Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/18

Nga Flori Bruqi:Kush është Behgjet Pacolli ?

Udhëheqësia e PDK-së ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga kërkesa që të mbajë për vete postin e presidentit të Republikës, duke hapur rrugën që Behgjet Pacolli i AKR-së ta marrë postin, në kuadër të ndërtimit të koalicionit të ri.T







Memli Krasniqi nga PDK deklaroi se pritet shumë shpejt formalizimi i marrëveshjes për koalicion.

Pas një mbledhjeje tri orëshe, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur që të hyjë në koalicion me Aleancën për Kosovë të Re, duke i lënë kësaj partie, postin e presidentit, për të cilin i nominuar nga partia është Behxhet Pacolli.

PDK-ja ka lëshuar pe ndaj këmbëngulësisë së AKR-së, e cila kushtëzoi hyrjen në koalicion me postin e presidentit, edhe pse brenda PDK-së, kërkohej që presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, ta mbante këtë post.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se vendimi është marrë me konsensus, edhe pse, sipas, tij, ka pasur debat dhe mendime të ndryshme.

“Është vendim i Këshillit Drejtues të PDK-së, që të hyhet në koalicion me AKR-në, me Listën Ibrahim Rugova dhe me partitë tjera të komuniteteve. Ky vendim tani mbetet që të implementohet nga Kryesia e PDK-së. Ka pasur biseda dhe mendime, por PDK-ja është pajtuar me konsensus për qëndrimin që e thashë unë”, ka deklaruar nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

Kuçi ka thënë se ende nuk është vendosur për ndarjen e ministrive, ndërkohë që postin e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit do ta mbajë partia fituese e zgjedhjeve, PDK-ja.

“Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të hyjë në koalicion me AKR-në. Ka vendosur që pozitat kryesore të ndahen, natyrisht edhe pozita e presidentit t’i takojë AKR-së, ndërsa për vendime tjera, për ministri do të negociohen në mes të Kryesisë së PDK-së, apo grupit që e kemi pasur, dhe Kryesisë së AKR-së. Është vendim i Këshillit Drejtues të PDK-së, që të ndërtohen institucionet e Republikës së Kosovës, sa më shpejt që është e mundur”, ka theksuar Kuçi.

Nënkryetari Kuçi ka arsyetuar vendimin e PDK-së, që ta pranojë Pacollin si president:


“Ka mendime individuale, por PDK-ja merr vendime në të mirë të institucioneve, në të mirë të vendit dhe nuk hyjmë në vlerësime të personaliteteve. Natyrisht, kemi mendime individuale për secilin individ në Kosovë, por në fund të fundit, partia sillet si parti me përgjegjësi”.

Megjithatë, ai nuk ka pranuar që Pacolli të krahasohet me Jakup Krasniqin, për të cilin kishte zëra që të zgjidhej president me mandat të plotë.


Maria Pacolli, një ruse, Zonjë e Parë e Kosovës



“Unë mendoj se Krasniqin, nuk e ka kërkuar një grup, por e ka kërkuar tërë PDK-ja. Nuk ka dilemë në këtë drejtim dhe nuk është mirë ta vëni në baraspeshë personalitetin e zotit Krasniqi me asnjë personalitet tjetër në Kosovë. Në anën tjetër, kjo është pjesë e negociatave. Negociatat nuk janë të lehta. Ne kemi negociuar disa herë me AKR-në. Ne kemi takuar disa herë Kryesinë e partisë, Grupin Parlamentar, Këshillin Drejtues dhe kemi ardhur në këtë vendim”, është shprehur Kuçi.

Pas pozicionimit të LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së për opozitë, PDK-së, si fituese e zgjedhjeve, e vetmja parti parlamentare shqiptare që i mbeti në dispozicion për bisedime rreth koalicionit qeverisës, ishte AKR-ja. Lista Ibrahim Rugova, për të cilën Kuçi ka thënë se do të ftohet në koalicion, ka vetëm një deputet të zgjedhur - Ukë Rugovën.

Ndërkohë, vendimi i PDK-së është mirëpritur në Aleancën Kosova e Re.
Nënkryetarja, Mimoza Kusari-Lila, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tash pritet të konkretizohet edhe ndarja e dikastereve qeveritarë.

“Kjo është një lëvizje prej pozicioneve të deritashme të PDK-së. Është një hap pozitiv drejt arritjes së një koalicioni qeverisës. Ju e dini që tanimë, duhet të detajohen edhe disa çështje tjera, sa i përket dikastereve qeveritarë, sa i përket posteve, bartësve të funksioneve ekzekutive. Të gjitha këto do të jenë subjekt i një dialogu të mëtejmë me PDK-në, por të paktën për pozicionin e propozimit për presidenti të Republikës së Kosovës nga ajo që deri më tani kjo parti ka deklaruar”, ka thënë Kusari-Lila. Nuk dihet se kur do të formalizohet marrëveshja me AKR-në dhe as se si do t’u ndahen resorët partnerëve tjerë të koalicionit. Mbledhja konstituive e Kuvendit mbahet javën e ardhshme më 21 shkurt 2011.
Behgjet Isa Pacolli (i lindur më 30 Gusht 1951 në Marevc, Prishtinë) është biznesmen dhe politikan shqiptar me nënshtetësi zvicerane.

Ai është president dhe CEO i Mabetex Grup, kompani konstruksioni dhe inxhinieri civile me qendër në Zvicër. Z. Pacolli është gjithashtu president i partisë së tretë më të madhe ne Kosovë e quajtur AKR-Aleanca Kosova e Re. Gjatë katër viteve të fundit ai ka qenë pjesëmarrës ne politikën Kosovare. Besohet që ai është shqipëtari më i pasur ne Botë.
Skeda:Mabetex trucks revised.jpg


Mabetex duke përdorur strukturen e tij si dhe ndihmën e punëtorëve ka dërguar disa tonelata te ndihmës së parë dedikuar refugjateve në kampet e ngritura në Shqipëri  ; ka ndihmuar dhe institucione te tjera ne Itali  dhe Zvicër. në dërgimin e mallrave duke përdorur kamionet e Mabetex-it


Z.Behgjet ishte njëri nga dhjetë fëmijët i cili u rrit si shumë të tjerë në Kosove ato kohë, pa elektricitet dhe pa ujë të rrjedhshëm. Z.Behgjet ka qenë vazhdimisht i influencuar nga babai i tij dhe vecanërisht nga gjyshi Osman që të mos heqë dorë nga qellimi i tij kryesor ne jetë qe ishte karriera ne konstruktim civil dhe industrial. Pacolli ishte nxënës shembullor në shkollën elementare lokale, me ç`rast ju mundësua edhe bursa shkolllore, e cila i mundesoi atij vazhdimin e shkollës së mesme ne Prishtinë.


Atje ai kaloi katër vite, nderkohë qe flinte në një kasolle druri e cila i ishte dhënë bujarisht nga një familje turke, ndërkohë që udhëtonte 80 km, dy here ne javë për të shkuar në shtepi qe te merrte furnizime per javen vijuese. Per diplomimin e tij babai krenar per djalin, dëshironte qe ai të behej mesuesi i fshatit, por nëna e tij këmbënguli që ai të shkonte ne Hamburg, Gjermani. Djali ne moshen 17 vjecare, arriti ne stacion të Hamburgut pa para si dhe i uritur. Për të pagur rrugën ai punoi në dokumente, në mënyrë që të mësonte sadopak nga secila gjuhë keshtu siguronte pune per më tej. Pas tre viteve kthehet ne Kosovë me gjashtë gjuhë te mëvetësuara si dhe me nje diplomë universitare më shumë.
Gjate sherbimit ushtarak, Pacolli kontaktoi kompani nga Austria dhe Gjermania te cilat kerkonin pune, dhe menjëherë pas mbarimit te ushtrise ai ju bashkangjit kompanisë austriake, ku punoi në sektorin e shitjes per shtetet: Yugoslavi, Bulgari, Poloni si dhe Rusi. Dy vite me vone, ai shkoi ne Zvicer dhe filloi punen me nje kompani zviceriane me te cilen kontaktet e para i pati ne Moskë.



Jeta personale



Z. Pacolli është internacionisht i njohur për punën e tij në lirimin e pengjeve që jane mbajtur në Afghanistan.
Pacolli ka qene i martuar me vajzen italo-shqipetareAnna Oxa, nga 1999 deri me 2002. Momentalisht ai eshte i martuar, dhe eshte baba i nje djali si dhe tre vajzave. Megjithëse Z. Behgjet Pacolli këmbëngul në punën e vazhdueshme, pikësëpari ai është nje njeri familjar, familja është vendi ku ai kalon sa më shumë që eshte e mundur kohë me katër femijet e tij, dy nga te cilet kane jete te sukseshme ne karrieren profesionale te tyre. Familja eshte vazhdimisht numri një i ``top ten`` listës së gjërave më me prioritet të agjendës së tij.
Në vitin 2004, Behgjet Pacolli udhëtoi ne Afghanistan, duke lënë mënjanë të gjithë biznesin dhe angazhimet e rëndësishme të tij. Tre punetorë të Kombeve te Bashkuara u morën peng në Kabul, Annette Flannigan, Angelito Nayan and Shqipe Hebibi, nga Kosova të cilët nuk kanë pasur asnjë representacion apo support nga jashtë. Z. Pacolli, duke parë nevojën per ndihmë kundrejt pengjeve u angazhua personalisht me cështjen në fjalë. Ai liroi pengjet pas nje muaj pune intensive personale si dhe negocimeve. Pas dy viteve e gjithe historia u perserit, kur nje qytetar Italian, Gabrielle Torsello u kidnapua në Afghanistan. Behgjet Pacolli u kontaktua nga shërbimet italiane për të negociuar ne lirimin e tyre. Behgjet Pacolli dhe njëherë ishte i sukseshem në lirimin e nje pengu tjeter.
Më 1993 presidenti Z.Pacolli themeloi "Les Enfants du Sakha" i cili ishte nje fond i ngritur në ndihmë të fëmijëve. Qëllimi kryesor i ketij organizimi është që të sigurojnë ndihmën e nevojshme përsa i përket kujdesit mjekësor, edukimit si dhe argëtimit të fëmijeve. Në vitet e kaluara mbi 100 fëmijë kanë qënë të trajtuar në qendrat mjekësore te Europës perëndimore.


Mabetex duke përdorur strukturen e tij si dhe ndihmën e punëtorëve ka dërguar disa tonelata te ndihmës së parë dedikuar refugjateve në kampet e ngritura në Shqipëri; ka ndihmuar dhe institucione te tjera ne Itali dhe Zvicër në dërgimin e mallrave duke përdorur kamionet e Mabetex-it.
Që nga mbarimi i luftes, Pacolli ka krijuar në Lugano, Fondacionin per Organizimin dhe Rikonstruktimin e Kosoves (FORK), me anë të së cilës ai ka kanalizuar ndihmë për provincat. Me kohën, ai shpreson si ky trup do të shërbejë si designer i projekteve rikonstruktuese, duke ju dhënë partnerëve lokalë për agjensitë internacionale. Pacolli ka qene aktiv jo vetem ne sektorin humanitar te Kosoves gjatë konfliktit atje, ai ka punësuar me mijëra shqipëtare të Kosovës në projektet kudo ne Botë, të cilët nga atje kane qene te aftë të kontribuojnë në të gjitha këto cështje. Ai gjithashtu ka qenë ndihmë e drejtëpërdrejtë për shumë familje në ndihmë.


