Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/25

Presidenti i Republikës Prof Dr. Bamir Topi vlerëson me titullin e lartë “Nderi i Kombit” 22 deputetët që u vranë nga bishat komuniste.

Vilhelme Vranari Haxhiraj



Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën.

Ekspozitë fotografike kundër krimeve të komunizmit në Presidencë

Presidenti i Republikës Prof Dr. Bamir Topi vlerëson me titullin e lartë “Nderi i Kombit” 22 deputetët që u vranë nga bishat komuniste.


“ Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën”, ishte sllogani i ekspozitës fotografike të krimeve të komunizmit që u çel në Tiranë, nga Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, z.Besim Ndregjoni.
Ekspozita fotografike e krimeve të komunizmit u vendos në selinë e Presidencës nga data 21- 25 shkurt, në Sallën “Skënderbeu”. Në përurimin e saj ishte Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi, Qeveritarë dhe forca të ndryshme politike. Të pranishëm ishin familjarët dhe të afërmit e atyre njerëzve të harruar. Gjithashtu nderuan me pjesëmarrjen e tyre,gjithë Përfaqësitë Diplomatike të akredituara në Tiranë.Enkas për nderimin e këtyre jetëve të harruara erdhi nga Gjeneva Misioni i OKB-s.
Presidenti i Republikës, Prof.Dr.Bamir Topi, në fjalën e vet theksoi veç vlerave të këtyre njerëzve të mohuar, që janë pjesë e pamohueshme dhe e pandashme e historisë sonë kombëtare, këmbënguli në dënimin e krimeve të komunizmit.
Që fjala e Z. President të bëhet realitet, duhet të hapen dosjet, për ta parë të vërtetën në sy dhe të ndahet shapi nga sheqeri.
Më vjen keq për Individë të veçantë, qofshin këta edhe në sferat e larta të shoqërisë, mendoj se e kanë gabim kur merren me emra të përveçëm të diktaturës. Nuk ishte një, as dy dhe as dhjetë njerëz, por ishte një sistem i tërë, që kërkon një analizë të mirëfilltë dhe pas kësaj, të marrë dënimin e merituar secili sipas shkallës së krimit. Nuk ishin pak krime, por:
1- Ishin 6212 burra dhe gra të vrarë, nga të cilët 450 ishin gra.
2- Të burgosur ishin 36 000( burra dhe gra ) të moshave dhe profesioneve të ndryshme.
3-Në Shqipëri 50 000 familje u internuan .
4- Ishin 100 000 familje të cilësuara Kulak. Në të gjithë botën vetëm Rusia dhe Shqipëria vendosën damkën e kulakut, duke i ndarë bashkëkombasit në dy klasa armike. Ambasadori i ShBA në Tiranë, Msr. Arvizu, i pasuar nga të tjerë diplomatë theksuan se: “Shqipëria Demokratike duhet të ndjekë shembullin moral të këtyre njerëzve që nuk e kursyen jetën për lirinë e vërtetë.” Me të drejtë e quajtën kështu, sepse liria e një vendi u takon të gjithë shtetasve. Por për fat të keq, ne shqiptarët ishim pushtuesit dhe ekzekutorët e vetvetes. Nuk na vrau i huaji, por vëllai i një gjaku, i një race, i një gjuhe dhe i të të njëjtave zakone.
Në ditën e mbylljes së Ekspozitës, Presidenti i Republikës z. Bamir Topi, në kujtim të vrasjes makabre të 22 deputetëve, më 1951, i vlerësoi ata me titullin e lartë
“Nder i Kombit”. Duheshin 60 vite që të vlerësohej gjaku dhe jeta e tyre e re.
Unë, si pjesë e kësaj shtrese të leqendisur, e falenderoj Presidentin tonë të nderuar,
, Prof.Dr.Bamir Topi, për gjestin human ndaj këtyre intelektualve që kërkonin të vendosnin drejtësi. I jam mirënjohëse për këtë vlerësim,ndonëse të vonuar. Gjithsesi më mirë vonë se sa kurrë.
Ndaj sot u drejtohem me dy fjalë gjithë atyre intelektualve dhe fisnikëve që u tretën qelive, kënetave dhe minierave apo në varret pa emër, të cilët të heshtur dhe me qortim shihnin nga muret e Presidencës. Nuk mund të ndërtohet demokracia dhe historia mbi harresën, sepse dëshirat dhe ëndrrat e 6212 shqiptarëve nuk u realizuan menjëherë pas çlirimit nga fashizmi.
- Nderim dhe mirënjohje gjithë këtyre shqiptarëve të mirë që luftuan, u vranë,u burgosën dhe u internuan për liri dhe demokraci të vërtetë!
- Këta viganë, që janë pjesë e pamohueshme e historisë sonë kombëtare kërkuan të ndërtonin një demokraci të tipit perëndimnor
- Sipas tyre në themel të shtetit demokratik qëndron zhvillimi i gjithanshëm i Vendit, ndërtimi i shtetit të së drejtës, i cili duke mbrojtur pronën private, mbron identitetin kombëtar.
- Këta shqiptarë të vërtetë nuk luftuan, nuk u vetmohuan që Shqipëria, ky vend i pasur dhe i bukur të shndërrohej në një burg gjigand , ku kishte vetëm rojtarë dhe të burgosur.
- A e meritoi vallë ajka e kombit që luftoi për liri dhe demokraci, t ë shndërrohej në pleh apo në shtretër mushkonjash dhe gjarpërinjësh, për të kënaqur xhelatët e diktaturës komuniste?
- Përse vallë inteligjencën shqiptare, fisnikërinë që përbënte palcën e Kombit në çdo periudhë të historisë, e varrosën nëpër llomi kënetash, kanalesh dhe minierash? Apo mos xhelatët, që të quheshin të tillë, u duheshin viktimat?!
- Shqipëria, Parajsa, ku kanë folenë Perënditë, a duhej shndërruar në një varrezë gjigante mbushur me varre pa emër?
-Ata kaluan kalvare vuajtjesh në ferrin komunist, u vetmohuan se Shqipëria nuk ka kuptim dhe kombi nuk ekziston pa Kosovën dhe Çamërinë.
- Ata kërkonin vazhdimin e traditës së bukur shqiptare, ku të bashkëjetonin në paqe dhe harmoni të tri besimet fetare: Islame, Katolike dhe Ortodokse.
- Ata ishin kundër urrejtjes dhe hakmarrjes. Deviza e tyre ishte: Zhvillim i gjithanshëm i Shqipërisë, ku të ketë dashuri, mirëkupim dhe tolerancë mes bashkëkombasve.
- Vetëm me realizimin e idealeve demokratike, pa dhunë dhe pa mohim vlerash, ata ishin për një Shqipëri evropiane
- Kush mund ta imagjinonte se lufta e klasave, më e egra që ka njohur njerëzimi, kombin më të lashtë të botës, do ta ndante me një hendek të thellë në dy klasa armike deri në vdekje me njëra-tjetrën
- Trastat dhe fëmijët në shpinat e grave, nënave dhe motrave, ishin më të rënda se prangat në duart dhe këmbët e të burgosurve, që nuk e panë lirinë.
- Sa e sa fëmijëve nuk u tha kurrë goja “baba” dhe sa mijëra të tjerë u rritën jetimë me prindër gjallë!
-A harron vallë një nënë që gjithë ditën i binte bretku në ish ullinjtë e saj dhe në darkë i mblidhte barktharët e saj me lakra pa vaj.
- I vranë, i burgosën,i internuan dhe i fundosën, por ata dolën mbi sipërfaqe, se mbijetesa është virtyt i fisnikërisë.
- Ata nuk u vranë që të shpërbëhej familja, as të ndahej babai nga djali, motra nga vëllai, ose gruaja nga burri.
- Këto krime monstruoze, të pashembullta të nënshkruara nga dorë shqiptari, që ia kishte shitur shpirtin djallit, me penën e ngjyer në gjak të pastër shqiptari, do të zilepsnin komedianët dhe tragjedianët që të ngriheshin nga varri për të shkruajtur tragjedinë më të dhembshme, atë të vendit të shqiponjave.
- Këta që rilindën për të mos u harruar kurrë, përsëri nuk kërkojnë hakmarrje. Ata duan vetëm pendesën dhe faljen e persekutorëve.
- Nëse vjen dita e madhe e ndjesës, kjo do të ndodhë vetëm kur bijtë e xhelatëve dhe persekutorëve do të jenë gjykatësit dhe prokurorët e baballarëve të tyre kriminelë.
Pyes: A bën vaki një gjë e tillë?
-Kurrë.
Bijtë dhe nipat ecin në gjurmët e baballarëve, që drejtonin dje, kurse ata drejtojnë sot. Ata bëjnë paqe edhe me djallin, vetëm ta kenë në duart e tyre politikën, ekonominë, drejtësinë, arsimin, kulturën…Katovica pas realizimit të planit A( morën drejtimin e forcave politike “pluraliste “nga njerëzit e PPSh). Kurse tani vazhdon planin “B” me përqëndrimin dhe forcimin e pronës private në duart e bijëve dhe nipave të tyre…Në këtë mënyrë Ish pronarët legjitim, jo vetëm ngelën me gisht në gojë, por ngelën në përjetësi “ISh”…
Ky ishte zhgënjimi më i madh për ata që i shpëtuan vdekjes. Ata njerëz të arsimuar në perëndim, duke u nisur nga përvoja botërore, ishin të bindur se shteti i së drejtës, shteti demokratik nuk mund të ndërtohet, nëse prona nuk shkon te pronari legjitim. Por kjo për fat të keq ngeli teori…
Janë të paktë ata pronarë legjitim që u kanë dhënë ndonjë kockë, e cila u ka ngecur në fyt dhe po vrasin njëri-tjetrin. Kurse fëmijët e ish ponarëve, të varfër sa më s’ka, pa pronë, sepse nuk shkoi prona tek i zoti dhe pa punë, kanë marrë rrugët e kurbetit. A nuk ishte ky plani i Katovicës “B”? Mohimi i çdo mundësie prone dhe pushteti për fëmijët e ish fisnikëve dhe ish pronarëve. Strategjitë e tyre janë me qitje të largët. Pasi bijtë e Enverit, Leninit dhe Stalinit e dinë mirë se, me kalimin e kohës humbet identiteti i familjeve të vjetra që krijuan Shqipërinë. Humbja e identitetit autokton kombëtar u intereson shovinistëve sllavo serb dhe shovinizmit grek. Ndaj iu rritet oreksi Janullatosit (Kali i Trojës në Shqipëri), konsullit të Korçës, lobit grek në ShBA me Geixh në krye .
Për këtë luftuan dhe dhanë jetën e tyre të pafajshme shqiptarët? I kujt është faji vallè?Fajin e bënë qyrk, e lanë në rrugë dhe nuk e pranoi asnjeri. Gjithë kalimtarët e shihnin vëngër, duke thënë: Jo, s’është imi… s’është imi. Po ju lë të gjykoni vetë…
Shqiptarë të mirë, që jetoni në zonat kufitare të vendit mëmë; Ju që me breza lindët shqiptarë, por fati i izolimit gjysmë shekullor ju çoi argatë në vendet fqinje, mos e ulni kaq shumë dinjitetin tuaj, sa për një pension lëmoshë, ndërroni emrin, fenë dhe kombësinë. Koha do të jetë gjykatësi më i mirë. Vjen një ditë dhe para ndërgjegjes secili jep llogari, por atëherë do të jetë vonë. Mos harroni se kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur. Ruajuni gjykimit të ndërgjegjes suaj.
Atë që nuk e bënë shekujt, po e bënë mashtrimi shovinist këto 20 vite. Ndaj mos e lejoni një turp dhe një krim të tillë! Kujtohuni se cilët jeni. Jeni nga ajo racë e lashtë ilire, të cilën e vlerëson bota, kurse ne…

