2011/03/01

Bozhidar Prosenjak Kali i bukur kroat



Visar ZHITI


Udhëtimi im për në Kroaci pati një si trokëllimë brenda meje, që më pas e kuptova, ishte trok i ëndërrt kuajsh. Ndoshta krijohej nga një ndjesi e hershme ballkanike të karvaneve që shkonin e vinin andej-këndej, kuajt e luftëtareve dhe të dasmave, statujat e tyre nëpër sheshe tani, hëna e vjetër dhe era gjithmonë e re dhe, s’e di me ç’magji, përtëriteshin në kujtesen time, madje në parakujtesë, aq sa dhe avioni me dha përshtypjen e kalit me flatra, Pegasit të mitologjisë. Po fluturonim mbi të.
Shkaku i vërtetë i kësaj përshtypjeje duhej të ishte letërsia, natyrisht, një pjesë e caktuar e saj, më saktë një libër. Teksa po mendoja se çfarë duhej të merrja me vete për të lexuar gjatë udhëtimit për në Kroaci, ç’mund të ishte e përshtatshme për në qiell, kur atje sipër jo gjithçka mund të lexohet dhe në këtë rast do të më duhej një libër që të ma bënte më të kuptueshëm dhe më të afërt vendin ku po bujtja, zgjodha romanin “Kali i egër” i shkrimtarit kroat Bozhidar Prosenjak, i botuar mbi 15 herë në vendin e vet, i përkthyer në shumë gjuhë të botës, edhe në shqip, i vlerësuar me çmime të ndryshëm, edhe ndërkombëtarë.
Ai ka shkruar dhe libra për fëmijë, duke kërkuar kështu të përhershmen e pa moshë dhe të gjithkundshmen, poezi e tekste këngësh, vepra dramatike, gazetari, etj. I lauruar në Zagreb, por dhe në Paris, ai mbart shpirtin e vendit të tij dhe qytetarinë europiane. Prandaj dhe romani i tij “Kali i egër” është konsideruar si një ndër veprat më të mira të fundshekullit XX nga kritikë botërorë.
E dija që ai libër ishte më se toksor, ku personazhet e tij veprojnë në tokë të fortë, madje jo urbane fillimisht, larg aeroporteve, që, besoj, e kanë të vështirë ta kuptojnë se ka fusha të tilla, ku ngrihen dhe ulen qenie të stërmëdha, të ngjashme me shpendët gjigandë, dinozaur me flatra, se personazhet e atij libri u takojnë livadheve me bar, kullotave, pyjeve, shirave, që i përkasin paragjuhës, instikteve, janë ekzistencialë, kanë uri, harbime, teka, moskuptim, dyshime e frikë. Që të mos zgjatem, janë personazhe kuaj. Por që shohin si njerëzit dhe kanë atë shpirt. Aventura e tyre vazhdon. Nga luginat e kopeve të egra, kalohet në punën me karroca, nga liria e ashpër në jetën me gardhe, ku përvoja gërryen si një lumë, dy brigjet e së cilës janë bregu i së mirës dhe bregu i së keqes. Jeta e kuajve po u ngjan jetës së njerëzve, të cilët dhe këta të dytët ashtu si kuajt janë të ngarkuar me halle toksore. Aventura pastaj sikur i largohet edhe më, jo vetëm qiellit, por edhe tokës, kalon nëntokë, në një minierë, ku mbartin mineral si në terret e burgut a një lloji ferri i njohur. Liria vjen prapë, miqësi e dashurira, triumfe të shpirtit dhe më në fund gropa e vdekjes... që të çon në qiell.
Dhe unë nuk u mëdysha, mora që të rishoh pikërisht romanin “Kali i egër”, se libri, kurdoqoftë i botuar, bëhet rishtar në çastin kur e shfletojmë, teksa isha dhe vetë në qiell dhe retë m’u shndërruan në kope kuajsh hyjnorë. Kali-personazh nuk ndiehej i huaj në hapësirat qiellore. Se autori jo vetëm që e kishte veshur me vetitë e njerëzve, duke ruajtur nën lëkurë gjendjen parake, por aty ndieje fatet njerëzorë, dëshirat, ambiciet, thyerjet, zhgënjimet, etjen për jetë, për mirësi e harmoni, zënien rob si shka i guximit duke kaluar tek çështjet shpirtërore dhe shpirti dihet, ka si shtëpi të veten a stallë vetë qiellin.
