Titulli: Utopia ose Për Republikën më të mirë dhe ishullin e ri të utopisë
Autori: Thomas More
Përktheu: Erjon Kristo
Shtëpia Botuese: Ideart, 2003, kolana Lexime filozofike, seri botimesh e konceptuar nga Erjon Kristo
Redaktor: Arjan Leka
Numri i faqeve: 152
Pesha: 0.21 Kg.
Mbi librin
“Utopia” e Thomas More është cilësuar gjithmonë si një nga librat më të lexuar të kohëve. Kjo, falë stilit të shkëlqyer të këtij peshkopi-shkrimtar dhe filozof, formës së këndshme në të paraqiturit të gjërave, si dhe përqasjes së idesë se duhet të jetojmë gjithnjë e më mirë, në një shoqëri gjithmonë e më njerëzore, shoqëri e ngritur mbi parime humane. Si letërsi dhe filozofi, libri ka pasur shumë admirues, por edhe shumë pasues, pasi dëshira e krijimit utopik të një bote tjetër, imagjinare, të ëndërruar, por edhe ndjellëse, ka qenë gjithmonë e qenësishme për këdo. Kështu, nën këtë frymë i kanë shkruar veprat e tyre edhe Tomaso Kampanela, Frensis Bejkën, Xhonatan Suift, Deni Didëro, nobelisti Anatol Frans, Xhorxh Oruell e plot artistë e filozofë të tjerë. “Shëtitje nëpër intelektin dhe ndjeshmërinë e njerëzimit”, kështu është çmuar kjo vepër e kolanës “Lexime filozofike” që duhet shijuar si lexim.
No comments:
Post a Comment