2011-04-06

Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së reagojnë ndaj arrestimit të Blerim Kuçit




Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së reagoi të reagoi mërkurën ndaj arrestimit të kryetarit të Suharekës, Blerim Kuçi, duke theksuar se në tentim të njollosjes së luftës së UÇK-së dhe për të zbatuar planet e Serbisë në Kosovë, zyrtarët e EULEX-it po zhvillojnë një fushatë shumë aktive duke u angazhuar në “gjahun e dëshmitarëve”.
Në reagim thuhet se në Kosovë, ka kohë që ndërkombëtarët kanë përdorur metoda të ndryshme të joshjes së “dëshmitarëve”, duke i kërcënuar, shantazhuar, arrestuar por edhe duke iu ofruar atyre para ose jetë më të mirë në vende të ndryshme të botës.

“Kjo praktikë e dëshmon tendencën e tyre për barazimin e viktimës me agresorin me çdo kusht. Ne i bëjmë thirrje zyrtarëve të EULEX-it që të ndalin këto veprime sepse janë të padrejta, qëllimkëqija dhe të dëmshme për vet misionin që ka EULEX. Shprehim bindjen se qytetarët e Kosovës, në dijeni për luftën e pastër çlirimtare, nuk do të bien pre e këtyre skenarëve të ndyta”, thuhet në reagim.

“Ne edhe njëherë ia kujtojmë EULEX-it se nuk po i kryen punët për të cilat është ftuar në Kosovë, duke filluar nga vendosja e doganave në kufirin me Serbinë, funksionalizimin e gjykatave në Mitrovicë, krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të shqiptarëve në territorin e Kosovës, mosarrestimin e as ngritjen e asnjë padie ndaj serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile, mosnxjerrja para drejtësisë të anëtarëve të vet misionit për kontrabandën e bërë në Kosovë e shumë të tjera”, thuhet më tej në reagim.

OVL e UÇK-së thekon në ditët në vijim do të dalin me qëndrim rreth metodave që do t’i zbatojnë për realizimin e kërkesave të bëra me 29 mars 2011 në protestën gjithëpopullore në Prishtinë.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...