Nga Flori Bruqi
Titulli: Zahiri
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Durim Taçe
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2006
f. 440
Pesha: 0.49 kg
ISBN: 99943-1-049-6
Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale
Paulo Coelho, ka lindur në Rio de Zhaneiro në 1947.Ai është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore.
Midis çmimeve që ka marrë autori mund të përmendim: “Çmimi Kristal” 1999, i akorduar nga Forumi Ekonomik Botëror; titulli prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë” e Galicisë.
Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Më 21 shtator 2007 atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes”.
Titulli: Zahiri
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Durim Taçe
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2006
f. 440
Pesha: 0.49 kg
ISBN: 99943-1-049-6
Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale
Paulo Coelho, ka lindur në Rio de Zhaneiro në 1947.Ai është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore.
Veprat e tij, të botuara në më shumë se 160 vende dhe të përkthyera në 71 gjuhë, janë shitur në më shumë se 115 milionë kopje në të gjithë botën.
Midis çmimeve që ka marrë autori mund të përmendim: “Çmimi Kristal” 1999, i akorduar nga Forumi Ekonomik Botëror; titulli prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë” e Galicisë.
Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Më 21 shtator 2007 atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes”.
Më 2009, Paulo Coelho u përfshi në Librin e Rekordeve Guinness si Autori i Librit më të Përkthyer (Alkimisti).
Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë botuar edhe nga Shtëpia Botuese “Toena”, përmendim: Alkimisti, Mali i pestë, Veronika vendos të vdesë, Djalli dhe zonjusha Prym, Njëmbëdhjetë minuta, Manuali i luftëtarit të dritës, Pelegrini i Kompostelës, Zahiri, Shtriga e Portobelos, Buzë lumit Piedra u ula dhe qava etj.
Titulli: Alkimisti
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Toena
Vendi dhe Viti: Tiranë, 2004
f. 198
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 99927-1-791-2
Një fabulë magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, nëpër shkretëtirën e Egjiptit, ku ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cilit vendos ta bëjë realitet. Në fund Santiago e kupton se që të gjesh thesarin e jetës tënde nuk është e nevojshme të shkosh shumë larg dhe se gjërat e bukura nganjëherë i keni shumë pranë dhe nuk arrijmë t'i shohim. Me një amalgamë vizionionare e spirituale, me një realizëm magjik dhe folklorik, vepra e shkrimtarit brazilian Paulo Colho “Alkimisti” ka pushtetin të ndryshojë jetë njerëzore. Pikërisht kjo vepër, sipas një sondazhi të BBC, deklaruar më 28 maj, qëndron në krye të listët me 100 veprat më të lexuara të kohërave.
Titulli: Njëmbëdhjetë minuta
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Durim Taçe
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2004
f. 304
Pesha: 0.34 kg
ISBN: 99927-1-867-6
Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin. por në fakt ky qëndrim i saj i dëshpëruar ndaj dashurisë vihet në provë kur ajo takon një piktor të ri, të pashëm e të famshëm. Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur "dritën e saj të brendshme" dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
Kush është i Huaji i çuditshëm që një ditë arriti të turbullojë qetësinë e fshatit të vogël Viskos, prej 281 banorësh, pjesa më e madhe të moshuar? Përse plaka Bertë e shikon të ecë “së bashku me Djallin”? Çfarë propozimi të tmerrshëm mbart në vetvete i Huaji? Përse të renë Shantal, e vetmja bartëse e sekretit të tij, nuk mund ta zërë gjumi dhe ka frikë t’u tregojë të vërtetën bashkëfshatarëve të saj? Rrëfimi në roman zbulon këto të fshehta, duke qenë një sfidë midis së Mirës dhe së Keqes dhe njëkohësisht shprehje alegorike mbi forcën tronditëse që çdo qenie njerëzore ka brenda vetes: Aftësinë për të zgjedhur në çdo çast të jetës rrugën për të rimarrë veten.
