Është mike e imja ,që prej 4 vitësh... Mikja dhe motra ime e dashur u lind lind në qytetin e Elbasanit në vitin 1951.
Mbasi mbaroi gjimnazin “Dhaskal Todri” në qytetin e lindjes (1969), vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore në Tiranë. Është diplomuar në vitin 1971.
1971-1995: Oficere , në Akademinë Ushtarake, gazetare në shtypin ushtarak dhe në Shtëpinë Botuese të Ushtrisë.
Gjatë kësaj periudhe ka mbaruar studimet për gjuhë-letërsi dhe filozofi. Së fundi ka punuar si gazetare në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë… Nga viti 2004 deri sot jeton në SHBA, New York.
- Fotografi shumë e dashur për Ilirianën(Nënë dhe bijë) .
- Si për çudi këtë fotografi duke hulumtuar për biografinë
- e saj e hasa në roterin www.google chrome...
-
Botimet e para –i ka bërë në shtypin e kohës rreth viteve ‘6o.
Është vlerësuar disa herë me çmime të para Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë si : italisht, greqisht, maqedonisht, bullgarisht, arumanisht, anglisht.
Renditet në disa antologji si brenda dhe jashtë vendit, si dhe në Enciklopedinë Shqiptare të Gazetarëve, në “Leksikoni i shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001, me autor Hasan Hasani( Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2003).
Është anëtare Nderi e Organizatës Shqiptare Amerikane: ”Motrat Qiriazi”,( 15 janar 2006).
Eshtë antare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve.( 5 janar 2006).
Është Anëtare Nderi e Shoqatës së Ushtarakëve në rezervë-Dega Athinë (13.04.2008)
Është anëtare e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Kryeredaktore e Revistës Letrare Artistike “Pelegrin”.
-
-
Ajo ka botuar disa libra :
-“Më kërkojnë sytë e nënës”(1974)
- Ç’u fala stinëve që ikën?”(1988)
-“Të jesh grua”(1990)
-“Do të jetoj”( Rozafa-1996)
-“Trokit dhe zgjo”( “Egnatia”- 2000)
-“Kush ma vrau OFELINË” – italisht-shqip( Toena-2000)
-“Për një mollë që hëngri Eva…”( Prishtinë- gusht 2002)
-“(F) Shihemi në sy”(janar –shkurt 2002)
-“Pulëbardhë në det’ të zi”( “Ilar”-maj 2002
-“Lirika” (Medaur-2003)
-“Hajku”- bashkëautorë(“Egnatia”-2004)
-“…Më kërkon falje” (Arbëria-2004)
- “ Poezi” (dy libra në Një) (botimet “Snaj”-2007)
E shumë të tjera....të njohura për lexuesin shqiptar...
-
-Çmimet letrare:
-Çmimi i tretë për vëllimin poetik ”Ç’u fala stinëve që ikën”, (1988), në konkursin me rastin e 45 vjetorit të Krijimit të Ushtrisë Popullore, organizuar nga Ministria e mbrojtjes dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
-Çmimi i parë ( në poezi), në konkursin e shpallur me rastin e 45 vjetorit të revistës “Shqiptarja e Re”.(15.8.1988)
-Çmimi i tretë për vëllimin poetik dygjuhesh shqip-italisht “ Ma vranë Ofelinë!....Oiii...Oiii....! “, dhënë nga Ministria e Arsimit , Kulturës dhe e Sporteve si dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e artistëve të Shqipërisë në Ditët e Poezisë Shqipe”Lulet e Verës”, maj 2001
-Çmimi i parë- për poezinë më të bukur për Dashurinë, në Ditët poetike ballkanike 2.06. 2002- Korçë.
-Çmim të veçantë në takimin ballkanik “Ditët e Asdrenit”-Shkup(2005)
-Çmimi i parë - për poezinë më të mirë në takimin poetik”Pëllumbat e Bashtovës”, akorduar nga Dega e Lidhjes se shkrimtarëve, Durrës, 4 tetor 2005.
-Çmimi “Migjeni” (2007) revista “Kuvendi”- Miçigan-SHBA
-Çmimi “Ali Asllani”-liriku më i mirë i vitit (maj 2008), akorduar nga Ambasada Shqiptare në Athinë dhe Klubi i shkrimtarëve shqiptarë të kundondodhur në botë “Drita”, për vëllimin poetik “Poezi”)
- Mos ma fshij lotin !
Mos m’i shih këmbët
kanë veshur këpucë të arnuara,
si jeta ime,
si një dashuri e harruar…
Mos ma fshij lotin,
lëre të rrjedhë
në lumin e rrudhur,
ku lahet një hënë
e joshur nga yjet…
Mos ma zgjo ëndrrën,
Dua të më dhembë!…
Letra e fundit
për Anna Ahmatovën
Iliriana-Xhepa
- ..
Mështekna
Buzët
më humbën mes buzëve…
gishtërinjtë
mbi tastierat e brinjëve…
trupi
si një grusht i mbledhur…
Mështekën,
më thuaj, moj
si e ruan kaq vjet virgjërinë?
|