OPTIKA LETRARE ZBARDHËLLON MBI OLIGARKINË E SHËRBIMEVE SEKRETE




Muharrem Blakaj , <ATENTAT BRENDA GERMËS “L>, roman,
botoi „SHKSH MËMËDHEU“, CH-St. Gallen 2007, faqe 336. ISBN 978-9951-423-05-2

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Muharrem  Blakaj është njëri nga romansierët shqiptarë më të suksesshëm të mërgatës shqiptare të këtij fillimshekulli i cili me romanet e tij të njëpasnjëshëm, jo vetëm që ka mbushur një boshllëk kulturor, por ka zgjuar  vëmendjen e lexuesit dhe të kritikës letrare.
Muharrem Blakaj edhe në romanin <ATENTAT BRENDA GERMËS “L”>, ka shënuar një vlerë të dalluar të krijimit letrar.  Romani në fjalë ndërthurë vlera letrare i shkruar me një zell profesional që ka një temë mjaftë delikate, që si roman për këtë ngjarje ndeshët për herë të parë në letërsinë shqipe. Ndonëse kemi pas një novelë nga Ismail Kadare dhe libra të karakterit biografik, romani në fjalë plotëson edhe më tej si një lloj i sojit të vet, ku për tematikë ka një vrasje misterioze e kryer nga UDB-ja Jugosllave më 17 janar të vitit 1982, kundër vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës.
Dihet se është shkruar e folur shumë për këtë atentat i cili ka mbetur edhe sot e kësaj dite misterioz, dhe për deri sa janë gjallë me dhjetëra protagonist të kësaj epoke, madje miq dhe të njohur të vëllezërve Gërvalla, për t’u shkruar një roman i kësaj natyre është dashur paraprakisht guxim intelektual dhe natyrisht një njohje e thellë, një hulumtim serioz për të pasqyruar ngjarjen mirë dhe saktë.  Sigurisht janë nevojitur edhe njohje nga fusha e kriminalistikës dhe të shërbimeve të nëntokës që i kanë bërë zakonisht shërbimet e fshehta informative siç e kemi rastin në fjalë UDB-ja jugosllave. Pikërisht këtu më duket strumbullari i seriozitetit, aftësia e autorit për t’i vendosur pistat e zhvillimit të kësaj ngjarje, (edhe kështu vetëm brenda këtij romani), mjaftë rrëqethëse. Teknikat e tekstit dhe mënyra e rrëfimit, jo rrallë të fusin në hullinë e situatave të ndjeshme të filmave kriminalistik, gjë që autori në masë ka arritur të realizoj një vepër të mirë, të kësaj natyre letrare.
Gjithsesi romani lexohet me lehtësi, dhe kuptohet lehtë, sepse lexuesi ka parë filma të tipit “Horror” dhe situata të ngjashme, por për të kuptuar më mirë thelbin e fshehtësisë duhet të ketë sadopak njohje a përvojë mbi dosjet policore, se si bëhen përpilimi i tyre, madje të njohë format e përgjimit dhe të ndjekjes, të atentateve dhe sidomos është mirë të njoh edhe karakterin e personazheve që kryejnë atentatin, pasi lënda fund e krye ka koncept përgjimin dhe luftën e nëntokës të shërbimit sekret informativ të Serbisë që e kryente nënë maskën e shërbimit informativ federativ e njohur si UDB-a jugosllave.
Gjithsesi si çdo romani tjetër, edhe <ATENTAT BRENDA GERMËS “L”>, i Muharrem Blakajt, i duhet një analizë edhe më e thuktë, për të kuptuar rolin dhe misionin e secilit personazh, pastaj për t’i kuptuar pikat e përgjimit, pozitat dhe pistat e veprimit sepse sipas të gjitha gjasave janë projeksione të sakta, pasi merret vesh, autori para se ta shkruante këtë roman e ka studiuar mirë pozitën gjeografike, objektet, rrugët, shtrirja e tyre dhe lidhja nga rruga në rrugë, pra çdo gjë që lidhet me aspektin gjeografik dhe orientimet janë në raport të rregullt me konditat orientuese, për të qen vet dhe gjithë ngjarja e bazuar mbi të dhëna të sakta, sepse edhe tema e romanit merret me një ngjarje reale që pat tronditur opinionin e gjerë, dhe që ndikoi  në kahet e lëvizjeve politike të emigracionit kosovar në Evropën Perëndimore, s’ka dyshim.
Ngjarja niset, (ku tjetër pos në Serbi), në kryeqytetin e krimit antishqiptarë, kurse shërbimi informativ serb, për të qenë i suksesshëm ka kërkuar edhe ndihmën e strukturave të vjetra, të cilat për shkaqe lufte klasash që prej vitesh kanë qenë të deklasuara politikisht. Me sa shihet edhe protagonisti kryesor, udhëheqësi i krimit “Gjenerali” do të ketë rolin kryesor në përgatitjen, vëzhgimin dhe deri te ekzekutimi i viktimës. Autori ka arritur me mjeshtri të përshkruaj rolin e tij operativ në tërë këtë krim politik i cili ka aktivizuar personalitete të dëshmuara në ndjekje dhe krimin e nëntokës që në bisedë e sipër ai vet rizbulohet, duke e bërë edhe më karakteristik rolin e tij në këtë krim morbid, gjë që e bënë më kureshtar lexuesin, i cili pa dyshim do t’i shkon  deri në fund për të mësuar e për t’i njohur më mirë bëmat dhe veprimet e “Gjeneralit” që përfaqëson konceptet e shtetit dhe të shërbimit informativ të njohur me siglën UDB-a, e cila e furnizonte qoftë me para, e qoftë me informata të nevojshme për të vazhduar ndjekjen dhe përgjimin e “Kokës një” apo për shoqëruesit e tij që fund e krye gjatë këtij romani prezantohen si “Koka një e dy”.
Autori ka bërë edhe një gjetje karakteristike, një ide sa origjinale po aq interesante duke e lidhur idenë e romani me Germën „L“ të kthyer „Γ“ e cila sipas alfabetit cirilik specifikon shkronjën e parë për familjen “Gërvalla”. Për këtë roman, kjo është një sintagmë e krijimit letrar, sepse në nivel letrar nuk e kemi ndeshur askund, edhe pse, merret vesh,  autori këtë e ka vjelë nga jeta në Kosovë?! Se a nuk na janë të ndërtuara edhe shtëpitë në formën e shkronjës „L“,  por që gjithmonë është thënë “Shtëpi në Ge”, përkatësisht sipas alfabetit cirilik në „Γ“, kështu duken edhe garazhet e automjeteve në formën „L“ të kthyer në „Γ“, kështu ka të ndërtuara me dhjetëra e mijëra pallate kudo në botë, në formë të shkronjës „L“ të kthyer në „Γ“, ose anasjelltas, merre si të duash, por më mirë le të mbetet si një zbërthim kodik  i shkronjës „L“ për të besuar se edhe shenjat tjera kodike, që janë përdorur brenda këtij romani, për njohësit e kodeve të shërbimeve sekrete, do të zbërtheheshin lehtë dhe kuptueshëm si në këtë rast. Ky element na bënë për të besuar më fort, se autori para se të shkruan, përkatësisht para se t’i përdor këto kode, i ka analizuar dhe i ka studiuar mirë, e pastaj i ka vendosur nëpër pjesë e pjesëzat e romanit të tij. Megjithatë vetëm pasi Gjeneralit i ofrohet “Dosja G”, dhe pasi i premtohen avancime e gradime në profesionin e tij ai do të niset për në gjermani për të ekzekutuar planin e koduar “Tigri”.
Ndonëse romani trajton një ngjarje reale, nuk e di nëse ka hapur debat për të rrahur e shkoqitur më mirë mënyrën e qasjes së problemit, pastaj  nëse personazhet kanë luajtur rolet e mundshme si dhe mënyra dhe përshkrimi i ngjarjes, vendit dhe organizimit të atij atentati dhe deri te roli i mjekut, i implikuar në atentatin në fjalë i cili ishte përgatitur mirë dhe është realizuar me një gjakftohtësi të rrallë. Janë edhe mjaftë letra, mjaftë urdhra, raporte e dosje të cilat sado të paraqitura në mënyrë artistike do të ishte mirë të studioheshin, sidomos nga njohësit e rrethanave të ngjarjes kriminale.
