Po çfarë bënin banorët e Boboshticës kur shikonin se si poshtëroheshin varret e të parëve të tyre? Pse heshtnin? Ku i kishin duart, forcën e tyre fizike? Ku e kishin respektin për eshtrat e të parëve të tyre? A nuk kanë të drejtë të dyshojnë mbarë shqiptarët nacionalistë se boboshticarëve greku ua ka ngrohur xhepin me euro që të mos e hapnin gojën kur t'u poshtëroheshin ato eshtra? Turp për mbarë Boboshticën që heshti para ofendimit të rëndë që i bëri shovinizmi grekomadh, kreu i tij në Tiranë Janullatosi dhe kisha shoviniste greke! Turp për Boboshticën që lejoji shovinizmin grekomadh dhe kishën shoviniste greke të njollosin poshtërsisht historinë e saj të lavdishme, që është pjesë e historisë sonë kombëtare! Boboshticarët duhet ta vënë në vend dinjitetin e tyre, duke e shkatërruar me vare kryqin armik grek që ka pushtuar varrezat e tyre, kryq, i cili, sipas fjalëve të Fan Nolit tonë të madh, nuk e meriton të varet as në qafën e gomarit.
Në qoftë se Boboshtica e pret rivendosjen e dinjitetit të vet nga procesi gjyqësor që po zhvillohet në Korçë, duhet dyshuar se do të mbetet me gisht në gojë.
Me qëndrimin e padenjë që boboshticarët mbajtën me këtë rast, duke heshtur para përdhosjes së rëndë
të eshtrave të të parëve të tyre nga ana e shovinizmit grekomadh dhe e kishës shoviniste greke, ata përsëritën qëndrimin e turpshëm të banorëve të Kosinës së Përmetit, të cilët lejuan që eshtrat e të parëve të tyre të shiteshin për eshtra ushtarësh agresorë grekë.
Një qëndrim aspak dinjitoz për kombin shqiptar po mbajnë banorët e qytetit të Përmetit, të cilët lejojnë që Shtëpia e Kulturës "Naim Frashëri" vazhdon të mbahet e pushtuar nga armiku i egër i kombit shqiptar Anastas Janullatosi, paçka se të trija shkallët e gjyqësorit këtë objekt ia kanë kthyer popullit të Përmetit. Pse hesht populli i qytetit të Përmetit? Pse nuk i bën thirrje zotit Kastriot Bezati, përfaqësuesit nacionalist të këtij qyteti, ish-drejtor i Shtëpisë së Kulturës "Naim Frashëri", që t'i prij në një tubim të fuqishëm dhe të shkojë e ta shporrë nga mjediset e saj priftin Vasil Thomollari, këtë sahanlëpirës të fëlliqur të Janullatosit, të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke?
Dëgjo, ore popull i nderuar i qytetit të Përmetit! Ajo Shtëpi Kulture është simboli ynë kombëtar. Ajo mban emrin e njeriut të shquar të nacionalizmit rilindas shqiptar, Naim Frashërit, dhe me pushtimin e saj, Janullatosi, shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke kanë fyer rëndë mbarë kombin shqiptar. A do të vazhdosh ta durosh edhe më gjatë këtë fyerje të rëndë, ore popull i nderuar i Përmetit?
