2011-03-01

Lasgushi,poet larg politikës

Nga Flori Bruqi


Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec, Shqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987, poet dhe shkrimtar shqiptar.




Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e Luftës së Parë Botërore Liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar. I jati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë e dërgoi në Athinë, dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaron liceun.Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.


Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Shtatorja e Lasgush Poradecit


Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.



 



Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.Duhet te themi me bindje edhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit eshte nje nder per kombin shqipetare.


* Mbaron studimet e larta per filologji romano-gjermanike në Grac, Austri dhe fiton titullin Doktor-Profesor. 

 

   

Lasgush Poradeci 


* Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin "Nderi i Kombit" dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin "Qytetar nderi".
* Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
* Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush Poradeci".
* Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.
* Në Pogradec në 27 dhjetor 2006 vendoset shtatorja e tij, vepër e skulptorit Mumtaz Dhrami.


Ne vitin 1931 shkran vepren e tij te katert me vone u zbulua edhe vepra e tij e 5 me titullin "Shqiperia ne te ardhmen"ne shtepine e tij ne Pogradec.



Poezia e Lasgush Poradecit në qarkullim sipas dy botimeve të Bukureshtit në vitet '30 dhe korrigjimeve që u bëri më vonë autori. Me një parathënie të vet poetit, mendime estetike mbi poezinë, e cila botohet për herë të parë.

Ndër të tjera shënime që përpunojnë një mendim estetik mbi atë që poezia i rrëmben jetës, të bukurës dhe të vërtetës, Lasgush Poradeci (1899-1987), shkruan: "Nuk ka pra poezi të madhe ose të vogël, të mirë ose të keqe, por vetëm poezi që i përshtatet plotësisht potencialit jetësor dhe poezi që s'i përshtatet.

Poezija që i përshtatet, është POEZIJA, ajo që s'i përshtatet NUK është poezi dhe pra duhet të vdesë, të mos rrojë - sikundër dhe s'rron po humbet."

Citati është marrë nga teksti pa titull dhe datë të saktë, që botohet për herë të parë si parafjalë e Vepra I ku përfshihet krejt poezia e Poradecit.

Botimi i përgatitur për shtyp nga vajzat e autorit Kostandina dhe Maria Gusho është hedhur në qarkullim së fundi me rastin vitit 2009 "Vit i Lasgush Poradecit" në 110- vjetorin e lindjes, nga Shtëpia botuese "albPaper" me financimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Deri një muaj përpara ishte e vështirë të gjeje në qarkullim veprën poetike të Lasgush Poradecit. Për botimin që kemi në duar, vajza e vogël e poetit thotë se kemi një variant besnik të poezisë së autorit, sepse i referohet botimeve të dy librave që u bënë në Bukuresht në gjysmën e parë të shekullit XX dhe ç'është më e rëndësishmja, për botimin aktual janë mbajtur parasysh shënimet dhe korrigjimet që Poradeci ka bërë në anë të faqeve.


Ky botim përmban shpjegime të fjalëve në fund të poezive që ka bërë vetë poeti.

"Vallja e yjve" ku bëjnë pjesë "Në vënd parafjale", "Vallja e qjellit", "Vallja e dherit", "Vallja e yjve", "Vallja e përjetësisë", "Vallja e vdekjes" etj., u botua nën kujdesin e Mitrush Kutelit në vjeshtë 1933 në Bukuresht.

Libri II, "Ylli i zemrës" që përmban "Zemra e qiellit", "Zemra e dherit", "Zemra e jetës", Zemra e përjetësisë", "Zemra e vdekjes" doli nga shtypi më 1937 pajisur me një vështrim kritik sërish nga editori Mitrush Kuteli. Të dy librat u botuan falë mbështetjes së studentëve shqiptarë në Rumani si edhe miqtë letrarë të Bukureshtit. Në koloninë shqiptarë të Bukureshtit.

Poezitë që ishin shkruar në Pogradec, Athinë e Bukuresht deri në vitet tridhjetë, do duhej të ndiqeshin nga ai që mendohej të ishte libri i tretë, i quajtur "Zemra ime".
Maria Gusho thotë pjesës së fundit të Veprës I, ku zënë vend poemat, nuk i janë bashkëngjitur dy baladat për Muharrem e Reshit Çollakun.

"Ato do të përfshihen në një material për Rezistencën e Pogradecit, material të cilin babai e kishte përgatitur si një projekt më vete krahas projektit për shkollën e Progradecit që është botuar tashmë."

Një botim që do të hidhte dritë mbi këto variante të botimeve të Bukureshtit, mendohet të jetë letërkëmbimi 12-vjeçar i Poradecit me shkrimtarin tjetër, botuesin, studiuesin dhe kritikun e tij të parë, Mitrush Kuteli. Korrespondencat janë menduar si vëllimi III i veprës së plotë. Ka kohë që Maria po punon për to.

"Këto letra janë një shkollë për mua. Kështu që në një kuptim po i shërbej tim eti, por po i shërbej dhe vetes. Po mësoj intimitete nga ai mqë s'i kam ndeshur më parë...

Njerëzit me të drejtë thonë kur do të dalin, u bë kohë që flas për to, por është një punë e vështirë. Mendojmë se tek korrespondencat do të përfshihen letërkëmbimet me Eqrem Çabejn, Asdrenin, Tefta Tashkon, Odise Paskalin."

Sa për korrespondencën me Kutelin, pavarësisht se tekstet e Poradecit janë po ato, themi se ai letërkëmbim "do të hedhë dritë" ngaqë përmban shumë letra të kohës së shkrimit dhe botimit të këtyre vargjeve.

Do të ndriçonin edhe anë të poezisë dhe mendimit të Lasgushit që vazhdojnë t'i interpretojnë sikur t'u përkisnin legjendave dhe një kohe që s'ka lidhje me kohën tonë.

Mbi veprën e këtij autori bëhen studime, botohen monografi, mbrohen doktoratura, dhe përsëri Poradeci se pse duket i studiuar pjesërisht, se pse ato që thuhen e shkruhen për të duken fare pak dhe sikur shkojnë në drejtim të kundërt me rrugën e veprës së tij. Në anën tjetër të këtyre letrave rri një Kutel, shënimet e viteve '30-'40 të të cilit për letërsinë janë një model i kritikës letrare.

Këtij miku dhe intelektuali të rrallë, në nëntor 1936 Poradeci i kishte kushtuar disa vargje për zemrën që vdes përkohë e lind përjetë.
Teksti parafjalë për Poezinë e botimit të vitit 2010 është i papërfunduar. Maria thotë se duhet të jetë shkruar në vitet '40.

Poradeci tenton të japë një përgjigje pse shkruan poezi: "Pse shkruaj, pse parapëlqej të shkruaj vargje dhe jo prozë? Kur them vargje, kuptoj që duhet të jenë të përsosur nga arti. Vetëm këto të përsosurit rrojnë (dhe mezi dhe këto). Të papërsosurit vdesin.

Sepse gjuha ndryshon pas 500 vjet. Ajo më s'është siç ishte. Është ligji i saj fiziollogjik dhe shpirtëror (siç është zhvillimi i njeriut). Bibla e Lutherit p.sh e shkrojtur para 500 vjetëve më s'do mundte të përdorej prej gjermanëve pa i-u bërë përpunime gjuhe.

Gjithashtu dhe përkëthimet e "përsosura" mjaftojnë për një kohë të gjatë, po dhe kjo kohë e gjatë një herë mbaron. Vetëm që kur përkëthimi ose një vepër origjinale janë të mira, kanë mundësi të qëndrojnë më gjatë.


Pse? Sepse dyke qenë të përsosura, të derdhura si në mermer, pas mbarimit të kohës sa qëndron gjuha e tyre (p.sh. 500 vjet), ato mund të ripunohen në themel të formës, të derdhjes së tyre të parë, pa çformuar derdhjen e parë. Poezija ka mundësi të qëndrojë më shumë se sa proza, sepse poezija ka një formë më skulpturale dhe një derdhje më të pandryshuar."

Tek kjo parafjalë ku duket të jenë bërë një dy shënime të ndryshme, ai jep mendime edhe për rëndësinë dhe rolin që luajnë në poetikë dy dialektet: gegërisht dhe toskërisht.

Të parit ai i jep cilësitë e një subjekti që ka energji fizike, kurse të dytit i atribuon ëmbëlsinë shpirtërore: "Lufton pra forca fizike me harmoninë shpirtërore, trupi me shpirtin.

Forca si një gjë brutale, do të fitojë (lëndërisht) përmbi shpirtin, do të mbetet (mbase) gjuha e "mesme" gege, sepse gjithnjë forca fiton përmbi shpirtin. Ky fitim është lëndor. Lëndërisht do kemi si gjuhë gegërishten (e "mesme"). Po një gegërishte të shpirtëzuar me influencën e toskërishtes..."

Poezia është vëllimi i parë i veprës së plotë e cila sipas Marisë vijon me publicistikën ku do të ketë të reja, një Lasgush Poradec studiues e shkencëtar të letërsisë. Vëllimi i tretë është korrespondenca që u prek më lart dhe i katërti "Ditari" që ai ka mbajtur ditë pas dite prej vitit 1942 deri më 1982 kur u trondit nga ishemia cerebrale.   



(Flori Bruqi)

Imazh

Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...

E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...



Zemra
Bëj e ri mendohem,
Të mos t'afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m'afërohesh.

Dhe ri e bëj bejnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! tek bëj kështuzë,
Hop! të shoh këtuzë!
Ha! tek bën ashtuzë,
Hop! buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,

Uf! moj zemrë-e mjerë...

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.


********








Naum Prifti


              Nga Naum Prifti


Lasgushi i sfidoi autoritetet lokale, me një mënyrë origjinale, lasgushiane do të thoshnim, duke u shoqëruar me Hariz Berberin, të cilin pogradecarët e kundronin si njeri jo normal. Njerëzit pyesnin si ishte e mundur që një poet me famë kombëtare, pëlqente shoqërinë e një monomaniaku? Dashamirët e justifikonin si trill të Lasgushit, po ndoshta nuk ishte tamam ashtu. Harizi qe i urtë, i përkorë, i shkueshëm.





"…se qeveria është si ai hajvani i madh që shkon rrugës dhe i shkel marauzhgat me këmbë pa i vënë re."-Lasgushi



LASGUSHI NË QYTETIN E VET

Nga qershori deri në fund të nëntorit Lasgushi veronte në Pogradec, në mjedisin ku ishte lindur dhe rritur. Në qytet ai kishte një shtëpi të vogël, të modelit të vjetër, ndërtuar nga babai, ose gjyshi i tij, me cilën e lidhnin shumë kujtime. Për shkak se vuante nga një hernie kronike, Lasgushi i përballonte me vështirësi udhëtimet e gjata, por ai e mirrte në sy sakrificën, kur mendonte se pas një dite të lodhshme, do të pushonte disa muaj në klimën e mrekullueshme të vendlindjes. Ai u besonte fiziologëve modernë se klima e vendlindjes ka veti rigjeneruese për qelizat e trupit.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/a/a9/Statuja.jpg
Pogradecarët krenoheshin me të, sepse ai ishte legjendë e gjallë, poet me famë, pavarësisht nga trajtimi qeveritar. Nga ana tjetër Lagushi ishte njeri i thjeshtë, i dashur, i sjellshëm. Ai takohej përzemërsisht me njerëzit që njihte, (me përjashtim të të ardhurve, ai i njihte të gjithë vendasit) dhe pyeste për shëndetin e tyre dhe të njerëzve të familjes. Po qe se Lasgushi vonohej për ndonjë shkak familjar a problem transporti, pogradecarët fillonin të shqetësoheshin. U dukej sikur vera pa Lasgushin nuk e kishte hijeshinë e përvitshme, sikur qytetit diçka i mungonte. Dashamirësit e tij përkujdeseshin t’i gjenin ndonjë veturë që ta sillnin nga Tirana në Pogradec. Ata e dinin mirëfilli se gjendja financiare nuk ia lejonte luksin të angazhonte ndonjë taksi, prandaj u luteshin drejtorëve të ndërmarrjeve ta takonin Lasgushin kur të vinin në Tiranë dhe mundësisht ta mirrnin në makinat e tyre. Shpesh Lasgushi udhëtonte edhe me kamionë. Shoferët e kishin për nder të kishin në kabinë një pasagjer të nderuar dhe bashkëudhëtar të këndshëm si Lasgushi. Asnjëherë nuk pranonin të merrnin të holla prej tij. Përkundrazi, kudo që ndalonin përpiqeshin ta qerasnin. Të nesërmen qysh në mëngjes, lajmi i gëzuar se Lasgushi kishte arrirë në Pogradec, përhapej gojë më gojë.

