të sigurta për t’i shitur pakot e cigareve dhe gjithmonë duket tejet i gëzuar dhe i kënaqur, kur në mbrëmje ka në xhepin e tij lekë për t’i dorëzuar në shtëpi. Por, kjo nuk zgjat shumë dhe tre gurët e tyre në tregun e Tiranës, që treg i thënçin, mbesin zbrazët. Ata zhdukën dhe askush nuk di për zhdukjen e tyre. Vetëm Gjergji fillon hulumtimin për zhdukjen e tyre, që është tejet i ngatërruar dhe me pista që shpijnë edhe në instancat e larta shtetërore dhe policore shqiptare. Dhe posti i tij dridhet, madje edhe zhduket vetëm që mos ta gjejë të vërtetën e zhdukjes së “biznesmenëve të vegjël” para dhe sidomos pas gjetjes së kufomës së Vitories. Këto gjera të zbehura në vete nuk ngërthejnë koncepte të qarta njerëzore, porosi të shëndosha, mesazhe emancipimi, por as vlera nacionale dhe qëndrime të qarta, të cilat vlerësojnë diçka njerëzore e interesante. Nga trafikantët përdoret një gjuhë bastarde me një slogan të një zhargoni të papranueshëm, me sjellje megalomanie të personazheve ku iu krijohet komoditet hapësinor i tepruar, të cilët me sjelljet e tyre stigmatizojnë qëndrimin e mirëfilltë. Këto zhvillime rastisin në kohë e në rrethana të papërshtatshme, kur njeriun e zakonshëm e kanë vënë në lajthitje, falë monopolit që kanë mbi poret e shoqërisë dhe të strukturës politike nga kuadrot e papërgjegjshme që në fakt i degjenerojnë kriteret e gjendjes së mirëfilltë humanitare. Kjo mbytje kohe shumëvjeçare, na obligon të themi të paktën fjalën e vendosur: mjaft më!
Imazhi i ngatërruar i këtij relievi  që po bartet që sa vjet nëpërmjet formave më të ndyta sikur i ka kaluar të gjitha caqet: një degjenerim pa formë, pa koncept, pa porosi, pa vizion, pa cak, me fillim e fund. Që nga paraqitja e tyre e parë e tërë ngjarja dhe evoluimi brenda saj kap një gamë shëmtish që simbolizojnë imazhet më të ndyta kombëtare, politike e shtetërore shqiptare, të cilat sa vijnë e stampohet në analet e shteteve të bashkësisë evropiane si dukuri e modalitetit shqiptar. Në faqet e romanit “Imazh” të Zef Mulajt defilojnë lloj-lloj Don Zhuanësh, mashtruesish ordinerë, “gjeneralësh e deputetësh” të cilët eksperimentojnë mbi kurrizin e jetës. Por karagjozë të tillë vështirë se janë hasur ndonjëherë, me një fjalor po aq banal rrugaçërie siç është edhe forma jo vetëm e të folurit, por edhe qëndrimi i tyre i “mbrapsht”. Ky zhargon është përdorur nga fiset e dikurshme më primitive barbare të cilët kur vendosnin të bënin vepra të ulëta antishoqërore, si: hajni, plaçkitje, imoralitet etj., përdornin format e këtilla, në mënyrë që rrethi ku ata donin të vepronin të mos e kuptonte, jo vetëm gjuhën, por edhe qëllimin dhe veprimin  e tyre të ulët! E gjithë kjo që është përshkrua në 200 faqet e këtij romani ku paraqiten pjesët e katastrofave të kësaj “familjeje” degjeneruese, thotë edhe më shumë për këtë kohë kaq perfide të shoqërisë shqiptare në Shqipërinë e katandisur në kufijtë e thellë të degjenerimit të të gjitha ngjyrave dhe dimensioneve.Imazhi i katrahurave nëpërmes kryepersonazhit Gjergji e fillon dhe e përfundon romanin. Figura e Gjergjit është qendra e të gjitha të bëmave të asaj kohe të pasqyruara në vepër. Kështu ai është edhe personazh që ka përjetuar si i ri mbi kurriz këto bëma, për shkak të të cilave i vdes edhe nëna. Gjergji ikën edhe vet në Greqi ku takon Martinin e tjetërsuar, e më vonë në Itali edhe Sofinë të birësuar nga një familje bamirëse. Gjetja e tre “biznesmenëve të vegjël” është edhe kulminacioni i zhvillimit të ngjarjes së romanit, që në një mënyrë sqaron rrjedhën e mëtejme të kryepersonazhit Gjergji. Ai takohet me fatin e vet jetësor, bashkëshorten italiane me origjinë shqiptare nga Kruja, pret lindjen e dy pasardhësve dhe fillon rrugën e re në profesion e vet. Rruga e tij kalon nëpër stazat e kalitjes profesionale, sepse pas diplomimit dhe specializimit në profesionin e vet, bëhet njeri i vyeshëm për të gjithë. Figura e tij është e çmuar dhe pasqyrim edhe i popullit shqiptar anekënd botës. Këto imazhe janë pasqyrimi më artistik i gjithë spektrit letrar në faqet e romanit. Autori Zef Mulaj i skalit me mjeshtri të gjitha ato që ia shtojnë natyrën ekspozuese sa më artistike bëmave të asaj kohe. Ngritja dhe shpërndarja e këtyre imazheve kalon lehtë nga situata në situatë dhe kalitet suksesshëm në peizazh dhe sfond që sa vjen e merr nuanca të tjera.Lexuesi i këtij romani do ta ketë në duar një vepër dëshmish të një kohë që mos u ktheftë kurrë më në vatrat e shqipeve, pra në Shqipëri. Dhe paraqitjen artistike e letrare të saj e ka skalitur bukur, madje me tone reale por edhe letrare në formën e romanit autori Zef Mulaj, i cili ka bërë një mision prej shkrimtari dhe qytetari e patrioti.Dhe ky roman do të zgjojë interesimin e lexuesit duke u bërë pjesë e bibliotekave të tyre, por edhe e tryezës së leximit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...