Mbi 10. 600 viktima civile të luftës në Kosovë 1998-1999 tashmë janë identifikuar me emrat e tyre personalë.
Kosova pësoi dëme të shumta të luftës, të cilat është vështirë të vlerësohen dhe disa, edhe kurrë të mos kompenzohen. Dëme më të mëdha u bënë në humbjen në njerëzve, në monumente të kulturës, në ekonomi dhe shumë veprimtari të tjera.
Lufta në Kosovën e dhjetvjetëshit të fundit të shekullit të kaluar ka shkaktuar krime dhe shkatrrime përmasash të mëdha me strukturë të shumëllojshme dhe me pasoja të shumta të karakterit afatshkurtër dhe afatgjatë. Shkatrrimet kanë goditur rëndë të gjitha degët e ekonomisë së përbashkët, të asaj të çdo komune, familjeje dhe ekonominë individuale. Shtrirja e këtyre shkatrrimeve ka përfshirë të gjithë territorin e Kosovës, kuptohet, intensiteti dhe ritmi i tyre ka qenë i ndryshueshëm, kurse matja e saktë e pasojave konkrete të të gjitha formave të shkatrrimeve ende nuk është kryer saktësisht.
Shkatrimet më të mëdha janë kryer në kapacitetet njerëzore, ku krimet e bëra ndaj njerëzisë , sidomos në vitet 1998 e 1999 kanë qenë më të rëndat. Këto kanë përfshirë të gjitha moshat e dy gjinive, kanë goditur popullsinë e vendeve urbane e rurale duke qenë të drejtuara dhe të përqendruara ndaj popullsisë shqiptare në rend të parë, por nuk janë kursyer as pjesëtarët e kombësive të tjera të Kosovës (boshnjakët, romët, serbët, turqit, etj.).
Rezultatet e deritashme të hulumeve sasiore të dëmtimit të kapaciteteve njerëzore janë me numër të paprecizuar.
Nuk janë të precizuara as shifrat e humbjeve njerëzore sipas formave të krimeve, madje as sipas moshës së tyre.
Struktura e krimeve ka qenë ndër më të ndryshmet: ka pas krime klasike (burgosje, vrasje e dhunime) si edhe krime formash të përshtatura qëllimeve politike të përbashkëta të njësive policore e ushtarake, si edhe të njësiteve paramilitare serbe. Në grupin e fundit të krimeve të organizuara dhe të kryera sipas objektivave të luftës së njësive dhe njësiteve luftrake dallohen ato të vrasjes dhe zhdukjes së gjurmëve të krimeve duke sajuar kategorinë e të zhdukurve dhe, krahas me këtë kategori dallohet kategoria e dëbimit të popullsisë shqiptare nga shtëpitë, pronat e vendbanimet, fshtarat dhe nga qytetet.
Ka pasë edhe krime formash të kombinuara: burgosje - dhunim, dhunim- vrasje, dhunim - vrasje dhe zhdukje shenjash të krimieve, etj. Krimet e formave të përmendura sa janë krime kundër njerëzimit, aq mund të thuhet se janë krime gjenocidale. Por, rezultatet e trajtimit konceptual dhe emërtimi précis i sistemit të koncepteve të krimeve të bëra kanë qenë të pakta: më shumë janë karakterizuar krime kundër njerëzimit, por ka pas edhe përcaktime të të njëjta krime sipas të cilave këto janë definuar krime gjenocidale.
Izet Elshani lindur në Drenas, Kosovë dhe vdekur më mars 1999 në Drenas, Kosovë - bibliotekarë shqiptar.Izet Elshani ishte një punëtor arsimit i cili punonte si bibliotekar në bibliotekën kryesore të komunës së Drenasit. Gjatë luftës në Kosovë, forcat serbe në vrungun e shkatërrimit dhe djegës së bibliotekës e vrasin 48 vjeçarin nga i cili kërkoheshin librat e fshehura nga ai. Po atë ditë forcat serbe djegin bibliotekën me 9.500 libra, dhe familjen e të ndjerit e dëbojnë nga shtëpia të cilës ja vurin flaken.
