Janë të shumta motivet që e shtynë Prof.Dr. Beqir Ismailin të ulet e të shkruajë për figura të shumta intelektualësh të vjeter dhe të rinj, që jetojnë ende dhe që nuk janë më dhe që janë të njohur, të nderuar dhe të vleresuar jo vetëm nga njerëz me të cilët punojnë, por dhe nga institucione dhe vende të qytetëruara, ku janë formuar dhe kanë dhënë prova të shkëlqyera përkushtimi dhe aftësish drejtuese dhe krijuese. Shkrimet për këta intelektualë të nderuar shqiptarë, janë botuar në mediat arabe, edhe për ta bërë të njohur në këtë anë të globit, kombin dhe popullin shqiptar, vlerat, energjitë dhe talentet e tij, për t’ju përgjigjur vetëm me vepra dhe me fakte, propagandës mohuese dhe denigruese antishqiptare të të gjitha llojeve, duke filluar nga ajo serbe. (fragmente nga disa gazeta) |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/03/25
Nga Beqir Ismaili :200 INTELEKTUALË SHQIPTARË NË MEDIAT ARABE 1998 - 2008
NGA FLORI BRUQI: NATO-JA KUNDËR SERBISË
Sot, mbushen 12 vjet nga sulmet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë .
Ekspertët vlerësojnë se gjatë këtyre ditëve të bombardimeve Serbisë i ishte shkaktuar një dëm prej rreth 30 miliardë dollarë, ndërsa vlerësohet të jenë vrarë disa mijëra ushtarë serbë në Kosovë dhe Serbi.
Sulmet janë kryer nga anijet luftarake amerikane nga Adriatiku dhe bazat ajrore italiane në Itali.

Bombardimet kanë përfunduar më 10 qershor 1999 me miratimin rezolutës 12 44 të KS.
Bombardimet kanë përfunduar më 10 qershor 1999 me miratimin rezolutës 12 44 të KS.
Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.
Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37. 200 ushtarë nga 37 vende. Aktualisht KFOR-i ka mbi 16 mijë trupa në Republikën e Kosovës.
Para 12 vjetësh avionët e NATO-s kishin nisur të hidhnin bombat e para mbi caqet ushtarake serbe për të ndalur pastrimin etnik dhe për të parandaluar gjenocidin në Kosovë.

Kosova është nga aspekti i sigurisë mjaft e qetë, rreziqe ushtarake nuk ka sa të jetë NATO-ja e pranishme në Kosovë, ndërkohë që sfidat ekzistuese nuk janë të natyrës ushtarake, pra nuk janë në përgjegjësi të NATO-s.
Por në këta 12 vjet gjërat në Kosovë nuk kanë shkuar krejtësisht në drejtimin e pritur.




NATO-ja po e kryen me sukses secilën detyrë në Kosovë, po e ndërton edhe Forcën kosovare të Sigurisë.

Ka zvogëluar për dhjetëfish, nga 50.000 sa kishte në vitin 1999, në pak më shumë se 5000 tash, praninë e saj ushtarake në terren.
Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37. 200 ushtarë nga 37 vende. Aktualisht KFOR-i ka mbi 16 mijë trupa në Republikën e Kosovës.
Para 12 vjetësh avionët e NATO-s kishin nisur të hidhnin bombat e para mbi caqet ushtarake serbe për të ndalur pastrimin etnik dhe për të parandaluar gjenocidin në Kosovë.
Ishte ky fillimi i fundit i sundimit të Serbisë mbi Kosovën dhe fillimi i fundit të regjimit të kryeçetnikut serb Sllobodan Milosheviqit...
Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe u përmbyll me dëbimin e forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e ushtarëve të NATO-s në Kosovë.
NATO-ja atëherë ndër detyrat kryesore kishte dëbimin e forcave serbe, çarmatosjen e UÇK-së dhe vendosjen e një ambienti të sigurt në Kosovë, në të cilin aktorët e tjerë ndërkombëtarë dhe lokalë do të kryenin detyrat e tyre në rimëkëmbjen e Kosovës e që nuk janë të natyrës ushtarake.

Sot 12 vjet më vonë mund të thuhet se NATO-ja është misioni më i suksesshëm ndërkombëtar në Kosovë.
Sot 12 vjet më vonë mund të thuhet se NATO-ja është misioni më i suksesshëm ndërkombëtar në Kosovë.
