Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/27

Bukuroshja ime



Ishim nje cift shume i lumtur. U martuam te rinj, te dashuruar ne njeri tjetrin qysh nga femijeria.Gjithcka na dukej se eshte e jona, madje edhe bota e madhe. Mendonim te gjitha enderrat te na realizohen.
Aq shume kemi dashur njeri tjetrin, saqe ne diten e marteses, pervec kurores se marteses, u besatuam edhe per dicka tjeter. I dhame besen njeri tjetrit, se pa marre parasysh se cka mund te na ndodhe ne jete, te jemi afer njeri tjetrit, madje edhe nese vdes ndonjeri prej nesh, te mos martohet ai qe mbetet gjalle. Ishte nje besatim te cilin ndoshta nuk e ka bere askush.
Kalonim caste shume te lumtura… I kujtoj momentet kur vija nga puna, me dilte bukuroshja ime e zbukuruar, e veshur per hatrin tim, me ate buzeqeshjen e saj, qe kur e shikoja menjehere e gjitha barra e lodhjes me largohej nga trupi im. Isha i lumtur qe Zoti ma dergoi kete engjull njeri, kete bukuroshe te cilen e kuptoja dhe me kuptonte. Pas disa viteve, na lindi edhe femija i pare, vajze. Bukurine tone edhe me shume e shtoi ajo, te cilen e thirrja “me e bukur se nena”. Pas disa viteve na lindi edhe vajza e dyte. Shtepia jone u mbush me gezim e hare. Moti kohe nuk ishte degjuar kenga me e bukur e femise “vaji” ne shtepine tone. O Zot, shpesh te kam falenderuar per keto te mira qe m’ dhe.

Por, gjerat nuk shkojne ashtu si i mendon njeriu. Pas nje kohe, pas te gjitha ketyre te mirave, pasuan ditet e veshtira per mua, per familjen time. Gruan te cilen e doja shume… shuummmee… ahh…
… u semur dhe per nje kohe te shkurter vdiq. Vdiq engjelli im i bukurise, drita e syve te mi, dashuria ime e perhershme… enderra ime, clodhja ime shpirterore. Vdiq nje pjese e zemres sime, iku shume shpejt duke me qendruar vetem ne kujtimet e mia, vetem ne brendine e shpirtit dhe zemres sime.

Me la vetem, m’i la pas vetes dy dritat e syve te mi, te cilat i zevendesuan dy dritat e saj. Shkoi pa i pare per te shkuar ne shkolle, pa e pare shkrimin e tyre te pare “nene”, i la te vetme qe une t’i ngushelloj ne mungese te saj, une te perkujdesem per to, une ti perqafoj ne vend te saj, kur zgjoheshin naten te trembura nga ndonje enderr e keqe, une t’ua fshije lotet pasiqe te lendohen duke luajtur….
O Zot, sa keq e kisha mashtruar veten, vdekjen e saj duke e konsideruar si enderr, i mpire nga humbja e saj, te cilen po e ndjej shpesh edhe sot. Po me kujtohen ende fjalet e saj mu para vdekjes:

- Te lutem, mos e merr parasysh besen qe ia kemi dhene njeri tjetrit. Martohu te lutem e mos m’i le vajzat ne duar te botes. Te lutem …. lutej ajo me lote ne sy duke e duruar dhembjen e madhe qe e kishte pushtuar prej semundjes.
- Jo bukuroshja ime, une nuk do te martohem me. Une do te perkujdesem per to. Dua qe ne parajse te kem vetem ty dhe ti te me kesh mua. Une nuk ta kam dhane besen per ta shkelur ate. Ta kam dhane besen se me ty edhe ne xhennet do te jem, askush nuk mund te me kete mua, pervec teje”… dhe me shperthyen lotet. E perqafova per here te fundit, dhe ajo dha shpirt ne perqafimin tim…. O Zot, sa i rende eshte loti, sa e rende eshte dhembja…. O Zot, o Zot…

Bukuroshe ime, ta dhashe fjalen dhe e mbajta… Vajzat tani jane rrite dhe jane martuar. Sa here qe ka ndodhe dicka me rendesi per to, mendoja me vete sa do te kisha pase deshire qe ti te jesh ketu e ti shohesh. Jane bere bukuroshe, kane vazhduar jeten e tyre. Mundimin me te madh te mungeses tende e ndjeja, kur si te vogla me pyesnin se ku eshte nena. Une u pergjigjesha se tani eshte ne Xhennet, eshte shnderruar ne nje zog te bukur, me ngjyrat me te bukura.
- Babi, e pse vdiq nena?
- Babi, sa mire do te ishte te jete edhe nena ketu, per te na percjelle per te paren here ne shkolle?
Ishin keto pyetje te cilave nuk mund t’u perballoja, lotet me shkonin rreke, shpirti me keputej. Ah bukuroshja ime, sa rende qenka te jetosh i vetem, sa veshtire, sa mund i madh.

Ah, po te ishe ate dite kur u bene nuse. Po t’i kishe pare sa te bukura u bene. Sikur ti.
Ate dite qava shume, qava shume bukuroshja ime, sepse nuk ishe ti per ti percjelle. I percjella pa ty, shkuan duke qare sikur femije, duke te permendur, ne vend qe te gezohen.
Tash jam vetem me Zotin tim, me Ate te i cili gjithhere jam mbeshtetur, kam besuar, i jam lutur, i cili nuk te le kurre vetem. Besa e dhene ishte mu per Te. Dua qe ne Xhennet prap te bashkohemi une dhe ti. Te jemi bashke neper kopshtet e Xhennetit. Le ta dijne te gjithe xhennetlinjte se sa jemi dashur ne kete bote, sa shume e kemi dashur njeri tjetrin. Po e pres edhe une vdekjen, lajmetarin me te mire ne kete dunja, melekun e vdekjes.

O ZOT, ME BASHKO NE ATE DUNJA ME ATE QE E DESHTA E QE ME DESHTI. O ZOT, NA MESHIRO TE DYVE DHE TE GJITHE BESIMTARET TE CILET E KANE DASHTE NJERI TJETRIN PER TY. O ZOT, DUAJI TE GJITHE ATA QE E DUAN NJERI TJETRIN PER TY.
Agim Avdiu

Një mbrëmje që më solli shum vuajtje në jetë


Vështirë është të shkruash për vuajtjet e tua ,kur ato i ke përjetuar gjatë jetës tënde,por edhe duke menduar se ndoshta do të jenë prekëse tek të tjerët ,mirëpo pasi këtë nuk e bëjë për asgjë tjetër vetëm e vetëm që të arrihet kënaqësia e Allahut nuk hezitoj aspak që ti tregoj të gjitha ato që unë përjetova dhe e lus Zotin e Madhërishëm që këto të kenë dobi tek të tjerët.