Gjithsesi mënyra e udhëheqjes së kësaj dosje të bënë kureshtar edhe më shumë pasi ngjarja zhvillohet si në një lojë filmash të kësaj natyre, mbase mjaftë interesant me gjithë ato lloje takimesh, skicimesh, me gjithë ato lëvizje me ndryshim kohësh e planesh, me përgjime e përcjellje dhe madje në një kohë të ftohtë që e bëjnë ngjarjen e romanit edhe më të përjetuar, thuaja se vet lexuesi do të bëhet pjesë e gjithë asaj makinerie propagandistike, pastaj përgjimet nga afër e nga larg, herët në mëngjes e vonë në mbrëmje, paraqesin frikën e dilemën, prej më të ndryshmeve por që përshkruhen në thellësinë e detajit dhe me imtësinë e hollësishme duke e zhvilluar imagjinatën krijuese, e cila edhe kështu siç është paraqitur në natyrën e këtij romani e mbërthen lexuesin duke e bërë atë kureshtar për të ditur edhe fundin e ngjarjes.
Po ashtu mënyra e komandimit, struktura komanduese, kontaktet parapërgatitore, përgatitja e ekzekutorëve, hapja e dezinformatave e kështu me radhë janë kaptinë më vete për të cilat shihet qartë se autori ka punuar gjatë, ashtu siç mund të besohet se ai ka njohje të thellë mbi agjenturat e fshehta, dhe njehë mjaftë mirë jo vetëm strukturën e organizimit, por edhe atë të komandimit dhe të ekzekutimit. Autori njeh mirë edhe metodat e propagandimit dhe të konflikteve për të cilat si duket është dashur të shfletoj e gjejë një literaturë të tërë të kësaj natyre mbi të cilin ndërtohet kultura e shkrimit letrar, mbi të cilën ka mundësi të ndërtohet një skenar i mirë për një film artistik.
Detaje të tjera interesante brenda këtij romani janë edhe ato pak sekuenca të natyrës erotike, ato të dehjes imorale, që degradojnë vlerat njerëzore, veçmas janë prezantuar mjaftë mirë edhe dukurit e frikës që zakonisht manifestohen nga ekzekutorët gjatë kohës sa përgatitej atentati dhe kohës sa ka zgjatur përgjimi.
Natyrisht çështje delikatese është mënyra e ruajtjes së gjakftohtësisë dhe sidomos mënyra e implikimit, riavancimit dhe e faljes së krimit, për ata kriminel të zakonshëm siç ishin personazhet “Pirati” dhe “Partizani”, kurse pseudonimi i tretë “Studenti” nuk do të zbulohet gjer në kryerjen e misionit, diku në fund të romanit. Por dy personazhet e para janë të yshtura edhe nga premtimi për falje të dënimeve për vepra kriminale dhe ordinere që kanë bërë më parë, kurse në rastin konkret krimi i radhës duhej të bëhej edhe për interesat madhore të shtetit që i përkisnin.
Gjithsesi storie më vete janë çështjet parapërgatitore e atentatorëve të cilët fillimisht merren me lajka, më pas yshten me shuma të mëdha parash e më vonë edhe kërcënohen, me burgime, linçime, por edhe me vrasje nëse nuk realizohen qëllimet e synuara nga strukturat komanduese të cilat udhëhiqeshin kryesisht nga Gjenerali, por që ndihmoheshin edhe nga Kryeqëndrori, Partizani, ekzekutuesi i parë, ekzekutuesi i dytë e të implikuar në planin operacional të koduar “TIGRI”, të mbështetur nga shërbimi diplomatik e konsullor, të shoqëruar me një logjistikë të sofistikuar e buxhete të majme që i ndante shteti, i cili për këso rastesh nuk ka kursyer shuma të mëdha parash.
Romani <ATENTAT BRENDA GERMËS “L”>, i takon zhanrit të romanit kriminalistik, që përfundon në mënyrë tragjike, dhe për kah natyra e qasjes dhe interpretimit mjaftë misterioz. Janë këto arsye pse më duket se është e pamundur që lexuesi të mos futet në vorbullën e krimit, e atij krimi të ftohtë që ka ndodhur në atë janarin e ftohtë të vitit 1982, dhe të mos ndjej një lloj lodhjeje e frike shpirtërore nga mbështetja e heshtur, nga përkrahja që sikur bëhet edhe vet lexuesi pjesë e krimit të organizuar, pjesë e ngjarjes që zhvillohet në atë roman, po më shumë do të bëhet pjesë e dhembjes që do ta mbaj gjatë, pasi ngjarja përfundon në mënyrë tragjike, me një krim të radhës, për të cilin është shkruar shumë, por pa u thënë gjë konkrete se si ka mundur të ndodhte, veçmas si është planifikuar dhe si është ekzekutuar, por më shumë si kanë mundur t’i mbulojnë gjurmët për të mbetur krimi një enigmë e pa zbuluar.
Indiferenca dhe mënyra e ekzekutimit janë metoda dhe mënyrat e sistemit përmes të cilave sajohet drama gjithmbarshme e elementeve kriminal të cilët ndjekin e përgjojnë viktimat e radhës. Por jeta e Gjeneralit, ambiciet e tij karrieriste, mënyrat e punës dhe veprimit mbeten si një relikt e veçantë e studimit dhe hulumtimit të këtij personazhi brenda romanit që po diskutojmë. Kurse jeta me frikën e të ndëshkuarit i shtynte viktimat të futeshin edhe më tej në krime të reja, por tashmë si një mekanizëm psikologjik në duart e pushtetit, përkatësisht në duart e shërbimeve  sekrete të shtetit që udhëhiqeshin me njerëz të tipit të Gjeneralit i cili ka një rol poliedrik brenda tërë kësaj ngjarjeje operacionale.
Futja në burimet e njohjes së thellë mbi kritikën e hulumtimit, ndjekjes, përgjimit dhe ekzekutimit është një sipar i këtyre shërbimeve që duhet të hapin interesimin e letërsisë dhe të artit, ngase vepra është e ndërtuar mbi ovacione dhe pikëpamje letrare.
Të përgjosh njerëz dhe familje të tëra, qofshin këto edhe të mërguara nuk është fare e lehtë, madje lufta psikologjike, ana logjistike dhe e përgjimit, edhe vetëm nga leximi i kujdesshëm është mjaftueshme për t’i përjetuar si veprime e ndodhi origjinale në të cilat kanë qenë të implikuar edhe përfaqësitë diplomatike dhe shërbime të kombinuara.
Më në fund në një natë të errët ku kishte të ftohtë, dhe bënte acar, mbi një bore të bardhë do të mbeten edhe gjurmët e krimit mortar të cilat edhe pse do të humbasin nga shkrirja e borës dhe nga kujtesa e popullit, ky roman do ta freskon kujtesën për një ngjarje reale që mund të tregohet si rrëfim i përjetuar i cili vazhdimisht do ta kthen intuitën e lexuesit në një kohë të shkuar, përplot dyshime e krime të organizuara të kësaj natyre që bënin kudo e kahdo shërbimet e fshehta, veçmas kundër popujve liridashës siç ishte populli ynë.
Përveç detajit mjaftë të shkurtër të bisedës së Jusuf Gërvallës para personelit mjekësor dhe shërbimit policor, një rol të rëndësishëm do ta kryen mjeku, siç e kemi potencuar edhe diku më lart se atentati ishte i përgatitur mirë, kurse në rast të dështimit të atentatit nga Gjenerali, të mos dështoj ekzekutori me mantelin e bardhë që ishte involvuar edhe ne një spital, të një vendi demokratik, ku do të arrij shërbimi sekret jugosllav të bëjë implikimin e tij.
Ngjarja është zhvilluar si një kronikë më vete, kurse autori me mjaftë sukses e ka pasqyruar dramën e ngjarjes, si një  krimi i cili ka qenë mirë i studiuar dhe planifikuar nga qarqe e shërbime tashmë të njohura antishqiptare.
E mbyll këtë shënim me një pasuse të romanit ku thuhet se: “Vonë, kur pa vetën duke hyrë në veturë, vërejti se brenda tij nuk kishte ndodhur asgjë, asnjë shkrëndje, asnjë thyerje, asnjë zvetënim, asnjë dritë magjepse ylberi, asnjë errësirë ferri! Çdo gjë kishte ndodhur jashtë qenies së tij, aty pranë germës „L“ të kthyer në „Γ“ ku sapo kishte përfunduar drama e përgjakshme e planit operativ “Tigri”!...

