Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/05

E vërteta e vrasjes së Ded Gjo Lulit qëndron ndryshe e jo verzioni i gatuar komunist për 50 vite në Shqipëri





Nga Mr. sc. Nue Oroshi – Historian

http://kosova.albemigrant.com/?p=27938




Autorin e shkrimit Vrasja e Ded Gjon Lulit, z. Gani Qarri, nuk e njoh as si përson dhe as si studius, prandaj gjatë këtij reagimi nuk do të merrem fare me autorin e shkrimit, e as me motivet që e kanë shtyer z Gani Qarri që ta ripërseris një të pavertetë historike që për 50 vite me radhë është shkruar e përshkruar nga historianët komunistë në kohën e diktatorit antishqiptar Enver Hoxha. Por, do të sqaroj të vërtetën historike dhe shkencore të vrasjes së burrit të madh të Kombit Shqiptar Ded Gjo Lulit. Këto të pavërteta rreth vrasjes së Ded Gjon Lulit historiografia e kuqe komuniste i ka bërë me qëllim për t’ja humbur vlerën kombëtare familjes princore të Kapidan Gjon Marka Gjonit për tri arsye:
1. Që të gjuhet sa më tepër gurë e dru mbi familjen atdhetare të Kapidan Gjon Marka Gjonit që për pesqindë vjetë e udhëhoqi Mirditen në luftë kundër Perendorisë Osmane.
2. Që me të gjitha metodat të shkatërrohet kjo familje atdhetare, pasiqë dy djemt e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Kapidan dr Mark Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku e kishin udhëhequr me plot sukses luftën antikomuniste jo vetëm në Mirditë por në mbarë Shqipërinë Etnike derisa ranë heroikisht.
3. Për të mbjellë urrejtje në mes të dy krahinave heroike Shqiptare Mirditës dhe Malësisë krahina të cilat gjithmonë bashkëpunuan me njëra tjetrën për të mirën e kombit shqiptar, për këtë flet edhe fakti që trimi i Malësisë Ded Gjon Luli nuk i kishte rënë në dorë Knjaz Nikollës së Malit të Zi pas përfundimit të kryengritjes së Malësisë por kishte gjetë strehim dhe mikpritje pikërisht në Mirditën kreshnike. Në Mirditën e cila në mbrojtje të Ded Gjon Lulit dha shtatë djemë më të mirë të saj.
Para se ta bëjmë sqarimin në baza shkencore dhe historike rreth vrasjes së Ded Gjon Lulit do ti japim disa të dhëna të shkurtëra historike lidhur me kontributin kombëtar të familjes princore të Kapidan Gjon Marka Gjonit, që rrjedhë direkt nga vëllai i Lek Dukagjinit, Pal Dukagjini, që lexuesit dhe studiuesit të kenë mundësi që, së paku shkurtimisht të njihen me kontributin e kësaj familje princore të Kapidanit të Mirditës.

Pak gjeneologji
Kur Principatat Arbërore me qendër në Durrës, Shkodër e Artë, filluan dobësimin e tyre kur shteti i Gjergj Kastriotit filloi rënien pas vdekjes se Gjergjit në vitin 1468, si dhe kur dukagjinasit u dobësuan tej mase, me depërtimin e osmanlinjve në viset Arbërore, filluan shpërngulje masive dhe lëvizje të mëdha të popullatës Arbërore përtej viseve të Adriatikut. Por njërit nga vëllezërit e Lek Dukagjinit, konkretisht, Pal Dukagjini, më tepër i pelqeu shkrepat, kreshtat dhe ato bjeshkë te bukura të Mirditës kreshnike dhe u vendos njëherë e përgjithmonë në Grykë të Oroshit, në atë grykë ku për pesë shekuj shqiptarët në Mirditë qëndruan me një heroizem të paparë. Dhe, nga Pal Dukagjini rrjedh familja e Kapidan Mark Gjon Markut udhëheqësit trashëgimor të Krahinës së Mirditës. Kjo gjeneologji duket kronologjikisht në këtë mënyrë:
Pal Dukagjini, i biri Kol Pal Dukagjinit. Nga Kola rrjedh Mark Kol Pal Dukagjini, nga Marku rrjedh Gjon Mark Kol Pali apo Gjomarku I-rë, nga Gjon Marku I-rë rrjedh Marka Gjoni I-rë, nga Marka Gjoni I-rë rrjedh Gjon Marku II-të, nga Gjon Marku II-të rrjedh Llesh Gjoni I-rë.
Më pas, trungu gjeneologjik i kësaj familje arbërore ndahet në tri pjesë: Preng Lleshi, Lleshi i Zi dhe Dod Lleshi. Nga familja e parë e Preng Lleshit që njëherit trashëgon derën e Gjon Markut, sepse ishte vëllai i parë, rrjedhin Dod Prenga, Nikoll Doda, më vonë Dod Doda dhe Bib Doda e nga Bib Doda rrjedh atdhetari Prenk Bib Doda. Me vrasjen e Prenk Bib Dodës, i cili nuk lë pasardhës, drejtimin e udhëheqjes së derës së Kapidanit të Mirditës e merr barku i Lleshit të Zi, ku pason kjo renditje: Mark (Mar) Lleshi, Ndue Lleshi dhe Dod Lleshi; nga Mark (Mar) Lleshi do te rrjedhë Gjon Mark (Mar) Lleshi, e nga Gjon Mark Lleshi do të rrjedhin Llesh Gjoni, Marka Gjoni, Ndue Gjoni dhe Ded Gjoni, ndërsa nga Llesh Gjoni do të rrjedhin Dod Lleshi dhe Preng Lleshi; nga Marka Gjoni do të rrjedhë Gjon Marka Gjoni e nga Ndue Gjoni, Lleshi e Kola; nga Dod Lleshi, Frrok Doda e Zef Doda; nga Prenk Lleshi -Nikoll Prenga; nga Lleshi e Kola, Ndoi, Gjoni e Kola, ndërsa nga Gjon Marka Gjoni rrjedhin pesë djem (i pari kapidan dr. Mark Gjon Marku, i vrarë në luftë kundër komunizmit, i dyti kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhëhoqi për gjashtë muaj luftën antikomuniste në Mirditë dhe për 45 vjet Bllokun Kombëtar Indipendent dhe kapidan Llesh Gjon Marku i vrarë në luftë kundër komunizmit si dhe dy vëllezërit më të vegjël, Deda i cili mbajti 45 vite burg dhe internim në kohën e Komunizmit në Shqipëri, si dhe Nikolla udhëheqës i Blokut Kombëtar Independent). Dhe, kur i bën nje vështrim shekullor kontributit të kësaj familje kapidanësh, shikon se të gjithë këta kapidanë të Mirdites, prej Pal Dukagjinit e deri në ditet e udhëheqësit të luftës për Shqipërinë Etnike, Kapidan Dr. Mark Gjon Markut, çdo brez u vra në mbrojtje të atdheut në luftëra të ndryshme. Japim faktet e pamohueshme: Në vitin 1500 Gjon Marku I-rë ka nxjerrë autonominë e Mirdites; Mark Gjoni në vitet 1600 ka përzënë agjentët e Begollit prej Mirdite; Gjon Marku i dytë ka mbetur në luftë në rreth të Peqinit në vitin 1775; Llesh Gjoni I-rë ka bashkuar Fandin me Mirditë dhe është vrarë prej turqve; Prenk Lleshi ka vdekur në vitin 1815 prej plagëve të marra në luftë kundër Malit te Zi; Dod Prenka ka vdekur në Kotorr i helmuar nga turqit; Bib Doda ka vdekur në Shkodër i helmuar prej turqve ndërsa trupi i tij u la jasht për disa netë ku një pjesë e trupit të Bib Dodës është ngrenë nga qentë endacakë mu sikur Pjetër Bogdanin e madh; Prenk Bib Doda është vrarë në afërsi të Lezhës nga të shiturit qe ishin në shërbim të sllavëve; Lleshi i Zi në vitin 1812 ka marrë Dibren duke ngritur Mirditen në pesë bajrakë si dhe ka bashkuar bashkë me Mirditë edhe katër bajrakët e Lezhës duke bërë Mirditen në 12 bajraqe. Është vrarë prej shërbëtorëve te Turqisë. Në luftë për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar kjo familje kapidanësh ka dhënë edhe Mark Lleshin, Ndue Lleshin e Dod Lleshin. Gjithashtu në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombetar nga kjo familje janë vrarë edhe Llesh Gjoni e Ded Gjoni, Frrok Doda, Nikoll Prenga e deri tek udhëheqësi i luftes për Shqipërinë etnike, kapidan dr. Mark Gjon Marku, i cili u vra në natën në mes të 13 e 14 Qershorit 1946, dhe më vonë heroikisht do të bie në vitin 1947 edhe vëllai i tretë i kapidan dr. Mark Gjon Markut, kapidan Llesh Gjon Marku. Nga ky përshkrim i shkurtër gjeneologjik del se familja e kapidanëve të Mirditës prej Pal Dukagjinit e deri tek Kapidan dr Mark Gjon Marku për 500 vjet ishin në shërbim të mbrojtjes se identitetit kombëtar qe u rrezikua dhe erdhi deri në prag të shkatërrimit nga pushtuesit e ndryshëm aziatikë e karpatianë të përkrahur nga shqipfolësit e ndryshem, që ishin të mjerë shpirterisht dhe të shitur poshtërsisht.