Kosova është nga aspekti i sigurisë mjaft e qetë, rreziqe ushtarake nuk ka sa të jetë NATO-ja e pranishme në Kosovë, ndërkohë që sfidat ekzistuese nuk janë të natyrës ushtarake, pra nuk janë në përgjegjësi të NATO-s.
Por në këta 12 vjet gjërat në Kosovë nuk kanë shkuar krejtësisht në drejtimin e pritur.
Pas ndërhyrjes së NATO-s ishin dy porosi të dy personaliteteve që kishin rol udhëheqës në fushatën e NATO-s. Sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, menjëherë pas luftës, i kishte porositur kosovarët që “të falin, por kurrë të mos harrojnë se çfarë ka ndodhur“.
Një tjetër aktor vendimtar, presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, në një vizitë në Kosovë kishte thënë: “Ne e fituam luftën - Ju fitojeni paqen“.
Kosova nuk e kontrollon sot as tërë territorin e saj. Ka humbur dukshëm edhe imazhin ndërkombëtar, ndërsa proceset e integrimeve euroatlantike as që kanë filluar.
Kosova nuk e kontrollon sot as tërë territorin e saj. Ka humbur dukshëm edhe imazhin ndërkombëtar, ndërsa proceset e integrimeve euroatlantike as që kanë filluar.
Edhe prania ndërkombëtare në Kosovë nuk po shkëlqen. EULEX-i është tash e tre vjet në Kosovë dhe nuk ka shumë rezultate për të dëshmuar. UNMIK-u është harruar, por ai është ende prezent në Kosovë.
NATO-ja po e kryen me sukses secilën detyrë në Kosovë, po e ndërton edhe Forcën kosovare të Sigurisë.
Policët e Serbisë janë kthyer në Kosovë, ndonëse ilegalisht, por ata janë prezentë në një pjesë të mirë të territorit.
Por asnjë nga këto probleme nuk është për fajin e NATO-s. NATO-ja mund të çlirojë territore, por nuk mund të ndërtojë 137 shtete. NATO-ja mund të mbledhë të dhëna për krim të organizuar, por nuk mund të bëjë procedura gjyqësore dhe ndjekje penale.
Shqiptarët s’ besojnë shifrave të regjistrimit
Shkup, 20 shkurt - Qëllimi i palës maqedonase dhe Komisionit Shtetëror të Regjistrimit është i qartë: shqiptarët të paraqiten me numër më të vogël se sa janë aktualisht. Kështu kanë theksuar analistë të ndryshëm politik, të cilët mospërfilljen e KSHR-së ndaj thirrjeve të zyrtarëve të BDI-së, e kanë vlerësuar si “politikë të përsëritur që më parë”. Megjithëse regjistrimi edhe mund të dështojë, analistët shqiptarë parashohin se sikurse herave tjera, shqiptarët nuk do t’i besojnë as këtij regjistrimi të popullsisë, i cili meqë nga fillimi i punëve në Komision, ka tendencë manipulimi me shifra.
“Është embrion me sëmundje gjenetike, i cili edhe do të rritet si i tillë. Ndodhitë e Kalasë ishin në funksion të shpërqendrimit të vëmendjes nga manipulimet e regjistrimit të popullsisë. Megjithëse anëtarët shqiptarë kanë braktisur Komisionin Shtetërorë, mjekja Vesna, si kryetare e Komisionit, përsëri vazhdon më përgatitje të regjistrimit. Kjo është dëshmi e mjaftueshme se te të gjithë shqiptarët, do të pasojë mosbesimi i thellë në rezultatet e regjistrimit”, thotë Shpëtim Pollozhani, duke shtuar se “nëse shqiptarët që kanë lëshuar Komisionin i qëndrojnë më tej besnik burrërisë, atëherë ky presion do të jetë i suksesshëm”. “Por, nëse kthehen prapë në Komisionin e mjekes Vesna, pa i plotësuar kushtet, atëherë ky do të jetë dështim i radhës. Të gjitha manipulimet që synohen të bëhen, mund të përmblidhen në një deklaratë të para disa muajve të kryeministrit Gruevski, i cili tha se ‘unë di t`i numërojë shqiptarët më mirë se Cërvenkovski’! Atëherë çdo gjë është shumë e qartë dhe Gruevskit duhet dhënë mirënjohje, sepse në raport me shqiptarët, ai ka realizuar programin e tij qind për qind”, shprehet Pollozhani, sipas të cilit, që në fillim është përgatitur masakrimi i numrit të shqiptarëve për qëllime politike të palës maqedonase. Ndërkaq, profesori universitar, Ymer Ismaili konstaton se vetëm një sistem verifikues në të gjithë vertikalen e komisioneve regjistruese - nga lartësia dhe deri në Komisionin më të vogël, mund të kthejë optimizmin se më në fund, regjistrimit të popullsisë mund t`i besohet.