St. Gallen, shkurt 2011.
Botuar në “Fakti Ditor”, 21 shkurt 2011, faqe 16-17.

*  *  *
ATENTAT BRENDA SHKRONJËS „L“
fragment

Muharrem BLAKAJ:

Dalja e Piratit në shesh të hapur, sikur ia kthjelloi edhe më pamjen e tij të errët. Nën rrezet e dritave të neonit, lëvizjet e tij i dukeshin të ngathëta, ndërsa dritat ju bënë se tani shndrisnin si asnjë herë më parë! Vërejti se dorën e djathtë e mbante të fshehur nën pallto! Vetëm tani ju kujtua se, si në ëndërr kishte dëgjuar diku një tërheqje qarku!
Ndërkohë vetura ndaloi. Pirati ishte fare pranë shoferit, objektit numër tre të përgjimit. U kërrus pak para. Që larg ju bë së dëgjojë të fliste dikush. Një zë burri, i largët, i përzier, i pashkoqur... Asgjë prej gjëje nuk kuptoi. Asnjë fjalë nuk e mori vesh. Nuk u dëgjuan fjalët e pritura: „Në emër të popullit jeni të dënuar me vdekje!“ Jo, jo! Këto fjalë nuk u dëgjuan... apo ndoshta unë nuk i dëgjova sepse... o Zot, po ç’bënë ai kështu, pyeti vetën i habitur kur pa Piratin të nisej nga ana e kundërt. Ashtu siç e kishte menduar më parë, ai vërtetë po largohej, po ikte tutje... dhe plani, tani sa po hynte në fazën e dështimit përfundimtar! Kukavice jedno! (Serbisht – Qyqar).
Tamam në kohën kur shpresat kishin filluar t’i tendoseshin, ndodhi befasia! Pirati u kthye aq shpejt, aq vrullshëm... sa që vet lëvizjet e tij e bindën se tani vërtetë do të ndodhte ajo që ishte pritur kohë të gjatë, do të ndodhte mrekullia, do të ndodhte ekzekutimi i planit. Në mënyrë krejt të beftë e hapi pallton me dorën e majtë, dhe kalimthi e zbuloi dorën e djathtë ku ju dallua revolja. Dora lëvizi ngadalë për të marrë nishan, ndoshta vetëm ju duk kështu, dhe pastaj u dëgjua një krismë e përzier me një flakë si regëtimë e zbehët. E pa nga distanca dridhjen e lehtë të dorës, pastaj u dëgjua krisma e dytë, e cila ju bë se ishte më e dobët se e para, apo ndoshta kjo krismë vinte më e dobët sepse krisma e parë tani më e kishte çarë heshtjen e natës. Vetura nuk lëvizi fare nga vendi. Zhurma e lehtë e motorit vazhdonte në stilin e pakmëparshëm, por nuk e ndante dot, në e dëgjonte zhurmën e lehtë të motorit apo këtë vetëm e mendonte? Palltoja e Piratit vazhdonte të mbetej e hapur, dhe bashkë me lëvizjet e tij instinkte, merrte forma dhe trajta të ndryshme valëvitëse. Ndërkohë Pirati, si në të kërcyer lëvizi këmbët mbi sqotën e ngrirë. Nuk i kujtohej se a e kishte dëgjuar zhurmën ankuese të çizmeve të tij gjatë fërkimit me copat e akullit, por dorën e tij e kishte vërejt kur ishte dridhur lehtë nga e shtëna e radhës, e cila sikur edhe të parat ishte e përqendruar kryesisht kundër shoferit, objektit numër tre të përgjimit.
Tani nuk i përcillte dot lëvizjet e tij, megjithatë, arriti të kapte vetëm lëvizjen e dorës duke marrë nishan të ri. Ndodhi një rrotullim i lehtë nga e djathta dhe u përsëritën të shtënat, vazhdim i pandërprerë i të shtënave që nuk i kishte numëruar dot! Kishin ardhur aq të shpeshta, sa ju bë se mezi kishte arritur të ndante kur krisma e parë ia kishte lëshuar vendin të dytës. Ndërkohë, i ndodhur ende i shpërqendruar, sikur pa Piratin të merrte në të ikur! Po unë ç’bëj këtu, sikur e pyeti vetën dhe, në mendje ju feks detyra e tij, që as përpjekjen më të vogël nuk e kishte bërë drejt realizimit të saj! Para se të dilte në shesh e futi plisin thellë në kokë, duke e tërheqë me forcë pjesën e brendshme të maskës. Vetëm sytë i dalloheshin të mëdhenj dhe të frikshëm! Me të shpejt, nxori revolen nga xhepi i brendshëm i palltos së tij luksoze dhe u turr drejt vendit ku akoma vazhdonte përleshja. Befas, motori i veturës ushtoi dukshëm! Duan të ikin, mendoi derisa ishte duke i dalë veturës nga krahu i djathtë, dhe në të njëjtën kohë duke marrë nishan të përafërt, sepse nga ajo dritë e dobët ishte e pamundur të shikoje pastër shënjestrën e revoles. Me lëvizje të shpejta dore, ia tërhoq qarkun revoles. Pa menduar gjatë filloi të qëllonte, pa i numëruar dot të shtënat, bile as që bëri ndonjë përpjekje të tillë. Për çudi, tani as që e ndjente të ftohtit.
Nga ana e djathtë, u gjend edhe më pranë veturës. U vu të shikonte në brendi. Ishte pjesa e fundit e planit, kontrolli mbi mbarëvajtjen e aksionit. Ju bë se brenda veturës, nuk kishte asnjë lëvizje. Motori i veturës çuditërisht vazhdonte të gjëmonte, secilën herë e më shumë, por nuk lëvizte nga vendi. Ndërkohë, Pirati nuk qëllonte më. Nuk ka qëlluar mirë, mendoi kalimthi Gjenerali. Duhen bërë korrigjime. Ndoshta vetëm i ka plagosë në stilin mbërthyerës, gjë që nuk guxon të ndodhë, sepse plani do të shpallet i realizuar pjesërisht! Çdo të behet me pjesën tjetër të planit, kush e përfundon?...

„Mua me mbetët realizimi i gjysmë goditjeve,
 e kurrsesi realizimi i mos goditjeve tuaja!“

Jo, jo! Çdo gjë duhet përfunduar këtu! Shpejt dhe saktë, që atij mos t’i mbetët asgjë për të goditur, sepse tani të gjitha fshehtësitë e planit kanë dalë në shesh!
Shikimi i parë brenda veturës ishte i beftë. Nuk arriti të vërente asgjë të dyshimtë... të gjallë! Një fytyrë e fjetur, sikur shndriti në rrezet e dobëta të dritave të neonit! Pastaj, një palë sy të zgurdulluar, të hapur tej mase, ndoshta të palëvizshëm, që shikonin diku në një pikë të papërcaktuar... diku larg në horizontin e nxirë, por që nuk e përcaktonte dot në ishin sy të gjallësh apo sy të vdekurish! Në mendje ju ngjitën ngërdheshjet e fytyrës së priftit... po kush ka kohë tani të merret me priftin, dhe në çast u orvat të merrte në thumb fytyrën e tij! Nuk ju deshtë as një sekondë për ta futë në shënjestër gojën. Nuk deshi t’i fuste në thumb as sytë e zgurdulluar, as ballin e lartë, por gojën, buzët e larguara pakëz nga njëra-tjetra, dhe si qëllim kishte që plumbi i tij të shpërthente mes-përmes tyre, të shpërthente tej e mbanë për ta hapur një vrimë të re... një gojë të dytë që zëri sarkastik kundër shtetit t’i dilte nga prapa kresë... ja, këtë donte!
Zhurma e motorit vazhdonte të rritej, dhe në çast ju bë se vetura zuri të lëvizë! Në fillim lëvizja ishte shumë e ngadaltë, sa që, sikur të mos kishte qenë duke shikuar përmes shënjestrës së revoles, as që do ta kishte vërejtur një fenomen të tillë. Pa e zgjatur, duke pasur parasysh se mund të dekoncentrohej, të humbiste ekuilibrin e tërhoqi këmbëzën. Krisma e shoqëruar me flakë e me dridhje të lehtë dore, dhe era e barotit të djegur, sikur e vunë para një dëshire gati të harruar për të shtënë... për të vrarë! Dhe në çast e pa goditjen e plumbit! Nuk ishte vendi i synuar, goja, buzët, por gjoksi, pjesa e epërme e gjoksit! Pastaj qëlloj prapë. Kësaj radhe pa ju dridhur dora fare. Krejt kollaj, sepse ishte në epërsi. Ata ishin ulur brenda kabinës së ngushtë të veturës, të mbërthyer si në qark, kurse vet ishte në këmbë, fare pranë tyre, prandaj nuk e kishte zor! I mbetej vetëm të vazhdonte të qëllonte mbi ta, derisa t’ua shqyente zemrën, mushkëritë, qafen...
– Shoku Student, ikim... po na shikojnë... – sikur kishte dëgjuar një zë si të dalë nga dheu.
Kush do të na shikojë tani, pyeti vetën pa qenë në gjendje të përcaktonte se cili ishte studenti. Rreth e përqark e mbarë bota fle! Të zgjuar jemi vetëm ne të tre, unë Pirati dhe dëshmitari i vetëm, që me sytë e tij të thëngjillit, e ka parë krejt katrahurën, me veshët e tij llapë lakre i ka dëgjuar të shtënat dhe zërat tonë të përçudnuar! Ne, ndoshta edhe mund të flasim ndonjëherë mbi atë se ç’pamë, ç’dëgjuam dhe ç’bëmë sonte, por ai, në jetë të jetëve nuk do të flasë së ç’gjak ka parë me sytë e tij të thëngjillit duke u derdhur sonte, se ç’krisma ka dëgjuar me veshët e tij llapë lakre para mesit të kësaj nate të ftohët!
Nga qenia e tij e ngrirë, nga veshja e tij e bardhë, nga sytë e tij të thëngjillit, nga goja prej karote kurrë nuk do të zbulohet e vërteta e zezë rreth kësaj nate të errët janari!
– Shoku Student, ikim, tani mund të na identifikojnë! – u dëgjua prapë i njëjti zë, por kësaj radhe pak më i ngritur! O Zot, ç’jam duke bërë kështu? Mos me ka zënë gjaku?
– Fole gjë? – ia kthej Gjenerali i hutuar që nuk i kujtohej se si dhe kur ishte afruar fare pranë tij. Ndërkohë, me dorën e djathtë, instinktivisht e hoqi maskën nga fytyra.
– Ju?!... Studenti?!
– Të dy, unë dhe Studenti jemi një! – ia ktheu me shpoti dhe me zë të dredhur vazhdoi:
– Ikim!
Thellë në brendi, ndjeu një shkrëndje që i erdhi në mes të kraharorit! Pastaj i erdhi një si zvetënim i mbërthyer, si bllokim gjymtyrësh dhe rrokullisje trupash të gjakosur... dhe si të largët u dëgjuan hapat e të porsavrarëve, si rrahje flatrash që po ngjiteshin drejt shtegut të një drite të bardhë, drejtë një kaltërsie të praruar hyjnore, të mbërthyer si mbi ngjyrat e ylberit, të paparë ndonjëherë në jetën e tij... kurse trupat e tyre të shkërmoqur, të mbuluar me qelb e gjak, të sharë dhe të tallur nga një turmë leckamanësh që i mbanin të rrethuar në qark, kishin ngelur të shtrirë në mes të sqotës së ngrirë, në mes të baltës së zhyer dhe zbrisnin pa ndërpre drejtë errësirës së ferrit!
Vonë, kur pa vetën duke hyrë në veturë, vërejti se brenda tij nuk kishte ndodhur asgjë, asnjë shkrëndje, asnjë thyerje, asnjë zvetënim, asnjë dritë magjepse ylberi, asnjë errësirë ferri! Çdo gjë kishte ndodhur jashtë qenies së tij, aty pranë germës „L“ të kthyer „Γ“ ku sapo kishte përfunduar drama e përgjakshme e planit të tij operativ „Tigri“!