Fondacioni humanitar i Z.Pacolli “Behgjet Pacolli” ka ndërtuar dhe furnizuar Universitetin Amerikan te Kosoves, ne Prishtine.
Më 3 Korrik 2010, z. Pacolli u nderua me çmimin ``Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit``, në ceremoninë e mbajtur ne Prishtinë nën udheqjen personalitetit të nohur si dhe themeluesit të Unionit Internacional per Paqe Z. Gianfranco Costa. Cmimi ishte nje mirënjohje për veprat humanitare të z. Pacolli jo vetëm në Kosovë por edhe mbarë botën, përmendim këtu rastet e lirimit të pengjeve në Afganistan e më gjerë.
Më 20 nëntor 2010, z. Pacolli u nderua nga Këshilli Bashkiak i Lezhës me çmimin "Qytetar Nderi i Lezhës".
Pacolli gjithashtu mbulon financiarisht fondacionin SEED (Zhvillimi i Europes Juglindore) ai është gjithashtu kështilltar internacional i CSIS (Center for Strategic and International Studies)





Biznesmeni dhe milioneri Kosovarë i cili negocioj lirimin e Annetta Flanigan në Afganistan ka kritikuar Kombet e Bashkuara për injorimin e gjendjes së saj të vështirë, ka theksuar Pacolli, I cili ka ofruar 1,5 milion Dollar amerikan (1,13 milion €) kidnapuesve të saj, një ditë para lirimit të Annetta Flanigan dhe të dy të punësuarave të tjera të KB . Ai, theksojë se Organizatat e Kombeve të Bashkuara ka qenë skajshmërisht pasive dhe faktikisht kishte braktisur Kabullin gjatë zënies peng të tyre.
Shqipe Hebibi dhe Behgjet Pacolli
Shqipe Hebibi dhe Behgjet Pacolli
Flanigan, nga Richhill, CoArmagh,
 është ende në kryeqytetin Afgan e cila po rikuperohet. Ajo do të fluturojë për në Dubaj me bashkëshortin e saj Jose Aranaz për pushim disa ditorë. Shokët thonë se ajo shpreson ti kalojë Krishtlindjet me nënën e saj në Irlandën Veriore.
Ekziston një mister i thellë se si dhe në që mënyrë është liruar ajo, për çka ekziston frika te zyrtarët në perëndim se ndonjë harç mund të jetë paguar për këtë.



KB, si me rastin e kidnapimit të tyre po mbajnë akoma në të njëjtin nivel statusin e mësheftësisë së tyre në Kabul për këtë rast.

Mbrëmë, Pacolli, refuzojë të komentojë mënyrën e lirimit të tyre. Ai i quajti kidnapuesit e tyre si “diletant” dhe “bandit” të cilët i mbanin pengmarrësit e tyre, vetëm disa metra, ose ma së shumti një kilometër larg nga vendi ku ato u kapen në Kabul.

Behgjet Pacolli dhe Boris Yeltsin



Behgjet Pacolli dhe Boris Yeltsin


Flanigan dhe shoqërueset e tyre të marra peng Angelito Nayan, një diplomate Filipinase, dhe Shqipe Hebibi nga Kosova, i kanë deklaruar KB se gjatë mbajtjes së tyre peng në momente të caktuara kanë qenë të terrorizuara dhe surreal.
Pengmarrëset kanë deklaruar se gjatë mbajtjes së tyre, ato  kanë luajtur me letra për të krijuar lidhje ma të mira me shoqëruesit e tyre. Pengmarrësit e kanë identifikuar veten në vend të emrave me nofkat e tyre, që simbolizonin gjatësinë dhe ngjyrën e mjekrës. Gjatë netëve ato nganjëherë janë transferuar këmbë nga një shtëpi te tjetrën dhe janë kërcënuar se do ti vriten pas kalimit të afateve të përcaktuara kohore, nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre.
Pacolli, duke folur nga shtëpia e tij në Zvicër ka deklaruar se: “Kombet e Bashkuara kanë qenë shumë pasive në këtë rast. Për festivalin Eid (ishte praktikë e grupeve të caktuara të pengmarrësve të lironin ndonjë nga robëruesit e tyre për këtë ngjarje), por shumica e stafit të KB në atë periudhë kohore ishin jashtë vendit. Njerëzit e KB që ishin përgjegjës për sigurinë e stafit të tyre në atë kohë nuk ishin në Kabul. Tri pengmarrëset ishin në duart e banditëve dhe askush nga KB nuk u interesuan për to”.





Behgjet Pacolli

    Në Kabul:Behgjet Pacolli


Biznesmeni Kosovar, Behgjet Pacolli, i cili thekson se është i afërm i Hebibes i deklarojë “The Associeted Press”, se Hebibja ka bërë një bisedë telefonike satelitore me një shoqe të sajën në Kosovë .


Dhe porosia e saj është përcjellë te familja e saj në Kosovë, tha ai.
Pacolli gjatë qëndrimit në Afganistan kishte takuar ish Presidentin e këtij vendi Burhanuddin Rabbani,  të Hënën, me që rast deklarojë se ka përcjell porosinë  te kidnapuesit nëpërmes të “njerëzve me ndikim”  dhe se ka marrë një përgjigje.

Ai po ashtu deklarojë se pret te ketë “sukses”  mision i tiji, duke theksuar se nuk ofruar as një shpërblim për këtë.


Behgjet Pacolli in Kabul
Z.Behgjet  Pacolli është internacionisht i njohur për 
punën e tij në lirimin e pengjeve që jane mbajtur në Kabul 


Kidnapuesit e të tri të punësuarave të KB në Afganistan kanë deklaruar se qeveria është pajtuar me kushtet e lirimit të tyre të Mërkurën, por kjo nuk është konfirmuar nga zyrtarët kryesorë, ndërsa zyrtarët kryesorë të SHBA`ve kanë deklaruar se ky veprim do të inkurajoj peng marrjen në të ardhmen.
shh
Shqipe Hebibi djathtas
Kidnapuesit Taliban u janë kërcënuar pengjeve të tyre  se do ti vrasin Annetta Flanigan nga Irlanda Veriore, Shqipe Hebibi nga Kosova, dhe diplomaten Filipinase Angelito Nayan, nëse 26 të burgosurit Taliban nuk lirohen nga burgjet, disa nga të cilët mund të jenë duke u mbajtur nga SHBA`të.
Mulla Sabir Momin, një nga personat që pretendon se fletë në emër të Armatës Myslimane Army of Muslims) i ka deklaruar Reutersit, se grupi ka pas biseda me qeverinë dhe me zyrtarë të KB me ndihmën e ndërmjetësueseve të Mërkurën.
“Ndërmjetësuesi na ka deklaruar se qeveria i ka pranuar kërkesat e tyre …



In Kabul - Behgjet Pacolli
           Në Kabul - Behgjet Pacolli

Të gjitha gazetat ditore në Kosovë kanë shkruar në faqet e tyre të para për lirimin e Shqipe Hebibit dhe të kolegeve të saja të cilat ishin kidnapuar në kryeqytetin e Afganistanit në Kabul.
Behgjet Pacolli
Behgjet Pacolli
Gazeta “KOHA Ditore” ka shkruar në faqen e parë të saj se pengjet janë lanë të lira në një lokalitet të pa identifikuar në Kabul rreth orës 6 të mëngjesit.
Gazeta tjetër ditore “LAJM” ka shkruar në faqen e saj të parë se shefi i UNMIK-ut Jessen Petersen  dhe Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, kanë vizituar familjen e Hebibes në Pejë dje. Peterseni, është cituar të ketë thanë se: “ Kjo është një ditë e gëzuar për familjen e Shqipes dhe për të gjithë të tjerët në Kosovë, dhe kjo është arsye që erdhëm për ta ndarë gëzimin me familjen tuaj”.
“KOHA Ditore”, ma tutje citon edhe deklaratën e Qeverisë Afgane me që rast ata theksojnë se nuk ka pas ndonjë marrëveshje me kidnapuesit për lirim të pengjeve, përkundër deklaratave të militantëve se Flanigan e Nayan janë lanë të lira pas lirimit të 24 Talibanve të burgosur dhe se Shqipja është liruar pas apelit që ka bërë Biznesmeni Kosovarë Behgjet Pacolli.




Pacolli për gazetën ditore “LAJM”  deklarojë se ka informacione nga burime të besueshme, të cilat ai nuk deshi me i identifikuar kur deklaroj se: “Jam i sigurt se ato do të lirohen, është vetëm çështje procedurash që kjo të realizohet”.
Biznesmeni Kosovar, Behgjet Pacolli, ka qëndruar një javë në Afganistan, ka thanë se ka përmbyllur marrëveshjen me kidnapuesit dhe shpreson se do të kthehet në Kosovë me Shqipe Hebibin, e kidnapuar me 28 Tetor 2009.


Tri të punësuarat e Kombeve të Bashkuara të kidnapuara në Kabul janë liruar të pa lënduara dje, duke përfunduar tri javë të përvojës së tyre të hidhur, të përcjella me frikë nga militantet Afgan të cilët përdornin veprime frikësuese, ti cilat janë të njohura për përdorim të tyre nga ana e terroristëve për ti frikësuar dhe dëbuar nga vendi.

Sekretari Gjeneral i KB, Kofi Annan, ka deklaruar se ishte “thellësisht i lehtësuar” me lirimin e pengjeve dhe se ka folur me çdo njërën nga to me telefon.Pengjet janë lanë të lirë në një lokacion të pa identifikuar në Kabul dje rreth orës 6,00 në mëngjes, ka deklaruar Ali Jalali, Ministër i Punëve të Brendshme të Afganistanit. Pas lirimit të tyre ato u dërguan në bazën ushtarake e cila është në përdorim të njësiteve të NATO`s për Asistencë dhe Siguri Ndërkombëtare, ku u kontrolluan nga ekipet mjekësore dhe nga ku i thirren familjet e tyre.
Annetta Flanigan, nga Irlanda veriore, Shqipe Hebibi një grua Kosovare dhe Angelito Nayan një diplomate Filipinase, ishin duke vozitur një automobil nëpër rrugët e Kabulit rreth mesditës me 28 tetor,  kur njerëz të armatosur e ndalën automobilin e tyre, i nxirren nga aty i lidhen dhe i futen në një automjet tjetër.
Behgjet Pacolli, një i afërm i zonjës Hebibe i cili kishte udhëtuar për në Kabul për të negociuar lirimin e mundshëm të pengjeve, theksojë në një intervistë me telefon, se zyrtaret Afgan i kanë thanë atij të Hënën mbrëma se të tri gratë do të lirohen të nesërmen. Ai gjithashtu tha se Shqipe Hebibi, të cilën nuk e kishte parë, do të kthehet në Kosovë sa ma parë që të jetë e mundur.
“Unë jam shumë, shumë i lumtur” tha Pacolli.
Dje ishte pa njohur se kush ishin kidnapuesit e tyre Jaish-e Muslimeen, e njohur pak ma parë si krah i grupit Taliban, ka deklaruar se janë duke i mbajtur të tri gratë e kidnapuara dhe se për çdo ditë kanë kontaktuar agjencitë e lajmeve duke i bërë të njohura kërkesat e tyre të afatizuara, të cilat shtyheshin afat pas afati.
z. Jalali, tha se kidnapuesit ishin “kriminel” të cilët mund të jenë nxitur dhe shtyrë nga grupet militante të ndërmarrin këtë veprim. Ai tha se lirimi i tyre nuk është bërë me ndërmarrjen e veprimeve ushtarake ose me pagesën e ndonjë shume të parave si haraç për lirim të tyre. Ai ka mohuar njoftimin e zëdhënësit të Jaish-e-Muslimeen dhënë dje agjencive të lajmeve se pengjet janë liruar në këmbim për lirimin e 24 të burgosurve Taliban që i mbante qeveria.
“Ne nuk bëjmë as një marrëveshje me terroristet’, tha z. Jalali në konferencën e lajmeve, “Nuk është paguar as ndonjë shumë e parës, e nuk është liruar as ndonjë i burgosur dhe se nuk është plotësuar as një kërkesë e tyre”.
Forcat e sigurisë Afgane dhe ndërkombëtare kanë kontrolluar disa shtëpi në perëndim të Kabulit të Hënën, ku pyeten banoret për pengjet, nga ky kontroll ata konfiskuan një kompjuter, harduer dhe telefona mobil, por mbetet e pa qartë se a ndikojë kjo në lirimin e tyre, z. Jalali tha se një person është vrarë dhe katër të tjerë janë lënduar në sulme të ndara në veri të Kabulit të Hënën.
Sekretari i Përgjithshëm i KB, z. Annan tha se, “KB do të vazhdojnë të punojnë për forcimin e sigurisë së stafit të vet, me qellim që tu mundësohet atyre plotësimi i mandatit të tyre për paqe, rindërtim dhe demokraci në Afganistan”.
z. Jalali u zotua se do të ndjek kidnapuesit e djeshëm. “Këso rastesh nuk duhet të përsëriten ma dhe se as njëherë nuk do të tolerohen”.
Victoria Burnett nga Islamabad


Dy nga tri pengjet e Kombeve të Bashkuara të cilat mbaheshin peng nga militantet në Afganistan kanë telefonuar në shtëpitë e tyre, duke shpresuar se ndoshta të tria do të lirohen. Autoritete Afgane kanë deklaruar se janë duke përgatitur dhe siguruar variantet e mundshme për lirim të tyre dje, sipas afatit të dhënë nga kidnapuesit e tyre”, ndërsa kërkesat dhe afatetet e përcaktuara nga ta vijnë dhe shkojnë.


