Agim Matraku tok me talentin tjetër të artit të fluturimit në supersonik, Petrit
Dashi, kanë qënë fizikisht pilotët e fundit të flotës shqiptare ajrore që kanë
realizuar në ajër fluturime akrobatike, figura të pilotazhit të lartë vërtikal,
me reaktv. Tanimë specia ke kësaj rrace pilotësh shqiptarë është shfarosur;
shfarosur dhe pa ia bërë as “hallvën” e xhenazesë.Tanimë shumë kanë kthyer kokat
e dëshpëruara nga pena e shkrimtarëve, të cilët duhen ndihmuar nga të
gjithë.Por...
Paradoksi qëndron se , ky burr që ende e ruan të qeshurën e menjëherëshme të
rinisë, ka kaluar fizikisht nëpër ferr; në ferrin e kushteve tokësore...
Lexuesëve, sigurisht që u tërheqë vëmëndjen mbiemri "Matraku" .
Është një pikturë e periudhës së rilindjes sonë, një vepër e klasicizmit
shqiptar në pikturë, e quajtur "Çeta e Shahin Matrakut"e Spiro Xegës.
Në atë tabllo ku mbizotëron e blerta e jetës më interesante të kacakëve,
paraqiten një grup komitësh të shtruar për shtatë palë qejfe në një lëndinë mes
pyllit, ku spikat kryekomiti i mësuar të shqyejë
" thela ujku" .
Ju siguroj që Agimi duket nga të pamët se nuk ka asgjë prej "kapurali" që është
mësuar të nxjerrë alltijen për një fjalë goje ;sic do ta shohim më poshtë, edhe
nën lëkurën e këtij buzagazi ka edhe nga genet e katragjyshit të tij që e
shikonte vdekjen duke bërë shaka me gjithë shpirt me 'të.
….Matraku sjellë në mëndje ndihmën që i ka dhënë për formimin e tij
profesionist, njërin prej instruktorëve veteranë të reaktivit, një burr i
heshtur, tejet jashtë djallëzive dhe qindra kilometro larg "bërrylave", një
njeri që e kujtojnë mjaft pilotë për pastërtinë kompiuterike të fluturimit, i
vetmi jevgjit të cilit ia heqin kapelën me nderim që të gjithë profesionistët e
dalë nga shkolla e jonë e aviacionit , që mbante deri sa u mbyll, emrin
“Babace Faiku “, e që quhet Guri Merko.
" Unë shmangesha djathtas gjithmonë në ulje. Isha thuajse në gjëndje krize prej
kësaj shmangieje, të cilën ma eleminoi pedagogjia e Guri Merkos, dhe unë nuk e
përsërita më" - thotë Matraku.
Mbase nga që s'po e eleminonte këtë "shmangie", kursant Matraku ishte "ca i
mërzitur" kur u fut në sediljen e parë të MIG -15 tës dy vendëshe duke patur
pas instruktorin e tij Delo Isufi, i njohur për qëndrimin e tij kategorik
kundër "huliganstvove" në praninë e kursantëve, për shpirtin e tij romantik dhe
si autor i dy vëllimeve të ndjerë me poezi.
Kur ishin vetëm në lartësinë 500 metro në hapësirën e aerodromit,befas ra fuqia
motorrike . qe mëngjesi i 20 nëntorit 1972.Motorri qe bllokuar në xhirot e vogla
dhe, duke shfrytëzuar vetëm formën e krahëve për të kullandrisur forcën e
rëndesës, duhej bërë ulja e menjëherëshme në pistë.
Ngaqë nuk u funksionoi në rregull edhe sistemi i mbledhjes së rrotave, të cilat
duhen të jenë pikërisht ashtu kësi rastesh,ulja u bë me këtë bilanc:
" Delua nxorri shpatullën, unë desh nxorra sytë".
Të dy djemve nuk u qe mbledhur njëra rrotë.
Pyetjes sime nëse i kishte shkuar ata caste mëndja te vdekja, Agimi iu përgjigj
me të qeshurën e tij të përzemërt, të zakonëshmen.
Unë e besova menjëherë.
Thonë se, një klysh i rrahur, vjen e bëhet një qen qurrash...
Agim Matrakun e kemi parë të gjithë në një ditë solemne të bënte mbi
aerodrom një "virazh" tejet të vecantë.
Virazhi është një rrath i mbyllur horizontal rrezja e të cilit, sa më e vogël që
të jetë, aq më i ngjeshshëm është organizmi i pilotit përmbi sedilje, duke
ushtruar mbi të disafishin e peshës së tij. Ky "disafish" quhet mbingarkesë, e
cila shoqërohet me një stërmundim të trupit të njeriut deri në errjen e syve,
deri në të fikët; fëtyra e pilotit ata sekonda, i ngjet shëmbëlltyrës së tij në
moshën e pleqërisë së thellë, për të ardhur në gjëndjen rinore vetëm në mbarim
të atij stërmundimi.
Gjatë "virazhit", pilotit i duhet të mbajë edh "pastërti", përpos përballjes me
efektet shkatërruese të mbingarkesës.
E, pra, heroi ynë buzagaz, ka bërë në prezencën tonë dhe të një delegacioni
italianësh, me MIG 19, me "forsazh", pra, me tër kapacitetin emergjent që
përmbab motorri i reaktivit, një virazh, vetëm njëzet metro mbi pistë.
Mbingrakesa gjatë tërheqjes shënonte gjashtë ( pra, ka ushtruar mbi ndenjëse dhe
mbi cdo pjesë të trupit gjashtë fishin e peshës së vet).
Kuptohet se c'mund të ngjiste nga një lëvizje qoftë një milimetër gabim me
stërnipin e kacakut Shahin Matraku, që , megjithëse c'ka parë dhe pësuar atë 20
nëntor të vitit 1972, gjatë tër jetës së vet ajrore, ka patur sigurinë për jetën
, sic e ka një luftëtar veteran i vijës së parë të zjarrit që nuk është
plagosur asnjëherë...
" Sa orë ke bërë këtë vit, zoti komandant? " - përktheu pas përfundimit të
demonstrimit shoqëruesi i ushtarakut italian.
Pasi mori përgjigjen " tetë orë", askush nga njerëzit përqark nuk e patën më
nevojën e përkthyesit kur u dëgjua:
" Ma lei é favoloso!"
Agim Matraku më tregon me të shpejtë, sigurisht duke qeshur me të
mbyllur capkën të syrit - hehe, ja pra, të mburrem dhe unë, a më the vetë? - për
ca kulme të CV së së tij fluturuese, si pjesmarrja në filmin "Ballpërballë", në
parada, me pilotët e kalimit, të qënët që tridhjetedy vjec për dhjetë vite
intsruktor për klasë, e...Ehu...
Dhe..." Vdisja për të fluturuar në cift në pozicionin e shoqëruesit!"
xxx
E bija e Spiro Priftit, mbesa e partizanit Llukan, emrin e të cilit sot e mban
një lagje, i ka treguar të shoqit vetëm si ai është kthyer në shtëpi pas atyre
28 ditëve që lidhën funddimrin me pragpranverën e '97 ës...I ka treguar për
telefonatat e përnatëshme dhe anonime.
" Poqese Agim Matraku do të ngrihet edhe një herë tjetër më në ajër, shtëpinë e
keni të djegur ! ".
" I thuaj tënd shoq se, poqese nuk ngrihet në ajër e të vrasë ata banditët e
Vlorës, do t'u zhdukim familiarisht!"
Margarita e trëmbur në palc edhe pa ata kërcënime, pa të shoqin në shtëpi dhe në
atë atmosferë të xhindosur, kur në shumicën e qyteteve njerëzit mblidheshin në
shtëpia që në drekë, përpiqej të tregohej sa më e qetë kur fliste në telefon me
pilotin e saj apo kur vente ta takonte te postblloku.
Mbi supet prej artisti të Agimit kishin rënë bubullimat e Zeusit.
Ai komandonte bazën luftarako ajrore të Kucovës dhe merrte përditë urdhëra për
t'ia transmetuar burrave që manaxhonin 52 aeroplanët luftarakë reaktivë të
dislokuar atje.
Shumica e urdhërave ishin pa shkrim. Me tone kërcënues edhe tepër të habitëshëm
ndaj " Betimit ushtarak " ....
...Ndërsa jam duke shkruar, kam përpara edhe një relike të jashtëzakonëshme
dhe jo vetëm për të zotin e saj. Kjo relike përmban dhjetë fletë të shkruara në
të dyja anët me një shkrim "këmbë pulash". Agim Matraku e ka shkrua atë me një
frymë dhe pa e carë kokën për kaligrafinë; madje edhe pa e daktilografuar.
Pjesa më pacavure e kaligrafisë së kësaj relikeje është në krye dhe përmban
vetëm pesë fjalë:" Zoti sekretar i shtetit, zotërinj gjeneralë".
Më poshtë - vazhdon një rjedhë tjetër e stabilizuar.
Është një analizë e bërë pas 26 qershorit 1997 nga Komandnati i Bazës së
Kucovës.
Luftarakët e Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe nuk e kanë mbajtur as edhe si
dokument për ta arshivuar.
" I thashë më pas deputetit XY se mos i nevojitej dikujt kjo analizë, por ai tha
pa hezitim, jo".
Dhe piloti gjuajtës, po pa hezitim , e futi atë në xhep për ta ruajtur diku në
bibliotekën e tij dhe për të rënë, si një top i florinjtë prej qiellit, këtu, në
tavolinën time të punës.
Ja, pra, të lexojmë disa fragmente nga ky relik i Matrakut, që ai e ka
ruajtur si një fëmijë të hedhur në rrugë e që nuk pranon ta marrë asnjë
jetimore, megjithëse është një gjeni i lindur.
" Kam 14 muaj që kryej detyrën e Komandantit të repartit...Sapo e mora atë,
në gusht 1996, mendova dhe arrita të realizoja, pas tri viteve radhazi
ndërprerje, fluturime natën...Në tetor të po atij viti, mbas katër viteve,
organizova qitje dhe bombardim në poligon dhe,në nëntor - dhjetor, me gjashtë
ekipazhe morëm pjesë në stërvitje shumarmëshe - qitje luftarake në derdhje të
Erzenit..."
" Që nga dt. 25 janar ... deri me dt. 10 mars 1997 pothuajse kam ndenjur në
repart ditë e natë, herë vetëm e herë me të tjerë".
