Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/04

Degëzhveshur



Ca makina lëvizin nëpër ngricë,
Rrotat bluajnë borën, me t`zezë
përlyejnë retinën e ngrënë skiç
nga miza syve tash qorr t`qiejve.

Buka është tharë, në duar ngec
lëkura kur ia zhveshin, të ftohtë,
duart vetes; veç at` kam e mure,
që të ndjellin t`u biesh me kokë.

Telefoni hesht, në ekran figurat
nënkuptojnë sekrete që nuk i di,
rrugëve të gjallët këmbë s`venë,
t`i shoh tej xhamave nuk kam si.

Valëve që përshkojnë qiejt, fjalë
nga të tuat m`notojnë përkundër:
“ Mirë je?”. Halle s`kam e dashur,
folebosh, zogjtë m`kanë humbur.

Nëse gjuha do të ishte ajo pemë,
prej nga ku fjalët si gjethet bien,
paskësh shkuar vjeshta atëherë
e askush nuk e paskësh vënë re.

Na kanë mbetur vetëm ca degë,
Si jeni? Mirë, faleminderit! Vetë?
Më fal! Asgjë! Të lutem! Përse?
Me fjalët ranë vdekur edhe jetët.

Ja dhe pak e do të fillojnë shirat,
veç do të qajmë kur të shihemi,
do flasim me gjeste si memecët,
ndoshta do puthemi apo rrihemi.

Atëhere do të ketë ardhur dimri,
më nuk ngrihemi dot nga shtrati,
me miza, pa zë, do të jetë filmi,
e borë si sot deri sa të zbardhë..

http://tejkqyra.blogspot.com/search/label/Deg%C3%ABzhveshur

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...