Lasgushin e trajtonin me respekt të afërmit, moshatarët, arsimtarët, intelektualët e rinj, me një fjalë gjithë shtresat e bashkëqytetarëve, me përjashtim të autoriteteve lokale. Sot duket e pakonceptueshme se si ata nuk organizuan kurrë ndonjë ceremoni të thjeshtë për të, një mbrëmje letrare me recitime poezish, një promovim libri, a festimin e ditëlindjes së tij. Sa për ta ftuar në pritjet zyrtare lokale, kjo as që mirrej në konsideratë. Edhe pa ndonjë udhëzim të posaçëm, ata e dinin qëndrimin e revervuar që mbante udhëheqja e partisë dhe Lidhja e Shkrimtarëve ndaj tij, çka mund të përmblidhej në dy fjalë, mospërfillje e hapur dhe mënjanim. Nuk mund t’ia falnin mëkatin se poeti i njohur nuk e përqafoi metodën e realizmit socialist, ndryshe nga kolegët e tij që u konformuan shpejt.

Ndërkohë as Lasgushi nuk u afrohej dyerve të Komitetit të Partisë ose të Komitetit Ekzekutiv të Pogradecit, për të takuar ata që njihte a për t’u kërkuar ndonjë nder. Me bastunin në dorë, me një kapele të vjetër republikë në kokë, dilte shëtiste anës liqenit, ose lart nga vreshtat, shpesh herë i vetmuar, duke patur shok mendimet e tij. Te Turizmi i Vjetër shkonte për të takuar miqtë e vet dhe intelektualët që vinin nga Tirana, bisedonte me ta për tema të ndryshme, pa pranuar asnjë lloj qerasje edhe kur të tjerët ngulmonin. Nga natyra Lasgushi ishte absentist, nuk e pinte as duhanin, as kafenë dhe asnjë lloj alkoholi.

Ai i sfidoi autoritetet lokale, me një mënyrë origjinale, lasgushiane do të thoshnim, duke u shoqëruar me Hariz Berberin, të cilin pogradecarët e kundronin si njeri jo normal. Njerëzit pyesnin si ishte e mundur që një poet me famë kombëtare, pëlqente shoqërinë e një monomaniaku? Dashamirët e justifikonin si trill të Lasgushit, po ndoshta nuk ishte tamam ashtu. Harizi qe i urtë, i përkorë, i shkueshëm. E meta e tij qe një lloj psikomanie letrare, se ishte poet i madh, akoma i panjohur, por vëllimi poetik që do të botonte së shpejti, do t’i eklipsonte poetët e tjerë. Ndërkohë Harizi nuk e fshihte aspak se poezitë që kishte dërguar nëpër redaksitë e ndryshme, ia kishin hedhur në kosh. Pata rast ta njihja Harizin dhe të dëgjoja prej gojës së tij se i gufonin shumë motive përbrenda dhe ai nuk do të reshtte së dërguari krijime të tjera nëpër redaksitë, sa të bindeshin që ishte poet. Lasgushi dukej sikur e kishte zgjedhur qëllimisht, ose ndoshta dhe i vinte keq për të. Harizi ishte me raport të gjatë paaftësie nga komisioni mediko-legal, i paangazhuar me ndonjë punë, pra edhe më i ngeshëm se të tjerët për të shoqëruar Lasgushin dhe këdo tjetër që pranonte shoqërinë e tij.

Bashkëbiseduesit çmeriteshin kur Lasgushi deklaronte: "miku im Hariz Berberi thotë…" në një kohë kur ithtarët e partisë për t’u mburrur a për të shitur mend, përmendnin citatet e Enver Hoxhës. Të vlerësoje thëniet e një maniaku dhe t’ia servirje shoqërisë, ashtu sikurse vepronte Lasgushi, ishte njëlloj si të talleshe me politikën e partisë. Dashamirët e tij besonin se Lasgushi nuk e thoshte me qëllim, por nga naiviteti.

Ironia e Lasgushit ishte pjesë organike që buronte në mënyrë të natyrshme nga shpirti i tij, aq sa kushdo që e dëgjonte, nuk mund të dallonte kufirin midis sinqeritetit dhe shfryrjes. Sytë e tij të zgjuar dhe fytyra e qeshur gjithmonë ruanin të papritura për bashkëbiseduesit. Lasgushi shpesh lëshonte kritika të forta për raportin shtet-individ, sa mund të akuzohej për pikëpamje ekzistencialiste. Ai thoshte: "…se qeveria është si ai hajvani i madh që shkon në rrugë dhe shkel me këmbë marauzhgat [milingonat] pa i vënë re." Krahasimi i qeverisë me një mushkë a kalë që ecën shtegut, pa vënë re ku shkel, ishte skandaloz për nëpërkëmbjen e njerëzve të thjeshtë prej çdo pushteti, pa kurrfarë dallimi midis sistemit socialist dhe kapitalist.

* * *




Kujtime: Lasgushi - poet i bukurisë magjike


POETI LARG POLITIKËS

Në kohën e Zogut u ndez një diskutim i hapur rreth vlerave të Lasgushit si poet. Në revistën letrare "Java," në mos gabohem, u botua më 1937 një shkrim kritik i estetit Kris Maloku me titullin dyshues "A është poet Lasgush Poradeci?" Duke replikuar me Mitrush Kutelin që ngrinte lart meritat artistike të poetit, Kris Maloku rropatej ta ulte figurën e tij me një stratagjemë jo fort të zgjuar. Sipas etalonit të tij, Lasgushi nuk mund të barazohej me Homerin, Danten, Gëten, Hajnen, dhe si përfundim nuk mund të cilësohej poet. Ai nuk bënte asnjë dallim midis poetëve me madhësi kombëtare dhe botërore. Qe një kritikë estetizante, ku autori më shumë rropatej të shpaloste dijenitë e tij teorike në fushën e letërsisë, se sa të argumentonte vlerat e Lasgushit. Pretendimet e tij nuk gjetën përkrahës, për arsyen e thjeshtë se vëllimi poetik i Lasgushit "Vallja e Yjeve" (1933) dhe "Ylli i Zemrës (1937) e kishin lartësuar emrin e tij në shkallën e poetit kombëtar, me risinë, motivet dhe gjuhën poetike që solli. Poezia e tij nga çdo anë ishte më moderne, më afër poezisë europiane, se e çdo poeti shqiptar deri në atë kohë.

Lasgushi gjithmonë kishte qëndruar larg politikës dhe politikanëve. Në kohën e mbretërisë, Lasgushi nuk i thuri lavde mbretit, si disa shkrimtarë të kohës, por nuk u bashkua as me krahun me prirje revolucionare ose majtiste. Pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste e priti me urrejtje, për shkak se vendi humbi pavarësinë dhe rreziku i kolonizimit dukej imediat. Gjatë luftës, si mjaft intelektualë të tjerë, qëndroi neutral. As në kohën e pushtimit gjerman, nuk u vu në shërbim të tyre, edhe pse ata u përpoqën të afronin intelektualët shqiptarë që kishin studiuar në Gjermani, ose Austri dhe cilësoheshin me kulturë gjermanike, pra "dojçkultur." Lasgushi ruajti pavarësinë e tij duke iu kushtuar punëve letrare dhe kulturore.

Megjithatë, për ndonjë keqkuptim a shpifje, komunistët e akuzuan sikur ai po i këndonte lavde fashizmit. Në shtypin ilegal të Frontit Nacionalçlirimtar, tok me artikujt propagandistikë, botoheshin edhe copa të vogla letrare, si vjersha e Memo Metos "Jam një vajzë shqipëtare," poemthi "Epopeja e Ballit Kombëtar" e Shevqet Musarajt, etj. Në një nga buletinet e shaptilografuara u botua vjersha e Lame Kodrës, kushtuar Lasgushit, ku ai shfaqte keqardhjen që poeti lirik kishte shkarë në kampin kundërshtar. Poezia fillonte me vargun: "Të blenë me para o zog liqeni…" dhe më tej vinin vargjet se bilbilin e kishin futur në kuvli që ta detyronin të këndonte për ta.

Poezia në vetvete ishte e bukur dhe mendimi i qartë, po informacioni se Lasgushi kishte shkruar një poezi për Musolinin, Viktor Emanuelin III, a fashizmin, ishte i pasaktë. Nuk dihet as sot se nga kush e si u përhap kjo legjendë. Ndoshta ithtarët e fashizmit e sajuan me qëllim të joshnin intelektualët shqiptarë se në anën e tyre ishte rreshtuar një figurë e madhe e kulturës si Lasgushi, ose përndryshe duhet besuar se ishte një sajesë, një thashetheme nga ato që qarkullojnë dendur në kohë të trazuara. Pas lufte Lasgushi i kërkoi Prof. Sefulla Malëshovës t’i tregonte se ku e kishte gjetur poezinë e tij për Musolinin a për fashizmin, në cilën gazetë, në cilën revistë, sepse ai vetë si autor nuk dinte asgjë. Çështja u mbyll në heshtje mbasi në atë kohë Sefullai ishte Ministër i Arsimit.

Lasgushi nuk ishte poet oborri. Për të misoni i poezisë ishte hyjnor, prandaj ai as nuk e konceptonte si mund të shkruante poezi politike dhe aq më keq t’u këndonte diktatorëve.


* * *

NË PLENUMIN E KRITIKËS

Nga mesi i vitit 1963 Lidhja e Shkrimtareve organizoi një plenum për kritikën, me synimin të analizonte të metat duke sugjeruar disa rrugë efektive për ta shpënë përpara atë gjini të varfër letrare. Referatin ia ngarkuan Qamil Buxhelit. Ai u rropat mjaft që të harmonizonte mendimet e tij me ato të shefave për problemet e kritikës, ndaj u detyrua ta ripunonte referatin tri herë. Mbledhja u zhvillua në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve. Gjatë pushimit, pas leximit të referatit, njerëzit bashkoheshin me shokët e tyre, te tryezat e vogla, për biseda shoqërore. Lasgushi u afrua te tryeza jonë, ku ndodhej Fatos Arapi, Kin Dushi dhe unë. Fatosi e pyeti si iu duk referati. "Mjaft i mirë, u përgjegj Lasgushi, por habitem se si Qamili nuk na tha asnjë citat nga Bjelinski?!" Komenti i tij ironik qe i mprehtë. Sa pa u prishur aleanca politike me Bashkimin Sovjetik, çdo artikull teorik, kritikë a recension mbushej me citate nga Bjelinski, Dobroljubovi, Çernishevski, Plehanovi, të cilat autorët i sillnin si mbështetje për argumentet e tyre dhe njëkohësisht për të treguar sa thellë e zotëronin kulturën ruso-sovjetike. Pas vitit 1961, asnjeri nuk guxonte të përmendete kritikët rusë e sovjetikë nga drojtja se citimi i tyre mund të keqkuptohej si kundërvënie ndaj ideologjisë dhe politikës që ndiqte Partia e Punës.

Plenumi i kritikës, nuk pati asnjë lloj ndikimi mbi jetën kulturore shqiptare dhe as mund të kishte në kushtet e censurës.

* * *

MARRËDHËNIET E TIJ ME REDAKTORËT[b]

Lasgushi e njihte mirë letërsinë klasike botërore e ndërmjet tyre edhe letërsinë ruse. Ai përktheu me sukses romanin në vargje "Evgjeni Onegin" të Pushkinit, duke ruajtur lirizmin e poetit të madh rus. Edhe pse e kritikuan për frymën lasgushiane që u kishte dhënë vargjeve, përkthimi edhe sot çmohet për vlerat e tij.

[b]"Përzënë rrezesh parëvere,

Nga malet fqinj dëbora shkon,

E tatëpjetë me potere

Mbi fusha ujrat i vërshon."


Kështu hapet romani në vargje dhe fakti që po i kujtoj vargjet edhe pas disa dekadash tregon mbresat e forta që më la përkthimi. Veçanërisht të bukura qenë përkthimet e kapitujve "Letra e Tatjanës" dërguar Oneginit dhe "Gjyshja." Një ndihmesë të çmuar për redaktimin e veprës së Pushkinit dha poeti Dritëro Agolli.

Lasgushi në kuptimin e mirë të fjalës ishte sqimëtar për vargjet. Ai e zgjidhte fjalën me kujdes dhe i lëmonte për të patur kadencë dhe muzikalitet, ndaj mërzitej e nervozohej kur redaktorët vinin dorë mbi vargjet e përkthyera prej tij. Kjo e shtyri Lasgushin të hartonte një satirë të mprehtë, e cila qarkulloi gojë më gojë në mjediset letrare të Tiranës.

Redaktorët trukokallë,

Redaktojnë vjershëtorët,

Pa më thoni se kush vallë

Redakton redaktorët?


* * *

KOMENTE PËR DRININ PLAK

Gjatë kohës që punoja te revista "Ylli," Lasgushi vinte herë pas herë, qoftë për të sjellë përkthimet që i ngarkonte redaksia, qoftë ato që sillte vetë nisur nga mendimi se vlenin të botoheshin. Ai çmonte veçanërisht poetët gjermanë, anglezë, francezë, klasikë dhe kontemporanë. Fliste me admirim për Gëten, Hajnen, Bërnsin, Bertolt Brehtin, etj. Horizonti i tij kulturor ishte mjaft i gjerë në fushën e letërsisë dhe të filologjisë. Lasgushi ishte nga studentët e rrallë shqiptarë, në mos i vetmi, që ndoqi edhe një kurs të gjuhës sanskrite, gjatë studimeve në Universitetin e Gracit, Austri. Besohet se kursin e mori i nxitur nga albanologu i njohur Norbert Jokl, me të cilin kishte miqësi. Jokli besonte se njohja e sanskrishtes, si rrënja e gjuhëve indoevropiane, do ta shtynte Lasgushin të mirrej me filologji, mirëpo shpirtin e tij e kishte pushtuar tërësisht poezia. As kur ishte i ri, as kur u moshua, Lasgushi nuk tregoi ndonjë interes për studime në fushën e prejardhjes së gjuhës shqipe. Veç duket se në shpirtin e tij la vragë leximi i vedave të lashta indiane në gjuhën sanskrite, qëkurse la dorëshkrim poemën "Kamadeva," hyjni e dashurisë në mitet indiane, çka e dëshmonin të afërmit e tij. Poema e pa dritën e botimit pas vdekjes së tij.