" Me dt. 6.2.97 vjen fonogrami ( vijeni re, lexues të dashur, F O N O G R A M
- Shën. imi R.L.) nr.33 për kalimin në gatishmëri 100% të njerëzve dhe teknikës
" .
Pas një uljeje të përqindjes së gatishmërisë për mungesa materiale,përsëri...
" Me dt.28.2.97 , në orën 23, më vjen fonogrami nr. 50 i Shefit të Shtabit të
Përgjithshëm (SHSHP) për kalimin e regjimentit 100% në gatishmëri të lartë...Po
atë ditë, ora 11.50, një urdhër nga Komanda e FMA për të përgatitur një avjon dy
vendësh që të shkojë për zbulim në zonën Tri Urat - Çarshovë, me tendencë në
kufirin grek".
...I dashur lexues, do të hap një pauzë të kësaj rrjedhe! Merre, qoftë edhe
si sprovë për durimin tënd...Kur kishin nisur revoltat e fajdeve në jug,
kosovari në Suedi I.M., që e kam mik dhe është patriot i denjë, më telefonoi
duke më thënë se në Shqipërinë e Jugut kishte hyrë greku, ndaj " po due me i cue
të dy djemtë me luftue me grekun qi ka hi në Shqipni".
Dhe kjo, kur Kosova kishte hedhur kushtrimin për luftëtarë.
Pas luftës së Kosovës, shqiptari H. P. me banim në Dallas më tha gjatë një
tripi në Kosovë me shpenzimet e tija: " Kam ardhë i armatosun deri edhe me
pancirë për me luftue me grekun në jug, se kështu na u hap fjala në Dallas. Kam
pritë tri ditë te dera e SHIK ut me sqarue se,a me tamam kishte hi greku në
Shqipni, apo ishin ngatërrue shqiptarët ndër mes vedit. Kur e mora vesh të
vërtetën, sigurisht që nuk u nisa me luftue në Jug vëllau me vëllanë".
Në shtypin e 97 'kam lexuar edhe deklarime rezervistësh që thonin se ishin
mobilizuar për në jug sepse kishte sulmuar Greqia.
Në analizën e zhvilluar për ngjarjet e '97 nga ish shefi i shtabit të ushtrisë
Gjen.Aleks Andoni kam lexuar se " dy persona jo të stafit të në radio Kukësit,
kanë lexuar atje njoftimin e rrenjtshëm se kishte sulmuar Sërbia Shqipërinë ".
Ja,kjo ishte paranteza ime, pa as edhe një koment më shumë...
" Me dt. 2.3.97 vjen urdhëri për ngritjen e avjonit UTI MIG në Rajonin Fier -
Vlorë. I them komandës se nuk mund të bëj fluturim natën për këta arsye...Në
orën 21.11 ngrihem në ajër me masa shumë të pakta sigurimi..Ngrihem edhe një
herë në orën 22.34 , po për zbulim ,në rajonin Fier - Vlorë.
...Në orën 10.55 vjen urdhëri nga FMA që dy cifte MIG 19 të jenë gati dhe të
armatosur me rraketa të padrejtuara.Detyra jepet nga VKQ në ajër, që të hapet
zjarr në ajër."
Më pas - gjithnjë jemi me 3 mars, jepet urdhër që të bëhet përsëri shantazh
mbi "rrebelët" apo "kryengritësit" duke qëlluar përmbi kokat e tyre ( por jo për
të vrarë ), por, cuditërisht," zjarr nuk u hap se kishte difekt topi".
Atë ditë jepet urdhëri për të patur të armatosur me rraketa të padrejtuara katër
MIG ë dhe, Matraku, sic shkruan, "vërej tek efektivi pilot se ka reagime;
sidomos shtrohej gjithandej pyetja se si do të reagohet po të jepet urdhëri për
“zjarr kundër objekteve toksore"?.
Komandanti tanimë është i mbushur. I duhet të vendosë. Është mësuar që
skënderbegas të bindet.Tani po i vihej në provë burrëria e tij. Burrëria para
atdheut.
Matraku shkruan:
" Së bashku me shefin e shtabit, u thashë pilotëve:
- Në të gjithë rastet që do të na jepet urdhëri për të fluturuar, ne si
ushtarakë, jemi të detyruar, sipas betimit, të zbatojmë urdhërin.
- Në rast se do të jepet urdhër për të hapur zjarr në ajër -zemrën dhe trurin e
keni me vete; virini në dispozicion të ndërgjegjes suaj.
- Në rast se do të jepet urdhëri për të hapur zjarr kundër objekteve toksore, në
asnjë mënyrë të mos hapet , duke qënë të vendosur plotësisht për këtë.
- Pavarësisht se në cfar lartësie ju jepet urdhëri, në asnjë rast, përmbi zona
me njerëz, të mos uleni poshtë 5000 metrove, sepse ju qëllojnë nga poshtë."
" Me dt. 4.3.97 , në orën 13.30 , jepet urdhëri nga Kom.FMA që, në vazhdim të
urdhërit të 100 ( ish MMbrojtjes) që, 600 a, Fatmir Mecaj, me rraketa, të
qëllojë makinat që ngarkojnë municion në rrugën Tepelenë - Vlorë, në rajonin e
Gusmarit. Diskutoj në telefon zbatimin e këtij urdhëri.Sqaroj se nuk duhet
zbatuar një detyrë e tillë jo vetëm nga ana morale, por edhe teknikisht, është e
pamundur futja pozicionale për qitje. Marr kontakt me pilotët dhe u them për
urdhërin e dhënën dhe i pyes se si të veprojmë më tej.
Të mos ngriheshim në ajër, e dinim se c'na priste, të qëllonim mbi njerëzit
ishte absolutisht e pabërë. Vendosëm një rrugë të mesme.Po të ngriheshim në
ajër, të vëpronim si më parë...Nga ana tjetër, duke parë se në c'rrugë po hynim
tanimë, i dhashë urdhër shefit të VKB " TË REGJISTROHET CDO GJË NË
MANJETOFON...TË SHKRUHET CDO URDHËR I DHËNË NGA VKQ DHE CDO FJALË E PILOTIT NË
AJËR".
Shënimet e asaj dite vazhdojnë më tej; 600, Fatmir Mece (sot në SHBA me Green
Card), i urdhëruar për "zjarr", kthehet duke raportuar se nuk kishte parë asgjë
në rajonin e vendlindjes së tij, Tepelenë, pikërisht në Gusmar.
" Me sa duket, ata nuk e besuan raportimin e Fatmir Meces, dhe më urdhëruan mua.
Duke mos më besuar edhe mua, ngrënë nga Rinasin Petrit Dashin por, edhe ai
raportoi njëlloj ; që në ajër, se “nuk shikoj asgjë”".
Po vinte era gjak. Dikush e dëshëronte këtë ose i inatosur, i prishur nga
nervat apo si pjesë e një skenari të tërë.E dëshëronte me këmbëngulje.
Po atë ditë, pas uljes së aeroplanit të tretë që qe ngritur ora 21.17,
komandanti i mësuar me adhurim gjithandej prej spektaklave ajrore, tanimë, në
pikë të hallit nga "tokësorët", i përngjet një vajze të përkëdhelur nga të
gjithë e të rritur me pekule e që s'i ka munguar asgjë që i duhet të vetëmbrohet
nga një bandë burrash të palarë që duan ta përdhunojnë.Ai mbledh shtabin që ka
dhe vendosin kolegjialisht që edhe në ajër nuk do të qëllojnë më dhe se nuk do
të kryejnë asnjë lloj detyre më pa ardhur urdhëri me shkrim dhe i vulosur dhe
se, kundër objekteve tokësore do të qëllojnë vetëm poqese ai është forcë e huaj
që ka hyrë forcërisht në territorin e shtetit shqiptar.
Me dt 5.3. 97 gjeti zbatim për herë të parë vendimi i mësipërm: nuk u zbatua
urdhëri i dhënë për të qëlluar një autokollonë me tanke.
"Në këta kushte, në orën 9.00 të dt. 5.3.97 raportoj në komandën e FMA –së se
gjëndja morale e pilotëve është e ulët e se nuk pranojnë fare të ngrihen në
ajër.
Asnjë përgjigje!
Në orën 09.15 ngul këmbë se, pa ardhur njeri nga Shtabi i Përgjithshëm, ose MM
nuk zbatoj asnjë detyrë...Në orën 15.00 vjen në repart zv.min. Alfred Moisiu dhe
veterani i aviacionit Edip Ohri...Në esencë, pilotët u kërkuan atyre që të
ndërpriten veprimet luftarake...Me dt. 6.3.97 , në orën 09.35 marr një konfirmim
se nuk do të ketë ngritje në ajër, vetëm në rast se ka shkelje të kufirit
shtetëror..22 avjonë i kisha siguruar tanimë në tunel. "
Kjo - pas vizitës së dy veteranëve...
" Pas dt. 3 , shumë fluturime janë kërkuar të realizoheshin pikërisht nga unë,
sic duket duke marrë shkas nga largimi i dy gjuajtësve në Itali".
" Me sa kemi dëgjuar, sulmi mbi repartin me dt. 9 është përgatitur të paktën
që me dt.8 "
Shënimet e Komandantit vazhdojnë më tej rreth sulmit të bërë mbi repart nga
turmat e prira nga fëmijë, ndërsa kishte dhënë urdhër që, asnjëri nga ushtarakët
të cilët ishin të gatshëm ta mbronin me zjarr vënddislokimin e tyre, të mos
shtinte pa urdhërin e tij.
Kohë pas kohe, në deduksionet e tija, Agimi që ka nisur të përdorë syze tani
packa nga e qeshura ende djaloshare, i kthehet përsëri "asaj"...Asaj...
Një ditë përpara se të sulmohej reparti i tij, ai ka patur në prezencën e mbi
tridhjetë pjestarëve të efektivit që kishte nën komandë, një bisedë telefonike
të drejtpërdrejtë me ish Ministrin e Mbrojtjes, të ndjerin Safet Zhulali. Ja se
c'far ka të shkruar në shënimet që kam përpara për këtë takim:
" Ai më kërkoi se, përse nuk pranojmë të fluturojmë. I them se nuk ngrihemi në
ajër më për të qëlluar, jo vetëm popullin, por as edhe, thjeshtë, në ajër. Më
thotë se e keni bërë një betim. Po, i them, por...Më thotë se, për moszbatim
urdhëri, ushtaraku ka sanksione. I them se jam gati për cfardo lloj sanksioni,
po urdhëra të kësaj natyre nuk zbatoj.Me kaq, biseda u mbyll".
