Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/06

Nga Flori Bruqi : Dren Caka i mbijetuari 10 vjeçar i nje masakre






Familjaret e vrare dhe masakruar te Dren Cakes qe u vrane nga serbet ne naten mes 1 dhe 2 prillit 1999



Dalina Caka 14 vjeq ,femër
Delvina Caka 6 vjeq,femër
Diona Caka 2 vjeq femër
Valbona Caka 34 vjeq,femër
Hysen Gashi 50 vjeq,mashkull
Doruntina Haxhiavdija 8 vjeq,femër
Egzon Haxhiavdija 5 vjeq, mashkull
Valbona Haxhiavdija 38 vjeq ,femër
Flaka Hoxha 15 vjeq, femër
Shahindere Hoxha 55 vjeq,femër
Manushe Nuci 50 vjeq ,femër
Shirine Nuci 70 vjeq, femër
Arlind Vejsa 5 vjeq, mashkull
Fetije Vejsa 60 vjeq, femër
Marigona Vejsa 8 vjeq,femër
Rita Vejsa 2 vjeq ,femër
Sihana Vejsa 8 vjeq ,femër
Tringa Vejsa 30 vjeq,femër
Dorina Vejsa 10 vjeq,femër
Rina Haxhiavdija 4 vjeq,femër




Njëri nga të mbijetuarit në Masakren e Gjakovës është z. Dren Caka, i cili tash jeton në Kanada, flet rreth përjetimit të tij tragjik, kur e tërë familja e tij iu masakrua derisa po strehoheshin në një bodrum të një shtëpie.



Ai ka një aksent dhe pamje të një tinejxheri Kanadez por historia e ndan atë nga shokët të cilët nuk dinë asgjë përpos paqes dhe rahatisë në afërsi të Oqeanit të Qetë.

“Nëse më shikoni duke ecur vërdallë ju do të mendonit se unë jam ‘një djalosh normal’, por unë nuk jam një djalosh normal. Kur i tregoj atyre, kur i tregoj miqve të mi, ata mbesin pa tekst.”

Dren Caka është mbijetuesi i vetëm – mbijetuesi mrekulli – i një nga epizodat më të tmerrshme të luftës: masakra e 19 grave dhe fëmijëve, përfshi nënën e tij dhe tri motrat, nga policia serbe. Kosova është zbehur nga memoria e popullarizuar, e mundur nga ngjarjet sizmike të 11 shtatorit 2001 dhe më pas, por tmerret e kësaj lufte ende tronditin.

Ai ishte 10 vjeç kur në mars të vitit 1999 serbët filluan kampanjën e deportimit dhe vrasjeve kundër shqiptarëve të Kosovës. Me 1 prill, një javë pasi që NATO filloi të sulmoi forcat serbe, paramilitarët arritën në rrugën Milos Galica në Gjakovë.

Në video intervju ai tregon se si e tërë familja e tij u masakruan dhe ai ishte i vetmi që shpëtoj.

****

Lexoni:


Ne kete masaker qene vrare 19 njerez,te gjithe gra dhe femije dhe nje plak rreth te 60-tave

Vankuver eshte gati 6,000 milje nga Kosova por Dren Caka e viziton Kosoven pothuajse qdo nate.
Ai enderrron te kaluaren e vet,te shtepise se vet ne rrugen "Millosh Gilica" ne qytetin e gjakoves ku ka jetuar me fatere familjen e tij te gjere,dhe bodrumin e shtepise se te afermeve te tij Luli Vejsa.Me ne fund ,ne momentet me te erreta te jetes se tij,ai perkujton kete bodrum te shtepise se Lulit,kthehet prapa ne naten e 1 prillit 1999,kur erdhen serbet.

" Kam shpesh ankthe,tronditje.Nuk mund te flej naten dhe vazhdimisht jam i lodhur dhe i molisur tere kohen pothuajse nga ato ankthe."

Ai flet me nje akcent kanadian tash,dhe duket ne sjellje si nje kanadez tash,por historia e tij e ndane Drenin nga te gjithe moshataret e tij te cilet nuk kane perjetuar asgje perveq qetesise se oqeanit pacifik.

"Nese me sheh duke ecur,mund te mendosh qe jam vetem nje femije i rendomte,mirepo une nuk jam femije i rendomte.Kur te tjereve ju tregoj ate qe me ka ndodhur,ata mbesin me goje hapur"vazhdon Dreni.

Dren Caka eshte i vetmi i mbijetuar,mrekullisht i mbijetuar,ne njeren nga episodet me te erreta te luftes,masakrimin e 19 grave dhe femijeve,duke perfshire nenen e tij dhe tri motrat,te masakruara nga policet serb.Edhe pse lufta ka perfunduar dhe Millosheviqi ka vdekur hijet e luftes prape rendojne ne person siq eshte Dreni.


Ai ishte 10 vjeq kur ne mars te vitit 1999 serbet filluan kampanjen e deportimit dhe perndjekjeve si dhe vrasjen e shqiptareve qe ishin shumice ne Kosove.Ne naten e 1 prillit 1999,nje jave pas fillimit te bombardimeve,paramilitaret kishin hyre ne lagjen ne rrugen"Millosh Galica".

Gjakova per serbet ishte nje cak i veqante i sulmeve,sepse shtrihej ne brezin kufitar me Shqiperine dhe per shkakun se nepermes ketyre maleve ne afersi te Gjakoves behej bartja e armeve nga ushtaret e UCK,-se nga Shqiperia,dhe serbet donin qe te ndalojne keto koridore te furnizimit.Kjo per serbet nenkuptonte spastrimin e tere Gjakoves nga banoret e saj dhe forcimin e pozicioneve ushtarake serbe.
Per te ju ikur bombardimeve nga Nato-ja dhe represalieve nga serbet ,grate dhe femijet ne rrugen ku jetonte familja e Drenit detyrohen te shkojne ne bodrumin e Luli Vejsajt per tu strehuar.Meshkujt,duke perfshire edhe babain e Drenit,Aliu,u fshehen diku tjeter,pasi mendohej se serbet do ti kerkojne vetem meshkujt me moshe ushtarake.

"Qekur isha femije i vogel,kam pasur parandjenjen para se te ndodh diqka e keqe,i kam ndjere gjerat e keqija perpara"vazhdon Dreni.
"Gjerat po shkonin ne rruge te keqe dhe te rriturit flisnin per ato gjera.Helikopteret fluturonin permbi ne.Nuk e dija se kush bombardonte mirepo nuk kisha edhe aq frike.,motrat e mija bertisnin nga frika,por une vetem vazhdoja e shikoja Tv.At nate ,me te vertete une kisha nje ndjenje te keqe".

Valbona,nena e tij,i thote Drenit qe ai mund te rri me gjysherit dhe atezen dhe hallen ne shtepi kurse ajo bashke me vajzat te shkoi ne bodrum te Lulit.Mirepo edhe Dreni shkoi me ta.

Aty ishin 21 njerez ate nate aty,gra,femije shumica nga ta nen moshen 10 vjeqare dhe nje plak 60 vjeqar.Drenit dhe femijeve tjere u ishin dhene barna(pilula)per ti zene gjumi.Ne mes ores 2 dhe 3 te mengjesit at nate u hap dera dhe u paraqit nje polic serb.

"Nena ime me zgjoi ne ate momentdhe gjera e pare qe i thashe asaj ishte: " A te kam thene".Aty ishin diku 6 polic serb qe bertisnin ne serbisht dhe shqip qe gjoja ne i fshehnim ushtare te UCK-se.Nena iu thoshte qe ketu ska asnjeri vetem gra dhe femije dhe se kishin ardhur ne bodrum vetem per ta pasur me sigurt".

Njerezit qene derguar ne shtepine e Lulit.Gjersa ata mberriten nje vajze vrapoj larg deres dhe me te hyre nje polic gjuajti ne te,sikur e huqi cakun.Menjehere u eshte thene grave dhe femijeve qe te ulen ne nje dhome dhe pastaj filluan te shtenat nga policet.

"Nje vajze e quajtur Flaka,ajo ishte rreth dhjete vjeqe,u ngrit te beje qaj.Polici e shtyri ate prapa dhe e shtiu ne te menjehere me automatike.Nena e saj vrapi qe ta kap vajzen e vet dhe menjehere edhe ajo u vra,dhe pastaj policet filluan te gjuajne ne qdonjerin qe ishim aty".

Gruaja e Lulit dhe bebja e saj vajze u vrane pastaj menjehere,pastaj nena e Drenit.Ajo ra permbi Dionen duke u munduar ta mbroje ate nga plumbat.Dalina dhe Delvina poashtu u vrane nga te shtenat me kallashnikov.

"Nena ime ishte duke ia nderruar pelenat motres sime foshnje,e cila i mbushte 2 vjet ate nate.Nje polic gjuante ishte aty brenda e nje tjeter ishte jashte dhe gjuante nga dritarja ne ne".

"Une isha ulur prapa nje gruaje e cila ishte edhe ne peshe te madhe dhe disi isha si i shtrire kur me plagosen ata.Ishte tym gjithkund sepse ata i kishin vene flaken banjos dhe njeri prej tyre erdhi me bateri drite tek ne per tu sigiriar se te gjithe ishim vrare.Ai shtiu perseri ne mua, mund ta ndjeja plumbin duke levizur kah floket e mija.Une leshova koken poshte dhe ai shkoi".

Diona ishte ende gjalle dhe gjendej nen nenen e Drenit mirepo Dreni kishte humbur aftesin ne njeren dore keshtu qe smundi ti ndihmoje.

"U perpjeka ti ndihmoj motres sime te vogel mirepo vetem njeren dore e kisha mire dhe shtepia tymonte gjithkah.E dija qe poqese qendroj me shume aty edhe une do te vdisja".

Ai qendroi ashu i shtrire per pese minuta para se te largohej nga shtepia.Ende i mbesin ne mendje te qarat e Diones se vogel.Mootrat e tij me te medha qe ishin duke dhene shpirt ne ato momente ia japin nje doreze qe ta mbuloj gojen dhe hunden nga tymi.Ai arrin te del pertej murit.
Kur arrin te shtepia e vet tezja nuk i besonte per ate qe fliste se qfare kishte ndodhur atje.

"Ajo me tha ke pare ndonje enderr te keqe"

Edhe gjyshi i tij poashtu nuk i besonte.

"Ai disi me shtyu,dhe me tha qe ta lej kete pune se nuk me besonte". Pastaj me hoqi xhaketen dhe me pane gjakun qe kisha.Ai me lidhi doren pastaj".

Babai i tij u kthye me tu zbardhur drita,per te mesuar qe familja e tij ishte vrare.

"Ai qante,duke thene qe une duhet te shkoj ne Shqiperi me tezen time dhe axhen tim"
"Une i thashe: baba,mund ta kem nje puthje te fundit nga ti sepse ndoshta sdo te shihemi me"dhe me puthi e me tha: mos ke dert se do me shohesh prape"".

I derguar ne nje spital lokal Dreni me pastaj niset per ne Shqiperi bashke me tezen,axhen dhe kusheririn e vet.Ne kete kohe perreth 700.000 shqiptare qene debuar nga Kosova.

Dreni kaloi 2 muaj ne spitalin e Tiranes duke besuar se edhe babain e ka te vrare gjersa nje dite ai paraqitet ne dere.

"Isha duke e bindur veten se as babain tim sdo ta shoh meAte dite kur erdh ne spital ishte dita me e lumtur per mua.Isha fjetur kur i hapa syte dhe e pashe babain tim dhe ju hodha ne krahe duke e thirrur: Baba dhe e putha."

