Duke gjurmuar ne letersine bashkekohore , nje vend nderi I perket edhe shkrimtarit Arif Bozaxhi, me emrin e te cilit eshte e lidhur krijimtaria turke por edhe ajo shqiptare. Pra, Arif Bozaxhi jo vetem qe merrej me krijimtarine ne gjuhen amtare por nje kohe te madhe ia perkushtonte edhe poezise shqipe ne te cilen na I dhuroi shume vargje te bukura te cilat i gjejme neper revistat dhe gazetat tona te ndryshme, e sidomos ne permbledhjen e tij te famshme””Flutura nën grila”e cila eshte perkthyer ne disa gjuhe boterore dhe qe I kushtohet gjendjes se veshtire te popullit tone nen okupimin e eger serbosllav.Se paqja dhe liria ishte preokupimi I tij kryesor jetesor, na tregojne edhe permbledhjet “Zogu I paqes””/1970/,”Pranvera e syrgjynosur”/1982/,“Hiri I lotit”/1996/, e botuar ne Tirane ne gjuhen shqipe dhe gjermane /paralelisht/,’’Flutura nen grila”/ribotim/ me 2004 dhe”Liria dhe pranvera e syrgjynosur”/2004/.
Arif Bozaxhi jo vetem qe merrej me krijimtari letrare por jepte kontribut te madh edhe ne veprimtarine politike, duke qene present dhe I pandare edhe ne udherrefimin e tij drejt Pavaresise se Kosoves dhe lirise se popujve te ketij nenqielli.Ai qysh heret ishte rreshtuar ne preokupimet e popullit tone per te dalur njehere e pergjithmone nga kthetrat e obskurantizmit nacinalshovinist serb.i cili kishte ngritur koke ne permasa katastrofale.
Arif Bozaxhi, edhe kur ishte redactor ne gazeten ditore turke”TAN”ishte percaktuar ne mbrojtjen e qenjes sone kombetare, duke mos u pajtuar qe Kosova te zhveshej nga atributet e saj shteterore te cilat I gezonte me autonomine e vitit 1974/per ndryshim nga disa kolege te tij te kombesise turke/, te cilet e perqafuan me dy duart ardhjen e masave te dhunshme ne vendin tone.Ai ishte rebel I vertete ndaj botekuptimeve te tilla dhe ne asnje menyre nuk mund t”I duronte te gjitha ato te zeza qe u beheshin shqiptareve dhe Kosoves ne te cilen kishte lindur, ishte rritur dhe burreruar.
Qysh heret, por sidomos pas vitit 1981 ai krijonte poezi me te cilat shprehte simpati ndaj rezistences sone paqësore, duke u bere anetar I Keshillit per te drejtat dhe lirite e njeriut e pastaj edhe anetar I kryesise se lDK-se, nga e cila, bashke me Dr. Rugoven ishin mysafire te larte te zyrtareve te atehershem turq.Vizita e tj ne Turqi ishte nje ndihmese shume e madhe per Kosoven ngase qysh atehere kishte filluar te informohej edhe opinioni turk perkitazi me ato qe I bente regjimi millosheviaqian ndaj shqiptareve te Kosoves.Pikersht nga atehere kishte filluar qe ne menyre te heshtur te perkrahej edhe politika jone nga Turqia, e cila ishte nder vendet e para qe e pranoi Pavaresine e Kosoves dhe qe e ndihmonte dhe po e ndihmon pa rezerve vendin tone ne shume drejtime.
Kontributi I tij I madh dhe I vecante, eshte edhe nje capital tjeter qe e larteson edhe me shume personalitetin e tij, I cili rrezaton panderprere ne drejtim te dashurise se madhe njerezore.
No comments:
Post a Comment