Është interesant se, në shënimet që u ka paraqitur eprorëve Matraku, nuk e ka
parë të arsyeshme se si , së paku , ka qënë edhe përpara një stresi tjetër.
Në shtypin ushtarak, është shkruar se "për moszbatim urdhëri" atë kishin
ardhur edhe ta arrestonin
Rreth kësaj teme, Matraku jep këtë sqarim.
" Në të vërtetë, ka ardhur një helikopter, që pilotohej nga Noc Selimi ( sot në
Itali, larguar nga atdheu me njërin prej helikopterëve të Regjimentit të Farkës,
ku kishte detyrën e zv.komandantit - shën. imi R.L.). Noci kishte pamjen e një
njeriu të marrë peng. Çunat e rinj që fluturojnë me MIG 17, Ilir Stefa, Përparim
Bizhga, Vegim Hasani, Altin Lame si edhe Arqile Titi m'u bënë gardh duke më
këshilluar të ikja tutje se ata të helikopterit kishin ardhur për të më
arrestuar".
Pyetjes së kujtdo se, si ka ngjarë puna me aeroplanin që e tërhiqnin civilët
si buall, pamje që u transmetua në gjithë rruzullin përmes " Euro Neës" it, ish
komandanti i bazës veterane, i përgjigjet me spiegimin e mëposhtëm.
Ka qënë njëri prej avjonëve të gatshëm se të tjerët ishin të ndryrë në tunel.
Ishte një bandë kucovare që po tërhiqte me diagac një MIG 15.
Komandanti u ka dalë përpara. Kucova është një qytet i vogël dhe banorët e saj
e njohin njëri tjetrin. Edhe djelmoshat kucovarë që , të dehur nga avujt e
anarkisë e që kishin vendosur ta conin avjonin mu në qendër të bulevardit, jo
vetëm që e njohën komandantin që nuk ishte asfare buzagaz e gojëëmbël, sic e
dinin të gjithë, por dhe e zgjidhën “lodrën “ e tyre të paparë askund, nga
diagaci.
Komandanti, ndërkohë, e pranoi pa asnjë hezitim këmbënguljen e tyre që të hipte
me ta në makinë.
Nipi i kacakut të lashtë tanimë nuk ishte adhuruesi i Pushkinit, Eseninit dhe
Dritëro Agollit.
“Të nesërmen, njëri prej atyre, më takoi dhe, duke përveshur llërën më tha:
" Komandant! As mua dhe asnjerit nga ne mos na dil përpara pas orës dhjetë të
darkës..Në atë orë ne jemi të droguar që të gjithë...Ja shënjat e inxheksioneve
që kam bërë unë...Dje ke shpëtuar krejt rastësisht pa të vrarë!".
Tre muaj më pas, Gjeneral Perlat Sula është takuar me heroin e tregimit
tonë, me të cilin është zhvilluar ky dialog:
" Zoti gjeneral! Duhet të më lironi nga detyra e Komandantit të
Regjimentit...Duhet ta bëni pëtjetër këtë!"
" Faleminderit Agim...Të falem nderit shumë...Më hoqe një barrë të rëndë...Ne
jemi takuar sot, pikërisht që unë të të komunikoj lirimin nga detyra".
POST SCRIPTUM
Të gjithë jemi habitur por dhe e kemi parë nderim kur i ndjeri Safet Zhulali,
në kohën kur sulmohej ende në shtyp për shkatërrimin e ushtrisë , erdhi
befasisht në atdhe.
Ai erdhi i hapur para drejtësisë, pa kërkuar mbështetjen e shtërnguar të
partisë, drejtuesit e së cilës kanë "imunitetin" e komponentit shoqëror të
quajtur opozitë , dhe duke ecur, kur kishte dëshirë, edhe fare i vetëm dhe i
qetë mes për mes bulevardeve të Tiranës.
Të ndjerit Zhulali i përket një thënie kasandrine, sipas së cilës, '97 është
një dosje e zezë dhe e mbyllur për të mos u hapur kurr.
Se c'ka ditur ai njeri që drejtoi me sukses jo pak reforma në ushtri, përfshirë
një programi të mjaftë në fushën e integrimeve dhe që, u ambjentua paq me
devocionin e oficerët që i përngjisnin " së kuqes së shalqinit " , këtë tanimë
s'e dimë.
Zotin Zhulali nuk e kemi më, ama, kemi prej tij , një thënie burrërore, që
askush nuk ka guxuar ta thotë gjer tanimë .
Kemi në dorë një kyc. Një kyc që, sipas thënies së të ndjerit, nuk ka për ta
gjetur derën kurr.
Sipas këtij kyci të lënë nga personi me të cilin ka bashkëbiseduar një ditë para
shkatërrimit të repartit të tij heroi ynë, vallë, kush të jenë ata forca që e
mbajnë të mbyllur "dosjen e zezë"?
Ambicia ime si shkrimtar me profesionin e pilotit, sigurisht që nuk ka pasur
as ka për piksynim të tentojë për ndonjë pikiatë, qoftë edhe të vetme , në
drejtim të kësaj "Dosjes së zezë".
Lumturia ime do të ishte të paraqisja , sado në mënyrë modeste ( unë, në
librin " Ylli që sheh mbi sheshin "Skënderbe" kam parëqitur para lexuesëve
tregimin rreth kësaj teme me titull "Bomba mbi urën e Mifolit”), atë që kanë
hequr prej kësaj kutie të zezë objekti që unë njoh më mirë - aviatorët.
Pjesa më e zgjedhur e popullatës shqiptare.
Dhe më naivja.
RIZA LAHI
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/04/05
PAULO COELHO :Zahiri....Alkimisti....Njëmbëdhjetë minuta
Nga Flori Bruqi

Titulli: Zahiri
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Durim Taçe
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2006
f. 440
Pesha: 0.49 kg
ISBN: 99943-1-049-6

Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale


Paulo Coelho, ka lindur në Rio de Zhaneiro në 1947.Ai është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore.


Midis çmimeve që ka marrë autori mund të përmendim: “Çmimi Kristal” 1999, i akorduar nga Forumi Ekonomik Botëror; titulli prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë” e Galicisë.

Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Më 21 shtator 2007 atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes”.

Titulli: Zahiri
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Durim Taçe
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2006
f. 440
Pesha: 0.49 kg
ISBN: 99943-1-049-6

Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale
Paulo Coelho, ka lindur në Rio de Zhaneiro në 1947.Ai është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore.
Veprat e tij, të botuara në më shumë se 160 vende dhe të përkthyera në 71 gjuhë, janë shitur në më shumë se 115 milionë kopje në të gjithë botën.
Midis çmimeve që ka marrë autori mund të përmendim: “Çmimi Kristal” 1999, i akorduar nga Forumi Ekonomik Botëror; titulli prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë” e Galicisë.
Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Më 21 shtator 2007 atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes”.
Më 2009, Paulo Coelho u përfshi në Librin e Rekordeve Guinness si Autori i Librit më të Përkthyer (Alkimisti).

Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë botuar edhe nga Shtëpia Botuese “Toena”, përmendim: Alkimisti, Mali i pestë, Veronika vendos të vdesë, Djalli dhe zonjusha Prym, Njëmbëdhjetë minuta, Manuali i luftëtarit të dritës, Pelegrini i Kompostelës, Zahiri, Shtriga e Portobelos, Buzë lumit Piedra u ula dhe qava etj.
Titulli: Alkimisti
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Toena
Vendi dhe Viti: Tiranë, 2004
f. 198
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 99927-1-791-2
Një fabulë magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, nëpër shkretëtirën e Egjiptit, ku ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cilit vendos ta bëjë realitet. Në fund Santiago e kupton se që të gjesh thesarin e jetës tënde nuk është e nevojshme të shkosh shumë larg dhe se gjërat e bukura nganjëherë i keni shumë pranë dhe nuk arrijmë t'i shohim. Me një amalgamë vizionionare e spirituale, me një realizëm magjik dhe folklorik, vepra e shkrimtarit brazilian Paulo Colho “Alkimisti” ka pushtetin të ndryshojë jetë njerëzore. Pikërisht kjo vepër, sipas një sondazhi të BBC, deklaruar më 28 maj, qëndron në krye të listët me 100 veprat më të lexuara të kohërave.
Titulli: Njëmbëdhjetë minuta
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Durim Taçe
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2004
f. 304
Pesha: 0.34 kg
ISBN: 99927-1-867-6
Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin. por në fakt ky qëndrim i saj i dëshpëruar ndaj dashurisë vihet në provë kur ajo takon një piktor të ri, të pashëm e të famshëm. Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur "dritën e saj të brendshme" dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
Kush është i Huaji i çuditshëm që një ditë arriti të turbullojë qetësinë e fshatit të vogël Viskos, prej 281 banorësh, pjesa më e madhe të moshuar? Përse plaka Bertë e shikon të ecë “së bashku me Djallin”? Çfarë propozimi të tmerrshëm mbart në vetvete i Huaji? Përse të renë Shantal, e vetmja bartëse e sekretit të tij, nuk mund ta zërë gjumi dhe ka frikë t’u tregojë të vërtetën bashkëfshatarëve të saj? Rrëfimi në roman zbulon këto të fshehta, duke qenë një sfidë midis së Mirës dhe së Keqes dhe njëkohësisht shprehje alegorike mbi forcën tronditëse që çdo qenie njerëzore ka brenda vetes: Aftësinë për të zgjedhur në çdo çast të jetës rrugën për të rimarrë veten.
Autori: Paulo Coelho
Titulli: Fitimtari është i vetëm
Roman
Botimet Toena
Nr. i fq. 400
Cmimi : 800 lekë
Nëpërmjet romanit të tij të ri “Fitimtari është i vetëm”, Paulo Coelho na çon këtë herë në Festivalin e Kanës, ku e ashtuquajtura superklasë – ajo që prodhon botën e ëndrrave të fabrikuara të modës dhe të filmit. Disa prej të pranishmëve kanë arritur vërtet majat dhe rrojnë me frikën se mos e humbasin pozicionin e tyre të favorshëm. Para, fuqi dhe famë janë piketat e vlerave për çdonjërin që përpiqet për të arritur gjithçka, pa llogaritur koston.
Në këtë panair modern vanitoz takohen: Igori, një milioner rus; manjati i modës Hamidi nga Lindja e Mesme; aktorja amerikane Gabriela, e gatshme të sigurojë qoftë edhe një rol episodik; detektivi ambicioz Savua, që shpreson të ketë zbuluar çështjen më të rëndësishme të jetës së vet dhe Jasmina që ndodhet në prag të suksesit në karrierën e saj si modele.