”Megjithatë, çdo imtësie dhe detaji të Ligjit dhe strukturave realizuese të regjistrimit i duhet analizë e hollësishme, sepse në mënyrë permanente - shqiptarët janë diskriminuar në këtë aspekt, sepse në institucionet dhe mekanizmat shtetërorë që kanë realizuar regjistrimin, shqiptarët nuk kanë pasur qasje kontrolluese”, thotë Ismaili dhe vëren se mosbesimi i thellë ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, është shkaku i gjithë kësaj dileme, “por edhe vet fakti se regjistrimi i popullsisë nuk është vetëm operacion numërimi, por ai ka edhe dimensionin e politikës”. Prandaj, vazhdon më tej Ismaili, është evident gjithë ky stres i Qeverisë, e cila e di se kësaj radhe, shqiptarët mund të jenë mbi 30 për qind. “Këtë e dinë edhe ndërkombëtarët. Prandaj mosbesimi i thellë i përhershëm ndaj institucioneve dhe mes dy komuniteteve, si dhe dilemat për manipulim që në fillim, të nxisin të konkludosh se vetëm një shqiptar entuziast mund t`i besojë një Qeverie, e cila funksionon mbi baza antishqiptare. Kjo shifër paraqet rrezik për ambiciet e palës maqedonase, prandaj ata synojnë që pasqyrën demografike të etnisë në Maqedoni ta ndërtojnë sipas krijimit të tyre, konfiguracioinin etnik ta ndërtojnë më herët, kurse regjistrimi vetëm ta verifikojë atë që është hartuar më herët”, nënvizon profesori universitar.
Ankohen komunitetet e vogla
Komunitetet më të vogla në Maqedoni për herë të parë pritet të numërohen si pjesë e popullsisë në Maqedoni. Komuniteti malazez, slloven, kroat, egjiptian dhe armenë kërkojnë që të përfshihen në procesin e regjistrimit, ndërsa ata zotohen se janë si etnitet kombëtar me një pakicë simbolike që duhet të evidentohen në regjistrimin e popullsisë në prill të këtij viti. Këto grupe etnike, gjithashtu kanë kërkuar që të përfshihen edhe në organet e regjistrimit, ndërsa lidhur me anashkalimin e tyre, ato kanë dërguar ankesë pranë Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi lidhur me konkurset e fundit për angazhimin e regjistruesve në terren. “Në përputhje me Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Komisioni Shtetëror i Regjistrimit ka kryer diskriminim ndaj qytetarëve që nuk janë pjesë e popujve të përfshira në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë”, thuhet në reagimin e këtyre komuniteteve, që përfaqësohen nëpër disa organizata.
DR kërkon ndryshim të Ligjit, BDI siguron transparencë
Na vjen mirë që më në fund keni kuptuar gabimin e bërë, kur votuat Ligjin për regjistrimin e popullsisë që ju servoi VMRO-DPMNE-ja, Ligj, i cili do të eliminojë mbi 250.000 shqiptarë nga regjistrat e këtij shteti. Kështu ka thënë zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha, duke përkujtuar BDI-në se ishin ata që nuk pranuan asnjë amendament të partisë së Selmanit për të përmirësuar ligjin. “Andaj sot, kur pasojat negative mbi shqiptarët nga ky Ligj kanë filluar, mos kërkoni fajtor te dikush tjetër, faji është vetëm dhe vetëm në mesin tuaj. Nëse dikush i mundësoi Komisionit Shtetëror për Regjistrim të mbivotojë shqiptarët, atëherë këtë ia keni mundësuar vetëm ju, kur mbivotuat në Parlament dhe nuk respektuat mbi 10 mijë shqiptarët që protestuan para Parlamentit dhe qindra mijë të tjerë që reaguan ndaj këtij ligji diskriminues për shqiptarët. Por, nëse ju jeni të gatshëm dhe nëse arrini të merrni leje nga partneri juaj VMRO-DPMNE, DR është e gatshme të hënën t’ju dorëzojë amendamentet e Ligjit, të cilat 3 muaj më herët - nuk i pranuat dhe të njëjtat t’i nisni Ju në procedurë parlamentare dhe të ndryshoni ligjin. Kërkesat e DR-së dhe të shqiptarëve që protestuan para Parlamentit janë të qarta: regjistrim në korrik, kohëzgjatje prej 30 ditëve dhe pa kufizimin e 12 muajve për qytetarët që përkohësisht punojnë jashtë vendit”, tha Hoxha. Ndërkohë, ditë më parë, reagoi partia e Ali Ahmetit, duke informuar se, “prej fillimit, BDI ka qenë dhe do të mbetet në qëndrimin se Regjistrimi i popullsisë në vendin tanë duhet të zbatohet në mënyrë më profesionale, me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe me mbikëqyrje të institucioneve përkatëse ndërkombëtare”.
