Këto ditë doli nga botimi vepra e parë e Jusuf Bislimit, “Kush e zgjon Ditën”. Është vepër që autori ua ka dedikuar botës së të vegjëlve. Autori në fjalë për herë të parë na del më këtë vepër në vargje, e cila i gëzon fëmijët. Ai, duke e njohur botën e shkollarëve të vegjël, e realizoi, më në fund, dëshirën. Jusuf Bislimi është marrë qysh heret më shkrime letrare si nxënës i shkollës fillore e më vonë edhe gjatë studimeve për pedagogji. Ai në një kohë jo aq të largët, ka botuar poezi nëpër shumë gazeta e revista tona, si janë: “Pionieri”, “Rilindja për fëmijë”, Flaka e vëllazërimit”, “Shkëndija”, etj. Pra, vepra në fjalë është një lloj “lekture” për shkollarët e vegjël. Kjo është ajo “magjia” e fjalës së bukur, e cila i bën fëmijët ta duan jetën, atdheun (Kosovën), vendlindjen, zogjët, bujkun, bariun, pranverën, dallëndyshet, gëzimin, bukëpjekësin, pilotin e vogël, nënën, babain, vëllaun, shokun, zilet e shkollës, ditën e parë në shkollë, mikun, diellin e shumë tema të tjera. Me këto krijime poetike, fëmijët jetojnë me “ëndrra” dhe rriten plot gaz.
Rriten shend e verë me ato “belbëzimet” e tyre kur dëgjojnë se fshati i tyre e ka rrugën e asfaltuar, e ka dritën, ujin, jetën e bukur e çka jo tjetër. Edhe vargjet e kësaj vepre të J. Bislimit dalin të sinqerta dhe dalin nga thellësia shpirtërore e poetit. Vetë titulli i kësaj vepre është simbolike, për faktin se, çdo gjë që nis nga mëngjezi, niset e mbaron me të mbaren e jetës: me punën e bukëpjekësit, nënën punëtore, e cila përgatit mëngjezin, nxënësin që niset plot shend e verë në shkollë, zogjët e mëngjëzit që fluturojnë në qiell, bariu me t’bane që na bën kos, djath, punëtorin në fabrikë që punon për vendin për ta quar përpara e shumë të tjera. Ja, si shton poeti në “Kush e zgjon ditën”: “Kush e zgjon ditën?/ nxënësi për në shkollë/ çdo ditë vijon/ me zogjtë e mëngjezit/ fluturon e fluturon”, (f.61). Por, autori nuk e lë anash edhe plagën e kurbetit, plagë kjo që i ka tretur prindërit tanë për ta siguruar kafshatën e bukës për familjet e tyre. Ja, si shprehet autori në poezinë “Letra më e gëzuar”: “Mjaft në Gjermani/ bir unë punova/ as rritën tënde/ mirë s’e shijova”, (f. 66). Vepra ndahet në disa kaptina, si janë: vendlindjes i trokas në derë, ç’po këndon bilbili, ngrohtësi në shpirtin tim, zilja e shkollës e praruar dhe kaptina e fundit kur zgjohet dita. Libri ka 70 faqe, e botoi Shtëpia Botuese “Kurora” në Gjilan, 2011.(Tefik Selimi)
No comments:
Post a Comment