Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/01

Vdes ‘Emmy’, ishte në koma, pranga biznesmenit kosovar









Zemra e këngëtares Elsina Hidersha e njohur me emrin e artit “Emmy” është ndalur së rrahuri sot paradite në Spitalin Ushtarak në Tiranë. 22 vjecara nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë nga një përplasje me makinë, në orët e vona të së shtunës në të dalë të një pubi në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë. 


E reja ndodhej në koma dhe mjekët kishin deklaruar se lëndimet në tru ishin shume te renda dhe vetëm një mrekulli mund ta shpëtonte. Policia ka arrestuar si autor biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi, 44 vjec, pasi akuzohet se është autor i plagosjes së qëllimshme të këngëtares së re. 

Elsina Idershai 22-vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: ‘Let it play’, ‘Pse të dua ty’ ‘Rastësisht u pamë’, ‘A ma jep’, etj. 

Exclusive: Regjistrimi shtyhet per shtator ose nentor‏

Shkup, 28 shkurt – Burime qeveritare të portalit “Zhurnal”, pohojnë se regjistrimi i popullsisë përfundimisht do të shtyhet për në vjeshtë. Një vendim të tillë pritet ta marrë qeveria në mbledhjen që do të mbahet gjatë ditës së martë, ndërsa muajt më të mundshëm për mbajtjen e regjistrimit do të jenë shtatori ose tetori.

Një vendim i tillë do të merret duke pasur parasysh zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të pritet të mbahen në Maqedoni gjatë muajit maj. Në fakt, duke pasur parasysh situatën aktuale dhe paralajmërimet për mbajtje të parakohshme, atëherë pritet që regjistrimin e vitit 2011 ta organizojë qeveria e re e cila do të dalë pas këtyre zgjedhjeve të parakohshme.

Nuk dihet ende se çfarë do të bëhet me vendimet të cilat i ka marrë Komisioni Shtetëror i Regjistrimit gjatë periudhës kur në këtë komision nuk bënin pjesë përfaqësuesit shqiptarë dhe ata turq, të cilët bojkotuan punën e KSHR-së. Për këto vendime priten të merren vendime tjera plotësuese të cilat do të sqarojnë saktë për punën e deritanishme.

Regjistrimi ishte planifikuar që të mbahej nga 1-15 prill 2011, por që nga njoftimi i tij kishte pakënaqësi për mënyrën dhe kohën e regjistrimit. Shtyrja e regjistrimit nuk është në risi në rajon, pasi një gjë të tillë më parë e ka bërë Serbia dhe së fundmi edhe Shqipëria, ku pritet të mbahen zgjedhjet lokale.

 / ZHURNAL /

Konsullata e Kosovës në New York dha pritje me rastin e tre vjetorit të Pavarësisë së Kosovës


Nga Keze Kozeta Zylo





Në daten 23 Shkurt Konsullata e Kosovës në New York dha një pritje për shqiptarët e Diasporës dhe trupin dipllomatik me rastin e tre vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Bashkëkombasit tanë më së shumti të veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, ku dominonte bluja, apo dhe me ngjyrat e Flamurit Kombëtar kuq e zi, e bënte dhe më festive dhe më gjallëruese mjedisin ku u organizua kjo mbrëmje festive.

Në hyrje të sallës iu uronin mirëseardhjen pjesëmarrësve, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York , znj.Arta Rama dhe Konuslli z.Fatmir Zajmi.

Të gjithë pjesëmarrësit me fytyra të gëzuara i uronin njeri-tjetrit: “Gëzuar festën e Pavarësisë së Kosovës”! Ishte një ditë e shumëpritur për të gjithë shqiptarët, të cilët për një shekull me radhë derdhën gjakun e kuq për të fituar Pavarësinë e Kosovës martire.

Shumë amerikanë, kongresistë, këshilltarë, kontribues të shumtë të çështjes së Kosovës kishin ardhur për të marrë pjesë ne këtë ditë ceremoniale.

Midis miqve amerikanë do të shikoje patriotin zemërzjarrtë z.Esad Rizai së bashku me prof.Haxhi Berishën duke biseduar me avokatin profesionist z.Kaufman, i cili ka shërbyer

në bordin e Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, ku u ka siguruar atyre ligjërisht përfaqësimin ligjor. Z.Stephen B.Kaufman pasi na uroi festën e Pavarësisë foli me shumë dashuri për popullin tonë, kombin, por nga ana tjeter këshilla e tij për situatën jo fort të kënaqshme në Shqiperi ishte që: “Stop shouting at each-other” që do të thotë ndaloni të luftoni me njeri-tjetrin…

Vetëm sikur kjo këshillë e tij të dëgjohet sigurisht dhe problemet e shumta do të jenë dhe më të pakta dhe më të thjeshta për t’u zgjidhur…

Fjalën e përshëndetjes e ka mbajtur znj.Arta Rama e cila iu uroi të gjithë pjesëmarrësve: “Gëzuar festën e Pavarësisë dhe qofshim gjithmonë të bashkuar”!

Nëpërmjet fjalës së saj elekuente ajo ka sjellë një histori të shkurtër të përpjekjeve titanike të popullit të Kosovës për Pavarësinë e saj, por njëkohësisht ka falënderuar miken e madhe të shqiptarëve, Amerikën, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës nga barbarët serbë, dhe për këtë Kosova dhe Shqipëria do t’i jenë për jetë mirënjohëse. Shteti i Kosovës vazhdoi Konsullja eshte njohur nga 75 vende te botes dhe mbi 100 vende e kanë suportuar Kosovën si anëtare të Fondit Monetar tregëtar dhe të Bankës Botërore.

Njëkohësisht ajo foli dhe për Parlamentin e ri dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës nga ky Parlament. Parlamenti i Kosovës po punon me të gjitha përpjekjet që ta integrojë vendin në Unionin Europian. Fjala e saj u përshëndet me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.

Pas fjalës së Konsulles së Pergjithshme znj.Arta Rama, fjalën e ka marrë kongresisti z.Eliot Engel.

Zoti Engel është nje mik i madh i shqiptarëve, ai ka një vend të veçantë në kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për Kosovën së bashku me miqtë e tjerë të popullit tonë.

Ai tha se Dita e Pavarësisë së Kosovës përkon me ditëlindjen time, kështuqë sa herë që festoj ditëlindjen kujtoj Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një ditë e dashur për mua dhe gjithë miqtë tanë të përbashkët.

Fjala e tij e zjarrtë dhe plot dashuri për popullin tonë rrëmbeu zemrat e pjesëmarrësve, perfaqësusëve të shoqatave të ndryshme, si z.Gjon Bucaj, kryetari i shoqates “Vatra”, z.Esad Rizai, dipllomatë të huaj dhe të vendit si: Ambasadori shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara z.Ferit Hoxha, z.Dritan Mishto apo dhe personalitete të tjera të shquara si Avokati i mirënjohur z.Sabri Gjoni, botuesi i gazetës “Illyria” z.Vehbi Bajrami, të cilët e përcillnin me duartrokijte fjalimin e tij.

Kjo ceremoni zyrtare do të transmetohet nga TV “Alba Life” së bashku me intervistat e kongresistit z.Eliot Engel, z.Stephen B. Kaufman, Harry Bajraktari, Ismer Mjeku, prof.Haxhi Berisha, z.Esad Rizai dhe Konusulles së Përgjithshme znj.Arta Rama dhënë për këtë Televizion.



Manhattan, 23 Shkurt, 2011

PERGJIGJE FLORI BRUQIT

Go to fullsize image

Shkrimtari V.Mato


Monday, 28 February, 2011 5:30

From:"Vullnet Mato"

To:floribruqi@yahoo.com


I dashur FLORI, kam kohe qe kam ndjere se te kam mik per koke!. Dhe kjo e ka shpjegimin, sepse jo vetem jemi te dy te nje kalibri letrar, por sepse kemi vuajtur e care ne jete neper veshtiresi te perbashketa, ndonese ne terrene te ndryshem. 


