Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/06

Ismail Kadare: Shqipëria dhe Greqia s’kanë qenë kurrë fqinj të mirë

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, është i mendimit se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë qenë kurrë dy fqinj të mirë. Ky është konstatimi që Kadare e ka bërë në një intervistë për gazetën “Pobjeda” të Podgoricës. “Juve mund t’ju duket e çuditshme disi kjo pyetje, sepse ju nuk jeni fqinjë me Greqinë. Kurse ne, jo vetëm jemi fqinjë, por s’jemi aspak fqinjë të mirë. Shkurt, që të flas pa doreza, Shqipëria me Greqinë fatkeqësisht nuk shkojnë aq mirë sa ç’do të duhej. E sidomos për dy fqinjë që janë nga dymijë vjet të tillë. Dhe kjo ka vite, madje shekuj. Kemi qenë nën një fatkeqësi të përbashkët osmane, dhe prapë shkonim jo mirë. U bëmë shtete të lira, gjithmonë vazhdon e njëjta gjë. Tani jemi të dy në NATO, gjithmonë ashtu”, pohon Kadare.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...