Ded Gjo Luli u vra nga dora e kriminelit serb, kapedan Gjura

Në këtë shkrim, zoti Gani Qarri, citon komplet variantin e historianëve komunistë, që këto gjëra i bënin vetëm e vetëm që ta degradojnë kontributin kombëtar të familjes princore të Kapidanave të Mirditës. Madje ky variant i vrasjes nuk ka asnjë argument historik përpos rrëfimeve të trilluara kinse këto gjëra i paska thënë Nora, reja e Dedë Gjon Lulit, -pra përralla të imagjinuara që ka mundur t’i pjellin vetëm mendje të sëmura të historianëve të kuq të cilët shkruanin për qefë të udhëheqsit të tyre. Qika e babës e qika e nanës. -Jo zoti Qarri, Mirdita dhe Mirditorët nuk e lanë vetëm Ded Gjon Lulin. As nuk e lanë në përcjellje të grave por ia dhanë me vete shtatë djem Mirditorë të cilët u sakrifikuanë në moshën më të re për nderë, besë e burrni dhe për mos ta prerë asnjëherë mikun në besë, se, kjo ka qenë traditë e Mirditoritë nëpër shekuj. Ded Gjon Luli është vrarë nga dora e kriminelit serb Kapetan Gjura. E vërteta historike e vrasjes së këtij vigani të Malsësisë dhe mbarë Shqiptarisë është kështu: Serbët pas hyrjes në Mirditë filluan akte violence dhe terrori. Plaqkitën dhe dogjën Abacinë e Oroshit dhe vilën e Monsinjor Doqit, në maje të Malit të Shëlbuemit në Malin e Shejtë. Populli i Mirdites filloi me jetue nën Terror. Tue pa këto akte terrorizmi Ded Gjo Luli kujtonte se, mund t’i bindte serbët që mos të terrorizojnë popullin dhe pa e pyet askënd, vendosë me shkue në komandën e ushtrisë serbe, me i thanë komandantit ta ndalonte dorën. Megjithë këshillat e këshillit të te parëve që mos të shkonte atje, se shkau është i pabësë, ai vendosi me shkue. Tu mos mundë me bindë me hjekë dorë prej atij qëndrimi, Mirditasit ia dhanë shtatë burra për ta shoqërue, dhe emrat e të cilëve janë këta: 1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3.Zef Ndue Gjoka, 4.Preng Qup Deda, 5.Preng Gjok Skana, 6.Bib Marlula, dhe 7.Llesh Deda.
Porsa mbërrijtën në komandën serbe, që ishte vendosun në Abacinë, e pa i lënë shtek të paraqiste ankesën, i qarmatosin dhe i lidhin, e Ded Gjo Lulin e qojnë në rrafshnaltën që quhet Sheshas, e aty e pushkatojnë, kurse të shtatë burrat i qojnë në Breshten (Pyllin) e Oroshit, në Mal të Shejt, e atje në grykë të shpellës së Akullit, që është 15 metra e thellë në tokë, jua nxjerrin shpirtin duke i therë me bajoneta, e ashtu të gjallë i hedhin mbrenda ku kanë vdekë të ngrimë.

Në vend të përfundimit

Për të parë se kush ishin komunistët, në mesin e shumë fakteve, po e sjellë vetëm një dialog të pazakontë të zhvilluar në mes të atdhetarit Prenk Cali dhe kriminelit Mehmet Shehu. Kryekomandanti kriminel Mehmet Shehu në një shkëmbim fjalësh me Prek Calin atëherë të lidhurë këmbësh e duar në Rapshë të Hotit, pasi e zunë me tradhëti komunistët, në rrugën për në Shkodër e zhvilluan këtë Dialog. Kryekrimineli komunist Mehmet Shehu i drejtohet Prenk Calit me këto fjalë: E more Prenk Cali të pat ardhur dita ta mbyllje historinë tënde me shkronja ari po t’ishe bër me ne komunistat. Pse bëre kështu. E drangonji i Malësisë Prenk Cali i përgjigjet: Zotni, faji bjen mbi ju komunistat, se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor me Serbinë“, iu përgjigj burrnisht Prenk Cali.
Prandaj, zoti Qarri, është koha e fundit që ata që dëshirojnë të merren me studimin e historisë mos të bazohen asnjëherë në argumentët e atyre që u bënë me armikun tonë shekullorë serb, siç e tha burrnisht Prek Cali, edhe pse e dinte se po shkonte drejt pushkatimit. Kështuqë studiuesit seriozë mos të përdorin burimet e fallsifikuara historike komuniste, sepse ky brum që është gatuar në elaboratet pansllaviste është brum i thartuar.Por të bazohemi në fakte shkencore, edhe pse faktet dhe argumentet shkencore shpeshëherë janë kokforta por historia duhet të shkruhet ashtu siç ka ndodhë dhe jo ashtu siç kanë dëshirë disa të ketë ndodhur. Prandaj, ne të gjithë duhet të punojmë që në këtë 100 vjetorë të Kryengritjes së Malësisë, Ded Gjon Lulit t’i ipet vendi i merituar në Historinë Shqiptare si njëri ndër udhëheqsit e Kryengritjes se vitit 1911, që i parapriu shpalljes së Pavarsisë së Shqipëris.

Gani Qarri:Dedë Gjon Luli; Jetë e shkrirë në luftë kombëtare

Në kujtim të 100 vjetorit të luftës së Malsisë Madhe









Ishin periudha të vështira dhe vendimtare ato,kur popullit tonë nën robërinë afro 500 vjeçare ,për lëvizjet e reja që kishin zënë fill në Ballkan dhe Evropë i duheshin më shumë se kurrë më parë,patriot të vërtetë, të gatshëm për flijime të mëdha dhe luftëra të vështira që do të zhvilloheshin ,për çlirim kombëtar.

Në Familjen e Gjon Lulit,pas një pritje të gjatë,do të lindte,një kolos i tillë i cili do të bëhej shembulli më i mirë i luftërave kombëtare të atyre viteve me vetëflijim personal dhe familjar në historinë shqiptare të atij shekulli. Në vjeshtën e vitit 1840,në Traboin,Gjon Lulit i kishte lindur djali i parë dhe i vetëm në shtëpinë e tij i cili kishte trashëguar emrin e gjyshit,Dedë Broçit. Ai edhe pse trupvogël në kuvendet e malësorëve njihej për dije të gjerë dhe trimëri të mëdha në ato anë. Deda qysh në moshë të re ishte martua me Prende Gjeloshin nga Selishta e Grudës,me të cilën kishte pasur katër fëmijë,dy djem dhe dy vajza të cilët i pati krah gjatë gjithë luftërave kombëtare për mbrojtjen e Atdheut. 

Sipas rregullave të kanunit, bajraktar i fisit të Hotit ishte familja e Çun Mulajve,kurse Dedë Gjon Lulit në hierarkinë e fisit i takonte vendi dytë, por me aftësitë që kishte treguar qysh i ri,dhe trimëritë e dëshmuara luftarake që në moshën 21 vjeçare, nga momenti kur i kishte shkuar në ndihmë edhe Oso Kukës, Dedë Gjon Luli i Hotit, "1840 - 1915) u kthye ndër figurat më të mëdha që pati shqiptaria duke u bërë i pari në kuvend burrash dhe në kushtrim luftërash për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Malësi dhe Shqipërinë, kudo. 






Formimi i lidhjes shqiptare të Prizrenit me 10 Qershor të vitit 1878

Pas luftërave ruso-turke të viteve 1877-1878), me 3 mars të vitit 1878 ishte mbajtur takimi i Shën Stefanit me ç`rast ishin marrë vendime në dëm të disa fuqive të mëdha e veçanërisht në dëm të Austrohungarisë,ndaj ato fuqi kishin vendosur për mbajtjen e Kongresit të Berlinit,punimet e të cilit do të zgjasnin që nga 13 qershori deri me 13 korrik të vitit 1878. ku do të ishin rishikuar edhe një herë vendimet me të cilat dëmtoheshin interesat e fuqive të mëdha e veçanërisht interesat e Austro-Hungarisë,por çështja e Popullit shqiptar nuk ishte shqyrtuar dhe as pranuar kombi ynë , përkundrazi me vendimet e atij kongresi, me të cilat ishte dakorduar edhe Turqia, ishin dëmtuar shumë interesat e Shqipërisë dhe çështja jonë kombëtare,pasi ishte vendosur që trojet tona etnike dhe disa pjesë të atdheut tonë, fshatra dhe qytete, tu ipeshin vendeve hegjemoniste fqinje. 

Nën rrethanat e zhvillimeve të reja ndërkombëtare,me një paraprirje kohore afro pesë-javëshe para se të fillonte punimet Kongresi i Berlinit,pikërisht me 10 Qershor të vitit 1878 ishte formuar Lidhja shqiptare e Prizrenit si organizata e parë politike dhe ushtarake shqiptare e cila në gjithë historinë e ekzistencës së popullit shqiptar, për herë të par, paraqitej me një platformë dhe program gjithëkombëtar ,për realizimin e të cilave,Lidhja Shqiptare,në vitet pasuese do të bënte përpjekje me të gjitha kapacitetet e saja njerëzore dhe ushtarake për mbrojtjen e të gjitha trojeve tona kombëtare, me aktivitete të kombinuara diplomatike dhe luftë të armatosur,deri në vitin 1881. 

Në lidhjen shqiptare të Prizrenit, përfaqësoheshin të katër vilajetet shqiptare, madje Malësia si pjesë e vilajetit të Shkodrës, kishte 6 përfaqësues, Shkodra dy dhe Podgorica një. Nga Kryesia e Lidhjes së Prizrenit,për trimëritë e treguara në luftërat e zhvilluara dhe aftësitë e dëshmuara në udhëheqje, Dedë Gjon Luli, ishte zgjedhur udhëheqës ushtarak i Hotit dhe zëvendës komandant i përgjithshëm i forcave të Lidhjes Shqiptare për Shkodrën. Ky Luftëtar i lindur për pushkë e luftëra,trimëritë e tij i dëshmoi qysh në moshën 21 vjeçare në luftën e Vraninës ku Dedë Gjon Luli i kishte shkuar në ndihmë Oso Kukës,trimit që luftoi deri në frymën e fundit kundër malazezve, dhe në momentet kur po i ngushtohej rrethimi,Oso Kuka i kishte vënë zjarrin kullës së tij, për të mos rënë i gjallë në duart e malazezve.

Lidhjes shqiptare të Prizrenit i duheshin organizim i njëmendët dhe veprime të shpejta ngasePas vendimeve të Kongresit të Berlinit për dorëzimin e tokave shqiptare,vendeve fqinje, forcat turke largoheshin nga pozicionet të cilat duhej ti zinin forcat e lidhjes shqiptare të degës së Shkodrës,para se t'i pushtonte ushtria malazeze duke u konfrontuar shpesh me ushtritë e tyre pushtuese. Dedë Gjon Luli kundër malazezëve,kishte luftuar edhe në vitet 1880-1881 dhe Ai tashmë i kishte bindur të gjithë se ishte mjeshtër i rrallë i luftës dhe shfrytëzimit të terrenit të cilin e njihte me pëllëmbë në ato anë, duke mos u koritur asnjëherë përballë armikut,e as atëherë kur u priu forcave shqiptare,me pushkë në dorë kundër ushtrisë së Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte, ish shqiptari i dikurshëm i Fisit të Kuqit i kthyer në malazez-Mark Milani,me të cilin Dedë Gjon Luli, në krye të 18 trimave të zgjedhur të Hotit dhe Grudës,do të matej tek ura e Rrzhanicës ,duke i thyer me turp ushtarët e Mark Milanit,ku malësorët me lavdinë e fitores së tyre të re, shkruan edhe një faqe të ndritur në historinë kombëtare shqiptare.

Ushtria malazeze kishte organizuar edhe disa sulme me 23 dhe 24 prill, që të pushtonte pozicionet e ushtrisë shqiptare, por pa sukses ngase Forcat e Hotit dhe të Grudës të udhëhequra nga Ismail Marku dhe Baca Kurti thyen sulmet e armikut malazez dhe me qëndresën në frontin e Hotit dhe të Grudës i cili zgjati për disa muaj,tendencat malazeze për pushtimin e Hotit dhe Grudës kishin dështuar.