Lasgushi e ktheu bukurinë fizike të vendlindjes në objekt artistik, duke i falur poezisë shqipe krijime jashtëzakonisht të bukura. Ndërsa Naimi i këndon bukurisë fizike të Shqipërisë me male, kodra, çuka e pyje, në tërësi dhe në mënyrë përgjithësuese, Lasgushi është konkret me emra e topologji. Mali i Thatë, Liqeni i Ohrit, Drini, Shën Naumi kanë zënë vend në poezitë e tij. Liqeni, (ose Liqeri sikurse e toskërizonte Lasgushi) si një medaljon i kaltërt mes maleve, ujërat me tejpamshmëri të jashtëzakonshme, përflakjet që merr liqeni kur dielli ndriçon retë nga poshtë, qetësia e amëshuar që bie mbi të natën, aq sa mund të dëgjohet kërcitja e një lopate varke, janë detaje poetike te krijimet e tij.

Poezia "Poradeci" mbushur me drita, ngjyra, tinguj, në çastin kur mbi të bie muzgu dhe muzikaliteti i saj është si oshëtimë e natyrës, sa e ëmbël aq edhe e saktë.

"Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir.

Po përhapet dal-nga-dalë një pluhùrë si një hije.

Nëpër Mal e në Lëndina shkrumb i natës që po bije,

Dyke sbritur që nga qjelli përmbi Fshat po bëhet fir…

E kudo krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë… në liqer hesht një lopatë…

Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…

Futet zemr’ e vetëmuar mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…

Zotëroi më katër anë errësira…

Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes në Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi."


Lasgushi një ditë erdhi në redaksi, i zemëruar si rrallë herë. Shkakun na e zbuloi shpejt. Kishte marrë vesh se Prof. Zijaudin Kodra, pedagog në Fakultetin e Letërsisë Shqipe, duke komentuar vargun për Drinin plak që shkon mes-për-mes Shqipërisë, e komentoi se kjo ishte licencë poetike, interpretim i poetit, që nuk merr parasysh gjeografinë faktike, mbasi në fakt Drini "shkon anash, ngjat kufirit të Shqipërisë."

Lasgushi e dinte se edhe sikur të dërgonte protesta për komentin e pasaktë të Prof. Kodrës, asnjë gazetë s’kishte për t’ia botuar, prandaj gjeti rrugën më praktike: t’ua shprehte pakënaqësinë me gojë shkrimtarëve, studiuesve, atyre që besonte se mund ta kuptonin. Isha bashkë me poetin Vehbi Skënderi, kur ai e ceku atë temë. "E kam mik Profesor Zijaudinin dhe e dua," na tha, "por nuk jam aspak dakord me komentimin që u ka bërë vargjeve të mia për Drinin. Kur e lexoi këtë poezi albanologu Norbert Jokl, tha: ‘Ja sa bukur poeti u lë trashëgim brezave të ardhshëm Shqipërinë etnike,’ ndërsa një profesor shqiptar e quan licencë poetike, sikur unë të mos dija dramën e copëtimit të viseve shqiptare më 1913. Jo, nuk e vura për hatër të rimës e të ritmit, po sepse ashtu është e vërteta. Andej matanë kufirit është gjysma tjetër e Shqipërisë dhe Drini shkon mespërmes saj, ndërsa lumenjtë e tjerë, thuajse pa përjashtim, shkojnë nga lindja në perëndim."

Liqeni i Ohrit
Liqeni i Ohrit

Askush tjetër nuk i këndoi aq bukur dhe aq poetikisht natyrës shqiptare sa ai te poezia "Mbarim Vjeshte."

"Fluturoi dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë,

Dyke ikur që-menatë sipër malesh me dëborë…

Iku rënd’ e i përmallshmë, dhe me sqep të ti të fortë

Zotëriut q’ i la folezën, i trokiti mu në portë.

Pra më s’duket shpes’ i fatit, prapa bujqësh edhe plorësh,

Prapa brazdës së rëxuar hap-me-hap prej qe malorësh;

Më s’dëgjohet nër ugare të kërcasë miu i hirtë

Vdiq nepërka pikëlore ndaj blatisht’ e shkretëtirtë.


* * *

KOSOVARËT RRËFENIN NDERIM TË JASHTËZAKONSHËM PËR TË

Nderimi që rrëfenin kosovarët për Lasgushin, na linte mbresë të veçantë. Kushdo që vinte prej andej, pedagog, gazetar, shkrimtar, studiues, kërkonte të takohej me poetin e dëgjuar dhe e quante ngjarje të rëndësishme takimin me të. Shumë prej tyre mbanin shënim çdo fjalë që thoshte poeti, sepse për ta ishte legjendë e gjallë, ndërsa ne duke e patur përditë mes nesh, rrallë kujtoheshim të shënonim mendimet që shfaqte.

Lasgushi ishte poeti më i madh lirik, ura që lidhte letërsinë e Rilindjes me atë të pavarësisë, por kjo meritë nuk iu njoh nga rrethet zyrtare e për pasojë as nga studiuesit. Krijimet e tij poetike u mënjanuan nga antologjitë e shkollave tetëvjeçare dhe nga tekstet e shkollave të mesme. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve e gjykonte në mënyrë të njëanshme Lasgushin, si poet të luleve dhe të yjeve, se Lasgushi nuk u tregua i gatshëm ta përqafonte metodën e realizmit socialist si shkrimtarët e tjerë. Deri në verën e vitit 1947 ai nuk botoi asnjë krijim origjinal në organet e përkohshme letrare. Atë vit, i shtyrë nga shokët e vet, ose nga kritikat shoqërore që dëgjonte, ai dërgoi te revista "Nëndori" dy poezi të shkurtëra, për trenin dhe hekurudhën e parë që po ndërtohej nga Durrësi në Rrogozhinë. Poezitë ngjallën kureshtje te lexuesit, por jehona e tyre nuk qe e favorshme, në radhë të parë se ato motive ishin larg etosit të poetit, ndërsa niveli artistik, larg krijimeve të tij të mëparshme. Me pretekstin për të mos e diskredituar, Lasgushit nuk i botuan më shkrime në asnjë organ, duke e detyruar të hiqte dorë prej krijimeve origjinale. Për më se tridhjetë vjet gjithë forcën e tij poetike Lasgushi ua kushtoi përkthimeve.

Edhe pse poezitë e Lasgushit u hoqën nga antologjitë e shkollave tetëvjeçare dhe të mesme si të demoduara, se motivet e tij nuk përkonin me kërkesat e realizmit socialist, aureolën që gëzonte si poet nuk mundën t’ia hiqnin. "Kroi i fshatit tonë" kompozuar prej Konos, a prej Trakos zuri vend në repertorin e këngëtarëve lirikë të Operas dhe Baletit për dekada me radhë, madje vazhdon të këndohet edhe tani. Mjaft të rinj nga rrethet letrare dhe intelektuale e donin Lasgushin për krijimet e tij liriko-filozofike dhe për vetitë e tij të karakterit, sepse ai ishte njeri me cilësi të rralla. Kuteli dhe arkitekti Petraq Kolevica, përkthyes i talentuar i poezive gjermane, ishin nga miqtë e tij më të ngushtë.

Nga Lasgushi dëgjova për herë të parë sentencën "shkrimtarët janë artistë të fjalës" dhe ai vërtet ishte mjeshtër i përdorimit të fjalës në poezitë e tij. Ai e pasuroi poezinë shqiptare me fjalë e shprehje, me natyrën dhe konceptimin e tij poetik, sepse e bukura për të ishte e pandashme në çdo krijimtari artistike.

Pohimi i tij për formën e lartë artistike të poezisë, binte ndesh me teorinë e vijës së masave, që çmonte vetëm temat e idetë, e cila po zbatohej në Shqipëri duke imituar revolucionin kulturor kinez.

* * *

NGA BLLOKU I SHËNIMEVE TË MIA

Në mënyrë të thjeshtësuar veprimtaria letrare e Lasgushit përbëhet nga dy blloqe. Të parin e përbëjnë poezitë e tij meditative e filosofike, kurse tjetrin poezitë me frymë popullore, sipas traditës, sikurse "Kroi i fshatit tonë," "Vijnë vashat radhë-radhë," etj.

Tani vonë gjeta një shënim mbajtur më 7 qershor 1977 në Pogradec, nga takimi që pata me Lasgushin. U gëzova që kisha hedhur në letër bisedën që pata me të, sepse përndryshe do të më ishte fshirë nga kujtesa.

Lasgushi nuk fliste me superlativa për folklorin, nuk përkulej përpara çdo krijimi që mbante vulën e anonimatit, por gjykonte me realizëm vlerat e tij. Gjatë bisedës, ai më tregoi se si e tëharrte folklorin, se si gjuante modele të rralla me vlerë artistike.

- Takova një lab dhe e luta të më thoshte disa nga këngët e krahinës së tij, - më rrëfeu Lasgushi. - Ai këndonte dhe unë e dëgjoja. Njëra prej tyre më la mbresë të veçantë: "Qaj e qaj moj Këndrevicë,/E larta mbi male gjithë." Vargjet e tjera që vinin pas tyre ishin të zakonshme, nuk kishin asnjë vlerë, se folklorin e bëjnë analfabetët, njerëz pa shkollë, por poeti e ka për mision t’i njohë dhe të qëmtojë anët e mira, se ato disa herë përmbajnë xhevahire. Forma e rrallë e ndërtimit sintaksikor, ku mbiemri del përpara emrit, "E larta mbi male gjithë," i jep një bukuri poetike të jashtëzakonshme vargut, prandaj modelin e saj e shtiva në poezinë time "Vasha dhe trimi."

"Vate prill i trimërisë,

Më zu maj’ i dashurisë.

"M’u shfaq vashëza në gjumë,

E ëmbla mbi shoqe shumë…"

Bëri një pushim të shkurtër meditative, pastaj vazhdoi:


- Tani provo ta thuash mendimin që shprehet në këto dy vargje në ndonjë formë tjetër, - vazhdoi Lasgushi, - si për shembull se vashëza ishte më e ëmbël se shoqet e saj, se ndër shoqet e saj ishte më e ëmbël, se ëmbëlsi si të sajnë s’e kishte asnjë shoqe, mirëpo asgjëkundi nuk e ka finesën dhe bukurinë poetike të sintagmës "e ëmbla mbi shoqe shumë." Gëtja, Homeri, Shekspiri dhe Danteja kanë marrë nga folklori atë që u është dukur më e mirë dhe pastaj e kanë ngritur në art. Shkrimtari shquhet për kulturën e tij të gjerë. Një shkrimtar injorant nuk vlen, edhe kur e quan veten shkrimtar, edhe kur të tjerët e lavdërojnë për t’i bërë qejfin."

Pastaj shpalosi një mendim që ishte si thikë me dy presa. Mund ta kundroje si ironi për udhëzimet që lëshonte partia, ose si lavdërim për zotësitë e udhëheqësit. " Ju tani e keni lehtë, se u mëson Enveri, po mua s’kishte kush të më mësonte në atë kohë. Të gjitha i kam bërë vetë." Thënie të tilla ekuivoke mund të dëgjoje shpesh në bisedat me Lasgushin, se ato ishin në natyrën e tij.

Habia tjetër ishte se Lasgushi që kishte shkruar dy vëllime poetike, i dinte përmendësh të gjitha poezitë e tij, madje dhe me variantet e tyre. Njëherë u zemërua keq me një poet që deklaroi se ai nuk mund t’i kujtonte vargjet që kishte shkruar. "Çfarë poet është ai që nuk kujton vargjet e tij?" pyeti me zemërim. Kjo ndodhte se Lasgushi jetonte mes poezisë së tij dhe i sillte kurdoherë nëpër mend. Mikrokozmosi i tij ishte poezia.

* * *

VLERA E KONCEPTEVE

Një ditë tjetër, po atë javë qershori, e pashë duke ecur më shpejt se zakonisht në bulevardin e Pogradecit anës liqenit. Më pyeti nëse e kisha parë Prof. Skënder Luarasin, me të cilin mbante miqësi qysh kur ishin studentë në Austri. I thashë se sapo isha ndarë me të dhe mund ta gjente te Turizmi.