Nëse shohim se te kuajt ka një si njerizim, s’është vështirë ta kuptojmë alegorinë se edhe tek njeriu shpesh ka mbetur kafsha, egoizmi bëhet sundues si instinktet dhe, kur merr ngarkesa negative, kthehet në rrezik. Dhe shpiken grackat, pabesitë, dhuna, puna e detyruar, lidhja e gjallesave. E përditëshmja kacafytet në rivalitetet mizore, ku shumëçka të shpallet kundër. E keqja bëhet normale. Por kjo nuk është normale. Ky romani e jep këtë shqetësim. Madje na tregon se ka dhe duhet të ketë dhe një tjetër jetë, e begatisë dhe e virtyteve, e dashurisë dhe e përkushtimit, e bashkëpunimit dhe kompromisit mes gjallesave, edhe në mos qofshin njerëz, me kuptimin e qënësisë.
E gjitha kjo e shpalosur me një gjuhë poetike, ku përzihet e thjeshta me sentencën, e qarta me alegorinë. Përkthyesja e librit të tij në shqip Dorotea Kerni, bashkëshortja e balerinit të njohur Ilir Kerni, tashmë në teatrin e Baletit në Zagreb, por dhe mbesë e shkrimtarit Vath Korreshi, siç duket ka mësuar nga të dy këta mjeshtra, familjarë të saj, që lëvizjen e bukur dhe ngrohtësinë e fjalës të dijë t’i përçojë me sukses në përkthim, ku vazhdimisht të ndjek një si vrap kuajsh.
Romani bën apel për zbutjen e përbashkët, universale: që parakja të dytësohet, ovulim patjetër, me qëllim që e vrazhdëta të neutralizohet, të mos jetë as te egërsirat dhe njeriu ndërkaq ta ruajë natyrën e vërtetë tek vetja, të jetë i natyrshëm, ta dojë lirinë e mbi të gjitha të dijë ta ushtrojë. Dhimbje për jetën, jo vetëm për atë tënden, por e kujdoqoftë - dhe jeta është jo vetëm nën lëkurë njeriu, por dhe dhe nën lëkurë kuajsh e kafshësh të tjera, - është një mësim i përjetshëm. Një shkrimtar tjetër i shquar, ballkanas dhe ai, nobelist, thoshte pak a shumë se një ditë pa dhimbje është ditë e pa jetuar.
Shkrimtari Bozhidar Prosenjak me “Kalin e egër” ka shkruar një himn për jetën, ku ndjehesh centaur, gjithmonë gjysma jote është tjetër gjë, duke e pasuruar traditën botërore me libra ku personazhe janë përzgjedhur kuajt apo qentë e macet e kaprojtë, shpendët e pemët e deri edhe sendet, etj., se njeriu nuk është i mjaftë, kur në fakt gjithçka pasuron njeriun, aprovon atë në univers. Po kështu marrim dhe porosinë e vështirë të përshtatjes dhe të shoqërizimit, por të mos humbur gjithsesi vetveten. Pra një popull me individë. Kjo është e vërtetë. Dhe sipas shkrimtarit, e Vërteta është një aventurë dhe çdo shpirt njerëzor është i etur për të.
Ndërkaq avioni ishte ulur në tokë. Kisha mbërritur dhe shiu ndriste si jele të lagura kuajsh. Kisha ndjesinë se do të më prisnin me pajton. Dhe nuk m’u duk se po vija për herë të parë këtu, sikur kisha qenë dhe herë të tjera. Një kalë i çuditshëm e kishte sjellë këtë peizazh shpirtëror më parë tek unë. Dhe një njeri me emrin Bozhidar Prosenjak e kishte nisur me kohë, ashtu kuturu, teksa era vërshëllente si të ishte fishkëllima e tij.

Tenton ta shtypë, këngëtarja vdes

Konsiderohej biznesmen i fuqishëm në lëmin e restoranteve dhe të pub-eve në Prishtinë e disa rajone të tjera të Kosovës ndërsa pasmesnatën e së shtunës është bërë protagonist i një ngjarjeje të rëndë në Tiranë. Ka tentuar të vrasë një këngëtare shqiptare me makinën e tij, ndërsa mësohet se me vajzën dikur ka pasur edhe një lidhje intime. Ngjarja ka ndodhur diku në afërsi të "Varrit të Bamit" te një pub i njohur tashmë, ndërsa mësohet se vajza është konfliktuar me ish-të dashurin e saj brenda ambienteve të pub-it. Kosovari ka përplasur me automjetin e tij vajzën dhe më pas është përpjekur të largohet ndërsa është shoqëruar për në policinë e komisariatit nr. 1. Skena e krimit në të vërtet ka një dëshmitare ndërsa policia e Tiranës ditën e djeshme ka heshtur për ngjarjen, ku 22-vjeçarja Elsina Idershai, jo vetëm që ka marrë plagë të rënda nga përplasja me makinë, por më vonë u saktësua se gjendej në reanimacionin e spitalit Ushtarak,ku më vonë ka vdekë. Në mënyrë sporadike, policia e Tiranës ka saktësuar vetëm ngatërresat e emrave të këngëtareve, ndërkohë u tha se e plagosura kishte marrë plagë të lehta dhe se ishte arrestuar autori i aksidentit.

Ngjarja

E "shitur" si një aksident, ngjarja e dy netëve më parë në "Varrin e Bamit" në të vërtet ka rezultuar të ishte një tentativë e mirëfilltë vrasjeje. Burimet e policisë bëjnë me dije se është mbajtur në pranga 44-vjeçari Aziz Kelmendi nga Kosova, pasi ka rezultuar të ishte autori i plagosjes së qëllimtë të 22-vjeçares që njihet si këngëtare dhe madje edhe me emër arti "Emmy". Nga të dhënat që shoqërojnë ngjarjen e rëndë saktësohet se mes kosovarit dhe të resë shqiptare kishte ekzistuar dikur edhe një lidhje intime, lidhje që me sa duket ka përcipituar edhe në një hakmarrje dyfishe në ambientet e atij pub-i. Në ambientet e brendshme të lokalit vajza është përballur me ish-të njohurin e saj, i cili mësohet se ka qenë në shoqërinë e dikujt tjetër, e për pasojë kanë vijuar edhe zënkat që në mes kanë pasur xhelozinë. Pas daljes nga ambientet mësohet se vajza ka dashur të sqarohet me burrin kosovar, ndërsa ky i fundit e ka përplasur me makinë duke i rrezikuar seriozisht jetën. Të dhënat e para që dolën për këtë akt kishin si personazh një tjetër emër të muzikës së sotme, ndërsa emri i "Emmyt" nuk u bë publik derisa policia e Tiranës sqaroi se këngëtarja e aksidentuar është Elsina Idersha dhe jo, Dafina Zeqiri. Vajza e plagosur me dashje nga kosovari-biznesmen është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa i gjithë versioni i pretenduar nga kosovari është hedhur poshtë nga një dëshmitare okulare, që është edhe shoqe e vajzës që përplasi me makinë 44-vjeçari nga Peja, baba i pesë fëmijëve nga dy martesa të ndryshme.

PD: Edvin Kristaq Rama kreu i bastardëve të Gedafëve dhe Benalive

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Albana Mustafaraj deklaroi dje lideri i PS-së, Edi Rama nuk mund t'i shpëtojë përgjegjësisë së 21 janarit. "Kryepuçisti Edvin Kristaq Rama kreu i bastardëve të Gedafëve, Benalive e Mubarakëve shqiptarë që PD-ja i përmbysi në vitin 1991, sërish duke trilluar beson se do ti shpëtojë përgjegjësisë për grushtin e shtetit të 21 janarit dhe viktimat që përdori si mish për top për karrigen e tij. Sot kryepuçisti, Edvin Kristaq Rama, njeriu që u rrit si lëpirësi i busteve të Enver Hoxhës, Hitlerit të shqiptarëve, nipi i Spiro Kolekës xhelatit tjetër që firmoste varjen e disidentëve në sheshet e qyteteve të vendit, u përpoq sërish të lajë duart me organizimin e grushtit të shtetit me pasoja vdekjen e 4 qytetarëve që i solli mish për top për karrigen e tij", - tha Mustafaraj.

Vdes ‘Emmy’, ishte në koma, pranga biznesmenit kosovar









Zemra e këngëtares Elsina Hidersha e njohur me emrin e artit “Emmy” është ndalur së rrahuri sot paradite në Spitalin Ushtarak në Tiranë. 22 vjecara nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë nga një përplasje me makinë, në orët e vona të së shtunës në të dalë të një pubi në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë. 