Tani motër e dashur po filloj të tregoj për një mbrëmje,një mbrëmje që ndryshe mund ta quajmë mbrëmje e maturës ku tashmë është duke u ofruar edhe koha e organizimit të saj ,krahas së cilës mendoja se do të shijoj kënaqësinë time më të madhe gjatë tërë jetës time .
Pra ,si çdo maturant e maturante që u përgatitej për këtë mbrëmje edhe unë bëra një përgatitje përmes së cilës mendoja se do t’i arrija qëllimit tim që ndoshta prej shumë vitesh e kam ëndërruar.

Dëgjo motër ,tashmë dua të tregoj për përgatitjen time që bëra për këtë mbrëmje, përgatitje e cila ndoshta rrallë mund të bëhet tek të tjerët .Po filloj tani që nga veshja ime ku aq shumë shpenzova vetëm për një mbrëmje ..Fustanin që unë e bleva ishte me një çmim prej 235€,këpucët 38€,frizura me grim të fytyrës 25€, të gjitha këto le ti bashkojmë me një çmim ku gjithsej 298€ pa shumen e paguar për mbrëmje .Tani motër e dashur a thua vallë me çfarë qëllimi i bëra të gjitha këto?Të gjitha këto i bëra me një qëllim të caktuar e ky qëllim i imi ishte :të dukem gati më e bukura ,më tërheqëse me një fjalë të mbetem në qendër të vëmendjes.
Por si u shpagua i tërë ky qëllim i imi?

Në momentin kur filluam të hymë ne hotel trupi im filloj të dridhej ku me vete thashë :çfarë po ndodh me mua ,duke hyrë në hotel më dukej vetja si një princeshë ku të gjithë të tjerët po hedhin shikim në mua ,kjo motër vetëm kishte qenë një iluzion për mua .Pasi hynim në hotel të gjithë u ulën njëherë që të pinë nga një pije ,nga ky çast filluan tek unë ngacmimet që më nxitnin të bëjë çmos vetëm e vetëm për ta arritur qëllimin që e kisha më parë dhe mendoja se ky është çasti që me vite e kisha ëndërruar .Nuk kaloi shumë kohë u ngritëm që të vallëzojmë të gjithë së bashku ,në momentin kur duart e mia filluan të preken me shumë duar të meshkujve tjerë tek unë epshet sa vinin edhe rriteshin sa që kalova në atë se nuk dija aspak të kontrolloja vetën time se që çdo gjë që e bëja qoftë mirë apo keq më dukej njësoj .
Pasi kaloi një kohë e gjatë që vallëzuam erdhi koha që të ulemi për të ngrënë mirëpo unë nuk ndieja uri edhe pse fillova që të ngrëj pasi si ushqim i imi kishte qenë arritja e kënaqësisë .
Kaloj koha e ngrënës filloj koha e muzikës së gjallë ku pas pak filluan të vallëzojnë prapë një pjesë ,ndërsa unë për çudi jo ,unë vetëm qëndroja duke i shikuar .Në atë shikim që po i hedhja të gjithëve tek unë filluan të dukeshin gjëra të çoroditura për të tjerët ,kurse për vetën time që kisha vallëzuar më parë mendoja se a e kisha bërë një gjë të tillë .Po ,unë po thuajse më shumë .
Duke pasur një qëndrim të tillë tek unë çdo herë e më shumë filloi të dukej realiteti ,mirëpo nuk kaloi shumë kohë dashi Zoti i Madhërishëm në mendjen time kaluan fjalët e shokut më të mirë të klasës ,ku më parë atë e kisha konsideruar si pengesë ndaj kënaqësive të mia, fjalët e të cilit më ndriçuan mendjen nga errësira dhe dyshimet të shumta.
Dëgjo motër,por tashmë edhe ti vëlla dëgjoi fjalët e një djaloshi që Allahu i Lartësuar i kishte dhuruar dituri e mendjemprehtësi e shumë e shumë cilësi tjera që edhe për mua nuk kishin qenë realitet .Pasi filloi koha e organizimit të mbrëmjes tek ne çdo herë dëgjoheshin zërat dhe preokupimet për përgatitjen e kësaj mbrëmjeje. Papritmas ai vendosi dhe na u drejtua me këto fjalë:”Ju shokë dhe ju shoqe të mia vallahin nuk ju dua për asgjë tjetër vetëm për hir të Allahut dhe ky qëllim më bënë të fortë që t’ia them disa fjalë pa hezituar fare edhe pse do të ju duken ndoshta juve si prekëse duke e konsideruar atë si fyerje ndaj kënaqësive tuaja .

Siç po e dini edhe vet është duke u ofruar një mbrëmje sa një mijë mbrëmje të tjera ku në vete përmban plot vuajtje ,pakënaqësi që ndoshta dikush prej jush do ti vëren më vonë e ndoshta dikush pas hyrjes në të .Dikush pas vuajtjeve që do ti përjeton do të ketë dëshirë ta kthente edhe njëherë atë mbrapa për ti thënë:Lamtumirë se në ty nuk ndiej kënaqësi “,por këtë nuk do të mund të arrij asnjëherë edhe nëse tërë jeta e tij ose e saj shpenzohet në këtë.

Ju kuptojë të gjithëve për arsye siç dëshiroj të ndiej kënaqësi në një gjë ashtu kini dëshirë të ndieni edhe ju kënaqësi, mirëpo kënaqësia ime ndryshon krejtësisht nga ajo e juaja,unë dëshiroj kënaqësinë e Allahut, kurse ju dëshironi kënaqësinë e epsheve tuaja që më vonë ato shuhen dhe juve ju bëjnë që të vuani shumë .Më thotë ndonjëri prej jush se cili ose cila është ajo që doni të shkoni pa pasur
qëllim :zbukurimin ,veshjen të gjitha ekstreme për tu dukur sa më tërheqëse ndaj gjinisë të kundërt,më thoni?Më vjen keq për këtë që po ua them ,por është realitet. Këtë e kuptoj më së miri nga zërat e juaj duke u preokupuar e ky preokupim tregon që ju shkoni vetëm për atë qëllim që e ceka më parë .Për ju kjo është një helm ,helm ky i cili do ti helmon edhe shumë zemra të tjera,ndoshta,ku vështirë për ju do të jetë nëse mundoheni ti shëroni ato.

Njëri prej shokëve që nuk donte te dëgjonte me mllef i drejtohet:Pse ti e dinë se çfarë do të ndodhë sot e nesër .Ky ia kthen ,SUBHANALLAH. Me çfarë butësie e urtësi tashmë i drejtohet ky :Të tashmen dhe të ardhmen e dinë vetëm Allahu i Lartësuar ,kurse ne dimë vetëm atë që dëshiron Ai .

Atë që unë ju them e lus Allahun që të mos jetë prej hamendjes sime, por ajo të jetë prej Kuranit te Tij Fisnik dhe prej synetit të Dërguarit të Tij ..Mirëpo një mënyrë e tillë e organizimit apo edhe e shkuarjes bënë që të jetë rreptësishtë e ndaluar ,kur themi që është e ndaluar, bënë të kuptojmë se mos veprimi i saj sjellë vetëm dobi apo hajr ,mirëpo nëse ndodh e kundërta e veprimit sjellë vetëm ndëshkim ,vuajtje pakënaqësi etj.

