Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e mbajtur më 4 prill 2011, e vlerësoi si të thelluar krizën politike në Kosovë. Kryesia e AAK-së rikonfirmon bindjen se prania dhe lidershipi i z. Ramush Haradinaj po i mungon Kosovës në këto procese shtetndërtuese dhe konsoliduese të vendit.
Kryesia e AAK-së rikonfirmon qëndrimin e saj se situata e tashme mund të tejkalohet përmes respektimit të plotë të Kushtetutës së Kosovës, krijimit të koncensusit politik në Kosovë dhe përgatitjes së mirë politike dhe teknike të proceseve të ardhshme. Kryesia e AAK-së fton udhëheqjen politike të Kosovës për inicimin e Tryezës Politike të të gjitha subjekteve politike parlamentare, me qëllim të gjetjes së koncensusit për zhvillimet e ardhshme. Koncensusi është i arritshëm, por për këtë duhet vullnet politik duke vendosur interesin e shtetit mbi të gjitha. Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme janë të domosdoshme për stabilizimin afatgjatë të skenës politike të vendit, e cila është e dëmtuar rëndë me zgjedhjet e manipuluara parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar.
Duke i dhënë përkrahje Grupit Parlamentar të AAK-së për veprimet e deritashme në Kuvendin e Kosovës, Kryesia e AAK-së vlerëson që procedimi i votimit për Presidentin e Kosovës në Kuvendin e Kosovës, pa arritur paraprakisht koncensusin midis subjekteve politike në Tryezën Politike, do ta çonte vendin në një rrugë tepër të rrezikshme, me pasoja të paparashikueshme për Kosovën. Ideja për inicimin e Tryezës Politike është dhënë nga Kryetari Haradinaj në pjesën e parë të vitit 2010, dhe është ripërsëritur më 8 shkurt 2011 nga Këshilli Drejtues i AAK-së, thuhet në fund të deklaratës për shtypt të Kryesisësë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
No comments:
Post a Comment