Jawed Ludin, zëdhënës i Presidentit Hamid Karzai, tha se ka pas progres në përpjekje për të bindur kidnapuesit të lirojnë Shqipe Hebibin, Angelito Nayan dhe Annetta Flanigan, të cilat u rrëmbyen 12 ditë ma parë në Kabul.
Zonja Shqipe Hebibi, nga Kosova i ka telefonuar një shoqes së saj në Kosovë dhe i ka thanë se ajo është mirë dhe shpreson se s`shpejti do të jetë në shtëpi, sipas Behgjet Pacollit, një i afërm i saj i cili po qëndron në Kabul duke u munduar me e sigurua lirimin e saj. Zonja Angelito Nayan, diplomate Filipinase në bisedën e saj telefonike që ka pas me Ministrin e Punëve të Jashtme të Filipineve në Manilë të Hënën, ka thanë se është mirë, ka raportuar për këtë Agjencioni Associated Press.



Hostages: Anneta Flaningan, Angelito Nayan and Shqipe Hebibi
Hostages: Anneta Flaningan, Angelito Nayan and Shqipe Hebibi


Jeta ne fillim si dhe karriera

Behgjeti është djali i Isa dhe Nazmije Pacolli. Ne vitet e 70-ta ai emigroi në Hamburg, Gjermani ku u diplomua ne Ekonomi, si dhe specializoi ne Marketing dhe Menaxhim. Ne vitin 1974, ai përfundoi sherbimin ushtarak si dhe u rikthye ne Kosovë. Më 1976, Pacolli shkoi ne Zvicër ku u bë njëri nga top menaxherët e Inerplastica, kompani inxhnierimi dhe biznesi e cila merrej me kemikale dhe plastikë ne bashkëpunim me shtetet e bllokut sovjetik.

Më 1990, ai themeloi Mabetex Project Management, kompani konstruksioni e bazuar në Lugano, Zvicër e cila tashmë është e zhvilluar në një grup biznesi te fuqishëm e quajtur Mabetex Group. Grupi përfshin gjithashtu edhe tabloidin e përditshem kosovar Lajm, e themeluar më 2002. Pacolli qëndron akoma në ditët e sotme Presidenti dhe CEO i Mabetex Group.

Projektet internacionale

Rusi
Skeda:Kremlin new.JPG

Grupi i Pacollit eshte i njohur per rinovimin e Kremlinit ne Moskë në një shkallë shumë të madhe, duke përdorur material ekstravagant si dhe mjaft luksoz.


Më 1992, gjatë ndërtimit te projekteve në Yakutia, Rusi, Pacolli bashkëpunoi ngushtë me njerin nga personat më të rëndësishëm të Yakutsk , Pavel Borodin. Në momentin që Borodin u zgjodh si president menaxherial i pronave, Mabetix-it iu dorëzuan disa kontrata shumë të rëndësishme konstruktimi, renovimi si dhe përtëritje të Parlamenti Federal Rus, Shtepia e Operas ruse State Duma si dhe Kremlin në Moskë. Mabetex ka ndertuar gjithashtu edhe hotelin e pare luksoz, Swiss Diamond Hotel në eren e re ruse. Në vitin 1998, Prosekutori gjeneral i Rusisë Yuri Skuratov hapi nje investigim kunder Mabetex i cili u bë pasi ai la zyrën, ku akuzonte personalisht Z. Pacolli për korruptim anëtarëve të familjes së Presidentit Boris Yeltsin. Në vitin 2000 Pacolli hodhi në gjygjin rus, Skuratov per shpifje kundrejt tij. Ai fitoi rastin, ndërsa Skuratov u detyrua të paguante 1 milion dollarë për dëmet e shkaktuara kundrejt Z. Pacolli.

Kazakistan

Mabetex aktualisht është duke punar në Kazakhstan ku po luan një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e kryeqytetit te ri Astana, njëri nga projektet e vlerësuara si dhe tashmë të përfunduara ishte edhe pallati i ri presidencial Presidential Palace. Njëri nga simbolet më të mëdhaja të arritjeve te Mabetex ne Kazakistan ishte edhe transformimi i residencës së presidentit.


Tani ajo është një residencë luksoze ku madheshtia e saj eshte nje kënaqësi për personalitet e huaja si dhe për Presidentin Nursaltan Nazarbayev, i cili punon aty. Me vendodhje ne anën e majtë te lumit Essy, arkitektura e saj ndërthur klasiken, modernen dhe influencat etnike. Rezidenca e presidentit eshte pjesë e kompleksit te ndërtesave moderne administrative ne qëndren e re të qytetit – qëllimi kryesor i saj eshte simbolizimi i Kazakistanit të ri.Grupi, eshte faktor i rëndësishëm ne sektorin e ndërtimin të Kazakistanit, ku pjesëmarrja në ndërtimin e ndërtesave te reja te Kazakistanit është diku 40% në qytetin e ri te Astanës.


Itali


Në Itali, Mabetex Grup ka qenë përgjegjëse ne studimin dhe projektimin e teatrit La Fenice ne Venecia pas djegjes se saj

Uzbekistan

Në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistan, grupi i tij ka ndertuar projektin e fituar për hollin e qytetit.

Politikë

Më 17 mars 2006, Pacolli themeloi partinë politike Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2007 ishte e treta. Gjate ketyre zgjedhjeve ai deklaroi pronë të vlefshme në shumë të €420 milionëve.Pacolli became a deputy in the Assembly of Kosovo and a member of the Committee for Budget and Finance.


Pacolli u bë përfaqëses në asamblenë Kosovare si dhe anëtar i komitetit per Buxhet dhe Financë.
Që në 2004, Behgjet Pacolli ka vazhduar më tej me përpjekjet e tij sa i perket cështjes se Kosovës duke suportuar shumë institucione si dhe grupe përkrahese dhe qeveri te huaja, institucione dhe agjensi internacionale per të përkrahur pavaresinë e plotë te Kosovës dhe njohjen e saj. Z.Pacolli është këshilltar internacional i CSIS (Center for Strategic and International Studies).


Që nga deklarimi i pavaresisë së Kosovës në shkurt te 2007, Z. Pacolli ka punuar vazhdimisht në lobimin e shteteve që të njohin zyrtarisht Kosovën si shtet te pavarur. Pacolli ka udhëtuar në shumë shtete duke mbajtur gjithmonë me vete, njohjen e cështjes së Kosoves, si shtet te pavarur, gjest qe akoma keto ditë e bën. Aktualisht Pacolli vazhdon me aktivitet lobuese te tij kudo ne botë, ku ai takon udhëhëqes te lartë të shteteve boterore në pritje qe t`i bindë ata me argumente në njohjen e pavaresise së Kosoves.




Mbi 3000 punonjёs tё firmёs Mabetex me president Behgjet Pacollin kanё restauruar Kremlinin.


7 Presidentёt e botёs qё zhvilluan punimet G7 nё Kremlin shijuan harmonin e
arkitekturёs tё realizuar me finese dhe mjeshtёri nga punonjёsit e Mabetex Group.

Mabetex me president Behgjet Pacolli ka ndёrtuar nё tё gjithё botёn Hotele me 5 yje si nё Moskё, Kazakistan, Zvicёr, Turqi, Singapor, Malajzi, Porto Riko, Brazil, Indonezi dhe Irak.

Kёto hotele i kanё ndertuar Shqiptarёt nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipёria.


Rrëfimi i Islam Pacollit, njeriut që punoi për rikonstruksionin e pallatit të presidentëve rusë.

Është nga njerëzit e rrallë që ka pasur në dorë thesarin e Kremlinit.

Ngjan pak e ekzagjeruar ndoshta, por i ka prekur me duart e tij monedhat e florinjta,
objektet e argjendta apo gjithçka tjetër të çmuar të carëve rusë.

Dhe kjo është e vërtetë. Ndonjëherë i është dashur të pastrojë edhe pluhurin nga to




Kolonadё e artё - Kremlin

Quhet Islam Pacolli, është 39 vjeç, duket modest, por sytë e tij shprehin zgjuarsi. Është personi më i besuar i milionerit kosovar, Behxhet Pacolli, dhe në Kosovë drejton kompaninë e tij “Mabetex”. Nuk ka dëshirë të japë shumë detaje për Kremlinin, pallatet mbretërore ruse që sot e kësaj dite mbeten nga ndërtesat më interesante në botë. Në vitin 1995, Presidenti rus, Boris Jeltsin, i besoi një firme shqiptare rikonstruksion e plotë të ndërtesës që përbën dinjitetin e Rusisë. “Gjithçka ishte në duart tona”, thotë Islami. Ata kanë pasur të drejtën të hyjnë kudo dhe të rikonstruktojnë edhe dhomat më të fshehta të pallatit. Natyrisht, nuk mungonin rojet e sigurisë dhe shërbimet inteligjente. “Por niveli i besimit te punëtorët kryesisht shqiptarë ishte i lartë”, shpjegon ai. I lartë apo jo së paku 5 lloje sigurimesh ishin prezentë aty. Në fakt, thuhet se asnjë nga gjeneralët që kishte shërbyer dhe ruajtur sekretet e Kremlinit, nuk kishte mundur të gëzonte pensionin, pasi befas “ishte ndarë nga jeta”. Janë të njohur rusët për ashpërsinë e sistemit shtetëror. Por kjo është një temë tjetër. Islami shpjegon se i ka ndjekur me sytë e tij të gjitha punimet. “Kam qenë që në ditën e parë aty. Mbi 3000 punëtorë shqiptarë kanë qenë të angazhuar në këtë objekt, por ka pasur afërsisht po kaq rusë apo punëtorë të kombësive të tjera. Pallatet e ndërtuara në shekullin e katërmbëdhjetë për herë të parë u lanë në duart e të huajve për t‘u rikonstruktuar. “Për mua ishte sikur u thye Muri i Berlinit”, thotë Islami.

“I interesonin detajet”, tregon Islami. Gjuha e tij është e kursyer për sa i përket Presidentit rus që tashmë nuk jeton më. Në fund kur gjithçka kishte mbaruar, ai kishte mbetur i mahnitur dhe i kënaqur. “Vetëm për parketet janë përdorur 28 lloje drurësh të ndryshëm”, rrëfen Islami. Salla ovale e cila përdoret nga presidenti i Rusisë kishte dekorime të tjera të veçanta. Salla e mbretëreshës Katerinë ose siç thuhet në rusisht “Katerinski Zall”, kishte qenë e preferuara e Jeltsinit. Një sallë madhështore me gjithë luksin dhe elegancën e mundshme të një vendi mbretëreshe. Kremlini zë një sipërfaqe prej 27,5 hektarësh. Rrethimi jashtëm i Kremlinit i ngjan një trekëndëshi jo të rregullt, i cili zgjatet 676 metra nga perëndimi në lindje dhe 639 nga verilindja në juglindje. Kremlini ishte ndarë në mënyrë artificial nga Moska në shekullin e XVI. Fjala Kremlin do të thotë fortesë. Kremlini nuk mund të fotografohet apo filmohet nga brenda. As punëtorët nuk kanë mundur të ruajnë ndonjë kujtim fotografik brenda mureve të Kremlinit. Por ambientet luksoze mund të shihen në shfaqjet jo dhe aq të shpeshta të Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili do të mbahet mend nga shqiptarët si njeriu që i vuri veton pavarësisë së Kosovës. Kremlini gjendet në zemër të Moskës dhe shtrihet pranë lumit Moskva nga jugu dhe sheshi i kuq në lindje. Ai përfshin katër pallate, katër katedrale duke përfshirë Murin e Kremlinit dhe kullat e Kremlinit. Këto janë ndërtuar nga mjeshtër italianë mes viteve 1485 dhe 1495. Në fillim ishin vetëm tetë kulla, por numri i tyre u rrit në njëzet në shekullin e 17. Kulla më e lartë është Apasskaya, e cila ka lartësinë 71 metra me 1625.Ndonjëherë flet si politikan, ndoshta sepse skandali për akuzën e ryshfetit dhënë Presidentit rus, që pushtoi mediat në vitin 1999, i ka mësuar të heshtin. Ndoshta sepse kushëriri i tij, Behxhet Pacolli, ka vendosur të marrë pjesë aktivisht në jetën politike të Kosovës dhe Kremlini përmendet nga kundërshtarët si pika e dobët e tij. “Ishte një punë e madhe, që kërkonte një respekt dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, një punë që të vjen një herë në jetë”. Mabetex ka rikonstruktuar me qindra objekte, madje edhe luksoze, por Kremlini është i pakrahasueshëm. Madje, kanë rikonstruktuar edhe Shtëpinë e Bardhë të Moskës. Islami ka qenë i pranishëm kur “ariu i bardhë”, Presidenti i bëshëm rus shkonte nëpër pallat dhe interesohej për detaje nga më të ndryshmet. Atë kohë ai ishte zhvendosur nga Kremlini. Shëtiste, fliste me mjeshtërit dhe pse jo, jepte ide.
—Punimet e kompanisë “Mabetex”, të udhëhequra nga një shqiptar zgjatën tetë muaj. Emri i kompanisë u vu në qendër të mediave në vitin 1999, por fillimisht nga gazeta italiane “Korriere della Sera”, për një mitëmarrje prej miliona dollarësh nga ana e Presidentit rus, Boris Jeltsin. Skandali pushtoi të gjitha mediat botërore, por hetimet nuk mundën të zbulojnë transfertat e parave nga “Mabetex” në llogari të njerëzve të Presidentit dhe të së bijës së tij. Karla del Ponte, prokurore e çështjes nuk mundi t‘i vërtetonte akuzat e saj.




