Ambasadori Kristofer Dell është takuar me Behgjet Pacollin,Hashim Thaçin e Isa Mustafën
Burime të sigurta të Floripress-it bëjnë të ditur se në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të krizës institucionale e politike në vend, ambasadori amerikan Kristofer Dell është takuar sot me Behjget Pacollin, Hashim Thaçin si dhe me Isa Mustafën. Takime të tilla janë mbajtur larg opinionit dhe medieve dhe kanë qenë takime të ndara. Deri më tash asnjë prej zyrtarëve vendorë nuk është prononcuar për përmbajtjen e këtij takimi, por këta zyrtarë nuk kanë mohuar mbajtjen e takimit të tillë.
Në ditët në vazhdim duket se do të ketë një trysni më të madhe ndërkombëtare ndaj liderëve politikë të vendit për të gjetur një zgjidhje kalimtare dhe për një stabilitet institucional e politik të vendit.
************
PDK-ja ende nuk i ka siguruar mbështetje Behxhet Pacollit për tu rikandiduar për postin e kreut të shtetit, ndërsa partia e tij edhe pse ka gati nënshkrimet për rikandidimin e Pacollit, ka “kërcënuar” PDK-në e Hashim Thaçit me dalje nga koalicioni në rast se ky i fundit nuk ia garanton Pacollit votat për tu bërë president.
Ndërsa opozita vazhdon të qëndrojë e pa lëkundur nga qëndrimet e saja duke mos mbështetur Pacollin për president, dhe duke deklaruar se do të veprojnë njëjtë si në seancën e 22 shkurtit duke lëshuar sallën.
Por burimet tona të sigurta bëjnë të ditur se gjatë ditës është mbajtur një takim në mes të ambasadorit amerikan Kristofer Dell dhe liderëve Thaçi e Pacolli.
Por as ky takim nuk ka sjell ndonjë rezultat as pajtim mes partnerëve të koalicionit. Mësohet se ambasadori Dell ka këshilluar Thaçin e Pacollin t'i bindin partitë opozitare të qëndrojnë në seancë në momentin e votimit, ndërsa Pacollit sipas burimeve tona mësohet se nuk i është kërkuar të heq dorë nga pretendimet e tij për postin e presidentit të vendit.

Aleanca Kosova e Re, e cila më herët kishte thënë se do të dilte nga koalicioni me PDK-në, nëse Behxhet Pacolli nuk zgjidhet president, është shfaqur me tone optimiste për mosprishjen e koalicionit. Pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ushtruesi i detyrës së kryetarit Ibrahim Makolli ka përmendur disa nga përfundimet e dala nga takimi.
“Kryesia e AKR-së mbështet koalicionin qeverisës dhe rikonfirmimin e marrëveshjes në të gjitha pikat e saj me PDK-në; Kryesia e AKR-së rikonfirmon mbështetjen për z Pacolli si kandidat i KKR për president të vendit; Kryesia e AKR-së, i bën thirrje opozitës për një reflektim pozitiv për interesat e vendit për të dalë nga situata e krijuar; inkurajon partitë politike për konsulta për reforma zgjedhore, veçanërisht në ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e drejtpërdrejtë nga votuesit të presidentit”, tha Makolli në një konferencë për gazetarë.
Makolli nuk ka saktësuar se çfarë do të bëjë AKR-ja, po që se PDK-ja nuk i mbetet besnike marrëveshjes së arritur mes dy subjekteve në fjalë.
LDK-ja do ta pranonte Behgjet Pacollin për president vetëm nëse paraprakisht do të siguronte me marrëveshje se deri në verën e ardhshme (2012) vendi do të shkonte në zgjedhje të përgjithshme, përfshirë edhe ato për presidentin.
Kështu citohet të ketë deklaruar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë televizive. Me pretendimin se opozita në Kosovë ka më shumë vota se sa pozita, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është i vendosur që të mos lejojë zgjedhjen e presidentit pa konsultimin paraprak mes partive parlamentare, ndonëse sërish vetë nuk do të caktojë një kundërkandidat.
Duke lënë fajtor kryeministrin Hashim Thaçi për situatën aktuale, Mustafa ka thënë se koalicioni qeverisës do të mund të llogarisë në pjesëmarrjen e deputetëve të tij në parlament gjatë votimit të presidentit vetëm nëse nënshkruan kontratë me Thaçin dhe partitë parlamentare që pas një viti vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Kreu i LDK-ës, Isa Mustafa, ka prezantuar paketën për rrugëdaljen nga kriza, për të cilën ka thënë se ka biseduar edhe me AAK-në, por ende jo edhe me Vetëvendosjen. Ai ka shprehur gatishmërinë për takimi me Thaçin, por sipas tij, iniciativa i takon atij apo u.d. të presidentit të Kosovës, Krasniqi.
Ndërsa ka thënë se nëse ai dhe koalicioni mund të sigurojë 2/3 pa LDK-në, le të urdhërojë e lë të zgjedhet presidenti. Sa i përket akuzave të Thaçit se deputetët opozitarë shkelën kushtetutën me bojkotimin e seancës, Mustafa ka thënë se këtë version e shohin vetëm syzat e z. Thaçit. Mustafa ka thënë se LDK-ja nuk do të heshtë kurrë kur të shkelet Kushtetuta, kur të blihet vota me rritje pagash dhe se nuk do të lejojë që një parti të sundojë vendin. Ai është shprehur i gatshëm për zgjedhje qysh tashti dhe ka thënë se këtë sinjal u ka dërguar edhe degëve të LDK-së.
Sa i përket koalicioneve të mundshme parazgjedhore, ka thënë se këtë duhet t’ia lënë kohës. Për Isa Mustafën, Lista Dr.Ibrahim Rugova dhe Ukë Rugova janë kapitull i mbyllur, por secili qytetar mund të hyjë në LDK, duke respektuar strukturat e saj.
No comments:
Post a Comment