Siç dihet nga historia, në pranverën e vitit 1881, Hoti dhe Gruda ishin djegur nga turqit dhe Dedë Gjon Luli për afro tri vite, ishte detyruar ta linte malësinë dhe të strehohej në shtëpinë atdhetare të Binak Alisë së Krasniqes dhe të Mehmet Shpendit në Shalë të Dukagjinit,por luftëtarët shqiptar me Dedë Gjon Lulin në krye, nuk ishin dorëzuar,ata po prisnin rastin e përshtatshëm për tu kthyer në Malësinë e tyre dhe me 26 prill të vitit 1883 në Kuvendin e mbajtur në Kastrat, kishin vendosur të formonin "Lidhjen e Vogël" e cila jo vetëm se do ta kundërshtonte dhurimin e tokave tona vendeve fqinje nga Turqia por edhe do të mbronte trojet shqiptare me armë në dorë nga sulmet e pareshtura pushtuese të Malit të Zi. 

Kështu që Hafiz Pasha në qershor të vitit 1883 do të organizonte një ekspeditë ushtarake ndëshkimore për çarmatosjen dhe nënshtrimin e Malësisë së Madhe,për ti detyruar me forcë shqiptarët që të pranonin dorëzimin e tokave të tyre, duke djegur Kastratin, Hotin e Grudën,me ç`rast luftime të ashpra ishin përhapë edhe në Spi, Qafë Kishë dhe Traboin,ku forcat mbrojtëse të udhëhequra me shumë sukses nga Dedë Gjon Luli të cilëve me ardhjen në ndihmë të Hotit, Grudës dhe Trieshit,e kishin detyruar Hafiz Pashën që të kërkonte armëpushim.

Pas luftërave të Serbisë me ushtrinë e Perandorisë Osmane,gjatë viteve 1876-1881, ajo e ndihmuar edhe nga Rusia,kishte arritur që në vitin 1878 ti pushtonte; Pirotin,Prokuplen,Toplicën, Sanxhakun e Nishit dhe pjesë të Kosovës verilindore nga të cilat kishte përzënë të gjithë shqiptarët që jetonin atje,duke bërë spastrimin e plotë etnik dhe aneksimin e tyre. Kurse Malit të zi iu kishin dhënë për fillim,trojet e shkëputura shqiptare si Fudnat, Koja dhe Trieshi.

Luftëtarët shqiptar ,përveç luftës fizike në frontet e mbrojtjes së trojeve të tyre, ata kishin bërë përpjekje edhe në mënyrë diplomatike për ruajtjen e integritetit territorial,duke iu drejtuar konsujve evropian me kërkesa të formuluara në formë të shkruar, përmes letrave që ua kishin dërguar atyre, duke ua bërë të qartë se nuk i pranonin vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit dhe se ishin betuar që tokat e tyre, të mos i lëshonin pa luftë. Këto letra i ishin dërguar ambasadorit të Austrisë, me 1 mars të vitit 1880 dhe me 4 Prill të po atij viti edhe konsujve tjerë evropian në Shkodër.

Por, përkundër të gjitha përpjekjeve diplomatike dhe luftarake të shqiptarëve për mbrojtjen e tërësisë së tyre territoriale, fuqitë e Mëdha dhe Turqia,pa i pyetur shqiptarët fare , bënin tregti me trojet tyre duke i shitur shumë lirë ato,pjesë të mëdha të të cilave u kishin falur vendeve hegjemoniste fqinje.

Sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, Porta e Lartë duhej që Malit të Zi t'ia dorëzonte edhe Ulqinin,mirëpo Ushtria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit "Dega e Shkodrës" nën udhëheqjen e Mehmet Becit, Mehmet Gjylit, Sali Hylës, etj. bashkë me popullsinë vendase kishin kapur armët për ta mbrojtur me luftë të armatosur Ulqinin,por me gjithë luftën heroike kundër ushtrisë turke nën komandën e Dervish Pashës dhe presionit të pa ndërprerë luftarak të Flotës ndërkombëtare të komanduar nga admirali anglez Sejmur, për dorëzimin e Ulqinit, forcat mbrojtëse vullnetare ishin thyer,dhe me 26 nëntor të vitit 1880,forcat pushtuese turke bashkë me ato të flotës ndërkombëtare, i kishin dorëzuar Malit të Zi,Ulqinin.Lidhja Shqiptare e Prizrenit,që nga formimi me degët e saj në të gjitha trojet shqiptare, ishte shtylla kryesore e luftërave për mbrojtjen e tërësisë territoriale të shqiptarëve dhe paraprijëse e pavarësisë së popullit shqiptar,nga Turqia. Kryengritjet shqiptare me gjithë dëmtimin e përkohshëm,frymën e tyre patriotike dhe idealin për çlirim kombëtar, turqit nuk arritën ta shuanin kurrë, Ndaj pas përpjekjeve të shumta e të pa ndërprera,rifuqizimi dhe përhapja e përgjithshme e kryengritjeve të tyre për çlirim kombëtar nga Turqia do të arrihej që nga viti 1909 të cilat do të vazhdonin, hovshëm me 1910 në Kosovë dhe 1911 në Malësi të madhe,për tu përhapur në të gjitha trojet shqiptare, duke mos pushuar asnjëherë deri te çlirimi nga Turqia dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë. 


Kryengritja e Malësisë së Madhe me 1911

Kryengritja e vitit 1910 në Kosovë e udhëhequr nga Idriz Seferi,Isa Buletini, Bajram Curri ,Mic Sokoli, e të tjerë do të rishfaqej në përmasa të reja e shpejt dhe e fuqishme tanimë në Malësinë e madhe, nën udhëheqjen e Dedë Gjon Lulit të Traboinit të Hotit, ku përveç luftërave me turqit,Malësorët u dashtë të luftonin në dy fronte edhe kundër ushtrisë malazeze,të cilët shfrytëzonin çdo rast për pushtimin e trojeve tona. Gjatë kryengritjeve shqiptare të viteve 1910- 1911 kundër xhonturqve,shumë familje shqiptare ishin detyruar të iknin në mal të zi,fatkeqësinë e të cilëve e keqpërdorte qeveria Malazeze,pikërisht në kohën kur shqiptarët zhvillonin luftime për çlirimin e trojeve të tyre nga Turqia,Mali i zi ua ndaloi të gjitha ndihmat madje edhe bukën, refugjatëve shqiptar duke u mundu ta përdor fatkeqësinë e tyre për pretendime territoriale ndaj Malësisë dhe vet qytetit të Shkodrës.
Mali i Zi që me 14 mars të vitit 1911, për ti nënshtruar shqiptarët me uri,ua kishte ndërprerë të gjitha ndihmat refugjatëve të luftës,në momentet më të vështira të përgatitjeve për luftërat shqiptaro turke. Madje edhe pse, Isa Buletini dhe Dedë Gjon Luli,kishin hedhur poshtë tendencat e krajl nikollës, që Kryengritja të fillonte e papërgatitur dhe e pa koordinuar me viset tjera shqiptare, malazezët me qëllim të dështimit të kryengritjes shqiptar, kishin informuar si Turqit-ashtu edhe Fuqitë e Mëdha se malësorët do të fillonin kryengritjen që me 28 mars të vitit 1911,gjë që më në fund i kishte detyruar shqiptarët, që ta nisnin kryengritjen jo vetëm para kohe dhe para përfundimit të përgatitjeve të duhura, por edhe 4 dit përpara datës së paralajmëruar nga malazezët, duke filluar me 24 mars vitit 1911 nga malësorët e Hotit, të udhëhequr nga Dedë Gjon Luli,për tu përhapur me shpejtësi në Grudë,Kelmend dhe Kastrat.

Kryengritësit e Malësisë së Madhe me 30 mars të vitit 1911 u kishin drejtuar edhe një memorandum Fuqive të Mëdha të nënshkruar nga Muharrem Bushati, Isa Buletini, Dedë Gjon Luli, Sokol Baci, Abdulla Aga, Preng Kola,Mehmet Shpendi, e të tjerë,përmes të cilit kërkohej të njihej zyrtarisht kombi shqiptar,paprekshmëria e trojeve tona, njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të katër vilajetet e Shqipërisë etnike,hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, që nëpunësit në zyra dhe gjyqe në Shqipëri të ishin shqiptarë, ushtarët shqiptarë të mos shërbenin jashtë trojeve shqiptare dhe tatimet shtetërore të përdoreshin për nevojat në vend
Për Kryengritjen e re,shqiptarët u përpoqën që përmes atdhetarit të njohur Nikollë Ivanaj dhe patriotëve të tjerë të çështjes kombëtare,në fillim të siguronin përkrahjen e qeverisë italiane,por Roma nuk ishte e interesuar të ndihmonte kryengritjen e malësorëve shqiptar,madje ajo që nga shkurti i vitit 1911, kishte ndaluar edhe vullnetarët arbëresh,për pjesëmarrje në kryengritje dhe çdo ndihmë të mundshme që mund t’u jepej kryengritësve shqiptarë, me arsyetimin se kryengritja dëmtonte interesat diplomatikë të Italisë, kurse Qeveria austro-hungareze,kishte kërkuar nga Porta e Lartë që t’u pranoheshin një numër i të drejtave,të shqiptarëve. 
Organizimi i Kryengritjes shqiptare u ndihmua për aq sa mundej,brenda dhe jashtë vendit nga atdhetarët; Nikollë Ivanaj, Hilë Mosi,Luigj Gurakuqi,Ismail Qemali, dhe Përfaqësues tjerë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ,të cilët përveç Italisë, bënë përpjekje për të siguruar edhe përkrahjen e shteteve fqinje,por kryengritja e malësorëve i kishte tronditur shtetet hegjemoniste fqinje të cilat kishin pretendime territoriale ndaj tokave shqiptare që nga Mali i Zi, Serbia dhe Greqia e deri te Bullgaria kështu që Serbia,jo vetëm se nuk pranoi kërkesat për ndihmë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,por bashkë me Qeverinë e Malit të Zi,penguan me çdo mjet dhe mundësi, kryengritjen shqiptare që ajo të fitonte karakter gjithë-kombëtar.




Ngritja e Flamurit Kombëtar me 6 Korrik të vitit 1911 në Deçiç

Shqiptarët luftonin edhe një herë të vetmuar kundër perandorisë turke e cila me 13 maj të vitit 1911, me rreth 40 mijë ushtarë dhe artileri të rëndë, të udhëhequr nga Turgut Pasha,kishte filluar sulmin kundër Malësisë së Madhe, kur çetat e malësorëve të prira nga Dedë Gjon Luli numëronin rreth 3500 luftëtar. Por,Malësorët të udhëhequr nga Dedë Gjon Luli sulmit të ushtrisë turke iu kishin përgjigjur me luftime të rrepta dhe të përgjakshme që nga treva jugore e Shkrelit deri në Dinoshë. Përpjekjet e turqve për marrjen e Deçiçit ishin larë me gurra gjaku ku Dedë Gjon Luli edhe pse në moshë të shtyrë, përkrah dy djemve të tij, Kolës dhe Gjergjit,të së re`së- Norës dhe malësorëve të cilët jo vetëm se luftuan me shumë suksese por zunë edhe shumë armë e municione, me të cilat ishin hidhur edhe në sulme kundër pushtuesve turq. Lufta e malësorëve trima ishte ndër më të rreptat e të gjitha kohërave,bile edhe më e rreptë se vetë shkreptimat e rrufesë të cilën Dedë Gjon Luli e kishte drejtuar me shumë sukses duke mos u ligur as atëherë kur bashkë me 20 hotjanët e vrarë në luftë, kishte rënë edhe djali i tij 22 vjeçar,Gjergji.