Ishte shteti i Kanadase ai qe Drenit dhe babait te tij Ali Caka ju ofroi qendrim dhe rehabilitim.Babai i Drenit eshte martuar per se dyti dhe ka nje djale,Denisin qe Dreni emrin e gjysme-vllaut te tij e mban ne nje tatuazh qe e ka ne dore.

"Babai im ende nuk mund te pajtohet me ate humbje.Me dhimset dhe uroj per te nje te ardhme te mire.Me te vertete"

Drenit i pelqen futbolli dhe ende enderron te kthehet ne vendlindje ne Kosove.I mungon shoqeria e jetes atje,kur njerezit mblidheshin bashke per kafe.

"Serbet dhe shqiptaret luajne futboll ne Vankuver ketu bashke"vazhdon Dreni,pastaj qesh dhe thote: "Pastaj ata zihen ne mes vete".

Aeroplanet aterijne dhe ngjiten perseri ne Vankuver gjersa Dreni flet.Pamja ku jeton tash Dreni eshte e mire,jo sikur ato bjeshket te cilat i kishte kaluar per ne Shqiperi per tu shpetuar te cilat thote qe i do ato bjeshke.

"Ne nje menyre kam pasur jete te mire.Ne ate moshe nuk e dija se qka eshte Kanadaja.Eshte jete me ndryshe ketu por jo ajo jete qe e dua une".

Dreni pat deshmuar dy here ne gjygjin nderkombetar te Hages,heren e pare si deshmitar i mbrojtur,kishte deshmuar kunder Millosheviqit.Ndersa ne deshmine e dyte ai e heqi shenjen K-13 dhe u paraqit me emer te vetin qe te deshmoj kunder zyrtareve tjere serb.Ndoshta do te deshmoj perseri ne Hage.

"Dua ta beje kete edhe te ju tregoj njerezve qe nuk kam harruar.Kurre nuk do ta harroj.Jam i lumtur kur shkoj dhe deshmoj kunder atyre qe i bene keto".

" Ndoshta kur te kem familjen time,babai me thote qe ta gjej nje vajze ne Kosove,por kurre sdo te jem i qete 100%.Kam ankthe,shpesh smund te fle.Ndonjehere kur buzeqeshi eshte buzeqeshje falso,e rrejshme sepse thjeshte nuk jam i lumtur.Me duket qe me duhet te jetoj me kete."

Dhe pse mbijetuat?

"Kete pyetje ja bej vetes qdo dite te jetes sime.Eshte ndonje qellim qe une te jem ketu gjalle.Nuk e di"

Shtepija ku jave vrare dhe pastaj djegur familjaret Caka dhe Vejza.Ka pasur edhe familjare tjere te mbledhur ketu.Gjithsej llogariten 20 gra e femije te jene vrare e mepastaj trupat e tyre te jene djegur nga kriminelet serb.

Sipas deshmise se Dren Cakes ne gjygjin e Hages ai edhe pse 10 vjeqar ne ate kohe i kujtohet ti kete pare 3 polic serbe te shtiejne ne gra dhe femije ,e mepastaj i vene zjarrin shtepise ne tentim te mbulimit dhe zhdukjes se krimit.






Hetimi dhe investigimi i vendit te krimit ishte kryer nga Federal Burea of Investigation -FBI ne muajin qershor 1999 per te mbledhur deshmite lidhur me tribunalin e Hages dhe denimit te krimineleve te luftes.








Aktet monstruoze ruse ndaj çeçenëve


Nga Flori Bruqi


Në agjendën e sotme botërore lufta e vazhdueshme ruso-çeçene është një ndër trashëgimitë e shekullit të 20-të. Sulmet e rusëve në Çeçeni, ku kryesisht vriten civilë-gra e fëmijë, shtojnë edhe më tepër seriozitetin e situatës në këtë pjesë të botës. Imazhet e bombave të hedhura nëpër tregje, pa i dhënë rast për mbijetesë grave, fëmijëve e civilëve të paarmatosur e të pambrojtur çeçenë, shpalosen para syve të botës. Vetëm në një bombardim, që kishte për shënjestër maternitetet, humbën jetën pesëmbëdhjetë foshnje. Ky qëndrim i liderëve rusë, të cilët urdhërojnë ushtarët që të shtijnë në civilët që i lënë fshatrat e tyre për të gjetur strehë në vendet fqinje, tregon dimenzionet goditëse të dhunës.
Krijimi i shteteve të reja që dolën nga gjiri i superfuqisë së dikurshme sovjetike dhe aspiratat që këtë të njëjtën ta arrijnë edhe popuj e grupe etnike tjera, në rastin e Çeçenisë sollën te një tragjedi me përmasa të përgjakshme dhe me mbi 100 mijë të vrarë, shumica civilë.

Lufta çeçene për pavarësi apo siç do të quhej nga shumë kush separatizmi çeçen nuk është motivuar nga Islamizmi siç pretendohet të prezantohet sot nga propaganda ruse. Ajo lindi në baza të pastra kombëtare laike dhe me qëllim të krijimit të shtetit të pavarur e të njohur ndërkombëtarisht.

Fillimisht kur në fillim të viteve të 90-ta lëvizja çeçene për pavarësi po krijonte themelet e para të një shteti jashtë ndikim rus, qeveria ruse është munduar të paraqes faktin që Presidenti Dudajev dha betimin e tij si president mbi kuran – librin e shenjtë mysliman, si një akt që kinse po tregonte karakterin fundamentalist të lëvizjes çeçene për pavarësi. Në fakt kjo mënyrë e betimit kishte të bënte me karakterin dhe përbërjen demografike të vendit, siç do të betohej një President i SHBA-ve mbi bibël.