Kush prej tyre do të mund të identifikojë ëndrrën e vet në mes të shumë të tillave të parafabrikuara dhe ta bëjë atë realitet?
“Fitimtari është i vetëm” është një roman magjepsës, i mbushur me tensione, pasqyrë e botës ku jetojmë.
““Një shqyrtim i zellshëm i botës magjepsëse të elitës së elitave. ... Në “Fitimtari është i vetëm”, nuk janë vënë në kërkim vetëm të një vrasësi të rrezikshëm, por të vlerave të vërteta shpirtërore.”
Publishers Weekly, New York
“Një zbulim apokaliptik i botës së modës dhe të filmit, ku shkëlqimi dhe ambicia e kanë mbytur çdo mundësi të vlerave të vërteta.”
L’Hebdo, Lausanne
Titulli: Veronika vendos të vdesë
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2005
f. 292
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 99927-1-345-3

Veronika, një vajzë e re dhe e bukur sllovene, duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjithatë, nuk është e lumtur. Më 21 nëntor 1997 vendos të vrasë veten. Përçapja për vetëvrasje e çon në spitalin psikiatrik të Viletes, ku njeh të çmendur të vërtetë dhe një popullsi normale, që ngjan të jetë strehuar pas mureve të lartë të çmendinës nga frika e së panjohurës, dëshira për të qenë e sigurt ose nga lodhja e jetës rutinë. Atje, Veronika kupton se në çdo çast të jetës sonë mund të zgjedhim mes jetës dhe vdekjes dhe të njohim një pjesë të çmendurisë sonë.
Titulli: Njëmbëdhjetë minuta
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Durim Taçe
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2004
f. 304
Pesha: 0.34 kg
ISBN: 99927-1-867-6

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin. por në fakt ky qëndrim i saj i dëshpëruar ndaj dashurisë vihet në provë kur ajo takon një piktor të ri, të pashëm e të famshëm. Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur "dritën e saj të brendshme" dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashuris.
Titulli: Djalli dhe zonjusha Prym
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2001
f. 224
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 99927-1-469-7
Kush është i Huaji i çuditshëm që një ditë arriti të turbullojë qetësinë e fshatit të vogël Viskos, prej 281 banorësh, pjesa më e madhe të moshuar? Përse plaka Bertë e shikon të ecë “së bashku me Djallin”? Çfarë propozimi të tmerrshëm mbart në vetvete i Huaji? Përse të renë Shantal, e vetmja bartëse e sekretit të tij, nuk mund ta zërë gjumi dhe ka frikë t’u tregojë të vërtetën bashkëfshatarëve të saj? Rrëfimi në roman zbulon këto të fshehta, duke qenë një sfidë midis së Mirës dhe së Keqes dhe njëkohësisht shprehje alegorike mbi forcën tronditëse që çdo qenie njerëzore ka brenda vetes: Aftësinë për të zgjedhur në çdo çast të jetës rrugën për të rimarrë veten
Prishtinë,5.4.2011.
Aksidenti, Ismail Kadare
Titulli: Aksidenti
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2010
f. 272
ISBN: 978-99956-87-12-0
Pesha: 0.42 Kg.
Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës.
“Në këtë vepër magjistrale, thuhet në paraqitjen e botimit francez, Kadare është përpjekur të tregojë të patregueshmen: një histori dashurie apo nj histori vrasjeje, apo ndoshta një tjetër histori, që i mbulon të dyja si një maskë? Pyetja, gjer në mbarim të librit, nuk i ndahet lexuesit.”
Një roman ambicioz (pjesë nga fjala hyrëse)
Romani i fundit i Ismail Kadaresë, pa dyshim, do t’i befasojë lexuesit e tij të zakonshëm. Periudha komuniste, edhe pse është përmendur, nuk është më në plan të parë dhe vetë Shqipëria nuk është më shprehimisht qendrore. Flitej me shaka se në tërë veprat e këtij shkrimtari, nuk kishte as hero, as dashuri. Ky pohim bie poshtë me “Aksidentin”, i cili ka të bëjë kryesisht me natyrën e marrëdhënieve dashurore. Një çift që jeton një dashuri të gjatë, edhe pse shumë të stuhishme, përfundon në një humnerë, pas gabimit të një shoferi taksie. Kryhet një hetim, në përpjekje për të rindërtuar ditët e fundit të viktimave.
Si gjithmonë, te Kadareja është e pamundur të vendosësh fakte. Realja të shpëton, përvidhet, tretet ose merr forma që sfidojnë logjikën. Nuk bëhet fjalë për subjektivitetin e thjeshtë njerëzor ose të mosrrjedhshmërisë së dëshirës ose të rindërtimeve. Realiteti ka të bëjë me tjetër gjë. Të gjallët nuk janë veçse përdorues të një universi, që i shohin veç dukjen.
Kadareja, atëherë kur jetonte nën diktaturën staliniste dhe të turpshme të Enver Hoxhës, nuk pati kurë mundësi të trajtonte temën e seksualitetit. Në këtë vepër, ai i kushton një vend të paparë më parë. Megjithatë, erotizmi merr aspektin shqetësues të shfaqjes, zotimeve arkaike dhe sekrete.
Ky roman ambicioz, kundër rrymës – e pakta që mund të themi për të – shkëlqen në një arsyetim të stërholluar, tepër tërheqës, që bëhet magjepsës me të gjitha pistat që hap. Raportet e çiftit kthehen në një antropologji të thurur me tregime të panumërta, të para si “rrëfimi i të vdekurve”. Kadareja gjykonte dikur se censura staliniste kishte vrarë para kohe në trurin e tij “qelizat pararojë, vetë ato që ripërtërijnë artin” (Bisedë me Eric Faye, Corti, Paris, 1991). Sidoqoftë, disa prej tyre duhet t’i kenë rezistuar goditjes... Hetuesi, në fund të romanit, jep frytin e përsiatjes së tij në shkëmbim të pasqyrës që do të marrë me vete në varr. Ai harton një testament, duke dëshiruar që varri i tij të hapet pas një mijë vjetësh, sepse është i bindur se “pasqyrat, te të cilat gratë zbukuroheshin përpara se të putheshin, ose të vriteshin, diçka thithnin prej tyre. Mirëpo në këtë botë shërfillëse askujt nuk i kishte rënë ndërmend të merrej me to”.
Jean-Paul Champseix (La Quinzaine Litteraire) Nëntor 2008.
Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.
POEZIA E KADARESË
Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:
Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të.
(Laokonti)
Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.
Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:
Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
(Portreti i Skënderbeut)
Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj:
Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)
Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.
Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme.
Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:
Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.
Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.
RAPORTI NDËRMJET JETËS DHE VDEKJES
Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.
Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.
Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij.
Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të Çu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet.
Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori.(FLORI BRUQI)
topia ose Për Republikën më të mirë dhe ishullin e ri të utopisë
Titulli: Utopia ose Për Republikën më të mirë dhe ishullin e ri të utopisë
Autori: Thomas More
Përktheu: Erjon Kristo
Shtëpia Botuese: Ideart, 2003, kolana Lexime filozofike, seri botimesh e konceptuar nga Erjon Kristo
Redaktor: Arjan Leka
Numri i faqeve: 152
Pesha: 0.21 Kg.
Mbi librin
“Utopia” e Thomas More është cilësuar gjithmonë si një nga librat më të lexuar të kohëve. Kjo, falë stilit të shkëlqyer të këtij peshkopi-shkrimtar dhe filozof, formës së këndshme në të paraqiturit të gjërave, si dhe përqasjes së idesë se duhet të jetojmë gjithnjë e më mirë, në një shoqëri gjithmonë e më njerëzore, shoqëri e ngritur mbi parime humane. Si letërsi dhe filozofi, libri ka pasur shumë admirues, por edhe shumë pasues, pasi dëshira e krijimit utopik të një bote tjetër, imagjinare, të ëndërruar, por edhe ndjellëse, ka qenë gjithmonë e qenësishme për këdo. Kështu, nën këtë frymë i kanë shkruar veprat e tyre edhe Tomaso Kampanela, Frensis Bejkën, Xhonatan Suift, Deni Didëro, nobelisti Anatol Frans, Xhorxh Oruell e plot artistë e filozofë të tjerë. “Shëtitje nëpër intelektin dhe ndjeshmërinë e njerëzimit”, kështu është çmuar kjo vepër e kolanës “Lexime filozofike” që duhet shijuar si lexim.
Histori me mbret
Titulli: Histori me mbret
Autori: Armir Shkurti (55 ditët e fundit zyrtar të monarkisë së parë dhe të vetme shqiptare)
Shtëpia botuese: Dudaj, 2004
fq. 206
Pesha: 0.23 Kg.
ISBN: 978-99943-33-06-2
Mbi librin
Gazetari Armir Shkurti ka përmbledhur mbresat e tij nga 55 ditët e vitit 1997, kur i biri i Ahmet Zogut, Mbreti Leka i Parë, testoi shansin e vet duke hedhur referendum për kthimin e monarkisë në një vend që nuk po largohej dot nga traumat e skemave piramidale dhe rënies së përgjithshme të shtetit.
Fjala dhe koburja
Titulli;Fjala dhe koburja
Udhëtim për në Shqipëri, 1927
Kujtimet e një gazetari austriak
Autori
Joseph Roth
Përktheu nga origjinali
Lindita Arapi-Boltz
Shtëpia botuese
Ideart, 2005
f. 88
Pesha: 0.1 Kg.
Mbi librin
Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por, në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër, si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej-këndej, vizitojnë njëri-tjetrin, përgjojnë njëri-tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.
Kujtime (vitet 1913-1933)
Titulli: Kujtime (vitet 1913-1933)
Autori: Mehdi Frashëri
Shtëpia botuese: OMSCA-1, 2005
F. 240
ISBN: 99927-52-60-2
Pesha: 0.29 kg.
Mehdi Bej Frashëri ka qenë gjithashtu një protagonist i politikës së viteve '30. Ai ka qenë kryeministër nën Mbretin Zog dhe një njeri jashtëzakonisht i kulturuar. Kujtimet e tij janë një çelës i vlefshëm për të vlerësuar kohën në të cilën ai jetoi, si dhe figurën e Mbretit Zog.
Kush ishte Mehdi Frashëri
Mehdi Frashëri u lind në fshatin Frashër të Përmetit më 28 shkurt të vitit 1872. Familja Frashëri nga e cila rridhte dhe Mehdiu ishte familje fisnike bejlerësh dhe një nga më të dëgjuara në Jugun e Shqipërisë. Të parët e asaj familje kanë qenë të njohur si feudalë të mëdhenj dhe pronat e tyre shtriheshin deri në malin e Tomorrit. Pas disa konflikteve të karakterit politik që ajo familje pati me Portën e Lartë në Stamboll, ata u internuan familjarisht në Turqi. Në atë kohë që ndodhi internimi i familjes nga fshati Frashër për Turqi, Mehdiu ishte nxënës në shkollën e mesme të qytetit të Manastirit (Bitola) të cilën ai e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1894. Pas mbarimit të kësaj shkolle Mehdiu fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur mësimet në Universitetin e Stambollit për Shkencat Politike dhe Ekonomike ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1898. Duke u nisur nga rezultatet e larta që ai arriti në atë degë të Universitetit, qeveria turke e ftoi të punonte në administratën e saj dhe ai u emërua si N / Prefekt i Thrakisë e më pas i Maqedonisë e Sanxhakut të cilat asokohe ishin nën sundimin otoman. Në funksionin e N / Prefektit të këtyre krahinave Mehdi Frashëri qëndroi deri në vitin 1911 kur u emërua Guvernator i Jeruzalemit dhe i gjithë Palestinës. Pas një viti ai u transferua përsëri me detyrën e Nënkomisarit të Turqisë në Misir të Egjyptit. Në shtatorin e atij viti ashtu si shumë patriotë shqiptarë që asokohe punonin në administratën e lartë osmane, edhe Mehdi Frashëri u kthye në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në shkëputjen e Shqipërisë nga Turqia dhe shpalljen e Pavarsisë. Në vitin 1912 ai u caktua Përfaqësues i Qeverisë shqiptare pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit për Shqipërinë. Disa vjet më vonë në 1919 ai u caktua në postin e Ministrit të Brendshëm dhe më pas si delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris. e pas Kongresit të Lushnjes. Në funksionin e Ministrit të Brendshëm Mehdi Frashëri dha një kontribut të madh në organizimin e mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 1921 ku ai u zgjodh deputet, të cilat nga qarqet e huaja diplomatike u konsideruan zgjedhje të lira e demokratike. Në atë kohë ai bashkëpunoi ngushtë me degët ekonomike të vendit dhe me inisiativën e tij personale bëri të mundur ndryshimin e monedhës shqiptare nga "Leka i madh" në "Lek". Në atë periudhë që ishin duke u hedhur themelet e para të shtetit të ri shqiptar, Mehdi Frashëri kryesoi të gjitha komisionet parlamentare për hartimin e ligjeve (kodeve) ekonomike dhe ishte i pari që paraqiti nevojën e reformës agrare e themelimin e një Banke në Shqipëri. Nga viti 1923 e deri në vitin 1939 me disa ndërprerje të shkurtëra, Mehdi Frashëri ishte në funksionin e deputetit të Parlamentit shqiptar dhe përfaqësuesit të Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve (sot OKB) në Gjenevë të Zvicrrës. Në vitin 1929 ai u zgjodh në postin e Kryetarit të Këshillit të Shtetit dhe disa vjet më vonë në 1935, Mbreti Zog e thirri dhe e emëroi në postin e Kryeministrit të Shqipërisë. Caktimi i tij në atë detyrë u bë nga ana e Mbretit Zog me qëllim që të kalonte situata e vështirë në të cilën ndodhej vendi. Ardhja e Mehdi Frashërit në krye të qeverisë shqiptare, asokohe u përshëndet nëpërmjet shtypit nga shumë intelektualë të njohur si Padër Gjergj Fishta etj të cilët e konsideruan atë si një qeveri me frymë thellësisht liberale dhe e kohës. Më 6 prill të vitit 1939 kur Italia filloi agresionin fashist ndaj Shqipërisë, Mehdi Bej Frashëri i cili në atë kohë ishte deputet i Parlamentit Shqiptar, u takua me Mbretin Zog që e kishte mikun më të ngushtë dhe i kërkoi atij që të fillonte rezistenca e armatosur ndaj italinëve duke i thënë që Shqipëria nuk duhej të ndiqte shembullin e Tunizisë e cila nuk shtiu asnjë pushkë kur u pushtua nga Italia. Pas takimit me Mbretin Zog, Mehdi Bej Frashëri shkoi dhe mori një takim me Ministrin Fuqiplotë të Italisë në Tiranë duke i kërkuar atij që të ndërhynte pranë Qeverisë së tij që Musolini të tërhiqte ultimatumin që i kishte dhënë Qeverisë shqiptare. Mbasi nuk e bindi dot atë, Mehdi Beu ndërmori dhe disa takime të tjera me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë duke u kërkuar atyre që të ndërhynin pranë Qeverive përkatëse me qëllim që të dënohej agresioni fashist që Italia po ndërrmerte ndaj një vendi të vogël e sovran siç ishte Shqipëria. Në mëngjezin e 7 prillit 1939 kur u dha lajmi se anijet luftarake italiane mbrritën në Portin e Durrësit, Mehdi bej Frashëri shkoi në Radio-Tirana dhe që andej me anë të një fjalimi iu drejtua gjithë popullit shqiptar duke i bërë thirrje që të ngrihej me armë kundra pushtimit fashist. Gjatë atij fjalimi i cili u ndoq me interes të madh nëpërmjet nga mijra qytetarë, Mehdi Beu duke folur në emër të popullit shqiptar e quajti Musolinin dhe trupat e tij "Atila oksidental, modern dhe i motorizuar". Pas atij fjalimi patriotik dhe tepër prekës Mehdi Beu nuk u largua nga Shqipëria ndonëse i kishte të gjitha mundësitë, por preferoi dhe u fut në Legatën turke në Tiranë duke u kërkuar atyre strehim politik. Më pas autoritetet italiane që u vendosën në Shqipëri, duke e konsideruar Mehdi Beun si një antifashist e person politik me mjaft rrezikshëmri dhe kundërshtar potencial të tyre, e internuan atë në Itali duke e mbyllur në kampet e përqëndrimit ku ai qëndroi deri në vitin 1943. Në 1943 kur kapitulloi Italia dhe në Shqipëri hynë trupat gjermane, disa personalitete të politikës shqiptare të asaj kohe si Rexhep Krasniqi, Xhafer Deva, Bedri Pejani etj, gjatë bisedimeve që patën me përfaqësuesin fuqiplotë të Hitlerit në Ballkan (Nojenbauer) i kërkuan atij që të ndërhynte pranë Qeverisë së tij që Mehdi Frashëri i cili ndodhej i internuar në Itali, të sillej në Tiranë për të kryesuar Këshillin e Lartë të Regjencës, pasi ai konsiderohej si një nga politikanët më të aftë që kishte Shqipëria në atë kohë. Autoritetet gjermane u bindën për këtë dhe e sollën Mehdi Frashërin në Tiranë dhe ai së bashku me Lef Nosin, Padër Anton Harapin dhe Fuat Dibrën të cilët konsideroheshin si personat polikë me të kaluar të pastër, kryesuan Këshillin e Lartë të Regjencës i cili u zgjodh pas mbajtjes së një Kuvendi Kushtetues ku për herë të parë morën pjesë me mandat të rregullt dhe përfaqësuesit e Kosovës. Në funksionin e antarit të Këshillit të Lartë të Regjencës, Mehdi Frashëri qëndroi deri në fillimin e nëntorit të vitit 1944. Gjatë asaj periudhe si dhe më përpara në viteve e Monarkisë, Mehdi Frashëri ka banuar në Tiranë në një shtëpi tek Rruga e Dibrës të cilën ua kishte marrë me qera familjes Petrela, sepse shtëpinë e tij (vila ku sot ndodhet rezidenca e Ambasadës Ruse) ai e kishte lëshuar me qera për të përballuar jetesën e familjes. Në fillimin e nëntorit 1944 kur forcat partizane të Enver Hoxhës po përgatiteshin të sulmonin Tiranën, Mehdi Frashëri së bashku me gruan e tij Nejre (Biçaku) dhe tre fëmijët Vehbiun, Medihan dhe Ragipin u largua nga Shqipëria dhe nëpërmjet Shkodrës kaluan dhe u vendos në Itali e cila në atë kohë kontrollohej nga Forcat Aleate. Në Itali Mehdi Beu me familjen e tij përfituan statusin e azilantit politikë dhe kur mbërritën në Romë u vendosën në një apartament (afër stacionit të trenit) në Piaca "Rexhina Margarita". Në atë periudhë Mehdi Bej Frashëri ishte në një moshë të thyer (75 vjeç) dhe nuk preferoi të vazhdonte më politikën, por iu përkushtua vetëm veprimtarisë studimore duke hartuar një Histori të Shqipërisë e cila i mbeti në dorshkrim pasi nuk arriti që ta botonte dot. Gjatë gjithë karrierës së tij politike Mehdi Frashëri arriti të botonte rreth 600 artikuj publicistikë e studimorë në gazeta e revista të ndryshme si dhe disa libra si "Koka e Prerë e Ali Pashë Tepelenës", "Tirana Kryeqytet i Shqipërisë" etj. Mehdi Bej Frashëri vdiq në shtëpinë e tij në Romë në 25 maj të vitit 1963 kur ishte 91 vjeç dhe në varrimin e tij ku fjëlën e rastit e mbajti Dhimitër Berati, morën pjesë shumë personalitete politike të diasporës shqiptare në Europë e Amerikë, si dhe disa përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Itali.