- Më erdhi në shtëpi, po unë s’munda ta prisja se isha i pa veshur. Tani më duhet ta takoj patjetër. Këtu tek ne miku s’pyet, të vjen në shtëpi kur i mbushet mendja. Ne s’e kemi traditë të lemë pikëpjekje, a orar vizite. Në Grac unë ndenjta dhjetë vjet në një shtëpi. Atje haja, atje pija, atje flija si pjesëtar i saj. Hyra djalë 23 vjeçar dhe dola burrë 33 vjeçar. Nuk e harroj kurrë një kartpostale që më tregoi e zonja e shtëpisë. Më tha se ia dërgonte i vëllai dhe e pyeste nëse mund të vinte të premten në ora pesë pasdite. I thashë se vëllai mund të vinte edhe pa dërguar lajmërim, mirëpo ajo ma priti: "Mund të vijë dhe të mos më gjejë, mund të kem një plan tjetër atë pasdite." Dhe vëllai i saj banonte po në Grac, në një qytet prej 250.000 banorësh. Nuk është qytet i madh, por ka një nga Universitetet më të vjetra të Evropës. Para disa kohe festuan 200 vjetorin e tij. Ne kemi norma të tjera morale. E di si thonë miqtë e mi nga Vërdova? "Mikun ndaj e kemi mik, të na mundojë dhe ta mundojmë."

Njeriu pëson ndryshime nga vendi ku jeton, nga psikologjia e shoqërisë që e rrethon – vazhdoi mendimin Lazgushi.

- Kur ktheheshim nga Austria për pushimet verore në Shqipëri, na mirrte përpara rutina e jetës së përditshme dhe gjithë ditën e kalonim kafeneve, duke lojtur letra ose duke çaprashitur kot. Sapo vinte vjeshta dhe ktheheshim në Austri, ne studentët shqiptarë tjetërsoheshim, ulnim kokën mbi librat, vizitonim muzeumet, vendet historike, ndiqnim koncertet muzikore dhe jetën artistike, etj. Pse? Sepse kjo ishte jeta dhe psikologjia e atjeshme. Edhe në tram, edhe në park njerëzit i shihje me libra ndër duar. Edhe ata shkojnë klubeve sa për të pirë kafe, a çaj, por asnjë nuk e kalon gjithë ditën kot kafeneve.

Lasgushi u jepte rëndësi të veçantë koncepteve, zgjerimit të horizontit të kulturës qytetare.

Në anën lindore të qytetit, në fund të bulevardit, ku ndahet rruga e Drilonit me atë të Korçës, dalloheshin dy ndërtesa të reja njëkatshe me tulla. Lasgushi ndaloi hapin dhe drejtoi bastunin drejt tyre.

- I sheh ato dy ndërtesa në këndin midis rrugëve? Dikur aty ishin dy baraka druri të shëmtuara që nuk shiheshin me sy. Njëra shërbente për shitje vajguri, tjetra nuk e di për se. Kur ishte sekretar i parë Pirro Gusho dha urdhër të prisheshin dhe mirë bëri, po shih se çka ndërtuar. Në vend të ngrinte një ndërtese të bukur, të lartë që mund të hijeshonte qytetin, ndërtoi dy kolibe të vogla prej tullash. Pse? Se aq dinte, se koncepti i tij nuk shkonte përtej ustallarëve të Mokrës. Unë Pirron e kam nip dhe e dua, po nuk mund të mos e kritikoj për këtë shëmti që i la qytetit në një nga pikat më të bukura. Pa patur koncepte për të ardhmen, dijeni për urbanistikën, a mund të rregullohet qyteti?

Fliste me duf dhe dukej i zemëruar sepse në qytet deri në atë kohë nuk vihej re asnjë ndërtim modern.

(Pirro Gushoja pati një fund tragjik prej atij regjimi që i shërbeu me zell. U detyrua të vriste veten kur ishte Sekretar I në Fier, pasi u akuzua nga udhëheqja si pjesëtar i grupit të sabotatorëve të naftës.)

* * *

"GJYNAH O ZOTI LASGUSH QË JE KAUR…"

Në Vërdovë, Lasgushi kishte miqtë e tij. Ata vit për vit e ftonin të kalonte disa ditë mes tyre. Dhe kurdoherë, ashtu sikurse ua kërkonte nderi, ia dërgonin shoqëruesin dhe kalin deri te dera e shtëpisë edhe pse Vërdova ishte afër, as një orë në këmbë. Njëherë, tregonte Lasgushi, më dërguan një kalë, një mushkë dhe një gomar, stolisur me velënxa të kuqe dhe jastëkë të qendisur, si për krushq sepse ishim tre vetë. Vjehrra dhe unë shkuam kaluar, kurse ime shoqe nuk pranoi, se s’kishte hipur kurrë mbi ndonjë kafshë dhe dyshonte se mund t’i mirreshin mendte. Si përfundim erdhi në këmbë.

- Një verë, - mendova të qëndroja pak më gjatë në fshat,- vazhdoi Lasgushi prandaj mora me vete një tog librash. Fshatari i mësuar të ngarkonte barrë me kashtë, me bar, me dushk, me mollë, po jo me libra, e shprehu habinë e vet në një formë origjinale shumë të sinqertë. Lasgushi qeshte sa herë e kujtonte. E di ç’më tha? "Gjynah o zoti Lasgush që je kaur! Të ishe mysliman…" Kur e pyeta pse, m’u përgjegj se as hoxha, as myftiu nuk kishin aq libra. I thashë se edhe Naim Frashëri dhe Sami Frashëri dhe Hoxha Tahsini myslimanë ishin, po libra kishin patur më shumë se unë.

* * *

MOS SHKYEJ NJË DERË TË HAPUR

Marrëdhëniet e tij me Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Dhimitër Shuteriqin, në dukje ishin normale, por të ftohta. Lidhja mund t’ia kishte dhënë Lasgushit statusin e "shkrimtarit në profesion të lirë," sikur brenda kryesisë të mos vepronte një korent i fortë dogmatik, të cilët e nënçmonin si poet apolitik, që i përkiste së kaluarës. Gjendja nuk ndryshoi as në kohën kur kryetar i Lidhjes u emërua Dritëro Agolli. Ai mbeti përkthyes me një rrogë të vogël dhe pensionist i thjeshtë, ndërsa disa të tjerë, shumë më pak të vyer se ai, gëzuan pensione të veçanta, "për shërbime të shquara në fushën e kulturës." Në kishte ndonjë njeri që e meritonte atë motivim, ai ishte Lasgush Poradeci.

Dhimitër Shuteriqi vinte shpesh në Pogradec për të pushuar dhe për të punuar. Njëherë Lasgushi e pa në një kafe të vogël, duke biseduar me dy gabelë, por pandehu se rastësisht kishin qëlluar bashkë. Të nesërmen e njëjta skenë në të njëjtën kafene, gabelët duke folur e Dhimitri duke mbajtur shënime. Lasgushi u bë kureshtar dhe e pyeti Shuteriqin cili qe shkaku që po qeraste përditë ciganët. Ai iu përgjegj se gjuha cigane kishte disa fonema të veçanta dhe ai po mblidhte fjalë nga goja e tyre dhe përralla me qëllim të hartonte një gramatikë të asaj gjuhe pak të njohur. "Kot mundohesh," - i preu Lasgushi. "Gramatikën e gjuhës cigane e kanë hartuar filologët gjermanë qysh në fillim të shekullit. Një kopje e librit ndodhet në Bibliotekën tonë Kombëtare. Po të doni ua jap dhe numërin e skedës. Për gjuhën e ciganëve të Shqipërisë ka shkruar anglezi Stjuart Man, në revistën "Gipsy." Edhe kopjet e asaj reviste i ke në Bibliotekë."

Shuteriqi kishte ngelur ngushtë, pa ditur çfarë të bënte me ciganët që kishte angazhuar për qëllime gjuhësore. Me dy fjalë Lasgushi i tregoi se po shqyente një derë të hapur.

- Më erdhi keq se po mundohej kot, - komentonte Lasgushi.

* * *

SFIDA E FUNDIT

Lasgushi u martua me një vajzë myslimane tiranase, me arsim të mesëm. Nafija nuk kishte asnjë lloj pretendimi për t’u dukur dhe as nuk lavdërohej me krijimtarinë e bashkëshortit të saj. Ajo ishte arsimtare e ciklit të ulët të shkollave dhe një amvisë e shkëlqyer që gjithë jetën punoi ia kushtoi kujdesit për familjen dhe burrin e saj. Me të Lasgushi pati dy vajza, të cilat qenë gëzimi i jetës së tij. E shoqja vdiq nga një sëmundje e pashërueshme nga mesi i vitete ’80. Miqtë, farefisi, të njohurit e Lasgushit dhe të rrethit të saj e përcollën për në varrezat. Kortezhi u bë mjaft i gjatë. Të afërmve u vinte keq si për Nafijen që vdiq në moshë relativisht të re, për dy vajzat që la jetime, ashtu edhe për Lasgushin që mbeti pa bashkëshorten në pleqëri, atëherë kur i duhej më shumë. Kur mbaroi ceremonia funebre, Lasgushi shkoi mbi varrin e saj, bëri kryqin tri herë dhe u përkul për të puthur kurorat me lule. Besnik ndaj idealeve dhe parimeve të tij, nuk u merakos aspak se çdo të thoshnin autoritetet dhe si do ta komentonin veprimin e tij, në një kohë që Shqipëria ishte deklaruar vendi i parë ateist në botë.

Autoritetet u detyruan ta justifikonin sfidën publike të Lasgushit, si tronditje pas dhimbjes që kishte pësuar, por ata që e njihnin nga afër kishin mendim tjetër. Lasgushi as nuk dinte, as nuk donte të shtihej. Ai kishte personalitetin e tij dhe atë e ruajti me dinjitet gjatë gjithë jetës së tij.

Këto vitet e fundit miqtë e Lasgushit kanë ngritur zërin për restaurimin e shtëpisë së tij në Pogradec, sepse ka rrezik të shembet po qe se nuk vihet dorë mbi të. Do të jetë në nderin e qytetit të Pogradecit dhe të Lidhjes së Shkrimtarëve që shtëpia e poetit të kthehet në një muzeum të vogël. Qytetit do t’i shtohet një objekt kulture, i cili çdo vit do të tërheqë me mijëra vizitorë, se Lasgushi ka vendin e tij në panteonin e kulturës kombëtare shqiptare.

New York


Lexoni edhe këtë shkrim të botuar në Bukuresht(2005) nga Ardian-Christian Kuciuk:

http://www.kuciuk.home.ro/pgid4_site_RO.html

Ismail Kadare dhe vajza në urë







Ismail Kadare përfaqëson një lloj fantazie për mua, si lexuese dhe si shkrimtare. Kur kam qenë fëmijë duke udhëtuar në shtëpinë e stërgjyshërve të familjes sime në Greqinë veriore, ne gjithmonë do të arrinim në një pikë të rrugës ku e majta të dërgonte në veri drejt Shqipërisë dhe e djathta të dërgonte në verilindje në malet e Pindit.





Kohëve të fundit kam menduar shumë për Ismail Kadarenë. Sinqerisht. Shkrimtari shqiptar herë pas here është emëruar si laureat i mundshëm për Çmimin Nobel për Letërsi, ndërkohë që edhe romani i tij ‘Aksidenti’ sapo është shfaqur në anglisht, duke fituar vëmendjen e shtypit. Por, ky interesim i fundit për Kadarenë është vetëm pjesë e asaj se pse i kam kushtuar rëndësi veprës së tij. 


Kadare dhe vajza në urë



 Kadare përfaqëson një lloj fantazie për mua, si lexuese dhe si shkrimtare. Kur kam qenë fëmijë duke udhëtuar në shtëpinë e stërgjyshërve të familjes sime në Greqinë veriore, ne gjithmonë do të arrinim në një pikë të rrugës ku e majta të dërgonte në veri drejt Shqipërisë dhe e djathta të dërgonte në verilindje në malet e Pindit. Ne shkonim djathtas, por në kthesën e majtë ishin ushtarët që mbanin një pikë kontrolluese me kamionë ushtarakë dhe tanke. Përtej kësaj, disa kilometra më shumë nëpër asfaltin e shpërbërë dhe ja, Shqipëria e Enver Hoxhës, ku pakkush hynë brenda e asnjë nuk doli jashtë.

Nganjëherë ne do të ndalnim në pikën kontrolluese dhe vetëm shikonim një apo dy minuta. Gjyshi im do të tregonte se si ka ndihmuar ta zbythë ushtrinë e Mussolinit në Shqipëri, apo edhe të tregonte se komunizmi i Hoxhës ka qenë dëshmi se nacionalistët, me të cilët ai ka luftuar, kanë qenë në anën e duhur gjatë luftës civile në Greqi. Pastaj do të ktheheshim në veturë dhe të niseshim drejt shtëpisë sonë.

Për shkak se s’mund të futeshim brenda, sepse ka qenë një gardh, dëshpërimisht dëshiroja të shkoja në Shqipëri. Vite më vonë, duke lexuar librin ‘Fantazmat e Ballkanit, të autorit Robert D. Kaplan, u godita ndoshta më së shumti nga kapitulli i tij mbi Shqipërinë. Më kujtohet qartë përshkrimi i Kaplan’it i turmave jashtë një ndeshjeje futbolli në Tiranë. Burra me sandale të holla plastike, dhe identike në këmbët e tyre, të pashtruar dhe të tensionuar kundër pakënaqësive të ndeshjes dhe jetëve të tyre.