Altin KAJTAZI : JASHARET



Jasharet kishin tri fuqi: Mençurinë, Forcën dhe Fatin.

Mençuria- e Jashareve ishte arti i luftës se ndritshme për atdhe, nga ky kuptim arti i flijimit muar dimensione të ndritshëm për Kosovën, duke luftuar të keqen deri ne vetëflijim. Lufta e tyre ishte e pathyeshme, për te mos thyer një besë qe e kanë dhënë, andaj edhe duhet te jetojmë të lirë, se kjo tokë është e shqiptarëve.

Forca- e Jashareve ishte qëndrueshmëria deri në vetëflijim, te familjes së nditur , kënga e tyre ishte dritë lirije për gjeneratat që do vijnë .Në gjirmën e tyre ishte qëndresa e kthyer në buzëqeshje të fëmijëve , që përmbyten botën shterpë, për ta kthyer në botë e re të Jashareve të Rilindur ,histori kjo e papërsëritshme për jetë dhe mot !

Rifat Jashari Rifat Jashari, brother of the Kosovan hero Adem Jashari, stands in front of the house of the Jashari family on February 15, 2008 in Prekaz, Kosovo, Serbia. Kosovo Liberation Army (KLA) leader Adem Jashari was among 45 members of his family killed in 1998 by Serbian security forces in Prekaz, 40 kilometres west of the Kosovo capital Pristina, igniting a full-blown rebel insurgency against Belgrade. These buildings have not been rebuilt, but serves instead as a memorial centre for the conflict.  Adem Jashari has become a symbol of resistance for Kosovo-Albanians who "Firenight of Prekez".



Fati- i Jashareve ishte elegjiak i dhembjës njerëzore, me humbjen fizike të Adem Jasharit, që u mbyllë kapitina e dhembjes dhe krenarisë Shqiptare !

Këtu fillon etapa e re e kthimit të dinjitetit tonë kombëtar .





Jasharët, ne ketë stinë më dëborë ,nga flaka e barotit shkrinë fushat dhe malettona të bukura , sollën guximin për te luftuar, armë kjo më e fortë e shqiptarëve nder shekuj!

Flijimi i Jashareve u be ne atdheun e tyre dembabademë, ne kullën e te parëve tanë, duke mbrojtur shtëpinë nga armiku i neveritshëm!

Edhe të vdekur nuk e lëshonin dot trollin e tyre !

Jasharet nuk e donin ikjen, ata e donin qëndresën, e donin lirinë e Shqiptarisë.

Sa herë vjen Marsi, shqiptarët e gjallë i kujtojnë të renët në Flakadanët e përmotshëm të Prekazit legjendar !

Te mendosh vdekjën për atdhe, domethënë te jesh i pranishëm me te!
Jasharet nuk e menduan vdekjen, por luftuan te pavdekshmën, e ndritur me vdekjen e tyre krenare ,që është krenari me vdekë për atdhe!


Adem!

Ti je dashuria jonë !Je krenaria e Shqiptarisë!

Trimëria yte na bëri të fuqishëm,që të gjallët sot jetojnë të Lirë !

Të rënët janë e ardhmja jonë !

Sot kur ne përkujtojmë Jasharet, e kujtojmë sakrificën e tyre të bërë për Fëmijtë tonë- ngase ata nuk menduan asgjë tjetër përpos Lirisë!

Jasharët e deshën me krenari atdheun !

Gjyshët dhe stërgjyshet e Jasharëve i mësuan Ata se dashuria për atdheun nuk fitohet pa luftë! Ju luftën e mësuat , nga ideali juaj i zjarrtë!

Ne vijmë tek ti te përulemi për rrugën e drejtë që e nise dhe e mbarove përjetësisht !

Zemra yte e pranojë të vërtetën e amshuar !

Vendi yt nuk u çlirua nga të tjerët !

Goditjet Tua ,mposhtën gjakëpirsat më dëshmorët e vet !



Hamzë!

Emri yt ishte jehonë ,ishte këngë e kthyer në forcë,qëndresë,në kullën dembabadem.

E dehse pushën e deshe edhe këngën shqiptare ! Ishe i fortë para vdekjes !Ishe edhe i bukur !

Rave në altarin e lirisë ,që na të jemi të lirë !

Kushtrimi i yt doli nga gjoksi i vendosur thellë në rrenjëte Tokës tende Ilire !



Nanëmadhe Zahide!

Rite dy trima të avdekshëm !


Atyre dhe neve na tregove rrugën e trasuar ilirike ,ilirisht! Luftëtarët i mësove që ta mbrojnë Flamurin,Shqipërinë !

 Fjalët tua janë të bekuara !

 Djemtë t’u i mësove me mençuri,urtësi , siç te mësuan edhe ty Nënëmadhe të parët tu !