Nipi i ish-Kryeministrit rrëfen gjithë të kaluarën e gjyshit dhe familjes së tij. Nga universitetet e Europës në administratën e shtetërore dhe largimin nga Shqipëria në 1944
"Mehdi Beu i shpëtoi komunistët në shtëpinë e Koço Dilos"
Dëshmia e nipit, 64 vjeçarit Tefik Çelo: "Ndonëse gjyshi im Mehdi Frashëri ishte në funksionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Regjencës, ai nuk i urrente aspak komunistët, përkundrazi, i ndihmonte, edhe pse ata i përgatitën atentatin për ta vrarë. Shtëpinë e tij aty në Rrugën e Dibrës, Koço Dilo e kishte kthyer në bazë të fuqishme të komunistëve dhe kur gjermanët shkuan për ta bastisur, Mehdi Beu doli dhe i shpëtoi të gjithë komunistët që u larguan duke i shpëtuar arrestimit"
Dashnor Kaloçi
Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e së dielës i cili botohet në ciklin e shkrimeve mbi Familjet e Mëdha të Shqipërisë, u njohëm me historinë e jetës së ish-Kryeministrit Mehdi Bej Frashërit që nga origjina e familjes, diplomimi në Shkencat Politike -Ekonomike të Universitetit të Stambollit, funksionet në adminstratën e lartë otomane ku shërbyeu si Prefekt i Thrakisë, Sanxhakut e Maqedonisë, Guvernator i Palestinës, nënkomisar i Turqisë në Misir të Egjiptit etj. Po kështu aty u njohëm dhe me karrierën e tij të gjatë politike në Shqipëri që nga viti 1912 kur u caktua si Përfaqësues i shtetit shqiptar në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit për Shqipërinë si dhe në funksionet e Ministrit të Brendshëm, të Kryetarit të Kontrollit të Shtetit, Kryeministrit dhe antar i Këshillit të Lartë të Regjencës, funksion me të cilin mbylli karrierën e gjatë politike.
Familja e Mehdi Bej Frashërit
Cila ishte familja e Mehdi Bej Frashërit dhe ku banonin ata? Përse familja Frashëri nga trungu i së cilës rridhte Mehdiu mbeti në Turqi dhe a kishte ai të afërm të tjerë të fisit të tij që jetonin në Shqipëri? Sa fëmijë kishte Mehdi Bej Frashëri, ku ishin shkolluar ata dhe cili ishte aktiviteti i tyre shoqëror e politik në kohën e Monarkisë e në periudhën e pushtimit fashist të Shqipërisë? Cilët ishin miqtë e afërt të Mehdi Beut, si i ndihmoi ai komunistët dhe si mundi t'ju shpëtonte atentatit që i kurdisën ata? Si u largua ai nga Shqipëria dhe cilët ishin njerzit që e përcollën deri në kufirin me Malin e Zi. Lidhur me këto dëshmon nipi i tij (djali i vajzës Shehriarit) 64 vjeçari Tefik Çelo i vetmi trashëgimtar i mbetur gjallë nga pasardhësit e Mehdi Bej Frashërit, i cili kujton: "Ndonëse gjyshi im Mehdi Frashëri kishte lindur në fshatin Frashër të Përmetit (në 1872) ai nuk ka pasur në Shqipëri asnjë njeri tjetër të familjes apo nga farefisi, sepse familja e tij u shpërngul për në Turqi aty nga vitet e fundit të shekullit të IX dhe të gjithë pjestarët e saj mbetën atje me përjashtim të Mehdiut i cili u kthye në 1911 së bashku me shumë patriotë të tjerë shqiptarë që erdhën në kuadrin e Shpalljes së Pavarsisë. Familja e gjyshit tim nuk kishte asnjë lidhje farefisnore me familjen e vëllezërve Frashëri, Abdylit, Naimit e Samiut, ose më saktë duhet të kenë pasur një lidhje gjaku shumë të largët. Gjyshi Mehdiu që kur shërbente në administratën e lartë otomone, aty nga viti 1903 u martua me Nejre Biçakun e cila (kishte lindur në 25 maj të vitit 1886) ishte një vajzë e re dhe rridhte po nga një derë fisnike bejlerësh të Elbasanit, (familja e Aqif Pashë Elbasanit) dhe Ahmet Zogun e kishte kushëri të parë (djalë daje). Nga kjo martesë, Mehdiut e Nejres iu lindën katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. I pari i fëmijëve ishte Vehbiu (1906) e dyta nëna ime Sheriari (1907) e treta Medihaja (1911) i dhe i katërti Ragipi (1913). Ashtu siç ishte dhe tradita e familjes, gjyshi Mehdi Beu u kujdes që t'i shkollonte të gjithë fëmijët e tij në shkollat dhe universitetet e Europës. Kështu djali i madh Vehbiu u diplomua në Gjermani në një shkollë Tregtare, kurse Ragipi u shkollua në Itali duke u diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Romë, si dhe në Akademinë Ushtarake në Torino. Po kështu edhe Medihaja ishte diplomuar në një Universitet të Gjermanisë, kurse nëna ime Shehriari nuk i kishte kryer studimet e larta, por kishte mbaruar shkollën amerikane të Dakos në Kamëz", dëshmon Tefik Çelo mbi përbërjen e familjes së nënës së tij, që ishte vajza e parë e mehdi Bej Frashërit.
Pozita shoqërore politike e familjes
Po cila ishte pozita shoqërore dhe politike e familjes së Mehdi Frashërit që nga koha e Monarkisë e më pas gjatë periudhës së pushtimit fashist? Lidhur me këtë Tefik Çelo dëshmon: "Që nga viti 1911 kur gjyshi Mehdi Beu së bashku me gjyshen Nejre dhe tre fëmijët që u kishin lindur atje erdhën nga Turqia në Shqipëri, ata u vendosën në Tiranë duke banuar në shtëpi të ndryshme si qeraxhinj. Nga fundi i viteve 1920 Mehdi Beu filloi të ndërtonte shtëpinë e tij e cila sot është rezidenca e Ambasadës Ruse dhe ndodhet në afërsi të Radiotelevizionit Shqiptar. Për ndërtimin e asaj shtëpie Mehdi Beu shfrytëzoi tokën që iu dha nga shteti (me vendim qeverie) ashtu si shumë funksionarë të tjerë të lartë deputetë e politikanë të cilët i blenë ato troje për të ndërtuar banesat e tyre. Për ndërtimin e asaj shtëpie përveç kursimeve nga të ardhurat që kishte si deputet, Ministër e Kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, ai u ndihmua edhe nga familja e tij që ishte në Turqi, ashtu dhe nga ajo e gjyshes, (Biçaku) që po ashtu ishte familje e pasur. Gjatë viteve që Mehdi Beu qëndroi në Gjeneve të Zvicrrës si përfaqësues i shtetit shqiptar pranë Lidhjes së Kombeve, ai e linte me qera atë shtëpi me qëllim që të përballonte jetesën e familjes dhe fëmijëve të cilët shkolloheshin me pagesë në universitetet e Europës. Nga katër fëmijët e Mehdi Beut, vetëm nëna ime Shehriari u martua me Remzi Çelon, babanë tim me origjinë nga Leskoviku i cili në atë kohë punonte si sekretar i Legatës shqiptare në Selanik, kurse tre të tjerët Vehbiu, Medihaja dhe Ragipi kanë qenë beqarë e nuk u martuan asnjëherë. Daja i madh Vehbiu pas shkollimit në Gjermani, u kthye në Tiranë dhe gjatë viteve të Monarkisë është marrë pothuaj vazhdimisht me tregti, dhe të ardhurat që nxirrte ishin baza kryesore që mbahej familja. Po kështu edhe Ragipi mbasi qëndroi për afro dhjetë vjet në Itali ku mbaroi dy fakultete, erdhi në Tiranë dhe pasi punoi për disa kohë në administratën shtetërore e më pas u largua që andej dhe doli si avokat. Në vitet e fundit të Monarkisë dhe gjatë periudhës së pushtimit, Ragipi punonte si ortak së bashku me avokatin Haki Karapici. Kurse halla Medihaja ka qëndruar gjithmonë në shtëpi duke u marrë me punët e shtëpisë. Gjatë periudhës së pushtimit 1939-1944, di që daja i madh Vehbiu ka punuar disa kohë në postin e zv / Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë", dëshmon Tefik Çelo rreth pozitës shoqërore të familjes së gjyshit të tij Mehdi Bej Frashërit gjatë kohës së Monarkisë.
