Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/21

Artistët e mëdhenj janë modestë



Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu në vazhdimin e dytë rrëfen për herë të parë për takimin me Bekim Fehmiun, për një takim të papritur në Prishtinë, për lidhjet e para me Kosovën, për Sabri Fejzullahin  etj


image
ENVER S. MORINA

Mund të flisni për një takim që keni pasur me Bekim Fehmiun?
Është shumë e rëndësishme që sado i madh të jetë diapazoni aktorial i të interpretuarit, aq më shumë i admirueshëm është aktori përpara publikut. Edhe ne kemi aktorë të mëdhenj. Shiko Bekim Fehmiun me të cilin kam pasur fat të rri katër-pesë orë vetëm një herë në jetën time. Ka qenë rreth vitit 2003, kam qëndruar me Bekimin katër orë në hotelin “Rogner”. Kam edhe foto të paharrueshme me Bekimin. Dhe ajo që më ka mbetur në mendje, është se artistët e mëdhenj janë modestë. E kam parë filmin e parë me Bekimin dhe unë e kam vlerësuar jashtëzakonisht për talentin e tij të madh, si një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë për mua. Kur i thashë: “profesor Bekimi...”, më tha, “hiqe atë fjalën ‘profesor’, ne jemi kolegë”. Mirëpo unë s’mundesha t’flisja, më dukej shumë pak t’i drejtohesha me fjalën ‘Bekim’ dhe për së dyti i thashë “profesor Bekimi”, gjithmonë duke e pyetur për karrierën e tij, për punë e tij. Më tha: “Ta thashë edhe një herë, hiqe këtë fjalën ‘profesor!’”. Ka shembuj të mëdhenj që mund të mësosh prej tyre, shembuj qoftë të Bekimit, qoftë të artistëve të mëdhenj, të të gjithë botës, janë modestë, sepse ata e dinë peshën që ka talenti i tyre i madh. Nuk kanë nevojë ata as ta reklamojnë talentin, as ta peshojnë arin në peshë, as ta masin. Talenti i tyre është brenda qenies së tyre dhe ata nuk kanë nevojë t’i bëjnë reklamë. Kjo më ka pëlqyer dhe e vlerësoj shumë këtë fakt: modestinë e këtyre artistëve të mëdhenj.

Lidhjet e para me Kosovën?
Për herë të parë mbaj mend, kam parë “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”që vuri Pirro Mani dhe, mos gaboj, rolin e Gjeneralit e luante një me trup mesatar, Shani Pallaska, një aktor shumë interesant që më ka lënë mbresa. Isha relativisht shumë i ri, shumë i vogël në atë periudhë, por më ka lënë mbresa edhe realizmi i asaj shfaqje prej Pirro Manit. Më ka lënë mbresa i tërë ai spektakël, sidomos realizmi i dasmës. Ishte shumë interesante, kishte aktorë të cilët këndonin jashtëzakonisht bukur. Pastaj kam ndjekur një koncert me disa këngëtarë prej Kosove dhe kam ndjerë tinguj modernë të muzikës shqiptare. Aty kam njohur për herë të parë Sabri Fejzullahun. Ishte djalë i ri me kaçurrela të zeza. Në gjithë atë plejadë të atyre këngëtarëve, atëherë ishim në një moshë shumë të re, i kam ndjekur dhe i kam parë me shumë simpati.
Më vonë pastaj kam njohur Fadil Hysajn. Kemi qenë dhe pedagogë bashkë në Universitetin e Tetovës në vitet e vështira pas viteve 90- ta, kur Universiteti i Tetovës ishte pothuajse ilegal, ne shkonim dhe jepnim mësim. Në kohën e luftës në Kosovë, Fadili me shumë artistë që erdhën në Shqipëri, dhe në mbështetje të Ministrisë së atëhershme të Kulturës së Shqipërisë, u vendos që të vihet një shfaqje në Teatrin Kombëtar, dhe unë isha një prej aktorëve që luaja në atë pjesë të Fadil Hysës. Ishte edhe dramaturg, edhe regjisor.

Mund të tërhiqni paralele para viteve 90- ta? Ne kemi jetuar me interpretime tuaja, ashtu siç iu ka thënë ai çun kosove. Mesazhi Juaj?
Sensi që ne jetojmë ditët e lirisë, Kosova është e çliruar, Kosova është më vete, Shqipëria jeton në demokraci, në liri dhe me këtë sistem kur është sistemi i vlerave, ku është sistemi i zhvillimit ekonomik, ku është sistemi i zhvillimit artistik, tani lypset bashkëpunimi midis vlerave artistike që prodhon Kosova dhe atyre që prodhon Shqipëria. Ne jemi një komb. Dhe ne duhet të fakturojmë artistikisht vlera artistike të cilat të plotësojnë, të ngacmojnë, të shqetësojnë, të ushqejnë shpirtin e të gjithë shqiptarëve dhe them që ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm drejt njëjtësimit të kombit shqiptar. Pavarësisht shprishjes, ekuilibrave, balancave, gjërave, psikologjive, të gjitha gjërave, ne artin duhet ta udhëheqim nëpërmjet bashkëpunimit në të tëra fushat.

