Çakërrqejf
Kam hyrë mu tek "Kashtorja",mu tek"imja" pijetore
Dhe jam bërë çakërrqejf(çakërrqejf përmbi faqore)
Kam arsye unë që pi,aq do pi sa do të dehem
Ndodh-ndodh dhe pleqëri,vjen një shkak e dua të shkrehem.
Çfarë ka ndodhur,do të pyesni(dihet do kërkoni shkakun)
Po dhe ne,pleqtë" xhëku e shkrepim,sado valë s'e kemi gjakun.
Por sot jam mes miqësh të vjetër,edhe ndihem si me krahë
Dhe harroj që jam i vjetër,ndaj dhe shqyhem gazit sa...
Sa kthej godat një nga një(pse rakia m'u bë ujë?!)
Pa zë e bërtas me zë,edhe dua të bëj rrëmujë
Dua të çmallem unë me miq,pa të çmallem dhe me shokë
Se në shpirt sikur kam "ngricë",tash zë"shkrij" dhe jam i plotë
Dashuria e mund vdekjen
Ja...desh vdiqa?! Nuk po mbushesha dot me frymë
Por tak më erdh mikja,me buzë të saj zu më dha "frymë"
Tak më erdhi prapë fuqia,edhe erdha në"gone"
Vdekjen tak dhe zu"frika",u largua me olele...
Nuk shkruaj kot.E kam me prova:se e hoqa mbi kurriz
Se,për pak,desh u "përcolla"(sado më erdh si tinëzisht)
Por sa erdhi dashuria dhe e zu me shqelma vdekjen
Ja,kështu,është historia:Dashuria e mund vdekjen.
Kur të vijë vdekja
E shoh që më ndjek tinëzisht
Më përgjon dhe survejon
Por nuk dorëzohem hiç
Vdekje,moj,a më dëgjon?
Qafën nuk ta zgjatë kolllaj
Si një qëngj i urtë,i butë
Të djersitësh,djersët valë
Asnjëherë s'kam qenë i "urtë"
Do hedh shqelma,sa jam gjallë
Pa do zë dhe shkruaj vjersha
Vdekje,ta dish:ma shpallë
Edhe gjallë do më mbaj shpresa.
Nëse shpresa do më lerë,
Nëse nga ti do më zërë frika,
Vdekje,hajde dhe më merr
Mos më lërë të më zëjë dita.
Një mike
Si mëze e harbuar,më hidhet një mike
Dhe zë e "kullot" mu tek buza ime
Aq ka hardallosur,më pushton harbuar
Unë,sado i moçëm, moshën kam harruar.
Hapur më shpall luftë,as më mori dorën
Epo nuk jam "buf",mos e tund"këmborën"
"Hëngra" dhe kur s'desha,iu përgjigja"sulmit"
Miken nuk e qesha,kam fuqinë e burrit.
Sytë e mikes
Sytë e mikes:veshur mjegull
Si të mbushur me trishtim
Unë që jam "stekë e vjetër"
Di lexoj...dhe ndjej shqetësim.
Se trishtimi ka një shkak
(Është shkak apo sebep)
Tek e shoh,sado që plak
Helmi buzën seç ma qep
Dua të di unë arsyen
Për sytë mbushur trishtim
Ndërsa pres prej saj përgjigjen,
Edhe vet jam pikëllimë.
Se trishtimi i saj më vret
Dhe më mbush pikëllimë.
Kur puth buzën_sherbet
Erdh përgjigja-vetëtimë.
Dhe,sakaq iku trishtimi
Pa u mor dhe vesh shkaku
Tash ndër sy shkëlqen gëzimi
Ende "shëroj" unë,plaku.
5 prill 2011
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/04/05
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment