2011-03-15

Rritet radioaktiviteti në Fukushima




Niveli i rrezatimit në ajër është 4-fishuar në afërsi të centralit japonez të Fukushimës, ku u verifikua sot një tjetër shpërthim, njoftoi "Tepco", që drejton impiantin.

Kompania njoftoi se kishte evakuuar të gjithë punonjësit e saj nga zona e reaktorit nr. 2, ku ndodhi edhe shpërthimi.
Autoritete japoneze kanë konfirmuar se niveli i rrezatimit pas shpërthimit është nën atë ç’ka mund të shkaktonte një kontaminim në shkallë të gjerë.
* * * * * * *


Rritet radioaktiviteti në Fukushima
Zyrtarët në Japoni thanë se nivelet e radioaktivitetit në centralin bërthamor Fukushima janë më të larta pas shpërthimit të tretë në njërin reaktor dhe zjarrit në tjetrin.
Kryeministri japonez Naoto Kan ka thënë se radioaktiviteti rreth centralit në Fukushima është rritur dukshëm, ndërsa sekretari i kabinetit Jukio Edano ka thënë se niveli është mjaft i lartë sa të rrezikojë jetët e njerëzve.
"Kishte shpërthime të hidrogjenit në reaktorin numër 1 dhe numër 3, dhe zjarr në reaktorin numër 4. Në këtë zonë ka radioaktivitet dhe niveli i tij është mjaft i lartë ", ka thënë kryeministri Kan.
Ai u ka bërë thirrje njerëzve që jetojnë në një rreze prej 30 km nga kompleksi në veri të Tokios të mbeten në shtëpi, dhe paralajmëroi për rrjedhje radioaktive.
"Radioaktiviteti është shpërndarë nga këta reaktorë dhe nivelet e regjistruara duken shumë të larta. Ka rrezik që të dalë edhe më shumë material radioaktiv", tha Kan.
Sekretari i kabinetit Edano u apeloi njerëzve të përgatiten për pasojat e mundshme.
"Kuptohet se pasojat e mëtejme mund të ndikohen nga moti, por njerëzit në këtë zonë duhet të mos kenë kontakt me ajrin sa më shumë të jetë e mundur. Do të doja t'i ftoj njerëzit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre", tha Edano.
Sekretari i kabinetit paralajmëroi se njerëzit mund t'i ndjejnë pasojat për shëndetin e tyre.
"Nuk mund të jetë gabim se ky nivel i radioaktivitetit mund të ketë ndikim tek njerëzit", tha Edano.
Zyrtarët thanë se 50 punonjës ende përpiqen të derdhin ujë në reaktorët për të zbritur temperaturën brenda tyre. Ata thanë se 800 të tjerë janë evakuuar.
Në centralin Fukushima kanë ndodhur gjithsejt katër shpërthime nga tërmeti dhe cunami i së premtes.
Në Tokio, 240 km më në jug, nivelet e radioaktiviteti u raportuan më të larta, kurse kompania ajrore kineze i anuloi fluturimet nga Pekini dhe Shangai për në kryeqytetin japonez.
Incidenti në Fukushima i ka alarmuar edhe zyrtarët në Evropë. Ministrat e energjisë, autoritetet bërthamore dhe zyrtarët e energjisë bërthamore do të takohen sot në Bruksel për t'i rishikuar masat e sigurisë.
Po sot, kancelarja Angela Merkel pritet ta shpallë zyrtarisht pezullimin tre mujor të operacioneve të zgjëruara bërthamore në 17 reaktorët bërthamorë të Gjermanisë.
Kriza bërthamore e goditi Japoninë, në kohën kur vendi ende nuk e ka marrë veten nga tërmeti dhe cunami.
Bilanci i konfirmuar i të vdekurve tash është mbi 2.700, por pritet të shkojë në 10 mijë.
Miliona njerëz janë pa ujë, pa ngrohje apo pa ushqim të mjaftueshëm, ndërsa qindra mijë kanë mbetur pa strehë mbi kokë.
Sot, aksionet japoneze shënuan rënie prej 13 përqind, pas rënies së djeshme prej 7.6 përqind.

NGA ALBERT ZHOLI :Xhovani Shyti libri i ri‏

Ditët e frikshme 1997



Sa shumë varre u hapën në ato ditë të vitit të mbrapshtë ’97. Sa shumë plumba, predha, mina, granata, bomba dhe eksplozivë shpërthyen, sa shumë kallashnikovë, karabina, antitanke e grykatankesh u zbrazën, sa shumë mitroloza të lehtë e të rëndë, sa shumë mortaja dhe IMKA, që të gjitha të marra nga depot e dorëzuara të asaj që, për katër vite rresht, ishte deklaruar zyrtarisht si ushtria shqiptare e ndërtuar përgjatë periudhës paskomuniste, e cila i kishte kaluar me plot sukses të tre fazat e reformës ristrukturuese, duke arritur nivelin e strukturave homologe të vëndeve të NATO– s.

Sa shumë përleshje, beteja e prita pabesish u thurrën, sa shumë fytyra të fshehura nën maskat e hajdutërisë... Sa shumë të vajtur në botën e përtejvarrit dhe të tjerë, dëshmitarë të gjallë, të cilët vazhdojnë të mbajnë në kujtesë ankthin e atyre ditënetëve të frikshme, kurse në trup gjurmët e plagëve apo metalin e plumbave e të predhave.

Nëse humbësit e jetës gjatë atij viti të trazuar, nga dallgët sociale, llogariten në rreth 3000 dhe numri i të lënduarve vërtitet tek mbi 10000 vetë, rreth 20% e këtij kontigjenti i përket kategorisë së invalidëve të përjetshëm, ndërsa 10% gjeneratave të fëmijëve….

Vëndet më të goditura nga ky llahtar-vit rezultojnë të jenë prefekturat e Beratit, Vlorës e Gjirokastrës, ku përfshihet bashkësia e rretheve jug-qëndrore: Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Sarandë, Himarë, Përmet, si edhe blloku i rretheve të pjesës qëndrore të vendit: Elbasan, Lushnje, Fier. Në pjesën veriore të vendit, si qytetet më të goditura nga krimi janë Shkodra e Tropoja, që edhe sot e kësaj dite, përveç gjakësive të vjetra të rihapura pas viteve ’90-të, vazhdojnë të vuajnë gjakmarrjet e freskëta të mbjella përgjatë stihisë së vitit ’97, ku nga përleshja brenda llojit njerëzor rezultojnë të jenë zhdukur individë, familje, bile edhe fise të tëra. Ndërkohë nuk rregjistrohet asnjë viktimë ndër rradhët e politikanëve, këtyre kuzhinierëve të këqinj, të cilët, pasi e gatuan çorbën jetëvrasëse, pa kërkuar qoftë edhe një gram falje publike, vazhdojnë të riciklohen në politikën shqiptare, duke luajtur paturpësisht rolin e Krishtit të kryqëzuar për të shpëtuar njerëzimin. Si, qysh, përse...? Kush e mbolli farën e keqe të atij viti që tmerroi jo vetëm shqiptarët, por edhe botën e qytetëruar e cila e tronditur pyeste: “Me kë luftojnë xhanëm”?

I gjendur në atë kohë në pozicionin e gazetarit të gazetës më të madhe të vendit “ Koha Jonë”, duke shfrytëzuar faqet e ditarit, arkivën time personale, dëshmitë njerëzore, informacionin e ofruar nga shtypi, si edhe disa arkiva zyrtare, jam përpjekur të rreshtoj gjithçka lakuriq, ashtu siç ka ndodhur, me pretendimin që t’i jap përgjigje disa prej këtyre pyetjeve. Gjithçka lëviz midis faqeve të kapitujve të këtyre librave është fakt i virgjër, i papërpunuar nga politikat që erdhën më vonë dhe ka si qëllim të ndihmojë, qoftë edhe pak, për të rivënë në lëvizje kujtesën e munguar historike të shqiptarëve, viktima të këtyre ditëve të mbrapshta…

2011-03-14

SOROSISTET KUNDER QEVERISE THAQI


Sipas një grupi të OJQ-ve në përkrahje të disa analistëve të “Kohës ditore” është paraparë që në muajin mars e prill të organizohen protesta e demonstrata në rrugë për rrëzimin e Qeverisë e të Presidencës së Kosovës.
Liderë të më shumë se 30 OJQ-ve në Kosovë, të prira nga OJQ Klubi për Politikë të Jashtme, gazetarë të tubuar kryesisht rreth “Kohës ditore’ siç janë Flaka Surroi, Halil Matoshi, Enver Robeli e Arbana Xharra, kanë hartuar një plan strategjik duke demonstruar në rrugë dhe duke propaganduar përmes konferencave për shtyp apo përmes komenteve të botuara kryesisht në “Kohën ditore” me të vetmin qëllim rrëzimin e qeverisë së Kosovës dhe të presidentit Behgjet Pacolli.