Pritja e jashtëzakonshme për Asqeriun e Radojen
Pastaj pas lufte kam ardhur në Prishtinë. Ishte hera e parë që shihja Prishtinën dhe u impresionova jashtëzakonisht shumë. I impresionuar mbaj mend një detaj, një detaj i cili nuk do t’më hiqej nga mendja kurrë. Shpesh rrija me aktorin Gulielm Radojën këtu në Prishtinë dhe një djalë kosove, i cili ka një kioskë këtu në qendër të Prishtinës, një lloj galerie të vogël i cili kishte punuar në Zvicër, na ka bërë një respekt të jashtëzakonshëm. Na ka ftuar në shpi për drekë. Ai kishte njoftuar dhe kishte lajmëruar të gjithë farefisin. Na ka bërë një pritje të jashtëzakonshme. Emri i djalit nuk më kujtohet. Dhe ma ka thënë një detaj shumë interesant, që s’mund ta harroj. Filloj lufta dhe bombardimet. “Të vetmen gjë që varrosem, mbuluam për ta ruajtur nën dhe ishin kasetat e filmit shqiptar. I mbështollëm dhe i futëm në një gropë që të mos dëmtoheshin”. Ju keni qenë njerëzit, tha që keni mbajtur gjallë shpirtin tonë”. A e kupton se çfarë vlerësimi ishte ky?! Është ky një vlerësim shumë i madh për artistin, i cili nuk ka se ku të shkojë më një vlerësim i tillë. “Ju, keni qenë njerëzit që keni mbajtur gjallë shpirtin tonë”, - tha. Një vlerësim shumë i madh. Tani shyqyr Zotit që Kosova është çliruar. Dhe tani nuk e ndiejmë ndaj njëri- tjetrit atë largësi. Duket si jemi njësh. Tani unë po luaj me Enver Petrovcin një komedi në Tiranë. Jemi në hapat e fundit. Gati për 10- 12 ditë është premiera, kështu që e vlerësojmë njëri- tjetrin si kolegë, si bashkëpunëtorë.


Bill Klinton i padëshirueshëm për opozitën në Podgoricë



Opozita malazeze në Podgoricë ka bërë të ditur se ish-presidenti amerikan Bill Klinton nuk është i mirëseardhur në Mal të Zi. Klinton pritet të vizitojë Podgoricën nga mesi i muajit maj 2011


image

Opozita malazeze në Podgoricë ka bërë të ditur se ish-presidenti amerikan Bill Klinton nuk është i mirëseardhur në Mal të Zi. Klinton pritet të vizitojë Podgoricën nga mesi i muajit maj me ftesë të kompanisë Atlas group, një biznes forum i organizuar me disa liderë botëror. Demokracia e Re Serbe në Mal të Zi reagoi se Klinton nuk është i dëshirueshëm, për shkak se ai u vlerësua si një njeri sinonim i agresionit të paharruar të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në pranverën e vitit 1999. Klinton siç merret vesh do të udhëtojë me një avion privat, ndërsa tani po bëhen përgatitjet për realizimin e kësaj vizite.

Sfidat parlamentar dhe qeveritare në Kosovë

Nga Flori Bruqi


Prof.dr.Muhamet Mustafa: Tërhiqem se nuk ka hapësirë veprimi


Muhamet Mustafa, nga Koalicioni për Kosovën e Re, ka konfirmuar se nuk do të mbajë asnjë post në Qeverinë Thaçi 2, pasi konsideron se nuk do të kishte hapësirë veprimi për të implementuar programin e tij ekonomik. “Ne nuk kemi vënë vija të kuqe për të hyrë në qeveri, por kemi vënë kritere për të pasur hapësirë për të vepruar”, tha Mustafa, në një prononcim për gazetarët, në hollin e Kuvendit të Kosovës. “Në situatën aktuale, preferoj të mbetem deputet në kuadër të grupit të AKR-së”, ka shtuar ai. Mustafa i ka quajtur spekulimet raportimet e disa medieve se tërhiqet nga posti i ofruar, për shkak se nuk dëshiron të jetë bashkë me Bujar Bukoshin. Mustafa është pjesë e grupit të ekspertëve E15 që para zgjedhjeve iu bashkua Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit. Tërhiqet Muhamet Mustafa? Muhamet Mustafa nga Koalicioni për Kosovën e Re, është tërhequr nga posti i premtuar për zëvendëskryeministër të Kosovës, raporton KTV. Raportohet se tërheqja e Mustafës lidhet me premtimin se edhe Bujar Bukoshi nga Lista “Ibrahim Rugova” do të zgjidhet zëvendëskryeministër. Mustafa është pjesë e grupit të ekspertëve E15 që par zgjedhjeve iu bashkuan Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit. Mediat kanë raportuar se Listës Rugova i është premtuar përveç postit të zv/kryeministrit, edhe një ministër dhe dy zëvendësministra.[Image]Lutfi HaziriLutfi Haziri: Kjo është qeveri e pakicës
Zyrtari i lartë i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se partia e tij nuk do ta mbështesë përbërjen e re qeveritare, që do të propozohet nga mandatari Hashim Thaçi. Haziri tha se qeveria që pritet të formohet nga PDK – AKR - Lista Rugova dhe parti të pakicave është qeveri e pakicës politike, madje më keq, edhe e pakicës etnike. “Në këtë mënyrë do të jenë pakicë edhe në popullatë”, u shpreh Haziri, për RTK-në. Ish-ministri i kabinetit të kaluar të Thaçit akuzoi PDK-në se “po na qon prapë në punët e natës”, duke tentuar që sot të kryhet zgjedhja e presidentit dhe e qeverisë.


Fatmir Limaj: Nuk do të jem pjesë e kabinetit Thaqi

Ministri i deritashëm i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Ai ka dalë në një konferencë për media, ku ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, derisa nuk përfundojnë hetimet ndaj tij. “Për një kohë të gjatë është folur të kemi një qeveri të pastër, që mendoj se është shumë e rëndësishme për Kosovën. Ju e dini se njeri më i përfolur në këtë vend jam unë. Se si ka ardhur deri te kjo, unë nuk e di. Para vetës e ndjej një obligim për 75 mijë njerëzve që më kanë votuar. Duke konsideruar se mbi të gjitha Kosova dhe asgjë tjetër, duke ofruar mundësi që vendi ynë të ec në integrimet euroatlantike, unë kurrë nuk do të jem barrë për vendin tim. Hetimet që janë duke u zhvilluar për Ministrinë e Transportit dhe përderisa vazhdojnë ato hetime, unë nuk do të jem pjesë e Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Limaj.Por ai ka theksuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sepse këtë e ka obligim para 75 mijë votuesve të tij. Limaj është shprehur se MTPT-ja ka qenë ministria më e suksesshme. Ai ka shfaqur besimin që ky rast nuk do të përdoret në mënyrë selektive dhe që raste të tilla të mos përdoren për të eliminuar nga skena politike, njerëz që kanë kontribuar shumë për vendin.