Referenca:
^ Bureau of European and Eurasian Affairs (2010). Background Note: Kosovo. Referenca e vendosur më 2010-03-22.
^ a b c Chris Bennett (1999). Living The Life Of Behgjet. Referenca e vendosur më 2008-11-01.
^ Andrew Jack (2004). Inside Putin's Russia: Can There Be Reform Without Democracy?. Referenca e vendosur më 2010-03-22.
^ Илья Вукелич, Андрей Терехов (January 2006). Балканский Мабетекс (Russian). Referenca e vendosur më 2008-11-01.
^ Michael Wines. "The Kremlin's Keeper, the World at His Fingertips, Is Under a Cloud", New York Times. Korrigjuar më 2008-11-01.
^ a b Ian Traynor, Peter Capella. "Swiss investigators order arrest of top Yeltsin aide", London: guardian.co.uk. Korrigjuar më 2008-11-01.
^ Бородин, Павел (Russian). lenta.ru. Referenca e vendosur më 2008-11-01.
^ Екатерина Заподинская (August 2000). Беджет Паколли признан чистоплотным. Он выиграл суд со Скуратовым (Russian). Газета «Коммерсантъ». Referenca e vendosur më 2008-11-01.
^ CNN Traveller Promotion (2008). Kazakhstan's capital develops into a gem. Referenca e vendosur më 2010-03-26.
^ 24-7pressrelease.com (2009). COREPRIME Enters Kazakhstan Design Competition for Iconic President's Library Project with SAMOO Architects. Referenca e vendosur më 2010-03-26.
^ Ricostruzione "La Fenice" - Venice
^ Kosovo politicians refuse to reveal sources of wealth, B92, 17 October 2007.
^ "International Councilor" - CSIS, Center for Strategic and International Studies
^ Vjosa Musliu (2009). Pacolli Lobbies for Kosovo in Africa. Referenca e vendosur më 2010-03-27.
^ Giulietto Chiesa (2005). La resistibile ascesa del sig. Pacolli - 30-12-05. Referenca e vendosur më 2010-03-27.
^ Anko Ordoñez and Sara Danni (2009). Interview with Behgjet Pacolli. Referenca e vendosur më 2010-03-27.
^ Koha Ditore, Lajm, Telegrafi - 10/09/09; Kohavision, TV 21 (2009). Businessman lobbies Libya to recognise Kosovo.
^ The World Water Organization (2009). Executive & Advisory Boards. Referenca e vendosur më 2010-03-22.
^ Liam Clarke. "UN ‘did nothing to help hostages’", The Times, 2004-11-28. Korrigjuar më 2010-03-26.
^ Corriere Della Sera (2006). Pacolli: ho avuto un ruolo anch' io. Referenca e vendosur më 2010-03-26.
^ L'Espresso (2006). TORSELLO: ANCHE PACOLLI NELLE TRATTATIVE PER LIBERAZIONE. Referenca e vendosur më 2010-03-26.
^ The Jawa Report (2004). Ransom Paid for UN Hostages?. Referenca e vendosur më 2010-03-26.
^ World Investment News (2002). Kosovo. Referenca e vendosur më 2010-03-27.
^ World Investment News (2002). Kosovo. Referenca e vendosur më 2010-03-27.
^ Corriere dell'umbria (2010). Il Centro Pace mette su casa in Albania e Kosovo. Referenca e vendosur më 2010-14-07.
^ Koha Ditore (2010). Behgjet Pacolli, "Qytetar Nderi" i Lezhës. Referenca e vendosur më 2010-20-11.
^ "International Councilor" - CSIS, Center for Strategic and International Studies

Kosovapress: Një ruse do bëhet First Lady në Kosovë?

Kosovapress: Një ruse do bëhet First Lady në Kosovë?



Përfaqësuesit e institucioneve të larta shtatore dhe pretendentet e këtyre posteve, në vendet demokratike, gjatë veprimtarisë së tyre politike dhe punës institucionale mbështeten fuqishëm edhe nga bashkëshortet e tyre.
Kjo praktikë në vitet e fundit ka filluar të funksionojë edhe në Kosovë, por i vetmi që nuk është parë kurrë me bashkëshorten e tij, as gjatë fushatës zgjedhore, e as në aktivitete tjera, është kandidati për president të Kosovës, Behgjet Pacoilli, duke mos u dhënë mundësinë qytetarëve të Kosovës të mësojnë se kush do të jetë zonja e parë e Republikës së Kosovës.
Madje as në shkrimet e shumta për biografin e tij nuk shkruan se kush është bashkëshortja e tij. Rasti i rrallë që Pacolli kishte përmendur bashkëshorten e tij, por pa emër, është njoftimi që ditë më parë ka bërë në "Facebook" për lindjen e djali të tij Diarit.

"Miq të nderuar, ju njoftoj se në familjen time këto ditë kemi momente gëzimi, Zoti na ka gëzuar, im shoqe ka lindur edhe një djalë, e kemi pagëzuar Diar, i lindur më 26. 01. 2011 në ora 17:56 min, 4.8 kg, 55cm i gjatë", ka shkruar Pacolli në profilin e tij, njofton Kosovapress.
Krejt çka Kosovapress ka mundur të mësojë për bashkëshorten e Pacollit, është një interviste e Begjet Pacollit që i ka dhënë revistës kroate "Nacional" në vitin 2007, në të cilën tregon se bashkëshortja e tij është Maria Pacolli, lindur në St. Petersburg të Rusisë, e cila tani është 33-vjeçare. Madje aty është e botuar edhe një foto e saj bashkë me Pacollin.
Edhe për kundër insistimeve të shumta për të marrë informacione rreth biografisë së Behgjet Pacollit, zëdhënësi i AKR-së, Arbër Geci, nuk u tregua i gatshëm për dy ditë të përgjigjet për Kosovapress, me arsyetimin se ishte i zënë. Fjalia e vetme që në një rast ka thënë Geci, ishte se nuk mund të flas për këtë çështje pa biseduar me presidentin.
"Nuk mund të ju përgjigjem ne lidhje me këtë pa u konsultuar me presidentin Behgjet Pacolli", tha Geci.

Ish-këshilltari për informim i ish-presidentit Fatmir Sjediu, Xhavit Baqiri ka thënë për Kosovapress se në Kushtetutën Republikës së Kosovës e përcaktohet qartë që presidenti është faktor i uniteti i popullit të Kosovës.

"Nuk dua të paragjykoj në askënd, secili kandidat për këtë postë të rëndësishëm do të duhej të kishte absolutisht biografi të qartë të pastër dhe të mos të ketë asnjë shifër më të vogël. Kushdo qoftë që zgjidhet president i Republikës së Kosovës të ketë atë, rol dhe të jetë një faktor i rëndësishëm unifikues edhe në kuadër të skenës politike, por edhe qytetare, të ketë një kontakt edhe me shoqërinë civile", tha Beqiri.

Ai ka shtuar se do të ishte absolutisht e nevojshme që secili kandidat të bëjë të qartë gjithçka që do t'i interesonte qytetarëve të Kosovës, pasi që posti i presidentit është një post i rëndësishëm.

Në librin biografik "Nga sfida në sfidë jeta, Behgjet Pacolli", ai shkruan se ka katër fëmijë, tri vajza e një djalë, duke përfshi edhe dy vajzat nga martesa e parë, ndërsa fëmija i pestë i ka lindur në janar të vitit 2011. Por, nga ajo që dihet është se Pacolli për disa vite ka qenë i martuar edhe me shqiptaro-italianen Ana Oksa. Po ashtu në libër shkruan se ka një familje të lumtur me gruan e tij të quajtur Masha.

Nëse Behgjet Pacolli merr miratimin e Kuvendit të Kosovës për president të vendit, ish-zonja e parë e Kosovës pas Fanë Rugovës, Nezahete Sejdiut dhe bashkëshortës së u. d. të presidentit të tanishëm Jakup Krasniqi, Sevdije Krasniqi, do të jetë 33 vjeçarja Maria Pacolli, siç thotë në intervistë, apo Masha siç shkruan në libër.

2011/02/17

Mafia shqiptare dhe mafia shqipfolëse

.
Kryetari i bashkisë së Tiranës i ka vënë vetes nofkën ndjellëse “Zoti 10%”.

Unioni mafia - politikë nuk varet vetëm nga korrupsioni, por edhe prej përkatësisë.

Politikanët më të afërt me Edvin Kristaq Ramën  janë padyshim anëtarë të klaneve kryesore shqiptare, roli i të cilëve  në strukturimin e kupolës së përmendur më lart ka përparuar në një mënyrë ngulmuese në Durrës dhe  Tiranë. Njerëzit e disa prej qeveritarëve aktualë nuk ngelen jashtë dyshimeve të kësaj fushe.



Nuk mund ta thjeshtojmë fenomenin mafioz italian vetëm tek Cosa Nostra. Sidoqoftë, është e rëndësishme
të ndajmë mafian shqiptare nga ajo shqipfolëse, e cila është një degë e saj. Termi i mafias shqipfolëse nuk
ka të bëjë me nacionalitetin e anëtarëve të saj, por me përkatësinë e komunitetit. (communautaire).

Zona e ngulimit të shqiptarëve në Ballkan përfshin sigurisht Shqipërinë (3 milion banorë), por gjithashtu
Kosovën (1.8 milion shqiptarë), pjesën perëndimore të Maqedonisë (500 000 shqiptarë) dhe jugun e Malit
të Zi (50 000 shqiptarë).

Organizata të ndryshme kriminale të përbëra nga shqiptarët janë aktive edhe në zona të tjera ballkanike,
sikurse edhe në gjirin e diasporave të shumta shqipfolëse të vendosura në Evropë dhe në Amerikën e veriut.
Disa prej tyre, veçanërisht në Kosovë paraqesin karakteristika të pamohueshme mafioze përsa i përket
lidhjeve, pushtetit ekonomik dhe depërtimit në politikë.

Kjo analizë është mbajtur për mafian shqiptare, pjesët e tjera të mafias shqipfolëse janë trajtuar vetëm në
bashkëpunimet e shumta që kanë patur me të.




Klasa politike shqiptare nuk ka përfituar ndonjë rigjenerim të menjëhershëm me zgjedhjen e Berishës, dhe
mbetet ende e tejet e infektuar (infiltruar) nga mafia shqiptare. Këtë e provon një shembull i kohëve të
fundit: deri në arrestimin e tij në 25 mars 2006, Aldo Bare gjatë kohës qe rrinte ne Shqipëri udhëtonte me
një makinë të parlamentit shqiptar.

Opozita tashmë e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, mbetet tejet e lidhur me krimin e
organizuar. Berisha nuk është gabuar për këtë, ai ka nisur një luftë me dorë të hekurt pa mëshirë ndaj rivalit
të tij të ri politik. Një pyetje lind: pse kjo luftë është drejtuar vetëm në planin politik, ndërkohë që qoftë dhe
një veprim juridik do t’i vinte zbulonte pa dyshim shumë lehtësisht lidhjet kriminale të kundërshtareve të
Berishës?