Në Kushtetutën e parë të Çeçenisë së pavarur e cila hyri në fuqi me 1992, Islami nuk përmendej, siç nuk përmendej decidivisht cilado fe. Në këtë kushtetutë thuhet: “Liria e besimit është e garantuar. Qytetarët e Republikës Çeçene kanë të drejtën të ushtrojnë apo të mos ushtrojnë cilëndo fe, të ushtrojnë ceremoni fetare dhe të ndërmarrin aktivitete fetare që nuk bien ndesh me ligjin”.

Me Presidentin Dudajev si një nacionalist laik, propaganda ruse deri vonë nuk ka arritur të njollos luftën kombëtare çeçene me ndonjë atribut çfarë i mëveshët sot e posaçërisht pas ngjarjeve të 11 Shtatorit. Ndërsa me eliminim e Presidentit të moderuar Aslan Maskhadov, inkurajuan ndikimin më të fortë të qarqeve ekstremiste, vizioni i të cilëve shkon përtej Çeçenisë së pavarur, me ç’rast kryengritësit mund të paraqiten me një imazh krejt tjetër.

Për fat të keq, jo vetëm nga qeveria ruse por edhe për shumë qeveri tjera demokratike, përmendja e problemit çeçen sot në pikëpamjet e tyre të mjegullta dhe pa ndonjë bazë reale, ndërlidhet me fundamentalizmin islamik. Në këtë aspekt makineria propaganduese e Moskës ka arritur të dezorientoi perëndimin duke e trajtuar konfliktin në Çeçeni si pjesë të luftës globale kundër terrorizmit dhe duke i paraqitur kryengritësit si terroristë.

Ky popull i vogël prej diku rreth më pak se 1.5 milion banorësh sot është krejtësisht i lënë mëshirës së fatit. Në agoninë e vuajtjeve çeçene që nuk u ndalet dot, duket se shpresat për ndihmën e shumë pritur nga perëndimi, sot janë të mbyllura me dyer të çelikta, për shkak se diplomacia e përbashkët evropiane, shpesh si pasojë e mos koordinimit adekuat nuk do të lejonte luksin që të trazonte perandorin modern në Kremlin.

Ndonëse shumë organizata të drejtave të njeriut vazhdojnë të jenë kritike ndaj shtypjes së lirisë në Çeçeni, arrestimeve arbitrare dhe zhdukjes pa gjurmë të qytetarëve, vetë qeveritë e shohin të pamundur të ndërhyjnë në këtë çështje. Kriza e shkaktuar nga mos furnizimi me gaz që muaj më parë u krijua si shkak i mosmarrëveshjeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ndoshta tregon vetvetiu arsyen e vërtetë të kësaj tolerance që qeveritë demokratike në përgjithësi po i bëjnë shkeljes së demokracisë në Rusi.

Në rastin e Çeçenisë dhe në përgjithësi me mënyrën e trajtimit të popullsive jo ruse, duket se ngadalë po veniten iluzionet për një Rusi e cila mund të demokratizohet dhe si e tillë të ndikojë në mënyrë konstruktive në proceset politike. Rusifikimi agresiv aktual i viteve të fundit madje edhe po krijon një ambient shpesh edhe racist që jo rrallë shfaqet në rrugët e qyteteve ruse. Në perspektivë do të jetë i dëmshëm për vetë shoqërinë ruse pavarësisht se ai momentalisht fshehët nën petkun e ngritjes së moralit patriotik lehtë të aplikueshëm në një shoqëri qe nuk përjetoi asnjëherë përfundimin real të monizmit.

Ndërgjegjja e diplomacive perëndimore nën hijen e trajtimit të konfliktit si të islamizuar, e konsideron konfliktin në Çeçeni si një kapitull të mbyllur për të. Ndërkohë rezistenca guerile atje po vazhdon dhe është përhapur edhe në republika të tjera të Kaukazit verior duke kërcënuar seriozisht stabilitetin e pretenduar nga Bashkimi Evropian në politikën e tij të fqinjësisë që mëton të ndikoj në krijimin e paqes në vendet përreth në mënyrë që vet BE të jetë larg zonave të konfliktit.

Në fakt, invadimi rus verën e kaluar në Gjeorgji, dhe pushtimi ushtarak që i bëri pjesëve të këtij shteti tregoi edhe njëherë efektet e mbylljes së syve para krimeve të diktatorit. Ky lloj diktatorësh do të sulmoj kudo në momentin që vlerëson se mund të përfitoj nga të përqendruarit diku tjetër i shteteve që sot bartin vlerat perëndimore. Po të bënim një analogji me kasapin e Ballkanit Millosheviq, do të na rikujtohet hezitimi perëndimor për të ndal luftën në Kroaci, vetëm një vit më vonë do të shkaktohej tragjedia e Bosnjës dhe më pas edhe lufta në Kosovë dhe dëbimi i popullsisë së saj si një eksod i përmasave biblike. Është veti e diktatorëve të mos ndalen derisa të mposhten ushtarakisht apo politikisht.

Post Scriptum:

Me 16 Prill, Qeveria ruse deklaroi zyrtarisht se shfuqizohet vendimi për “shpalljen e territorit të Republikës Çeçene zonë të operacioneve kundër-terroriste” duke aluduar se fushata ushtarake ka përfunduar. Kryengritësit lëshuan mesazhin se rezistenca vazhdon.




Pozita gjeografike e Çeçenisë në kuadër të Federatës Ruse


Në Kuran është rrëfyer një masakër e ngjashme në histori, masakra që e kreu faraoni kundër njerëzve të vet...