Shkrimtari Adem Demaçi sfidon Begjet Pacollin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta kenë një test të vështirë të hënën, kur pritet të mbahet seanca e parë e legjislaturës së re e ku, sipas paralajmërimeve, do të votohet edhe për presidentin e ri në vend. Para vetes do të kenë dy kandidatë për president: Behgjet Pacollin dhe Adem Demaçin. Për Pacollin ka vendosur marrëveshja e koalicionit, kurse për Demaçin kanë vendosur partitë opozitare. Nga burime të besueshme të portalit ‘Qendra.info’, mësohet se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe parti tjera që nuk janë përfshirë në koalicion me PDK-në, kanë vendosur që të propozojnë për postin e presidentit të Kosovës, veprimtarin e dalluar Adem Demaçin. Marrëveshja mësohet se është arritur sot në mes të AAK-së, VV-së, kurse thuhet se përkrahje për Demaçin do të ketë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Në një pozitë të pavolitshme në këtë rast do të gjenden deputetët e PDK-së. Më parë është paralajmëruar në media se një numër i deputetëve të PDK-së nuk do të votojnë për Pacollin president, e që me kandidimin e Demaçit mund të votojnë për Adem Demaçin. Adem Demaçi, veprimtar i njohur i çështjes shqiptare, ishte burgosur shumë herë nga regjimi serb. Ka mbajtur rreth 30 vjet burg, njihet si mendela e Evropës. Pasi u lirua nga burgu ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për Mbrojtjen e Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte (2005-2007) kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Krijoni Qeveri të fortëZyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit amerikan, Thomas Countryman ka festuar bashkë me shqiptarët në SHBA trevjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka porositur liderët kosovarë që të formojnë Qeveri të fortë, e cila e shpie vendin drejt integrimeve euroatlantike.Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 08:30Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Aaerikan, Thomas Countryman, i cili ditë më parë ka vizituar Kosovën, ka festuar së bashku me shqiptaroamerikanët trevjetorin e pavarësisë në SHBA dhe ka porositur që Kosova të formojë një qeveri të fortë. Thomas Countryman ka folur para të pranishmëve në këtë festë për zgjedhjet dhe konstituimin e institucioneve të reja të shtetit të ri, pas mbajtjes së zgjedhjeve. “Kosova sapo kaloi një fushatë zgjedhjesh aspak të lehtë, fushatë joperfekte, por që gjithsesi përmbush standardet demokratike që ne presim nga miqtë tanë. Me formimin e Qeverisë së re, javën e ardhshme, Kosova do të hyjë në një periudhë të punës së rëndë dhe përplot sfida. Ky moment përurimi që vjen pas fushatës së zgjedhjeve dhe para fillimit të punës është më se i mirëseardhur dhe unë e përgëzoj popullin e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë”, tha zyrtari i lartë amerikan. Ai po ashtu lexoi para shqiptarëve dy paragrafë nga letrat e presidentit amerikan, Barack Obama dhe sekretares Hillary Clinton drejtuar popullit të Kosovës në ditën e pavarësisë. “Presidenti Obama tha se tani është koha e reflektimit në rrugëtimin e mundimshëm dhe të gjatë të Kosovës për pavarësinë e saj dhe të drejtohemi përpara në ardhmërinë e sigurt dhe prosperuese për gjithë qytetarët e saj dhe se kam besim se miqësia mes dy popujve tanë do të vazhdojë të forcohet në vitet para nesh. Ndërsa sekretarja Clinton në fjalën e saj tha se ‘në vizitën time Kosovës, nëntorin e kaluar, u impresionova shumë nga premtimi i një vendi aq të ri, nga dinamika e rinisë kosovare që përfaqëson ardhmërinë e Kosovës, në qasjen e tyre proaktive në bashkëpunim me shoqërinë civile për ndërtimin e institucioneve demokratike, zgjerimin e mundësive ekonomike dhe promovimin e sundimit të ligjit’”, ka thënë Countryman. Sipas RTV21, ai ka thënë se sot është momenti i duhur i liderëve të zgjedhur të Kosovës për vendosjen e qeverisjes së mirë dhe transparencës së plotë, të dyja këto kategori esenciale për të përmbushur integrimet euroatlantike. “Kjo është e domosdoshme për një stabilitet të qëndrueshëm dhe prosperitet të Kosovës. Që t’i përmbledh këto dy porosi në mënyrë më zyrtare, do të thosha: Urime për arritjet kolosale në këto kohë mjaft delikate dhe gjithashtu ju them që në këtë kohë të vështirë duhet të punoni edhe më shumë. Ardhmëria e Kosovës varet nga hapat që do t’i marrë Qeveria e re javën e ardhshme”, shtoi ai. Më tutje, Countryman është shprehur se duhet të jetë e qartë se çka e përcakton suksesin e Kosovës në të ardhmen e saj. “Nuk është ai dialogu me Serbinë, edhe pse dialogu është i rëndësishëm dhe s’do mend se do të sjellë rezultat për qëllimet tona të përbashkëta: sovranitetin e plotë të Kosovës, integritetin dhe njohjen ndërkombëtare të saj. SHBA’ja do të jetë krah për krah me Kosovën në çdo hap të dialogut aspak të lehtë. Suksesin e Kosovës në të ardhmen nuk do ta përcaktojë as Bashkimi Europian, edhe pse ai mbështet dhe përkrah qëllimet tona të përbashkëta, Kosovës dhe SHBA’së, shumë më tepër sesa disa mendojnë, as edhe pse BE’ja ka qenë shumë gjeneroze në ndihmën e saj popullit të Kosovës gjatë viteve që lamë pas. Nuk është as miqësia e SHBA’së ajo që do ta përcaktojë suksesin e Kosovës, edhe pse askush nuk mund ta vërë në pyetje dhe asgjë nuk mund ta trazojë thellësinë e miqësisë së SHBA’së dhe Kosovës për njëri-tjetrin”. Suksesin e Kosovës, siç tha ai, e përcakton vendosmëria e Qeverisë së re të Kosovës për t’i trajtuar çështjet e rendit dhe ligjit, të promovojë funksionimin demokratik dhe transparent të qeverisjes dhe të krijojë mundësi më të mira ekonomike për gjithë qytetarët e vet. “Kjo pra determinon suksesin e Kosovës”, ka thënë Countryman, duke vënë në pah se mbi të gjitha është vendosmëria e popullit të Kosovës për ta kuptuar se demokracia nuk kryhet me përfundimin e zgjedhjeve, por ajo kërkon pjesëmarrje të vazhdueshme dhe vigjilente të qytetarëve në proceset demokratike dhe gjithsesi vendosmërinë e qytetarëve në kërkesat e tyre për veprime të drejta dhe të mirëfillta nga Qeveria. “SHBA’ja për jetë do të jetë krenare për rolin e vet që kanë luajtur për pavarësinë e Kosovës si dhe për mbështetjen që kemi bërë gjatë tri viteve pas pavarësisë. Kam besim të plotë te populli i Kosovës se në tri vitet e ardhshme Kosova do të jetë shumë më mirë dhe më e fortë. Urime dhe faleminderit për përkrahjen”, ka thënë veç të tjerash zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit.

