Nga Flori Bruqi
Prof.dr.Muhamet Mustafa: Tërhiqem se nuk ka hapësirë veprimi
Muhamet Mustafa, nga Koalicioni për Kosovën e Re, ka konfirmuar se nuk do të mbajë asnjë post në Qeverinë Thaçi 2, pasi konsideron se nuk do të kishte hapësirë veprimi për të implementuar programin e tij ekonomik. “Ne nuk kemi vënë vija të kuqe për të hyrë në qeveri, por kemi vënë kritere për të pasur hapësirë për të vepruar”, tha Mustafa, në një prononcim për gazetarët, në hollin e Kuvendit të Kosovës. “Në situatën aktuale, preferoj të mbetem deputet në kuadër të grupit të AKR-së”, ka shtuar ai. Mustafa i ka quajtur spekulimet raportimet e disa medieve se tërhiqet nga posti i ofruar, për shkak se nuk dëshiron të jetë bashkë me Bujar Bukoshin. Mustafa është pjesë e grupit të ekspertëve E15 që para zgjedhjeve iu bashkua Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit. Tërhiqet Muhamet Mustafa? Muhamet Mustafa nga Koalicioni për Kosovën e Re, është tërhequr nga posti i premtuar për zëvendëskryeministër të Kosovës, raporton KTV. Raportohet se tërheqja e Mustafës lidhet me premtimin se edhe Bujar Bukoshi nga Lista “Ibrahim Rugova” do të zgjidhet zëvendëskryeministër. Mustafa është pjesë e grupit të ekspertëve E15 që par zgjedhjeve iu bashkuan Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit. Mediat kanë raportuar se Listës Rugova i është premtuar përveç postit të zv/kryeministrit, edhe një ministër dhe dy zëvendësministra.[Image]Lutfi HaziriLutfi Haziri: Kjo është qeveri e pakicës
Zyrtari i lartë i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se partia e tij nuk do ta mbështesë përbërjen e re qeveritare, që do të propozohet nga mandatari Hashim Thaçi. Haziri tha se qeveria që pritet të formohet nga PDK – AKR - Lista Rugova dhe parti të pakicave është qeveri e pakicës politike, madje më keq, edhe e pakicës etnike. “Në këtë mënyrë do të jenë pakicë edhe në popullatë”, u shpreh Haziri, për RTK-në. Ish-ministri i kabinetit të kaluar të Thaçit akuzoi PDK-në se “po na qon prapë në punët e natës”, duke tentuar që sot të kryhet zgjedhja e presidentit dhe e qeverisë.
Fatmir Limaj: Nuk do të jem pjesë e kabinetit Thaqi
Ministri i deritashëm i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Ai ka dalë në një konferencë për media, ku ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, derisa nuk përfundojnë hetimet ndaj tij. “Për një kohë të gjatë është folur të kemi një qeveri të pastër, që mendoj se është shumë e rëndësishme për Kosovën. Ju e dini se njeri më i përfolur në këtë vend jam unë. Se si ka ardhur deri te kjo, unë nuk e di. Para vetës e ndjej një obligim për 75 mijë njerëzve që më kanë votuar. Duke konsideruar se mbi të gjitha Kosova dhe asgjë tjetër, duke ofruar mundësi që vendi ynë të ec në integrimet euroatlantike, unë kurrë nuk do të jem barrë për vendin tim. Hetimet që janë duke u zhvilluar për Ministrinë e Transportit dhe përderisa vazhdojnë ato hetime, unë nuk do të jem pjesë e Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Limaj.Por ai ka theksuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sepse këtë e ka obligim para 75 mijë votuesve të tij. Limaj është shprehur se MTPT-ja ka qenë ministria më e suksesshme. Ai ka shfaqur besimin që ky rast nuk do të përdoret në mënyrë selektive dhe që raste të tilla të mos përdoren për të eliminuar nga skena politike, njerëz që kanë kontribuar shumë për vendin.
Shkrimtari Adem Demaçi sfidon Begjet Pacollin
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta kenë një test të vështirë të hënën, kur pritet të mbahet seanca e parë e legjislaturës së re e ku, sipas paralajmërimeve, do të votohet edhe për presidentin e ri në vend. Para vetes do të kenë dy kandidatë për president: Behgjet Pacollin dhe Adem Demaçin. Për Pacollin ka vendosur marrëveshja e koalicionit, kurse për Demaçin kanë vendosur partitë opozitare. Nga burime të besueshme të portalit ‘Qendra.info’, mësohet se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe parti tjera që nuk janë përfshirë në koalicion me PDK-në, kanë vendosur që të propozojnë për postin e presidentit të Kosovës, veprimtarin e dalluar Adem Demaçin. Marrëveshja mësohet se është arritur sot në mes të AAK-së, VV-së, kurse thuhet se përkrahje për Demaçin do të ketë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Në një pozitë të pavolitshme në këtë rast do të gjenden deputetët e PDK-së. Më parë është paralajmëruar në media se një numër i deputetëve të PDK-së nuk do të votojnë për Pacollin president, e që me kandidimin e Demaçit mund të votojnë për Adem Demaçin. Adem Demaçi, veprimtar i njohur i çështjes shqiptare, ishte burgosur shumë herë nga regjimi serb. Ka mbajtur rreth 30 vjet burg, njihet si mendela e Evropës. Pasi u lirua nga burgu ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për Mbrojtjen e Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte (2005-2007) kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Krijoni Qeveri të fortëZyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit amerikan, Thomas Countryman ka festuar bashkë me shqiptarët në SHBA trevjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka porositur liderët kosovarë që të formojnë Qeveri të fortë, e cila e shpie vendin drejt integrimeve euroatlantike.Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 08:30Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Aaerikan, Thomas Countryman, i cili ditë më parë ka vizituar Kosovën, ka festuar së bashku me shqiptaroamerikanët trevjetorin e pavarësisë në SHBA dhe ka porositur që Kosova të formojë një qeveri të fortë. Thomas Countryman ka folur para të pranishmëve në këtë festë për zgjedhjet dhe konstituimin e institucioneve të reja të shtetit të ri, pas mbajtjes së zgjedhjeve. “Kosova sapo kaloi një fushatë zgjedhjesh aspak të lehtë, fushatë joperfekte, por që gjithsesi përmbush standardet demokratike që ne presim nga miqtë tanë. Me formimin e Qeverisë së re, javën e ardhshme, Kosova do të hyjë në një periudhë të punës së rëndë dhe përplot sfida. Ky moment përurimi që vjen pas fushatës së zgjedhjeve dhe para fillimit të punës është më se i mirëseardhur dhe unë e përgëzoj popullin e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë”, tha zyrtari i lartë amerikan. Ai po ashtu lexoi para shqiptarëve dy paragrafë nga letrat e presidentit amerikan, Barack Obama dhe sekretares Hillary Clinton drejtuar popullit të Kosovës në ditën e pavarësisë. “Presidenti Obama tha se tani është koha e reflektimit në rrugëtimin e mundimshëm dhe të gjatë të Kosovës për pavarësinë e saj dhe të drejtohemi përpara në ardhmërinë e sigurt dhe prosperuese për gjithë qytetarët e saj dhe se kam besim se miqësia mes dy popujve tanë do të vazhdojë të forcohet në vitet para nesh. Ndërsa sekretarja Clinton në fjalën e saj tha se ‘në vizitën time Kosovës, nëntorin e kaluar, u impresionova shumë nga premtimi i një vendi aq të ri, nga dinamika e rinisë kosovare që përfaqëson ardhmërinë e Kosovës, në qasjen e tyre proaktive në bashkëpunim me shoqërinë civile për ndërtimin e institucioneve demokratike, zgjerimin e mundësive ekonomike dhe promovimin e sundimit të ligjit’”, ka thënë Countryman. Sipas RTV21, ai ka thënë se sot është momenti i duhur i liderëve të zgjedhur të Kosovës për vendosjen e qeverisjes së mirë dhe transparencës së plotë, të dyja këto kategori esenciale për të përmbushur integrimet euroatlantike. “Kjo është e domosdoshme për një stabilitet të qëndrueshëm dhe prosperitet të Kosovës. Që t’i përmbledh këto dy porosi në mënyrë më zyrtare, do të thosha: Urime për arritjet kolosale në këto kohë mjaft delikate dhe gjithashtu ju them që në këtë kohë të vështirë duhet të punoni edhe më shumë. Ardhmëria e Kosovës varet nga hapat që do t’i marrë Qeveria e re javën e ardhshme”, shtoi ai. Më tutje, Countryman është shprehur se duhet të jetë e qartë se çka e përcakton suksesin e Kosovës në të ardhmen e saj. “Nuk është ai dialogu me Serbinë, edhe pse dialogu është i rëndësishëm dhe s’do mend se do të sjellë rezultat për qëllimet tona të përbashkëta: sovranitetin e plotë të Kosovës, integritetin dhe njohjen ndërkombëtare të saj. SHBA’ja do të jetë krah për krah me Kosovën në çdo hap të dialogut aspak të lehtë. Suksesin e Kosovës në të ardhmen nuk do ta përcaktojë as Bashkimi Europian, edhe pse ai mbështet dhe përkrah qëllimet tona të përbashkëta, Kosovës dhe SHBA’së, shumë më tepër sesa disa mendojnë, as edhe pse BE’ja ka qenë shumë gjeneroze në ndihmën e saj popullit të Kosovës gjatë viteve që lamë pas. Nuk është as miqësia e SHBA’së ajo që do ta përcaktojë suksesin e Kosovës, edhe pse askush nuk mund ta vërë në pyetje dhe asgjë nuk mund ta trazojë thellësinë e miqësisë së SHBA’së dhe Kosovës për njëri-tjetrin”. Suksesin e Kosovës, siç tha ai, e përcakton vendosmëria e Qeverisë së re të Kosovës për t’i trajtuar çështjet e rendit dhe ligjit, të promovojë funksionimin demokratik dhe transparent të qeverisjes dhe të krijojë mundësi më të mira ekonomike për gjithë qytetarët e vet. “Kjo pra determinon suksesin e Kosovës”, ka thënë Countryman, duke vënë në pah se mbi të gjitha është vendosmëria e popullit të Kosovës për ta kuptuar se demokracia nuk kryhet me përfundimin e zgjedhjeve, por ajo kërkon pjesëmarrje të vazhdueshme dhe vigjilente të qytetarëve në proceset demokratike dhe gjithsesi vendosmërinë e qytetarëve në kërkesat e tyre për veprime të drejta dhe të mirëfillta nga Qeveria. “SHBA’ja për jetë do të jetë krenare për rolin e vet që kanë luajtur për pavarësinë e Kosovës si dhe për mbështetjen që kemi bërë gjatë tri viteve pas pavarësisë. Kam besim të plotë te populli i Kosovës se në tri vitet e ardhshme Kosova do të jetë shumë më mirë dhe më e fortë. Urime dhe faleminderit për përkrahjen”, ka thënë veç të tjerash zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit.
A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?
Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...