Këto OJQ në dokumentin e tyre strategjik si arsye për një revoltë të tillë kanë marrë “...shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”. Këta OJQ-istë në fillim të “letërqarkores” së tyre të shpërndarë fillimisht vetëm në emailat e rrjetit të tyre të ngushtë ndër të tjerash kanë shkruar: “Me datë 22 shkurt 2011 Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka zgjedhur Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është shoqëruar me parregullsi të cilat dëmtojnë integritetin e institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore të Kosovës. Në anën tjetër, përbërja e qeverisë së re, të votuar në të njëjtën seancë, nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës për qeveri me duar të pastra dhe kompetente për të implementuar agjendën e shtetndërtimit në raport me sfidat që e presin shtetin e ri. Shqetësim tjetër mjaft serioz i këtyre ngjarjeve është edhe ndërhyrja direkte e faktorit ndërkombëtar në përzgjedhjen e bartësve të institucioneve shtetërore, duke e tejkaluar çdo normë të pranueshme diplomatike.”

“Periudha e implementimit” apo koha kur do të shfaqej kjo pakënaqësi është paraparë muaji mars dhe që do të intensifikohej në muajin prill të këtij viti.

OJQ-istët “puçistë” kanë përcaktuar edhe veprimet e tyre që nënkuptojnë: “Protesta ditore, Shkrime në gazeta, Deklarata të përbashkëta publike, Konferenca për Media, Dekonstruktim i ngjarjeve, Takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna tjera, Takime mobilizuese me Sindikatat e punës, Takime mobilizuese me studentët, Performansa artistike, Debate televizive, Grupi në Facebook, Posterët dhe flyerët, Protesta e madhe, ....

Por duket se ky komplot “puçist” i OJQ-istëve të Kosovës të përkrahur nga analistë të “Kohës ditore” më në fund ka dështuar për faktin se ata nuk kanë arritur të tubojnë rreth vetes jo më shumë se dhjetëra veta. Prandaj duke e parë fuqinë e vogël të tyre dhe numrin e vogël të ithtarëve që do të demonstronin në rrugë, ky komplot i “puçistëve” OJQ-istë ka dështuar dhe ka mbetur vetëm një plan i vdekur në letër.

Shoqëria civile ka vite që në Kosovë ka qenë pjesë e komploteve të tilla kundër institucioneve të shtetit të Kosovës. Kjo shtresë e shoqërisë është financuar dhe vazhdon të financohet nga fonde të dyshimta jashtë shtetit të Kosovës ndërsa ata “furnizojnë” qendra të ndryshme informative me lajme të “kronikës së zezë’ në Kosovë me të vetmin qëllim që për shtetin e Kosovës të japin një pasqyrë edhe më të errët sesa e paraqet Serbia.

Deri më tash nuk është bërë e ditur për ndonjë iniciativë hetimore ndaj këtyre “puçistëve” të tubuar rreth OJQ-së Klubi për Politikë të jashtme që drejtohet nga Veton Surroi.

---------------------------


FUSHATË E SHOQËRISË CIVILE PËR INTEGRITET TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE
Plani i veprimit

Arsyetim

Me datë 22 shkurt 2011 Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka zgjedhur Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është shoqëruar me parregullsi të cilat dëmtojnë integritetin e institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore të Kosovës. Në anën tjetër, përbërja e qeverisë së re, të votuar në të njëjtën seancë, nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës për qeveri me duar të pastra dhe kompetente për të implementuar agjendën e shtet ndërtimit në raport me sfidat që e presin shtetin e ri. Shqetësim tjetër mjaft serioz i këtyre ngjarjeve është edhe ndërhyrja direkt e faktorit ndërkombëtar në përzgjedhjen e bartësve të institucioneve shtetërore, duke e tejkaluar çdo normë të pranueshme diplomatike.

Për këtë arsye, organizatat e shoqërisë civile, të tubuara rreth fushatës për integritetin e institucioneve, e kanë vlerësuar si të domosdoshëm shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit. Veprimet të cilat do të ndërmerren në kuadër të kësaj fushate synojnë korrigjimin e këtyre parregullsive dhe nuk do të ndalen derisa të sigurohen standardet e nevojshme të respektimit të vullnetit qytetar, ligjshmërisë (kushtetutshmërinë) nëpër institucione dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.

Organizatat e involvuara

Organizatat e shoqërisë civile që do të implementojnë fushatën për institucione demokratike dhe legjitime janë:

Periudha e implementimit

Faza e parë e fushatës do të implementohet gjatë muajit mars 2011. Në javën e fundit të marsit, organizatat e fushatës, bazuar në (mos)veprimin e institucioneve shtetërore, do të përgatisin fazën e dytë të fushatës, e cila do të fillojë në javën e parë të prillit. Plani i detajuar i aktiviteteve për fazën e parë të fushatës gjendet në fund të dokumentit.

Veprimet

Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to: Protesta ditore, Shkrime në gazeta, Deklarata të përbashkëta publike, Konferenca për Media, Dekonstruktim i ngjarjeve, Takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna tjera, Takime mobilizuese me Sindikatat e punës, Takime mobilizuese me studentët, Performansa artistike, Debate televizive, Grupi në Facebook, Posterët dhe flyerët, Protesta e madhe,...

Turqi: Pas sulmit, këngëtari Ibrahim Tatlises në gjendje kritike

Raportet nga Turqia thonë se sulmues të panjohur e kanë qëlluar në kokë këngëtarin e popullarizuar, Ibrahim Tatlises. Ai tash është në gjendje kritike.
Para sulmit kundër tij dhe një ndihmësi të tij, gjatë natës në Stamboll, këngëtari kurd Tatlises, e kishte mbajtur shoun e tij muzikor në televizion.
Motivi i sulmit nuk është i qartë.
Tatlises ka pasur edhe role në filma dhe merret edhe me biznes.

Japonia kërkon ndihmë për ftohjen e centraleve bërthamore

 

Japonia i ka kërkuar ndihmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vazhdueshmërinë në procesin e ftohjes së centraleve bërthamore të dëmtuar.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni nuklear në SHBA, duke e cilësuar këtë proces shumë të rëndësishëm, pasi temperaturat e larta në këto centrale të dëmtuara, mund të shkaktojë shpërthime të reaktorëve.




Japonia gjithashtu i ka kërkuar ndihmë edhe Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për dërgimin e një grupi ekspertësh, pas shpërthimit të dytë në një prej reaktorëve.




Pas rënies së nivelit të ujit, mbulesat e reaktorëve 1 dhe 2 janë ekspozuar tërësisht. Lajmin e bëri të ditur kompania e cila i menaxhon, “Tepco”, dhe në këtë pikë, rreziku i rrjedhjes nga kato mbulesa të reaktorëve nuk mund të përjashtohet.



Këto zhvillime kanë sjellë shqetësime në Komunitetin Europian. Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se do të mbyllë dy reaktorë nuklerarë më të vjetërit në Gjermani.



Ndërkohë që do të rishohë edhe njëherë vendimin për të zgjatur periudhën kohore prej 17 vitesh, të funksiontmit të një reaktori.



Ndërsa presidenti i Komisionit Europian, Hose manuel Barroso, deklaroi se BE po e ndjek situatën me shumë vemendje.


Ai ka pohuar gjithashtu se po vlerëson idenë e Misionit Europian që mund të dërgohet në Japoni, por ka shtuar se ka besim tek autoritet japoneze ne përballimin e situatës.



Ndërsa në Japoni, bilanci i viktimave sa vjen dhe rritet, sipas një bilanci të fundit të policisë japoneze, janë rreth 5 mijë viktima që kanë humbur jetën gjatë tërmetit dhe tsunamit. Vetëm në Miagi janë gjetur rreth 2 mijë trupa. Bilanci final besohet se do të jetë mbi 10 mijë viktima.


>> Fotografi satelitore te Japonisë, para dhe pas tërmetit




>> Reaktorët e paralizuar në centralin bërthamor të Japonisë




* * * * * *
Media japoneze njofton se elementi ftohës ka avulluar dhe shufrat bërthamore mund të jenë ekspozuar dhe mund të shkrihen në një central bërthamor në Japoninë veriore të goditur rëndë nga tërmeti.


Kjo krizë e fundit ndodhi në centralin bërthamor në Fukushima, ku një shpërthim hidrogjeni hodhi në erë po sot muret e ndërtesës ku ndodhet reaktori numër 3 i këtij centali. Një shpërthim i ngjashëm ndodhi të premten në realtorin numër 1 të centralit në Fukushima.
Zyrtarët thanë se reaktori numër 2 i këtij centrali nuk është dëmtuar dhe ka pak rrezik për ndonjë rrjedhje të madhe radioaktive. Por nuk është ende e qartë se ç’mund të ndodhë nëse do të ketë shkrirje shufrash në reaktorin numër 2, ku zyrtarët njoftuan më herët për mos funksionimin e sistemit ftohës.
Gati 200 mijë njerëz janë evakuar tashmë nga zonat përreth centraleve bërthamore me sisteme të dëmtuara ftohëse, ku inxhinjerët kanë përdorur ujin e detit për të shmangur shkrirjet bërthamore.
Komandanti i aeroplanmbajtëses amerikane USS Ronald Reagan, e cila ka ndihmuar operacionet e ndihmave nga një distancë prej rreth 160 kilometrash nga bregdeti, tha se flota amerikane ishte larguar edhe më shumë pasi nivele të ulëta radioaktiviteti ishin zbuluar te 17 anëtarë të ekuipazhit.
* * * * * *
Japoni: Evakuohen të mbijetuarit e tërmetit nga frika e ndotjes radioaktive
Të paktën 170 mijë japonezë që i mbijetuan tërmetit dhe cunamit kanë braktisur shtëpitë nga frika e përhapjes së ndotjes radioaktive nga centralet e dëmtuara bërthamore.
Zyrtarët thonë se dhjetëra njerëz mund t’i jenë ekspozuar rrezatimit ndërsa po evakuoheshin nga një vendbanim në afërsi të punishteve të dëmtuara. Ata dhe qindra të tjerë po testoheshin për ekspozim ndaj rrezatimit.
Autoritetet thonë se një shpërthim hidrogjeni tronditi sot në mëngjes njërin prej impiantëve bërthamorë në Fukushima në veri të Tokios, duke liruar një re tymi të bardhë në ajër. Zyrtarët thanë në një konferencë shtypi se ndërtesa ishte ende e sigurt dhe se kishte pak rrezik të rrezatimit masiv.
Operatorët në dy punishtet bërthamore po përpiqeshin të mbanin ulët temperaturat në reaktorët e dëmtuar nga tërmeti i madh i së premtes. Autoritet po përdornin ujë deti në përpjekje për të zvogëluar shtypjen e brendshme në reaktorë.
Në ndërkohë, kompanitë energjetike në mbarë Japoninë paralajmërojnë se do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të rënies së prodhimit.
* * * * * *
Udhëheqësit e centralit atomik për prodhimin e rrymës elektrike, që ishte dëmtuar nga tërmeti masiv i së premtes dhe cunami në Japoni, thonë se sistemi i ftohjes i reaktorit të tretë ka dështuar.
Më herët, dy reaktorët e tjerë në centralin atomik në Fukushima, kanë pasur probleme të njëjta, që janë përcjellë me eksplodime.
Pas eksplodimit në mëngjesin e sotëm, zyrtarët thanë se 11 vetë ishin plagosur, por kontejneri bërthamë i reaktorit numër 3 nuk ishte dëmtuar.
Sekretari i kabinentit japonez, Yukio Edano, tha sot se është dhënë një urdhër për evakuim.
“Eksplodimi besohet se ishte i llojit të njëjtë me atë në reaktorin numër 1. Ne kemi urdhëruar evakuimin e njerëzve, që jetojnë në rreze prej 20 kilometrash nga centrali dhe ne u kemi thënë njerëzve, që ishin në procesin e evakuimit, që të hyjnë brenda menjëherë”, ka thënë Yukio Edano.
Reaktori numër 1 ishte goditur nga shpërthimi të shtunën.
Të dielën, zyrtarët në centralin Fukushima, që është 240 kilometra në verilindje të Tokios, kanë thënë se niveli i rrezatimit ishte rritur mbi nivelin e sigurisë, por kjo nuk ishte “kërcënim i menjëhershëm” për shëndetin njerëzor.
Aeroplan-bartësi i Shteteve të Bashkuara, që është i vendosur afro 160 kilometra në verilindje të Fukushimës, kishte lëvizur tutje, pas zbulimit të rrezatimit të nivelit të ulët.
Mediat japoneze raportojnë se 2 mijë trupa të pajetë janë gjetur sot në brigjet e prefekturës Mijagji, që më së shumti është goditur nga cunami.
Ka shqetësime se nga tërmeti i së premtes në Japoni, kanë humbur jetën afro 10 mijë njerëz.
Kryeministri Naoto Kan, ka vlerësuar se kjo ishte kriza më e madhe në Japoni, pas Luftës së Dytë Botërore.
Banka e Japonisë sot e ka futur një shumë rekorde prej 180 miliardë dollarësh në sistemin bankar, për t’i zbutur brengat lidhur me gjendjen e ekonomisë së tretë më të madhe në botë, pas tërmetit. (f.b.)
- - - - - - -

Japoni: Eksplodim tjetër në centralin atomik
Në një central atomik të energjisë në Japoni, që është dëmtuar nga tërmeti masiv dhe cunami, ka ndodhur edhe një eksplodim tjetër.
Zyrtarët thanë se 6 vetë janë plagosur, por bërthama e kontejnerit nuk ishte dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi këtë mëngjes, në reaktorin numër tre, në centralin atomik të energjisë në Fukushima.
Të shtunën pat ndodhur një eksplodim në reaktorin numër 1 të këtij centrali.
Agjencia japoneze e lajmeve, Kjodo, raporton se afro 2 mijë trupa të pajetë janë gjetur sot në brigjet e prefekturës Mijagji, që ishte goditur më së shumti nga cunami.
Ka shqetësime se nga tërmeti i së premtes kanë humbur jetën afro 10 mijë vetë.
Kryeministri Naoto Kan ka vlerësuar se kjo ishte kriza më e madhe në Japoni, prej Luftës së Dytë Botërore.
Mediat japoneze raportojnë se 2 mijë trupa të pajetë janë gjetur sot në brigjet e prefekturës Mijagji, që më së shumti është goditur nga cunami.

