Lideri i LDK-së Prof.Dr.Isa Mustafa ka mbajtur sot një takim me anëtarët e Kryesisë Qendrore të LDK-së të cilët i ka a përfunduar takimi i Kryesisë Qendrore të LDK-së, ku kryetari i saj, Isa Mustafa, ka njoftuar kryesinë mbi ecurinë e zhvillimeve të fundit politike dhe takimin e djeshëm me kryetarët e subjekteve politike dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Mustafa para medieve tha se “ka përafrim të subjekteve tjera me kërkesat e LDK-së, sa i përket presidentit konsensual, ndërrimeve kushtetuese, ligjit zgjedhor dhe zgjedhjeve që duhet të mbahen pas një viti”. Ai po ashtu ka njoftuar se sot është takuar dhe me u.d të presidentit me të cilin ka bisedua për çështjet e njëjta. Sipas tij takime të nivelit të ditës së djeshme ka mundësi të mbahen edhe sot pasdite.
Ndryshe në këtë mbledhje pritej që LDK-ja të jepte propozimin e saj për kandidatin konsensual për president republike, që siç u tha dje nga burime brenda këtij subjekti politik, kandidati i tyre është Ilaz Ramajli