Armiku gjakpirës deshi ta fshijë historinë tënde ilirishte nga faqja e dheut !

Por ti Nnëmadhe ishe e pathyeshme !

Dhe ti bashkë më vëllaun,burrin,djemtë,nipat,mbesat rrokët armët që kishin një gjuhë –flakadan lirije.

Click to view full size image

Bacë Shabani!

Festën e Flamurit e festove çdo mot ! E kishe edhe një Festë tjetër Flamuri!

E kishe ditëlindjen e djalit - uratë natyre !

 Në rekazin e Ahmet Delisë,në familjen e Bacë Shabanit u shtue edhe një pushkë lirie.

Ti u mësove djemët ballin e oxhakut ,ju tregove atyre që armikun duhet shikuar nëpërmes nishanit !

Kjo ishte dëshira e vetme e yte –të vdesësh ilirisht për shqiptari ! Bijtë tu amanetin tend e quan në vend !Familja yte është krahu jonë !

Fëmijë të Jasharëve!





Ne kullën e Jashareve lufta u be edhe nga fëmijët te etur për liri!

 Lirinë ata e kishin të madhe !Armet i kishin bukë dhe ujë!

Fjalët e bacë Ademit ,ishin kushtrim për ta.

Ne kullën e Jashareve, që nga Blerina e deri të bacë Shabani ,flisej shqip.

Luftohej shqip.Krenaria e tyre është krenaria jonë.

Lindja e tyre ishte fitorja jonë !!!

Ufo imagjinare, flasim per “in-camera tricks”




FLORIPRESS KA HUAZUAR DISA SHKRIME FUTURISTIKE,SHKENCORE ETJ.NGA WEB FAQJA http://www.alien.al.FALENDEROJME REDAKSINE ALIEN.AL




Kush heton objektet e paidentifikuara ka per detyre te jete rigoroz mbi te gjitha me dokumentet qe rezultojne te jene fryt i manipulimeve ose modifikimeve, disa here jo te qellimshme, here te tjera totalisht me dashje. Marrim çdo jave shume foto dhe video, shpesh me kerkesa per t’i analizuar. ajo qe duam t’ju shpjegojme eshte se si nje foto e pa manipuluar, mund te mos jete patjeter nje foto e nje objekti real. Fenomeni i in-camera tricks (efekte qe ndodhin drejtperdrejt gjate shkrepjes apo perdorimit te aparatit) jane nje nga teknikat me te bindshme per prodhimin e ufo-genjeshtrave. Si fillim, mundesojne te shohim qarte negativin(ose file/dokumentin) origjinal dhe te verifikojme qe nuk eshte nenshtruar asnje lloj manipulimi, qe shton shume autoritetin origjinal te fotos: ben efekt kur degjojme qe “ekspertet kane egzaminuar foton dhe nuk kane gjetur asnje shenje manipulimi apo modifikimi”, sikur thjesht kjo te perbente nje fakt per egzistencen jashtetokesoreve. Siç kemi thene gjithnje mungesa e modifikimit te negativit apo te file-it dixhital nuk do te thote qe fotografia apo videoja nuk permban truke apo mashtrime.

Duhe te themi nje gje, in-camera tricks ndonjehere verifikohen spontanisht: nje person i padyshueshem ben nje foto nga pas dritares, nuk ve re se ne xham ka nje pike uji, nje pjesez pluhuri, ndonje pjese tjeter te huaj (truri yne eliminon automatiksiht informacionet e paduhura ose te padobishme/parendesishme qe transmetojne syte), dhe kur rishikon foton qe ka bere ve re nje objekt te mistershem te cilit nuk di tijape shpjegim. Kjo mund te ndodhe nje me insekt, nje shpend ne sfond, situata ne te cilat objektivi eshte ne hapesira te medha dhe fiksohet nje objekt ne modalitetin makro. Rezultati eshte qe objekti eshte akoma me misterioz sepse, siç thote deshmimtari, “nuk ishte e dukshme kur bera foton”, duke i dhene keshtu objetit karakteristiken e padukshmerise dhe misterit, por qe njekohesisht behet i dukshem, duke mos ditur saktesisht si, nga syri i aparatit fotografik/video. Siç kemi pare me ufo plazmoide dhe derivate poltergeist paranormale.

Ne kesi rastesh, autori i imazhit mund te jete plotesisht i besueshem, diçka qe komplikon akoma me shume gjerat, sepse shpesh serioziteti i personit dhe habia e vertete e tij largojne çdo dyshim.

Akoma me e veshtire eshte te zbulosh truket e qellimshme te krijuara nepermjet nje “in-camera Tricks” qe shpesh zbulohen vetem pas pranimit te autorit per mashtrimin.

Kemi shume shembuj per kete. UFO ne forme trekendeshi i Moskes, qe levizte mbi kryeqytetin rus, i cili ishte nje objekt i ngjitur ne dritaren e nje makine dhe filmuar vazhdimisht duke dhene pershtypjen e nje objekti qe leviz.

Nje cope xhami e vendosur ne nje kend te caktuar, xhami i makines, nje hapsire drite permes xhamit, jane shume te perdorura per truke iluzioniste. Dhe perdorimi i efektit te pikes se ujit, me nje foto profesionale, mund te rezultoje shume sugjestiv ne syte e atij qe e shikon.

Sa me e ulet eshte cilesia e fotokameres, aq me e lehte eshte te marresh rezultatin e deshiruar. Fotokamerat e celulareve, per shembull, kane nje thellesi fushe shume te madhe, ne kete menyre fokusojne si objektet ne plan te pare (qe marrin konture te sakta dhe “realistike”), ashtu dhe sfondin. Nje aparat i mire me teleobjektiv ose me rregullim te zoomit e ka shume te veshtire te replikoje te njejtin efekt.

Eshte evident impakti emotiv qe mund te kene keto foto apo video ne nje kontekst ku nuk jepen shpjegime se si jane filmuar apo fotografuar objektet, duke lene shkas per gjykime te çfaredo lloji.

Keto veprime qofshin ato te qellimshme apo jo duhet te analizohen dhe demaskohen me kujdes.

Padyshim, jo e gjithe ufologjia eshte vetem truke dhe veprime te papergjegjeshme., por nevojitet qe te njihen keto lloj veprimesh (te qellimshme ose jo) per te perjashtuar dokumente ufosh te paverteta, ne menyre qe ata reale te kene me shume vlere.

Filmi Apollo 18: ja traileri zyrtar



I frikshem, klaustrofobik dhe misterioz. Traileri i pare qe mezi kemi pritur per Apollo 18, film prodhuar nga Timur Bekmambetov dhe drejtuar nga Gonzales Lopez-Gallego. Montuar ne nje kohe rekord vetem per te dale ne kinema perpara konkurrentit tjeter Area 51 me autor Oren Peli, ky film sjell ne skene nje ide te padegjuar konsirative ’yjore’, qe supozon se misionet e fundit hapesinore te Nasa-s jane anulluar jo sepse nevojitej nje buxhet i madh per to, por per arsye te “asaj çfare eshte gjetur” ne siperfaqen e Henes, qe duhej fshehur ne syte e opinionit publik.
Zyrtarisht, Apollo 17, derguar ne orbite ne 17 dhjetor 1972, ishte dhe misioni i fundit me njerez ne Hene. Por nje vit me vone, ne dhjetor te 1973-s, dy astronaute amerikane u derguan ne mision sekret ne Hene nga departamenti i Mbrojtjes. Misioni i tyre ishte Apollo 18. Ajo qe Timur Bekmambetov na tregon eshte videoja e fundit e atyre astronauteve. Nderkohe qe NASA mohon vertetesine e kesaj videoje, tetjerethone qe pikerisht ne ate video qendron arsyeja e vertete se pse nuk jemi kthyer me ne Hene. Thjesht nje film? Per momentin shijoni trailerin zyrtar...