Përgjigja lidhet me faktin që këto lidhje egzistojnë akoma pa dyshim edhe brenda kampit të Berishës.
Instikti politik që i detyron ata të mos i shkëpusin lidhjet me mbështetësit e tyre, bën të duket se lufta
kundër korrupsionit të klasës politike shqiptare zhvillohet fuqishëm nga qeveria “Berisha”, por me urtësi..

Qeveria Berisha lufton me një energji të pashtershme kundra mafias shqiptare. Falë kapacitetit të lëvizjes
gjeografike nga Mali i Zi në Afganistan, fuqia ekonomike e klaneve kriminale arrin t’i shpëtojë
momentalisht goditjeve qe i janë dhënë. Edhe pse e dobësuar, mafia shqiptare mbetet e fuqishme. Nëse
strukturat kryesore janë prekur rëndë, është ende shumë shpejt për të thënë se janë eliminuar krejt. Edhe pse
nuk është përhapur më në qarqet udhëheqëse të vendit, ndikimi i klaneve kriminale mbi klasën politike
vazhdon të mbetet.

Përhapja ekonomike e mafias shqipatre është më e qartë se kurrë, jo për rritjen e saj, por përkundrazi për
efektet sistematike të mungesës së investimeve kriminale që në 2005.

Ndryshe nga strategjitë e vëna në jetë për të zhdukur nga rrënjët krimin e organizuar të vendeve si
Kolumbia e Afganistani, për pastrimin e Shqipërisë nga mafia është e nevojshme të zhvillohet jo një kulturë
zëvendësuese, por një ekonomi zëvendësuese. Të zëvendësosh paratë e krimit me investime të huaja: kjo
ështe sfida e Berishës. Për ta bërë këtë do t’i duhet të kalojë 2 vështirësi të mëdha: të bindi investitorët e
huaj ende të paktë në numër të rrezikojnë në këtë vend dhe këtë ta bëjë shpejt. Rritja ekonomike e vendit
është ngadalësuar dukshëm që prej zgjedhjes së Berishës: 5% në 2006, ndërkohë që në 2005 ka qenë 5,5%
dhe në 2004 ka qenë 6,7%. Zgjedhjet e ardhshme po afrojnë shpejt. Dhe në këto kushte, nëse volumi i
investimeve të huaja direkte nuk rritet, nuk vihet në  dyshim që elektorati shqiptar nuk ka për t’ia falur
Berishës privimin nga flukset e çmuara financiare, qofshin këto kriminale.

Koha politike nuk është e njëjtë me atë kriminale. Nëse qeveria Berisha ka nisur një betejë kundra kohës,
mafia shqiptare ka kohë sa të dojë që të presi ditë më të mira, me sytë drejt integrimit europian.





Kryetari i Partisë Socialiste Edvin Kristaq Rama bëri thirrje sot për mbajtjen e një proteste madhështore ditën e nesërme. Sipas sot është një ditë e shënuar për Kosovën dhe Shqipërisë. Rama u uroi sukses udhëheqësve kosovarë ndërsa rikujtoi se ditën e nesërme socialistët dhe opozitarët do të jetë në boulevard për të protestuar paqësisht dhe vendoshmërisht. “Do të jemi nesër në boulevard për të larguar qeverinë, do të jemi në bulevard për zgjedhje të reja dhe në një protest kundër kusarisë”, u shpreh Rama. Sipas tij, më 21 janar u vra liria, dinjiteti i shqiptarëve ...





Edvin Kristaq Rama dhe të vërtetat e divorcit të tij

Ai që premton sot “solidaritetin social” është shkelësi i solidaritetit ushqimor familjar Jo më 1991, por për çfarë është paditur më 1995 dhe 1998 Edvin Rama?

Midis një njeriu që mëton të bëhet kryeministër dhe një tjetri që është në hesapin e vet, ka një ndryshim të madh në drejtim të kureshtjes njerëzore për të kaluarën e tij. Një prej këtyre kureshtjeve, është edhe çështja shumë e përfolur rreth të vërtetës së madhe mbi ndarjen e çiftit Rama – Makoçi në vitin 1991.


 Në fakt këtu kemi të bëjmë me viktimën më të njohur të jetës së Edvin Ramës, që për fat të keq qëlloi të ishte aktorja e njohur Matilda Makoçi, shembulli më i prekshëm i pasojës Edvin Rama.



Mjafton të shihet profili i saj në gjithë këto vite vuajtje e të dilet në përfundimin se kush njeriu të mëton të bëhet kryeministër i Shqipërisë. Cili ishte shkaku kryesor që i fshihet publikut rreth ndarjes së vërtetë midis Edvin Ramës dhe Matilda Makoçit. Kush ishte personi që shokoi Matilda Makoçin teksa e pa me bashkëshortin e saj të deri asaj kohe dhe a njihet ky person si lidhje e afërt e Edvin Ramës sot?

 A është ky pra hija e tij sot dhe kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Tiranë? Ndarja e çiftit në fakt ka ndodhur në 12 shkurt 1991. Nga kjo martesë lindi edhe fëmija i tyre i datëlindjes 12 gusht 1990. Por jo më larg se disa muaj më parë, në mars, një e përditshme që njihet si gazeta personale e Edvinit, botonte një “speciale” ku gjoja informonte publikun për “të vërtetën e ndarjes” midis Edvin Ramës dhe Matilda Makoçit. Deri atë çast, kjo histori ishte publikuar nga një e përditshme tjetër në atë kohë në opozitë e sot e afërt me Edvin Ramën dhe partinë e tij. Çfarë kishte ndodhur pra në këtë mes dhe si ishte e vërteta. Në këtë realitet të hidhur, veprimet ishin të gjithëllojshme. Dhe u arrit deri atje sa të mohohej e gjithë ajo që kishte ndodhur dhe çështja e tij me Matilda Makoçin të shpallej vetëm si “çështje divorci” e asgjë tjetër. Sigurisht nuk do guxonim në asnjë rrethanë të merreshim me çështje sikur kjo të ishte “çështje divorci”. Këtu është edhe falsifikimi i fundit që kanë bërë mediat e kontrolluara nga Edvin Rama, duke dashur t’i heqin atij thënien e përdorur në një nga gjyqet e kafshatës kur diskutohej jo për ndarje, por për kafshatën e ushqimit. Kjo fyerje e lëshuar në adresë të aktores (që gazeta e quan etike të mos e citojë në cilëndo ligjëratë), tregonte më së mirë cili është Edvin Rama.

 Duhet të jesh i duruar e deri në fund i kthjellët të kuptosh atë që ka ndodhur në vitin 1990 nga takimet e Ishull – Lezhës e deri tek shtëpia e “dy kuajve” në afërsi të stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Natyrisht një njeri i ndjeshëm si aktorja e njohur, nuk mund të mos vërente deviacionet fiziologjike të bashkëshortit të saj në ato momente.

 Përkundrejt këtyre deviacioneve, Edvin Rama u mundua të veprojë duke shpifur e duke i nxirë jetën aktores së njohur duke çuar deri në prerjes e karrierës së saj, por duke mos ngelur deri këtu, por duke i nxirë dhe jetën tërësisht. Pikërisht njeriu që i nxiu jetën njeriut të mirë Matilda Makoçi, ka 9 vjet që po u nxit jetën mijërave njerëzve të pastrehë në Tiranë, etj, dhe po kërkon t’ua nxijë jetën edhe më shumë njerëzve në mbarë vendin. Përballë realitetit të dhimbshëm të asaj kohe, Edvin Rama, u afrua edhe me një aktore tjetër (që sot është në Gjermani), por duke mos hequr dorë asnjëherë nga partneri i tij i shtëpisë së kuajve.

E vërteta e proceseve gjyqësore Janë zhvilluar në fakt disa gjyqe midis Edvin Ramës dhe aktores së njohur Matilda Makoçi. Sigurisht nuk përbën material për gazetën të merret me marrëdhëniet private midis tyre dhe as do të merremi me një gjë të tillë. Por kur njeriu që pretendon të aplikojë “solidaritetin social” në vend, është mirë që të njihen shqiptarët që midis tij dhe aktores ka pasur disa gjyqe që mund të konsiderohen si gjyqe të “kafshatës”. Pikërisht kur është diskutuar çështja e detyrimit ushqimor që Edvin Rama duhej të jepte për djalin e tij. E pra pikërisht këtij njeriu i ka munguar “solidariteti social” për djalin e tij. Në gjyqet e zhvilluara objekti i padisë ka qenë mosshlyerja e detyrimeve ushqimore ndaj djalit të vet. Pra njeriu që kërkon të jetë kujdestari i shoqërisë shqiptare me “solidaritetin social” nuk kishte shlyer detyrimet e tij sociale për të cilat u padit në gjykatën e Tiranës.

 Pra seancat gjyqësore të Edvin Ramës me Matilda Makoçin, nuk janë zhvilluar vetëm në një seancë gjyqësore e ndarjes ku ai nuk ka marrë pjesë pasi ndodhej në Greqi i larguar. Këtu ishte edhe manipulimi i një të përditshme që botoi një intervistë të nënës së Matilda Makoçit, kur në radhë të parë duhej të pyeste këtë të fundit se kush është Edi Rama. Zoti i shtoftë inatin Marie Makoçit të votojë Edvin Ramën, por kur i shfaqet opinionit publik mund të thoshte se paku se “gjyqe ushqimi” janë zhvilluar në vitet 1991 – 1998 dhe si është sjellë Edvin Rama me djalin e tij apo me ish gruan e tij, ndaj së cilës lëshoi një fyerje të madhe që gazeta e quan të pavend ta përsërisë. Pra nuk ka vetëm një “të vërtetë të ndarjes” midis Edvin Ramës dhe Matilda Makoçit, por ka një të vërtetë akoma më të madhe, atë të mohimit të solidaritetit social, shfaqja më e lartë e papërgjegjshmërisë së ndodhur ndonjë herë e shoqëruar për fat të keq me fyerje të ardhura midis shpifjeve që vetëm Edvin Rama mund t’i bëjë. Kjo çështje shumë e thjeshtë kaloi si edhe shumë të tjera pa leximin e duhur. Në shtatorin e vitit 2000, një e përditshme që sot sponsorizohet dhe mbahet sot nga Edvin Rama, botoi një nga gjyqet e Edvin Ramës dhe Matilda Makoçit. Në fakt ky nuk ishte gjyqi i ndarjes por i ushqimin.

Gjyqi i 1995

Në fakt e përditshmja që botoi në shtator 2000 gjyqin e kafshatës dhe fjalët e rënda të Edvin Ramës, mund të ishte prononcuar sot për këtë çështje. Por sigurisht tani nuk mundet më pasi është në krah të Edvnit. Gjyqi i publikuar nga e përditshmja që sot mban anën e Edvin Ramës, nuk ishte i falsifikuar por ishte i vitit 1995 krejt ndryshe nga ç’mëtoi në mars të këtij viti, ish-vjehrra e Edvin Ramës. Ky gjyq ishte i vitit 1995, pra jo i ndarjes, por i kërkesës për dhënies së të drejtës së ushqimit, djalit të vogël që jetonte vetëm me të ëmën. Në ato kohë, Edvin Rama zhvishej në plazhet e Francës me personen që sot ia ka atashuar për shfrytëzim një kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës. Sigurisht ai nuk kishte kohë të mendonte për Gregorin e vogël që ishte vetëm 5 vjeç dhe që nuk merrte asnjë nga babai i tij, i cili do kujtohej shumë vonë për të kur të bënte shfaqje në kutinë e votimit 2007 apo në Gërdec, pavarësisht se e gjithë jeta e tij ka qenë në fakt një gërdec i shtrirë në vite. E si të mos mjaftonte kjo, nudizmat e një njeriut të papërgjegjshëm vazhdonin me qetësinë më të madhe duke mos pasur kurrfarë solidariteti njerëzor.

Hetimi kundër të vërtetës

Në çdo vend të Europës do të ishte një skandal i vërtetë sjellja vulgare me gruan, keqtrajtimi apo mospagimit i ushqimit të fëmijës së lindur nga martesa. Më keq akoma do ishte një skandal i paparë po të bëheshin akuza krejt të ulëta e të pabaza në drejtim të moralit të ish-bashkëshortes. Do të përbënte skandal pasi nuk mund të mëtosh të bësh kryebashkiak e kryeministër duke pasur akuza të tilla që në fund të fundit nuk kanë të bëjnë me jetën private, por me standardin e të sjellurit në shoqëri. E kështu ndodhi edhe në vitin 2000, kur u publikuan këto të dhëna. Opinioni i brendshëm u shastis nga skandali, ndërsa prokuroria nxitoi të mbulojë provat për të mos lënë gjurmë në vitet e ardhshme ky skandal. Pra hetimi i prokurorisë nuk ishte sa të vërteta ishin akuzat, por pse u bënë të njohura ato. Ja pra votues i nderuar cili është njeriut që të ofron “solidaritetin social”, njeriu që nuk siguroi këtë solidaritet as për djalin e tij, solidaritet të cilin e refuzoi me urrejtje.