Paramilitarët serb merrnim me dhunë femrat e reja shqiptare dhe i dërgonin në vende të caktuara, ku i dhunonin. Në mesin e të përdhunuarave ka pasur të mitura, studente, nuse, gra shtatëzëna, gra të moshuara, etj. Kishte raste që i dhunonin edhe para anëtarëve të familjes, burrit, fëmijës, babës, nënës etj. Në shumë raste pas dhunimit edhe i vritnin me qëllim të humbjes së gjurmëve. Shumë femra rezistonin, por pësonin dhe vriteshin.
Nga institucionet, gjatë kësaj periudhe, por edhe më herët, gjatë masave të dhunshme pushteti serb kishte plaçkitur nga kuvendet komunale, zyret e vendit etj., dokumentacionin e ofiçarive, siç ishin librat amë të të lindurve, të të kurorëzuarve, të të vdekurve, librat e nënshtetësisë, pastaj dokumentacionin e shërbimeve kadastrale etj. Ato i kishte shpërndarë nëpër qytete të Serbisë.
Qëllimi i tërë kësaj ishte, që dokumentet e gjendjes civile, së bashku me librat e shërbimeve kadastrale dhe dokumentet e tjera me vlerë që dëshmojnë qenësinë dhe indentitetin shqiptar të Kosovës, ajo i plaçkiti për t'i fshehur gjurmët e spastrimit etnik, që bënte në Kosovë dhe për të ndërruar me dhunë strukturën demografike të popullsisë në favor të pakicës serbe dhe për t'ua ndaluar me dhunë të dëbuarve përgjithmonë kthimin në Kosovë, duke tundur para syve të opinionit botëror mungesën e këtyre dokumenteve, si argument të mjaftueshëm se ata nuk kanë qenë kinse asnjëherë banorë të kësaj treve.
Edhe në institucionet shtetërore të trashëgimisë kulturore, siç ishin arkivat, muzetë, bibliotekat, etj. u mor një pjesë e dokumentacionit. Dokumente me vlerë për çështjet pronësore-juridike, kolonizimit, reformës agrare u morën edhe nga Arkivi Shtetëror i Kosovës.
Në masë të madhe së bashku me shtëpitë është djegur dokumentacioni personal, familjar, pronësoro-juridik i familjeve të shumta në Kosovë.
Përveç, dokumentacionit janë djegur me mijëra biblioteka personale dhe arkiva të shumë familjarëve, posaçërisht në fshatra. Edhe gjatë dëbimit janë bastisur, përveç plaçkitjes së të hollave dhe gjërave të vlefshme, unazave, qaforeve, etj. të dëbuarëve dhe iu janë marrë dokumentet e identifikimit, shumë prej të cilëve janë grisur aty për aty.
Policia e Serbisë, arrestoi nëntë persona që dyshohen se kryen krime gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ata besohet se me 14 maj të vitit 1999 vranë rreth 200 civilë shqiptarë në fshatin Qyshk të Pejës.
Aksioni për ndaljen e tyre, ndodhi të premten në mbrëmje dhe është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë për krime të luftës.
Zyrtari i këtij institucioni Bruno Vekariq, deklaroi se nën hetime për rastin e Qyshkut, janë 26 pjesëtarë të formacionit paraushtarak “Çakej”, të mbrojtjes territoriale dhe njësisë rezervë të policisë, të cilëve u ka prirë Nebojsa Miniq.
Me urdhër të Tribunalit të Hagës, Miniq ishte arrestuar në vitin 2005 në Argjentinë, mirëpo kishte vdekur pak kohë pas arrestimit të tij.
Sipas prokurorit Vekariq, një pjesë e madhe e të dyshuarve jetojnë jashtë Serbisë.