Mehdiu, ndihmonte komunistët
Lidhur me periudhën e pushtimit fashist të Shqipërisë kur Mehdi bej Frashëri ishte një ndër politikanët më të lartë të shtetit shqiptar, nipi i tij Tefik Çelo dëshon Ndonëse gjyshi im Mehdi Bej Frashëri gjatë viteve të pushtimit fashist kishte pranuar postin e antarit të Këshillit të Lartë të Regjencës, ai nuk kishte asnjë lloj urrejtje për komunistët, përkundrazi në shumë raste ai i ka ndihmuar ata. Mehdi Beu ka pasur bindje antifashiste dhe që me ardhjen e Italisë ai u internua prej tyre. Gjatë viteve 1943-44 familja e gjyshit banonte tek Rruga e Dibrës së bashku me familjen e avokatit të njohur Koço Dilo, në një shtëpi që ua kishin marrë me qera familjes Petrela. Familja e Koço Dilos me të cilën ne kishim një miqësi shumë të ngushtë, ishte e lidhur e gjitha me lëvizjen antifashiste dhe e kishin kthyer atë shtëpi në bazë të sigurtë të komunistëve ku ishin strehuar dhe streoheshin eksponentë kryesorë të PKSH, shokë të Koços si Qemal Stafa, Vasil Shanto, Nako Spiro etj pasi dhe Telemaku, Melpomeni e Ksanthipi ishin komunistë apo të lidhur ngushtë me ta. Siç më ka treguar nëna ime, (gjë të cilën e mbajnë mënd dhe familja Dilo) një natë dimri të vitit 1944 daja i vogël Ragipi dëgjoi zhurmë në dritaren e banjës dhe kur shkoi menjëherë aty ndezi dritën e pa se aty në banjë ishte futur motra e Koços, Ksanthipi. Ragipi e pyeti atë se pse kishte hyrë aty dhe ajo iu përgjigj se shtëpia ishte e rrethuar nga gjermanët të cilët kishin arrdhur për kontroll dhe donin të arrestonin Telemakun dhe komunistët e tjerë që ishin strehuar aty. Ndërsa Ksanthipi ishte duke i shpjeguar dajës se aty kishte hyrë për të kërkuar ndihmën e Mehdi Beut që të dilte dhe të fliste me gjermanët e t'i merrte në mbrojtje ata, gjyshja Nejre e cila kujtoi se mos komunistët kishin ardhur për t'i bërë atentat Mehdiut, iu drejtua Ksanthipit duke i thënë: "Nga kjo dritare që ju keni hyrë për t'ë vrarë këtë plak patriot, ne do t'u shpëtojmë juve jetën. Dhe ashtu ndodhi me të vërtetë, Mehdi Beu u zgjua dhe doli të fliste me gjermanët duke iu thënë atyre se jo vetëm në atë shtpëpi, por në të gjithë lagjen nuk kishte këmbë komunisti. Pas fjalëve të Mehdi Beut gjermanët u larguan menjëherë duke e besuar atë dhe duke menduar se kishin informacion të gabuar mbi vendndodhjen e bazës së komunistëve. Ndërsa Mehdi Beu ishte duke u fjalosur me gjermanët, Telemaku dhe disa komunistë të tjerë që ishin strehuar aty dolën nga ajo dritare dhe u larguan në thellësi të shtëpive të lagjes duke i shpëtuar arrestimit të sigurtë. Gjatë pranverës së vitit 1944 katër komunistë të njësitit gueril të Tiranës hartuan një plan për t'i bërë atentat Mehdi Beut, por ai plan dështoi pasi njëra nga vajzat e familjes Petrela që kishte dijeni për atë atentat, e tregoi në shtëpinë e saj dhe i jati menjëherë e njoftoi Mehdi Beun i cili mori masa duke lajmëruar komandantin e truprojave të tij Sali Vatën nga Mati. Që nga ajo ditë Sali Vata i shtoi rojet si në shtëpi ashtu dhe në zyrë dhe kur e çonte Mehdi Beun nga shtëpia në zyrë dhe anasjelltas, ai rrinte vetë në makinë me të kurse dy motoçikleta e shoqëronin para veturës. Siç më ka treguar nëna, gjyshi ato roje nuk i mbajti më shumë se dy-tre ditë dhe i dha urdhër Sali Vatës që t'i hiqte duke i thënë: "Kush të dojë le të vi e të më vrasë". Më pas për arsye sigurie ai u zhvendos me gjithë familjen nga banesa e Petrelasve dhe erdhi aty ku sot janë zyrat e Shoqatës së të Përndjekurve Politik, me qëllim që të ishte afër zyrave të Këshillit të Lartë të Regjencës të cilat ndodheshin disa metra më larg aty ku sot është Biblioteka e vjetër", kujton Tefik Çelo atë periudhë kur Mehdi bej Frashëri ishte në funksionin e antarit të Këshillit të Lartë të Regjencës dhe shpëtoi nga atentati që i kishin kurdisur komunistët të cilët ai i ndihmonte vazhdimisht
Si u largua nga Shqipëria
Po kush ishin miqtë më të ngushtë të Mehdi Frashërit dhe si u largua Mehdi Bej Frashëri nga Shqipëria? Lidhur me këtë nipi i tij, 64 vjeçari Tefik Çelo kujton: "Ndonëse në vitin 1944 unë nuk kam qenë më shumë se shtatë vjeç, e mbaj mënd shumë mirë gjyshin tim Mehdi Beun dhe shpesh herë i vetëm nga shtëpia i shkoja në zyrë pasi Lef Nosi që punonte bashkë me të si antar i Regjencës më donte shumë dhe më falte ndonjë gjë. Një ditë tek ato zyra të Regjencës më gjeti dhe Mithat Bej Frashëri i cili pasi i pyeti rojet: "Çdo ky fëmijë këtu", më mori për dore dhe më çoi tek një shkollë që ishte aty afër ku ai shkonte dhe takohej shpesh me mësuesit e saj. Mbaj mënd që Mehdi Beu kishte miq të ngushtë Padër Anton Harapin dhe Lef Nosin të cilët pothuaj çdo natë vinin për darkë kur banonim tek shtëpia e Petrelasve në rrugën e Dibrës dhe diskutonin për orë të tëra me gjyshin e kishte raste që flinin dhe aty tek ne. Po kështu në atë shtëpi vinin dhe shumë njerëz të tjerë si nga rrethi familjar i babait tim, ashtu dhe të panjohur që kishin halle dhe probleme me qeverinë. Mehdi Beu nuk i khente asnjëherë mbrapsht, por e ndërpriste punën e tij në studio dhe i priste gjithmonë, në çfardolloj ore që vinin natën apo ditën. Aty nga fillimi i nëntorit të vitit 1944 kur partizanët e Enver Hoxhës po përgatiteshin të sulmonin Tiranën, periudhë në të cilën ne më shumë rrinim në bodrumin e shtëpisë nga frika e bombardimeve, Mehdi Beu vendosi që të largonte jashtë Shqipërisë Medihanë, dhe dy prindërit e mi Remziun e Shehriarin bashkë me mua. Për këtë gjë ai preu dhe biletat e avionit, por kur e mori vesh babai im këtë gjë, nuk pranoi të largohej nga Shqipëria dhe pas kësaj me biletat tona përveç Medihasë u nisën dhe Ragipi e Vehbiu. Pak ditë pas largimit të tyre aty rreth ditëve të para të nëntorit 1944 edhe Mehdi Beu bashkë me gjyshen Nejren u larguan nga Shqipëria nëpërmjet Shkodrës dhe dolën në Itali. Nga Tirana për në drejtim të Shkodrës e deri në kufirin me Malin e Zi, gjyshi Mehdi bej Frashëri u largua i shoqëruar nga një kompani me ushtarë e cila ishte caktuar apostafat për mbrojtjen e tij dhe siç më ka treguar shoferi personal i tij Osman Baraku, të cilin gjyshi e kishte një nga njerzit më besnik, gjatë atij udhëtimi ata ranë disa herë në pritat e partizanëve. Osmani e përcolli me makinë Mehdi Beun deri në kufi dhe pastaj u kthye përsëri në Tiranë së bashku me komandantin e truprojeve Sali Vatën dhe shoferin tjetër që quhej Qazim.
DOSSIER/ Nipi i ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Mehdi Frashërit, rrëfen të gjithë aventurën e tij dhe të familjes në kampet e internimit, nga 1946 kur i përzunë nga Tirana e deri në 1991
"Si jetuam të internuar në Gradishtë deri në 1991"
Dëshmia e 64 vjeçarit Tefik Çelo: "Në nëntorin e vitit 1944 kur gjyshi Mehdi Bej Frashëri me gjithë familjen iku në Itali, regjimi komunist ia konfiskoi vilën e tij aty ku sot është rezidenca e Ambasadës Ruse dhe qindra libra që u gjetën në dhomën e tij u dërguan në Bibliotekën Kombëtare. Pas kësaj edhe ne na nxorrën nga shtëpia e na përzuna nga Tirana dhe vilën tonë ia dhanë një Koloneli të Ushtrisë"
Dashnor Kaloçi
Në pjesën e dytë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm i cili prezantohet në kuadrin e ciklit mbi Familjet e Mëdha të Shqipërisë, nëpërmjet rrëfimit të Tefik Çelos, nipit të Mehdi Bej Frashërit u njohëm me historinë e ish-Kryeministrit të Shqipërisë dhe familjes së tij që nga vitet 1911 kur ai u kthye nga Turqia e filloi karrierën e tij politike duke mbajtur funksionet e Ministrit, deputetit, Kryeministrit, e deri në vitin 1944 kur ai u emërua në postin e antarit të Këshillit të Lartë të Regjencës. Po ashtu aty u njohëm edhe me ndihmesën që Mehdi Bej Frashëri u dha komunistëve duke i shpëtuar ata dhe bazën e tyre që ishte tek shtëpia e Koço Dilos në Rrugën e Dibrës kur gjermanët shkuan për kontroll ngaqë kishin informata të sakta se aty streoheshin eksponentët kryesorë të Partisë Komuniste, të cilët kishin vendosur për t'i bërë atentat Mehdi Beut.
Po çfarë ndodhi me Shehriarin, vajzën e madhe të Mehdi Bej Frashërit e cila pas ikjes së babait dhe familjes së saj për në Itali mbeti e vetme në Tiranë? Çfarë qëndrimi mbajtën ndaj saj komunistët që erdhën në pushtet dhe cili qe fati i hanëme Shehriarit dhe i familjes gjatë viteve të regjimit komunist? Lidhur me këtë djali i saj Tefik Çelo dëshmon: "Në nëntorin e vitit 1944 pas largimit nga Shqipëria të gjyshit Mehdi Bej Frashërit, gjyshes Nejre dhe tre fëmijëve të tyre Vehbiut, Medihasë dhe Ragipit, në Shqipëri mbeti vetëm vajza e madhe e tyre Sheriari, që është nëna ime. Në atë kohë që ikën ata, babai im Remzi Çelo së bashku me nënën vendosën që të largoheshim nga shtëpia e Petrelasve në Rrugën e Dibrës ku kishim banuar me qera së bashku me familjen e gjyshit Mehdi Beut, dhe u vendosëm në një vilë të vogël aty ku sot është Qyteti i Studentit. Atë vilë që u bë pronë e përbashkët e dy prindërve të mij, ne e blemë me kursimet e babait i cili kishte punuar për shumë kohë si Sekretar në Legatën shqiptare të Selanikut, si dhe me disa të holla që i kishte trashëguar nëna ime nga i jati i saj Mehdi Bej Frashëri. Pas ikjes së gjyshit me gjithë familje, nëna u interesua për fatin e asaj pasurie të pakët që ata kishin lënë në shtëpinë e tyre, por nuk mundi që të merrte dot asgjë, për arsye se komunistët që erdhën në pushtet vendosën shtetëzimin e shtëpive të të arratisurve politikë dhe si rezultat i saj u shtetëzua dhe vila e Mehdi Beut, ku sot ndodhet rezidenca e Ambasadës Ruse. Interesimi i nënës sime Shehriarit, nuk kishte të bënte me ato pak plaçka që kishin ngelur aty, por sipas porosisë që i kishte lënë gjyshi, ajo donte të merrte vetëm bibliotekën ku ndodheshin qindra tituj librash të cilët Mehdi Beu i kishte ruajtur që nga koha e Turqisë. Por edhe Biblioteka u shtetëzua dhe për fat të mirë të gjithë librat e saj përfunduan në Bibliotëkën Kombëtare ku ndodhen dhe sot", kujton Tefik Çelo atë periudhë të vitit 1944-45 kur nëna e tij Shehriari mbeti e vetme në Shqipëri pas largimit të familjes së saj për në Itali dhe biblioteka e pasur me qindra libra që kishte lënë ish-Kryeministri i Shqipërisë, përfundoi në fondin e Bibliotekës Kombëtare.