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
05 prill 2011
----- Forwarded Message ----
From: Feliks Taho
To: cameria@yahoogroups.com; albcameria@yahoogroups.com
Sent: Tue, April 5, 2011 6:48:17 AM
Subject: [albcameria] Si zhdukeshin eshtrat e dala nga varret e dëmtuara
Boboshticë, si zhdukeshin eshtrat e dala nga varret e dëmtuara
2011-04-05
Juliana Dhimitri
Dëshmitarët: U punua pa leje, kërkuam sqarime nga punëtori dhe kreu i “Omonias”
Tetë dëshmitarë janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar për skandalin e varrezave të fshatit Boboshticë të Korçë. Dy dëshmitarët kryesorë të akuzës Sotir Koço, roje në kishën e Shën Mërisë dhe Ilia Kuneshka, një nga banorët që i janë dhunuar varret e të afërmve, kanë deklaruar se nga punimet dhe gërmimet mbi varrezë kanë dalë eshtrat dhe mbetjet kockore të të vdekurve. Dëshmitarët kanë thënë gjatë procesit gjyqësor se punimet janë kryer nga dega e organizatës minoritare “Omonia” dhe punëtori Alqi Koroveshi, i cili nuk ka pasur asnjë leje dhe disa herë është konfliktuar me banorët. Sipas tyre, nën platformë ka pasur dhjetëra varre, por edhe pse aty kanë dalë eshtra punimet janë vazhduar me forcë, madje një pjesë e madhe e kockave të të vdekurve janë larguar duke i mbledhur në thasë. Sotir Koço, roje dhe mirëmbajtës i kishës së Shën Mërisë ka thënë se pasi kanë nisur punimet, ai nuk i ka lejuar punëtorët për faktin se po dëmtoheshin varret, madje sipas tij, është kërkuar që punimet të bëhen vetëm me lejen e priftit. Siç ka deklaruar dëshmitari, nga ana e kreut të “Omonias”, Naum Disho, i është thënë se është marrë leje për të bërë punimet. Madje, edhe pse disa herë ai ka dashur t’i pengojë kjo nuk është realizuar, pasi pretendohej se do të bëhej vetëm shtrimi i rrugës. Më pas, sipas Sotir Koços, nga punimet filluan të dalin eshtrat në sipërfaqe. “Kam debatuar fillimisht me punëtorin Alqi Koroveshi. Ai erdhi i pari për të pastruar dhe gërmuar për hedhjen e betonit në varreza, por ai më tha se ata që janë përgjegjës për këto punime janë në Greqi. Unë u kërkova të merrnin leje nga prifti por, ata më sollën kryeplakun e fshatit nga i cili kishin marrë leje. Ata nisën t’i mbulonin varret me beton. Aty kishte shumë varre dhe ata i hiqnin kryqet. Varreza është e vjetër dhe kur ra shi, ngaqë ishin bërë punime, aty dolën shumë eshtra, kocka, dhëmbë, kafka. Jam zënë me këta punëtorët dhe e mbylla derën e kishës, madje vendosa dhe tabela që nuk lejohet hyrja dhe as punimet. Ata vazhdonin dhe punonin vetëm pasdite, më thanë se duhet të bëhet rruga që mos shkelin grekët mbi baltë kur të vijnë për festën. Unë vetë di që aty ka shumë varre dhe janë shumë afër me njëra-tjetrën dhe janë prishur nga punimet që bënte Alqi. Vetë i kam thënë edhe Naumit që të mos bëhen punime, por më tha se atë punë e dimë ne”, ka deklaruar dëshmitari Sotir Koço. Ai shtoi se e ka nxjerrë nga territori i kishës punëtorin, duke i kërkuar atij nëse ishte pajisur me leje, dhe se si përgjegjës për këto veprime njihte vetëm priftin e kishës së Shën Mërisë. “Ditën tjetër që erdhën për të kryer punime, patëm debate si me punëtorët edhe me Naum Dishon. Pasdite kur unë jam larguar nga kisha për punë të miat familjare, janë kryer punimet e hedhjes së betonit. Kam reaguar sërish duke i kërkuar priftit që të ndërhynte ose unë të dorëzoja çelësat e derës së jashtme të kishës. Por ky i fundit më tha se duhet të vazhdoja detyrën time si kujdestar dhe se nuk kishte dhënë leje për punime”, u shpreh Koço. Ndërsa sipas dëshmitarit, Ilo Kuneshka, atij i janë dhunuar varret e të afërmve. Kuneshka ka thënë se punëtorët i mblidhnin eshtrat në thes. “Vetëm në një varr janë varrosur shtatë pjesëtarë të familjes time. Aty poshtë platformës kishte shumë eshtra dhe kur unë e mora vesh se po bënin punime u revoltova. Por edhe pse aty kishte varre ata vazhdonin dhe kockat dhe eshtrat që kanë dalë i kanë larguar me thes dhe unë nuk e di ku janë zhdukur”, ka thënë Ilo Kuneshka.
Në seancën e djeshme kanë qenë të pranishëm të tre të akuzuarit Naum Disho, kreu i degës së “Omonias” për Korçën, dhe dy punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe, të cilët pavarësisht nga dëshmitë nuk kanë pranuar se gjatë punimeve kanë parë eshtra dhe se nuk kanë pasur dijeni për ekzistencën e varrezës. Dëshmitarët janë thirrur nga prokuroria mes të cilëve ka qenë edhe kryetari i Komunës Drenovë, Flamur Sala, i cili ka dëshmuar se për ndërtimin e platformës nuk është lëshuar asnjë leje nga komuna.
Në tetor të vitit të kaluar, mbi varrezat e fshatit Boboshticë u ngrit një memorial në kujtim të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Denoncimet nga banorët e fshatit për dëmtimin e varrezave dhe dalja e eshtrave në sipërfaqe, detyruan prokurorinë e rrethit të nisë proces ndaj personave që kishin urdhëruar dhe punuar për ngritjen e memorialit.
No comments:
Post a Comment