E reja ndodhej në koma dhe mjekët kishin deklaruar se lëndimet në tru ishin shume te renda dhe vetëm një mrekulli mund ta shpëtonte. Policia ka arrestuar si autor biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi, 44 vjec, pasi akuzohet se është autor i plagosjes së qëllimshme të këngëtares së re. 

Elsina Idershai 22-vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: ‘Let it play’, ‘Pse të dua ty’ ‘Rastësisht u pamë’, ‘A ma jep’, etj. 

Exclusive: Regjistrimi shtyhet per shtator ose nentor‏

Shkup, 28 shkurt – Burime qeveritare të portalit “Zhurnal”, pohojnë se regjistrimi i popullsisë përfundimisht do të shtyhet për në vjeshtë. Një vendim të tillë pritet ta marrë qeveria në mbledhjen që do të mbahet gjatë ditës së martë, ndërsa muajt më të mundshëm për mbajtjen e regjistrimit do të jenë shtatori ose tetori.

Një vendim i tillë do të merret duke pasur parasysh zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të pritet të mbahen në Maqedoni gjatë muajit maj. Në fakt, duke pasur parasysh situatën aktuale dhe paralajmërimet për mbajtje të parakohshme, atëherë pritet që regjistrimin e vitit 2011 ta organizojë qeveria e re e cila do të dalë pas këtyre zgjedhjeve të parakohshme.

Nuk dihet ende se çfarë do të bëhet me vendimet të cilat i ka marrë Komisioni Shtetëror i Regjistrimit gjatë periudhës kur në këtë komision nuk bënin pjesë përfaqësuesit shqiptarë dhe ata turq, të cilët bojkotuan punën e KSHR-së. Për këto vendime priten të merren vendime tjera plotësuese të cilat do të sqarojnë saktë për punën e deritanishme.

Regjistrimi ishte planifikuar që të mbahej nga 1-15 prill 2011, por që nga njoftimi i tij kishte pakënaqësi për mënyrën dhe kohën e regjistrimit. Shtyrja e regjistrimit nuk është në risi në rajon, pasi një gjë të tillë më parë e ka bërë Serbia dhe së fundmi edhe Shqipëria, ku pritet të mbahen zgjedhjet lokale.

 / ZHURNAL /

Konsullata e Kosovës në New York dha pritje me rastin e tre vjetorit të Pavarësisë së Kosovës


Nga Keze Kozeta Zylo





Në daten 23 Shkurt Konsullata e Kosovës në New York dha një pritje për shqiptarët e Diasporës dhe trupin dipllomatik me rastin e tre vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Bashkëkombasit tanë më së shumti të veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, ku dominonte bluja, apo dhe me ngjyrat e Flamurit Kombëtar kuq e zi, e bënte dhe më festive dhe më gjallëruese mjedisin ku u organizua kjo mbrëmje festive.

Në hyrje të sallës iu uronin mirëseardhjen pjesëmarrësve, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York , znj.Arta Rama dhe Konuslli z.Fatmir Zajmi.

Të gjithë pjesëmarrësit me fytyra të gëzuara i uronin njeri-tjetrit: “Gëzuar festën e Pavarësisë së Kosovës”! Ishte një ditë e shumëpritur për të gjithë shqiptarët, të cilët për një shekull me radhë derdhën gjakun e kuq për të fituar Pavarësinë e Kosovës martire.

Shumë amerikanë, kongresistë, këshilltarë, kontribues të shumtë të çështjes së Kosovës kishin ardhur për të marrë pjesë ne këtë ditë ceremoniale.

Midis miqve amerikanë do të shikoje patriotin zemërzjarrtë z.Esad Rizai së bashku me prof.Haxhi Berishën duke biseduar me avokatin profesionist z.Kaufman, i cili ka shërbyer

në bordin e Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, ku u ka siguruar atyre ligjërisht përfaqësimin ligjor. Z.Stephen B.Kaufman pasi na uroi festën e Pavarësisë foli me shumë dashuri për popullin tonë, kombin, por nga ana tjeter këshilla e tij për situatën jo fort të kënaqshme në Shqiperi ishte që: “Stop shouting at each-other” që do të thotë ndaloni të luftoni me njeri-tjetrin…

Vetëm sikur kjo këshillë e tij të dëgjohet sigurisht dhe problemet e shumta do të jenë dhe më të pakta dhe më të thjeshta për t’u zgjidhur…

Fjalën e përshëndetjes e ka mbajtur znj.Arta Rama e cila iu uroi të gjithë pjesëmarrësve: “Gëzuar festën e Pavarësisë dhe qofshim gjithmonë të bashkuar”!

Nëpërmjet fjalës së saj elekuente ajo ka sjellë një histori të shkurtër të përpjekjeve titanike të popullit të Kosovës për Pavarësinë e saj, por njëkohësisht ka falënderuar miken e madhe të shqiptarëve, Amerikën, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës nga barbarët serbë, dhe për këtë Kosova dhe Shqipëria do t’i jenë për jetë mirënjohëse. Shteti i Kosovës vazhdoi Konsullja eshte njohur nga 75 vende te botes dhe mbi 100 vende e kanë suportuar Kosovën si anëtare të Fondit Monetar tregëtar dhe të Bankës Botërore.

Njëkohësisht ajo foli dhe për Parlamentin e ri dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës nga ky Parlament. Parlamenti i Kosovës po punon me të gjitha përpjekjet që ta integrojë vendin në Unionin Europian. Fjala e saj u përshëndet me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.

Pas fjalës së Konsulles së Pergjithshme znj.Arta Rama, fjalën e ka marrë kongresisti z.Eliot Engel.

Zoti Engel është nje mik i madh i shqiptarëve, ai ka një vend të veçantë në kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për Kosovën së bashku me miqtë e tjerë të popullit tonë.

Ai tha se Dita e Pavarësisë së Kosovës përkon me ditëlindjen time, kështuqë sa herë që festoj ditëlindjen kujtoj Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një ditë e dashur për mua dhe gjithë miqtë tanë të përbashkët.

Fjala e tij e zjarrtë dhe plot dashuri për popullin tonë rrëmbeu zemrat e pjesëmarrësve, perfaqësusëve të shoqatave të ndryshme, si z.Gjon Bucaj, kryetari i shoqates “Vatra”, z.Esad Rizai, dipllomatë të huaj dhe të vendit si: Ambasadori shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara z.Ferit Hoxha, z.Dritan Mishto apo dhe personalitete të tjera të shquara si Avokati i mirënjohur z.Sabri Gjoni, botuesi i gazetës “Illyria” z.Vehbi Bajrami, të cilët e përcillnin me duartrokijte fjalimin e tij.

Kjo ceremoni zyrtare do të transmetohet nga TV “Alba Life” së bashku me intervistat e kongresistit z.Eliot Engel, z.Stephen B. Kaufman, Harry Bajraktari, Ismer Mjeku, prof.Haxhi Berisha, z.Esad Rizai dhe Konusulles së Përgjithshme znj.Arta Rama dhënë për këtë Televizion.



Manhattan, 23 Shkurt, 2011

PERGJIGJE FLORI BRUQIT

Go to fullsize image

Shkrimtari V.Mato


Monday, 28 February, 2011 5:30

From:"Vullnet Mato"

To:floribruqi@yahoo.com


I dashur FLORI, kam kohe qe kam ndjere se te kam mik per koke!. Dhe kjo e ka shpjegimin, sepse jo vetem jemi te dy te nje kalibri letrar, por sepse kemi vuajtur e care ne jete neper veshtiresi te perbashketa, ndonese ne terrene te ndryshem. 


Ndjehem tejet i nderuar qe krijimtaria ime vleresohet e publikohet here pes here nga ju, sidomos ne trevat elektronike te Kosoves, per te cilen me qan zemra dhe njeheresh gezoj, kur kujtoj vuajtjet e atij poplli martir qe doli nga erresira sllave ne drite dhe sot ka mundesi te njihet gjeresisht me artin letrar te teresise se kombit shqiptar.


 Dhe per kete merita eshte kryesisht e juaja, i dashur mik! Prandaj ju pergezoj dhe ju uroj mbaresi ne krijimtarine tuaj dhe qofte levduar kudo kotributi patriotik qe jepni per ceshtjen tone te perbashket.


Perqafime vellazerore 


Villnet Mato

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...