Si na përzunë nga Tirana
Por ç' ndodhi më pas me familjen e vajzës së Mehdi bej Frashërit? Lidhur me këtë Tefik Çelo dëshmon: "Regjimi komunist që erdhi në fuqi në nëntorin e vitit 1944, nuk e ngacmoi fare familjen tonë dhe deri nga viti 1946 ne qëndruam në vilën e vogël te Qyteti i Studentit pa pasur ndonjë problem të karakterit politik. Vetëm në vitin 1946 na njoftuan se Bashkia e Tiranës kishte marrë një vendim që në shtëpinë tonë do të vinte të banonte një ushtarak i lartë shumë i njohur që kishte qenë një nga herojtë e luftës dhe familja jonë do të shkonte të banonte në shtëpinë e tij që ishte diku në Lagjen Brrakë. Pas këtij vendimi ne nuk kishim se çfarë të bënim dhe babai shkoi ta shikonte atë shtëpi, por ato ditë ajo shtëpi u shemb nga që ishte shumë e vjetër dhe ne nuk hymë dot për të banuar aty. Megjithkëtë urdhri i Bashkisë së Tiranës u zbatua dhe ne ne nxorrën nga shtëpia ku u fut për të banuar familja e oficerit të lartë. Pas kësaj për familjen tonë nuk u muar ndonjë vendim se ku do të banonim, por na thanë që të shkonim ku të donim, në Përmet apo në ndonjë qytet tjetër, veçse nga Tirana duhet të largoheshim. Vendimi i Bashkisë së Tiranës për të na nxjerr ne nga shtëpia që e kishim pronë tonën, padyshim që ishte si rrjedhojë e asaj që nëna ime ishte vajza e Mehdi Bej Frashërit të cilin regjimi komunist e kishte shpallur si armik të popullit, ndonëse në të gjitha listat ku jepeshin emrat e atyre që quheshin Kriminelë të arratisur dhe që nuk lejoheshin të ktheheshin në Shqipëri, emri i tij nuk figuronte asnjëherë. Edhe pse emri i gjyshit Mehdi Bej Frashërit nuk figuronte në listat e atyre që regjimi komunist i quante Kriminelë të Luftë dhe që u ndalohej kthimi në Shqipëri, në vitin 1945 u arrestuan dhe u dënuan me 5 vjet burg shoferi i tij Qazimi dhe me 25 vjet Sali Vata, Komandanti i Rojeve. Të ndodhur përpara kësaj situate, aty nga fundi i vitit 1946 familja jonë së bashku me shumë familje të tjera të cilat quheshin të deklasuara si Dostët, Vrionët etj, u larguam nga Tirana dhe u vendosëm diku në periferi të Durrësit ku banuam për katër vjet me rradhë. Pas katër vjetësh qëndrimi në Durrës, duke përfituar nga një ulje apo më mirë të them një zbutje e dallgës së luftës së klasave, aty nga viti 1950 familja jonë dhe shumë familje të tjera me të cilët kishim shkuar nga Tirana në Durrës, u kthyem përsëri në Tiranë. Pas kthimit në Tiranë duke qenë se nuk kishim asnjë shtëpi se ku të banonim, na mori në shtëpinë e tij aty në Rrugën e Kavajës, Osman Baraku, ish-shoferi dhe njeriu më besnik i Mehdi Beut i cili në nëntorin e 1944 e kishte përcjellë gjyshin me gjithë familje deri në kufirin shtetëror me Malin e Zi. Ato vite të para të pasluftës nëna vazhdoi të komunikonte me letra me gjyshin Mehdi bej Frashërin dhe me dy vëllezërit e saj Vehbiun e Ragipin e motrën e Medihanë. Letrat që na vinin nga Italia gjithmonë mbanin firmën e dajave apo tezes Medihasë sepse gjyshi Mehdi Beu asnjëherë nuk shkruante vetë. Në atë kohë regjimi komunist na lejonte që të merrnim dhe ndonjë pako të vogël me rroba apo me ushqime që na i dërgonin ata nga Italia, por më pas kjo gjë u ndalua rreptësisht dhe jo vetëm pako që nuk na i lejuan më, por na e ndaluan dhe komunikimin me letra", kujton Tefik Çelo periudhën e viteve të para të pasluftës kur familjes së tij pasi i shtetëzuan vilën e cila ndodhej aty ku sot është Qyteti i Studentit, e përzunë nga Tirana për në Durrës së bashku me shumë familje të tjera të atyre që regjimi komunist i quante klasa të përmbysura dhe nuk i lejonte që të merrnin letra nga njerzit e familjes që ishin arratisur nga Shqipëria.
Internimi në fshatrat e Lushnjes
Në atë shtëpi aty tek Rruga e Kavajës ne qëndruam deri në vitin 1953 kur pas një acarimi të situatës politike që erdhi pas vdekjes së Stalinit, na nxuarrën që andej dhe sipas një vendimi zyrtar të Komisionit të Internim-Dëbimeve na dëbuan nga Tirana duke na internuar në fshatrat e Fierit dhe të Vlorës. Në ato kohë familja jonë u nda në dy pjesë, sepse babanë Remziun e internuan në fshatin Kuç të Kurveleshit së bashku me 80 persona të tjerë nga familjet më të dëgjuara të Shqipërisë, kurse nënën Shehrirain, së bashku me motrën time Mimikën i çuan në Shtyllas. Në atë kohë vetëm unë munda të qëndroj në Tiranë, pasi më mbajti në shtëpinë e tij ish-shoferi i gjyshit Osman Baraku dhe vazhdoja shkollën në Politeknikumin "7 Nëntori" (sot Harry Fultz) së bashku me fëmijët e tij. Pas disa vjetëve qëndrimi në kampet e internimit në Kuç të Kurveleshit, Shtyllas të Fierit dhe Savër të Lushnjes, babai Remziu me nënën dhe motrën, në vitin 1957 u bashkuan në fshatin Gradishtë të Lushnjes ku ishte një nga kampet më të mëdhej të internimit në të cilin ndodheshin shumë nga familjet më të dëgjuara të Shqipërisë si Dostët, Mirakajt, Gjonmarkajt, Demat, e shumë të tjerë. Nga familja ime vetëm unë munda që të shpëtoj pa shkuar që në fillim në ato kampe internimi, sepse pasi mbarova Politeknikumin në Tiranë, bëra një kurs për teknik të aparaturave mjeksore dhe duke fshehur biografinë e rregullova që të shkoja në spitalin e qytetit të Korçës si specialist i mirmbajtjes së aparateve të atij spitali. Gjatë asaj periudhe që punova në spitalin e Korçës ku për mua kujdesej Dr. Polena sikur të më kishte djalin e tij, unë bëja kujdes që të mos zbulohesha dhe nuk i tregoja asnjeriu që e kisha familjen në internim në Gradishtë të Lushnjes. Kur ikja nga Korça për në Gradishtë për të takuar njerzit e familjes, gjithmonë shkoja natën dhe pa u zbardhur dita ikja që andej që të mos më shikonte njeri. Pas disa kohësh që punova në atë spital, filluan dyshimet ndaj meje pas një letre që më erdhi nga nëna e cila mbante vulën e fshatit Gradishtë. Disa ditë pas kësaj teksa kisha shkuar pranë familjes aty në barakat e Gradishtës, natën erdhi për kontroll operativi i Sigurimit dhe më gjeti brenda. Ai pasi i bëri presion nënës që nuk kishte treguar se e kishte djalin e madh, lajmëroi në Degën e Brendshme të Lushnjes për atë që kishte zbuluar. Pas kësaj erdhi letra në Korçë (ku më zbuluan që e kisha familjen në internim) ku u muar vendim dhe më dërguan edhe mua pranë familjes në Gradishtë. Në kampin e Gradishtës ne dhe të gjithë familjet e tjera që ishin të internuara aty, banonim në disa baraka të vjetëra gjysëm të rrënuara dhe të mbuluara vende-vende me katrama. Në ato baraka ku ne jetonim bashkarisht me shumë familje të tjera, kishte, ish-ballistë, legalistë, komunistë të dënuar, gjermanë, kosovarë, prostituta jugosllave e të tjerë me të cilët punonim në punët më të rënda të bujqësisë në kanalet e moçalishtet e fushave të pafundme të Myzeqesë. Përveç asaj jetese në kushtet e mizerjes, ajo që na e bënte akoma e më të padurueshme jetën tonë aty, ishte apeli që bëhej tre herë në ditë ku ne duhet të paraqiteshim para punonjësve të Degës së Brendëshme ku shpesh vinte dhe vetë Kryetari i Degës Nuçi Tira, i cili e kishte porosi të veçantë nga Tirana që "të kujdesej" më shumë për ne të internuarit që ishim "armiq të pushtetit popullor", kujton Tefik Çelo periudhën e internimit të familjes së tij në kampet e internimit të Vlorës, Fierit e Lushnjes për të vetmin shkak se nëna e tij Sheriari ishte vajza e Mehdi Bej Frashërit, ish-Kryeministrit të Shqipërisë dhe antarit të Këshillit të Lartë të Regjencës gjatë pushtimit gjerman, të cilin regjimi komunist në fuqi e kishte shpallur armik të popullit.
Burgosja e Tefikut
Por çfarë ngjau më pas me familjen e Tefik Çelos, pinjollit të vetëm të familjes së Mehdi Bej Frashërit që kishte mbetur në Shqipëri? Lidhur me këtë: Tefiku kujton: "Gjatë viteve të para të internimit unë u dënova me një vit e gjysëm burg, pasi u zura dhe qëllova një Operativ të Sigurimit i cili na ishte bërë tepër i padurueshëm. Pasi e qëllova atë më arrestuan e më dërguan në Degën e Brendshme të Lushnjes ku vetë Kryetari Nuçi Tira mori një dru të madh dhe filloi të më binte ku të mundëte.Nga të bërtiturat e mia dolën në ballkone të gjitha familjet e oficerëve që banonin aty pranë dhe një grua i foli Nuçit duke i thënë: "Mjaft e qëllove atë djalë se po turpëron jo vetëm veten tënde, por dhe të gjithë ne familjet e oficerëve". Pas fjalëve të asaj gruaje, Nuçi nuk më qëlloi më dhe kur më dënuan me një vit e gjysëm burg për rrahjen e Operativit, ai nuk më dërgoi në Burg, por më mbajti aty në Degën e Brendshme ku punoja me prapavijën. Në atë kohë që u dënova unë, familjen ma hoqën nga barakat e Gradishtës dhe ma dërguan thellë në kënetë ku jetesa ishte në kufijtë ekstrem të mizerjes", kujton Tefik Çelo ato vite kur ai u dënua me burg për rrahjen e Operativit të Sigurimit aty në internim ku familja e tij qëndroi nga viti 1953 deri në vitin 1991 kur u shemb regjimi komunist.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...