Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/09

SHBA-të mirëpresin zgjedhjen e presidentes së Kosovës


SHBA-të mirëpresin zgjedhjen e presidentes së Kosovës

Shtëpia e Bardhë e mirëpriti zgjedhjen e Atifete Jahjaga si presidente e Kosovës, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Tom Vetor.
Ai tha se e shohin si zhvillim pozitiv marrëveshjen mes partive të koalicionit dhe të partisë më të madhe opozitare në zgjedhjen e zonjës Jahjaga, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për jo kushtetutshmërinë e zgjedhjes së paraardhësit te saj.
Në deklaratën e Këshillit për Siguri Kombëtare thuhet se SHBA-të do të vazhdojnë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në promovimin e reformave dhe forcimin e rendit dhe ligjit.
KKSHA uron popullin e Kosovës për zgjedhjen historike të presidentes së parë, zonjës Atifete Jahjaga. KKSHA gjithashtu përshëndet marrëveshjen konsensuale ndërmjet koalicionit qeveritar dhe partisë kryesore opozitare – LDK. KKSHA do të bashkëpunojë shumë për së afërmi me Presidenten Jahjaga dhe Qeverinë e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe forcimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet SHBA-ve dhe shqiptarëve kudo që janë.
Zgjedhjen e Presidentes Jahjaga e përshëndetën edhe Federata Panshqiptare VATRA, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe shoqata të tjera.

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...