Autori: Paulo Coelho
Titulli: Fitimtari është i vetëm
Roman
Botimet Toena
Nr. i fq. 400
Cmimi : 800 lekë
Nëpërmjet romanit të tij të ri “Fitimtari është i vetëm”, Paulo Coelho na çon këtë herë në Festivalin e Kanës, ku e ashtuquajtura superklasë – ajo që prodhon botën e ëndrrave të fabrikuara të modës dhe të filmit. Disa prej të pranishmëve kanë arritur vërtet majat dhe rrojnë me frikën se mos e humbasin pozicionin e tyre të favorshëm. Para, fuqi dhe famë janë piketat e vlerave për çdonjërin që përpiqet për të arritur gjithçka, pa llogaritur koston.
Në këtë panair modern vanitoz takohen: Igori, një milioner rus; manjati i modës Hamidi nga Lindja e Mesme; aktorja amerikane Gabriela, e gatshme të sigurojë qoftë edhe një rol episodik; detektivi ambicioz Savua, që shpreson të ketë zbuluar çështjen më të rëndësishme të jetës së vet dhe Jasmina që ndodhet në prag të suksesit në karrierën e saj si modele.
Kush prej tyre do të mund të identifikojë ëndrrën e vet në mes të shumë të tillave të parafabrikuara dhe ta bëjë atë realitet?
“Fitimtari është i vetëm” është një roman magjepsës, i mbushur me tensione, pasqyrë e botës ku jetojmë.
““Një shqyrtim i zellshëm i botës magjepsëse të elitës së elitave. ... Në “Fitimtari është i vetëm”, nuk janë vënë në kërkim vetëm të një vrasësi të rrezikshëm, por të vlerave të vërteta shpirtërore.”
Publishers Weekly, New York
“Një zbulim apokaliptik i botës së modës dhe të filmit, ku shkëlqimi dhe ambicia e kanë mbytur çdo mundësi të vlerave të vërteta.”
L’Hebdo, Lausanne
Titulli: Veronika vendos të vdesë
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2005
f. 292
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 99927-1-345-3
Veronika, një vajzë e re dhe e bukur sllovene, duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjithatë, nuk është e lumtur. Më 21 nëntor 1997 vendos të vrasë veten. Përçapja për vetëvrasje e çon në spitalin psikiatrik të Viletes, ku njeh të çmendur të vërtetë dhe një popullsi normale, që ngjan të jetë strehuar pas mureve të lartë të çmendinës nga frika e së panjohurës, dëshira për të qenë e sigurt ose nga lodhja e jetës rutinë. Atje, Veronika kupton se në çdo çast të jetës sonë mund të zgjedhim mes jetës dhe vdekjes dhe të njohim një pjesë të çmendurisë sonë.
Titulli: Njëmbëdhjetë minuta
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Durim Taçe
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2004
f. 304
Pesha: 0.34 kg
ISBN: 99927-1-867-6
Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin. por në fakt ky qëndrim i saj i dëshpëruar ndaj dashurisë vihet në provë kur ajo takon një piktor të ri, të pashëm e të famshëm. Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur "dritën e saj të brendshme" dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashuris.
Titulli: Djalli dhe zonjusha Prym
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Toena
Tiranë, 2001
f. 224
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 99927-1-469-7
Kush është i Huaji i çuditshëm që një ditë arriti të turbullojë qetësinë e fshatit të vogël Viskos, prej 281 banorësh, pjesa më e madhe të moshuar? Përse plaka Bertë e shikon të ecë “së bashku me Djallin”? Çfarë propozimi të tmerrshëm mbart në vetvete i Huaji? Përse të renë Shantal, e vetmja bartëse e sekretit të tij, nuk mund ta zërë gjumi dhe ka frikë t’u tregojë të vërtetën bashkëfshatarëve të saj? Rrëfimi në roman zbulon këto të fshehta, duke qenë një sfidë midis së Mirës dhe së Keqes dhe njëkohësisht shprehje alegorike mbi forcën tronditëse që çdo qenie njerëzore ka brenda vetes: Aftësinë për të zgjedhur në çdo çast të jetës rrugën për të rimarrë veten
Prishtinë,5.4.2011.
No comments:
Post a Comment