Nese do te behej nje ballafaqim ndermjet krijuesve te poezise se sotme shqiptare,padyshim kuroren e mbretereshes se saj do ta meritonte,Teuta Kamberi.Poezia e saj eshte jete,eshte realitet qe preket cdo dite nga gjithkush por merita e saj qendron se ajo di te ndertoje me realitetin poezi te mrekullueshme qe te mbeten gjate ne mendje.Sepse ajo shquhet jo vetem per tonet njerezore por dhe per menyren e ndertimit te vargut e peshen e vargut qe trazon dhe te fut ne meditime pafund.Ne poezine e sotme shqipe,Teuta Kamberi ka hyre absolutisht nder rradhen e me te mireve dhe po prezanton bindshem,cilesine e vargut te saj sa realist dhe aq hyjnor……
Veladoni i cerdhes time…Cerdhe bejne syte e mi
ne seva rrenajash zhytur
ehh..
sa do te doja mbi kalldremin e shpirtit
vijnaja te drejta te hiqja..
si nje femi kur lapsin ne dore merr
e eshte larg
c’ka asaj ishte e embel
e tashme varur qafes torture e marre..
strukthur filozofise
ku te vertetat veniten
e lulezon e genjeshterta..
teksa une perpiqem
te formoj cerdhen
e shumes se rasteve qe fati me jep
perqafuar zakonit te embel te nates
qe futur ne sy me eshte
e fergellon teksa flet..
lene fjalimeve te ujit per t’i ribere
e mekatet e korbit t’i mbledh menjane
e pas kesaj..
ndoshta mrekrekullia me peshtjell..
si nje atlas i ngjeshur anashkaluar hicit
ku lumi perballe ka eren e peles se rrjepur
rropatur e mjera e shkreta
jo per ambicje…a per copez buke..
por per te fildishten dliresi
qe ja moren…ja vodhen..
ja perdhosen
ata …ato..
varjantet e zeza e te bardha
nen venat varikoze e gurit..
Ndaj ringrihem..
fluturuar siper rrethit te ndare..
shpall mengjesin tim
ku ai qe vazhdon vargun tim
i duhet te kete ngjeshur lekures
veladonin e cerdhes time te shkruar
prej enderre…prej zhgjendere..!
* * *
VIJA…
Dite te bardha qe netet ju vene faj
jeni vija te skalitura ne nje medalje
rruge..dite..vite qe kerrusen e pastaj
ju duket cudi ….!
Ku e coi qielli pranveren qe s’erdh ?
Ne rruge vec hapa kuturu e shira litar
nga dita e zvarre
mermerima..germa qe kujt t’i qajne hall..
ne kete dite fytyrene..
ne kete nate qe shekuj ka qe mardh.
E.. une me Moxart e Shopen mundohem
te gjej te kalter..te verdhe..
ngjyrimet me rralle
tinguj qe me shesin e i blej
ngjyra qe i dua e i shaj.
Fjale te mesuara permendesh
shkermoqje..ritual…
C’rendesi ka furtuna ku ketu shuhet gjitheshka…
E shava shpesh here fatin dhe perseri me duhet t’i bej balle
megjithese fiton gjithkund rrenaja
mes komedianesh lindin komediane…
E sigurisht me duhet t’i nderoj njefaresoj
eshte zakon i lashte i dukjes se nenshtruar..
i murit qe u krijua te mbylle dickane.
eshte pamundesia e numerimit te hapit medioker
i pershtatjes qe te ben te barabarte…
Me vjen keq per lumin e pandreqshem te viteve
se jam faj..pa faj..
ndaj lufta e shpallur me lypset ne kohet moderne..
variantet e gureve te shahut
me zbulojne labirinthin e njembedhjete rrokeshit
me qartesojne vegimin e henes
me shumfishojne tjeterkushin
e c’do cast te qenies time te paqene
qe ende qendron
mes efektesh e shkaqesh qe krijuan
shkrime te padeshifruara historish
kthehet ne deshire te cmendur te harrosh
rrjeten e merimanges..
te shohesh me sy te pavetedijshem
mikun qe te tradheton..
te dashurosh kujtimin qe urren
e pastaj..
e pastaj…te shperfillesh dhimbjen e se djeshmes
qe nata peng ta mban…
Te mundesh
te mbijetosh
pa njollosur stinen qe perfaqeson
e permbajtjen qe permban……..!
* * *
Ju me pate si nje enderr te fjetur
qe folene kish bere
ku..se si..
Me pate si nje re te keputur pas shiut te mardhur
si nje hene genjeshtare ne prag agu..
s’ma njohet dritezen ish e larget.
Me pate si nje torbe te braktisur ne stacion
si nje zog te hazdisur qe lirin ju kujton
me pate..pa me pare ne sy..
Me pate si nje send zbukurues ne dekor bardhe e zi
si nje lule mbjelle ne saksi.
Ju me pate si kuptimi elementar i fjalesqe folene kish bere
ku..se si..
Me pate si nje re te keputur pas shiut te mardhur
si nje hene genjeshtare ne prag agu..
s’ma njohet dritezen ish e larget.
Me pate si nje torbe te braktisur ne stacion
si nje zog te hazdisur qe lirin ju kujton
me pate..pa me pare ne sy..
Me pate si nje send zbukurues ne dekor bardhe e zi
si nje lule mbjelle ne saksi.
si batica e zbatica e nje deti pa emertim
pa njohur
ledhin pas furtunes
e bregun pas shtrengates
ku mermerima deneste per romanin pergjysme
e dekoret qeshnin me njollat e gjakut..
Ku flaket ishin deshmitare te agullimit pa ag
nga ku filleste nje dashuri pa cak e varur ne litar..
Ku gjestet e trupit e shpirtit jane pesha e taboreve..
ku gjumi.. gjumet pa vene gjume
e hapi s’eshte asgje mes fjales se peshtire..
Ku hilja e madhe e botes eshte lak pa rendesi
perpara nje emertimi te copetuar per gjymtyre
e koses qe kosit pa meshire..
Perpara sofres se zbrazur
qepalles se gjore
fjalezes qe s’mundet
kerrusjes qe ndryshon forme c’do sekonde..
Perpara kufinjve te mi
qe fillikat thone
me shume se fytyra e zbukuruar me pahir
se jam e pranishme mes leshterikeve..
ne luften ku ju prin flamuri ne gjysem shtize nxire
nga flaket e Trojes
historise se sperkatur
buzes se plasur..
Kohe kam humbur per t’ju matur me kilometrazhin tim..
ju..me me pate si nje copez persazhi ngrire…