Ndjehem tejet i nderuar qe krijimtaria ime vleresohet e publikohet here pes here nga ju, sidomos ne trevat elektronike te Kosoves, per te cilen me qan zemra dhe njeheresh gezoj, kur kujtoj vuajtjet e atij poplli martir qe doli nga erresira sllave ne drite dhe sot ka mundesi te njihet gjeresisht me artin letrar te teresise se kombit shqiptar.


 Dhe per kete merita eshte kryesisht e juaja, i dashur mik! Prandaj ju pergezoj dhe ju uroj mbaresi ne krijimtarine tuaj dhe qofte levduar kudo kotributi patriotik qe jepni per ceshtjen tone te perbashket.


Perqafime vellazerore 


Villnet Mato

2011/02/28

Gruaja dhe të drejtat e saj


            
Nga Mimoza Dajçi

Ballafaqimi me realitetin e panjohur në emigracion, veçanerisht tek femrat, solli në Bronx pak ditë më parë një organizatë që do të trajtojë specifikisht problemet e gruas, në familje, shoqëri e institucione punësimi, si dhe do të vlerësojë figurën e saj pasi shumë prej tyre kanë arritur të adaptohen pozitivisht në jetën amerikane.
Sigurisht shoqatat janë grupime të pavarura - jo fitim prurëse, por mënyra e menaxhimit tregon edhe profilin e punës së tyre. Pavarësisht se kush është inisiator në themelim, i njohur i panjohur, apo individ që nuk ka experiencë në “vepra të mëdha” pasi askush nuk lind me emër, por ditët më pas rregjistrojnë emrin e tij/ saj, apo organizatën që do të drejtojë.
Një nga pikat kryesore që mbështet kjo organizatë është integrimi i gruas shqiptare  në diasporë, përkrahja e gruas ish të burgosur, internuar e persekutuar politike në Shqipëri, e në të gjitha trojet shqiptare, kujdesi e mbrojtja e femrës së masakruar e traumatizuar në Kosovë nga dhuna e makinerisë serbe, të drejtat e mohuara të gruas çame, e njohja e masakrave ushturar padrejtësisht mbi ato nga qeveria greke, të drejtat e gruas në Mal të Zi, Maqedoni, etj. Pra në përgjithësi është një grupim që me anëtaret e saj ka si mision të transmetojë tolerancë e mirëkuptim në jetën shqiptare në SHBA, e në të gjitha trojet tona.   
Por edhe pse pak kohë ka që është krijuar, “Hope & Peace” ka gjetur shtrirje në komunitetin e gjerë në Bronx, si dhe po përkrahet nga distrikti i Bronxit dhe Institucioneve të tjera amerikane, si shtetërorë ashtu edhe jo qeveritarë. Takimet mes personaliteteve amerikane kanë qenë shumë të suksesshme e frytdhënëse, ato janë mbështetur konkretisht nga Presidenti i Distriktit të Zonës 49 –të në Bronx Z. Joseph Thompson, Zyra e Përfaqësisë së Bashkisë së New York - ut Z. James Vacca, Drejtori i Distriktit të Bordit 11- të në Bronx Z. Jeremy Wierneke, Konsullja e Republikës së Kosovës Znj. Arta Rama, Kapiteni i Policisë Z. Kevin Nicholson, avokati i njohur e mik i shqiptarëve Z. Stiven Kaufman,  Senatorja Ruth Hassell Thompson, Senatori Jeff Klein, Lideri demokrta i distriktit nr. 80 në Bronx Z. Kenny  Agosto, Qendra për Drejtësi Familjare, si dhe shumë  individë e personalitete të shoqërisë sonë në diasporë.
Duke vënë në plan të parë interesat kombëtare e patriotike edhe në bisedimet me Senatoren        e Shtetit të New York-ut Ruth Hassell Thompson është kërkuar si nga drejtueset e shoqatës ashtu edhe Znj, Arta Rama që të krijohet mundësia për t’u zhvilluar një Séancë Dëgjimore në Kongresin Amerikan në mbrojtje të femrës shqiptare të masakruar e traumatizuar nga dhuna e makinerisë serbe gjatë luftës, si dhe hapja e një Qendre Shqiptare në Bronx për Komunitetin. Aty u paraqitën fakte e dokumenta reale, foto e pasazhe të qarta të luftës në Kosovë, ku në disa nga këto foto ishte edhe veprimtarja e palodhur misioneria e paqes Znj. Rita Saliu, dëshmimtare okulare e luftës së përgjakshme mbi popullsinë e pafajshme në Kosovë.
Qëllimi i ndaljes në këtë çështje kaq të mprehtë e delikate është sepse se si pasojë e asaj lufte makabër numërohen sot mbi 20. 000 raste të gruas e vajzës shqiptare të dhunuar, një pjesë e të cilave janë nën kujdesin e organizatave të ndryshme jo qeveritare, por që akoma kërkojnë vëmendje më shumë nga Qeveria e Institucionet Ndërkombëtarë. Serbia, kjo monstër e pangopur krimesh shekullor, pasi humbi shansin e saj edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës vazhdimisht është duke ngritur e hedhur akuza të pabaza mbi UÇK – në e popullsinë e pambrojtur atje, ndërkohë që edhe serbi Dobrica Cosiq po kërkon Çmimin Nobël për Paqe në botë.
Senatorja Thompson është një nga politikanet e suksesshme në jetën sociale e politike të vendit, ajo ka dhënë një ndihmesë të madhe për shëndetin publik, si dhe është gjithashtu inisiatore e hartimit të ligjit për të drejtat e gruas, dhunës në familje, të drejtave civile, si dhe autore e Raportit 2009 - 2010 për Senatin e New York – ut, ku shkruhet - kundra krimit të çdo dhune, si dhe mbi mbrojtjen ligjore të viktimës. Vizitën e komunitetit tonë pranë Selisë së saj, ajo e quajti mjaft të vlefshme, dhe tha se kontaktet mes palësh janë mëse të domosdoshme dhe premtuese për të ardhmen. 
Gjithashtu ne takimin me Senatoren Thompson u fol edhe për punën e suksesshme të diplomacisë së Republikës së Kosovës në SHBA, si për Ambasadorin në Washington, D.C, Z. Avi Spahiu ashtu edhe për Konsullen e Përgjithshme në New York Znj. Arta Rama. Arritja e njohjes së Pavarësisë nga 75 vende të botës sigurisht vjen edhe nga puna e mirë dhe e kujdesshme e tyre. 
Kontaktet e bisedat me personalitet politike e shoqërore amerikane të këtij grupimi jo qeveritar janë inisiativa që kontribojnë në rikthimin e të drejtës ndërkombëtare, pasi publikimi i këtyre fakteve do të dëshmojë për krimet që kanë përjetuar shqiptarët gjatë luftës. Disa nga viktimat “gang rape” kanë qenë dëshmimtare në tribunalin e Hagës, prandaj edhe krimet seksuale duhet të trajtohen si ndjekje penale. Kjo është vërtetë një temë shumë e ndjeshme duke u nisur edhe nga konteksti ynë kulturor, por si proçes ka në përfundim të tij njohjen publike të këtyre femrave si pjesë e rëndësishme e arritjes së drejtësisë tranzicionale në një vend pas lufte. 