Sa herë që arrijnë ndihmat, shprehja e lumturisë është e dukshme në fytyrat e atyre që kanë nevojë për të.
Trupat ruse në rrugë për masakrën në Ceçeni











Përgjatë historisë, njerëzit e pambrojtur lëndoheshin nga mizoritë që ushtroheshin nga njerëzit e karakterit të faraonit. Një rishikim i shkurtër i historisë së Çeçenisë, popullsia e së cilës është nën kërcënim, do të na ndihmonte që më mirë të kuptojmë për dhunën që mbizotëron në këtë vend.


Në vitin 1918, Kaukazi, përfshirë Çeçeninë, ishte nën sundimin e Rusisë sovjetike.

Në këtë kohë, Moska komuniste sundonte një territor të madh, duke ndarë me kufinj artificialë tokat e populluara nga grupet etnike. Kjo ndarje etnike qe intensifikuar mëtutje përmes zhvendosjeve të detyrueshme.


Gjatë Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist kreu operime mesnate duke detyruar banorët e Kaukazit që të hipnin nëpër trena të destinuar për në Siberi e Lindje të Mesme.




Mijëra njerëz nuk arritën të gjallë në këto destinime, kurse në saje të urdhërave të regjimit komunist, popullsi të tjera etnike u vendosën në tokat që të zhvendosurit i kishin lënë prapa. Kaukazianët të cilët u kthyen pas disa vitesh në vendlindjet e tyre ndeshën në njerëz të tjerë të cilët po jetonin në shtëpitë e tyre. Politika “përçaj e sundo” e aplikuar në atë kohë nga Moska ka acaruar tensionet etnike të së sotmes.

Rënja e Bashkimit Sovjetik ngriti aspiratat nacionaliste dhe rivalitetet etnike duke bërë që grupe etnike brenda kufinjve të sferës së dikurshme sovjetike të deklaronin pavarësinë e tyre. Disa grupe të tjera etnike ndoqën pavarësinë vetëm sa u përket raporteve të tyre ekonomike dhe mbetën nën kontrollin e federatës ruse. 1.2 milionë banorët e Çeçenisë, të cilët për një kohë të gjatë vuajtën nën shtypjen e ashpër ruse, filluan të luftojnë për pavarësi nën udhëheqjen e Dzhokhar Dudayev.

Lufta 18 muajshe ruso-çeçene përfundoi në vitin 1996 dhe çeçenët deklaruan pavarësinë, ndërkohë që trupat ruse po tërhiqeshin. Marrëveshja e paqes e vitit 1997, e nënshkruar nga Moska dhe Grozni, përfundoi luftën formalisht dhe garantoi de fakto pavarësinë e Çeçenisë. Sidoqoftë, marrëveshja paraprake, i lejoi Rusisë shtyrje të afatit në statusin final territorial të Çeçenisë deri në vitin 2001.

Republikat e tjera përcollën hapat e çeçenëve që luftuan për pavarësi. Në vitin 1998 Këshilli i Kaukazianëve Verior u mblodh në Grozni, kryeqytet i Çeçenisë. Në takim, njerëzit e Kaukazit Verior u pajtuan të mos luftonin njëri me tjetrin. Konfliktet e 1999-ës i kishin rrënjët në vendimin e marrë në këtë takim. Forcat ruse nisën një fushatë bombarduese kundër disa fshatrave në Dagestan.


Këto fshatra, me 1500 banorë kërkuan ndihmë nga çeçenët. Veterani çeçen, Shamil Basayev iu përgjigj kësaj thirrjeje në verë të vitit 1999. Nën bombardim të rreptë, fshatrat e Dagestanit mbetën nën gërmadha dhe vetëm dy njerëz shpëtuan. Pasojat e këtij operacioni bënë që Çeçenia të lëvizë drejt një lufte të re me Rusinë.


Kryqi ndërkombëtar, maj 16-31, 2000

Kryqi ndërkombëtar, prill 16-30, 2001

Dagestani është në fqinjësi me Çeçeninë, një vend i dendur me popullsi muslimane (80%). Arsyeja kryesore se pse Dagestanezët kërkuan ndihmë nga çeçenët kundër federatës ruse ishte suksesi i madh që realizuan çeçenët kundër tyre në vitin 1996.
Në letrën dërguar Papa Xhonit II, presidenti çeçen Asllan Maskhadov shkroi se 3,265 civilë kishin vdekur dhe 5,000 ishin plagosur në agresionin një mujor të forcave ushtarake ruse që filloi më 5 shtator.


Prapa sulmeve ruse në Çeçeni qëndrojnë interese të ndryshme. Megjithatë, pavarësisht se çka shpjegon shpërthimin e luftës, janë gjithmonë gratë, fëmijtë e të varfërit ata që vuajnë më së shumti. Janë gjithmonë ata që duhet të luftojnë për ekzistencë përballë varfërisë, urisë edhe epidemive.








Ambicja kryesore ruse në Çeçeni gjithomë ka qenë që t’i detyrojë çeçenët që të emigrojnë nga vendlindja e tyre, që t’i asimilojë ata dhe që t’i hapë tokat çeçene për banorët e origjinave të tjera etnike. Deri më sot, në masë të madhe masakrat e mijëra të të pafajshmëve, të të paarmatosurve dhe njerëzve të pambrojtur janë aprovuar dhe për më tepër, e tërë bota mbetet indiferente ndaj këtij akti monstruoz që ndodh para syve të tyre.

MASAKRA ÇNJERËZORE SERBOSLLAVE NË BOSNJË



SERBOSLLAVIA për disa vite  ushtrpjë  dhunë ndaj muslimanëve në Bosnjë ilustrojnë më së miri situatën e njerëzve që vuajnë persekutime në golb. Në luftën e nisur nga serbët, në prill të vitit 1992, plani ishte që të asgjësoheshin muslimanët në disa javë ose që ata të detyroheshin të emigronin. Megjithkëtë, trupat e muslimanëve boshnjakë treguan rezistencë të papritur.