Nesër mund të zgjidhet Presidenti dhe Qeveria e Kosovës


PDK ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
 PDK ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në një mbledhje informative që Kuvendi i Kosovës mbajti në orët e pasdites, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi i njoftoi deputetët lidhur me vendimin e fundit të kryesisë së Kuvendit për mosbotimin në seancë të sotme të presidentit dhe të Qeverisë së re Kosovës.
Ndërkaq Hajredin Kuçi në emër të grupit parlamentar të PDK-së doli në foltore dhe njoftoi se PDK-ja ka mbledhur 40 nënshkrime dhe ka deponuar kërkesën që nesër të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit në të cilën do të zgjedhen presidenti dhe qeveria e re e Kosovës
* * * * * *
Presidenti dhe Qeveria e re e Kosoves pritet te votohet ne një seancë të ardhshme që do të mbahet jo më herët se 3 ditë nga dita e sotme.
Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës në të cilën është vendosur që të mos procedohet sot kërkesa e grupit parlamentar të PDK-së për zgjedhjen e Qeverise dhe të presidentit të ri të Kosovës. Mbledhja është kryesuar nga kryetari i ri i Kuvendit Jakup Krasniqi ndërsa njëri ndër anëtarët e kryesisë së Kuvendit Sabri Hamiti ka qenë kundër votimit në ditën e sotme të Qeverisë e presidentit të ri.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit Jakup Krasniqi doli para gazetarëve dhe tha se nuk ka pasë kërkesë me shkrim të koalicionit PDK-AKR.
Por sipas tij Kryesia do të rrespketojë rregulloren e punës që nënkupton se jo më herët se 3 ditë mund të mblidhet seanca e Kuvendit të ri të Kosovës me kërkesë të koalicionit PDK-AKR, për të votuar Qeverinë dhe Presidentin e Kosovës.
* * * * * *
Në seancën konstitutive të Kuvendit ë ri të Kosovës, në mesin e emrave të rinj të deputetëve është Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova dhe deputet i Listës Ibrahim Rugova. Në mbledhjen e parë të Kuvendit, Ukë Rugova u ul në rendin e mesëm të Kuvendit sepse ai dhe lideri i AKR-së Behgjet Pacolli janë pjesë e koalicionit me PDK-në. Në foto shihen Pacolli e Rugova pranë njëri-tjetrit.


Pasi u bë verifikimi mandateve të deputetëve të Kuvendit, kryesuesja e seancës deputetja më e vjetër Flora Brovina hodhi në votim propozimet e partive politike, për nënkryetar u propozuan Xhavit Haliti - PDK, Sabri Hamiti – LDK dhe Glauk Konjufca – Vetëvendosja si dhe Peter Miletiq, minoriteti serb dhe Enes Kervan nga minoriteti turk.
Kryetari Krasniqi me të marrë postin është zotuar se do ta kryej detyrën e tij me përgjegjësi të plotë.
"Gjatë kësaj udhëheqje të këtij mandati të katërt ju siguroj juve dhe qytetarëve se gjithçka do të jetë mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës dhe Rregullores së punës së Kuvendit", ka thënë Krasniqi.
Ai ka theksuar se legjislatura e kaluar ka arritur me sukses të promovojë demokracinë dhe kulturën parlamentare dhe se në këtë drejtim do të vazhdojë edhe gjatë këtij mandati.
Ndërkohë, Krasniqi ka ftuar anëtarët e ri të kryesisë në mbledhjen e parë për të vendosur për seancën e re, në të cilën do të zgjedhet presidenti dhe kabineti i ri qeveritar.
Edhe pse ishte paralajmëruar që në ora 11h të ditës së sotme të fillonte seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës, Kuvendi filloi punimet e Kuvendit ë ri me një vonesë prej më shumë se 15 minutash.. Në ndërkohë në Kuvendin e Kosovës tashmë janë mbledhur shumica e deputetëve të rinj, dhe deputetët tashmë kanë nxënë vendet e tyre në Kuvend.
Punimet e Kuvendit i kryesoi Flora Brovina si deputete më e vjetër e Kuvendit të Kosovës.
Deri në këto momente nuk dihet se a do të zgjidhet sot edhe presidenti dhe Qeveria e Kosovës, por sipas rendit të ditës sot pritet që të zgjidhen organet e Kuvendit, kryesia dhe trupat e tjerë të Kuvendit.
* * * * * *
Të pranishëm në këtë seancë ishin 117 deputetë nga 120 sa janë zgjedhur në këtë legjislaturë të re të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë po marrin pjesë ambasadorë të vendeve të huaja e po bie ambasadori i SHBA-ve Kristofer Dell, pastaj eurodeputetet Kristina e Lunaçek etj.