Pas humbjeve të mëdha të turqve, Turgut Pasha kishte tentuar edhe një herë ti mashtroj malësorët me premtime për falje,për t’u ndërtuar shtëpitë e djegura,për t’u dhënë ndihmë me para etj. por lufta e malësorëve nuk kishte të ndalur e cila Piedestalin e shkëlqimit në heroizmin e saj kjo luftë kombëtare e arriti me 6 Korrik të vitit 1911 kur në Bratile të Deçiçit u ngrit Flamuri Shqiptar i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, nga kryengritësit malësor nën udhëheqjen e Dedë Gjon Lulit të Traboinit.

Mbas fitores së malësorëve shqiptar mbi turqit,porta e lartë e kishte shkarkuar nga pozita dhe larguar nga Shqipëria,Turgut Pashën kurse Ethem Pasha,duke u tërhequr në drejtim të Gjakovës kishte rënë në pritën e çetës së Bajram Daklanit, ku ishte plagosur rëndë, dhe kishte vdekur në spitalin e Shkupit.

Sipas informatave të kohës, në luftën kundër shqiptarëve,nga rreth 40 mijë ushtarët e angazhuar turq,mbi shtatëmijë ishin vrarë në beteja. Ndaj edhe Lufta heroike nën udhëheqjen e Dedë Gjon Lulit e cila kishte zgjatur afër katër muaj, kishte mahnitur gjithë opinionin vendor dhe ndërkombëtar,duke arritur një fitore të shkëlqyer të kryengritësve shqiptar.

Dedë Gjon Lulin,si pashallarët turq ashtu edhe shovinistët malazez, përkundër gjithë atyre luftërave të zhvilluara ,nuk do të arrinin ta përkulnin asnjë herë,dhe megjithë gëzimin e pa masë që ai do ndjente me rastin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor të vitit 1912, në mbrojtjen e trojeve të së cilës, në mënyrë të veçantë për mbrojtjen e Hotit dhe Malësisë,Dedë Gjon Luli dha çdo gjë, për çka edhe Ismail Qemali,në shenjë nderimi për atdhetarizmin e tij të kulluar kombëtar, këtë burrë të madh të kombit - do ta quante me krenari; “Pushkë e ngrehur për Shqipërinë”. Por që në vitin 1913 Dedë Gjon Luli do dëshpërohej thellë në zemër nga vendimet e konferencës së ambasadorëve në Londër për t’ia dorëzuar Hotin dhe Grudën Malit të Zi.

Dëshpërimi i tij do ta arrinte kulmin,me 6 Prill të vitit 1913 kur pushtuesit malazezë, në befasi kishin pushtuar Malësinë e madhe ,për të cilën Dedë Gjon Luli me malësorët trima dha çdo gjë,duke mos pranuar ofiq as para ,në këmbim të Atdheut,kurse tani bashkë me 560 familje shqiptare nga këto troje,do të shpërnguleshin nga vatrat e tyre shekullore për tu vendosur në afërsi të Shkodrës,ku do të formonin lagjet e veta, të quajtura; Hoti i Ri dhe Gruda e Re, duke ikur në pleqërinë e tij të thellë nga pushtuesit malazez të cilët ia kishin pushtuar malësinë e tij të dashur dhe në Hotin ku dikur ai me bashkëluftëtarët, kishte ngritur me aq krenari Flamurin Shqiptar të Gjergj Kastriotit, sot,në vend të tij, valëvitet flamuri i pushtuesit malazez. 

Dedë Gjon Luli në Shkodër,do binte në kontakt me shumë atdhetar tjerë shqiptar,dhe si ushtar i devotshëm i kombit që ishte,ai mbeti gjithmonë në shërbim të atdheut,duke u gjendur çdo herë aty ku Vendi kërcënohej nga pushtuesit dhe tradhtarët,bashkë me malësorët trima,i gatshëm të hidhej në lufta të reja të bëhej shkrumb e hi derisa të ketë gjak ndër dej,për lirin e rrezikuar të kombit dhe për të mos ia fal kujt Shqipërinë.

Në shtator të vitit 1914,në fillim të Luftës së Parë Botërore, Dedë Gjon Luli i shqetësuar për fatet e Shqipërisë,do tu drejtohej për herë të fundit edhe me një letër të gjithë atdhetarëve shqiptar për mbrojtjen e trojeve tona deri në pikën e fundit të gjakut të tyre siç e meritonte rasti historik që të realizohej me sukses, pavarësia e Shqipërisë me moton"Shqipëria e Shqiptarëve"që i bashkoi të gjithë patriotët e kombit, pa dallim feje a krahine.

Lufta e Dedë Gjon Lulit ,ishte aq e madhe dhe historike,sa që askush dhe asnjëherë nuk mund ta zbehë shkëlqimin e saj diellor,me gjithë përpjekjet për hijëzimin e veprimtarisë së tij kombëtare që e bëri Dedë Gjon Lulin, të dashur dhe të pranueshëm për të gjithë shqiptarët, janë të dëmshme tendencat,për tërheqjen e Portretit të i tij shkëlqyes nga piedestali rrezatues i Diellit të gjerë kombëtar,që ngrohë të gjithë shqiptarët,për tu mbyllur në dhoma të ngushta murgjish fetar nën hijen e peisazheve surreale të vizatuara njëanshëm pas ngjarjeve të mëdha.







Në librin "Lufta për çlirim kombëtar" të P. Pepos, thuhet se Palokë Traboini,më 1911 kishte sjellë tre flamuj kombëtar nga Vjena e Austrisë dhe një nga ta i kishte dhuruar Dedë Gjon Lulit, i cili që "Ditën e diele, më 6 prill të vitit 1912 e kishte urdhëruar të birin Kolën që te kisha e Traboinit, ta shpaloste flamurin kuq e zi, dhe Kola i entuziazmuar kishte thirrur: "Shiko popull! Nji ky asht flamuri i Shqipnisë, i kuq me shqipe të zezë me dy krena" dhe nga gëzimi,Flamuri Kombëtar, ishte përshëndetur me një batare pushkësh nga të cilat kishin ushtue malet për rreth! Hare ma të madhe s'ishte pa ndonjëherë ndër Hot...!






Vrasja me tradhti e Dedë Gjon Lulit
Dedë Gjon Luli mbeti luftëtar i denjë kombëtar deri në çastin e fundit të jetës së tij kur edhe u vra me tradhti në moshën 75 vjeçare, në një prit të organizuar në Orosh të Mirditës. Edhe pse Pavarësia e Shqipërisë së cunguar nga konferenca e Londrës, ishte njohur nga shumë vende, armiqtë dhe tradhtarët e kombit shqiptar nuk pushonin së luftuari për ti zhdukur luftëtarët e mbetur të çështjes kombëtare dhe zhduk edhe atë pak Shqipëri që kishte mbetur nga trojet e pushtuara shqiptare gjithandej rreth e rrotull nga fqinjët tanë hegjemonist.

Në listën e atyre që duhej zhdukur ishte edhe Dedë Gjon Luli i cili për t'i dalë zot atdheut muaj me radhë kishte qëndruar edhe në malet e Pukës ku ishte përpjekur ti luftonte forcat anti kombëtare esadiste,derisa një ditë vjeshte,mercenarët e kishin kryer punën e vetë duke e vrarë Dedë Gjon Lulin me tradhti.

Nga gjendja e mjegulluar që mbulonte ato kohë të liga Shqipërinë,Dedë Gjon Luli kishte një parandjenjë të keqe, dhe sipas dëshmive të Norës, Nuses së djalit të Dedë Gjon Lulit-Kolës, e cila nuk iu kishte ndarë luftës kurrë, bashkë me Burrin dhe Vjehrrin e saj,ndaj edhe Dedë Gjon Luli kishte krijuar aq raporte prindërore ndaj saj sa që atë e quante "Djali ma i miri i Babës"! ndaj, pak kohë para se të vritej me tradhti,në qershorin e vitit 1915 i kishte lënë asaj edhe një testament, që në rastin më të keq, Nora të shiste ato pak gjëra që u kishin mbetur, për ti lar borxhet që kishin në Qytet dhe Malësi , sepse Dedë Gjon Luli kishte blerë armë e fishek dhe nuk donte, as pas vdekjes, të linte gjë peng.
Nora e dëshpëruar kur kishte marrë Testamentin, sikur të kishte marr mortjen e të vjehrrit,kishte parandier rrezikun e vdekjes së shpejtë të Dedë Gjon Lulit, gjë që pas dy muajsh edhe kishte ndodhur.
Sipas shënimeve nga Historia shqiptare, të bazuara edhe në dëshmitë e Norës, Dedë Gjon Lulin e kishin thirrur Gjonmarkajt në një mbledhje të fshehtë për Malësinë , e cila gjoja- do të mbahej në Orosh. Nora nga droja se do ti ndodhte gjë e keqe Dedë Gjon Lulit,e kishte lutur shumë;Babë Deda,i kishte thënë Nora , ta kam rixhanë- mos shko Babë, se ja druej sherrin asaj mbledhje!!! por Dedë Gjon Luli edhe pse shumë herë edhe në raste të vështira lufte e kishte dëgjuar Norën " Djalin ma të mirin të Babës" fatkeqësisht, kësaj radhe nuk e kishte dëgjuar , duke i thënë; Norë " Djali im më i miri" shtatëdhjetë e pesë vjet i bana, e fjalën peng kurrë nuk e kam lanë,kur më thirrën në atë mbledhje,u thash, po - do të vij, e tani vetëm nëse vdekja më ndal, se nuk e la pa shku. 
Nora si shumë herë tjera gjatë luftës edhe kësaj radhe vëzhgonte terrenin e rrugëtimit të tyre, ndaj edhe kishte hetu se diçka e keqe në Orosh do t'u ndodhte,madje kur ishin afrua pranë kullë së "mbledhjes" një nuse e shtëpisë, fshehurazi u kishte tregu se aty nuk kishte mbledhje, por ,ata ishin të tradhëtuem
Dhe sipas historianëve shqiptar kjo ishte Tradhtia e Esad Pashës ,në koordinim me miqtë e tij Gjonmarkajt të cilët bashkëpunonin me serbët, ata i kishin përgatitur Dedë Gjon Lulit një vdekje të tillë, të mistershme Trimit të Traboinit, të cilin do ta vrisnin në moshën e tij 75 vjeçare me 5 shtator të vitit 1915 në Sheshëz të Oroshit 