Lufta vazhdoi deri në pranverë të vitit 1995. Dhuna e kryer gjatë kësaj lufte ishte e pashembullt në historinë botërore. Serbët vranë më shumë se 200.000 muslimanë boshnjakë, nxorrën nga shtëpitë e veta 2 milion njerëz dhe dhunuan më shumë se 50.000 gra muslimane. Në kampet serbe të përqëndrimit, muslimanët iu nënshtruan një torture të papërballueshme, dhjetëra mijëra u paaftësuan…Ajo që është më e habitshme është se serbët që kryen një mizori të tillë dhe boshnjakët, fokusi i zemërimit serb, janë të një race dhe flasin një gjuhë. Faktori i vetëm dallues është religjioni. Thënë ndryshe, ajo që ndodhi në Bosnjë e Kosovë ishte thjeshtë një luftë fetare, e menduar nga shumëkush se është inicuar nga një urrejtje e pavdekshme e Kishës Ortodokse për Islamin.

Në Sarajevë, gjithçka është shkatërruar: mezi ndonjë ndërtesë në qytet i ka shpëtuar goditjes nga artileria. Në rrugë janë grumbulli I rrënojave të autobusit e të makinave të shkatërruara nga sulmet me raketa. Nuk ka asnjë shtëpi pa dritare të thyera.

Një nga kampet serbe të përqëndrimit në Bosnjë.

Ushtarët serbë së pari rrethuan fshatrat boshnjake, duke mbyllur të gjitha daljet dhe duke i vënë ato nën kontroll. Duke përparuar gradualisht ata intensifikuan të shtënat duke terrorizuar fshatarët. Pastaj, ata I njoftuan njerëzit e fshatit duke kërkuar nga ata që të mblidhen në sheshin e fshatit dhe të dorëzoheshin. Përndryshe, ata u kërcënuan me vdekje. Vendimi për fatin e fshatarëve varej nga kapriçjet e ushtarëve.
Nuk ka më vende në varreza, njerëzit e kanë gjetur një system të varrezave siç shihet në fotografi.


Flori Bruqi

Lufta në Kosovë nuk ishte lojë e fuqisë gjeopolitike ...

SPASTRIMI ETNIK NË KOSOVË

Kosova, një rajon me shumicë shqiptare , mbeti nën sundimin osman deri në Luftën ballkanike të vitit 1912. Deri më sot, banorët e Kosovës janë muslimanë , të krishterënjë dhe orthodoks.  Mbarimi i luftës së ftohtë hapi një erë të re në botë, të përcjellur me ndryshime drastike të kufinjve dhe regjimeve, veçanërisht në Ballkan. Gjenerata që mbajti trashëgiminë kulturore të osmanëve mbeti në qendër të këtyre ndryshimeve. Ajo që sot po ndodh në Bosnjë dhe Kosovë është pasojë e këtyre zhvillimeve historike. Zbraztësira që mbeti pas rrënimit të Perandorisë Osmane, ajo që shërbeu si “faktor balancues” në vendet që i udhëhiqte, nuk mundi të plotësohej nga shtetet e reja që u shfaqën pas Luftrave Botërore. Konfliktet që po ndodhin sot në vend janë pasojë e këtyre zbraztësive të mbetura.



90% e popullsisë dy milionëshe të Kosovës janë shqiptarë muslimanë. Territori i krahinës paraqet 12% të Serbisë. Në vitin 1989, forca policore e përbërë kryesisht nga sllavët u angazhua në akte represioni. Ndërkohë, serbët ndaluan planprogramin shkollor në gjuhën shqipe. Që nga 28 shkurti e deri në dittë e sotme, serbët vazhdimisht kanë ushtruar dhunë ndaj kosovarëve.
Kjo është vetëm një nga 300 mijë familjet që kanë lëshuar Kosovën, pas operacionit të filluar nga NATO më 24 mars 1999. Rreshtat e refugjatëve të uritur zgjateshin me kilometra. Ata I referohen pozitës së tyre si më të mirë krahasuar me ata që kanë mbetur prapa në Kosovë për të qenë viktima të dhunës e dhunimeve ose të atyre që nuk patën mundësi të mbijetojnë kushtet e ashpra të dimrit duke vdekur rrugës.

Dhjetë mijë refugjatë nuk u lejuan që të kalonin në destinacionin e tyre në pikën kufitare të Morinit, në kufirin Shqipëri-Jugosllavi. Ata u morrën dhe u mbyllën në ndërtesa strategjike, të gjitha caqe të mundshme të bombardimit. Ambasada shqiptare në Romë raportoi 25 mijë refugjatë kosovarë që mungonin. Forca Evropiane e NATO-s tha se lufta në Kosovë ka shkaktuar 960,000 refugjatë. Bazuar në informacionin e ofruar nga U{K, ministri I jashtëm britanik tha se ka më shumë se 400, 000 civilë shqiptarë, refugjatë nëpër zonat malore të Kosovës, të cilët janë nën kërcënim konstant nga uria e vdekja. Sipas autoriteteve nga U{K-ja, 40.000 civilë shqiptarë që orvateshin të gjenin mbrojtje në shpatet e ulëta të maleve të Berishës, u bënë cak I të shtënave të mëdha të serbëve.

Pas Luftës së Dytë Boëtrore, Serbia kreu gjenocidin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në Evropë. Qëllimi kryesor ishte që të asgjësonte shqiptarët muslimanë në Kosovë, të cilët përbëjnë 90% të popullsisë së përgjithshme, dhe që të bënte Kosovën tokë serbe. Serbët ndoqën politikën e tyre kundër muslimanëve duke vrarë, plaçkitur e dhunuar. Serbët shkatërruar shtëpitë e fshatrat dhe deportuan shqiptarët muslimanë. Regjimi serb filloi një fushatë të vendosjes së serbëve në në çdo vend të mundhshëm në Kosovë me qëllim të qartë që të prishë strukturën e jetës shqiptare këtu. Qëllimi ishte ndërrimi I strukturës demografike në favor të serbëve. Siç tha një zëdhënës I NATO--s, me qëllim që të fshijnë gjithçka që kishte të bënte me identitetin kulturor të muslimanëve në Kosovë, serbët madje ndryshuan edhe letrat martesor dhe regjistrimin title-deed.