Mafia shqiptare, fuqizimi i saj pas vitit ’97. Lidhjet me eksponentët e së majtës dhe mbështetja që i japin Edi Ramës. Goditja e qeverisë “Berisha” e ka detyruar të devijojë trafiqet dhe aktivitetet drejt vendeve fqinje

Edvin Rama, i lidhur me krimin

16/05/2007 - Një raport i agjensive të specializuara perëndimore kundër krimit të organizuar fakton se drejtues politikë të së majtës janë njëherësh edhe drejtues të mafias kriminale. “Opozita tashmë e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, mbetet tejet e lidhur me krimin e organizuar” thuhet në raportin. Duke vizatuar profilin e mafias dhe krimit të organizuar shqiptar, raporti shqyrton në detaje origjinën, mënyrën e funksionimit, drejtimit dhe vendin që zënë në botën ndërkombëtare të krimit. Ndërsa përcakton lidhjet e tyre me grupet mafioze italiane që nga koha e sundimit të Hoxhës, raporti evidenton fuqizimin e tyre pas rebelimit komunisto-mafioz të vitit ’97, dhe rikthimit në pushtet të të majtëve, kur ish-eksponentët dhe anëtarët e sigurimit të shtetit përdorën njohjet e tyre të vjetra për t’u integruar në trafiqet ndërkombëtare të drogës, armëve, qënieve njerëzore dhe pastrimit të parave.

Në raport thuhet se “Dy teknika kryesore u përdorën nga klanet mafioze për të zotëruar politikat shqiptare, njëra prej të cilave është krimi i organizuar. Eshtë e rëndësishme të citojmë se monopolet e importit që janë në dorë të mafias, drejtohen nga politikanë të rëndësishëm, të cilët përfitojnë në mënyrë reciproke nga njëri-tjetri. Ish–ministrat e qeverisë “Nano” janë në krye të monopoleve kryesore të sektorit agro - ushqimor. Këto privilegje, - mjaft fitimprurëse, - sigurisht që i kanë përfituar gjatë kohës që ishin në pushtet. Dyshime të forta rëndojnë gjithashtu mbi zotërimin e monopolit të birrës që është nën pronësinë e një burri shteti. Mafia u krijoi mundësinë e përfitimit mjaft politikanëve, mjeshtra të spekullimit në tregjet publike, në të cilat bashkëpunojnë masivisht, sidomos në sektorin e ndërtimit.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, thuhet në raport është një nga përfaqësuesit, i cili ruan lidhje me botën e krimit në Shqipëri. Po kështu, në raport, si shembuj të qartë të lidhjes së mafias me politikën, evidentohen tre ish-ministra socialistë që ruajnë monopole në ekonomi, evidentohet ish-drejtori i KESH dhe njeriu i afërt i Ramës, si edhe disa prej ministrave të qeverisë socialiste që bashkë me Ramën kanë aktualisht edhe kontrollin e PS-së. Në raport, si një rast i pastër i lidhjes së mafias dhe politikën përmendet edhe përdorimi i dhunës dhe terrorit që disa nga përfaqësuesit e saj kanë ushtruar për të siguruar mandat politik. Më tej thuhet se “Deri në arrestimin e tij në 25 mars 2006, Aldo Bare gjatë kohës qe rrinte ne Shqipëri udhëtonte me një makinë të parlamentit shqiptar”, e cila dihet që përdorej nga e vetmja deputete femër e qytetit të kapobandës, mbi të cilin rëndojnë akuza për dhjetëra krime.

Raporti ndalet hollësisht edhe në rezultatet e vitit të parë të qeverisjes së kryeministrit Berisha. “Aksionet kundër mafias të qeverisë “Berisha” konsistojnë, para së gjithash, në një sulm frontal të klaneve kriminale në Shqipëri. Kjo strategji e luftës me tepri kundër mafias shumë shpejt dha rezultate konkrete dhe inkurajuese: në vend, 12 klanet më të mëdha u shkatërruan që në tetor të 2005. Më shumë se 150 anëtarë të familjeve mafioze u arrestuan gjatë këtyre operacioneve të mbështetura nga grupet anti – trafik të krijuara në mbarë vendin, dhe ekuivalentët lokalë të GIR (Grupe të Ndërhyrjes Rajonale) francezë. Shifra të tilla përbëjnë një risi të pabesueshme para pasivitetit të qeverive të mëparshme. Lufta kundër strukturave kriminale u shtri edhe përtej kufijve.

Duke bashkëpunuar me zyra të Koordinimit Ndërkombëtar të Ministrisë së Brendshme më shumë se 90 operacione policie vunë në shënjestër klanet shqiptare në Maqedoni, Itali dhe Turqi.” Ndërsa për rezultatet e luftës kundër korrupsionit në raport thuhet “Aksioni kundër klaneve mafioze shoqërohet në mënyrë logjike me një shkulje të degëve të administratës “të vëna në gjumë” nga mafia. Edhe doganat janë mjaft të prekura. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme kreu arrestimin e 43 funksionarëve të kësaj administrate që nga tetori i vitit 2005 deri në korrik të vitit 2006”. Raporti, që përmban shumë e shumë fakte sjell para publikut realitete të tjera skandaloze, vërtetësia e të cilave është provuar tashmë edhe nga organet e specializuara.

“Zoti 10%”, nofka e Ramës

Raporti analitik i agjencive të specializuara perëndimore, e përcakton Edvin Ramën si një nga politikanët e spikatur që ka përfituar prej përfshirjes në aktivitetet kriminale dhe mbështetjes së gjithanshme që ka marrë nga krimi i organizuar. Rama, sipas raportit, është shenjuar nga mafia si një prej drejtuesve më të korruptuar, i gatshëm të vihet në shërbim të tyre, përkundrejt parave dhe favoreve të tjera që mafia i përdori për të vënë nën kontroll pushtetin politik në Shqipëri gjatë qeverisjes së socialistëve.

“Mafia u krijoi mundësinë e përfitimit mjaft politikanëve, mjeshtra të spekullimit në tregjet publike, në të cilat bashkëpunojnë masivisht, sidomos në sektorin e ndërtimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka vënë vetes nofkën ndjellëse “Zoti 10%”.

Raporti e identifikon Ramën me nofkën që i kanë vënë të gjithë biznesmenët e Tiranës, që kanë patur a kanë të bëjnë me Bashkinë e kryeqytetit. Rama është një prej drejtuesve lokalë që përkufizon më së miri politikanët që u vënë gjoba personale biznesit dhe qytetarëve. Rama është banori VIP i çdo pallati që është ndërtuar apo po ndërtohet në Tiranë, që nga ardhja e tij në fronin e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, pasi askush nuk mund të marrë leje, apo të hipotekojë pallatin e ndërtuar, nëse nuk paguan kryebashkiakun.

Përfshirja e drejtpërdrejtë e Ramës në afera kriminale si edhe mbështetja që ka marrë nga klanet mafioze, shpjegon edhe ngjitjen e tij të shpejtë në karrierën politike. Qëkurse ka marrë drejtimin e Partisë Socialiste dhe timonin e drejtimit politik të koalicionit të majtë, Edi Rama është prezantuar si armiku numër i një i të gjitha nismave dhe përpjekjeve progresive dhe të vazhdueshme të qeverisë për të prerë lidhjet e krimit me politikën, për të goditur krimin e organizuar, korrupsionin dhe informalitetin, si plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare, që pengojnë zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të vendit.

Lexoni :
http://arkivi.peshkupauje.com/wp-content/uploads/2007/05/raporti-nga-pd.pdf?q=wp-content/uploads/2007/05/raporti-nga-pd.pdf

Përgatiti:Flori Bruqi

Krimet e Renda: Burg per jete Aldo Bares

Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokuroria ka dhënë pretencën për të pandehurin Aldo Bare, mbi të cilin rëndojnë disa akuza për vepra penale, mes të cilave dhe vrasjet për disa persona. Duke renditur faktet, Prokurorët kanë kërkuar sot burg përjetë për Aldo Baren. Prokuroria tha se nga shqyrtimi gjyqësor, u provuan akuzat e ngritura ndaj kapos së bandës së Lushnjës, i cili u arrestua në Turqi në vitin 2005 dhe më pas u ekstradua në Tiranë në nëntor 2009. Sipas prokurorisë, Aldo Bare duhet të shpallet fajtor për akuzat: "Vrasje me paramendim" të shtetasit Genci Kashari "Vrasje me paramendim" të shtetasit Masar Aliu "Vrasje me paramendim" të shtetasit Xhevat Demiri "Vrasje me paramendim" të shtetasit Nimet Zenelit "Vrasje me paramendim" të mbetur në tentativë të shtetasit Artur Daja "Vrasje me paramendim", të mbetur në tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu "Mbajtje pa leje të armëve luftarake" "Shkatërrim të pronës me zjarr" të banesës së shtetasit Shkëlqim Haxhiu "Krijim të Organizatës kriminale" "Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale" . Aldo Bare i ka mohuar akuzat ndërkohë që pritet që seancën e ardhshme të paraqiten konkluzionet me kundërtshtimet e avokatit mbrojtës. Prej muajsh, vazhdon procesi gjyqësor ndaj Aldo Bares. I cilësuar si kapoja e bandës së Lushnjes akuzohet për 20 vepra penale si, krijim organizate kriminale, vrasje, plagosje, etj. Ai u ekstradua drejt Shqipërisë në nëntor të vitit 2009, pas tri vitesh qëndrimi në qelitë e burgjeve turke. Aldo Bare alias, Alfred Shkurti për vite të tëra ka qenë një ndër emrat e renditur në listën e personave të shumëkërkuar të drejtësi. Krimi më i rëndë që rëndon mbi supet e tij është ekzekutimi i Artur Dajës, armikut të tij të përbetuar, të cilin e cilësonte përgjegjës për vrasjen e të vëllait. Viktimës i preu kokën dhe ia shëtiti përmes qytetit të Lushnjës.

Edmond Haxhinasto:Kujdes nga protestat e neserme

Zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto e ka cilësuar një burim të mirinformuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës teksa u pyet për paralajmërimet e kësaj të fundit në drejtim të shtetasve amerikane në prag të protestës së opozitës. “Ambasada e SHBA-se është një burim i mirëinformuar kështu që duhet ta respetojmë. Dhe qytetarët amerikanë duhet ta dëgjojnë ambasadën e vendit të tyre”, u shpreh Haxhinasto. Më tej ai shprehu urimet e rastit për tre vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Ne vërejmë me shumë kënaqësi se Kosova është duke shënuar një progres të vazhdueshëm në drejtim të ndërtimit të institucioneve të saj dhe të krijimit të një shoqërie multietnike. Në këto moment, urojmë që të krijohet sa më shpejt qeveria e dalë nga zgjedhjet e përgjithshme dhe dëshirojmë të shohim që qeveria e Kosovës të fokusohet në sfidat madhore që ka Kosova për zhvillimin e saj, për prosperitetin ekonomik por gjithashtu edhe në procesin e negociatave me Serbinë për çështje konkrete që kanë të bëjnë me interesa të qytetarëve të të dy vendeve”, u shpreh ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto.

Mbyllen ditët e kulturës Shqipëri-Kosovë

Janë mbyllur dje në Prishtinë ditët e kulturës Shqipëri- Kosovë. Ka qenë shfaqja e dramës “Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë, një realizim i Teatrit tonë Kombëtar, pjesa që ka shënuar dhe përfundimin e aktiviteteve të kësaj ngjarjeje.

Ditët e kulturës Shqipëri- Kosovë u realizua nën motivimin e ndërmarrë nga nisma e Kryeministrit të Shqipërisë “Një komb, një kulturë”, të zhvilluar në kuadër të trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe gjithashtu në zbatim të memorandumit të bashkëpunimit nënshkruar tre vjet më parë nga tre teatrot kombëtarë shqipfolës të Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës.