Kohë e pritje për bisedime për këtë grupim të ri rezervoi edhe Senatori Jeff klein, i cilii e vlerësoi shumë këtë nismë dhe e quajti si një domosdoshmëri për jetën e vendit në komunitet. Ai i la hapur takimet edhe për ditën në vazhdim, e premtoi për gjetjen e një ambjenti ku do të shfrytëzohen për zyra për “Hope & Peace”. Vlen për tu përmendur suporti e pjesëmarrja akvitve në këto takime edhe e    bisnesmenit e veprimtarit të njohur në komunitet Z. Mark Gjonaj.
***
Takim tjetër i rëndsishëm ka qenë edhe vizita në Qendrën për Drejtësi Familjare, e para qendër kjo në Bronx që lufton violencën në familje (New York City Family Justice Center) operon rregullisht, dhe është direkt nën kujdesin e plotë të Bashkisë së New York-ut, e Majorit Michael R. Bloomberg.
Sipas Drejtoreshës Ekzekutive të kësaj qendre Znj. Rachele Abrahami aty ofrohen shërbime të ndryshme ligjore falas në të gjithë gjuhët e botës, si dhe suportohet viktima për të gjitha nevojat që asaj apo atij i paraqiten. Ndihma që ofron kjo qendër konsiston në përfshirjen e ngacmimeve e provokimeve seksuale në punë, rrugë apo shoqëri, dhuna nga bashkëshorti në familje, diskriminimi në punë, apo shoqëri etj.
Një nga arsyet që u zhvillua kontakti me këtë qendër, ishin rastet flagrante të dhunës që kanë ndodhur në familjet shqiptare nga bashkëshorti në familje. Si vrasjet me paramendim, apo dhuna e ushtruar mbi gruan në mënyrë të vazhdueshme. Ku vetëm pak ditë më parë në gjykatën e Bronx-it M. S u dënua me 14 vjet heqje lirie, bashkëshorti i M. S, i cili në gjendje alkoli e kishte goditur atë disa herë me thikë për t’i marrë jetën. Për këtë ngjarje të rëndë në familjet shqiptare ka shkruajtur edhe gazeta amerikane “Daily News”.
Raste të tjera dhune e të përsëritura kemi patur në Bronx edhe në disa familje të tjera shqiptare, p.sh tek gratë me inicialet V. F, L. M, dhe M. D, K. P, e të tjera që nuk pranojnë të identifikohen e që kanë qenë viktima të dhunës nga bashkëshortët e tyre, e në kushte të vështira kanë mundur t’i shpëtojnë kthetrave të tyre vdekjeprurëse vetëm nga ndërhyrja e shpejtë e policisë amerikane. Raste dhune kemi edhe nëpër familje të tjera të komunitetit, e  numri i tyre sa vjen e rritet, por që akoma nuk është identifikuar e shpallur zyrtarisht violenca e tyre. Shkaqet e mos denocimit janë nga më të ndryshmet, duke filluar me frikën se burri i kërcënon me jetën, si dhe mentaliteti shqiptar i turpit. Por atyre për të shpëtur veten e fëmijët nga dhuna e vdekja duhet pa tjetër që të marrin kontakte të drejtë për drejta me Qendrën për Drejtësi Familjare në Bronx, si dhe me organizatën e gruas shqiptare “Hope & Peace” që sapo ka filluar të ushtrojë veprimtarinë e saj në mbështetje e përkrahje edhe të gruas së dhunuar. Këto dy institucione ndihme janë gati t’i ofrojnë atyre ndihmesën e duhur, që ato mos të ndihen vetëm, por të mbrojtura nga ligji, shteti, policia e shoqëria civile që vepron në komunitet.
Po sipas Znj. Abrahami viktima duhet t’i shmanget një gjendje të rrezikshme emocionale; e duhet menjëherë të njoftojë policinë në numrat, 911, ose 311. Të mësojë fëmijët se si mund të njoftojnë policinë në numrat e mësipërm, e të largohet bashkë me ta sa më parë që të jetë e mundur.
Por mënyra më e mirë për shpëtim është ndërgjegjësimi i gruas për të denocuar dhunën, edhe pse deri më sot kemi këto shifra, ku nuk mund të përjashtojmë edhe rastet e mëparshme që kanë përfunduar me vdekje tragjike në sy të fëmijëve, kjo përsëri është një shifër tronditëse e duhet marrë në konsideratë e në mbrojte të menjëhershme. Gratë duke patur turp e frikë për të denoncuar dhunën që i shoqi ushtron mbi ato, flet vërtetë për mentalitetin e ulët e të trashëguar të vendit tonë mbi emancipimin e gruas, por tregon më së miri shpirtin e sakrificës së nënës shqiptare për të ruajtur familjen të shenjtë e të shtrenjtë e të bashkaur. Por kur këto lloj sakrificash e akte zemërgjerësie nuk vlerësohen reciprokisht edhe nga pala tjatër atëherë duhet pa tjetër të bëhet denoncimi i tyre.
Duke i u referuar edhe fakteve në Shqipëri vemë re se dhuna atje është çdo ditë e në rritje, ku pas një bashkëpunimi të Institutit të Statistikave dhe USAID-it shifrat tregojnë se në çdo tre gra një rrihet në mënyrë mizore nga bashkëshorti. Por megjithatë atje diçka ka filluar të lëvizë për mirë, ku shumë nga ato po ndërgjegjësohen e po flasin për shqetësimet e tyre madhore në familje. Pra edhe gratë shqiptare në diasporë duhet të ndërgjegjësohen e të kuptojnë, se ato mbrohen nga ligjet e forta amerikane, e shoqëria civile me të cilat ato duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm. Ato nuk duhet të kyçin brenda vetes e mureve të shtëpisë dhunën e padrejtë që ushtrohet mbi to, e bashkëshorti duhet të mësojë se ato nuk janë kafshët apo skllavet e tyre. Pra gruaja duhet të flasë më parë se dhuna të fillohet e të bëhet problematike, e të vazhdojë për një periudhë të gjatë kohe. Institucionet për parandalimin e dhunës do të funksjonojnë më së miri nëse do të ketë raporte të ndërmjetme mes tyre dhe viktimës.
 Por ky grupim nuk qëndron indiferent edhe ndaj femrës së dhunuar nëpër botë, një nga rastet flagrante e më të fundit është, kur një vajze 12 vjeçare nga Afganistani Bibi Aisha, i shoqi taleban pas torturash të vazdueshme i pret hundën e veshët. Prandaj të mos heshtet ndaj këtij fenomeni të rrezikshëm e vdekje prurës, pasi mbështetja kundër dhunës në familje synon jo vetëm parandalimin e saj, por dhe mbrojtjen e fëmijës nga një persekucion i tillë. Çdo njeri ka të drejtë të jetojë në shtëpinë e tij i mbrojtur dhe i qetë. Pranë qendrës mund të paraqitet çdo person sipas shqetësimit që mund t’i paraqitet, pa qenë e nevojshme ora për takim ( walk-in center) ose mund të kontaktojë me specialistët e saj në numrin e telefonit: (718) 508-1222.