Faktet para finales




Periskopi

Faktet para finales

Duke qenë i dyshuar për shumë afera Behgjet Pacolli nuk është personaliteti i duhur për të qenë kryetar shteti. Ata që e veshin me këtë post të rëndësishëm këtë biznesmen të dyshuar dikur për shkelje të rënda të ligjit duhet ta bartin edhe përgjegjësinë për zvetënimin e mëtutjeshëm të imazhit të Kosovës


Enver Robelli
              Enver Robelli

Sot dy milionë shqiptarë të Kosovës, burra dhe gra të këtij vendi, që kanë flijuar shumë për liri, do të jenë dëshmitarë të mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës.


 Ndoshta në tribunën e nderit të do ulen edhe mysafirë: diplomatë të vendeve mike do të bëjnë grimasa të pavullnetshme e do të mundohen të qeshin pak; mbase në këtë solemnitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues të atyre familjeve që në Kosovë nderohen për sakrificën e tyre për çlirimin e këtij vendi; do të jenë aty edhe dinjitarë fetarë, ca me tespihe e të tjerë me kryq; kushedi, mundet të vijë edhe ndonjë intelektual. Para se të shohim se çfarë i ka zier Kosovës kuzhinieri i pushtetit Hashim Thaçi duhet të sillen në vëmendje të publikut edhe disa fakte dhe pyetje në lidhje me konsekuencat e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president.
 
Fakti i parë

Opinioni tashmë është njoftuar saktësisht dhe hollësisht mbi shumë deklarata e intervista kundërthënëse të Behgjet Pacollit, që i ka dhënë për media të ndryshme dhe, për aq sa dihet publikisht, nuk i ka përgënjeshtruar kurrë. Pacolli reagoi gjatë fundjavës, duke thënë se publikimet e përdorura nga gazeta "Koha ditore" dhe televizioni "Koha Vision" janë "të montuara dhe të shtrembëruara tërësisht". 

Fjalën e kishte për intervistën që ai ia ka dhënë gazetës kroate "Veçernji list" të datës 24 shkurt 2008, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë. Aty Pacolli citohet, mes tjerash, të ketë thënë se Kosova e ka nënë Serbinë ("Srbija [je] još majka Kosova, nažalost, zla majka") si dhe me deklarata të tjera skandaloze. Për t'u bindur Pacolli se deklaratat e tij janë transmetuar besnikërisht ne iu drejtuam gazetarit Vojislav Mazzocco, i cili atëbotë e kishte bërë intervistën me Pacollin.

 Në pyetjen nëse Pacolli i ka demantuar ndonjëherë deklaratat e tij, Mazzocco tha: "Ne, nikada nije demantirana ni jedna jedina riječ iz mog teksta. Štoviše iz Mabetexa su, nakon što je tekst objavljen, tražili da im pošaljem kopiju što sam i napravio. Nakon toga se nisu više javili iz čega mogu samo zaključiti da nisu imali primjedbi". Përkthimi në shqip: "Jo, asnjëherë nuk është demantuar asnjë fjalë nga teksti im. Për më tepër, pas botimit të tekstit, nga Mabetexi kanë kërkuar t'ua dërgoj kopjen (e gazetës, v.j.) dhe këtë e kam bërë. Pastaj nuk janë lajmëruar më dhe nga kjo mund të konstatoj se nuk kanë pasur vërejtje".

 Në vend se të fyente mediat e Kosovës Pacolli ka qenë e udhës të merrej me "Vecernji listin". Deklarata e Pacollit se Kosova është fëmijë i Serbisë e kishte irrituar me gjasë edhe gazetarin kroat, prandaj ai në tekst shton se me këtë konstatim vështirë do të pajtohej shumica e kosovarëve.

Fakti i dytë

Më 27 qershor 2000 televizioni i Zvicrës njoftonte se kundër Behgjet Pacollit nga drejtësia në Gjenevë është ngritur aktakuzë për këto tri pika: ryshfetdhënie aktive, spastrim parash dhe anëtarësi në një organizatë kriminale. Ky proces nuk përfundoi kurrë për shkak se, siç thuhej në mediat zvicerane, pala ruse bllokoi hetimet. Është paksa e çuditshme dhe joparimore që ambasadorët e vendeve perëndimore ia ndaluan të jetë pjesë e qeverisë Fatmir Limajt, kundër të cilit nuk është ngritur aktakuzë, ndërsa me rastin Pacolli duket se nuk kanë problem. Siç shkroi të dielën gazeta "NZZ am Sonntag" e Zürich-ut Pacolli ka qenë nën hetime për shkak të shpëlarjes së parave deri në vitin 2008. Ambasadori amerikan në Prishtinë Christopher Dell dhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Pieter Feith javëve të fundit kanë kërkuar një qeveri me duar të pastra, por nuk kanë thënë nëse edhe presidenti duhet t'i ketë duart e pastra. Me sa duket Dell dhe Feith e kanë lexuar shpesh romanin "Ferma e kafshëve" të George Orwellit.