Sipas prokurorit Vekariq, një pjesë e madhe e të dyshuarve jetojnë jashtë Serbisë.
.
Në bisedimet teknike që tashmë kanë filluar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duhet patjetër që autoritetet kosovare të kërkojnë nga Serbia kompensimin e dëmeve të luftës, thonë njohës të çështjeve ekonomike.
Pala kosovare duhet të kërkojë nga Serbia që të bëjë kompensimin e dëmeve që i ka shkaktuar Kosovës, para dhe gjatë luftës së fundit, thonë njohës të çështjeve ekonomike.
Xhemshit Duriqi, ekspert i ekonomisë, konsideron se Kosova është vonuar në këtë drejtim.
Në bisedimet që janë duke u zhvilluar ndërmjet Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, pala kosovare duhet të kërkojë jo vetëm kompensimin e dëmeve materiale, por edhe atyre psikike, politike dhe shoqërore, duke përfshirë këtu edhe humbjet në njerëz
Duriqi vlerëson se nuk mund të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse pretendohet nga Beogradi zyrtarë që të injorohen apo të hidhen në harresë shkatërrimet që janë bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
"Duhet të kërkohet patjetër që të kompensohen dëmet direkte dhe indirekte të luftës. Unë fola së pari për dëmet më të dhembshme, për humbjen e njerëzve, pastaj shkatërrimin dhe djegien e mbi 120 mijë shtëpive dhe banesave që llogariten të jenë mbi 3 miliardë".
Paramilitarët serb merrnim me dhunë femrat e reja shqiptare dhe i dërgonin në vende të caktuara, ku i dhunonin. Në mesin e të përdhunuarave ka pasur të mitura, studente, nuse, gra shtatëzëna, gra të moshuara, etj. Kishte raste që i dhunonin edhe para anëtarëve të familjes, burrit, fëmijës, babës, nënës etj. Në shumë raste pas dhunimit edhe i vritnin me qëllim të humbjes së gjurmëve. Shumë femra rezistonin, por pësonin dhe vriteshin.
Nga institucionet, gjatë kësaj periudhe, por edhe më herët, gjatë masave të dhunshme pushteti serb kishte plaçkitur nga kuvendet komunale, zyret e vendit etj., dokumentacionin e ofiçarive, siç ishin librat amë të të lindurve, të të kurorëzuarve, të të vdekurve, librat e nënshtetësisë, pastaj dokumentacionin e shërbimeve kadastrale etj. Ato i kishte shpërndarë nëpër qytete të Serbisë. Qëllimi i tërë kësaj ishte, që dokumentet e gjendjes civile, së bashku me librat e shërbimeve kadastrale dhe dokumentet e tjera me vlerë që dëshmojnë qenësinë dhe indentitetin shqiptar të Kosovës, ajo i plaçkiti për t'i fshehur gjurmët e spastrimit etnik, që bënte në Kosovë dhe për të ndërruar me dhunë strukturën demografike të popullsisë në favor të pakicës serbe dhe për t'ua ndaluar me dhunë të dëbuarve përgjithmonë kthimin në Kosovë, duke tundur para syve të opinionit botëror mungesën e këtyre dokumenteve, si argument të mjaftueshëm se ata nuk kanë qenë kinse asnjëherë banorë të kësaj treve.
Edhe në institucionet shtetërore të trashëgimisë kulturore, siç ishin arkivat, muzetë, bibliotekat, etj. u mor një pjesë e dokumentacionit. Dokumente me vlerë për çështjet pronësore-juridike, kolonizimit, reformës agrare u morën edhe nga Arkivi Shtetëror i Kosovës.