FALJA E KOTË


Vullnet Mato
                                                 
                                                                          Tregim 
      Ashtu si besimtari, që kur i vjen ora e shenjtë kërkon patjetër një kishë apo xhami për t’u falur, edhe Agroni, miku im letrar, më kishte bërë mua altarin e faljes së tij.
      Ai erdhi një ditë, krejt papritmas, i ngarkuar me emocione të forta, si ajo reja që nxin e mezi pret të shkarkojë ngarkesën e vet të ujshme.
     -Do të të tregoj një gafë që kam bërë e nuk ia fal dot vetes! - ia nisi ai me një dridhje të lehtë nervoze të muskujve të fytyrës së tij me pamje burrërore të hijshme.
     - Gafa jemi, njerëz bëjmë! - bëra lojë fjalësh për t’i dhënë impuls rrëfimit të tij.
Por pa ia varur shakasë sime, ai vijoi gjithnjë i tensionuar nga shtysa e shqetësimit të brendshëm që e mundonte:
     - Para ca ditësh, - pata një rast të shkëlqyer me njërën, që po ta shihje ti, do më thoje, si ka mundësi të erdhi në dorë ajo alamet femre!...
     - Po, dhe e arrite qëllimin tënd prej hamshori të lidhur me kapistër në stallën e krijimit letrar?
     - Atje dua të dal, po duro! - vërejti ai me një shprehje pakënaqësie te dukshme në fytyrë, që i ndërpreva rrjedhën e rrëfimit.- Që thua ti, vëlla i dashur, ajo më erdhi deri te shtrati i dhomës sime, për të marrë një libër që ia kisha përmendur si të rrallë. Kishim prej kohësh afeksione të dyanshme të një simpatie të dukshme. Por për vetë kushtet familjare në të cilat ndodheshim, asnjëri nga ne nuk pretendonte lidhje serioze, përveç dëshirës që ajo kishte të puthej me mua dhe unë me të gjithashtu. Ndaj dhe me atë rast, u puthëm e u puthëm, gati sa nuk i thithëm gjakun njëri-tjetrit. Vura re se asaj i digjnin faqet si prush dhe mua gjithë trupi më përvëlohej. Temperaturat tona shkuan në gradacione furre, që mund t’i shuante vetëm një lumë. Çast ky, kur qeniet njerëzore nuk mund të ndalen kurrsesi pa rënë në mëkatin e ngasjes epshore që u ka dhënë natyra në trup. Në kulmin e atij momentit të artë dhe aq të paduruar, tentova me ngut ta shtrija në shtrat e t’i hiqja të mbathurat. Por femrat paskan aftësinë që për një sedër çasti, mund të dalin pa u djegur edhe nga furra e përvëluar. Ajo krejt befas e në mënyrë instinktive, si e komanduar nga ndonjë fuqi e mbinatyrshme që mund të shuante edhe zjarrin që djeg me flakërimë një pyll të tërë, më ndali dorën:
      -Mos! - tha prerazi një fjalë të vetme.
      Fjalë kjo, që në atë çast të papritur më tingëlloi si ajo thirrja “Ndal!” e rojës me helmetë në një postbllok ushtarak. Këtë ”mos !” të zakonshëm frenimi, e kisha dëgjuar edhe më parë në rini, nga ndonjë femër, e cila më pas, pa e zgjatur shumë, e kishte hequr vetë ambalazhin e “thesarit” të saj. Por në këtë rast të shumëpritur nga të dy, u ndjeva i habitur.
      -Pse shpirt?- i thashë me një zë grykor të mekur nga padurimi.
      - Jo, jo, deri te ajo punë nuk mund të shkojmë sot!
      - Pse zemra ime?
      - Se ashtu është puna!...
      Kjo përgjigje enigmatike më bëri të mendoj se mos ajo ishte me ato lulëkuqet mujore. Dhe për të vërtetuar këtë dyshim, kalova me marifet dorën sipër fustanit, deri poshtë rrafshultës së saj fundore. Por aty nuk kishte asnjë send pritës për rrjedhjen e zakonshme femërore.
      -Ja, - i thashë me afsh të nxehtë, - je fare në rregull, ndaj mos më pengo të bëj detyrën time, për të shijuar kënaqësinë e dyanshme që na mundëson ky rast i rrallë!
      -Jo sot, jo!...
      - Kur, moj xhan, mund të ishte më e domosdoshme se sot?...
      -Do gjej unë një rast tjetër! Njohja jonë nuk mbaron me kaq! - tha ajo duke u tërhequr mbrapsht, në dukje vendosmërisht, por tashmë disi më e freskuar në temperaturën trupore.
       Mendova të zakonshmen e kundërshtimit të femrave, të cilat rezervohen të dorëzohen qysh në rastin e parë të afrimit të kontaktit. Ose si inerci e instinktit vetëmbrojtës ndaj rrezikut mashkullor, ose për të kryer atë ritin idiot të tyre, se gjoja nuk janë të djegura për mashkull. Dhe unë e lashë. E fala. Ndonëse padurimi më mundonte shumë, pasi ndjeja dhimbje në organet e mia, nga eksitimi i zgjatur. Por ajo më kishte premtuar një rast tjetër, të cilin unë e besova dhe nuk mund të ngulmoja në mënyrë të njëanshme, si ai demi përçor, kur tërbohet nga era trazimtare e mëshqerrës.
       -Pra, kjo ishte gafa? - nuk m’u durua mua ta pyes përsëri.
       - Prit! - ma preu Agroni rreptas. -  Ashtu siç më tha ajo, edhe unë prita rastin tjetër. Në mënyrë që gjithçka të kryhej me kënaqësinë e përbashkët. Kësisoj, pas dy javësh e takova në rrugë krejt vetëm dhe pas përshëndetjes së zakonshme, i thashë:
       - Rast më të volitshëm se sot, për ta çuar deri në fund mrekullinë e lënë përgjysmë, nuk besoj se mund të gjejmë sërish!...
       Por teksa prisja një përgjigje pozitive të mirëpritur prej saj, ajo më tha krejt papritur:
      -Ti kënaqesh me pak !...  - dhe më zgjati dorën, duke nxituar për aty ku ishte nisur.
       Mbeta i stepur në mes të rrugës, si ndonjë hu gardhi i ngulur aty rastësisht. Mu rrotullua hapësira para syve, sikur të kisha pirë një kile raki dhe duke mallkuar veten për atë falje të kotë, shfryva me duf: - Ah, moj, ah, veç mos më rënç dhe një herë tjetër në dorë, pa ta tregoj fare mirë si kënaqem unë!...
       Padashur e ndërpreva Agronin sërish, duke qeshur me zë, se m’u kujtua ai proverbi i miut të rënë në kazanin e rakisë, që i tha maçokut, më nxirr nga ky lëng përvëlues, pastaj më ha kur të duash dhe sa u shkund pakëz, ia mbathi në vrimën e vet.
      -E që thua ti, miku im, - vijoi ai pa ndryshuar humorin nga gazi im, - zjarri i ndezur mes nesh, që donte një lumë të tërë për tu shuar, nuk u ndez më. Sepse duhej që lumi të sillte barrë të tëra me dru, të shkulura nga ndonjë vërshim më i fuqishëm. E, ja, këtë budallallëk bëra. Tani fol ti e më thuaj ç’mendon për gafën timen prej trapi?!...
       U mendova pak pastaj i thashë sipas bindjes sime:
       - Ti e di, unë nuk kam shumë përvojë me femra të tjera. Se jam kapur mat qysh në fillim me atë që mora. Dhe tani ajo më shtrëngon fort me ca fije zemre të pazgjidhshme, të cilat nuk më lënë të ushtrohem me të tjerat. Por di të them, se mbase duhej të kishe vazhduar ta bindje, derisa të kalohej caku i druajtjes së saj. Sepse ne meshkujt nganjëherë i drejtojmë kërkesat tona, me thjeshtësinë e lypjes së copës së bukës, duke kujtuar se ato e kanë po aq të lehtë dhënien e donacionin që presim. Me pak  fjalë, nuk mund të bësh asgjë kundër  dëshirës së femrës dhe aq më keq forcërisht, siç thua, nëse ajo të vjen sërish. Kur të refuzon femra energjikisht, asaj nuk mund t’i japësh të hajë as bakllava me mjaltë, pa e pranuar me dëshirën e saj...
        - Pikërisht, atë bëra. Se edhe falltar të kisha qenë, nuk mund të kuptoja dëshirën e saj përderisa kundërshtonte. Po, ah, veç mos më ardhtë edhe një herë, se ia tregoj unë si velem vetëm me erën e saj!...- përsëriti ai i penduar keqas nga falja që i rëndonte në sedër.