Kur rashë në kontakt me Kadarenë, isha e emocionuar të lexoja prozën që vinte nga ajo botë, edhe pse Kadareja e kishte braktisur Shqipërinë për të shkuar në Francë në vitin 1990. (Kadare rrjedh nga një qytet jo shumë larg nga pika e kontrollit: Gjirokastër në shqip; Argyrokastro në greqisht).

E kam çmuar ‘Koncertin’, por ‘Ura me Tri Harqe’ më ka turbulluar dhe më ka drithëruar. Romani i drejtohet ndërprerjes së Perëndimit dhe Lindjes gjatë viteve të fundit të Perandorisë Bizantine, përderisa një udhëheqës lokal organizon ndërtimin e një ure guri. Ura do të hapte një vijë të tregtisë për tregtarët me kuaj, por edhe do të hapte fshatin ndaj forcave otomane që i vinin përballë. Ky ishte fillimi i fundit i sundimit bizantin në botën e romanit.

Pjesa drithëruese e librit të Kadaresë, megjithatë, ka të bëjë me ndërtimin e urës. Mjeshtri e kryen një pjesë të caktuar të punës për çdo ditë, por në natën themelet saj rrezohen përtokë. Çdo ditë, mjeshtërit e rindërtojnë urën dhe çdo natë, lumi e shkatërron atë. Zgjidhja është e qartë. Mjeshtri duhet të murosë një vullnetar brenda themeleve të urës, përndryshe ndërtimi kurrë s’do të përfundojë.

Rrëfimi i vullnetarit të murosur (zakonisht një femër) nuk është zbulim i Kadaresë. As nuk ishte hera e parë që u ndesha me këtë gjë. Këto udhëtime fëmijërore në shtëpinë tonë filluan me një rrugëtim tetorësh nga Athina në Janinë, në Epir, ku, sikurse në fshatin fiktiv të Kadaresë, ishte udhëkryqi ndërmjet kulturave islame dhe perëndimore gjatë Perandorisë Otomane.

Minaret ende qëndrojnë mbi liqenin e qelqtë skaj qytetit, pranë kështjellës së Ali Pashës - udhëheqësit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Për të arritur atje, duhej të kalonim nëpër lumin Arachthos, në Arta. Rruga kalonte pranë urës mesjetare – ku legjenda thotë se mjeshtri ndërtues e murosi në themele vajzën e tij të re, në mënyrë që ndalte forcën shkatërruese të ujit.

Duke dëgjuar këtë legjendë sa isha e vogël, isha e tronditur nga mizoria e rrëfimit dhe nga pashmangshmëria e asaj mizorie. Askush kurrë nuk ishte ndalë me ritregimin e asaj se sa i pashpirt do të ketë qenë kryemjeshtri. Për mua, tmerri qëndron në atë që dukej lehtë si zgjedhje e kryemjeshtrit. Dhe ja ku ishte ura, ende e padëmtuar, monument i mizorisë e, njëkohësisht, i së mirës shoqërore.

Kur arrita në tregimin e njëjtë në ‘Ura me Tri Harqe’, përvoja çuditërisht tregoi të vërtetën e legjendës me të cilën isha rritur. E kishte betonuar tregimin si pjesë të një realiteti më të gjerë ballkanik. Gjë që, në fakt, edhe është. Tregimi është i njohur në studimet folklorike si ‘Ura e Artës’, një emër ky për një grupim të legjendave që origjinën e kanë në Evropën Qendrore-Lindore - përfshirë këtu murosjen e një personi të virtytshëm për arritjen e një të mire të përbashkët për shoqërinë. Përveç atij të Kadaresë, ekziston versioni bullgar, versioni rumun dhe disa interpretime moderne, përfshirë këtu libretin operistik të Nikos Kazantzakis, ‘Protomastoras’ (Kryemjeshtri).

‘Ura me Tri Harqe’ nuk konsiderohet ndër veprate më të mira të Kadaresë. Dimensioni folklorik i narracionit e shtynë atë larg fiksionit standard letrar. Por, për mua, është një tekst i fuqishëm. Jo vetëm ngase e rishkruan tregimin tradicional në një kontekst bashkëkohor politik dhe kulturor, por edhe për shkak se është një fiksion që krijon njëlloj fakti.

(“The Millions”
Autorja është themeluese e online magazinës letrare ‘The Drum’, që boton tregime të shkurtra dhe ese, kryesisht në audio formë. Romani i saj ‘Clean Monday’ do të botohet nga Ballantine Books)

Shkrimtarët Shqiptaro -Amerikanë, dëshmues dhe trashëgimtarë të veprës së ndritur dhe erudiciont të Fan Nolit


Shkrimtarët Shqiptaro -Amerikanë, dëshmues dhe trashëgimtarë të veprës së ndritur dhe erudiciont të Fan Nolit


Adnan Mehmeti: “Në rast se Noli ynë i madh dje i mblodhi shqiptarët rreth “Vatrës”, gazetës “Dielli” apo “Kombi” etj,- sot ne kemi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë, që merr shumë kuptim, jo vetëm në barasvlerën e vlerave sublime kombëtare, në krijimtarinë letrare në prozë, poezi publicistikë, në mbrojtjen dhe vazhdimësinë e përjetësimit të tyre, progresit e të traditës, kulturës, gjuhës shqipe, historisë, letrave shqipe, kombit tonë në përgjithësi kudo ndodhet brenda e jashtë trojeve etnike, për të njehsuar identitetin tonë kombëtar në formë e përmbajtje, ashtu si kanë bërë këta kolosë e dashamirës të shquar të Rilindjes Kombëtare”.

Dielli dhe Vatra e Shqipërisë në Amerikë




 Në mendjet dhe zemrat e kombit shqiptar, të njerëzve të penës e të dijes, që me punën e tyre krijuese nënkuptojnë të vërtetën e madhe, se brenda forcës së krahëve e duarve, mendjes dhe dijes ka shpresë, dashuri, dhimbje, mall, përjetësi, muzikë, gjeografi, histori, ka vizion, shprehi të një humanizmi thelbësor. Sikundër që ka edhe në mendjen e çdo individi krijues, intelektual, lider, individ i botës njerëzore dhe hyjnore, në mbarë botën shqiptare, si në kulturën dhe traditën e çdo kombi. Në mbarë komunitetin shqiptaro - amerikan, u përkujtua me madhështi e krenari kombëtare, ashtu si e meriton një kolos i letrave shqipe, i galaktikës intelektuale shqiptare, njeriu i idealeve, i besimit në drejtësinë e universit të të drejtave të kombit shqiptar, në një status të barabartë më botën e qytetëruar, shansin për të qenë të barabartë mes të barabartëve, figurës së shquar, eruditit e poliadrikut, njeriut që jetoi mes botës njerezore e hyjnore,- figura dhe kontributi i Theofan Stilian Nolit, në 45-vjetorin e vdekjes së tij. Në këtë ditë përkujtimore, i gjithë potenciali i tij intelektual nxjerr në pah vlerat dhe virtytet e tij, si një figurë dominuese e Rilindjes Kombëtare, letrave shqipe, kishtar, politikan, përkthyes, diplomat, poet e shkrimtar, njeriu që bashkoi shqiptarët e Amerikës pa dallim feje e ideje, - njeriu i njerëzores e hyjnores, që karizma, aureola dhe erducioni i tij ndjehen eternalë në mbarë komunitetin shqiptaro – amerikan, kombin e trojet shqiptare. Shqiptarët e Amerikës, të vjetër e të rinj, valëvitin flamurin kuq e zi shqiptar, për më shumë se një shekull në tokën amerikane, duke patur mundësinë të integrojnë gjuhën e tyre, identitetin dhe vlerat kombëtare, kulturën, traditën, pavarësisht përballjes me sfidat e kohës, për mundësinë e ruajtjes së këtyre parimeve, tregojnë se edhe ata kanë të drejtën t’i quajnë tonat vlerat dhe parimet, si një domosdoshmëri, se ruajtja e tyre është antiasimilim – atë çka predikoi Noli i madh gjatë gjithë veprimtarisë së tij erudite e kombëtare. Arsyeja pse Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ndodhet këtu, është sepse në mars iu dha privilegji për të qenë pjesë, të ndajnë e te tregojnë historinë, për të lëvizur drejt një faze të re të bashkëpunimit, të natyrës universale, të së tashmes me të kaluarën. Perspektiva e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ndaj veprës së Fan Nolit dhe Rilindjes Kombëtare, në këtë vazhdimësi të nderimit të figurave, i ka shndërruar në pasardhës, studentë të tyre. Ata kudo që shkojnë, krijojnë, mbartin me vete nderimin dhe respektin për këto figura, si një dëshmi profesionale e shpirtërore, emocionuese dhe edukative, për të bërë sa më shumë në ndërtimin e memorialit të një kombi, aftësia e tyre krijuese e intelektuale, ndjesia më e fuqishme shpirtërore, të tregojnë në librat e tyre, në poezi, prozë, publicistikë, muzikë, si gjëja më e çmuar dhe e mrekullueshme që kanë ndeshur në jetë. Gjithsesi ajo çka është mbresëlënëse në këndvështrimin e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë të vjetër e të rinj, është se ata kanë ecur shumë nëpërmjet krijimtarisë dhe aktiviteteve të tyre, duke rritur kredibilitetin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për të pohuar të shkuarën, nderimin e saj, historinë dhe kulturën shqiptaro - amerikanë këtu. Në orët e para të paraditës mbërrijnë në qytetin e lashtë e historik të Bostonit, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, përfaqësues të shoqatës panshqiptare, “Vatra”, kryetari aktual i saj dr. Gjon Bucaj, nga Akademia e Shkencave Shqiptaro –Amerikane, konsulli i Konsullatës Shqiptare në New York, zonja Admira Jorgji, konsulli i nderit z. Stefan Koçi, personalitete të njohura, të fushave të ndryshme të artit, kulturës dhe jetës social-ekonomike në SHBA, media e shkruar dhe vizive, me editorin e gazetës “Dielli”, publicistin e njohur Dalip Greca, nga gazeta “Iliria”, kryeredaktorja e Radio-Diasporës, Makfire Canolli, patriotë, atdhetarë, dashamirës dhe qytetarë të hershëm e të ardhur rishtas. Bën pak freksët, sepse valëzimi e oqeani sjell paksa të ftohtë. Në anë të tij shtrihet Bostoni, një nga portualet më të mëdha në Amerikë. Që në pamje të parë të bie në sy gjallëria e këtij qyteti mondan e historik, që të bën të përfytyrosh se si kanë qenë ëndrrat e shqiptarëve të parë vendosur këtu. Sikush ka pasur një ëndërr, një shpresë të atyre që kanë parë ecjen në kohë të gjeneratave, që panë dinjitetin kombëtar të ngrihej e integrohej nga dita në ditë, nga viti në vit, nga dekada në dekadë, duke kapërcyer shekullin. Të përfytyrosh elitën e shquar të Rilindjes Kombëtare, që jetonin e vepronin në Boston, Nolin e madh, Faik Konicën, Qerim Panaritin, Sotir Peçin, dr.Turtullin, Goni Katundin, Kol Tromarën, Josif e Vasil Panin, Kristaq Trebickën, Anthony Athanas etj, etj. Në hyrje të kishës së Shën Gjergjit, ata u pritën mes shtrëngime duarsh, përqafime dhe buzëqeshje nga pasardhësi dhe studenti i Fan Nolit, At Arthur Liolini, shkrimtarja e publicistja Rozi Theohari, shkrimtarja Shpresa Vranari, poeti, prozatori dhe moderatori i tubimit, Guri Stefani, poeti Skënder Kodra, publicisti e shkrimtari Skifter Këlliçi, studiuesi dhe gjuhëtari prof. Niko Dako, kryetari i Shoqatës Shqiptare-Kosovare të Bostonit, z. Hafiz Kabashi dhe tërë ata bostonianë të vjetër e të rinj. Tubimi u zhvillua në sallën kryesore të kishës, ku u mbahen ceremonitë e shenjta fetare dhe kombëtare. Salla ishte mbushur plot me shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, Çamëri, Kosovë e Shqipëri. Kishin ardhur nga diaspora e largët, pastaj shqiptarët e Izmirit të Turqisë, familja Nova, trashëgimtarë të bashkëkohësve të Nolit. Ndriti veëmas edhe shqiptaro –amerikani më i vogël 6-vjeçari, Joshua. Pikërisht ajo sallë u bë pika e bashkimit të shqiptarëve që shënoi kthesën historike në Rilindjen Kombëtare, forcoi dhe hodhi idenë, krenarinë e të qenurit shqiptar nga Fan Noli ynë i madh. Në sfondin e sallës qëndron flamuri shqiptar i vitit 1908. Një grup vajzash të veshura me kostume kombëtare mbanin posterin me shënimin: Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Sipas traditës, fjalën përshëndetëse e të mirëseardhjes, moderatori i tubimit Guri Stefani, ia dha At Arthur Liolinit, klerikut që vazhdon të mbajë gjallë traditën mikpritëse noliane. Në fjalën e tij, At Arthur Liolini përgëzoi presidentin e SHSHSHA-së dhe editorin e revistës “Pena”, poetin nga Lugina e Preshevës, z. Adnan Mehmeti, organizatorët e këtij tubimi dhe shprehu nderimin dhe respektin për të gjithë anëtarët e pranishëm e jo të pranishëm të Shoqatës dhe të gjithë pjesëmarrësit në sallë, të cilët u mblodhën aty për të nderuar dhe respektuar figurën e eruditit e poliadrikut, Theofan Stilian Noli. Më pas përshëndeti dhe uroi mirëseardhje edhe konsulli i nderit në Boston, z. Stefan Koçi, i cili do të prezatonte praninë në këtë tubim të konsullit së Konsullatës Shqiptare në New York, zonjës Admira Jorgji. Të dy diplomatët në fjalën e tyre vlerësuan dhe i dhanë mbështetjen e tyre morale dhe institucionale, aktivitetit të SHSHSHA-së, që nëpërmjet penës së tyre krijuese artistiko –letrare, në poezi, publicistikë, libra historikë e studimorë, ecin në gjurmët e Nolit të madh e të patriotëve, atdhetarëve dhe njerëzve të letrave shqipe, të jenë trashëgimtarë të denjë të rizbulimit e të integrimit të vlerave dhe identitetit kombëtar, në këtë tokë që ata e quajnë atdheun e dytë. Poeti dhe prozatori Guri Stefani, tek po moderonte tubimin me një eksperiencë dhe profesionalizëm të admirueshëm intelektual e kulturor, ia jep fjalën presidentit të SHSHSHA-në, poetit, Adnan Mehmeti. Me fjalën e tij dashamirëse, në adresë të audiencës, z. Mehmeti vlerësoi arritjet e Shoqatës gjatë vitit që kaloi dhe cilësoi daljen në dritë dhe botimin e revistës “Pena”, si një organ me rëndësi historike, kombëtare dhe letraro-artistike të saj. Në fjalën e tij që u prit me entuziazëm dhe u ndërpre disa herë nga duartrokitjet, midis të tjerave ai tha:

“Në vazhdën e kësaj tradite intelektuale të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, në këtë rrafsh, ne vijmë të suksesshëm, në raport me vitet e tjera. Me kontributin e çmuar, të mendjeve dhe penës krijuese të anëtarëve të Shoqatës, të cilët nuk rreshtin së shkruari, duke paralelizuar historinë, na i sjellin të gjalla dhe idetë e tyre, i tretin me idetë e Fan Nolit, Konicës, Arshi Pipës, Isuf Luzaj Zef Oroshit etj. Jemi sot këtu për të vazhduar integritetin e letrave shqipe, me kurajon, forcën dhe mundin tonë. Gjatë vitit 2009, ne kemi fituar një eksperiencë, duke bërë të mundur realizimin e disa aktiviteteve me taban letrar, kombëtar dhe historik. Noli ynë i madh, duke patur mbështetjen e fuqishme intelektuale dhe mendjendritur të patriotëve të vjetër, të njerëzve të penës e dijes, si njeriu i parë që me meshën shqiptare shënoi kthesën e parë historike të Rilindjes Shqiptare, kryerdaktor i gazetës më të vjetër “Dielli”, themelues dhe president nderi i Federatës panshqiptare “Vatra”, me veprën e tij në çdo aspekt: atë të patriotizmit, fetare, politike, letrare është e do të mbetet një kontribut i pavdekshëm i Rilindjes Kombëtare dhe historisë së popullit shqiptar. Në rast se Noli ynë i madh dje i mblodhi shqiptarët rreth “Vatrës”, gazetës “Dielli” apo “Kombi” etj,- sot ne kemi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë, që merr shumë kuptim, jo vetëm në barasvlerën e vlerave sublime kombëtare, në krijimtarinë letrare në prozë, poezi publicistikë, në mbrojtjen dhe vazhdimësinë e përjetësimit të tyre, progresit e të traditës, kulturës, gjuhës shqipe, historisë, letrave shqipe, kombit tonë në përgjithësi, kudo ndodhet brenda e jashtë trojeve etnike, për të njehsuar identitetin tonë kombëtar në formë e përmbajtje, ashtu si kanë bërë këta kolosë e dashamirës të shquar të Rilindjes Kombëtare, të patrotizmës, të letrave shqipe,-ne sot kemi revistën “Pena”. Kjo është një arritje e madhe e Shoqatës sonë



Që në numurat e parë të revistës “Pena”, u pasqyruan shkrime letrare, poezi, tregime dhe publicistikë, me autorë të ndryshëm që mund t’i vlerësosh për cilësinë dhe stilin e të shkruarit, të komunikimit me lexuesin dhe dashamirësit e shumtë të letrave shqipe, në evoluimin modern të këtyre penave. Kjo për ne është nder, krenari, sukses!

Sot kjo revistë gjendet këtu në ekspozitë, krahas librave të Fan Nolit, të shumë krijuesve në diasporë dhe të anëtarëve të Shoqatës.

Të përjetshme kujtimi dhe vepra Fan Nolit!, përfundoi fjalën e tij, z. Adnan Mehmeti.

Ndërsa publicistja fisnike dhe e talentuar korçare, znj. Rozi Theohari, banuese për një kohë relativisht të gjatë në Boston, lexuese e veprës së Fan Nolit, intervistuese e shumë bashkëkohësve të tij, e patriotëve e atdhetarëve të vjetër e të rinj, e kanë shndërruar atë në një transmetuese e përhapjes së humanizmit, çuarjes e përjetësimit, të veprës së Nolit të madh, mbajti referatin me titull “Dielli” e Fan Noli”. Midis të tjerave ajo u shpreh: “Ardhja e Fan Nolit në Amerikë, më 1906, është një moment i rëndësishëm historik, që shënoi fillimet e bashkësisë etnike të emigrantëve shqiptarë në fillimvitet e para të shekullit të kaluar .Dalja e gazetave të para; “Kombi”, e më vonë “Dielli”, si dhe aktiviteti i “Vatrës”, i shoqërive e organizatave të tjera patriotike që përmblidhnin dhe ndërgjegjësonin shqiptarët kurbetxhinj, u realizuan me përpjekjet e Fan Nolit dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë Faik Konica, Sotir Peçi, Kol Tromara, Josif e Vasil Pani, Goni Katundi, Kristo Dako, Petro Nini Luarasi, Kostandin Demo e shumë të tjerë. Noli luajti rolin vendimtar të propagandistit të ideve të Rilindjes dhe drejtuesit të lëvizjes patriotike shqiptare të diasporës së atdheut. Ai dha alarmin dhe shkroi vargjet – apel me të cilat ngriti peshë zemrat e mërgimtarëve: ”Mbahu, nëno, mos koj frikë/ Se ke djemtë në Amerikë...”

Shkrimtarja Shpresa Vranari, në kumtesën e saj me titull “Tingulli i poezisë së Nolit”, duke dhënë vlerësimin maksimal për kontributin letrar e kombëtar të tij, tha:

“Emri i Theofan Stiliano Nolit është një emër i nderuar në kulturën shqiptare. I lindur në një qytezë tërësisht shqiptare, ai u rrit me tingëllimin e pastër të gjuhës shqipe, mes këngëve dhe folklorit shqiptar, mes heronjve krenarë si Gjergj Kastrioti, pra ai ishte një shqiptar i madh. Me këtë ngarkesë emocionale, me këtë lumë dashurie për nënën Shqipëri, ai kapërceu oqeanin dhe ndërtoi këtu në Amerikë “Vatrën” e ngrohtë shqiptare ku mbështolli dhe vazhdon të mbështjellë mërgimtarët e malluar”. Pena e tij trajtoi një tematikë të gjerë në vargje, po unë kam shkëputur ;”Rend or rend, rend or Marathonomak”. Figura e njohur e Marathonomakut, figura e lajmëtarit të fitoreve, figura e bashkimit, e paqes, e harmonisë dhe mirësisë e cila tingëllon e bukur dhe mbarëbotërore”, tha ajo dhe mbylli fjalën e vet duke recituar poezisë për Morathonomakun.

Dielli dhe Vatra e Shqipërisë në Amerikë
Dielli dhe Vatra e Shqipërisë në Amerikë

Raimonda Moisiu, në fjalën e saj, duke vendosur Nolin mes botës njerëzore e hyjnore, tha: “Noli ka qenë njeri i letrave dhe i humanizmit të thellë njerëzor, në ato përmasa, saqë nga burrë shteti u bë prift. Të bëhet dikush prift, do të thotë të jetë idealist patjetër, njeri që jeton mes botës hyjnore, pra njeri tolerant, i dhimbsur për njerëzit, prandaj, duke i patur këto cilësi, e pati të thjeshtë krejt të vishte rason e zezë. Dhe sakaq dha një deklaratë brilante që i kapërceu me të shpejtë kufijtë e mijëvjeçarit. Ai tha se populli shqiptar me një shumicë dërrmuese myslimane, zgjodhi në krye një prift orthodoks, sic vdiq ai. E ku ka kompliment, më të bukur se ky mesazh i tolerancës e bashkejetesës fetare, më të bukur që mund t’i bëjë dikush, popullit të tij, se sa ky? Fan Noli i ka kapërcyer kufijtë e kulturës intelektuale të kohës, shqiptarë e jo shqiptarë.

E paçim njëri-tjetrin!!”, mbylli fjalën e saj, Raimonda, duke imituar urimin që Noli e përdorte shpesh.

Fjalën pastaj e mori kryetari aktual i shoqatës panshqiptare “Vatra”, dr. Gjon Bucaj, duke e vlerësuar Nolin si themelues të saj, një pikë bashkimi e shqiptarëve rreth saj, dhe ne sot vazhdojmë ta ruajmë dhe mbrojmë atë, çka na dhuroi Fan Noli. Poetja dhe studiuesja, znj. Eleonora Gjoka, në fjalën e saj, mes të tjerash, tha: “Është fat për mbarë çështjen e komunitetit shqiptar në Amerikë, që në vend të Nolit qëndron Hirësia e Tij At’Arthur Liolini. Kisha e Nolit është kthyer në qendër për bashkimin e komunitetit shqiptar në Boston dhe në krejt Amerikën. Aktivizohen shumë njerëz të komunitetit të Bostonit si znj. Rozi Theohari, prof. Neka Doko, mësueset e talentuara në edukimin e fëmijëve dhe mësimin e gjuhës shqipe, në ruajtjen e identitetit kombëtar. Aktivistë të nderuar të SHSHSHA-së dhe vetë udhëheqja e saj, z. Adnan Mehmeti e z. Dalan Luzaj, u takon një meritë e veçantë për punën që bëjnë për mbarë komunitetin.

Poeti Shpend Gjocaj recitoi poezinë-kushtrim: “ Mbahu Nëno, mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë”, ndërsa poeti dhe prozatori, nënkryetari i SHSHSHA-së, z. Mëhill Velaj, i njohur për ndjenjat e tij të flakta atdhetare dhe patriotike, solli një ditiramb të shkruar enkas për këtë tubim, me titull “Jam marathonomaku yt”, në përkujtim të 45-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit. Ja si u shpreh z. Velaj:

“E kam të vështirë që në pak rreshta të përshkruaj figurën e Fan Nolit këtij personaliteti të shquar të kombit, letrave shqipe dhe Rilindjes Kombëtare. Ai na ka lënë një kontribut në libra të tërë dhe vitet kanë krijuar në historinë e kombit një traditë të veçantë në stlilin e nderimit, respektit, përjetimin e veprës së tij, për të cilin ne sot si pasardhës të Nolit jemi krenarë e duam edhe ta imitojmë. Ende sot, ne trashëgimtarët e atdhetarizmit, patriotizmit, trashëgimtarët e shqiptarisë, të penës e dijes, jemi të impenjuar për të mbrojtur në të gjitha trojet e Shqipërisë etnike, për të përjetësuar, trashëgminë e vlerave dhe identitetin kombëtar në mbarë botën shqiptaro-amerikane. Fan Noli është një produkt natyral i atdhetarizmit dhe patriotizmit, përfaqësues tipik i shqiptarisë në këtë tokë, të cilën ne, ashtu si Noli, e quajmë atdheu i dytë yni. Shekulli kaluar do të hyjë në historinë e kombit shqiptar si shekulli i një kthese historike në solidaritetin kombëtar të shqiptarëve, pa dallim feje e ideje në sajë të karizmës dhe kulturës së jashtëzakonshme që eruditi dhe poliadriku Fan Noli karakterizohej.” Zoti Velaj, me dëshirën e mirë dhe idenë se e ardhmja e vazhdimësia i përket brezit të ri, ia jep poezinë e tij ta recitojë studentja kosovare me banim në Albany, New York, Donjeta Canolli. Fjalën e mori edhe publicisti i njohur z. Dalip Greca, i cili paraqiti një resyme të punës, sakrificave e sfidave për të ringjallur gazetën më të vjetër të themeluar nga Noli e “Vatra”, “Dielli”, dhe si një editor i saj tashmë ia ofroi jo vetëm SHSHSHA-së por edhe shoqatave e qytetarëve të ndryshëm për të bashkëpunuar dhe abonuar në këtë gazetë, që del prej muajit korrik 2009. Poeti, prozatori dhe moderatori i tubimit recitoi poezinë “Hymni i flamurit” të Fan Nolit. Zëri i poetit Stefani kumboi fort në atë salle. Për çudi, ngjasonte me zërin kumbues të Nolit, me ato nuancat dialektore korçarce - kolonjare, nga është edhe origjina e të dyve: Nolit dhe shkrimtarit Guri Stefani. Më pas foli prof. Neka Doko, drejtuesja e Bibliotekës së Kishës Autoqefale Orthodokse të Shën Gjergjit. Duke vlerësuar punën e shkrimtarëve, kërkoi bashkëpunim në pasurimin e bibliotekës me krijimtarinë e tyre në vazhdën e traditës të lënë nga Noli. Edhe shumë pjesëmarrës të ndryshëm, adhurues të veprës e figurës së Fan Nolit recituan poezi, tregime dhe lecuan mbresa për të. Të gjithë pjesëmarrësve iu dha libri “Celebrity 100 years 1908-2008, Albanian Orthodox Archdiocese in America”, në anglisht dhe e shoqëruar me CD-në përkatëse, “In their own language”. Në fund të tubimit e morri përsëri fjalën At Arthur Liolini, duke i falenderuar pjesëmarrësit, organizatorët e tubimit dhe Shkrimtarët Shqiptaro -Amerikanë, i çmoi si dëshmues dhe trashëgimtarë të veprës së ndritur dhe erdudiciont të Fan Nolit. Mbas tubimit, SHSHSHA-ja, zonja Admira Jorgji, konsull e Konsullatës Shqiptarë në New York, kryetari i “Vatrës”, dr.Gjon Bucaj, prof. Agron Fico, e shumë pjesëmarrës të tjerë, bënë homazhe te varri i Fan Nolit. Kurorën, në emër të SHSHSHA-së, e vendosën presidenti i saj, z. Adnan Mehmeti dhe zonja Rozi Theohari. Nënkryetari i Shoqatës, z. Mëhill Velaj, dhe kryetari i “Vatrës”, dr. Gjon Bucaj, mbajtën fjalën përkujtimore të rastit tek varri i Nolit. Mbasditja kaloi në restorantin shqiptar “Eda’s”, nën shoqërinë e At Arthur Liolinit dhe pjesëmarrës nga të gjitha trevat etnike të Shqipërisë, Çamërisë, Kosovës dhe nën ritmin e muzikës popullore të shoqëruar nga grupi i vajzave valltare të Shoqatës Shqiptare-Kosovare të Bostonit dhe serenadave të kënduara nga z. Guri Stefani. Moment emocionues ishte kur At Artur Liolini iu bashkua korit të shkrimtarëve, duke kënduar së bashku me ta. Ishte një aktivitet mbresëlënës, diçka ndryshe nga aktivitetet e tjera të Shoqatës. Kjo u arrit falë punës së palodhur të presidentit të saj, z. Adnan Mehmeti, hapësirës dhe besueshmërsisë që ai iu ofroi kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij të grupit organizues: zonjave Rozi Theohari, Shpresa Vranari dhe moderatorit që mbajti peshën kryesore të tubimit, z. Guri Stefani. I gjithë aktiviteti u ndoq nga gazetarët, Dalip Greca, Makfire Canolli, Raimonda Moisiu dhe Qazim Doda.

Raimonda Moisiu

South Boston

Massachuset, Mars 2010

Aktorët me origjinë shqiptare në Hollywood


 
Blerim Destani në bashkëpunimin me produksionin Lara Enterpreise projektet Dosja K si dhe filmin Hollyvudian "Get low" ku ka luajtur përkrah aktorëve të njohur Hollyvudian Robert Duvall e Billy Murray.T ashmë edhe Hollywood flet dhe frymon edhe shqip.

Aktorët me origjinë shqiptare në Hollywood



Aktori hollivudian Robert De Niro deklaroi në natën finale të Sanremos, se ka origjinë shqiptare, dukë iu shtuar kështu listës së aktorëve me origjinë shqiptare që kanë bërë karrierë në Hollywood.

Edhe pse De Niro pohoi vetë se ka gjak siçilian, shqiptar dhe italian, drejtuesja e festiavalit, Elisabetta Canalis, nuk e përktheu këtë fakt në italisht duke u bërë kështu pjesë e akuzave ndaj televizionit italian Rai 1, sipas të cilave ai çensuroi De Niron.

Vëllezërit John dhe James Belushi janë dy aktorët të tjerë me origjinë shqiptare, të njohur për interpretimet e tyre në disa filma të Hollywood-it. John Belushi, i ndarë nga jeta në vitin 1982 në moshën 33 vjeçare, ka intepretuar në disa filma si, "The Blues Brothers", "Neighbors", "Continental Divide", "Old Boyfriends", "Animal House", etj. James Belushi është i njohur më shumë në Amerikd për rolin e tij në serialin komik "According to Jim", i shfaqur edhe në Shqipëri. Prindërit e vëllezërve Belushi u larguan në vitin 1934 nga Qyteza e Korçës për të emigruar drejt Amerikës.

Një tjetër aktore që ka bërë Shqipërinë të përmëndet në Hollywood është Eliza Dushku me rolet e saj në filmat si, "Buffy the Vampire Slayer", "True lies" , "Bring it on", "The new guy", etj.

Në vitin 2006 Dushku erdhi në Shqipëri për të vizituar familjen e babait të saj, pasi ishte ftuar edhe nga Kryeministri Sali Berisha. Në atë kohë Dushku vizitoi edhe Kosovën dhe më pas u largua për në Amerikë me tatuazh në kurriz një shqiponjë, në shenjë të origjinës së saj shqiptare.

Blerim Destani dhe Robert Duvall
                                      Blerim Destani dhe Robert Duvall

Aktori Tetovar Blerim Destani i cili jeton në Gjermani përpos aktiviteteve të shumta në aktrim dhe pas sukseseve në filmat e tij "Metropolet", "Etjet e Kosovës" si dhe "Koha e Kometës" ka realizuar me sukses, në bashkëpunimin me produksionin Lara Enterpreise projektet Dosja K si dhe filmin Hollyvudian "Get low" ku ka luajtur përkrah aktorëve të njohur Hollyvudian Robert Duvall e Billy Murray.T ashmë edhe Hollywood flet dhe frymon edhe shqip.

Një aktore tjetër, njëkohësisht edhe poete, që ka bërë karrierë në Hollywood është edhe Masiela Lusha, e lindur në vitin 1985 në Tiranë. Lusha ka interpretuar në filmat si, "Muertas", "Ballad of Broken Angels", "Summoning', "A Father's Love", si dhe në filmin e regjisorit shqiptar Fatmir Koçi "Time of the Comet".

Laureta Meci është një tjetër artiste me origjinë shqiptare, aktore e filmave "Star Wars" dhe "Shadow Kill" në Hollywood. Meci ka lindur në Kuçovë në vitin 1977 dhe në '98 largohet me familjen për në Amerikë.

Këta nuk janë emrat e vetëm nga Shqipëria të njohur nëpër botë, por ka edhe te tjere artistë, sportistë, etj si, Inva Mula, Tedi Papavrami, Bekim Fehmiu, Blerim Destani, Ambeta Toromani, Kledi Kadiu, Lorik Canaj, Kreshnik Qato, Luan Krasniqi, etj në vëndet ku janë të njohur, kanë dhënë një imazh pozitiv për Shqipërinë.


2011-02-28

Udhëve të poezisë shqipe

Ali Aliu është akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe përkthyes shqiptar nga Maqedonia. Nga Flori Bruqi

Ai lindi më 1 prill 1934 në Prespë (Kranjë). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1960. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973. Pas studimeve zë punë gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturave dhe doktorateve. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Skeda:Ali Aliu.jpg

Tituj të veprave


* Kërkime (ese dhe kritika) (1970)
* Kritika (1980)
* Studime Letrare (1982)
* Teoria e Letërsisë (1984)
* Don Kishoti ne mesin e shqiptarve (ese) (1996)
* Reflekse Letrare (ese) (1996)
* Antologjia e poezisë bashkëkohore shqiptare (2000)

Etj.



Ali Aliu



Akademik prof.dr.Ali Aliu

... Ai nuk sajon ndonjë skemë abstrakte apo ndonjë kanun, që ta përdorë si kriter ose masë të përgjithshme, universale për t’ia nënshtruar çdo varg, çdo poezi, çdo poet.

Në çdo shkrim të librit të tij, profesori na tregon origjinalitetin e krijimeve të çdo poeti, na tregon se poezia është e hapur, është në udhë, në udhëtim dhe nuk ka e nuk mund të ketë postbllok që ta ndalojë lëvizjen e saj, se po të mos jetë në udhëtim të përhershëm, gjithnjë në ripërtërirtje, ajo vdes; çdo ndalesë është ndërprerje e lidhjeve të saj me jetën.


Akademiku, prof. Ali Aliu është tashmë i njohur si një “gjeneral” i mendimit kritiko-letrar shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e më gjerë. Gjithë jetën e tij 70-vjeçare Ali Aliu ia ka kushtuar studimit e vlerësimit të letërsisë artistike mbarëkombëtare, pa u hallakatur asnjëherë nëpër fusha të tjera gjurmimesh. Dhe tani lexuesit tonë i drejton një libër të ri me shkrime të zgjedhura të tij, që u kushtohen udhëve të poezisë shqipe.




 



Shtegtim metafore

nga Ali Aliu
Shkrime kritike për poezinë shqipe

Shtëpia Botuese: Toena

Numri i faqeve: 280

Çmimi: 600 lekë


Kryefjalë e këtij libri është një pyetje, që e ka përcjellë gjithë jetën studimore të autorit: Ç’është poezia, magjia e saj? Si ta lexojmë poezinë? Në kohën tonë janë fare të paktë ata të varfër, që s’kanë pasur fatin ta shijojnë poezinë; por Ali Aliu nuk ia drejton kryesisht këtij grupi njerëzish pyetjen e mësipërme, por para së gjithash atyre që e njohin dhe e pëlqejnë poezinë, studiuesve të saj, madje edhe vetes së vet. Dhe ka të drejtë që e ngre këtë problem, ndonëse poezia është zhanri më i lashtë i historisë botërore të letërsisë.

Qysh në kohët parahistorike folklorike e më vonë në lashtësi, kur poezia ishte në kërkim të vetvetes, pati filluar edhe studimi i saj. Platoni e, pas tij, Artistoteli në veprën e famshme “Poetika” filluan studimin vërtet serioz, shkencor të saj. Por është fakt i pamëdyshtë, se studimi i saj vazhdon edhe në ditët tona, kur poetë nga më të mëdhenj të rruzullit si: T. S. Elioti, Ezra Pound, Osip Mandelshtami, Jorgos Seferis, Eugenio Montale, Oktavio Paz, Josif Brodski, etj. kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë studime, artikuj e ese shumë interesante, në të cilat duan t’i japin një përgjigje pyetjes: Ç’është poezia? Bashkohet me ta në librin e tij edhe Akademiku Ali Aliu, kurse lexuesit të kulturuar mund t’i lindë natyrshëm pyetja: Çudi, akoma, nuk qenkësh sqaruar ç’është poezia?! Mijëra vjet nuk mjaftuan për t’i dhënë një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje? Kjo pyetje e pafajshme mbetet pa përgjigje jo vetëm për atë gjykatësin, që Kritikë letrare UDHËVE TË POEZISË SHQIPE Ali Aliu Shtegtim metafore Botimet TOENA e pyeti poetin nobelist Josif Brodskij për profesionin që ushtronte dhe kur dëgjoi përgjigjen e të pandehurit “Poet!” gjykatësi udhëroi se “krijimi i poezisë nuk është profesion!” dhe e dënoi poetin me burgim; puna është se vazhdojnë përpjekjet për ta studiuar poezinë dhe për të thënë diçka ende të pathënë për të. Që nga kohët e lindjes së poezisë e deri tani jo vetëm krijuesit e saj, por edhe studiuesit më të mençur kanë ngulmuar duke e quajtur: “magji”, “enigmë”, “fshehtësi hyjnore”, fjalë që gabimisht merren ndonjëherë si pafuqishmëri e shkencave letrare. Këtë cilësim të poezisë, lexuesi do ta gjejë edhe në shkrimet e librit të Ali Aliut, kur ai flet për “magjinë e fjalës”, për “zogun e qiellit”, për “thelbin mitik”, etj.

Kjo do të thotë se mjeshtri ynë i mençur i gjykimit të poezisë, e pranon se mbetet ende për t’u marrë me deshifrimin e të fshehtave të poezisë, prandaj pyet: “Si ta lexojmë poezinë”? Dhe në secilin shkrim të librit të tij, Ali Aliu na tregon shumë gjëra që s’i kemi ditur, që s’i kemi kuptuar, na ndihmon ta njohim më thellë poetikën, bukurinë mahnitëse të saj, të kënaqemi e ta adhurojmë. Profesori u qaset të fshehtave të poezisë duke hetuar e hulumtuar çdo poet shqiptar, pa përsëritur çka është thënë e stërthënë, duke zbuluar perla e xhevahire edhe te De Rada e Naimi, Lasgushi e Serembe, Fan Noli e Migjeni, Dritëro Agolli e Azem Shkreli, Fatos Arapi e Ali Podrimja, Sadik Bejko e Resul Shabani e shumë të tjerë.

