Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/05

Wolfgang Petritsch: Deklarata e Tadic, ftesë për luftë


Diplomati austriak Wolfgang Petritsch i ka cilësuar si "të rrezikshme" propozimet që presidenti serb Boris Tadic i bëri Tiranës zyrtare për të ndarë kufijtë në Ballkan.

“Unë nuk i di arsyet përse Tadic ka bërë një deklaratë të tillë, për marketing para elektoratit apo për ndonjë cështje tjetër. Por sido që të jetë, këto deklarata rreth kufijve mund të interpretohen si një provokim dhe si një ftesë për luftë të re ballkanike”, ka deklaruar Petritsch.

Ai është shprehur se deklarata të tilla janë të rrezikshme, joserioze dhe nuk i kontribuojnë stabilitetit të rajonit.

Më tej Petritsch ka përshëndetur nisjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, duke i vlerësuar si një proces që do të ndikojë pozitivisht për paqen mes dy vendeve.

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...