Behgjet Pacolli ka pranuar të heqë dorë nga kandidatura e tij për president. Ka qenë vetë Behgjet Pacolli që e ka konfirmuar këtë në takimin me kryeministrin Hashim Thaçi gjatë një darke të hënën mbrëma.

Behgjet Pacolli ka pranuar të largohet me kusht që të gjendet një kandidat konsensual në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e parakohshme...

Pasi Hashim Thaçi ka marr këtë pëlqim dhe pas takimeve me ndërkombëtarët, tani ftesa i është bërë LDK-së të propozoj emrat për kandidatë të mundshëm konsensual për president.
Megjithatë shkruan gazeta, Prof.dr.Isa Mustafa ka refuzuar të jap emra. Ndërsa propozimi tjetër i LDK-së që zgjedhjet të mbahen vitin e ardhshëm nuk është pranuar nga kryeministri Hashim Thaçi.
PDK dhe partnerët ndërkombëtarë po shqyrtojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve brenda tre muajsh. Të hënën dështuan përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për Presidentin e ri. Paraprakisht, Behgjet Pacolli pranoi të tërhiqet nga kandidatura dhe Isa Mustafës iu bë ofertë që ai ta japë emrin për President konsensual. Mirëpo, kreu i LDK-së e refuzoi këtë. Ai insiston në mbajtjen e zgjedhjeve në verën e vitit të ardhshëm.
Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, shtatë javë pas përfundimit të një cikli të gjatë zgjedhor, të nisur më 12 dhjetor të vitit të kaluar.
Përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Rastin Behgjet Pacolli, duket të kenë dështuar të hënën.

Një diplomat perëndimor ka thënë se autoritetet vendase dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë aktualisht nuk shohin zgjedhje tjetër të situatës, përveç shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.
“Në takimin që ka pasur Hashim Thaçi me Behgjet Pacollin të dielën në darkë, ky i fundit ka pranuar të tërheqë kandidaturën për postin e presidentit. Ish-kryetari i AKR-së është pajtuar që kryeministri të nisë përpjekjet për gjetjen e një emri konsensual për postin e shefit të shtetit, në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e parakohshme”, citon kjo gazetë burimin ndërkombëtar.
Me rastin e largimit të presidentit Behgjet Pacolli, ka fituar e drejta kushtetuese, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj. Ai ka thënë se në këtë situatë nuk ka as humbës dhe as fitues, por ka përsëritur fuqishëm qëndrimin se vendit nuk i duhet aspak koalicioni i PDK-së me AKR-në.

Sipas mediave kosovare Fatmir Limaj ka theksuar se PDK-ja duhet që ta diskutojë në organet e saj vendimin e Gjykatës, dhe jo këtë të bëjë një individ i vetëm.
Për gjithçka që po ndodh, ai ka bërë përgjegjës kryeministrin Hashim Thaçi.

Ndërkohë, ai ka thënë se PDK-ja e ka humbur rastin shumë të mirë që ta bëjë prof.dr.Jakup Krasniqin president, sepse sipas tij, me 7 % të votave, Behgjet Pacolli nuk meriton më shumë sesa postin e Ministrit të Jashtëm.

I pyetur për mundësinë e kandidimit të shkrimtarit Adem Demaçit për president, ai ka thënë se Adem Demaçi është një personalitet që e unifikon popullin.

No comments:
Post a Comment