Cila është metoda, kyçi që përdor studiuesi ynë në gjurmimet e veta? Ai nuk sajon ndonjë skemë abstrakte apo ndonjë kanun, që ta përdorë si kriter ose masë të përgjithshme, universale për t’ia nënshtruar çdo varg, çdo poezi, çdo poet. Ky qëndrim i tij bie në sy edhe në disa nga antologjitë e poezisë, që ka hartuar ai e që janë nga më të suksesshmet. Në gjithë shkrimet e tij spikat njohja e zotërimi i parimeve, nocioneve, ideve e aksiomave të teorisë e stilistikës së letërsisë botërore; Ali Aliu ka qenë e vazhdon të jetë titullar i kësaj lënde në Universitetet e Prishtinës, Shkupit, Tetovës e gjetkë. Ai i njeh mirë arritjet teorike e metodologjike klasike e moderne të studimeve të poezisë e të letërsisë. Kur lexon çdo shkrim të tij, lexuesi e kupton se ai ka një prapavijë të pasur teorike, që e ndihmon ta rrokë poezinë pa e lënduar, duke mbajtur ndaj saj një qëndrim delikat, të brishtë, siç është natyra e saj, tregon respektin e ndjeshmërinë e lartë të tij ndaj saj dhe përpiqet të mos e lëndojë e të mos e gjymtojë asnjë varg, strofë apo poezi nga trysnia e jashtme e skemave dhe kanuneve shkollareske të klasikës ose modernes, që i njeh mirë, të cilat mbeten të nënkuptuara, si prapavijë mbështetëse për analizat konkrete ndaj origjinalitetit e vërtetësisë estetike të tyre.

Konceptet teorike nuk kanë qenë kurrë për të instrument tekash, ekstravagancash formale “erudicioni” ose “moderniteti”, sepse i ka shkrirë në veprat poetike që shqyrton, i ka bërë kuptime të brendshme të analizave e konkluzioneve, interpretimeve të sakta e të zbulimit të vlerave të mëvetësishme të estetikës. Mjeshtri ynë nuk pret që ta shfaqë mendimin e vlerësimin e tij pasi janë krijuar opinione të qëndrueshëm, për mirë apo për keq, për një poezi të re, për një krijues të ri, sepse synimi kryesor i tij ndaj poezisë është të kapë së brendshmi bukurinë autentike të saj, siç ka rrjedhur natyrshëm, spontanisht, pa sforcime nga gura e poetit, për ta prezantuar siç është vërtet dhe për aq sa është. Dhe kjo i ka dhënë dorë Ali Aliut të arrijë me kohë, të njohë e të pëlqejë, madje të zbulojë vlera të reja me ujërat e kulluara të poezisë bashkëkohore, siç e tregojnë shkrimet e tij për poezinë e Xhevahir Spahiut ose të Mihal Hanxharit, të Eqrem Bashës dhe të Visar Zhitit, të Luljeta Leshanakut dhe Arjan Lekës, Agron Tufës e Shaban Resulit, etj.

Lexuesi do të mësojë se gjykimit të Ali Aliut nuk i ka shpëtuar tharmi i përveçëm që në hapat e para të krijimtarisë së poetëve, ndoshta qysh kur vetë autorët nuk kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për talentin e tyre poetik. Lexuesi ynë nuk do ta ketë të vështirë të njohë se si është afruar zëri i kritikut me atë të poetit, se si i japin dorën njëri-tjetrit. Por cila është e vërteta e poezisë që i kumton Ali Aliu lexuesit? Ç’pret nga poezia kritiku i etur për poezi? Ai i afrohet poezisë, duke kërkuar dhe gjurmuar në të, asgjë më shumë veç thelbit estetik të saj, që e ka bërë kriterin më të lartë të vlerësimit të poezisë dhe të patosit e frymëzimeve, që e afrojnë dhe i shtojnë dashurinë për të, që ia mundëson të zbulojë në të forma përmbajtësore dhe përmbajtje, të formësuara estetikisht, dhe bukuri klasike e moderne.
Me këtë qasje bëhet e mundur që kritiku e poeti të mbeten të mendimi kritik letrar pati karakter të dyzuar kundërthënës për shkaqe të mirënjohura politike e ideologjike; veçse në këto tre-katër dhjetëvjeçarët e fundit ka ndryshuar dukshëm në sens pozitiv, ngaqë faktori kritiko-letrar këtej e përtej kufijve shtetërorë është bërë një faktor me ndikim të fuqishëm në zhvillimin e letrave shqipe. Fjalën e kam për çlirimin e kritikës nga ideologjizimet e politizimet e mëparshme, nga traditat e mbyllura konservatore, provinciale e vulgare, nga monizmi teorik e metodologjik dhe nga fryma amatoreske, ndërkohë që përgjegjësia moralo-qytetare dhe profesionale është rritur ndjeshëm.

Një provë bindëse për këtë është edhe libri i prof. A. Aliut, që dëshmon edhe për një fazë rritjeje e pasurimi të këtij mendimi, kur nevojat e zhvillimit të kulturës artistike kombëtare plotësohen më mirë edhe falë zhvillimit të kritikës letrare të konsoliduar, e cila tashmë zotëron një fuqi të ndjeshme ndërmjetësuese midis estetikës së krijimit poetik dhe estetikës receptive. Lexuesi i vëmendshëm i këtij libri do të vërë re se si shfaqet nga njëri shkrim në tjetrin mjeshtëria e kritikut, që nuk i UDHËVE TË POEZISË SHQIPE Shtegtim metafore nga Ali Aliu Shkrime kritike për poezinë shqipe Shtëpia Botuese Toena Numri i faqeve: 280 Çmimi: 600 lekë vetëmjaftueshëm, si dy binjakë të lidhur nga thelbi estetik i poezisë, pa e cënuar funksionin e pavarur estetik e artistik të dy profesioneve të ndryshme të tyre.

Historia e zhvillimit të kulturës tregon se nuk ekziston përherë një raport i ekuilibruar, i njëjtë i zhvillimit të përbërësve kryesorë të saj; madje edhe në epokën tonë janë manifestuar e manifestohen shpërpjestime e pabarazi të ndjeshme midis poezisë dhe mendimit kritiko-letrar. Në të kaluarën e largët brenda kulturës sonë kombëtare ka patur periudha kur mendimi kritik, ose ndikimi i tij kanë qenë të papërfillshëm, ose tepër të kufizuar. Në epokën e sotme, kur poezia zotëron hapësirat më të gjera të universit artistik botëror, përherë e më shumë po kuptohet se poezia e mendimi kritik nuk bëjnë dot njëra pa tjetrin, sidomos ngaqë ky mendim përfaqëson një disiplinë të pasur dijesh, të arritura krahas zhvillimit të shpejtë të shkencës, filozofisë, estetikës, teknologjive në rrugët e spërdredhura të lëvizjes së tashme të qytetërimit bashkëkohor. Te ne, vetëm në periudhën e pasluftës në një rrafsh sasior e profesional ky shpërpjesëtim u ngushtua, ndonëse në rrafsh cilësor imponohet me rol dhaskali, por si bashkudhëtar i lexuesit, që e ndihmon të njohë të fshehtat e vlerat e mirëfillta estetike nga poezia në poezi, nga poeti i hershëm tek i riu, duke mos premtuar të vërteta absolute, por duke i dhënë kyçe që hapin portat e çdo krijimi poetik. Mjeshtri ynë i kritikës e përgatit lexuesin të besojë se edhe gjatë të ardhmes së poezisë, ka për t’i mbetur e pashterur përfundimisht pyetja e tij: Ç’është poezia?

Shkrimet e librit të A. Aliut tregojnë se ai është në pritje të lulëzimit të mëtejshëm të poezisë shqipe. Ky nuk përbën ndonjë parashikim profetik, por ai ka besim në dellin e begatinë poetike të shqipes. Ai nuk i ka pranuar kurrë profecitë e disa estetëve mbi “vdekjen e pashmangshme të poezisë”. Besimi i tij në mbijetesën e poezisë mbështetet në njohjen e vetë natyrës së këtij zhanri të letërsisë, të thelbit të saj estetik. Në çdo shkrim të librit të tij, profesori na tregon origjinalitetin e krijimeve të çdo poeti, na tregon se poezia është e hapur, është në udhë, në udhëtim dhe nuk ka e nuk mund të ketë postbllok që ta ndalojë lëvizjen e saj, se po të mos jetë në udhëtim të përhershëm, gjithnjë në ripërtërirtje, ajo vdes; çdo ndalesë është ndërprerje e lidhjeve të saj me jetën. Sa ka qenie njerëzore, do të ketë edhe poezi, e gatshme për të shprehur shpirtin, ndjenjat e mendimet më të bukura e më të larta, gëzimet e hidhërimet, e jetës së gjeneruar të atyre që do të vijnë pas nesh. Dhe së bashku me këtë ripërtëritje të jetës e të poezisë, do të mbetet e përhershme magjia, enigma, misteri i poezisë, i pyetjes: Ç’është poezia? Nga libri i tij lexuesi ka për të mësuar shumë gjëra të vlefshme për poezinë, do të ndihmohet për ta kuptuar më mirë e për ta dashuruar më fort poezinë, për ta shëndoshur shijen estetike e për t’i zotëruar gjithë thesaret e saj.

Një meritë e veçantë e prof. A. Aliut është studimi dhe vlerësimi me objektivitet shkencor i letërsisë shqipe në ish-Jugosllavinë, që zbulon vitalitetin e origjinalitetin krijues të shqiptarëve në kushtet tejet të rënda për ta; po kaq e rëndësishme është vepra studimore e Ali Aliut edhe për njohjen e vlerësimin e drejtë të letërsisë shqipe brenda kufijve shtetërorë të Atdheut Amë (siç quhej aso kohe Shqipëria), në kushtet kur këtej e andej kufirit theksohej “ndryshimi” cilësor i letërsisë, varur nga kushtet sociale, politike e ideologjike. Me modestinë karakteristike e talentin mjeshtëror, duke shmangur çdo pozë mësimdhënieje, ai pati evidentuar kthesën e poezisë shqipe drejt letërsisë moderne, duke kritikuar shfaqje të frymës konservatore e provinciale dhe duke çmuar vlerat e krahut modern, bashkëkohor, që e pati afruar letërsinë shqipe me modelet moderne të letërsisë evropiane e botërore.

Përfshirja e gjithë përbërësve të poezisë shqipe, të traditës e të bashkëkohësisë në objektin e kritikës letrare nuk ka qenë punë e lehtë, por Ali Aliu i përballoi pengesat, që e vështirësonin komunikimin e hapur e normal të proceseve kryesore të zhvillimit të kësaj poezie. Ai nuk u ndrojt t’i çmonte lart edhe veprat e disa poetëve të përndjekur, që cilësoheshin nga autoritetet zyrtare të asaj kohe si “revizioniste”, “dekadente” apo “nacionaliste” që ishin përndjekur, dhe në disa raste ndikoi pozitivisht edhe në rehabilitimin e tyre. Dhe këtë nuk e bëri duke përdorur ndonjë lloj pragmatizmi e konformizmi politikoideologjik, që në ato kohë pati qenë modë në disa qarqe kritikësh, por duke argumentuar bindshëm vlerat e mirëfillta estetike të letërsisë kombëtare.

Në studimet e esetë e A. Aliut spikat gjuha shqipe e pastër dhe e begatë, bashkëkohore dhe e qartë, e kuptueshme dhe semantikisht e thellë dhe e ndjeshme, që i ka dhënë mundësi të krijojë në studimet letrare një stil të mëvetësishëm, tërheqës, që dallohet për ngarkesën e spikatur ekspresive e emocionale, që aq fort i përshtatet natyrës estetike dhe bukurisë së poezisë. Nuk ka ndonjë kritik apo studiues tjetër, që të ketë përfshirë në optikën e hulumtimeve e vlerësimeve të sakta të librave të profesorit të gjithë autorët e talentuar të poezisë shqipe.

Secili prej këtyre poetëve ka ndier sinqeritetin e dashamirësinë e tij, sugjerimet e këshillat e urta, që u dhurojnë kurajë për të mos u tërhequr para vështirësive në angazhimin e tyre në fushën aq fisnike të krijimit të poezisë. Studimet e prof. Aliut do t’u vlejnë jo vetëm poetëve e lexuesve që u drejtohet sot libri i tij, por edhe gjithë atyre që interesohen për fatet e letërsisë dhe të kulturës shpirtërore të kombit tonë. Ato do të mbeten një enciklopedi e letrave shqipe, një kontribut i shquar në studimin e historisë së tyre, një manual i ngjeshur me idetë bashkëkohore të teorisë e kritikës letrare, që ka arritur nivel të lartë mjeshtëror.

Prof. ALFRED UÇI

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...