2011-04-06

Ish-shefi i UNMK-ut, Dr.Bernard Kouchner mohon trafikimin e organeve në Kosovë

Ish-shefi i UNMK-ut, Bernard Kouchner nuk beson në akuzat për trafikim organesh në Kosovë dhe thotë se asgjë nuk është vërtetuar rreth këtyre akuzave.
“Ne ishim në dijeni për abuzimet, por ne kurrë nuk dëgjuam për trafik organesh”, ka thënë Kouchner në një intervistë për televizionin zviceran TSR, raportoi Albinfo, në lidhje me akuzat e bëra nga Carla Del Ponte lidhur me trafikun e organeve.

Ish-përfaqësuesi i lartë i OKB-së për Kosovën denoncoi edhe raportin e Dick Martyt, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

“Ata kërkonin një shtëpi të verdhë dhe e gjetën një të kaltër. Kam lexuar raportin me kujdes, unë pres një hetim”, ka thënë Kouchner.

Ndërkohë, ai nuk është bindur nga provat e konfirmuara deri më sot.

“Mikja ime Carla Del Ponte, e cila tha se ishte në atë shtëpi të verdhë, ata gjetën një shiringë, kjo nuk është serioze”, tha Kouchner, që ishte kryeadministrator i OKB-së në Kosovë gjatë viteve vitin 1999-2001.



Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte ka deklaruar se EULEX-i nuk është i aftë të zhvillojë hetime për trafikim me organe njerëzore në Kosovë, por për këtë duhet të vendosë Këshilli i Sigurimit të KB.

"Sa di unë EULEX-i nuk i është aftë të zhvillojë hetime para së gjithash nuk ka mbrojtje të dëshmitarëve që do të ishte efikase", thotë Del Ponte.

Sipas saj, "EULEX-i nuk mund të zhvillojë hetime jashtë kufijve të Kosovës, sepse nuk ka kompetenca për këtë". Që hetimet të jenë të pavarura, thotë ajo, për këtë duhet të vendosë Këshilli i Sigurimit të KB, ka thënë Del Ponte për shtypin serb.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...