Përsiatje vetmitari! - Libër nga Vladimir Marku




(Poezi të zgjedhura)

Rrëfimi



Unë nuk linda me këmishë
Dhe në gojë nuk kisha lugë floriri
Dhe në qiellin e përmbysur kambanë
Mbi yllin tim, nuk frynte zefiri.

Ndodh që për fajet në jetët e shkuara
Të paguash siç pagova unë qysh fëmijë
Dhe me pavolitshmëri mbi veten ta ngrysësh jetën
Këto njeriu paraprakisht nuk mund t’i dijë.

Jeta mua më tregoi fare seriozisht
Se pavolitshmëri mbi vete mund të kesh
Dhe të hiqesh e të vuash edhe mizorisht
Por kjo s’do të thotë i pavolitshëm në këtë botë të jesh.

Kështu që tërë jetën u përpoqa të vërtetoj
Me mund, me lot, me mungesa vërtet
Se njeriu është i pamposhtshëm Promete
Se njeriu historinë e tij e bën vetë.

Le të kesh një hall si unë, o shok
Një pavolitshmëri a tragjedi mbi vete çfarëdo
I drobitur, i pezmatuar, i dëshpëruar po të jesh
Kokën lart mbaje dhe mos u dorëzo.

Përpiqu të bëhesh i volitshëm për të tjerë
Qesh me të madhe, me zë të lartë këndo
Lumturia buzagaz do të vijë vetë
Dhe zemrën me dashuri do të ta ngrohë.

Ti nuk ke të drejtë një jetë ta bësh dëm
Hallexhinj’, të vuajtur e shumë të tjerë
Po u dorëzove sot dhe zvarritesh si krimb
Vdekur ke me mijëra herë.

Unë nuk linda me këmishë
Dhe për faje në jetët e shkuara pagova
Por mësova se njeriu është Promete
Si ta shkruaj bukur jetën time, mësova.

Koha kur të ketë kohë - Libër me poezi




Nga Jeton Kelmendi


“Të besosh domethënë të jetosh (...) Besimi është e vetmja gjë që qenësisht është e jona.” - Nena Tereze

PËRTEJ VETVETES JETONTE
Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjëjt
(Nënës Terezë)


Sa vjet kaluan
Nga një shkuarje e madhe
Përtej vetes jetonte një mrekulli Albanika
Me dy shpirtra
Njërin për zotin tjetrin për njerëzimin

Ishte pak Gonxhe, pak Kalkutë
Më shumë Albanika e më shumë dritë
Njerëzimit
Lutej dhe bëhej vetë
Lutja

Ilirika
Nëna jonë Terezë
Me 1978 paqja të ra në emër
At vjet nëno
Unë erdha në ketë botë
Tash
Kur më duhet krenaria
Shkoj në Krujë te Kastriotët
E i thërras Gjergjit
Kur më duhet një yll
Universi
Dal në Kodër të Diellit
I bëj zë Rugovës
Nëna jonë Terezë
Me lutjen tënde kam rënë e jam
Zgjuar
Dardan
Engjëjt që jetojnë në qiell
Buzëqeshën dhe pritën
Shkuarjen tënde
Të madhe
Sa vjet u bënë
Dhe atdheu po bëhet gati
Për një ditë tjetër
Albanika
Vazhdo lutu për njerëzimin
Jetimët tu
Për tokën e shtrenjtë
Që i thonë
ILIRI

Kaluan sa mote
Që shkove
Këndej po vijnë do tjerë
Gonxhe
“E di një fjalë prej guri”
E mësova n’Shkrel
Edhe një pallat ëndrrash e kam diku
Tha Kadare
E tash
Bekoj edhe gjurmët e Prekazit
E të Gllogjanit
Ato zhgjëndrra i pamë me sy
Ati ynë në qiell
Na shikon me simpati

Thuaje edhe një fjalë
Shqip
Zoti e bekoftë Arbërinë
Ndize një kandil
Ndriçoje atdheun
Ilirikase
Kjo është e para
Çdokush e din
Nënë ti je vetë drita

Shkuarja nuk është e lakmueshme
Për kurrkënd
Veç kur shkohet si ti nënë
Është shkuarje e mrekullueshme