Ju mund të bëni çfarë të doni atë për vetën e juaj e keni qoftë mirë apo keq ..Këtë e kuptojmë nga fjalët e Allahut ku thotë:”Nëse bënë mirë ,bënë për vete,nëse bënë keq ,bënë për vete”.Tani në fund nuk dua t;ju them asgjë më shumë vetëm se:“Kujtoni Vdekjen, kujtoni Ringjalljen,kujtoni daljen para Allahut (s.v.t)kujtoni Xhennetin ose Xhehenemin .Ashtu si do vdesësh ashtu do të ringjallesh ,atëherë mendoni një natë të tillë: me muzikë ,me pije dehëse ,me vallëzim ,me lakuriqësinë ku kjo është gjëja më e rrezikshme ,pra mendoni këtë dhe kuptoni se vdekjen e kini më afër se sa damari i qafës që ju rrah .Zgjidhni...”

Prej këtyre fjalëve që na atë moment mu kujtuan fillova të qaja sa që të tjerët më vërejtën dhe mu afruan duke menduar se mos u sëmura apo u helmova nga ushqimi e pijet e ndryshme ,mirëpo sëmundja ime ishte më e rëndë që askush nuk dinte se çfarë kam, edhe pse bënin përpjekje të mëdha .Tani u bëra në qendër të vëmendjes me një qëllim të kundërt .Me padurim prisja të kthehem në shtëpi për tu larguar nga mundimi që kisha po njëherit mezi prisja të shkoja edhe një herë në shkollë për të takuar shokun tim që më kishte dashur pa interes të kësaj bote për të biseduar me të .
Nga ky moment vendi, vendi nuk më nxihej ,ku çdo gjë më dukej e idhët ashtu si helmi ..Fjalët që mundohesha ti them në vete ishin:O Zot mos më merr shpirtin në këtë gjendje”Pas kësaj fillova të mendoja që nëse arrij të shkojë në shtëpi çfarë duhet të bëjë pastaj, ku do të jetë kthimi im ,brenda kësaj mendoja se kthimi im i vetëm duhet të jetë tek Krijuesi im .Të gjitha fjalët e shokut tonë kishin qenë realitet saqë të gjitha u vërtetuan në praktikën e jetës sonë.

Ndodhi ajo që ndodhi tashmë e falënderoj Zotin që më udhëzoi ,më forcoi në rrugën e Tij edhe pse unë për vetën time deklarojsha çdoherë se jam myslimane, por në esencë disa punë që unë i bëra ,e posaçërisht brenda asaj mbrëmje kishin qene të ngjashme me punët e një pabesimtarje(kafire)Nganjëherë kur më kujtohet kjo mbrëmje më vije turp ,që një femër ashtu siç isha unë që pretendojsha se jam myslimane ndërsa trupi im i zhveshur para qindra meshkujsh.
Tashmë edhe unë në fund dua të përcjell një mesazh tek ju motra dhe vëllezër ,ju që ndoshta deklaroni atë që unë deklarova më parë, ndalu dhe mendo pak ,kujto një ditë të madhe ku do të japësh përgjegjësi për çdo gjë që ke bërë qoftë sa grimca e atomit mire apo e keqe nëse është .Këtë, jo vetëm që ta them unë tani ,por këtë e ka thënë Zoti i Madhërishëm në Librin e Tij :”Kush punon mirë apo keq që peshon sa grimca e atomit atë do ta gjejë “atëherë nëse mendon që kjo mbrëmje është gjë shumë e vogël për ty ,por në realitet kjo peshon në peshoren e saj shumë.

Të gjitha këto që i thash mos mendo se dua të humbi kënaqësinë tënde që mendon se do ta gjesh brenda një mbrëmje që këtë mezi e pret ,por dua që të ndalesh e të mendosh se këtë kënaqësi që ti po pret brenda kësaj nate për ty do të jetë me gjemba .Kujto se në atë vend në të cilin nuk përmendet emri i Allahut mund të ndodh se zbret ndëshkimi i Allahut ,ndëshkim nuk kam për qëllim vetëm dridhje tokës apo diç tjetër më e madhe ,për ty mjafton ndëshkimi i Allahut nëse në zemrën tënde ndien pakënaqësi .
Ndalu,mendo,vepro...!

E tëra kjo për ju është realitet nga një motër e juaj që nuk ju donë për asgjë tjetër vetëm, për hir të Allahut.
Kur ta lexosh mundesoja edhe të tjereve ta lexojn ....

Shkruar për shoqën e saj të klasës.
(Kjo ndodhi është e vërtetë)
L.T.
Gjimnazi "Aleksander Xhuvani" Podujevë
www.edukataislame.com


Artikujt e paraqitur në këtë sekcion janë mendime dhe komente personale te autorëve dhe nuk korespondojnë domosdoshmërisht me ate që redaksia e Edukata Islame.Com i din për të vërteta.

Per"Shqip.dk"Shkodrani

2011/02/26

Tregim nga Partizan Cene

Unë i njoh  Ato

Unë i njoh ato
Kishte disa ditë që binte shi . rrugët ishin mbllaçitur dhe larë disa herë , por megjithtë , vazhdonte të mbizotëronte kudo balta .

Ardiani , e pa të udhës që deri te shtëpia të merrte një taksi , paçka se nuk e ndanin as 200 metra deri aty .Turri i mbasdites gjithmonë e lodhte më shumë .Duke ngjitur atë dy tre shkallë deri tëk porta e shtëpisë së ulët pa instiktivishtë orën .Ajo po shkonte 22 :00 .

Megjithse kishte çelsat , shtypi butonin e ziles , dhe priti sa u hap dera . Ishte babai i tij , i cili sapo ishte kthyer si duket nga kafeneja e lagjes , se akoma ishte pa veshur bizhamet. Kur e pa ashtu tek porta , për një çast i erdhi ndër mend një merak që kishte tani e shumë vite më parë ..
I ati i tij, Azemi ishte një trupmadh , që dukej se vetë ky nuk kishte marrë asgjë nga i ai. Kjo pasi vetë Ardiani vinte trup vogël , me gjatësi mesatare , por me konstrukt jo të shëndosh .. Pamvarësishtë kësaj , ai nuk e kishte problem pse nuk kishte lindur kaq i gjatë sa i ati , por shumë herë e brente nga brenda që pse nuk ngjau edhe ai nga raca e babait ..

