2011-04-09

Java e BKUK-së


Organizimi i manifestimit me karakter ndërkombëtar Java e Bibliotekës në Kosovë, është edicioni i nëntë me radhë i organizuar nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Ky manifestim për librin dhe bibliotekat do të mbahet në Prishtinë dhe Prizren dhe do të ketë aktivitete të ndryshme dhe ligjërata tejet të veçanta për teknologjinë e informacionin, për digjitalizimin e librave e për programet më të reja të përpunimit të librave në bibliotekat e botës.

 Sipas Drejtorit të Bibliotekës Sali Bashota do të ligjërohet për temën “Biblioteka dhe mediat”, temë e cila është në interes të medieve të shkruara dhe elektronike, gjithashtu do jetë edhe një debat me karakter profesional që ka të bëjë me shërbimin kritik “Biblioteka dhe përdoruesit”. Gjithashtu njëra nga aktivitetet, që duhet të veçohet është promovimi i portalit albanologjik Shqipëri- Kosovë,në të cilin do të përfshihen të gjitha koleksionet albanologjike në vend, u shpreh ai.“Është një projekt i cili kërkon ekipe të veçanta të bibliotekave të instituteve të akademive shkencore të muzeve dhe të institucioneve të tjera të shkencës dhe të kulturës, në këtë drejtim do të përpiqemi që sa më shpejt të fillojmë këtë projekt kombëtar” u shpreh Bashota. Gjithashtu e veçanta tjetër e kësaj jave është themelimi i Bibliotekës për Forcat e Sigurisë së Kosovës në kazermën Adem Jashari, sepse deri më tani nuk ka bibliotekë në këtë institucion. “Ministria e Kulturës nuk ka ofruar ndonjë ndihmë në këtë aktivitet. Përveç Ministrisë së Arsimit dhe ambasadës amerikane, sponsorë që do të dhurojnë libra janë Bonstilli dhe biblioteka e Cyrihut të cilët kanë kontribuar me fonde të rëndësishme të cilat lidhen me libra për të rinj dhe të vjetër.

No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...