Edhe Jezusi dinte për albanët
Po moti i keq na pat marrë
E çka t’i bësh fatit t’zi
Fqinjët na qëlluan të tillë

Përtej vetes ke jetuar
Dhe tani ke ardhur po jeton në vetveten
Përjetësi
Bashkë me engjëjt

Të ardhmen tonë të nesërme
Sillna sot

Lutu bre Nënë edhe një herë
Se dhjetori m’ka frikësuar
E nuk di çka po më shohin sytë

Më bëhet se të ftohtit të Dardanisë
Po i vonohet pranvera
Dardanika
Mos harro edhe katër pjesë
T’ndara
Nënë, ti je emri ynë që shndrit në qiell
E tokë

Fillimdhjetor 2007, Bruksel


Te dera e zemrës një dimër

fjale pret pranverën









PËRTEJ VETVETES JETONTE



Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjëjt

(Nënës Terezë)





Sa vjet kaluan

Nga një shkuarje e madhe

Përtej vetes jetonte një mrekulli Albanika

Me dy shpirtra

Njërin për zotin tjetrin për njerëzimin



Ishte pak Gonxhe, pak Kalkutë

Më shumë Albanika e më shumë dritë

Njerëzimit

Lutej dhe bëhej vetë

Lutja



Ilirika

Nëna jonë Terezë

Me 1978 paqja të ra në emër

At vjet nëno

Unë erdha në ketë botë

Tash

Kur më duhet krenaria

Shkoj në Krujë te Kastriotët

E i thërras Gjergjit

Kur më duhet një yll

Universi

Dal në Kodër të Diellit

I bëj zë Rugovës

Nëna jonë Terezë

Me lutjen tënde kam rënë e jam

Zgjuar

Dardan

Engjëjt që jetojnë në qiell

Buzëqeshën dhe pritën

Shkuarjen tënde

Të madhe

Sa vjet u bënë

Dhe atdheu po bëhet gati

Për një ditë tjetër

Albanika

Vazhdo lutu për njerëzimin

Jetimët tu

Për tokën e shtrenjtë

Që i thonë

ILIRI



Kaluan sa mote

Që shkove

Këndej po vijnë do tjerë

Gonxhe

“E di një fjalë prej guri”