Me këto mendime krejt spontane , hyri në shtëpi , dhe pa se tavolina e darkës ishte shtruar .. E ëma e tij , Merjemja ishte një grua jo vetëm e thjeshtë por mbi të gjitha edhe shumë e dashur , dhe gjithmonë e sjellshme edhe me Adrianin që ishte djali i saj i vetëm ..
Familja ishte , gjithmonë e saktë në oraret e ngrënies dhe në përgjithësi shumë e rregullt në funksionimin ditor dhe jetësor ..
Azemi , kishte ditur që gjithë jetën , pamvarsishtë se kishte punuar në hekura dhe punëra të rëndomta , e kishte mbajtur , në gjendje të mirë familjen . Atyre pothuaj se ,edhe tani që kishte ndërruar sistemi , nuk u kishte munguar asgjë .. Shtëpine e kishin të tyre , disa të holla për një ditë të keq i kishin , dhe bile po përpiqej , Azemi të bënte një shtesë tjetër në shtëpinë një katshe , se Adriani po rritej dhe tashme 23 vjeç mbase edhe do të martohej ..
Pasi lau duart dhe po i fshinte me peshqirin e varur në koridor jashtë banjës , sytë i shkuan nga televizori .Menjëherë i bëri përshtypje , pse e kishin fikur .Ndaj pyeti të ëmën :
- Mama , pse nuk do ta shikosh telenovelën sonte ??
- Jo të keqen mamaja , jam disi e lodhur , ndaj do shkoj të fle ..Po edhe ti , shtrihu se je për punë nesër , ju përgjigj ajo shpejt , sikur donte të mbaronte diçka ..
- Jo jo unë nuk kam punë nesër , më lajmëruan , ndaj do ti hedh një sy , televizorit ..
- Po shtrihu mor bir , se vajti ora 11 : 00 , je lodhur sot , ndërhyri i ati Azemi , si për të mbështetur të shoqen e tij ..
- Ja për pak , tha Adriani , dhe shkoi tek televizori dhe shtypi butonin ..
- Mos e hap se më dhemb koka , tha përsëri e ëma , Merjemja , duke këmbëngulur akoma ..
Ndërkohë që Adriani po kërkonte telekomandën , televizori u hap dhe në ekran , ishte një emision që e kishte parë edhe herë të tjera . Ishte emisioni ku kërkoheshin dhe gjendeshin njerëzit , e munguar apo të humbur , siç i thoshnin rëndom ..
- Eee e shikoni , për pak harruam moj mama , sonte që ështe e premte ,është emisioni që pamë javën e kaluar, harruat.. ??A ju kujtohen ato dy vajzat e vogla 14 dhe 16 vjeç që , kërkonin vëllain e tyre , ishte shumë prekse , nuk e kishin parë kurrë dhe thoshnin për të fjalët më të mira dhe më të dashura . Shumë më mallëngjyen .., tha me entuziazëm Adriani .
- Mirë biri im , unë do të shkoj të fle , tha Merjemja , shikoje me babanë tënd ..
- Jo moj mama , nuk ke kuriozitet ta marrim vesh , ja mbani qetsi të dëgjojmë ..
Spikerja e emisionit , me mirsjellje i uroi mirseardhjen në emision babait të vajzave , i cili doli disi i ndrojtur , para kamerës , dhe zuri vendin në karrigen përballë spikeres ..
Për një moment , Adrianit ju shpërqëndrua vëmendja , nga një klithmë e mbytur e së ëmës , e cila pshertiu thellë por nën zë , dhe Adriani më shumë e ndjehu ngulçimin e së ëmës , se sa e dëgjoi . Ju afrua dhe e pyeti lehtë , që mos të dëgjonte Azemi , i cili ishte në anën tjetër të sallonit të madh ..
- Çke mos jeni zënë ?? Ti nuk e prish gjakun shumë ? Keni bërë fjalë ?
- Jo jo nuk kemi asgjë , por unë sikur nuk ndihem mirë .
- Mos je sëmurë , tha ai shpejt i alarmuar për shëndetin e mamasë ..
- Jo jo , mos u shqetëso . Ja nga emisioni , që po shikon ti ..
- Pse , kaq gabim i rëndë është që të shikoj edhe unë një emision , tha disi mosbesues djali dhe u largua nga veshi i së ëmës dhe u ngjesh në kolltukun , pak më tutje ..
Merjemja , nuk i dha më udhë fjalëve por , e fiksoi shikimin e saj në ekranin e televizorit ..
Emisioni , vazhdonte , dhe kamera shumë herë , e çonte në profil të plotë dhe plan të afërt , tek babai i vajzave , i cili u përgjigjej pyetjeve të spikeres ..
Adriani u përhumb , në botën e emisionit , që e tërhiqte aq shumë , dhe nuk i vuri veshin më fjalëve të mamasë ..
Duke parë, atij i bëri përshtypje ai burrë , me finesën, konstruktin dhe pamjen e tij ..U habit shumë kur pa se ishte një kopje , më e vjetër e fytyrës dhe trupit të tij ..Pë një çast instiktivishtë hodhi shikimin majtas djathtas , andej nga ishin ulur , të ndarë , kush në kolltuk dhe kush në karrige , babai dhe mamaja .
Pa se mamaja filloi të dridhej dhe në fytyrë i erdhi një verdhëllim shumë i dukshëm .. Menjëherë i tha të atit , dhe shkoi tek guzhina për një gotë ujë ..Kur erdhi , shikon se e ëma shkumonte e tëra nga goja ! Babai ishte në telefon si duket po lajmeronte ndonjë ambulancë ..
Nuk arriti të bënte veprimë të tjera dhe shikon që mamaja po ndërronte fytyrë , nga e verdhe në të zezë ..Vuri veshin në kraharorin e saj , dhe u tmerrua kur nuk dëgjonte asgjë ..
Nga shpresa se mund të ishte i tronditur prandaj nuk dëgjonte , ju afrua të ëmës , dhe filloi ti shtypte forte kraharorin e saj . Shikonte se ajo nuk reagonte. Ndërkohë Azemi , ishte përlotur dhe po turfullonte me të madhe duke sharë nëpër dhëmbë , ambulancën dhe shërbimin e ndihmës që nuk po dukeshin .
Adriani i mori dorën mamasë dhe ndjeu , se ajo ishte e ftohtë . Për herë të parë , i shkoi ndër mend se edhe mund të kishte vdekur .. Thirri njëherë fort : - Mamaaaa , dhe ra mbi trupin e saj , i trobitur dhe i mërzitur në kulm ..
Nuk arriti të shikojë se sa minuta kaluan kur u dëgjua një shurme e afërt makine që frenoi , dhe ra zilja e jashtme .Tek dera që hapi babai , pa dy bluza të bardha .. Mjeku sa e pa dhe e preku me dore ne temth ,mamanë , tundi kokën në shenjë mohimi , dhe tha:
- Më vjen keq , por ...!!!
Adriani gërthiti me të madhe duke rënë edhe njëherë mbi trupin e së ëmës , të cilën po e humbte ashtu papritur dhe pa asnjë paralajmërim ..Ngashrimi ishte , në maksimum dhe ambienti u rëndua shumë ..
...Funerali i u bë ditën tjetër .Të aferm dhe të njohur , mbushën shtëpinë dhe në varreza kishte shumë njerëz .. Familja e tyre ishte dashamirëse me të gjithë ..
Për të edhe era edhe shiu edhe edhe i ftohti , i plotësonin të plotë pamjen e shpirtit të tij brenda thellë , në ngashrim dhe mjerim , për njeriun më të dashur që humbi .
Ditët kalonin zymshëm . Me gjithë mallngjimin dhe mërzitjen që kishte ,pasi varrosi të ëmën , Adrianit nuk i hiqej nga mendja , ai burri që pa në emision.
Shumë pyetje , nuk mund ti linte pa marrë asnjë përgjigje , ndaj vendosi që të bënte diçka .. Por çfar të bënte ?
Atë e mundonite nga brenda ajo që , pse mamaja u mërzit pasi pa atë burrin tek emisioni , dhe pse vetë Adriani i ngjante aq shumë atij burrit ??
Këto mendime , e mundonin shumë dhe shtonin trishtimin e tij për mamanë e dashur , që nuk do ta shikonte më kurrë ..
..... Që nga vdekja e mamasë , tezja e tij Lushi , kishte denjtur pranë tij tërë këto ditë . Kur e pa që servirte kafenë tek disa vizitorë , që kishin ardhur për ngushëllim , i erdhi në mendje , se ajo ndofta mund të dinte diçka ..