Mijera zogj te ngordhur ne USA, Suedi, Itali etj.

Pikojne zogj nga qielli do thoshte dikush! Nderkohe qe jemi akoma larg nga zgjidhja apo nganje pergjigje e sakte mbi morine e ngordhjeve te zogjve ne USA, ku gati tremije zogj u gjeten pertoke ne Arkansas, peseqind ne Louisiana, shifra te tilla dhe ne Itali, Suedi etj. Ne Falkoeping, 300 km ne ju-lindje te Stokholmit, nje patrulle e policise bashkiake gjate sherbimit gjeti pertoke nje mori zogjsh te ngordhur ose ne agoni pergjate rrugeve kryesore te qytetit. Dhe nuk mbaron ketu, gjithmone ne Arkansas, ne qytetin e Ozark, kane “ngordhur ne mase” gati 100mije peshq, te gjithe te llojit Daulle. gjithçka te kujton filmin “The Core” te vitit 2003 drejtuar nga Jon Amielh, qe bente fjale per nje anomali ne fushen elektromagnetike te tokes. Le te shohim çfare po ndodh.
T’ja nisim nga fillimi: duke filluar nga 31 dhjetori, per disa ore, qyteza e vogel e Beebe u godit nga nje shi zogjsh. E pazakonte eshte zona qe u godit (nje hapesire e ngushte prej 1 milje katror) dhe seleksionimi i “viktimave”. Trupat e gjetur tregonin shenja traume fizike, qe solli ne hipotezen qe nje tufe e madhe ishte goditur nga bresheri, vetetimat apo fishekzjarret, por qe nuk konfirmohen zyrtarisht.
autopsite treguan qe stomaqet e tyre ishin bosh (dhe kjo hedh poshte tezen e helmimit) dhe ngordhja ka ardhur perpara se te perplasen pertoke. Drejtori i departamentit te ornitologjisei universitetit Cornell hedh hipotezen qe zogjte jane kapur papritur ne gjume nga nje tornado qe i ka çuar lart ne qiell. Pastruesit e trupave te zogjve, duke mos patur informacione te sigurta mbi shkaqet e ngordhjes, preferuan te punonin te veshur nga tuta per mbrojtje ambientale duke e kthyer qytezen ne nje skene filmi fantastiko-shkencor.
Ngjarja e dyte anomale ndodhi ne Ozark, gati 200 km me ne lindje te Beebe, dhe vazhdoi ne ditet ne vijim; kete here viktimat e ngordhejve te pashpjegueshme ishin peshqit e lumit Arkansas.Per gati 30 km perreth Ozark, anet e lumit ishin mbuluar me mijera peshq te ngordhur qe i perkisnin ekskluzivisht llojit “peshk-daulle”; te gjitha llojet e tjera te peshqve nuk u prekennga kjo dukuri.Seleksionimi ekstrem iketyre ngordhjeve perjashton hipotezen e helmimit: ne kete rast nje substance helmimi do te kishte prekur te gjitha llojet dhe jo vetem nje.
Por ja ku kemi pas USA, menjehere rastin e Suedise: ashtu si ne shtetin amerikan, edhe ne jug-lindje te shtetit skandinav u gjeten dhjetra korba te ngordhur ne menyre misterioze ne rrethinat e qytetit te Falkoeping, gati njeqind km larg Goteborg, shpjegoi Christer Olofsson, i mbrojtjes civile lokale, duke shtuar qe rezultatet e analizave ne disa zogj do te zbardhen brenda disa ditesh. Natyrshem qe ngjarja ka shkakruar reagime te ndryshme dhe fantasioze. Arme elektromagnetike qe mund te manipulojne artificialisht klimen mund te jene shkaku i ngordhjeve ne mase sipas komplotistave.  Eshte tashme e provuar qe para me shume se nje dhjetevjeçari U.S Military Industrial Complex ishte ne dijeni dhe perdorte kete teknologji ne eksperimentet e saj.
Ne 1997  Sekretari i Mbrojtjes William Cohen deklaroi se “Te tjere [terroriste] ne njefare eksperimentesh eko-terroriste qe jane ne gjendje te modifikojne klimen, provokojne termete dhe shperthime vullkanesh nepermjet perdorimit te valeve elektromagnetike…Pra ka nje numer te konsiderueshem mendjesh njerezore qe jane tashme ne pune per te kerkuar nje menyre per te sulmuar kombet e tjera… Per fat te keq, eshte gjithçka e vertete, dhe ja perse duhet te intensifikojme perpjektjet tona [kunder terrorizmit]”.
Qeveria amerikane eshte zbuluar sistematikisht te kryeje prova ilegale armesh biologjike ne qiejt amerikane, te cilat kane demtuar dhe vrare jo vetem kafshe por edhe njerez. Por rastet e reja ne Suedi ringjyrosin skenarin, sepse Europa ka rregulla shume me te forta ne fushen e provave dhe eksperimenteve shkencore ne shkalle te gjere.
Episode te tilla nuk jane sidoqofte te reja: «Ne 1896 ngordhen qindra pata, qukapike dhe kanarina ne Baton Rouge (Lousiana), ne 1940 shume zogj rane te ngordhur nga qielli mbi aeroportin e Bakersdale(Lousiana) qe iu desh te mbyllej.
Per shume here, pergjate miliona vjeteve, kemi patur zhdukje ne mase, deri ne nje te treten e llojeve qe njohim sot. Por ka mundesi, per shkak te pershpejtimit te induktuar nga njeriu ne ndryshimet klimaterike dhe ne format e ndryshme te ndotjes se Tokes, sot periudhat e ketyre kataklizmave rrezikojne te behen me te shkurtera, dhe do te gjendemi serish shpesh perballe ketyre dukurive.

Maya: profecite dhe fundi i botes

Sipas shume kerkuesve, kataklizmat qe karakterizuar fundin e Periudhes Maya u shkaktuan nga nje invertim i fushave magnetike tokesore, si pasoje e spostimit te aksit tokesor te rrotullimit.

Ne fakt Toka periodikisht ndikohet nga nje levizje e aksit te saj ne raport me aksin eliptik te sistemit diellor. Kjo do te provokonte skenare apokaliptike, dhe profecite qe parashikojne fundin e botes jane te shumta: ka nga ata qe parashikojne zjarr dhe flake nga qielli, kush termete dhe katastrofa naturale, dikush impaktin e meteoriteve, dikush per luftera berthamore ndaj te cilave rraca njerezore nuk do te mbijetoje ose do te mbijetojne vetem pak qe e meritojne dhe quhen te “rizgjuar”.

Ajo qe u ben pershtypje lexuesve te thjeshte, por dhe atyre me te kulturuar, nuk jane diferencat e profecive nga njera-tjetra, por gjerat qe ato kane te perbashketa. Ne fakt ndodh shume shpesh, qe autore te ndryshem, pa qene ne dijeni te njerit apo tjetrit autor, qe kane jetuar ne epoka te ndryshme dhe ne vende te ndryshme, te pershkruajne skena te njellojta.

Profetet konsideroheshin si udhetare te kohes, kishin dhuntine te shkonin para ne kohe dhe te shikonin ate qe do te ndodhte apo kush do te ishte fati (ose nje nga fatet e mundshme) te historise njerezore.

Shume profeci te famshme pershkruajne njefare katastrofe qe do te bjere ne planetin tone dhe do te lajmerohet nga tre dite erresire ne te gjithe token…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...