Ditët e Kosovës nisën në Tiranë në datat 5-6 shkurt kur trupa e Teatrit Kombëtar Prishtinë u prezantua për publikun e kryeqytetit me shfaqjet “Vdekja dhe vasha” dhe “Heshtja”. Ndërsa në datën 13 shkurt sërish Teatri Kombëtar i Prishtinës dha shfaqjen “Çifti Martin” nga Eugen Yonesko me regji të Bekim Lumit dhe interpretimin e Gresa Pallaskës dhe Astrit Kabashit.

“Vdekja dhe Vasha” është dramë psikologjike e autorit kilian Ariel Dorfman, e cila është punuar në shumë teatro nëpër botë, madje është bërë edhe film nga regjisori i njohur Roman Polanski në vitin 1994, në të cilin luajnë aktorët e njohur, Sigourney Weaver, sir Ben Kingsley dhe Stuart Wilson. Në versionin tonë të “Vdekja dhe Vasha” regjia është realizuar nga Fatos Berisha, ndërsa interpretojnë aktorët e mirënjohur kosovarë: Yllka Gashi, Shkumbin Istrefi e Luan Jaha. Shfaqja është kamertale dhe publiku është i vendosur në skenë. Tema e kësaj shfaqjeje në qendër ka një grua me një të kaluar shumë të dhimbshme, e cila jeton mes të kaluarës dhe të tashmës.

“Heshtja” me autor Refet Abazin, regji nga Arta Kallaba dhe skenografi nga Bujar Muça solli në skenë aktorët: Xhevdet Jashari, Yllka Gashi, Çun Lajçi, Igballe Qena, Bislim Muçaj, Leonora Mehmet, Enver Petrovci, Donat Qosja.

Varfëria, lidhja dogmatike për vlerat ideologjike të shkelura nga koha, si dhe sjellja diktatoriale e babait janë shkaqet e raporteve jo të shëndosha në familjen e enveristit Dema, në të cilën heshtazi kalohet mbi dhunën incestoide që ai e ka kryer mbi të bijën Nita, e cila prostituohet për të mbajtur familjen.

Nën peshën e obligimeve ekzistenciale dhe problemeve profesionale, Ariani (i biri i Demës) nuk arrin ta ruajë lidhjen dashurore me Zanën. Nuk arrin ta shpëtojë as motrën Nitën, që do të bëjë vetëvrasje me një dozë të tepruar.

XHEMAIL VESELI :Introduktat e Nolit

Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publicistikën dhe oratorinë. Ato shprehin qartë pikëpamjet e tij thellësisht demokratike dhe janë si një kronikë e jetës politike e shoqërore shqiptare. Karakteristikat kryesore të tyre janë mendimi i qartë dhe i mprehtë, qëndrimi i drejtë dhe i prerë dhe reagimi i menjëhershëm ndaj ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Noli mbajti fjalime të zjarrta para shqiptarëve në SHBA, në Këshillin Kombëtar të Tiranës (1920-30), në Korçë e Vlorë, në Lidhjen Kombeve etj. Në këto fjalime dhe artikuj trajtohen probleme të rëndësishme siç janë ruajtja e pavarësisë dhe e tërësisë tokësore të Shqipërisë nga synimet shoviniste fqinje, mbrojtja e dinjitetit të shqiptarit dhe Shqipërisë, demaskimi i klasës feudale dhe i monarkisë së A. Zogut, demokratizimi i jetës së vendit, vlerësimi i figurave të shquara të historisë e kulturës shqiptare e botërore etj. Forma e polemikës, kultura me të cilën janë trajtuar problemet politike e shoqërore bëjnë që këto shkrime të zënë një vend krejt të veçantë në publicistikën shqiptare.

Studimet

Larminë dhe rëndësinë e veprimtarisë së Nolit e shtojnë mjaft edhe studimet e tij për Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, për figurën e madhe të Bethovenit (“Bethoveni dhe Revolucioni Francez”), etj. “Historia e Skënderbeut” është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë. Ai e botoi atë për herë të parë më 1921 në Boston dhe pastaj e punoi të ripunuar anglisht më 1947 e përsëri të ripunuar në shqip më 1949. Për të shkruar këtë vepër Noli është mbështetur jo vetëm te Barleti, por edhe në dokumente të reja që mundi të gjejë pas një pune këmbëngulësie. Skënderbeu, si për çdo patriot e artist shqiptar edhe për Nolin ishte figura më e dashur, të cilin e kishte admiruar që nga fëmijëria. Ky admirim i autorit ndihet edhe në vepër nëpërmjet tonit të ngrohtë me të cilin është paraqitur figura e tij. Gjatë trajtimit të momenteve kyçe të jetës së heroit, Fan Noli ka përcaktuar qartë marrëdhëniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinje, si dhe qëndrimin e disa vendeve të fuqishme evropiane ndaj luftës së Skënderbeut. Ai ka arritur të na japë qartë politikën e brendshme të këtij udhëheqësi legjendar duke theksuar meritën e madhe të tij për formimin e një shteti të centralizuar feudal shqiptar, gjë që në shekullin e XV-të një gjë e tillë nuk ishte realizuar akoma në shumë vende të Evropës. Noli në vepër ka krijuar atmosferën e kohës për të dhënë ngjyrat e një bote mesjetare që kërcënonte të shkatërronte botën evropiane, si dhe pozitën e një vendi si Shqipëria ku liria dhe kultura humaniste po mbyteshin nga dhuna osmane. Ai gjithashtu ka thurur e shkrirë me art të vërtetën historike, dokumentin me gojëdhënën e legjendën. Figura e Skënderbeut në veprën e tij është shumë e plotë. Atë e gjejmë jo vetëm si një udhëheqës popullor që shquhet si luftëtar e strateg, por edhe të dalluar si burrështetas e diplomat. Përshkrimi i betejave heroike e situatave të vështira janë bërë me ngjyra të forta romantike gjë që i jep veprës edhe vlera artistike dhe e bën që të lexohet me emocion. Në këtë vepër Noli i jep rëndësi figurës së heroit dhe rolit të tij në histori pa nënvlerësuar masat. “Historia e Skënderbeut” e Nolit bashkë me veprën e Barletit mbeten edhe sot më të mirat vepra për heroin e madh.

Muzika

Si erudit, Noli, veprimtarinë e tij krijuese e ka shtrirë edhe në fushën e artit muzikor. Që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, (1932), si student, i është përkushtuar me shumë entuziazëm muzikës në Konservatorin e Nju -Inglandit (SHBA), të cilat studime i ka përfunduar katër vjet më vonë. Para komisionit kishte paraqitur si punë diplome tri vepra me motive shqiptare: “Skënderbeg”, “Rapsodi shqiptare” dhe baladën për tenor e orkestër “Gaspari i varfër”, vepra këto që madje ishin ekzekutuar si pjesë e provimit të tij të diplomës. Ndonëse sipas kritikëve dy veprat e fundit janë cilësuar me të meta për arsye se përshkoheshin me një frymë të theksuar liturgjike, (Dihet se Noli i vuri bazë kishës autoqefale shqiptare), poema simfonike “Skënderbeg” kishte një frymë të thellë e plotë dramaticitet ku shquhej shija e autorit për të ndërtuar tema me karakteristika të larmishme; me harmoni e polifoni të pasur; me kumbime orkestrale të bukura dhe shumë larmi e begati ngjyrash. Për të pasur një ide më të saktë e të plotë mbi kontinuitetin e zhvillimit të personalitetit të Nolit në fushën e muzikës dhe muzikologjisë patjetër duhet bërë një retrospektivë të gjatë. Duhet kthyer në kohën kur i ati i tij, psalm në kishën e fshatit të vendlindjes, ia mësonte notat dhe të kënduarit, mësimet mbi muzikën, mësime këto që do të kenë rëndësi shumë të madhe në jetën e mëvonshme të Nolit, sidomos kur gjatë karrierës kishtare ishte detyrua të merrej me përkthime dhe muzikë fetare. Ato përkthime i kanë paraprirë përkthimeve artistike dhe studimeve të mëvonshme muzikore prandaj besohet se veprën e tij “Bethoveni dhe revolucioni francez” ia dedikoi pikërisht të tet (babait). Gjurmimet për këtë vepër Noli duket ti ketë filluar qysh në kohën kur ishte i mërguar në Vjenë. “Muzikanti i madh Bethoveni kishte të drejtë”, shkruante Noli në introduktën kushtuar Jul Qesarit në vitin 1926. Se Noli ishte një studiues i pakrahasueshëm me ndonjërin nga bashkëkohësit e bashkëkombësit shihet qartë edhe nga përpjekja e tij që ti bëj një analizë të detajuar personalitetin të Bethovenit me theks të veçantë veprës së tij ku u fokusua tek efektet e revolucionit francez në veprën e kompozitorit të madh, veçanërisht “Simfoninë e tretë”, “Simfoninë e nëntë” dhe operën “Fidelia”. Ai me sy kritik fillon punën studimore duke shqyrtuar materiale e burime të shumta, ndonëse sipas autorit, studimi i Nolit për Bethovenin karakterizohet me lajthitje e shtrembërime të fakteve, të cilat i bën me qëllim që në një mënyrë të shfajësoj maestron duke e justifikuar me mungesa financiare e vështirësi tjera materiale.

Shqipërimet artistike

Noli si përkthyes i krijoi vetes një vend nderi në letrat shqipe, por këtë nuk e arriti vetëm pse ishte njohës i mirë i disa gjuhëve si greqisht, latinisht, frëngjisht, spanjisht, anglisht, gjermanisht, turqisht etj. Krahas talentit për të mësuar gjuhët e huaja, Noli njihte mirë thesarin e gjuhës amtare e gjithashtu njihte thellë kulturën botërore dhe atë kombëtare. Kishte aftësi të tilla gjykimi dhe shije aq të hollë sa mundej me lehtësi të zgjedhë e përkthejë vepra të shquara të shkrimtarëve të mëdhenj botërorë që jo vetëm e pasuronin kulturën shqiptare, por edhe u bënin indirekt jehonë shumë problemeve aktuale të realitetit shqiptar të kohës. Punën e përkthyesit Noli e fillon si vazhdues i traditës që kishte krijuar Kristoforidhi, duke përkthyer disa libra të shërbesës për nevojat e kishës shqiptare, që posa ishte themeluar. Më pas ai përkthen disa krijime nga Molieri e Stendali dhe më vonë i hyn punës për përkthimin e atyre veprave të rëndësishme që do ta bënin të njohur si përkthyes jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve shqiptarë, siç janë: poema "Skënderbeu" e Longfellout , tragjeditë "Otello", "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari", të Shekspirit, dramat "Armiku i popullit" dhe "Zonja Igra e Ostronit" të Ibsenit; "Rubairat" e Omar Khajamit, "Don Kishoti i Mançës" i Servantesit , "Kasollja" e Ibanjezit etj. Pothuajse të gjitha këto vepra Noli i pajisi edhe me parathënie ku dha gjykime kritike estetike e filozofike me shumë vlerë. Përkthimet e Nolit janë vlerësuar mjaft nga personalitete të shquar të kulturës botërore. Kështu albanologu i njohur Norbert Jokli kur kishte lexuar përkthimin e "Rubairave" të O. Khajamit nga Noli kishte thënë: "Pas përkthimit të Filxheraldit, nuk di nëse ia kalojnë përkthimeve të Fan S. Nolit ato të gjermanishtes e të spanjishtes që janë përkthime të dorës së parë”. Të studiosh e njohësh aq denjësisht kulturën e gjithmbarshme kombëtare, por para së gjithash atë botërore të zhvilluar ndër shekuj dhe ta mishërosh aq denjësisht me kulturën e traditën tonë aq të pasur, termi “Poliglot”, kur përmendet si i tillë, duhet të na shëmbëllej me imazhe përfytyrimi të vet figurës lartësueme të Nolit si sinonim.