Në betejën e 29 gushtit të viti 1912,në mesin e 20 luftëtarëve të rënë ishte edhe djali i dytë i Dedë Gjon Lulit- Gjergji 22 vjeçar. Pas tre vjetësh në shtator të vitit 1915, do të vritej vetë Deda,kurse Djali parë i Dedë Gjon Lulit, Kola, do të largohej për afro tri vite në Itali nga ku do ti dërgonte Norës një letër në të cilën do ti shkruante, "Të lutem na i mblidh eshtrat" për tu kthyer edhe vetë nga Italia me 1918, me ç`rast edhe ai tre vjet pas të atit, do të vdiste i helmuar në Vlorë, duke shtuar edhe për një, numrin e dëshmorëve kombëtar për Atdheun nga Familja e ngushtë e Dedë Gjon Lulit.
Kështu që Norës- Re`së, së Dedë Gjon Lulit dhe gruas së Kolës, tanimë vërtetë nuk i kishte mbetur asgjë tjetër,përveç se tua mblidhte eshtrat e këtyre patriotëve e cila pas shumë përpjekjeve që bënë bashkë me bijën e Dedë Gjon Lulit,Nareja, ato arritën që në maj të vitit 1923, ti bartin eshtrat e Dedë Gjon Lulit prej Oroshit dhe ato të Kolës prej Vlore për ti sjellë dhe bashkuar në Shkodër.
Nora nuk iu kishte ndarë kurrë luftëtarëve,ajo me ndërresa nën sqetull,shkonte gjithkund me ta,shpesh herë edhe duke pri ndër shtigje të vështira të pusive deri që udha i çoi atje ku tradhtia përmes kurtheve të ngrehura, kishte futur në përdorim edhe bajonetat sllave për vrasjen e patriotëve kombëtar pas shpine,siq ndodhi me Dedë Gjon Lulin.



Vrasja me tradhti e një patrioti të tillë kaq të madh dhe të kulluar kombëtar, siç ishte rasti i Dedë Gjon Lulit, nuk ishte fundi as fillimi i tradhtive të mëdha, por ishte mënyra më e ligë e një praktike shumë mizore,e cila do të përdorej shpesh për likuidimin edhe të shumë patriotëve tjerë të kombit.
Dhe me 18 mars të vitit 1964 do të vdiste edhe Nora, pjesëmarrësja e të gjitha luftërave të lavdishme për çlirimin e vendit dhe bashkimin gjithë shqiptar,dhe dëshmitarja e fundit e një tradhtie të madhe mbi vrasjen në prit të një luftëtari të dëshmuar kombëtar .

Gani Qarri Cyrih, 24 Mars 2011



Palok Traboini ka lindur në prill të vitit 1888 në Trabojin të Hotit, në trojet që ndodhen në shtetin e Malit të Zi, në një familje që i takon fisit Gojçaj.


Palok Traboini (1888-1951)


Jeta

Kopertina e librit "Gjurmë në histori", të shkruar nga Kolec Traboini. 





Ka mbetur jetim në moshë të vogël dhe e ëma Nora, gjendur në varfëri, deshi ta çonte në Shkrel tek gjinia e vet, por vojvoda i Traboinit Dedë Gjo Luli, që kishte mendimin për të shkolluar një njeri nga Hoti, ku të gjithë ishin analfabetë veç priftit, ndërmjetëson dhe e dërgon në Shkodër, në Shkollën Tregtare Italiane, e ku ky vogëlush hotjan do të jetonte në shtëpinë e profesorit zemërmirë Andrea Skanjeti (i vjetri), italian ky i martuar me një vajzë shqiptare, atë bukuri qytetare shkodrane që tashmë të gjithë e njohin si Xhokonda shqiptare, Motra Tone e Kolë Arsen Idromenos.


Me të mbaruar shkollën në vitin 1908, në pamundësi për të vazhduar studimet e larta për gjuhësi, siç aspironte, kish arritur të mësonte pesë gjuhë, me ndërmjetësimin e Kolë Idromenos emrohet mësues në shkollën e fretënve. Po këtë vit martohet me vajzën e profesorit të vet, Katrinën, çfarë e afroi familjarisht me rrethin e elitës aristokrate shkodrane, bartëse e kulturës dhe traditave që prej kohës së venecianëve, se Shkodra dihet, ishte një Venecia e vogël, madje e ngjashme edhe nga rrethimi me ujra; tre lumej e një liqen përreth qytetit që frymëmerrte prej daljes përmes Bunës në det, duke u bërë qendra tregtare ndër më të njohurat në Ballkan.


Shërbeu si mësues në Prizren në vitet 1910-1911 dhe u gjend në mes të luftëtarëve në Hot kur nisi kryengritja e Malësisë së Madhe më 24 mars 1911.


Dedë Gjo Luli, të cilit i shërbente si sekretar (sipas shkrimeve të Gjush Sheldisë që mbajnë vitin 1959), duke qënë se ishte i vetmi hotjan i shkolluar, njohës i shumë gjuhëve dhe i pari mësues i Malësisë së Madhe, e ngarkon me detyrë të sjellë flamurin kombëtar të porositur muaj më parë nga Kolë Ded Gjo Luli gjatë një vizite që kishte bërë në kancelaritë e oborrit perandorak në Vjenë. Por, disa hotjanë të moshuar, luftëtarë të kryengritjes antiosmane, thonin se flamuri ishte porositur në një punëtori artistike të kryeqytetit perandorak me përkujdesjen e pretendentit si pasardhës i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti - Skënderbeut. Ky pretendent për kurorë në Shqipëri që mbante një emër të gjatë aristokratik Juan Alardo Castriota de Perez y Valesco, më herët kishte patur lidhje me Faik Konicën, por më pas shkrimtari ynë e kishte satirizuar thekshëm.


Dedë Gjo Luli me të birin, Kolën



Lufta e Maleve - Palok Traboini




Palok Traboini me te shoqen Katrina Skanjeti,vajza e Motres Tone, mbese e Kol Idromenos. 





Palok Traboini, i veshur me rrobe kombetare, ne kohen
kur sapo kishte mbaruar studimet ne shkollen tregtare
italiane, Shkoder, dale me mesuesin vet, Andrea Skanjeti,
burri i Motres Tone dhe babai i Katrina Skanjeti-Traboini.



Flamuri që solli Palok Traboini është pikërisht ai që njihet si “Flamuri i Dedë Gjo Lulit“ dhe është fiksuar në fotografi nga Kel Marubi me shënimin “Flamuri që u ngrit në Deçiq”. Ai flamur është shpalosur së pari tek Kisha e Traboinit në Hot, dhe luftëtarët …’e ngritën disa herë në Majën e Bratilës, duke i paraprirë kështu shpalljes së pavarësisë e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Vlorë me 1912”.(sipas Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, 2002). Ish mik e bashkëluftëtarë me poetin Hilë Mosi, tribunin Luigj Gurakuqi, shkrimtarin e botuesin e shquar Dom Ndoc Nika, me luftëtarë si Prel Keri e Ndoc Deda, i afërt shpirtnisht e familjarisht me Kolë Idromenon, inxhinjerin Zef Skanjeti e Jak Zorbën, koleg me mësuesit Mati Logoreci, Lazër Lymezi, Kolë Kodheli, Kolë Rrota, Ndoc Lezhja, Lukë Lukaj, Kolë Laca, Pjetër Pali (mësues ekzekutuar nga diktatura menjëherë pas luftës së dytë botërore) e tjerë.

Imazh
SHTEPIA MUZE E DEDE GJO LULIT
Ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të gazetës “Koha - Bashkimi“, Shkodër 1910, ku gjenden koleksionet e shkrimeve, të cilat bashkë me poemën epike Lufta e Maleve - Palok Traboini, 1911 për kryengritjen e vitit 1911, përbën krijimtarinë e tij të zbuluar deri më tash, si autor i para pavarësisë.

Imazh
                             Dedë Gjo’ Luli me bashkluftarët e vitit 1911. (Foto Marubi)





Është propozuar për t’u dekoruar pas vdekjes nga veteranët kombëtarë të Hotit të Ri, në vitin 1962, si luftëtar për pavarësi, por edhe si i pari mësues i Malësisë së Madhe, por Kuvendi Popullor i atëhershëm e ka lënë në harrim, ashtu siç vazhdojnë ta lënë në harrim edhe sot e kësaj dite shtetarët mentarë të kohërave të reja, edhe pse demokracia shumë gjëra i ka rishikuar për të shmangur denigrimet e qëllimshme historike. Shpirti, idetë e atdhedashuria e zjarrtë i kanë mbetur derdhur në esè e vargje, ndërsa trupi i luftëtarit që kish marrë edhe plagë, më 14 korrik 1951 shkoi të pushojë në Rrmaj, në varrezën katolike të Shkodrës, ku tashmë ndodhet bashkë me të shoqen Katrina Skanjeti-Traboini, ajo grua trupvogël, e zgjuar, e kulturuar, ajo besimtare e devotshme; tezja e Arqipeshkvit të Kishës Katolike Shqiptare Dom Ernest Çoba, i vdekur në burgjet e diktaturës, si dhe e poetit të mirënjohur shkodran Bep Zorba.


Kujtimeve të botuara apo të lëna në doreshkrim të luftëtarit kryengritës Martin Ujk Çeku-Traboini, regjisorit të mirënjohur Andrea Skanjeti, që ruajti dhe dorëzoi të birit te PT kopjen e vetme të poemës së humbur “Lufta e maleve” të vitit 1911 të Palok Traboinit, në numurat e gazetës “Koha-Bashkimi”, Shkodër, të vitit 1910 dhe revista “Hylli i Dritës” 1937, nga ish-nxënësit miqtë e tij në të gjallë si Pjetër Hil Pali, Gjergj Gjok Shabani, Palok Prel Vuçetaj, Kolë Duku dhe Preng Gruda. Për jetën e veprën atdhetare të Palok Traboinin gjen të shkruar në librat dhe studimet e Petraq Pepos, At Donat Kurtit, Prof. doktor Hamit Boriçi, shkrimtari e studiuesit Fran Camaj, Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, Prof.dr. Gazmend Shpuza, editorit të gazetës “Illyria” dhe "Dielli" në Nju Jork, Dalip Greca, historiani Gjergj Nikprelaj në Tuz, Gjokë Lulit në Kastrat.


Në këtë fotokopërtinë libri është botuar fotografia e Marubit "Krerët e Malësisë" ku duken pranë e pranë prijësi kryengritës Ded Gjo Luli dhe Deli Meta, bajraktari i Hotit, pas Deli Metes është Palok Traboini. Shënim: Shkrimi është parathënia e librit "Lufta e Maleve - Palok Traboini" nga autori Kolec Traboini.