Të detyruar që të lëshojnë shtëpitë e tyre nga kërcënimet e sulmeve, në mars 1999 popullata muslimane e Kosovës filloi të largohet, duke lënë fshatrat e tyre të shkatërruara. Nën shiun e fortë dhe duke u përballur me të ftohtit e ashpër, gratë, fëmijtë e vegjël dhe pleqtë lanë gjithçka prapa dhe ecën, drejt një destinacioni të panjohur. Rreth tre muaj më vonë, kur ata u kthyen, asgjë më nuk ishte e njëjtë. Shtëpitë ishin djegur e rrënuar, të afërmit ishin zhdukur, fëmijtë ishin të sëmurë kurse prona ishte plaçkitur…… lufta dhe migrimi shkatërroi jetën e çdo kosovari, të pasur ose të varfër, në një rrëmujë të plotë.
Organizatat humanitare në rajon kanë raportuar gjithashtu se në Kosovë serbët kanë kryer gjenocid ndaj muslimanëve. Refugjatët dhe masat e gjera I qenë nënshtruar të gjitha formave të dhunës e torturës. Serbët kanë dhunuar femrat, kanë vrarë shtatëzënat dhe kanë shkatërruar ndërtesat dhe pasurinë. Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë. Gjendja e shtegtarëve ishte e frikshme. Rreth dyzet njerëz- nga to njëzet foshnja dhe të tjerë, të moshuar- kanë vdekur në kufirin maqedono-jugosllav gjatë ndalesës së detyruar e të gjatë që mbajti aty rreth 250-300 mijë shtetgtarë.



12 vite që kur avionët e NATO-s shkuan në aksion kundër Serbisë, lufta e Kosovës mbetet ende kontraverse. E mirëpritur nga shumë në atë kohë si një evidencë e një rendi humanitar botëror në formim, trashëgimia e saj është anashkaluar, mundur dhe krejtësisht shtrembëruar nga debati i luftës kundër terrorit. Çka Vaclav Havel e quajti “lufta e parë për vlera” tash më shumë po përshkruhet si një precedent i rrezikshëm. Bile edhe Clare Short, përkrahëse e flakët e intervenimin në Ballkan, gabimeve të Tony Blair-it në politikat e jashtme i vuri zanafillën në “shijen e piedestalit” që ai e kishte marrë në Kosovë.


Ka disa arsye për këtë, më e rëndësishmja padyshim është lufta në Irak që mbjelli dyshimet në legjitimitetin dhe efikasitetin e fuqisë ushtarake perëndimore. Duke u larguar nga principi i mos-intervenimit dhe pa mandat të KB-së, Kosova shpesh trajtohet si mëkati origjinal që bëri Irakun të mundshëm. Edhe invazioni i Rusisë dhe njohja e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore janë karakterizuar si një nxitje nga deklarimi i pavarësisë së Kosovës disa muaj më parë.

Krahasimet e këtij lloji më shumë konfuzojnë se sa sqarojnë. Lufta në Kosovë ishte përgjigje ndaj një emergjence humanitare, e jo një lojë fuqie gjeopolitike. Dhe kjo edhe tash kontestohet. Anti-imperialistët e vetëquajtur, që shpesh përkrahin imperializmin e çfarëdo regjimi që i kundërshtohet perëndimit, kanë konstruktuar një histori alternative në të cilën krimet e Slobodan Milosevic-it janë minimizuar apo arsyetuar dhe perëndimi “grykës” portretohet si nxitës i dhunës. Në këtë histori, tentimet e tija (të Milosevic-it) që të arrij zgjidhje të negociushme ishin sabotuar në konferencën e paqes në Rambuje nga Evropa dhe SHBA-të; dhe vdekjet dhe lëvizjet e refugjatëve brenda Kosovës ishin shkaktuar nga bombardimet e NATO-s.

Këta kritikë flasin thuaj se shkatërrimi i Bosnjës ishte një pjellë e imagjinatës. Realiteti është se deri sa erdhi tek Rambujeja, liderët perëndimorë kishin mbledhë mend nga loja tinëzake e Milosevic-it në të cilën ai negocionte paqe të rreme derisa vazhdonte të zbatonte terrorin etnik në terren. Ata kishin duruar tetë vite të tilla. Në Kosovë, forcat serbe kishin vrarë 1,500 veta dhe kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 270,000 veta para se NATO të intervenonte.



Lufta e Kosovës filloi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës.

Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave.

Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë. Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë.

Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

Flori Bruqi


Duke i fajësuar viktimat


Kohë më parë gazetari Oliver Kamm, shkroi një artikull që kritikon drejtësisht propagandën në rritje e sipër, që agresionin e fundit serb në Kosovë e justifikon duke fajësuar shqiptarët (viktimat) për masakrat serbe ndaj tyre.(http://timesonline.typepad.com).

Ky reagim u bë pasi publikimit të një artikulli në The New Statesman shkruar nga Neil Clark me titullin “Don’t Mention the War”, ku ndër të tjera thuhet se “lufta e vitit 1999 ka pak të bëjë me Milosevic-in, dhe çdo gjë me ambiciet ekonomike dhe hegjemonike të SHBA-ve në Ballkan.”

Kamm së pari pyet se a ia vlen që të merremi më kësilloj propagande pro-serbe, dhe konkludon se në këtë rast ia vlen pasi që artikulli u shkrua në një revistë që ka një pozitë të rëndësishme në historinë e së majtës britanike.