Të jesh, a të mos jesh
Regjisori shqiptar, Selam Hajrizi, bashkë me ekipin e tij, po punon në dokumentarin “Të jesh artist në Kosovë”. Por, për premierën e filmit ende s’dihet gjë, ngaqë regjisori pret mbështetje financiare nga MK
“Të jesh artist në Kosovë” është titulli i filmit-dokumentar të regjisorit Selam Hajrizi. Ky doli të jetë dokumentari i parë që merret me trajtimin e problemeve të artit dhe kulturës në Kosovë. Ka rreth 12 vite që Hajrizi jeton dhe vepron në Francë, ku edhe ka mbaruar shkollën e regjisë - në Universitetin Avignon. Për Hajrizin realizimi i këtij dokumentari është gjë emocionuese. “Vendin tim e dua shumë. Jam i bindur që kemi një kulturë e histori të pasur, andaj mundohem që përmes kulturës e artit të jem një ambasador i vendit në Francë, dhe që Evropës e Botës ai t’i paraqitet përmes krijimtarisë sonë të pasur”, theksoi Hajrizi. Sipas Hajrizit, disa pjesë të dokumentarit janë përfunduar, ndonëse një pjesë e madhe ende është duke u punuar. Sipas tij, puna e mëtutjeshme varet nga buxheti, të cilin ende nuk e ka siguruar, e kjo pastaj po e vonon punën. Dokumentari “Të jesh artist në Kosovë” flet për artin dhe kulturën në Kosovë. Filmi fokusohet tek brezi i ri artistik. Në dokumentar marrin pjesë: Arta Kallaba (regjisore teatri), Burim Haliti (regjisor filmi), Flutura Zeneli (aktore), Saranda Shala(modele), Blerta Syla (piktore) dhe dramaturgu Teki Dervishi. “Jam fokusuar në këtë temë, ngaqë dua që arti dhe artistët kosovarë të vlerësohen, dhe që puna e tyre dhe vetë Kosova të ketë një imazh të mirë në skenën artistike dhe kulturore përmes krijimtarisë së vetë artistëve tanë”, shprehet Hajrizi. Dokumentari do të realizohet në Kosovë, e një pjesë edhe në Paris. Pastaj, do të shfaqet në Kosovë dhe në Francë, edhe pse Hajrizi po punon pandërprerë që dokumentarin ta prezantojë edhe në Festivalin e Cannes dhe në disa festivale tjera evropiane. Megjithëse shumë punë kanë përfunduar, Hajrizi, ende nuk e di se kur do të jetë premiera e filmit. “Nuk mund ta di kur do të jetë premiera, sepse filmi ende nuk është financuar nga askush. Ky edhe është qëllimi i kthimit tim në Kosovë, sepse jam i gatshëm që me ekipin teknik dhe me artistët t’ia fillojmë punës, menjëherë pas mbështetjes financiare nga Ministria e Kulturës, ose nga ndonjë produksion tjetër në Kosovë”, përfundon ai.
Ringjallja nëpërmjet ringjalljeve
të Fan S. Nolit, Lazër Shantojës, Mitrush Kutelit, Gjon Shllakut, Petro Zhejit, Pashko Gjeçit, Robert Shvarcit, Vedat Kokonës, Aurel Plasarit, Petraq Kolevicës, Ardian Klosit, Mira Meksit, Piro Mishës u shtohet edhe emri i Dritan Çelës
Rudolf Marku
Thuhet me të drejtë se letërsia nuk ekziston brenda një gjuhe, por dhe brenda një kulture. Dhe kështu përkthyesit e letërsisë del se nuk janë thjesht përkthyes gjuhësore, por dhe prurësit e kulturës, përçuesit e saj.