...Një ditë , në kohë dreke kur edhe babai nuk ishte në shtëpi , gjeti rastin që të bisedonte me teze Lushin :
- Unë tashmë e shikoj që duhet të të them diçka ,i thotë ajo , por nuk e di sa je gati ti të kuptosh apo të pranosh realitetin , dhe të mundesh të arsyetosh vetë për të gjitha .
- Do të isha shumë i lumtur të dia gjithshka . Mamamnë e kisha nënë , dhe shoqe , por si duket ajo nuk më kishte shok , ndaj nuk më tha asgjë nga ato që e brenin gjithmonë , tha djali dhe shikonte në sy tezën e cila i hiqte mallin e mamamsë , nga mgjashmëria e madhe që kishin ..
Dhe Lushi filloi ti tregoi , ato që ajo dinte apo që i kishte përjetuar bashkë me motreën e saj para shumë viteve të largëta ..
" ....- Mamaja e jote ishte e fejuar me Azemin , filloi tregimi i saj , i shtruar dhe tërheqës për Adrianin ..
Por n jë ditë , ajo u takua , me një shokë lagjeje , me të cilin kishte bërë edhe shkollën fillore . Ky tip i pëlqente që fëmijë Merjemes , por prindërit nuk deshën të marrtohej me të se ai kishte biografi të keqe . Pra kishte një xhaxha të arratisur , dhe familja e tij kishte bërë disa vite internim para se të vinin në qytetin tonë .
Ai shoku i saj ishte trup vogël por shumë simpatik dhe tërheqës .. Me pak fjalë , ajë u drodh sa e pa , dhe menjëherë , siç më ka treguar edhe vetë , u ndez brenda saj zjarri i vjetër i dashurisë që kishte për të .
Nga ana tjetër , fejesa me një njeri që nuk e njihte , me shkijes , dhe pa as më të voglën ndjenjë dashurie , e kishte drobitur të tëren , dhe rastin e shokut e pa me shumë përparësi si mundësi që , të shpëtonte edhe nga fejesa e detyruar , me Azemin ..
Edhe ai shoku i saj , Mandi quhej, tregoi interes , për të .. Kështu që lidhja nuk vonoi , dhe takimet e fshejta u shtuan .
Në një nga këto takime , krevati i dashurisë së tyre , solli një shatzani të pa dëshiruar ..Menjëherë e vuri në dieni edhe atë shokun . Por aty ndodhi edhe zhgënjimi i madh ; Ai nuk i doli për zot fëmijës duke i kërkuar dështimin e fëmijës ..Mirëpo mamaja e jote nuk donte në asnjë mënyrë ..
Kur ishte në ditët e para të muajit të dytë , ajo ja tha këtë ,të ëmës së saj .
Kjo menjëherë ja tha të atit dhe kështu u dha alarmi në shtëpi .. Druri ishte më i shpeshtë se buka dhe përfundimishtë , martesa duhej të bëhej patjetër ..
Azemi , siç edhe ti e di , ishte i ardhur në qytet dhe gjyshi jot, e kishte në ndërmarrjen e ndërtimit ku ishte edhe përgjegjës . Kështu që martesa u bë shpejt , "me urdhër të shefit", dhe Merjemja përfundoi në shtëpinë e Azemit .

Mbas 7 muajsh afërsishtë , linde ti ..

Për Azemin u rregulluan punët , sikur ishte , e sëmurë Merjemja , dhe e lindi para kohe fëmijën ..Nga frika se mos fëmijët e tjerë do ti ngjanin Azemit dhe do të ishin të ndryshëm nga ty , ajo nuk bëri më fëmijë .. Këtë nuk ta shpjegoj dot se si e arriti .. " vazhdonte tregimin rrënqethës , teze Lushi ..Për një çastë edhe ajo pshertiu , dhe piu një gllënkë ujë , pastaj shtoi : ".. Ai shoku i saj , Mandi , mori vesh , rastësishtë , në një aksion për pastrimin e qytetit , që Merjemja , e kishte lindur fëmijën dhe e kishte djalë ..Për çudi , ai nuk u bë më i gjallë kurrë . Një herë rastësishtë , unë mora vesh se e kishin transferuar elektricist në Koman , dhe ndofta kjo ishte arsyeja pse nuk ishte dukur më ...
Si duket ai është martuar , më vonë dhe ka bërë edhe dy vajzat që pamë në emision .." Përfundoi , tregimin e një jete të tëre , për disa minuta tezja e tij e dashur ..

Adriani , e kishte humbur kaq shumë vëmendjen sa , edhe shikimin e kishte tretur larg , nga dritarja , dhe nuk e kuptoi se tezja kishte mbaruar .. Jashtë puhia e rëndë e dimrit që po afronte , dukej sikur donte ta merrte me vete ambietin , edhe ashtu disi të trishteuar dhe dimror , të shpirtit të tij nga brenda ..
Kur tezja mbaroi , e pyeti perzemersishtë ..
- Xhani i tezes , nuk besoj se të merzita më shumë , por duhej që një ditë ti ta dije ..Merjemja , megjithse nuk e kishte harruar , shpresonte se kurrë nuk do të dilte me të gjallë të saj e vërteta , se siç thoshte , nuk do të mund ta përballonte ngarkesën emocionale të asaj që ajo ndihej tëre jetën tënde fajtore ..
- E përse ndihej fajtore ?? pyeti pa ndonjë ide të dytë djali , por në mendje i shkonte gjithmonë ai burri që tani e kuptoi pse ishte shëmbëlltyra e tij , në të ardhmen ..
Jashtë degët e pemve , loznin me erën duke e shpërblyer atë me gjethet e verdhelluara , nga pesha e vjeshtës, të cilat i leshonin mbi kurorën e tyre , si orizi mbi kurorën e nuses ..
".. Unë kam lindur at'her , por tani kuptova se jam bërë burrë " mendoi Adriani , ndërkohë që ato vajzat e vogla , hynë në mendjen e tij nga dritarja e kujtesës, dhe po rrinin bashkë me të , diku aty në një cep të zemrës duke pritur që tu hapë derën e madhe të dashurisë i vëllai, që kurrë nuk e kanë parë dhe nuk e kanë njohur ..