Në masë të madhe së bashku me shtëpitë është djegur dokumentacioni personal, familjar, pronësoro-juridik i familjeve të shumta në Kosovë. Përveç, dokumentacionit janë djegur me mijëra biblioteka personale dhe arkiva të shumë familjarëve, posaçërisht në fshatra. Edhe gjatë dëbimit janë bastisur, përveç plaçkitjes së të hollave dhe gjërave të vlefshme, unazave, qaforeve, etj. të dëbuarëve dhe iu janë marrë dokumentet e identifikimit, shumë prej të cilëve janë grisur aty për aty.
Shteti, pushteti që djeg shtëpitë e tjetrit, objektet kulturore-historike e fetare etj., që synon të djegë historinë, kulturën, besimin e tjetrit, - ka veçse një fund, një fund shumë të turpshëm: Humbjen, Turpërimin e përbotshëm..". Kjo edhe u vërtetua.
Qeveria serbe, organet dhe pushtetarët e saj gjatë dhe pas luftës në Kosovë manipulonin me krimet e bëra. Serbia është munduar që krimet t'ia adresojë UÇK- së. Trillonte dhe po trillon shumë skena dhe të pavërteta për shumë masakra të bëra në Kosovë, madje edhe të paraqitura në libra, revista, gazeta etj. të publikuara, në konferenca ndërkombëtare, në faqe të internetit, në gjykatën e Hagës dhe në shumë vende të tjera. E tërë kjo po e dëshmon thënien e Dobrica Qosiqit se "gënjeshtra është forma e patriotizmit tonë dhe dëshmi e intelegjencës sonë natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë kreative, fantastike, inventive".
Dokumentacioni i kohës për krimet e luftës dhe për shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut në Kosovë është i pakët, sidomos nga ai, i cili e ka bërë krimin. Kjo është e kuptueshme, pasi që çdo kriminel për veprën e kryer nuk dëshiron të lë gjurmë. Ndërsa, një pjesë e dokumenteve është krijuar nga veprimtaria e UÇK-së më vonë edhe të organizatave humanitare që kanë vepruar në Kosovë, misioneve humanitare, ushtarake etj Shkelja e të drejtave të njeriut në masën më të skajshme - ekzekutimet, vrasjet etj. kërkojnë një angazhim të madh nga ana e organeve të përhershme të OKB-së dhe asociacioneve të tjera për të drejtat e njeriut duhet angazhuar për ndriçimin e tyre dhe për dënimin e agresorit.
Kosova nuk do të ndryshojë sa çel e mshel sytë. Shkelja e trashëgimisë dhe të të drejtave të njeriut, të cilat janë bëra gjatë luftës në Kosovë, është e rëndë. Rimëkëmbja nga lufta është e vështirë në vete, por problemet shumëfishohen kur rrënjët e luftës janë në thelb një mospërfillje masive dhe sistematike e të drejtave të njeriut. Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bil Klinton, miku më i madh i popullit shqiptar të Kosovës, më 23 nëntor 1999 në Kosovë kishte delaruar: "Kurrë nuk mund të harrohet një e padrejtë e shkaktuar. Askush nuk mund t'ju detyrojë të falni atë që ju është bërë. Por, duhet të përpiqeni." Plagët e thella duan kohë që të shërohen. Ka persona, grupe, madje edhe qeveri kriminele, por nuk ka popull kriminel, kishte thënë dikur një fillozof i njohur. Mizoritë e papërshkrueshme, poshtërimi masiv dhe vështirësitë janë ende të freskëta në mendjen e të gjithëve. Mos ta harrojmë të kaluarën, por ta tejkalojmë atë, duke shikuar në të ardhmen. Mirëpo, Qeveria e Serbisë paraprakisht duhet të kërkojë falje, të pranoj Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe më në fund të paguaj dëmët e luftës. Të përfundojnë armiqësëit shekullore. Të jetojmë i dy shtete në fqinjësi të mirë, që së bashku të inkuadrohemin në familjen e Bashkësisë Europiane. Ku në Europë të ketë lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallërave. Kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën me disa shtete të Evropës, të cilat kanë luftar më vite, kanë bërë krime te tmerrshme në popullatë, por i kanë tejkaluar dhe tani bashkëpunojnë ndërmjet vedi, por paraprakisht i kan kërkuar falje, madje disa kanë paguar edhe e luftës.