Kjo e vërtetë e madhe qe kuptuar më së miri sidomos në vendet totalitare si Shqipëria dhe Rusia, vende ku sistemi stalinist pati jetuar më gjatë dhe më suksesshëm. Lexuesi i vëmendshëm dhe i etshëm i këtyre vendeve i ka rezervuar një status të veçantë përkthyesit të letërsisë. Përkthyesit më të mirë në vendin tonë njiheshin dhe respektoheshin po aq sa dhe shkrimtarët më të mirë, madje disa herë më tepër se këta të fundit. Kjo dhe përkonte me përkufizimin mitik të përkthyesit si një kasnec mes Zotave dhe vdekatarëve apo me atë përkufizimin tjetër të përkthyesit si kontrabandist kulturash, si një smuggler vlerash në një shoqëri ku vlerat konsideroheshin jo vetëm të papëlqyeshme, por edhe të rrezikshme. Përkthyesit e letërsisë në vendet totalitare e kishin kuptuar më së miri misionin e tyre të veçantë. Paradoksi i përkthyesit shqiptar, një përkthyes i izoluar nga kultura dhe gjuha nga e cila përkthente, ishte se ky izolim tragjik e bënte që të ishte disa herë më profesionist se kolegët e tij perëndimorë, të cilët kishin privilegjin që të kishin dhe burimet filologjike, dhe kontaktet e drejtpërdrejta me autorët (kur ata ishin gjallë) që përkthenin.
Emrave të Fan S. Nolit, Lazër Shantojës, Mitrush Kutelit, Gjon Shllakut, Petro Zhejit, Pashko Gjeçit, Robert Shvarcit, Vedat Kokonës, Aurel Plasarit, Petraq Kolevicës, Ardian Klosit, Mira Meksit, Piro Mishës u shtohet dhe emri i Dritan Çelës. Më i riu mes tyre, të cilit vdekja e parakohshme i ka dhënë privilegjin që të qëndrojnë edhe pas 100 vjetësh më i riu i përkthyesve shqiptarë.
2.
Dritan Çela, ashtu si mjeshtrit e tjerë të kulturës shqiptare, kishte vetëdijen e prurësit të kulturës botërore. Dhe çfarë më ka befasuar gjithnjë në përkthimet e tij, është se ndihet që mosha fare e re nuk i pati krijuar asnjë ndjesi inferioriteti teksa gjendej mes emrave të shquar të letërsisë botërore- në shoqërinë e Dino Buzzati-t, Luigi Pirandello-s, Italo Calvino-s, Carmine Abates- po përmendim veç ca prej tyre. Në njëfarë kuptimi, përkthyesi i mirë identifikohet me autorin që përkthen dhe me veprën që përkthen. Identifikohet shpirtërisht, intelektualist. Fraza e autorit bëhet fraza e përkthyesit. Dhe fraza e përkthyesit bëhet fraza e autorit. Dhe kur autori është i vdekur, përkthyesi e sjell në botën e të gjallëve. Kështu këmbëngulte Ezra Paund tek u shpjegonte akademikëve latinistë që ankoheshin për përkthimin e tij të Sextus Propertius në Homade to Sextus Propertius: Ju doni një të vdekur, kurse unë doja ta ringjallja autorin vdekur!
Dritan i dashur, tek i ringjallje me aq bujari autorët e vdekur, a të pati shkuar ndër mend se çdo ringjallje e tyre të përket edhe ty vetë?
3.
Nuk është e nevojshme ta kesh njohur personalisht Dritan Çelën që të kuptosh se ai përkthente veç ata autorë që pëlqente. Kjo është një tjetër veti e përkthyesit mjeshtër e përkthyesit autor. Dino Buzzati duket se është ndër më të preferuarit e tij. Ai trishtim i mrekullueshëm i Dritanit, një trishtim që paradoksalisht i jepte fytyrës së tij butësi dhe ndriçim, gjendet në çdo faqe të Buzzati-t. Dhe është ai trishtimi i natyrshëm krijues, pa të cilin dhe engjëjt nuk do të mundnin të sfidonin ligjin e gravitacionit. Ai trishtim që i mban engjëjt në ajër, paksa të distancuar nga banaliteti tokësor. Ai trishtim që do t’i bënte poetët francezë të thonë: Trishtim, fytyrë e bukur!