2011/02/27

Flori Bruqi:Dëmet nga lufta shqiptaro-jugosllave 1998-2001

Vitin e kaluar me ftesë të kryetarit të Forumit të Krans Montanës,Jean-Paul Carteron, ish Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Nekibe Kelmendi, e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Francë, prof.dr.sc.Muhamedin Kullashi, mori pjesë në takimin e XI-të të këtij forumi, i cili u mbajt në Paris.




Para fillimit të sesionit ministrja Nekibe  Kelmendi u takua me Princin e Litenshtajnit, Nikolaus con Liechtenstein ambasador në Belgjikë dhe në BE, me Presidentin e Shqipërisë, Prof.dr.sc.Bamir Topi dhe me ministra dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Ministrja e Drejtësisë, morri pjesë në grupin e sesionit të veçantë “grupi i kufizuar”, në të cilin, temë trajtimi ishte “Biznesi dhe krimet e luftës”.

Pjesëmarrja në këtë diskutim e ministres Nekibe Kelmendi ishte kundërpërgjigje në diskutimin e Prokurorit për krime lufte të Serbisë, Vladimir Vukcevic, i cili si panelistë, tentoi që të pranishmit t’i dezinformoj me deklarata tanimë të njohura, se Serbia ishte viktime e luftës, se ajo ka pësuar dëme të mëdha ekonomik për arsye të sanksioneve të vendosura nga bashkësia ndërkombëtare ndaj saj dhe se ka shumë viktima serbe dhe jo shqiptare të cilat janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Duke e shfrytëzuar të drejtën e diskutimit, ish ministrja z.Nekibe  Kelmendi ju kundërpërgjigj fjalëve të pa vërteta të thëna nga prokuroi serb.

Sipas z.Nekibe Kelmendit, Serbia nuk është vend që ka dalë nga lufta, sepse tri luftërat e zhvilluara gjatë viteve 90-ta janë zhvilluar jashtë territorit të Serbisë.

“Serbia nuk është vend që ka dalë nga lufta, sepse tri luftërat në vitet e 90-ta i ka zhvilluar jashtë territorit të saj, kështu që nuk ka pësuar dëme ekonomike. Dëmin eventual ekonomik që e ka pësuar nga sanksionet e vendosura, janë pasojë e luftërave që Serbia i ka zhvilluar në tri shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, prandaj ajo, së pari duhet t’i përmend shkaqet që kanë sjell deri të vendosja e sanksioneve, e jo të flet për pasojat nga sanksionet”, tha ish Ministrja Nekibe  Kelmendi.

Sipas ish ministres Nekibe Kelmendi në luftën e fundit në Kosovë, ekonomia kosovare është shkatërruar pothuajse tërësisht.

Sipas saj, kriminelët serbë të luftës në Kosovë, janë pasuruar duke plaçkitur pasuritë e familjeve shqiptare si gjatë depërtimit në shtete fqinjë dhe shtetet e treta, ashtu edhe pas zbrazjes së atyre shtëpive. Po ashtu ministrja Nekibe Kelmendi tha se edhe ajo vetë është viktimë e luftës, në të cilën luftë forcat speciale serbe ja kanë rrëmbyer dhe më pas ja kanë ekzekutuar bashkëshortin dhe dy djemtë.

Gjatë këtij diskutimi ish Ministrja Kelmendi, parashtroi disa pyetje për prokurorin serbë, por ky i fundit nuk u përgjigj fare, bënë të ditur nëpërmjet një komunikate për media Zyra për Informim pranë Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

********

Historia jonë, në përgjithësi dhe, lufta e fundit çlirimtare e udhëhequr nga e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kamandanti legjendar, Adem Jashari, në veçanti, ishte sa e dhimbshme aq edhe krenare.

Është krenare, sepse gjithmonë qe e drejtë dhe çlirimtare. Kurrë askujt nuk i ramë në qafë, por përherë i mbrojtëm trojet tona stërgjyshore nga grykësitë e ndryshëm lakmiqarë, veçan të atyre që erdhën nga stepet karpatiane, nga serbët e pabesë.

Edhe dhimbja qe e madhe, ngase e paguam shtrenjtë e me gjak. Pa u kredhur në histori, vetëm në luftën e fundit 1998/ 99, dhamë mbi 10.000 viktima, mbi 2000 dëshmorë, shumë të zhdukur, shumë të plagosur, shumë invalidë,  shumë të sakatosur e të dhunuar, shumë të dëbuar, shumë të traumatizuar. Sa u pëkëtë dëmeve materiale, mos të flasim fare, humbëm çdo gjë që patëm mbi dhe, madje edhe themelet e shtëpive.

Dhe, e gjithë kjo e keqe erdhi nga një përbindësh i pangopur me emrin Serbi!

Por, a mjaftojnë fjalët për ta dënuar fajtorin që tashmë e njeh mbarë globi ? Jo. Fjalët i merr era, shkrimet mbesin,- thonë latinët e lashtë. Ne, mjerisht, në këtë drejtim, jemi të mangët.

Më shumë jemi të prirë të flasim se sa të lëmë gjurmë në letër, pra të shkruajmë. Që sa kohë ka kaluar ajo zezonë llahtarie e ne ende nuk kemi dosje të kompletuar për gjithë ato humbje! Gjyqet e drejtësisë botërore nuk bëhen duke u bazuar në fjalë.

Ato duan fakte e argumente të shkruara. Kam lexuar diku se një gjykatës i njohur botëror thoshte: “Ma jepni një gjysmë faqeje të shkruar dhe unë, edhe më të pafajshmin do të mundem ta dënoj”.

Sidoqoftë, në mesin tonë kurrë nuk kanë munguar idealistët, që me altruizmin e tyre nositian, u vunë në shërbim të atdhetarizmës. Kështu vepruan edhe juristët drenicas: Jahir Bejta, Kadri Osaj e Bekim Veliqi, të cilët, këto ditë formuan Shoqatën: Organizata Joqevritare Bamirëse “NGRITJA E ZËRIT” në Skënderaj. Siç mësojmë nga Statuti i saj, qëllimi kryesor i saj është t’u dalë në ndihmë të gjithë të dëmtuarëve nga lufta, duke grumbullaur të dhënat e sakta për të gjitha dëmet: njerëzore, ekonomike, materiale, kulturore etj. dhe, pastaj, në emër të tyre të  ngris padi kundër Serbisë dhe ta vejë atë para drejtësisë botërore për ta detyruar që të paguaj dëmshpërblimin.

Mua më pëlqeu kjo nismë e mbarë, andaj edhe e tumira me gjithë zemër. Dhe, mbase për koinçidencë, kjo nismë vjen mu nga vendi ku zuri embrion fara e lirisë, nga Drenica heroike, për të lëshuar rreze në mbarë Kosovën, gjegjësisht kudo ku  frymohet e ku flitet shqip.Mos hezitoni e mos e humbëni shansin për ta kërkuar atë që u takon. Dhe, këtë mund ta realizoni më së miri e më së lehti, pa paguar asgjë, duke u anëtarësuar në këtë Shoqatë, e cila, së shpejti do t’i shtrijë krahët anë e kënd Kosovës e kudo në Trojet Etnike Shqiptare. E njëjta gjë vlen edhe për Ju bashkatdhatarë, kudo që jeni në mërgatë. Mjafton të hapni vebsajtin e Shoqatës, ku e keni aplikacionin  e specifikuar, të cilin mund ta shkarkoni e ta plotësoni dhe të bëheni anëtar i saj.

Vetëm një gjë nuk kompensohet dot: Jeta e më të dashurve Tuaj, por atë e ka shpaguar LIRIA!