Tani kur kanë filluar bisedimet me Serbinë në Bruksel me insistimin e Bëshhkësisë Evropi,ne, por që edhe për disa cështje që janë me interes reciproke, sic janë qarkullimi ajror, tregtia me malllra, për pasportat, tagrat e automjeteve etj, që janë më se të nevojshmme të bisedohet . Mirëpo për cështjet tjerane si kurrë më parë duhet të jemi të shumë të kujdeshën, të kemi një qëndrim të përbshkët politike, sepse jemi para një procesi historik, dhe ende nuk dihet qartas se cka qendron pas atyre bisedimeve. Për çeshtjen e tërësisë territoriale të Kosovës as që duhet të bisedohet. Për këto bisedime, për lëmi përkatëse te kyqen ekspertet.Tani nuk guxojmë te kemi pëçarje edhe inate. Bisedimet të bëhet me perkrahjen institucionale të Kosovës . Të kemi një rrugë të përbashkët për interesa kombëtare, sepse populli e historia kurrë këtë nuk do të na e falë.
E vërteta për krime të luftës dhe hulumtimi shkencor i saj
Përgjegjësia ndaj të vërtetës për krime është bërë entitet karakteristik i zhvillimit të mendimit shkencor. Hulumtimet e krimeve të bëra në Bosnjë Hercegovinë dhe në Kroaci janë të shumta dhe me kalim të kohës ato janë verifikuar dhe janë thelluar duke përzgjedhur e zbatuar me përpikëri metoda e procedura adekuate. Rezultatet e hulumtimeve të këtilla kanë shpurë në thellimin e dijenive në të drejtën kriminologjike, në politikologjinë e sociologjinë e krimit, në antropologjinë e psikologjinë kriminalistike, etj. Është e vërtetë se këto vende, sidomos Kroacia, i kanë hyrë hulumtimeve të krimeve me një përvojë hulumtuese relativisht të stabilizuar dhe me organizim hulumtues të institucioneve shkencore. Rezultatet hulumtuese të krimeve në këto vende dallohen në botimin e dhjetra vëllimeve të institucioneve të këtyre vendeve. Po ashtu edhe në Kosovë janë botuar vëllime të tëra gjurmimesh të krimeve të bëra. Por, përmbajtja e vëllimeve të botuara në Kosovë me ca përjashtime ka ngelë kryesisht në nivele përshkruese. Vështruar nga kjo pikëpamje, dallimi i përmbajtjes së këtyre vëllimeve të botuara në Kosovë dhe i atyre botimeve për krime lufte në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë është i qensishëm. Mendimi analitik - sintetik dhe procesi i atij induktiv në përcaktimin e përfundimeve të sistemuara të tyre është i palëkundshëm dhe, kuptohet, i përcjellur me shkallë të lartë të përputhshmërisë së rezultateve, me risi të identifikuara dhe, mbi këtë bazë, botimet e tyre gëzojnë nivel të lartë të reliabilitetit në botën e kriminologjisë, të informatikës hulumtuese dhe të teorisë së politikës mbrojtëse të vendit dhe të paqes përgjithësisht. Ky dallim ndërmjet botimeve tona dhe botimeve shkencore të vendeve të përmendura i atribuohet angazhimit të institucioneve shkencore për krime të këtyre vendeve. Botimet e para të këtyre institucioneve shkencore të vendeve të përmendura, madje jo vetëm të tyre, i kanë kaluar që moti shkallën deskriptive të krimeve të bëra të zhveshura nga primesat