... Unë i njoh ato ,tha Adriani dhe mendonte sa më shpejtë të takohej me ato ,dy ëngjëj që pa i prekur i sillnin ndjenjën e hijësisë .. .. ..


Partizan Cene Tetor 2010 ...

Gazeta C

Derguar nga z.Flori Bruqi.

http://shqip.dk/index.php?option=com_content&view=article&id=4961:tregim-nga-partizan-cene&catid=57:tregime&Itemid=136

Vullnet Mato:Ç’BËRE, O BIR!...


Pas gjashtë orësh udhëtim, dalja nga toka greke dhe hyrja në superstradën Kakavi - Gjirokastër, iu duk Simonit një çlirim shpirtëror i vërtetë.
Nga kjo anë rruga ishte krejt bosh këtë mesnatë dimri dhe flluskat e shiut të ndriçuara nga projektorët e bencit, ngriheshin mbi asfalt si një re e dendur fluturash..

Gruaja e tij, te ndenjësja e prapme flinte gjumin e thellë të lodhjes nga udhëtimi i gjatë dhe i kishte i detyruar të dy babë e bir mos bisedonin me zë. Nga ky shkak, djali student përkrah tij, dremiste nga pak e zgjohej herë pas here, për të mos e lënë të atin ta zinte gjumi.
Teksa xhami i parë rrihej pa pushim nga purtekat e zeza të fshirëseve, që shtynin rrëketë e ujit me zemërim, Simoni, me zë të ulët dhe pa i larguar sytë nga timoni, i pëshpëriti të djalit se po i afroheshin Gjirokastrës.

Ndërkohë Altini mendonte me habi, se i ati kishte vërtetë nerva çeliku. Ai nuk ishte mposhtur nga gjumi për ta ndalur makinën të pushonte diku pas gjithë atyre kilometrave tepër të lodhshme. Ndonëse ishin nisur vonë nga Athina dhe i ati kishte pirë pak atë mbrëmje para ndarjes me miqtë e familjes në Greqi.

Pikërisht në këto çaste, sikur mendimet e Altinit të kishin qenë ndjellakeqe, ndodhi hataja. Burri që kaloi si hije e zezë para bencit, ndanë fshatit Sofratikë, ishte zhdukur nga rruga papritmas. Rrotat e tërbuara e kishin rrufitur si me magnet, për të kaluar sipër tij, si mbi një kufizuese shpejtësie të butë, që e luhati makinën fare pak. Simoni vetëm sa rënkoi një çast dhe pa i thënë të birit asnjë fjalë, vijoi udhëtimin drejt Gjirokastrës, për të mos u zgjuar gjakprishur e shoqja prapa.

- E palose, o babi ! - i tha Altini duke zënë kokë me duar.
- Shëëët!...- i pëshpëriti i ati i tronditur. - Nuk dihet, mbase ka mbetur i plagosur! - Po, ti sus, të mos marrë vesh mami që është me zemër!...
Djali heshti i i tmerruar dhe Simoni po mallkonte brenda vetes fatin e keq, që atë natë skëterre i nxori para rrotave një njeri aq të pakujdesshëm, për t’i prerë rrugën shpejtësisë së tij marramendëse.

Ende pa gdhirë mirë, përshkuan qytetin e fjetur dhe ngjitën kalldrëmin e gurtë te shtëpia e tyre në lagjen Palorto. Gruaja me të birin u shtrinë të bënin gjumin e copëtuar. Por jo Simoni, që bashkë me njeriun, kishte vrarë për vdekje edhe gjumin e tij. Gjatë gjithë kohës risillte në përfytyrim aksidentin vdekjeprurës. Dhe në mendje i vërtitej një gjeratore e frikshme, se çdo të ndodhte pas natës tragjike, kur të dy me viktimën ishin fajtor. Por kryesisht ai njeri i çuditshëm që i preu rrugën marrëzisë së rrotave, në atë orë kur dhe vetë nata po flinte e qullur nën shi...

Të nesërmen në mesditë, mjetet e informimit bënë të ditur se gjatë natës së kaluar ishte aksidentuar me vdekje një gjashtëdhjetepesëvjeçar, te banesat ndanë rrugës së fshatit Sofratikë në aksin Kakavi - Gjirokastër dhe policia hetimore ishte vënë në kërkim për të identifikuar mjetin dhe drejtuesin e tij.

Simoni, mendoi me zemër të ngrirë, se ai nuk mund të ishte i vetmi zog nate që kishte fluturuar nëpër atë rrugë. Në arteriet e degëzuara të saj, zgjatnin dejet prej gome drejt veriut në çdo orë natës, veç Greqisë edhe Saranda me Delvinën. Pra, s’kishte pse hija e dyshimit të binte vetëm mbi të dhe makinën e tij. Ky arsyetim sikur ia zbuti disi frikën që po e mundonte pareshtur.
Kaloi java pa asnjë sinjal të frikshëm dhe Simoni doli për të përcjell të birin te autobusi i Athinës, ku ai vazhdonte studimet për të drejtë ndërkombëtare. Gjatë kthimit, në hyrje të qytetit, policia rrugore i kërkoi dokumentet e makinës dhe papritmas i bllokoi bencin për hetim. Ata i bënë të ditur se nga regjistri i kalimit kufitar në orët e vona, figuronte edhe emri i Simon Ndrekos me bencin e tij me targë të Gjirokastrës.

Megjithatë, nga kontrolli i kujdesshëm i pjesës së poshtme të shasisë së mjetit, nuk u zbulua asnjë gjumë gjaku. Gjithçka ishte fshirë nga gurgullimat e shiut të asaj nate, të shpërndarë fuqishëm nga rrotat dhe nga larja me sprucim të fortë që i kishte bërë ai të nesërmen te lavazhi. Por pas dy ditësh të tjera, ndonëse mendja e autorit të krimit mund të përgjumej nga ky mbulim fakti, vdekja e njeriut rrinte zgjuar derisa të gjendej fajtori.

Simonin e arrestuan dhe e morën në pyetje të rrepta. Ai e kundërshtoi kategorikisht krimin, si në prokurori ashtu edhe në gjykatë, ku nuk kishte përmendur prezencën e të birit në atë udhëtim, për të mos i krijuar Altinit telashe me shkollën. U thirr dëshmitare e shoqja, por dhe ajo u betua disa herë me gjithë shpirt për kokën e djalit të vetëm, se atë natë nuk kishte ndodhur gjë prej gjëje.