Fakti i tretë


Më datën 3 prill 1999 gazeta e famshme zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" (NZZ) njoftonte se ndonëse Pacolli kishte marrë shtetësinë zvicerane, ajo nuk i kishte sjellë atij respektin e dëshiruar nga Zvicra zyrtare. Kur ai kishte dashur të bëhej Konsull nderi i Kazakistanit në Lugano të Zvicrës, qeveria qendrore e kishte kundërshtuar. Kështu atëbotë kishte dështuar përpjekja e Pacollit për t'u bërë konsull në Zvicër i një shteti semidiktatorial. Pacolli ishte ankuar pranë qeverisë së Kantonit Tiçino për refuzimin që kishte ardhur nga Berna. Qeveria e këtij kantoni kërkoi shpjegime nga qeveria qendrore, por ajo nuk pranoi të jepte asnjë informatë mbi arsyet e refuzimit. Zakonisht shtetet serioze veprojnë kështu, sepse nuk duan të publikojnë informatat sensitive që mund të kenë për një person. 

Sipas "NZZ" edhe në kohën kur Zvicra i kishte prioritet marrëdhëniet ekonomike me Rusinë, zviceranët e injoronin përherë firmën "Mabetex". Po ashtu delegacionet zyrtare zvicerane që shkonin në Moskë refuzonin ftesën e Pacollit që të shkonin në hotelin e tij "Diamond". Në një bisedë me gazetën "Tages Anzeiger" të botuar më datën 10 nëntor 1997 Pacolli kishte thënë se ka qasje te presidenti Boris Jelcin dhe te kryeministri i tij, por kur ministri i ekonomisë i Zvicrës Jean-Pascal Delamuraz në vitin 1994 kishte vizituar Moskën me një delegacion biznesmenësh zviceranë, Pacolli nuk ishte ftuar. Ky injorim e kishte nervozuar Pacollin, shkruante "Tages Anzeiger" atëbotë.

Fakte të tjera dhe pyetje


Në intervistën dhënë gazetës "Veçernji list" të datës 24 shkurt 2008 autori Vojislav Mazzocco, duke iu referuar Pacollit, shkruan se ai ka katër pasaporta: të Zvicrës, Amerikës, Liberisë dhe të Kosovës. Në një bisedë me gazetën "Express" të Prishtinës në fillim të shtatorit 2010 Pacolli thotë: "Unë jam Konsull nderi i Republikës së Liberisë në Zvicër". Në ditën kur parlamenti po mblidhet të zgjedh presidentin opinioni i Kosovës dhe ndoshta as Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk e dinë sa shtetësi i ka Pacolli dhe a mund të paraqes kjo ndonjë pengesë për ushtrimin e funksionit apo mund të diskreditojë postin e kryetarit të shtetit? 


Liberia, një shtet në Afrikë, konsiderohet si njëri prej vendeve më të rrezikshme në botë, në vitin 2003 revista e famshme britanike "Economist" ia dha Liberisë titullin "Vendi më i keq në botë". Revista zvicerane "Weltwoche" në numrin e 1 majit 2003 shkruante se sa i përket sigurisë, ekonomisë, krimit, cilësisë së jetesës Liberia është një "njollë turpi mes kombesh". Shtetësitë e ndryshme të Pacollit na bëjnë të shtrojmë një varg pyetjesh, të cilat do të duhej të sqaroheshin para se ai të përmendej për postin e kryetarit.

Së pari: Ndaj cilit shtet është lojal Pacolli? Kosovës? Liberisë? Zvicrës? Amerikës? Kjo ka të bëjë edhe me sigurinë kombëtare të Kosovës. Presidenti i shtetit, siç dihet, është edhe komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe vendos, mes tjerash, edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Së dyti: Pacolli ka dështuar ta bëjë transparente sa shtetësi i ka, sepse ka zëra që thonë se është shtetas edhe i Kazakistanit dhe Taxhikistanit? Edhe këtë do duhej ta sqaronte Pacolli.

Së treti: Si kryetar shteti ai është përgjegjës për politikën e jashtme. Si i tillë a do të kishte organizuar ai udhëtim të një delegacioni masiv kosovar në Libi, siç bëri para disa kohësh? A mund të jenë kontaktet e Pacollit me shtetet diktatoriale problem për imazhin e Kosovës, por edhe për bashkëpunimin e vendit me Washingtonin dhe Brukselin? Sa i përket Libisë nuk ka ndonjë dilemë se është shtet diktatorial dhe kjo u pa edhe gjatë fundjavës, kur forcat e sigurisë së Muamer Gadafit vranë së paku 200 protestues kundër regjimit të tij.

Së katërti: Si kryetar shteti Pacolli do të marrë përsipër edhe dialogun me Beogradin, sepse me Kushtetutë është përgjegjës për politikën e jashtme. Ai në të kaluarën ka insistuar që nga dialogu me Serbinë të përjashtohen ndërkombëtarët dhe që bisedimet të mbahen "në Beograd dhe Kragujevc". Në mediat serbe Pacolli e ka kritikuar ndërmjetësin amerikan Richard Holbrooke për rolin e tij në Ballkan, ndërsa në një bisedë me KTV-në e ka qortuar diplomatin e famshëm se për shkak të "egos së tij të madhe" e paskësh bllokuar një nismë të mirë të Pacollit për t'i takuar liderët e Kosovës me Slobodan Milosheviqin në vitin 1998. Në bazë të këtyre deklaratave Pacolli nga ndonjë vëzhgues apo diplomat mund të shihet edhe si kundërshtar i angazhimit amerikan në Ballkan.
 