Përgatiti për botim :Flori Bruqi

Halit Bogaj: Arif Bozaxhi


Duke gjurmuar ne letersine bashkekohore , nje vend nderi I perket edhe shkrimtarit Arif Bozaxhi, me emrin e te cilit eshte e lidhur krijimtaria turke por edhe ajo shqiptare. Pra, Arif Bozaxhi jo vetem qe merrej me krijimtarine ne gjuhen amtare por nje kohe te madhe ia perkushtonte edhe poezise shqipe ne te cilen na I dhuroi shume vargje te bukura te cilat i gjejme neper revistat dhe gazetat tona te ndryshme, e sidomos ne permbledhjen e tij te famshme””Flutura nën grila”e cila eshte perkthyer ne disa gjuhe boterore dhe qe I kushtohet gjendjes se veshtire te popullit tone nen okupimin e eger serbosllav.Se paqja dhe liria ishte preokupimi I tij kryesor jetesor, na tregojne edhe permbledhjet  “Zogu I paqes””/1970/,”Pranvera e syrgjynosur”/1982/,“Hiri I lotit”/1996/, e botuar ne Tirane ne gjuhen shqipe dhe gjermane /paralelisht/,’’Flutura nen grila”/ribotim/ me 2004 dhe”Liria dhe pranvera e syrgjynosur”/2004/.

Arif Bozaxhi jo vetem qe merrej me krijimtari letrare por jepte kontribut te madh edhe ne veprimtarine politike, duke qene present  dhe I pandare edhe ne udherrefimin e tij drejt Pavaresise se Kosoves dhe lirise se popujve te ketij nenqielli.Ai qysh heret ishte rreshtuar ne preokupimet e popullit tone per te dalur njehere e pergjithmone nga kthetrat e obskurantizmit nacinalshovinist serb.i cili kishte ngritur koke ne permasa katastrofale.

Arif Bozaxhi, edhe kur ishte redactor ne gazeten ditore turke”TAN”ishte percaktuar ne mbrojtjen e qenjes sone kombetare, duke mos u pajtuar qe Kosova te zhveshej nga atributet e saj shteterore te cilat I gezonte me autonomine e vitit 1974/per ndryshim nga disa kolege te tij te kombesise turke/, te cilet e perqafuan me dy duart ardhjen e masave te dhunshme ne vendin tone.Ai ishte rebel I vertete ndaj botekuptimeve te tilla dhe ne asnje menyre nuk mund t”I duronte te gjitha ato te zeza qe u beheshin shqiptareve dhe Kosoves ne te cilen kishte lindur, ishte rritur dhe burreruar.

Qysh heret, por sidomos pas vitit 1981 ai krijonte poezi me te cilat shprehte simpati ndaj rezistences sone paqësore, duke u bere anetar I Keshillit per te drejtat dhe lirite e njeriut e pastaj edhe anetar I kryesise se lDK-se, nga e cila, bashke me Dr. Rugoven ishin mysafire te larte te zyrtareve te atehershem turq.Vizita e tj ne Turqi ishte nje ndihmese shume e madhe per Kosoven ngase qysh atehere kishte filluar te informohej edhe opinioni turk perkitazi me ato qe I bente regjimi millosheviaqian ndaj shqiptareve te Kosoves.Pikersht nga atehere kishte filluar qe ne menyre te heshtur te perkrahej edhe  politika jone nga Turqia, e cila ishte nder vendet e para qe e pranoi Pavaresine e Kosoves dhe qe e ndihmonte dhe po e ndihmon pa rezerve vendin tone ne shume drejtime.

Arif Bozaxhi me poezite e tij liridashese, humaniste, altruiste dhe te perkushtuara deri ne fund per kete vend, ishte ambassador I Kosoves edhe ne boten perendimore, ngase duke qene I rrezikuar nga regjimi serb kishte migruar per disa vjet ne Gjermani, prej ku e vazhdonte misionin e tij te larte. Poezite dhe shkrimet e tij te shumta ne gjuhe te ndryshme kishin arritur ta zgjonin edhe ndergjegjen evropiane ne drejtim te Kosoves dhe peresekutimeve te llojllojshme te cilat beheshin mbi kurrizin e saj.Poezite e tij te shumta botoheshin ne Turqi, Shqiperi, Kosove , Gjermani dhe ne disa nga vendet skandinave te cilat ndikonin ne sensibilizimin e ceshtjes sone madhore.Ai me dinjitet dhe me merita te plota eshte prezentuar edhe ne disa permbledhje antologjike te poezise kosovare te cilat jane botuar dhe perkthyer ne vende te ndryshme.Si perfaqesues I pakicave te ketij vendi,bashke me disa serbomalazias, jepte nje pasqyre te drejteperdrejte te prezentimit te vlerave te njemendeta multietnike ,per te cilat Kosova kishte kujdes te madh.Me kete duam te themi se Kosova nuk ishte egocentrike dhe nje ishull I izoluar, por nje konglomerat I bashkejeteses se lakmuar midis popujve te ndryshem gjersa nje dite dikush e solli faren e keqe ne keto hapesira..Qellimi I Kosoves ishte qe permes antologjive te botuara, botes  t”ia prezentonte vlerat kulturo artistike dhe fjalen e lire te krijuar tek ne, duke I treguar edhe begatite tona te pergjithshme nga jeta e atehershme e cila zhvillohej pa probleme te medha,  per dallim nga armiku yne I cili na urrente aq egersisht dhe ne menyre inatcore duke mos pranuar asgje qe ishte per ne kombetare.Qellimi I tyre ishte ta zhbenin historine dhe traditat tona.Donin te vepronim vetem sipas deshires se tyre absurde, e bazuar ne genjeshtra te panumerta dhe te llojllojshme.Me gjera te tilla nuk mund te pajtohej altrusti Arif Bozaxhi per te cilin e shkruajme kete shkrim modest ngase /per kontributin e tij kolosal/ai meriton shume me teper se kaq.Pra gjate shprehjes se krijimtarise sone artistike dhe lansimit te saj ne bote, ne u jepnim vend edhe veprimtarive te kombesive tjera te cilat ishin begati dhe mozaik edhe per ne, ngase paraqisnin edhe gershetim kulturash te ndryshme.Dhe duke u nisur nga kjo, nuk kemi si mos te shkruajme pozitivisht per Arif Bozaxhiun, I  cili ka lene gjurme te pashlyera ne rrugetimin tone kulturor dhe shtetformues.Madje do te ishte edhe shume e pandershme te mos e kujtonim kete njeri me bagazh te tille artistic dhe patriotic, ngase Kosova e lire dhe e pavarur u perkrah edhe nga komunitetet e tjera, pervec serbeve/te cilet ne nje dite te aferme do ta pranojne edhe vete/.

Kontributi I tij I madh dhe I vecante, eshte edhe nje capital tjeter qe e larteson edhe me shume personalitetin e tij, I cili rrezaton panderprere ne drejtim te dashurise se madhe njerezore.

Ambasador Dell, ndoshta komshiun tim vërtet e vrau liria e ime



Nga Dr. sci. Ymer Halimi

Profesor i lendes Fizike mjekesore me Biofizike ne Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë


Në parim nuk lexoj gazetat, por, krejt në mënyrë rasti në tavolinën e punës së një mikut tim pashë shkrimin editorial të z. Dell. E lexova me vëmendje, sepse është ambasador i SHBA-ës, që ne shqiptarët në Kosovë, këtë shtet e duam, aq sa dimë me dashtë, aq se mundemi me e dashtë, e aq se e duam edhe vetë Kosovën. Editoriali ishte një rikujtim i një dite të veçantë, një qortim dhe një sugjerim, njëkohësisht. Ne të gjallët, që e përjetuam, nuk e harrojmë dot atë ditë të shpresave të ringjallura, sikundër që nuk e harrojmë ditëlindjen personale, siç nuk e harrojnë kurrë vdekjen e me te dashurve. Ishte ditë e një shprese te madhe, e një popull liridashës se do arrijë ta mbijetojë një getoizim të paparë ndonjëherë n’ Europë, një pastrim etnik të përmasave biblike, që shqiptaret dy herë e përjetuan nga fqinjët e vetë. Mjerisht, kjo ishte platformë politike e shtetit Serb, kësaj radhe e prire, nga Milloshevoqi, e ndihmuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë dhe Kisha Autoqefale Ortodokse Serbe. Ishim n’ankthin e vdekjes, por besonim se të mbijetuarit do e takojnë lirinë, se besonim në Europen perëndimore, e në mënyrë të veçantë, në demokracinë dhe virtytin e larte liridashës të SHBA-së, në forcën dhe në qëllimin e saj. Besonim edhe në të drejtën tonë që deri atë ditë nuk na mjaftoi. Me të drejtë besonim në forcën vrasëse të bombave, që kësaj radhe vrisnin forcën dhe dhunën, që një popull të tërë e kishte mbështjellë cep me cep me vdekje. Dhe, ashtu, siç thotë ambasadori Dell: “Si përfundim i ndërhyrjes ndërkombëtare, Kosova u bë shtet i pavarur”. Ne arritëm te një qellim i drejtë. Sot, ne jemi në shtëpitë tona, të lirë, por me kujtime të rënda të së djeshmes. Morëm obligimet, qe i ka e duhet t’i këtë, një shtet demokratik i mirëfilltë i kohës në të cilën jetojmë.
***
Ambasadori Dell na e rikujtoi, siç e cilësoi, “thinien kyçe” të zotimit në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës: “Ne shpallim Kosovën një republike demokratike, laike dhe multi-etnike, të udhëhequr nga parimet e jo-diskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe do të krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse”
Nuk mjaftoi vetëm fjalia e parë e këtij pasusi, por u shtua edhe fjalia e dytë, qe të jetë kuptimplote, në synim sa më i lartë. Por, kush ishim ‘ne’?! Ne - shumica, ne - pakica, ne - multi-etnikët, ne - deputet, ne - populli i Kosovës?. Meqë dihet, për kë është fjala, a do arrijmë që në çdo fazë ta përmbushim atë qellim aq te larte?! Po, përpjekja e sinqerte kurrë nuk duhet munguar . ‘Ne’ morrem obligimin për shtetin. Por, pakica, begatia, dekori mult-etnik i Kosovës, sa u zotua te jetë “...efektive ne proceset politike dhe vendimmarrëse” për të mirën e të gjitha etnive ne Kosovë?!
Do t’iu rikujtoj se Kosova në periudhën e getoizimit ishte kështu e tëra; multi-etnike. Por, hiq komunitetin egjiptas dhe një pjesë e pakët turke e boshnjake, askush tjetër nuk ishte brenda asaj sakrifice kolektive. Përkundrazi. Në luftën njëvjeçare, në kohën e një deportimi biblik, po edhe me herët, e as më vonë pas lufte, nuk keni u ka rënë të takoni së paku një serb të vetëm nga Kosova, po edhe të pakicave, siç i ceka, që së paku te shprehë një përkrahje morale publike apo një shenjë pendes, për fqinjët qe u mohohej u rrezikohej ekzistenca fizike!? Edhe pse besoj se kanë pasur keqardhje, por sakrificën nuk e kane ndarë me 90% e popullit te Kosovës. Kjo nuk do të thotë assesi , që sot të mos janë të barabartë e të lirë. Përkundrazi, do mbështeten. Sot jemi në një proces të ri, në një zhvillim tjetër. Kemi rilindur dhe për të gjithë ka hapësire për liri, aq sa ka, ka për te gjithë.të tjerët. Dhe për këtë ne deklaratë është zotimi ynë kolektiv i sanksionuar me Kushtetutë dhe me ligjet. Por, për përmbushjen pasusit te cituar ‘kyç’, duhet vullneti i të gjithëve, vullneti i sinqertë e i plotë e jo i pjesëshëm apo në marrëveshje shtese, Kuvendi i Kosovës ka aprovuar diskriminimin pozitiv, atë qe nuk e gjen askund në shtetet më demokratike të Evropës dhe e ka në zbatim permanent. Prandaj mendimi se është “përvjedhur urrejtja ndaj pakicave” ne kontekstin që e shpreh Ambasadori Dell nuk qëndron. Por qëndron diçka tjetër! Mosbesimi. Mosbesim nuk është aspak i njëjtë me urrejtjen. Po pse qëndron mosbesimi? Ambasadori Dell e di se kjo qeveri nuk e përfaqëson votën e shumicës numerike të popullatës së Kosovës, qe është parim themelor demokratik, për të mos sqaruar edhe formën e votës se fituar. Kjo është faktike dhe s’do koment. Të themi pa ekuivokë se shumica e pakicës serbe nuk është brenda institucioneve. Ajo ka krejt një qasje tjetër për institucionet Kosovës, dhe ka mbështetje te shteteve te caktuar në EULEX. Ajo nuk lejon bashkëjetesën në veriun e Kosoves. Me vetë faktin se nuk funksionojnë pikat doganore 1 dhe 31, dhe se shqiptaret nuk lëvizin lirshëm në pjesën veriore të Kosovës, sepse është e kontrolluar nga “strukturat paralele serbe të lidhur me qeverinë e Serbisë,dhe se qeveri e Kosovës nuk ka qasje në “institucinet” e atjeshme, në shesh del se pikërisht urrejtja e pakicave ndaj shumicës shqiptare është gjenerues i krizës potenciale. Asimetria e veprimit te pakicës është shqetësuese. “Sugjerimi” i shtetit serb, se serbët që jetojnë në brendi te Kosovës “mund te participojne ne institucionet e shtetit te Kosovës, por jo ata ne pjesën veriore” është faktori kryesor që këtë pjesë të patjetërsueshme të Kosovës ta mbajë nën tension të vazhdueshëm. Kjo është një shenje jo e mire, dhe mbi këtë qëndron dyshimi, besoj i arsyeshme, dhe retorika e mosbesimit , por “jo retorika urrejtjes etnike” apo retorika “përvjedhe e urrejtja ndaj pakicave” siç e cilëson ambasadori Dell, për konsum politik ditor. Prandaj, politikën e lartë, te forma e saj implicite, e sheshon vetëm finesa. Kjo është shqetësuese çfarë akuzon ambasadori Dell.
***
Ne “jemi krenar me vete faktin” se jemi te lirë, por ne kuptimin e plotë do jemi krenar kur qeveria del nga vota e pastër demokratike. Atëherë fare nuk ka rendësi përmasa e pakicave, se ajo do të jetë ne shumice ne qeveri, pakice apo s’do te jete ne qeveri. Kjo është demokracia. Nga ana tjetër e arsyeshme qe pakicave t’u garantohet hapësirë, por jo te manipulohet me atë hapësire, si ne rastin konkret, vendet ne Kuvend dhe votimi i kushtëzuar ne Kuvend siç është te ne.
***
Kur unë shkruaj këta rreshta, më 31 mars 2011, është pikërisht përvjetori i 31 Marsit 1999, kur n’orën 1447, oficeret e Ushtrisë Serbe, pa trokitur dhe me shqelm e thyen derën e banesës time. Urdhëruan që drekën ta lëmë ashtu të shtruar dhe për pesë minuta të dalim. Kështu bënë me të gjithë shqiptaret e 15 objekteve n’ lagjen ku banoja. Pikëllimi ynë kishte erë vdekjeje, kurse shpresa ishte te Qielli i NATO-s. “Komshiu” i im serb, koleg, profesor universitet, doli në derën e banesës së vet e me shikonte me përbuzje. Llafoste me krenari me oficerët e Ushtrisë Serbe që më dëbonin. Unë me dy vajzat e mia të njoma dhe gruan time, si edhe mijëra shqiptarë të tjerë e bënim lumin e pikëllimit të Eksodit biblik. Gjithë kohen shikonim qiellin dhe shpresonim se do te kthehemi prapë në këtë tokë atërore mije e mijevjeçare. U kthyem dhe gjetëm sofrën ashtu të shtruar. Dreken e mykur,. shtëpinë e plaçkitur. Nuk e takova me kurrë komshiun tim. Kishte ikur! Ndoshta, po them nga mëshira,se mund ta kishte vrare ndërgjegjja(!?), apo siç patë thëne komunisti serb,T.Kurtoviç. se:” serbët e Kosovës po shpërngulen nga Kosova, se nuk mund ta durojnë barabarësinë me shqiptaret”. Ishin sundues. Ndoshta komshiun tim, vërtet e vrau liria e ime. Për këtë mos me akuzoni, Ambasador Dell. Respekt SHBA !

KOHA QË UNMIK-EULEX-I DHE FAJT-DELLI TË IKIN NGA KOSOVA



Shkruan : Xhevat Bislimi

Diçka si hyrje


Për t’ua mbyllur rrugën e shpifjeve dhe kritikave kundërshtarëve dhe dashakqinjve po e them që në fillim të këtij shkrimi se populli shqiptar, pra edhe unë, i është për jetë mirënjohës Qeverisë dhe popullit të SHBA-së për përkrahjen dhe ndihmën që ka dhënë për çlirimin e njërës prej krahinave më të mëdha të Shqipërisë (Kosovës) nga pushtuesit serb. Po e deklaroj këtë, sepse po të shpallën «kundëramerikan» në këtë kohë, të mori lumi! Gati si në kohën e mesjetës kur dikush shpallej «heretik»! Një ditë në faqe të parë të në gazete lexova se «kritikat kundër Dellit janë kritika kundër Amerikës»!! Ec e mos u tremb! Populli shqiptar dhe vetë UÇK-ja ishin përcaktuar, madje edhe betuar, për «çlirimin dhe bashkimin e të gjitha krahinave të pushtuara nga serbët, grekët, maqedonët dhe malazezët» por, ndërhyrja e NATO-s i dha fund Luftës Çlirimtare të UÇK-së dhe e «mbylli» (përkohësisht) këtë çështje me vendosjen e KFOR-it dhe të UNMIK-ut në krahinën shqiptare të Kosovës. Të gjithë ne do të donim, sepse vetëm kështu mbylleshin konfliktet në Ballkan, që forcat e NATO-s dhe Administrata e OKB-së, të vendoseshin në territorin e Serbisë, e cila ishte shkaktarja e të gjitha luftrave në Ballkan. Ky shtet ishte përgjegjës për shkatërrim ekonomik, për krime lufte, gjenocid dhe holokaust ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Ndoshta, dhe sigurisht, sepse raporti i forcave në botë ishte i tillë, padrejtësinë përsëri duhej ta vuanin shqiptarët dhe boshnjakët. Kroatët i mbyllën hesapet me Serbinë nëpërmjet « ollujës », duke mos ia besuar fatin e vendit të tyre UNMIK-EULEX-it dhe miqëve ndërkombëtarë.

Aq mirë kaloi UNMIK-u në Kosovë, aq dashuri, respekt dhe mikpritje i ofruan shqiptarët atij sa u josh edhe Bashkimi Evropian për ta përgatitur dhe dërguar një mision të tij !! EULEX-i ishte më me fat. Pjesën e vështirë të rrugës e kishte hapur UNMIK-u. Kuptohet, me ndihmën e kolaboracionistëve shqiptarë, të cilët ishin "pajtuar" që UNMIK-u ta ruante Veriun e Kosovës për Serbinë, kurse në pjesën tjetër, sidomos në Anamoravë, të krijonte komuna të tjera serbe, një Veri të dytë!! De jure këto komuna serbe u themeluan nga EULEX-i gjatë viteve 2009-2010. Kontribut të veçantë dhe ndikim të madh (ndoshta vendimtar) për krijimin e këtyre komunave serbe (para se të zgjidhej çështja e Veriut dhe para se të vendosejë kontrolli i autoriteteve të Kosovës atje) pati ambasadori Dell, dihet, gjithmonë në emër të SHBA-së ! Më duhet ta them shkoqur se përgjegjësinë politike, kombëtare dhe historike për këto koncesione të rrezikshme për lirinë, pavarësinë dhe tërësinë e kësaj krahine shqiptare (Kosovës), që u shpallë edhe shtet i pavarur, e kanë Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës dhe, sidomos, kryetarët e komunave që pranuan dhe lejuan, pa patur mandat, krijimin e komunave serbe në komunat e tyre!!

Imponimi i Pacollit, vendimi i Gjykatës kushtetuese dhe Delli e Fajti

Tashmë dihet botërish se kandidatura e Pacollit iu imponua PDK-së dhe popullit të Kosovës nga Hashim Thaçi. Ai edhe ashtu ka pranuar të marrë përgjegësinë për listat e kandidimit për deputet, për koalicionin me Pacollin, për ministrat dhe për zgjedhjen e Pacollit Kryetar Kosove, sic e pati marrë personalisht përgjegjësinë për kandidimin e Astrit Salihut për Kryetar Prishtine!! «Martesa» me Pacollin ishte zgjedhja më e keqe e mundshme që bëri Thaci. Po dua të besoj se e bëri me qëllimin e mirë që t’u shpëtojë trysnive dhe shantazheve të të huajve, misioneve dhe agjenturave të tyre pa e kuptuar se trysnia e shantazhi vjen e rritet bashkë me lëshimet. Ne, disa që vazhdonim ta konsideronim si Kryetar Partie dhe para së gjithash si bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar, si shokun tonë të dikurshëm, ia thamë troç se kjo ishte zgjidhja më e gabuar dhe më e dëmshme për PDK-në, për Kosovën dhe për vetë atë. Por, disa njerëz (titistë e rugovistë), të cilët ka kohë që e kanë rrethuar dhe po i marrin frymën e nxitën dhe inkurajuan vazhdimisht të gabojë dhe të sharrojë. Për zgjedhjen e Pacollit në kundërshtim, jo vetëm me vullnetin e Partisë së tij dhe të popullit shqiptar, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e nxitën dhe e mbështetetën edhe Delli dhe Fajti. Këta dy janë përgjegjës të drejtëpërdrejtë për nxitjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë koalicionit Thaçi – Pacolli dhe «zgjedhjen» e këtij të dytit «Kryetar» të Kosovës! Ndërhyrja e tyre në punët e Kosovës dhe në sistemin e saj është tepër brutale dhe skandaloze. Megjithatë, duhet ta pranojmë se fajin nuk e kanë ata por, këta që kanë ndërtuar marrëdhënie të këtilla me ta, zotëri – shërbëtor!! Megjithatë, Gjykata kushtetuese e «riparoi» këtë poshtërim që iu bë popullit shqiptar dhe këtë dhunim brutal të Kushtetutës. Shpallja e zgjedhjes së Pacollit jokushtetuese, e pa qenë, e shpëtoi Kosovën me fytyrë dhe i dha shuplakë të nxehtë atyre shqiptarëve dhe «miqëve» ndërkombëtarë që dashtën me ia nxi fytyrën këtij vendi.