Kështu, pas dy seancave gjyqësore, u arrit në përfundimin, se ai mund të lirohej nga paraburgimi për mungesë provash. Por gruaja e vetëdijshme, që vërtetë nuk kishte ndjerë asnjë pipëtimë për krimin, lëshoi padashur nga goja të vërtetën, për të cilën thuhet, se vonon por nuk mungon. Kur u pyet përse kishin qenë në Greqi, përmendja e prurjes së djalit për pushime në shtëpi, bëri që të thirrej në një seancë të tretë edhe Altini nga shteti fqinj.

Gjykata e rrethit gjyqësor të Gjirokastrës e solli atë pikërisht ditën e gjykimit të tretë dhe e nxori përballë të atit që ndodhej brenda kafazit prej hekurash. Altinit iu kërkua të betohej e të nënshkruante se do të tregonte të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Pikërisht, këtë kishin kërkuar prej tij edhe i ati më të ëmën qysh në vegjëli, të tregonte gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Për disa çaste ai heshti paksa i menduar, duke sjellë ndërmend, se gjatë gjithë kohës së kthimit në Greqi nuk i hiqej nga mendja lemeria e asaj nate me njeriun fatkeq, të cilit i kishin marrë jetën. Kufoma e imagjinuar dhe kuja e njerëzve të familjes, i shfaqeshin në gjumë dhe i rëndonin në shpirt, duke e bërë të ndjehej në çdo kohë rob i dhimbjes së fshehur. Më së fundi ai mori guxim dhe foli me sytë nga fytyra e të atit që kishte filluar të zverdhej:

- Të thashë, o babi, që atë natë, se ishe pak me shpejtësi dhe pak kishe pirë, kur u nisëm!...
Simonit iu ngritën qimet e kokës përpjetë nga kjo e papritur e tmerrshme dhe e ëma shqeu sytë mbi të birin.
Kaq ishte dashur, që trupi gjykues të tërhiqej për të caktuar dënimin e vërtetuar nga ky dëshmitar okular tepër i besueshëm. Dymbëdhjetë vjet burg për aksident të rëndë me pasojë vdekjen e viktimës. Seanca përfundimtare u mbyll me një heshtje varri për të gjithë te pranishmit.
Duke zgjatur duart për vënien e prangave brenda kafazit të hekurt, Simoni e shoqëroi të birin me ca sy të llahtarshëm që i pikuan lëng të hidhur, derisa e nxorën nga salla e gjyqit.

- Ç’bëre, o bir? - mundi t’i thotë e ëma e tmerruar ende pa dalë nga dera e gjykatës.
Altini psherëtiu një çast me dhimbje dhe më pas u gjegj me trishtim:
- Babi është gjallë dhe atje brenda do hajë një pjatë supë, moj nënë, po ai i mjeri që do hajë dhé derisa të tretet nën tokë!?

- Për një fjalë goje, le në burg babanë tënd, që të kishte si syrin e vetëm!
- Po të kisha gënjyer, babi do lirohej, po do mbeteshin të burgosur përjetë të tre shpirtrat tanë. Kështu shkon haka tek i zoti dhe secili nga ne e ka shpirtin të lirë, moj nënë!...

E zhveshur në krahët e një femre: Zbulohen fotot provokuese të modeles shqiptare superseksi, Liberta


“E para, duhet të lindësh si Liberta Spahiu. E dyta, të jesh simpatike, e ëmbël dhe plot finesë. E treta...më mirë lëre fare këtë punë sepse përjetësisht e bukur si Libi ndodh njëherë në një milion!”
Këto janë disa nga komentet që bëhen në forume të ndryshme për një nga top modelet më të famshme të Kosovës, Liberta Spahiu. Komentet vazhdojnë kështu:
“Pista sado e thjeshtë të jetë, duket aq e veçantë kur mban mbi vete një yll që shndrit. Kryqëzimi i këmbëve dhe çdo lëvizje e saj duket aq e përkryer. Po ashtu çdo rrobë e prerë në trupin e saj duket tamam si një vepër arti. Një përqendrim bukurie që të shkakton "dridhje"... padyshim sizmografët do të mund të regjistronin ndonjë gradë Richter! Dhe stilistët nuk e çojnë fare ndërmend se mund "të humbasin betejën", të kryejnë një sfilatë të dështuar. Sepse është ajo...Liberta!”

E lindur më 04.01.1985 në Prishtinë, në moshën 15- vjeçare fillimisht u shfaq në Kosova New Face 2000 me një mori fotosh të realizuara nga fotografi Fadil Berisha. Që nga ajo kohë Liberta u ngjit shkallëve të botës së modës duke qëndruar gjithmonë në krye si një hyjneshë në fron. Iu deshën 15 vjet Kosovës për të pasur një supermodele që do ta prezantonte atë denjësisht në fushën e modës.
Me një fizik të Libertës mund të kesh luksin të veshësh rrobat më elegante të Botës! Gjatësia 172 cm dhe pesha 52 kg, e bëjnë atë një modele perfekte. Në internet qarkullojnë foto të panumërta të modeles së njohur nga Kosova, kryesisht në pasarela, por ne kemi arritur të sigurojmë disa të tjera pak më të veçanta, të cilat mesa duket Liberta i ka bërë në një moment të caktuar, por më vonë është penduar dhe është kujdesur që ato të hiqen nga qarkullimi. Në pamundësi për ta realizuar këtë, ato vijojnë të publikohen në disa site shqiptare dhe ne nuk i rezistuam dot tundimit dhe i publikuam.
Aty modelja paraqitet në pozicione shumë seksi, fare e zhveshur, ku vetëm një çarçaf i bardhë nuk të lejon të shohësh zonat e ndalu-ara, por kësaj here ajo ka preferuar që të pozojë me një vajzë tjetër duke i bërë fotot akoma edhe më intriguese. Fotot siç e shikoni janë shumë të nxehta dhe pozicionet e vajzave, shumë provokuese. Liberta është një femër shumë e pëlqyer në Kosovë. Ja si vijojnë komentet për të: “Një femër si Libi vështirë të mos ngacmojë syrin. Kjo gjë sjell kthim kokash, komente ndoshta edhe ziliqare në bisedat e femrave, e njëfarë krenarie të çdo mashkulli që do të ulej në tavolinë me të, qoftë edhe për një çështje pune.
Kaq! Gjithmonë, ama gjithmonë super-trendy! Çdoherë në formë, çdoherë me stil dhe me ato buzët e kuqe flakë gjithnjë të duket sikur kukulla është gati për 'party'. Arsyeja e vetme që ajo mund t'i ketë shpëtuar syrit është sepse pamja e saj ndryshon nga fotoja në foto deri te detajet. Diku ajo shfaqet e ëmbël dhe engjëllore, diku një zonjë e klasit të lartë, e diku tjetër një "femme fatale" me një vështrim intimidues. Kaq e veçantë, Berta sot për sot është njëra ndër modelet shqiptare më të kërkuara.”