Dy fjalë për PDK-në

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur ta bëjë Behgjet Pacollin president me qëllim që të ruajë për vete postin e kryeministrit. Hashim Thaçi ka pasur zgjidhje të tjera. Duke e ditur mirë se zgjedhjet e dhjetorit s'e meritojnë këtë emër, ai është dashur të kërkojë dialog me opozitën, t'i ofrojë asaj mundësinë e reformimit të legjislacionit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve brenda dy viteve. Po ashtu Hashim Thaçi do duhej të merrej vesh me opozitën për një president që përfaqëson unitetin e popullit, i cili do të mund të vinte, për shembull, edhe nga bota akademike. Si kundërshpërblim opozita me gjasë do ta kishte mbështetur një qeveri të pakicës me Thaçin kryeministër kalimtar deri në zgjedhjet e ardhshme, meqë iu ka bërë aq shumë merak që me çdo kusht dhe duke shkelur disa rregulla të shkruara dhe të pashkruara të mbes kryeministër. 

Thaçi e zgjodhi aventurën me Pacollin, duke injoruar disponimin kritik të publikut kundër këtij koalicioni. Fenerin këtij koalicioni do t'ia mbajë edhe Bujar Bukoshi, i cili me hyrjen e tij në këtë kabinet e ka njollosur si biografinë e tij politike ashtu edhe kredibilitetin publik.


 Djaloshi nga Drenica, ndërkaq, kryeministër ndoshta do të jetë edhe në të ardhmen, por duhet ta pyes veten: Pse asnjë parti serioze shqiptare s'deshi të bëjë koalicion me PDK-në? Kjo parti po sillet sikur ai personi, të cilin e kishte lëçitur katundi për shkak të sherreve që bënte dhe kur dilte në katunde të tjera thoshte: "E kam lëçitur krejt katundin se jam i fortë!" Për PDK-në nuk është mirë ta lëçis Kosovën, siç po vepron tani!

robelli@bluewin.ch

2011/02/20

Malli i Dallendyshes , për kthim në atdhe !









  
E quajnë Iliriana Kadri Sulkuqi (Fejzullai).


Është mike e imja   ,që prej 4 vitësh... Mikja dhe motra  ime  e dashur u  lind lind në qytetin e Elbasanit në vitin 1951. 


Mbasi mbaroi gjimnazin “Dhaskal Todri” në qytetin e lindjes (1969), vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore në Tiranë. Është diplomuar në vitin 1971.

1971-1995: Oficere , në Akademinë Ushtarake, gazetare në shtypin ushtarak dhe në Shtëpinë Botuese të Ushtrisë. 



Gjatë kësaj periudhe ka mbaruar studimet për gjuhë-letërsi dhe filozofi. Së fundi ka punuar si gazetare në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë… Nga viti 2004 deri sot jeton në SHBA, New York.
      
  •  

  • Fotografi shumë e dashur për Ilirianën(Nënë dhe bijë) .
  • Si për çudi këtë fotografi duke hulumtuar për biografinë
  •  e saj e hasa në roterin www.google chrome... 
      Botimet e para –i ka bërë në shtypin e kohës  rreth viteve ‘6o.  Është vlerësuar disa herë me çmime të para Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë si : italisht, greqisht, maqedonisht, bullgarisht, arumanisht, anglisht. Renditet në disa antologji si brenda dhe jashtë vendit, si dhe në Enciklopedinë Shqiptare të Gazetarëve, në “Leksikoni i shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001, me autor Hasan Hasani( Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2003). Është anëtare Nderi e Organizatës Shqiptare Amerikane: ”Motrat Qiriazi”,( 15 janar 2006). Eshtë antare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve.( 5 janar 2006). Është Anëtare Nderi e Shoqatës së Ushtarakëve në rezervë-Dega Athinë (13.04.2008) Është anëtare e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Kryeredaktore e Revistës Letrare Artistike “Pelegrin”.                   
  •  
               Ajo ka  botuar disa libra : -“Më kërkojnë sytë e nënës”(1974) - Ç’u fala stinëve që ikën?”(1988) -“Të jesh grua”(1990) -“Do të jetoj”( Rozafa-1996) -“Trokit dhe zgjo”( “Egnatia”- 2000) -“Kush ma vrau OFELINË” – italisht-shqip( Toena-2000) -“Për një mollë që hëngri Eva…”( Prishtinë- gusht 2002) -“(F) Shihemi në sy”(janar –shkurt 2002) -“Pulëbardhë në det’ të zi”( “Ilar”-maj 2002 -“Lirika” (Medaur-2003) -“Hajku”- bashkëautorë(“Egnatia”-2004) -“…Më kërkon falje” (Arbëria-2004) - “ Poezi” (dy libra në Një) (botimet “Snaj”-2007)   E shumë të tjera....të njohura për lexuesin shqiptar...