emocionale duke u futur vazhdimisht në eksplikacion ose në shpjegim të gjithanshëm të krimeve. Vlera e rezultateve të insticioneve për hulumtime krimesh është e lidhur drejtpërdrejtë me metodat e procedurat e mbledhjes dhe të përpunimit të të dhënave në nivel eksplorues e përgjithësues të tipareve esencilae të motiveve të krimit, të modeleve inkriminuese, të shkallës së urdhëresës komanduese dhe të zingjirit të saj, të mjeteve, të mënyrës,, të vendit, të kohës, të subjekteve të inkriminuara dhe të raporteve ndërmjet objektivave luftarake dhe të shkallës së agresivitetit të trupave të agresorit, të pasojave afatgjate dhe afatshkurtëra të krimeve të bëra dhe përcaktimin e shkallës së ndërlidhjes së akcioneve luftrake të zhvilluara njëkohësisht ose njëra pas tjetrës në vende e regjione të ndryshme. Institutet e këtilla janë në gjendje të anticicipojnë ardhmërinë e familjeve, të vendbanimeve, të fshatrave dhe të qyteteve ku janë zhvilluar modalitetet dhe janë provuar mjetet shkatrrimtare të krimeve. Kosova nuk ka institucion shkencor të krimeve. Megjithëkëtë, në Kosovë janë botuar 23 botime nivelesh të ndryshme të gjurmimit të krimeve kryesisht nga vendasit por ka edhe nga gjurmuesit ndërkombëtar. Shumica e këtyre botimeve ka karakter individual. Ndërkaq, disa botime rezultatesh të organizatave humanitare e sociale kanë botuar rezultate të vlefshme të gjurmimeve të krimeve të bëra. Por, këto i kanë kryer gjurmimet e tyre sipas objektivave të veprimtarisë së tyre. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut gjurmimet e kryera dhe botimet e rezultateve të tyre janë kryer nga këndvështrimi I të drejtave dhe lirive të njeriut. Arkivi i Kosovës përmbajtjen e monografisë së krimeve të luftës e ka bërë nga këndvështrimi i veprimtarisë arkivore, etj. Pavarësisht nga vlerat e pamohueshme të tyre si edhe nga karakteri funksional i rezultateve të botuara, nomenklatura e rezultateve hulumtuese kombëtare dhe ndërkombëtare kërkon rezultate të institucioneve shkencore.
Nevoja e themelimit të institutit hulumtues për krime të luftës në Kosovë
Krimet e luftës janë lloj i posaçëm i krimeve dhe këto përbëjnë objekt të posaçëm të hulumtimit shkencor. Veçoritë kryesore të këtyre krimeve kanë të bëjnë me karakterin relative masiv, fshehjen e rrugëve të zbulimit dhe humbjen sa më të madhe të komponenteve të identitetit të tyre; disa sosh kërkojnë kohëzgjatje të duhur në zbulim të tyre, që mund të zgjatë me vite, dekada, madje edhe me shekuj (në morgun e Prishtinës gjenden eshtra njerëzish, që sypozohet se i përkasin pasojave të Luftës II Botërore të përfunduar para 65 vjetësh), etj. Këto janë disa veçori që tashmë janë të njohura. Në zbulimin e tyre punojnë antropologët, arkeologët, mjekët specialist për mjekësi ligjore, juristët, etj. Veprimtaria ekipore e tyre e siguron lëndën e sigurtë të hulumtimeve të krimit dhe burimin e krimit. Hulumtuesit e këtillë janë kuadra të specializuara dhe me përvojë të qëndrueshme.