Dhe, fare në fund, nismëtarët e kësaj pune i përgëzojmë me urimin: U vaftë mbarë dhe dalshi faqebardhë...shkruan mes tjerash thote publicisti shqiptar prof.Bedri Tahiri(Galicë, më 9. 11. 2008)

********

Kosova, jo e gatshme ta padisë Serbinë

Milazim Krasniqi, nga Drenoci i Malishevës, është njëri prej atyre që e ka prekur lufta e para njëmbëdhjetë vjetësh në Kosovë. Ia ka marrë jetën e vëllait, Mehdiut, 16-vjeçar, ia ka fashitur përtokë shtëpinë, e cila kishte gëlltitur një jetë mund të të atit, ia ka imponuar statusin e të depërtuarit për të vuajtur shumë ditë nëpër male, i ka shkaktuar shumë frikë për jetën e tij dhe të familjes e dëme të tjera. Por ani pse është ballafaquar me të gjitha këto, atij nuk i ka shkuar në mend ndonjëherë që të ngrejë padi për dëmet e shkaktuara nga Serbia.
“Fatin e familjes sime e shoh të ndërlidhur me atë të të tjerëve, ata të gjithëve na kanë dëmtuar, dikë më shumë e dikë më pak”, ka arsyetuar ai të dielën. “Mendoj që institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë një gjë të tillë në emër të të gjithë të të dëmtuarve”.
Ky qëndrim i Milazimit është shfaqur pasi këto ditë ai ka dëgjuar se si dhjetëra familje serbe të Komunës së Gjilanit kanë kërkuar kompensim në shumë prej 8 milionë eurosh për dëmet e vitit 1999, përmes një padie që kanë bërë në Gjykatën Komunale të Gjilanit. E në Kosovë ende nuk dihet saktësisht se sa viktima dhe dëme të tjera ka lënë pas vetes lufta e viteve 1998-99. Llogaritet se jetën e kanë humbur përafërsisht 12 mijë njerëz nga të cilët 90 për qind me përkatësi etnike shqiptare, se janë të zhdukur edhe 1 mijë e 907, përfshirë këtu edhe rreth 400 mbetje mortore, të cilat vazhdojnë të mbesin të paidentifikuara në Morgun e mjekësisë ligjore në Prishtinë, se 120 mijë shtëpi janë shkatërruar, se është plaçkitur Fondi pensional e se janë shkaktuar edhe shumë të tjera. E ndonëse në Kosovë ka ndodhur që shqiptarët individualisht të ushtrojnë padi për dëmet e luftës, Kosova si shtet ende nuk e ka bërë një gjë të tillë kundër Serbisë. 
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se shteti nuk është i gatshëm për të ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Serbisë për dëmet e luftës.
“Ka nevojë që faktet apo veprimet që kanë ndodhur në Kosovë të jenë të faktuara në kuptimin juridik, që të përgatitemi mirë dhe jo me e ngritë çështjen dhe pastaj me humb tek Gjykata, sepse ajo vepron në bazë të fakteve dhe jo perceptimeve”, është shprehur ai të dielën. “Por do të bëhet me kohë, njëherë ka qenë Gjykata Ndërkombëtare për Krime që është marrë me një çështje të tillë, por pastaj secili shtet veç e veç qysh është marrë Bosnja e Kroacia, do të merremi edhe ne në të ardhmen”, ka theksuar ai pa qenë në gjendje t’i caktojë veprimit kosovar një vend në kohë se kur ka për të ndodhur.  
Nënkryetari i partisë në opozitë, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë që institucionet e Kosovës duhet të punojnë në atë drejtim që ushtrojnë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e dëmeve të luftës në Kosovë. “Kosova duhet të që të dërgojë materialin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili Serbinë do ta paraqiste si agresorin që ka bërë të gjitha dëmet, qoftë ato njerëzore dhe materiale në Kosovë. Institucionet e vendit duhet ta përgatisin materialin, ekipin që do të kujdeset që materiali të deponohet dhe të shkohet deri në fund me këtë çështje”, ka theksuar ky nënkryetar i AAK-së. “Ka qenë një iniciativë e mëhershme për mbledhjen e materialit, gjatë kohës kur kam qenë edhe unë në qeveri, ku ka punuar një ekip për të akuzuar Serbinë për dëmet e luftës që i ka shkaktuar popullit të Kosovës, por më tutje nuk kam dëgjuar se çka ka ndodhur për grumbullimin e atij materiali”. 

Aktivisti për të drejtat e njeriut nga Prishtina, Shkëlzen Gashi, ka thënë se aktualisht nuk mund të ushtrojë padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë meqë nuk është anëtare e OKB-së, por ai ka këshilluar që deri në një anëtarësim eventual në këtë organizëm institucionet vendase të punojnë në grumbullimin e materialit. Sipas tij, Kosova nuk duhet të ngrejë padi vetëm për krimet e luftës 1998/1999, por edhe për krimet e kryera që nga viti 1912, ku sipas shtypit evropian të kohës, vetëm në vitin 1912-1913 janë vrarë rreth 20 mijë shqiptarë, afërsisht 5 mijë prej tyre vetëm në Prishtinë.
“Por problemi kryesor i  Kosovës është se nuk ka qenë thuajse asnjëherë e përfaqësuar politikisht, jo vetëm karshi Serbisë, por as karshi bashkësisë ndërkombëtare. 'Politikanët' e Kosovës janë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, e disa edhe të Serbisë, karshi qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Gashi. “Këta 'politikanë' lëre që nuk kanë ngritur padi ndaj Serbisë, por as dhjetë vjet pas luftës së fundit, nuk e kanë bërë regjistrimin e njerëzve të vrarë në Kosovë”. Sipas tij, edhe bashkësia ndërkombëtare e ka mbajtur një qëndrim të padrejtë në raport me luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë. “Për krejt këtë nuk duhet akuzuar vetëm 'politikanët' e Kosovës, por edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila për luftërat në ish-Jugosllavi i mban përgjegjëse të gjitha palët e përfshira në luftë, e jo shkaktarin e këtyre luftërave: Serbinë”, ka thënë ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, nën ndikimin e rastit të ushtrimit të padisë nga ana e serbëve të Komunës së Gjilanit, është shprehur se serbët nuk kanë të drejtë morale që të padisin dikë për atë që ka ndodhur gjatë kohës së luftës në Kosovë para njëmbëdhjetë vjetësh. “Të drejtë morale nuk kanë, por është gjykata ajo që vendos në fund”, ka thënë Kuçi. “Unë mendoj se serbët nuk duhet të ndihen krenarë për atë që ka ndodhur në kohën e Milosheviqit, por përkundrazi duhet të ndihen jomirë”. Njëjtë si Kuçi, edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, nuk i ka parë serbët të pajisur me të drejtën morale për të paditur dikë për dëmet e shkaktuara gjatë kohës së luftës. “Nëse duhet që dikush të akuzohet për krimet dhe dëmet të cilat janë bërë në Kosovë, atëherë ai është shteti serb dhe janë institucionet e Kosovës që duhet të bëjnë padi”, ka thënë ai. “Përndryshe çdo padi tjetër nga ana e qytetarëve do të jetë në kuptimin individual dhe në bazë të asaj që ka përjetuar populli i Kosovës është shteti serb ai që duhet të dënohet për të gjitha ato që janë bërë në Kosovë”. Mirëpo, kështu nuk është shprehur edhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Shkëlzen Gashi. Ai ka thënë që serbët jo vetëm moralisht por edhe legalisht kanë të drejtë që të ushtrojnë padi për dëmet e luftës. “Atyre duhet t'u kompensohen të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Shkaktarët e krimeve ndaj serbëve të Kosovës duhet të nxjerrën para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara”, është shprehur ai. “Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e kryesuar nga Hashim Thaçi, edhe pse e panjohur ndërkombëtarisht, meqenëse kanë pasur pushtet përmes Ministrisë së Rendit, te kryesuar nga Rexhep Selimi, duhet të japë llogari për krimet çnjerëzore që kanë ndodhë ndaj serbëve në Kosovën e pasluftës dhe po ashtu Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së duhet të japë llogari për krimet ndaj serbëve të vrarë gjatë luftës”. E Milazimi i prekur drejtpërsëdrejti nga lufta është shprehur i çuditur se si serbët ia lejojnë vetes veprimin e ushtrimit të padisë për dëmet e luftës. “Se di si po bëhen këto gjëra këtu kështu. Se di se si mendojnë ata, kur dihet mirë se kush kënd ka të drejtë ta padisë për atë që ka ndodhur në këtë vend”, ka thënë ai. “Kosova me njerëzit e saj ka të drejtë ta padisë Serbinë”.