          -Çmimet letrare: -Çmimi i tretë për vëllimin poetik ”Ç’u fala stinëve që ikën”, (1988), në konkursin me rastin e 45 vjetorit të Krijimit të Ushtrisë Popullore, organizuar nga Ministria e mbrojtjes dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë -Çmimi i parë ( në poezi), në konkursin e shpallur me rastin e 45 vjetorit të revistës “Shqiptarja e Re”.(15.8.1988) -Çmimi i tretë për vëllimin poetik dygjuhesh shqip-italisht “ Ma vranë Ofelinë!....Oiii...Oiii....! “, dhënë nga Ministria e Arsimit , Kulturës dhe e Sporteve si dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e artistëve të Shqipërisë në Ditët e Poezisë Shqipe”Lulet e Verës”, maj 2001 -Çmimi i parë- për poezinë më të bukur për Dashurinë, në Ditët poetike ballkanike 2.06. 2002- Korçë. -Çmim të veçantë në takimin ballkanik “Ditët e Asdrenit”-Shkup(2005) -Çmimi i parë - për poezinë më të mirë në takimin poetik”Pëllumbat e Bashtovës”, akorduar nga Dega e Lidhjes se shkrimtarëve, Durrës, 4 tetor 2005. -Çmimi “Migjeni” (2007) revista “Kuvendi”- Miçigan-SHBA -Çmimi “Ali Asllani”-liriku më i mirë i vitit (maj 2008), akorduar nga Ambasada Shqiptare në Athinë dhe Klubi i shkrimtarëve shqiptarë të kundondodhur në botë “Drita”, për vëllimin poetik “Poezi”)
    Mos ma fshij lotin ! Mos m’i shih këmbët kanë veshur këpucë të arnuara, si jeta ime, si një dashuri e harruar… Mos ma fshij lotin, lëre të rrjedhë në lumin e rrudhur, ku lahet një hënë e joshur nga yjet… Mos ma zgjo ëndrrën, Dua të më dhembë!…       Letra e fundit 
    për Anna Ahmatovën
    E dashur Anna, nuk e di, nëse të kanë ardhur letrat e mia, ku me pak vargje të shkruaja për botën e ëndrrës … Nuk kam asnjë lajm prej teje edhe pse më premtove që do të më shkruaje nga jeta e përtejme… Mesa duket je e kënaqur në atë botë, ku marrin fund vuajtjet dhe shuhen dashuritë… Më thuaj motër, të vijnë më lot tek sytë?! Po plas!... Po plas, po plas, përse nuk shpika rrota gjigante sa Dashuria... Si një bujkrobe do e tërhiqja gjithë Amerikën tek Vendlindja... Po plas, plas që askund s'jam- as ku kam lindur, as ku do vdes... Që s'bëra dot një varg të malltë dhe pse me rrokjen fjeta jashtë. Po plas, po plas, kujt t'i rrëfehem që m'troket ikja n’ rrëz' të veshit, as bardh, as zi s’më mbeti vargu, një oqean m’ ndau nga Deti... Po plas...po plas… Që dhe një dorë- shtatë breza nerv, shtatë malle varg, një firmë s’e hedh as për shkronjë, një firmë s’e hedh as për një varr… Po plas….Po plas si në legjendë: « ...Plasnë si poçe me verë... »
    Iliriana-Xhepa
    Më gjeni një titull… pa fjalën zjarr pa fjalën akull, pa fjalën vdekje, pa uri pa čtje… pa zë të mekur… pa pikën e lotit, pa emrin e Zotit, pa emrin tim pa emrin tuaj… pa ngjyra muzgu pa plor prej hëne pa diell të djegur pa mllef, pa hakmarrje, pa fjalë përralle pa ëndrra prej nate pa dallgë e stuhi pa puthje prej vlage pa valëza, pa breg pa mbërritje, pa shteg… Më gjeni një titull pa emër shpendi pa emër ylli pa emër mali pa emër ishulli as oqeani… pa rrahja zemre, pa ankthe malli… pa vjeshtë të artë pa dimër, pa ngricë pa stinë të pjalmtë pa verë t’lakuriqtë… Më gjeni një titull pa pentagram, ku notat lozin me shpirtrat tanë!
          
          .. Mështekna Buzët më humbën mes buzëve… gishtërinjtë mbi tastierat e brinjëve… trupi si një grusht i mbledhur… Mështekën, më thuaj, moj si e ruan kaq vjet virgjërinë?

Të vij sonte, apo? …




Të vij sonte,
apo nesër,
a pasnesër, duke gdhirë...
a me Hënën, në të mehur,
a me Diell n’perëndim?...

Të vij sonte,
në të ngrysur,
me qirinj në Galaktikë,
a me Yllin e Mëngjesit
që i bëhem Zgjim me zgjim?

Të vij sonte
apo sonte,
dhe me Hënë, dhe me Diell,
dhe me yjet në një shportë
dhe me zemrën sa një qiell?...

Të vij nesër
a nxitimthi,
me një shkronjë që më flet shqip,
dhe me Zotin që më lindi
dhe me zë - prelud- në shpirt?...

Të vij sonte
apo nesër,
a me ëndrrat që s’u prekën,
a me fjalët që s’u folën,
a pas - kurrë, në këtë shekull?

Të vij sonte,
apo sonte?
a, pas vetes së përdjegur?...



Përgatiti :Flori Bruqi





Hej mos e harroni të famshin Thani Naqo!!!


I dashur Flori, o miku yne i shtrenjte, me i perkushtuari ndaj dashurise se miqve krijues.po si mund te harrohet Thani Naqo,?! ...

Te harrosh Thanin Naqo-n, do te thote : te harrosh dhimbjet e te gjithe te ikurve nga Dashuria e madhe -Vendlindje;te harrosh Thanin, do te thote : te harrosh veten tende;te harrosh Thanin , do te thote qe nuk di te lexosh shqip dhe te perkthesh ne shqiperishte. Te Harrosh Thanin, do te thote qe jemi te gjithe te harruar nga njeri-tjetri.

Kur Thani mban mbi shpine, vargje e rrefime, duke i percjelle drejt nesh apo lexuesit, do te thote se vertete ai i shkruan , por ato dhimbje e malle i takojne te gjitheve.... Se ne kete bote , te gjithe ( per nga dhimbjet ), jemi te barabarte , ne menyra te ndryshme , pavaresisht nga pasurite(parate) qe mund te kete me pak a me shume secili...
Sikur te kishja mundesi per "te vjedhur", te parin , do te kisha zgjedhurThanin, jo fizikisht, por mendimin e tij krijues. Por ende jam aq e vogel, sa nuk di te rrembej sgje prej shuegjeje qe eshte pasuri shpirterore dhe krijuese e dikujt tjeter. Kesisoj, , ne vogelsine time premature, nuk mke mbetyet tjeter, vec te perulem para Thani Naqos, para kujtdo qe me behet dije(dituri)!
I falem Nderit te kujtdo-pergjithmone Iliriana

KESULEKUQJA BLOG 
ANTOLOGJIA VIRTUALE - PORTAL

http://floripress.blogspot.com/2011/02/hej-mos-e-harroni-te-famshin-thani-naqo.html

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...