Thirrja dhe porosia, që Delli dhe Fajti u bënë deputetëve në formë shantazhi e kërcënimi (këtij kërcënimi iu bashkua edhe i përkdheluri i Hashimit, Berat Buzhala! Sa fort u frikësun deputetët!), për t’u ulur në karriket e tyre dhe për të marrë pjesë në «rizgjedhjen» e «presednikut» (Pacollit) ishte trysni dhe ndërhyrje e panjohur në vendet e lira dhe demokratike! Si duket të mësuar gjatë këtyre 12 viteve me sjelljen prej shërbëtorësh të politikanëve tanë, ata menduan ta provojnë edhe kësaj here nëse janë akoma padronët e padiskutueshëm të këtij vendi apo jo? Sipas të gjitha gjasave në Kosovovë po frynë një erë e re. Delli duhet të kërkoj falje dhe të ikë, sepse ka dëmtuar rëndë imazhin e vendit të tij në sytë e opinionit publik dhe simpatinë e besimin e shqiptarëve te Qeveria dhe populli mik amerikan. Do të dëshiroja që ndërhyrjet e tij brutale dhe skandalet të kishin «pëlqimin» e Qeverisë së tij dhe të mos jenë në një vijë me ato të BE-së dhe Fajtit dhe urojmë që qëllimin e fundit ta kenë për të mirën e shqiptarëve! Kurse, Fajti dhe UNMIK-EULEX-i duhet t’i mbledhin valixhet e të ikin natën nga Kosova, sepse janë përgjegjës për cenimin e lirive njerëzore, ekonomike, kombëtare, politike e demokratike të popullit shqiptar në Kosovë. UNMIK-EULEX-i, Fajti dhe politika mafioze vendore janë fajtorë për shkatërrimin e asaj pak industrie dhe pasurie që kishte shpëtuar nga lufta. Nëpërmjet AKM-së UNMIK-u trafikoi dhe kontrabandoi pronën dhe pasurinë e Kosovës. Të njëjtat «politika» po i vazhdon AKP-ja me EULEX-in dhe qeverinë e Kosovës edhe pas shpalljes së Pavarësisë!! Ky mision, UNMIK-u, i përkrahur nga BE-ja (tash EULEX-i) krijoi enklavat serbe në Kosovë dhe ndau Veriun e Kosovës. Këtë përgjegjësi (fajsi) e pranoi publikisht edhe njëri prej kryeadministratorëve të UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen. E pranoi, e pastaj? Kështu do ta «pranojnë» fajin pas disa vitesh edhe për politikat dhe projektet e tjera antishqiptare por, kujt do t’i duhet ky pranim faji atëherë? Për shqiptarët prap do të bëhet vonë!

Privatizimi – trafikimi i pronës «shoqërore» (publike), i pasurisë kombëtare në Kosovë dhe koncesionet janë themeli, burimi dhe streha e sigurtë e korrupcionit, krimit të organizuar dhe mafias politike vendore e ndërkombëtare në Kosovë. Kësaj mund t’i shtohen edhe doganat, tenderët, etj. Superstruktura e këtij korrupcioni dhe krimi të organizuar është UNMIK-EULEX-i dhe një pjesë e madhe e klasës politike dhe institucionale në Kosovë. Kuptohet fabrika e korrupcionit dhe krimit të organizuar është UNMIK-EULEX-i por, asnjë politikan vendor nuk mund t’i ik përgjegjësisë pse ka pranuar dhe bashkëpunuar pa kushte, për «grada», pasuri dhe përfitime personale, që vendin e tij ta shndërrojë në lëndë të parë të kësaj fabrike! Pjesë integrale e këtij projekti antishqiptar ishte gjatë gjithë kohës dhe është Serbia me strukturat e saj të organizuara, të papenguara dhe financuara mirë në Kosovë. UNMIK-EULEX-i vazhdon të sillet (me fjalë) «asnjënës» përballë pavarësisë së Kosovës por, në fakt ai është kundër pavarësimit të Kosovës nga Serbia dhe nuk po lenë gur pa luajtur për ta mbajtur Kosovën të lidhur pas qerres serbe. UNMIK-EULEX-i është fajtor dhe përgjegjës direkt për humbjen e miliona eurove që i shkakton popullit të Kosovës vetëm për mosvendosjen e qëllimshme të doganave dhe kontrollin e kufirit në Veri. Ku e merr ky mision (UNMIK-EULEX-i) të drejtën morale, politike dhe ligjore për ta ndjekur dikend për korrupsion, krim të organizuar apo «krime lufte» kur dihet botërisht se vetë ky mision është fabrika dhe kupola e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Brukseli dhe Uashingtoni duhet ta dinë (sigurisht që e dinë më mirë se ne) se nuk ka liri dhe të drejta të njeriut aty ku nuk njihen dhe aty ku shtypen të drejtat ekonomike të individit dhe të një populli. E pra këto të drejta nuk njihen, po luftohen dhe shtypen në mënyrë sistematike nga UNMIK-EULEX-i dhe qeveritë kolaboracioniste në Kosovë. Thelbi i të drejtave dhe lirive të njeriut është e drejta ekonomike, të nderuar zotërinj! Prandaj, po mohohet, luftohet dhe shtypet kjo e drejtë. Me këtë shtypje sistematike të të drejtave ekonomike rritet pakënaqësia e popullit, rritet mosbesimi te klasa e tij politike dhe institucionale, rritet pesimizmi dhe demoralizimi. Shkurtë, shkatërrohet fuqia e këtij populli, baza ekonomike nga e cila varet e gjithë superstruktura por, në fund të fundit edhe shkalla e lirisë dhe pavarësimit të Kosovës nga Serbia. Ky mision i (pa)drejtësisë duhet ta kuptojë, sa më shpejtë aq më mirë, se shqiptarët nuk do ta durojnë gjatë shtypjen, persekutimin dhe padrjetësinë e tij. UNMIK-EULEX-i të vetmin angazhim dhe përkushtim të shpirtit ka pasur dhe e ka ndjekjen e atdhetarëve dhe luftëtarëve të lirisë, të gjithë atyre që u përpoqën dhe përpiqen për shkëputjen e plotë të Kosovës nga Serbia, me qëllim që ta vras edhe shpirtin e tij liridashës dhe qëndresëtar. Arrestimet e fundit dhe fletarresti për nënkryetarin dhe deputetin e PDK-së, Fatmir Limën, dëshmojnë qartë përkushtimin e fundit të këtij misioni për ta shkatërruar jo një grup shqiptarësh, por imazhin që kanë shqiptarët dhe bota e civilizuar në sytë dhe mendjet e tyre për UÇK-në si forcë antipushtuese dhe clirimtare. UNMIK-EULEX-i dhe ata që janë prapa tyre duan të krijojnë një imazh tjetër për UÇK-në dhe Luftën Antipushtuese Çlirimtare të saj dhe të kombit shqiptar. Këtë luftë dhe UÇK-në duan ta paraqesin si «kriminale», nga e cila shqiptarët duhet të «turpërohen», kurse vendet që e përkrahën atë të «pendohen»!! Kështu krimet, masakrat, gjenocidi dhe holokausti shekullor serb mbi shqiptarët do të arsyetohejë dhe shpërlahej si më parë edhe tash. Turp! E gjithë kjo nuk bëhet vetëm për t’u hakmarrë ndaj këtyre figurave të luftës ose ndaj UÇK-së, që guxoi të luftonte kundër Serbisë vrastare por, edhe për t’u siguruar se kjo luftë nuk do të jetë burim frymëzimi dhe edukimi atdhetar për brezat që po rriten dhe që do të udhëhiqen nga betimi dhe platëforma e UÇK-së për clirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare në një shtet të vetëm, në një Shqipëri. Prandaj, atdhetarët, luftëtarët e lirisë, institucionet dhe politikanët, që ende kanë gjak dhe zemë dhe populli shqiptar duhet të mbledhin veten, të mbledhin forcën dhe t’u thonë shporruni këtyre misioneve kusare dhe antishqiptare! Një rol të rëndësishëm në këtë luftë të madhe për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar duhet të luajë inteligjencia shqiptare. Të përmbysen këto raporte të dëmshme dhe të rrezikshme për lirinë dhe të ardhmen e kombit shqiptar në Ballkan dhe të rindërtohen marrëdhënie të reja me Brukselin, që qëllim të fundit ka mbajtjen peng të kombit shqiptar, sidomos, nga Serbia dhe Greqia. Po këtë nuk munden dhe nuk do ta bëjnë ata politikanë e qeveritarë që ditën e arrestimeve dalin në ekran dhe pa fije turpi thonë se «nuk kemi ditur gjë», se «ishim të painformuar»!! Turpi bëhet edhe më i madh kur të nëjtit vazhdojnë të «qeverisin» sikur të mos kishte ndodhur asgjë!! Cila qeveri dhe cili qeveritar i një shteti do ta bënte këtë marre? Prandaj, qytetari ynë pyet më zëshëm se kurrë: Jemi apo nuk jemi shtet i pavarur, sovran e demokratik? Apo jemi koloni e UNMIK-EULEX-it? Ka apo nuk ka qeveri ky vend?

Kjo gjendje vërteton për të satën herë bindjen se Tirana zyrtare, shteti shqiptar, ashtu siç e obligon edhe Kushtetuta, duhet të marrë rolin që i ka dhënë historia dhe kombi për ta mbrojtur dhe zgjidhur përfundimisht çështjen shqiptare në Ballkan. Ajo duhet ta bind edhe Brukselin se ky është interes edhe i fqinjëve tanë, të cilët do të përjetonin «çlirimin» e tyre nga shqiptarët dhe do ta gëzonin vendin dhe lirinë e tyre të plotë. Ky është interes afatgjatë edhe i Evropës dhe sigurisë së saj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...