E mësova n’Shkrel

Edhe një pallat ëndrrash e kam diku

Tha Kadare

E tash

Bekoj edhe gjurmët e Prekazit

E të Gllogjanit

Ato zhgjëndrra i pamë me sy

Ati ynë në qiell

Na shikon me simpati



Thuaje edhe një fjalë

Shqip

Zoti e bekoftë Arbërinë

Ndize një kandil

Ndriçoje atdheun

Ilirikase

Kjo është e para

Çdokush e din

Nënë ti je vetë drita



Shkuarja nuk është e lakmueshme

Për kurrkënd

Veç kur shkohet si ti nënë

Është shkuarje e mrekullueshme



Edhe Jezusi dinte për albanët

Po moti i keq na pat marrë

E çka t’i bësh fatit t’zi

Fqinjët na qëlluan të tillë



Përtej vetes ke jetuar

Dhe tani ke ardhur po jeton në vetveten

Përjetësi

Bashkë me engjëjt



Të ardhmen tonë të nesërme

Sillna sot



Lutu bre Nënë edhe një herë

Se dhjetori m’ka frikësuar

E nuk di çka po më shohin sytë



Më bëhet se të ftohtit të Dardanisë

Po i vonohet pranvera

Dardanika

Mos harro edhe katër pjesë

T’ndara

Nënë, ti je emri ynë që shndrit në qiell

E tokë



Fillimdhjetor 2007, Bruksel







NJË ANDJE M’I KUJTOI KUFIJTË







Me i hesht qetësisë

Tek hëna i bën dritë kufirit

I ramë në gjurmë vetvetes

Tue mendue për lirinë

Duke prekur si vashën

N’fillet e dashurisë



Ah sa mirë erret

Nesër

Mbrëma

I thoshim njëri tjetrit

Të nesërmen mbërrinim atje ku duhej



Me i ndie krejt dhimbjet

E gëzimit

Atëherë jam mësuar si terri i përzien

Kufijtë

E sot vetëm i thyej andjet



Larg vetes larg atdheut



Andjet e mia

Pak të pafata e pak t’thyera

Edhe pse kurrë s’heshta me to

Kurrë s’ti fala ditët as netët

Shekulli i ri i andjeve



Toka e bukës sot e bën edhe

Lirinë

E unë argati i lodhur

Larg jam

Sa larg sonte dhe vetëm



Çka ish me i thënë paslufte



Me t’marrë malli për nënën

Me thirr si je mësuar

N’fëmijëri

Nanë



Një kufi që na ndau e shkelëm

E sonte shkruaj me andje

E masë

Mijëra kilometra deri te guri

Ku m’piku fjala



Sonte fillikat vetëm dhe i bëj presion

Fjalës

Ah sa larg jemi

Unë e ti atdhe







DASHURIA BANON ME QIRA







Sa shihet

Dashuria banon me qira

Mbyllet në një pikë

Dhe i tkurr majat

E mendimit



Luan me ditët si me figurat e shahut

Kur të vijë fundi

Pa fitues

Atëherë

S’mbetet më veç një lojë

Tjetër







PASION







Është e çuditshme se si

Gjithmonë

Shkuarjet e kanë një të veten tjetër

Pastaj

E ne s’dimë ku shkojnë

Ato

Mëllenjat e gjakut ndezin

Çka thonë

Kur drita i përzien

Kufijtë

As fjalë s’bëhet për ritet

As skenar për lojë

Tek ti banon një mendim imi

Si era malin

Dëgjoj hapat e tu

Si vjen si më i madhi qejf

Hej

Kur e ke at mbërritje

At stacionin e zbritjes

Ku me të pritë një minutë imi

E koha fillon të ecën

Ndryshe

Atëherë nis jeta







MBRETESHA E NATËS







Nuk të mbërrin dora ime

Sonte

As sytë s’mbërrin as deri

Afër qytetit tënd

Mbretëreshë

Ke diçka në brendinë time

Ose më ka zënë orë e ligë



Sytë e natës po vetëtojnë

Po e zbardhin qiellin e mendimit

Deri mbi ty

As që ka mbërritje

Në mbretërinë e natës

Vakiçare

Nuk të takojnë hijet e dorëzgjatjes



Mbrëmja e sontme pa mbretëreshë







DO TË BËHEMI NESËR







Udhë bëra me vite deri sonte

E prapë s’të mbërrina me dorën time



Çdo gjë rri sikur dje

Apo edhe sot

Vetëm unë dhe ti do të bëhemi

Të nesërm







PSE MA MBAN MINUTËN TIM





Tani

Është diçka e imja e jotja

E sotit

E kush e di kah e ka rrugën

Kah e frynë fryma



Është shfaqur diku si pikë çuditëse

Herëve tjera

I kishte dalë vetes dore dhe i binte rrotull

Ardhjes e shkuarjes



Tani

Është diku tek unë diku

Tek ti

Po ku ta takojmë ndërmjet dy mureve

Të katër syve



Ka nis me marrë frymë

Zemërimi

Ardhjet po janë të vona



Pse ma mbanë minutën time



Tani

Po të pres ty edhe veten

Ku ta di unë

Kur i vinë shkuarjet minutës sime



QEJFI ËSHTË MBRETI I NJERËZIMIT







Meraku

I ka shpërfillur të gjitha

Rrugët e njerëzimit

Me magjinë e vet të zë

Pat

Shkoj pastaj tërë jetën pas



Prapë

S’të mjafton as kënga ime

Të nesërmes

Për sotën të fala i çon



Mbretëria e qejfit s’i di kufijtë

Nëse i ka diku

Drejt fundit të saj

Mundemi veç të nisemi



Qejfi është mbret imi dhe yti

Në ishullin me ngjyra

Jete

E dashurie



22.10.2007, Auderghem







FILLIMI







Paksa i llastuar

Del prej natyrës nismëtare

Pastaj i kapërcen krejt kufijtë

Dhe asnjë pikë s’e lë pa i ra

Rreth e rrotull



Anatemë

Shumë herë e mbetur banore

E ëndrrës

Qendrën e ka përtej vetes

Qoshkun tek në anën tjetër

Fillimi

Është kulla pa mure

Pa kulm

Themeli

Aty ku ia fillon ti







SHKRIM PAS MESNATE







Në letrën me pika të kuqe

Ku datat i shkruaj

Dhe vakitë

Pështyva

Fjalën e madhe Liri

Dhe sërish më doli gjumi

Ëndrrakeq

Prapë i shkrova letër

Vetmisë time të trentë

Tung nga

Unë

I yti Atdhe



Më teproi mjaftë kohë deri

Nesër

Hej sa e gjatë është nata

E letrave



Tung vetmi

Me laps e pa kurrfarë ideje

Takohem me ty

Ku zë as cik s’bën

As tash nuk po kuptohemi



Ani de

Që gjuhën e shpirtit

Mallin e Dardanisë

Po m’i merr

Në një varg timin varesh

Dhe ndjehesh artistik



Tung pra

Më ka mbetur edhe mjaft kohë

Deri nesër

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...