Introduktat

Introduktat apo parathëniet e përbëjnë bazën e mendimit kritik të Nolit. Mjafton të përmenden kryeveprat botërore si: “Hamleti”, “Makbethi”, “Jul Cezari” e “Othello” të Shekspirit, pastaj veprën monumentale të letërsisë persiane “Rubairat” të Omark Khajamit, romanin nga më të lexuarit që njeh historia e njerëzimit “Robinson Kruzo” të Daniel Defos, kryeveprat “Armiku i popullit” dhe “Zonja Igra e Ostronit” të Ibzenit si dhe “Don Kishoti i Mançes” të Servantesit për të krijuar perceptimin se Noli ishte një lapidar i kulturës sonë të gjithmbarshme dhe mund të vlerësohet si “maja e Ajsbergut” të mendimit kritik që ka njohur historia e letërsisë shqipe. Konstatimi se introduktat e Nolit ngërthejnë në vete edhe një tok mendimesh politike duket të jenë të sakta. Influencimi politik duket të jetë më i theksuar te “Rubairat”, “Armiku i popullit” dhe “Don Kishoti i Mançës”, të cilave vepra, mendimin e tij kritik Noli ua dedikoi pikërisht në kohën kur ishte larguar nga posti i Kryeministrit. Tek introduktat e para paraqet disa mendime elementare për autorin mandej shpjegon në pika të shkurta veprimtarinë e tij letrare kurse subjektin e veprës e paraqet në formë të shkurtuar, shpesh herë vetëm me dhjetë rreshta. Duke shpjeguar hollësisht ngjarjet që përbëjnë thelbin e veprës, Noli bën analizën e personazheve qendrore dhe dytësore pa e harruar edhe ambientin dhe rrethanat historike që kanë karakterizuar për të cilat flasin veprat. Në introduktat që u ka bërë veprave të Shekspirit vërehet se Noli anon më tepër të japë gjykime të rëndësishme dhe interesante duke u bërë një analizë të thellë karaktereve të personazheve kryesore, qoftë kur bën fjalë për “Makbethin”, qoftë kur zbulon botën e gjerë e komplekse të “Hamletit”, apo kur shkruan për Brutin e Kasin tek drama “Jul Cezari”. Introduktat e Nolit ndriçojnë autorin në shumë aspekte: Ato flasin sheshit për bindjet e tij, tregojnë natyrën dhe temperamentin e tij, vejnë në dukje intuitën, erudicionin, kulturën e gjithmbarshme, kompletimin dhe rrugën e drejtë të një kritiku.

Në introduktën e parë ,“Othello”, Noli provon të lëshohet në shfletime e zbërthime të karaktereve, të filozofisë dhe etikës së tyre, por mendimet e kristalta e të shprehura me stilin e tij rrëmbyes që do të kamuflojnë më vonë, këtu akoma nuk mund të vijnë në shprehje sa duhet. U mungon baza e pikëpamjeve në sajë të së cilës do të vë aq shumë zjarr në krijimtarinë e mëvonshme, prandaj, sikundër që është thënë nga shumë studiues të krijimtarisë noliane, në introduktën e tij të parë “Othello”, duket të mos ketë pasur ambicie më të mëdha se sa vetëm ti paraprijë lexuesit në të kuptuarit e subjektit dhe elementeve themelore të veprës. Sipas Mitrush Kutelit, Noli, me shqipërimin e veprave “Don Kishoti”, “Jul Qesari”, “Armiku i popullit”, “Z. Ingra e Ostrotit”, “Hamleti”, “Makbethi” e “Othello” përpara botës shqiptare shfaqet si i pari kritik e estet i vendit. Kuteli këto vepra i konsideron si modele të gjalla analizimi e gjykimi të thellë që u ka bërë Noli duke pasqyruar njëkohësisht kthjelltësinë e mendjes dhe ngrohtësinë e shpirtit nolian e sidomos kulturën e gjerë të tij. Me këto përkthime që njëherazi janë të shoqëruara me kritikën e tij, Noli sjell para botës shqiptare pikëpamje shoqërore krejtësisht të reja për kohën në letrat shqipe. Ajo që i dallon përkthimet e Nolit krahas përkthimeve të tjera në shqip është pikërisht afiniteti i punës prej rikrijuesi. Në fazën e dytë të krijimtarisë së Nolit si kritik bie në sy simpatia e thellë ndaj shtresës së vuajtur, por rezistuese si dhe qëndrimit të tyre stoik e revolucionar. Noli njihej me karakterin e tij prej revolucionari që e manifestonte në forma të ndryshme. Kritikën e Nolit e ka vlerësuar edhe Rexhep Qosja, i cili thekson se: “Kurrkund në këtë studim (Aludon: “Bethoveni dhe revolucioni francez”), nuk shihet Noli kritik, muziktar, sociolog, poliglot, portretist – Noli polihistorian duke i dhënë tatëpjetën tezës së Vensan dEndit sipas së cilës “Bethoveni u quajt një katolik, të cilit si bëri fare përshtypje revolucioni francez”. Pra, Qosja mbështet Nolin në konstatimin për “Bethovenin dhe revolucionin francez”. Në anën tjetër, Noli kur flet për Bethovenin e nxjerr atë si ateist. Të njëjtën gjë e kishte bërë më parë edhe për Omar Khajamin. Kritika e Nolit karakterizohet edhe me stilin e tij shumë të veçantë. Qosja vlerëson se “Ai që lexon herën e parë diçka prej tij (Nolit), herën tjetër, sapo të lexojë fjalinë e parë do ta kuptojë se lexon po atë njeri”. Edhe në introduktën kushtuar kryeveprës së Shekspirit e mbarë njerëzimit “Hamleti”, Noli i bën një përshkrim subjektit të veprës për të kaluar tek personazhet, por nuk lë anash edhe mendimin kritik të shumë autorëve pararendës që citon në raste të caktuara siç ishte p.sh. Gëteja. Ai bën tentativë të hyjë thellë në psikologjinë e vet Hamletit duke konstatuar se arsyen kryesore të vuajtjes së tij, (Hamletit), duhet kërkuar më tepër në ndjenjën që ka pësuar një tronditje fatale për vdekjen se sa në ndjenjën që është i pazoti për veprim. Ndërkaq Ofelinë e sheh me një sy dhembjeje për fatin e saj dhe rrethanat që i janë vënë si barrë duke konstatuar se sikur të merrnin punët një rrugë normale, Ofelia do të bëhej mbretëresha e lumtur e Danimarkës përkrah të dashurit të saj, një mbreti ideal. Është shumë interesante të hetohet dhe të studiohet fakti se si u njoh dhe si lindi ideja për përkthimin e “Rubairave” të Omar Khajamit nga Noli. Çështë e vërteta, të dhënat burimore të drejtpërdrejta për këtë ngjarje janë të pakta. Nga gjurmimet e bëra rezulton që Noli këtë vepër nisi ta përkthejë në vitin 1924. Rubairat e para që shqipëroi ia dërgoi mikut të tij në SHBA, Koço Tashkos. Nuk dihet për ti botuar apo për ti kërkuar mendim, por fati deshi që Tashko jo vetëm ti botojë në gazetën "Dielli", por edhe ti shoqërojë me një shkrim ku flet për vlerën e “Rubairave” dhe çmon lart shqipërimin e Nolit. Koha kur i përktheu Noli këto ishte shumë e trazuar. Kjo koincidoi dhe me ngjarjet kulmore politike të viteve 20. Noli, kur përkrahësit e Zogut sulmojnë Tiranën, detyrohet të lë zyrën e Kryeministrisë dhe të niset në drejtim të Durrësit. Mirëpo, në rrugë e sipër i kujtohet se ka harruar dorëshkrimet e “Rubairave” të përkthyera. Atëherë jep urdhër të kthehet mbrapsht. Ordinanca e tij, kur dëgjon arsyen pse Noli do të kthehej mbrapa në atë tollovi, i thotë: “Imzot, ju vazhdoni rrugën. Unë do të shkoj ti marr vetë "Rubairat” dhe kështu do të ndodhë pastaj. Ai kthehet dhe hyn në Tiranë mes luftimeve që zhvilloheshin, shkon në Kryeministri ku merr dorëshkrimet dhe ia dërgon Nolit që e priste në Durrës. Ordinanca ishte një njeri i thjeshtë e besnik i Nolit. Për arsyen e përkthimit të “Rubairave” në gjuhën shqipe, studiuesi Nasho Jorgaqi vlerëson se një përgjigje e plotë dhe shkoqitëse do të donte shumë kohë. Është vërtet e çuditshme që një klerik i lartë si Noli të përkthente një vepër siç janë "Rubairat. Siç dihet ato i përkasin një prej poetëve më të mëdhenj të Rilindjes persiane që ka zgjatur nëntë shekuj, (shek VII-XVI), një rilindje që dha poetë e dijetarë të mëdhenj ku ndër më të shquarit ishte Omar Khajam. Një poet i madh, por edhe një astronom e matematicien i shquar. Ai do të lëvronte një lloj të veçantë poetik siç është Rubaira ose Rubajatë, që është një strofë e përbërë vetëm prej katër vargjesh në të cilën poeti shpreh ndjenjat, mendimet, gjendjen e tij shpirtërore. Këto vargje janë tepër lakonike dhe ashtu siç thonë kritikët, në to fjala ndihet ngushtë, kurse mendimi ndihet i lirë. Për pasojë, përkthimi i "Rubairave" është shumë i vështirë dhe ato iu bënë të njohura botës perëndimore për herë të parë në shekullin XIX nga Eduard Fitzgerald. Supozohet se Khajami kishte shkruar rreth një mijë Rubaira. Mirëpo, është konstatuar nga studiues të shumtë se vetëm gjysma e tyre janë origjinale që i takojnë Khajamit. Pjesa tjetër konsiderohen apokrife, domethënë të falsifikuara. Shqipërimi i “Rubairave” nga Noli u shoqërua me një studim shkencor dhe me shënime historiko-letrare që tregojnë për përgatitjen e tij serioze, të cilat edhe sot e kësaj dite i kanë qëndruar kohës. Vërtet “Rubairat” janë krijime poetike të mrekullueshme, të thella, me frymë liridashëse, me dashuri për jetën. “Rubairat” i japin lexuesit gjithë bukurinë, hijeshinë e shijen e gëzimeve të jetës. Kur këto i lexon e shijon në shqip, të dhëna nga një klerik i lartë që ka predikuar dogmën fetare në kishë, e kupton dhe ndjen fuqishëm madhështinë e mendjes dhe zemrës së Nolit, thekson Jorgaqi.

Kjo padyshim që bie në sy kudo në përkthimet e tij dhe mjafton të analizohet një strofë e vetme e versionit anglisht të reprodukuar në shqip dhe e njëjta të krahasohet me përkthimin poetik që i ka bërë Noli:

Avake! For Morning in the Baël of Night

Has flung the stone that puts the Sars to Feght:

And L: the Hunter of the East has cught

The Sultan s Turret in a Noose of Light.

Reprodukimi:

Zgjohu: Sepse mëngjes nga rruzull i natës

E gjuajti gurin që i trembi yjet

Dhe shih! Gjahtari i Lindjes ka zënë

Kullën e Sulltanit me spangon e dritës.

Përkthimi poetik Nolian:

Zgjohu: Mëngjesi me shigjete grisi

Perden e natës, Yjt i arratisi,

Dhe dielli gjahtar me rreze kapi

Çdo majë mali e pallati e lisi

“Statutet e Shkodrës”, promovohet në MTKRS

Libri “Statutet e Shkodrës” me autore profesoren e nderuar të Universitetit të Venecias, Luçia Nadin, është botuar për herë të parë në Itali, në vitin 2002, nga shtëpia botuese “Viella”, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Historike të Universitetit të Venecias dhe me kontributin financiar të krahinës së Veneto-s dhe të Ministrisë Italiane për Universitetet.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse ministri Xhaferaj theksoi ndër të tjera se: “Libri që i vjen sot lexuesit, dhe auditorëve të universiteteve dhe Akademisë së Shkencave, përbën një dëshmi të nivelit bashkëkohor të zhvillimit të jetës qytetare të Shkodrës dhe të rrethinave të saj, në një plan me atë të qyteteve më në zë të Italisë dhe Evropës së shekullit të XIV. Në të analizohet jeta e Shqipërisë, e cila aso kohe ishte mjaft e ndikuar nga kultura veneciane, duke nxjerrë në pah në të njëjtën kohë, atë lidhje e ndikim të ndërsjelltë të dy brigjeve të Adriatikut, me rrënjë kristiane dhe evropiane”. Në fund të aktivitetit ministri Xhaferaj u nderua me “Medaljen e mirënjohjes” nga universiteti “Wisdom” për kontributin e dhënë në botimin e kësaj vepre. Vepra përbëhet nga 279 kapituj që përcaktojnë me ligj, jetën qytetare të Shkodrës, në tregti, bujqësi, artizanat, ndërtim, në marrëdhëniet e pronësisë, si dhe në shumë aspekte të së drejtës civile dhe penale.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...