Prizreni formon komision për vlerësimin e dëmeve të luftës

 Komuna e Prizrenit është në prag të formimit të komisionit të parë institucional për vlerësimin e dëmeve të luftës në Kosovë. Propozimi i dalë në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, ndonëse vlerësohet i vonuar, pritet të jetësohet në praktikë, në mënyrë që të faktojë dosjen me të dhënat për dëmet njerëzore dhe materiale të shkaktuara nga forcat serbe ndaj popullatës civile të kësaj komune.

Komuna e Prizrenit është ndër pjesët më të dëmtuara gjatë luftës në Kosovë. Pos dëmeve të konsiderueshme materiale, kjo komunë ka edhe shumë të vrarë dhe të zhdukur. Në këtë pjesë të Kosovës, krimet e forcave serbe janë nga më të tmerrshmet, sidomos në fshatrat Krushë e Vogël dhe Lugishtë të Hasit, lagjen Tusus të Prizrenit e gjetiu, ku në mesin e të masakruarve të shumtë ndodhen edhe fëmijë e pleq.

Megjithë krimet e shumta të kësaj natyre, pos KMDLNJ-së, pas luftës askush në mënyrë institucionale nuk ka mbledhur të dhëna për dëmet në njerëz dhe ato ekonomike.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, kjo çështje është ngritur, ndërsa me propozimin e kuvendarit Masar Shala nga PDK-ja, u vendos për formimin e një komisioni për krimet dhe dëmet e luftës në këtë komunë të kryera nga forcat serbe, të ndihmuara edhe nga kolaboracionistë shqiptarë.
Shala tha se komisioni do të mbledhë të dhëna për krimet gjatë dy vjetëve të luftës.

Bashkim Kajdomçaj, koordinator rajonal i KMDLNJ –së në Prizren, tha për KosovaLive se të dhënat e mbledhura të kësaj natyre flasin se në Prizren gjatë luftës së fundit janë vrarë 310 civilë, përderisa 128 persona konsiderohen të zhdukur.

“Sa i përket njerëzve, të dhënat mund të ndryshojnë, pasi disa të zhdukur janë identifikuar më vonë. Në këtë komunë janë regjistruar rreth 5 mijë objekte banimi dhe përcjellëse të djegura dhe të shkatërruara”, tha ai.
Ndërkohë që pritet vendimi për formimin e komisionit, avokati prizrenas Esad Gutaj pret nga kjo iniciativë grumbullimin e dhënave faktike për krimet e kryera dhe hartimin e dosjes.

“Nëse jo për tjetër, atëherë komisioni që duhet të punojë në tërë territorin e komunës do të mundësojë së paku për historinë, kompletimin e dosjes së krimit të forcave serbe”, tha ai.

Formimi i një komisioni për inicimin e padisë ndaj shtetit serb për krimet e kryera në territorin e komunës së Prizrenit është lënë të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të KK-së.

Me këtë rast do të caktohen detyrat, anëtarët dhe buxheti i nevojshëm. Këshilltari Shala propozoi që këtij komisioni t’i prijë kryetari i Komunës, Ramadan Muja.

Derisa pala kosovare, më konkretisht Komuna e Prizrenit ende nuk ka ngre padi për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptare, në anën tjetër, tashmë vetë televizionet në Serbi kanë shfaqur dokumentare rreth vrasjes së civilëve në komunën e Prizrenit. Një film i tillë rrëqethës “Kur qëllo – qëllo në cak”, i përgatitur nga televizioni “B 92” dëshmon për vrasjen e më pas edhe djegien e kufomave të dy vëllezërve, Selman dhe Miftar Temaj në fshatin Kushnin të Hasit.

Në Skenderaj dorëzohen paditë e para për kompensim të dëmeve të luftës

Organizata Joqeveritare Bamirëse "Ngritja e Zërit" në Skenderaj, e cila merret  me parashtrimin e kërkesave për kompensimin e demit jo pasuror, demit material dhe fitimit të humbur në forma të ndryshme, të shkaktuara nga regjimi serb, që nga rrënimi i institucioneve te Kosovës, në vitin 1989, e deri në përfundim të luftës 1999, ka ngritur paditë e para për kompensimin e dëmeve të shkaktuara.
Sipas Jahir Bejtës, kryesues i kësaj organizate, avokatët e organizatës deri tash kanë përgatitur dhjetëra padi për kompensim, ndërkohë qe në procedurën përfundimtare të përgatitjes janë edhe qindra padi tjera. “Nga 31 palët e ftuara për t’i dorëzuar Gjykatës Komunale në Skenderaj, paditë e kompletuara kundër Qeverise së Republikës së Serbisë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara,  22 palë i janë përgjigjur ftesës dhe paditë i kanë dorëzuar në Gjykatë”, ka treguar Bejta.
Por, ai është ankuar se, edhe pse në fillim të tekstit të padisë është bërë propozimi për lirimin nga pagimi i shpenzimeve procedurale në përputhshmëri me dispozitat përkatëse ligjore, Gjykata Komunale në Skenderaj nuk u i ka pranuar ato. “Palët janë detyruar qe paditë e tyre t’i dërgojnë tërthorazi, përmes postës”, ka deklaruar Bejta.
Sipas tij, me këtë Gjykata ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut, andaj për këtë veprim të e ka lajmëruar me shkrim Avokatin e Popullit, Sami Kurteshin, me qellim të evitimit të kësaj dukurie për rastet në vijim.
Nga ana e tij, Rrahim Gashi, kryetar i Gjykatës Komunale në Skenderaj, ka konfirmuar pranimin e 22 padive nga kjo Organizatë dhe ka thënë se ato janë futur në procedurë. Ndërkaq lidhur me akuzat e Bejtës se paditë nuk janë pranuar drejtpërsëdrejti, Gashi ka thënë se nuk është në dijeni. “Nuk jam i informuar për këtë problem, pasi ajo është çështje e shkrimores se Gjykatës e cila është e obliguar të veprojë sipas normave në fuqi në të gjitha rastet”, ka deklaruar ai dhe ka sqaruar se më rëndësi është se lëndët janë në procedurë.
Lidhur me kompensimin e dëmeve të luftës, Gashi ka thënë se për këtë do të duhej të këtë një qëndrim në nivel të Kosovës. “Mendoj se për këto çështje të rëndësishme, sikur është kompensimi i dëmeve të luftës, është mirë qe në nivel të Kosovës të merret një qëndrim dhe të bëhet një marrëveshje se si e kush te merret me këtë çështje”, ka kërkuar i pari i Gjykatës Komunale në Skenderaj.