Ekzistojnë disa grupe argumentesh për themelimin e një institute për krime lufte në Kosovë. Ndër këto argument dallohen argumentet juridike, politike, historike, sociologjike, mjekësore, psikologjike, etj. Veprimtaria institucinale hulumtuese është veprimtari e organizuar, sistematike dhe e mbështetur në metoda dhe procedura hulumtuese, zbatimi i drejtë i të cilave siguron objektivitetin, validitetin dhe reliabilitetin e rezultateve hulumtuese. Rezultatet e një veprimtarie të këtillë kanë vlerë të pranueshme kombëtare e ndërkombëtare. Mbi themelin e rezultateve të këtilla zhvillohet mendimi politik, juridik, historik i një populli, kombi, etj. Historia e zhvillimit të institucioneve për hulumtime të krimeve të luftës së disa vendeve të tjera vërteton nevojën e themelimit të një institute për hulumtim të krimeve të luftës në Kosovë. Institucionet e ngjashme në Austri, në Izrael, në vendet nordike, etj. kanë argumentuar vlerën e veprimtarisë dhe rëndësinë e rezultateve hulumtuese të tyre. Lufta e zhvilluar në Kosovë gjatë viteve të decades së fundit të shekullit njëzet, sidomos operacionet luftarake të organizuara dhe të zhvilluara gjatë vitit 1998 - 1999, ka qenë luftë e ndërlikuar në shumë pikëpamje. Rezultatet e gjertanishme të hulumit të pasojave të kësaj lufte tregojnë për disa modalitete të njohura pak nga e kaluarja luftarake. Dhunimet, foshnjet e kidnapuara nga duart e nënave të tyre, bartja disaherëshme e mbetjeve mortore prej një vendi në tjetrin, dhunimi - vrasja - hedhja në pus dhe dhënia zjarr posit, etj. janë disa nga modalitetet e krimeve, që posa kanë filluar të njihen nga ana e jonë. Ndoshta ka edhe modalitete të tjera, që vetëm hulumtimet suptile mund t`i zbulojnë. Mungesa e një institute të këtillë ka shkaktuar vonesa të mëdha të procesit të gjurmimit të krimeve, mospërputhje të dhënash, dyshime ,etj. Madje, ka ngja që në raportin e gjykimit të S. Millosheviqit të rishqyrtohet raporti dëshmues i autorëve P. Ball, Meghan Lynch e Amelia Hoover me titull: "Killings and Migration in Kosovo" - "Vrasjet dhe migrimet në Kosovë". Më në fund, instituti i këtillë mund të zgjerojë hulumtimet e tija duke marrë për objekt hulumtimesh format bashkëkohore të krimieve gjatë zhvillimit të shoqërisë së kosovës. Nuk ka mjedis social që, pavarësisht nga shkalla e zhvillimit shoqëror - ekonomik e kulturor e atij mjedisi, zhvishet nga format e ndryshme të kriminalitetit. Rezultat e analizës së dukurive dhe proceseve kriminogjene kanë treguar se vetit kriminale zhvillohen dhe karakterizojnë si regjionet e gjera ashtu edhe ato të ngushta. Hulumtimi i dukurive, proceseve, subjekteve dhe objeteve të krimit duhet të bëhët pjesë përbërëse e zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës dhe më gjerë dhe e angazhimit të saj në rrjetin e gjerë të institucioneve ndërkombëtare që merren me ruajtjen dhe zhvillimin e paqes.
Pesëfish më shumë shqiptarë sesa serbë janë dënuar për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjatë së cilës llogaritet të jenë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë e rreth 800 serbë. Sipas statistikave te fundit, që nga instalimi i EULEX-it në vitin 2008, prokurorët e këtij misioni kanë ngritur shtatë aktakuza, katër prej të cilave kundër shqiptarëve, ndërsa tri kundër serbëve.
“Gjyqtarët e këtij misioni kanë shpallur 13 aktgjykime për krime lufte, 11 kundër shqiptarëve e dy kundër serbëve”.
Po kështu kishte vepruar edhe misioni i UNMIK-ut që ka vepruar në Kosovë me kompetenca ekzekutive deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.
Sipas statistikave të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, organizatë kjo që i përcjell të gjitha rastet e gjykimeve për krime lufte, që nga viti 1999 deri në fillim të 2011-s në Kosovë janë akuzuar, gjykuar apo liruar 49 persona – shqiptarë dhe serbë.