Liberta: “Çdo foto, edhe nudo është thjesht art”
Ja si është shprehur modelja në një intervistë për mediat kosovare:
Si arrini të jeni gjithmonë në topformë, pasi dihet që modelet duhet të kenë linja perfekte të trupit?
Kam kujdes në ushqim, merrem me fitnes kur kam kohë, por nuk preferoj dieta.
Keni marrë pjesë edhe nëpër spektakle bukurie, do veçoni ndonjë që u ka lënë më shumë mbresa?

Po është e vërtetë që kam marrë pjesë edhe nëpër spektakle të bukurisë, edhe pse më shumë preferoj fotografimin dhe sfilatat, por do kisha veçuar pjesëmarrjen time në “Miss Bikini of the World 2002” në Maltë ku arrita të marr çmimin “Miss Press”.
Është e vështirë të jesh modele në Kosovë, pasi dihet që numri i tyre dita-ditës po rritet?

Për disa arsye është vështirë të jesh modele në Kosovë, sa i përket rritjes së numrit të tyre, janë të pakta ato që kanë pasur ndonjë arritje. Konkurrencës nuk i frigohem aspak, s’kam me çka të mbrohem, pamja flet vetë.
Ju pëlqen të fotografoheni nudo, do kishit pranuar një gjë të tillë?
Fotografimi në përgjithësi qoftë edhe ai nudo mendoj se është art.
Bën pjesë dikush në zemrën e Libertës? Ka thyer akullin ndonjë djalosh?
Hahaha, jo krejt akullin, por vetëm gjysmën.

Vajza e një milion klikimeve


Është njëra prej këngëtarëve më të reja në Kosovë. Por, për një vit ajo ka një milion klikime nëpër këngët e saj. Edhe në Facebook nuk i mungojnë fansat. Dafina Rexhepi flet për SH2 për planet e saj këtë vit.




Ku jeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë?
Momentalisht jam në Stuttgart të Gjermanisë, ku dhe jetoj. Jam e angazhuar me shkollën dhe me orë të solokëndimit.
Ku dhe si e keni pritur Vitin e Ri 2011? A mendoni se do të jetë për ju po aq i suksesshëm sa dhe viti që lamë pas?
Vitin e Ri e kam pritur në Gjakovë, pasi isha në një nga koncertet që kisha për këtë fundvit. Kalova shumë mirë! Viti që lamë pas ishte shumë i suksesshëm për mua, ndërsa këtë vit do të punoj edhe më shumë që të tejkaloj suksesin e vitit të kaluar.
Nëpër festivale e televizione muzikore, përditë po shohim të debutojnë këngëtarë të rinj, por këngët e juaja kanë pasur sukses. Cila mendoni se ka qenë arsyeja e këtij suksesi?
Arsyeja e këtij suksesi është që kam punuar shumë dhe gjithmonë jam munduar që të jem e thjeshtë dhe të qëndroj me këmbë në tokë, e po ashtu të jem korrekte ndaj fansave të mi që më kanë mbështetur gjithmonë dhe që i dua shumë, se pa ta nuk do të isha kjo që jam.
Por, ju keni kaluar edhe disa këngëtarë që janë për një kohë të gjatë në estradën kosovare...
Kjo në një formë tregon se kemi punuar mirë gjatë vitit të kaluar. Numri i vizitorëve është juria më e mirë e një pune.
Në albumin tuaj, ju keni bashkëpunuar me shumë artistë. A do të vazhdojnë bashkëpunimet dhe për këtë vit e nëse po, a mund të na tregoni diçka më konkrete?
Mendoj që do të ketë bashkëpunime, mirëpo asgjë nuk është konkrete, pasi as vetë nuk kemi vendosur. Idetë janë, lista është dhe duhet vetëm një përcaktim që do të vijë së shpejti. Sigurisht që jemi në pritje të këngës dhe videoklipit tuaj më të ri.
A mund të na tregoni se kur do të kemi rastin që t’i shikojmë, pra kur do të publikohen ato?
Mendoj që së shpejti do të keni mundësinë të shihni këngën që është ende duke u realizuar. Keni rreth tërë vitin që mbani koncerte nëpër Europë. Keni udhëtuar në shumë shtete dhe keni përballuar një publik të ndryshëm nga vendi në vend.
Cili ka qenë momenti më i veçantë, apo nëse mundeni të na tregoni ndonjë histori nga këto koncerte?
Pothuajse në të gjitha koncertet befasia kryesore ishte numri i madh i njerëzve. Kam kaluar mirë kudo që jam ngjitur në skenë. Publiku më ka pritur mirë dhe kjo më ka dhënë forcë gjithnjë. Histori të veçantë nuk ka pasur. Ishin të gjitha të suksesshme.
Teksa videoklipet shqiptare, po mbushen me këngëtare të veshura seksi dhe me pamje agresive, ju keni kaluar në rrymë të kundërt dhe po prezantoheni me imazhin e një vajze të ëmbël dhe sa më pranë normales.
Si ka funksionuar ky imazh për ju?
Secili ka shijen e vet. Unë nuk jam kopja e askujt. Nëse veshja e dikujt ka funksionuar tek ato, nuk do të thotë që do të funksionojë apo përshtatet edhe tek unë. Mundohem të jem në përputhje me kohën, por gjithnjë sipas natyrës sime.
E, së fundmi… sapo janë mbajtur çmimet “Grammy Awards”. Nëse do të ishte në dorën tuaj, cilat këngëtare do të vlerësonit me çmime?
Me qejf do të bëja tifo për Jennifer Lopezin, por albumin e vitit kam mendimin për Beyonce Knowles, ndërsa këngëtare të vitit do të shpallja Lady Gagën.

Poeti Remzi Basha botohet në anglisht

Është botuar në Amerikë libri me poezi, Zjarri në duart e mija ( Fire in my hands), i poetit dhe veprimtarit Remzi Basha, që jeton në Suedi, autor ky i cili njëherësh anëtar i shoqatës së shkrimtarëve në këtë vend nordik.
Libri është përkthyer nga Peter Tase dhe është botuar nga Lulu Enterpress, duke u bërë i mundshëm nga Piro Tase, përfaqësues për botime.
Poezia e Bashës vjen në anglisht me një ritëm të fuqishëm patriotik, ku theksohen hovshëm momente të kombit dhe gjallimit të tij, të cilat ky autori i këndon fuqishëm . Kjo poezi, në këtë formë, ofron para lexuesit amerikan ndjenjat dhe perceptimet e poetit për jetën në robëri, për jetën në emigrim, për këto tema të mëdha të poezisë së tij, tema këto të trajtuara me hovet e shpirtit të një njeriu që do atdheun dhe poezinë.
Ky libri është vënë në qarkullim edhe nga rrjeti gjigant botëror Amazon.

Luigj Shkodrani

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...