Dritan i dashur, e di si ti më kupton më tepër se çdo njeri i gjallë i kësaj bote teksa këlthas në heshtje: O Zot, sa të shëmtuar që janë poetet e lumtur!
Kadare u ndahet institucioneve kulturore
Demaçi tha se është shumë i lumtur që në këtë ditë kur është edhe përvjetori i demonstratave të studentëve në Kosovë, ndodhet në Shkup në një manifestim të tillë kulturor
Në Institutin për Trashëgimi kulturore të shqiptarëve kohë më parë u bë ndarja e kompletit të librave të shkrimtarit Ismail Kadare për bibliotekat e institucioneve kulturore dhe shkollave shqiptare në Maqedoni, si donacion i fondacionit HI CLASICC në bashkëpunim me Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Në ceremoninë e ndarjes së librave morën pjesë politikani Adem Demaçi, ambasadori i Kosovës në Maqedoni Skënder Durmishi, deputetë, ministra dhe përfaqësuesë të institucioneve të ndryshme arsimore dhe kulturore.
Me këtë rast, Demaçi tha se është shumë i lumtur që në këtë ditë kur është edhe përvjetori i demonstratave të studentëve në Kosovë, ndodhet në Shkup në një manifestim të tillë kulturor.
"Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që ndodhem në Shkupin tonë historik, në një manifestim të tillë kulturor dhe në një përvjetor të rëndësishëm kur shqiptarët dhanë shenja se nuk do të pajtohen me diktaturën komuniste dhe filluan lëvizjet e mëdha të cilat pas asaj dite të 11 marsit të vitit 1981 filluan lëvizjet e gjera ku u ngrit rinia e shkolluar, u ngrit vetëdija kombëtare. Kjo është një datë, në të cilën morën pjesë të gjithë studentët edhe nga Maqedonia, Mali i Zi, si dhe nga viset e tjera shqiptare, ishte fillim i veprimit të organizuar i veprimeve masive, të cilat nuk mund të fshiheshin që ta demaskojnë fytyrën e Jugosllavisë dhe bota filloi ta shihte Jugosllavinë pikërisht ashtu siç ishte një burg i popujve", theksoi Demaçi.
Ai mes tjerash shtoi se fondacioni i tij e ka parë të arsyshme që kompleti i Kadaresë të shpërndahet në të gjitha institucionet shqiptare, si dhe ju bëri thirrje intelegjencës shqiptare në Maqedoni që të punojnë në ngritjen e vetëdijes kombëtare. Ademi, ndërkaq tha se Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit me kënaqësi e ka pranuar ofertën që të jetë partner i këtij fondacioni për shpërndarjen e librave dhe njëkohësisht ka përkujtuar demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 në Prishtinë.
"Më vjen mirë që sot jam pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme në shpërndarjen e titujve të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare në të gjitha institucionet kulturore dhe bibliotekat në Maqedoni. Sot para tridhjetë viteve në Prishtinë filluan demonstratat studentore, që ishin pika e fillimit të një orteku të madh, i cili vazhdimisht po rritej në drejtim të realizimit të aspiratave kombëtare. Para momenteve të këtilla gjithmonë shtrohet pyetja sa janë realizuar ato aspirata. Ajo që është e rëndësishme për të realizuar aspiratat tona kombëtare edhe amanetin e dëshmorëve nga të dy luftërat tona, është që ne të punojmë dhe të realizojmë pjesën e obligimeve tona, që i kemi ndërmarrë dhe sigurisht që këto aspirata dhe amanete duhet realizohen", tha Ademi, duke bërë apel që çdo shqiptar pavarësisht se ku ndodhet dhe ku vepron, të kryejë punën e tij në vijën kombëtare. Vëllimi i librave të Kadaresë iu nda Bibliotekës së Institutit për Trashëgimi kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë, Bibliotekës së katedrës së Albanologjisë në kuadër të UCM-së, Bibliotekës së Muzeut të Alfabetit Manastir, Bibliotekës së Muzeut të Lirisë, Bibliotekës së USHT-së, Bibliotekës së UEJL-së, Bibliotekës së Tetovës, Bibliotekës së shkollës Cvetan Dimov, Bibliotekës së gjimnazit Zef Lush Marku, shkollës së mesme ekonomike në Shkup, Bibliotekës së gjimnazit në Kumanovë, Bibliotekës Skupi, Medresesë Isa Beu Shkup, Fakultetit të Shkencave Islame, Bibliotekës së Dibrës, etj.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...