Sipas drejtuesve të Organizatës Joqeveritare Bamirëse "Ngritja e Zërit" në Skenderaj, kërkesat e tyre për kompensim i kanë bërë qindra qytetarë të komunave të Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Kastriot, Kamenicë, Vushtrri, Gjilan, etj. Ata pohojnë se të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë, të cilat përjetuan luftën, ju kanë qasur punës për kompensim të dëmit të pësuar nga lufta, dhe se një gjë të tillë e ka edhe shteti ynë i cili duhet t’ju ndihmojë familjarëve të dëmtuar në luftë.

Sipas juristëve të kësaj organizate, vendimet juridike mbështeten në të drejtën ndërkombëtare dhe në praktikën gjyqësore të shteteve me drejtësi të zhvilluar. “Paditë për kompensimin e dëmit nga njëra anë kërkojnë nga gjykatat kosovare që ta njohin principin e kompetencës së jashtëzakonshme në të drejtën civile, që do të thotë së Qeveria e Serbisë mund të paditet edhe në vendin tonë, ngase një gjë e tillë në shtetin tonë fqinjë është i pamundur dhe i parealizueshëm”, ka deklaruar juristi Kadri Osaj, anëtar i kryesisë se OJB “Ngritja e Zërit”.

Pasojat e luftës në Komunën e Vushtrrisë dhe aktivitetet e zhvilluara për sanimin e tyre
Edhe komuna e Vushtrrisë si shumë pjesë të tjera të Kosovës doli nga lufta me dëme të shumta njerëzore dhe materiale. Pas luftës detyrim kryesor ishte sanimi dhe zbutja e këtyre pasojave të mëdha. Mirëpo falë angazhimit të Institucioneve komunale të Vushtrrisë u arritën rezultate të konsiderueshme në të gjitha aspektet çoftë në ndërtim të objekteve të banimit, infrastrukturës rrugore, shkollore,rrjetit elektrik etj. E gjithë kjo punë e madhe u bë falë edhe një menaxhimi dhe angazhimi të mirëfilltë të Kryetarit të atëhershëm të Komunës së Vushtrrisë z. Muharrem Shabani, i cili ka pasur një rolë të rëndësishëm në gjetjen e donatorëve të ndryshëm në ndërtimin e shumë objekteve të interesit publik në Komunën e Vushtrrisë gjë që edhe ndryshuan pozitivisht kushtet e jetesës së qytetarëve. Qyteti i vjetër i Vushtrrisë dikur me balt dhe ujëra të zeza gjatë kësaj kohe u hoq balta dhe shumë rrugë urbane dhe rurale u shtruan me asfalt. Nga njohës dhe kritikë të politikës vushtrriase, kosovare e më gjerë këto vite të qeverisjes së z. Muharrem Shabanit janë cilësuar shkëlqim dhe ringjallje e Vushtrrisë. Dhe me të drejt qëndrojnë këto pasi sot Vushtrria ka mbi 100 kilometra rrugë të asfaltuara, pastaj spitalin bashkëkohorë ndër më modernët jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan, palestrën sportive ndër më të veçantat në Republikën e Kosovës, trafo 110 MW,shkolla, ujësjellës etj. Vlen të theksohet se rrjeti i rrugëve që u asfaltuan gjatë kësaj kohe ishte i madh dhe ka bërë që Vushtrria të lidhet gati me të gjitha fshatrat. Gjatë vitit të kaluar dhe në vazhdim u filluan dhe në ndërtim ishin rrugët Samadrexhë dhe Sllakovc, Vushtrri-Karaq, Pantinë-Ashlan, Pantinë-Akrashticë-Balinc, Gurakuq-Bivolak por edhe më parë u asfaltuan rrugët Dumnicë e ulët, Mesme-Epërme, Pestovë-Druar, Gurakuq-Stanovc, Magjistrale-Smrekovnicë-Pasomë, fillimi i punëve në rrugën e re magjistrale Vushtrri-Skenderaj, rrugë kjo me standarde bashkëkohore rreth 17 kilometra si dhe rruga tjetër Shtruherë-Pantinë- rruga e vjetër për në Mitrovicë.
Muharrem Shabani, lexues i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990 si dhe Kryetar i Komunës së Vushtrrisë gjatë mandatit 2002-2007, fletë për dëmet që ka shkaktuar Serbia ndaj Komunës së Vushtrrisë. Ndër të tjera z. Muharrem Shabani të cilin e konsultuam si njeriun që ka dhënë kontribut në sanimin e këtyre dëmeve na jap edhe shifra tronditëse për krimet e bëra nga Serbia gjatë luftës së Kosovës në qytetin dhe komunën e Vushtrrisë e cila ka qenë nder 5-6 komunat me dëmet më të mëdha në Kosovë, pas luftës kjo komunë doli me pasoja dhe dëme të mëdha njerëzore dhe materiale ndërkaq që pasojat e kësaj lufte vihen re edhe sot e kësaj dite pasi ende strehimi për shumë familje mbetet problem edhe në qytetin e Vushtrrisë ende ekzistojnë strehimore kolektive me kushte të rënda. U ndërtua një objekt në vitin e kaluar për strehimin e disa familjeve por ishte i pamjaftueshëm. Rreth 1200 objekte ende të pa ndërtuara në Komunë duhet gjetur përkrahje nga buxheti i Republikës së Kosovës, donatorët si dhe burime financiare tjera për strehimin e familjeve me gjendje të rëndë banesore. Shumë objekte shkollore nuk u rinovuan si duhet dhe ka nevojë zgjerimi i rrjetit të tyre si në qytet ashtu edhe në fshatra. Dëmet e përgjithshme në Komunën e Vushtrrisë kapin shumën përafërsisht rreth 767.223.287,00 DM, sipas Komisionit që ka bërë vlerësimin e dëmeve-pasojat më të mëdha janë edhe janë edhe në lëvizjen-migrimin e popullatës nga fshati në qytet për shkak të nevojave të strehimit sepse nga gjithsej 66 fshatra e që në regjistrim të dëmeve janë përfshirë 62 fshatra. Kjo lëvizje e popullatës fshat-qytet do të ketë pasoja edhe për të ardhmen dhe për zhvillimin e ekonomisë. Regjimi i egër serb Komunën e Vushtrrisë e dëmtoi shumë ajo pas luftës doli shumë e dëmtuar me afro 750 të vrarë, 118 të zhdukur me rreth 8400 objekte ndërtimore të djegura dhe të shkatërruara, infrastrukturë gati tërësisht të shkatërruar brenda dhe jashtë qytetit, shkolla të djegura dhe të granatuara, objekte shëndetësore, biblioteka, Xhami etj. Po ashtu në atë kohë gati të gjitha institucionet komunale ishin të demoluara nga forcat serbe dhe ishte tepër vështirë të fillohej, mirëpo prapë se prapë falë vullnetit që kishim ia dolëm së bashku që sado pak ti zbusnim këto dhembje që regjimi i egër serb i kishte shkaktuar komunës sonë. Për këtë gjatë qeverisjes sime të Komunës i kam kushtuar kujdes ndërtimit të infrastrukturës nëpër fshatra rrugë, shkolla, ambulanca, rrjet elektrik, ujësjellës etj.., e të cilat mund të shihen dhe preken sepse shumë qendra fshatare tani janë të lidhura me qytetin me asfalt dhe nuk kanë arsye më shpërnguljen në qytet i cili natyrisht ka qenë në gjendje tepër të rëndë me infrastrukturën komunale e cila natyrisht tani ka ndryshuar pozitivisht dhe të arriturat në kuptim të ndërtimit të Komunës në tërësi nuk mund të krahasohen me asnjë etapë kohore paraprake.
Mbetet prioritet krijimi i kushteve për një zhvillim më të shpejt ekonomik lokal dhe të krijimit të ambientit tërheqës dhe të sigurt për investime si në infrastrukturë komunale ashtu në ekonomi duke u bazuar në resurset e mëdha natyrore që ka komuna dhe ato njerëzore(Hajdin Islami)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...