“Ka pak çka të thuhet rreth tezës që Neil Clark ofron. Teoritë e konspiracionit për nga natyra janë vështirë të vërtetohen se janë të pavërteta. Nëse gjeni dikë që është i vendosur të besoj “se evidenca në rritje tregon se lufta e vitit 1999 ka pak të bëjë me Milosevic-in, dhe çdo gjë me ambiciet ekonomike dhe hegjemonike të SHBA-ve në Ballkan”, atëherë kurrfarë evidence nuk do t’ja hiqte bindjen”, shkroi Kamm.

Kamm shkruan se diplomacitë e Britanisë dhe SHBA-ve të mesit të viteve 1990-ta ishin të painteresuara në Kosovën. Për dallim nga Bosnja dhe Kroacia , Kosova nga diplomacia perëndimore trajtohej si pjesë e Serbisë. Ky ishte një gabim: krahinat autonome të Kosovës dhe Vojvodinës kishin shumë elemente të republikave tjera ish-Jugosllave dhe ballafaqoheshin me kërcënimet e njëjta, dhe aspak nuk ka kuptim të sugjerohet se kinse diplomacia perëndimore paska pasur qëllime dizajnimi në Kosovë.

Ai shton se interesi i SHBA-ve në Kosovë ishte sinqerisht humanitar dhe kishte për qëllim që të zbatonte vetë-qeverisjen. Ndarja e Kosovës nga Serbia u bë jo nga presionet perëndimore por nga ajo se po thuaj çdo shqiptar i Kosovës e dëshironte atë.

Në artikull përmendet edhe masakra e Raçakut, e cila sot e kësaj dite nuk pranohet të ketë ndodhur nga qeveritë post-milosheviqiane të Serbisë. Kamm ofron evidencë të pamohueshme në këtë drejtim duke cituar gazetarë dhe diplomatë të asaj kohe të cilët kishin parë kufomat e masakruara, e ndër ta pleq, gra dhe fëmijë.

Fatkeqësisht ky trend i propagandës pro-serbe pak po ballafaqohet nga qeveria dhe mediat e Kosovës. Është fjala se gjatë dhjetëvjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë numri i artikujve pro-serbë në gjuhën angleze ishte shumë më i madh se sa nga ato të mediave pro-shqiptare apo shqiptare. Ky është një dështim i propagandës shqiptare kur është në pyetje përdorimi i internetit në ndriçimin dhe mos-harrimin e një periudhe tejet të rëndësishme të historisë së Kosovës moderne.

http://en.wikipedia.org/wiki/Oliver_Kamm

Vajza e quajtur Echo (Dushku)


Përgatiti:Flori Bruqi




Shqipëria

Në një intervistë para dy vitesh ajo u shpreh se për momentin janë dy shqiptarë të famshëm që jetojnë. "Njëri është Jim Belushi dhe, mendoj, se ata më konsiderojnë mua, shqiptaren tjetër të famshme, dhe unë jam krenare se jam shqiptare. Supozohet se ne jemi të fortë dhe kokëfortë. Më pëlqen kur njerëzit e marrin vesh se jam shqiptare dhe thonë: "Oh, shqiptarët e çmendur", pasi në Nju Jork italianët dhe shqiptarët kanë pasur disa grindje serioze.

Shqiponja

Nga artisti i efekteve të karaktereve Stat Winston, me çmim te Academy Award ("Jurasiç Park", "Terminator 2", "Alienet") në filmin "Wrong Turn" (Kthesë e gabuar) aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku ka interpretuar rolin protagonist së bashku me Desmond Harrington. Në këtë film ajo është shfaqur e veshur me një kanatiere, ku gjendet shqiponja shqiptare me dy kokë.



Shqiptarja Eliza Dushku është një kukull "gjakatare". Filma me vampirë, me vrasje misterioze, lojëra të rrezikshme.. Thuajse asnjëherë rolin e vajzës së brishtë, koketës së veshur bukur, sipas modës, rrugëve-pasarela të Beverly Hillit.



 Momentalisht Eliza Dushku, aktorja me origjinë shqiptare, që ka pushtuar Hollywoodin, po përjeton kohërat e saj të arta, më prodhimtare, Tri filma të rinj priten të dalin këtë vit, ndërsa njëri sapo ka nisur të shfaqet për publikun.

 Njëri prej filmave është horror, ndërsa dy të tjerët dramatikë, me histori vrasjesh. Njëri prej filmave që pritet të shfaqë premierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është "Open graves" ("Varret e hapura një film horror me regji të Álvaro de Armián, me skenar të Bruce A. Taylor dhe Roderick Taylor.



Dushku luan rolin e Erikës. Gjithçka nis si lojë, për të përfunduar me tragjedi. Interpretojnë Mike Vogel, Ethan rains, Alex O'Dogherty, etj, "The Thacker Case" ("Rasti Thacker"), një triller me nota të larta tensioni, pritet gjithashtu të shfaqet këtë vit. Historia vërtitet rreth një vdekjeje të mistershme dhe zbulimin e trupit të viktimës. Me regji të Brian Jun, skenar të Robert Dean Klein, bazuar në historinë e Stuart M. Pep- per.



Në krah të Dushkut në rolin e Monica Wright, interpretojnë Michelle Horn, John Savage, Mark Pellegrino, etj. "The alphabet killer" ("Alfabeti vrasës") është filmi i radhës. Një film dramatik me regji të Rob Schmidt dhe skenar të Tom Malloy. Bazohet në një histori të vërtetë mbi një vrasje të dyfishtë në Rochester të Neë Yorkut. Dushku interpreton rolin e Megan Paige.


Dhe pas kësaj doze të lartë adrenaline, pak argëtim për Dushkun. Një film i animuar, ku ajo dhuron zërin për një nga personazhet e filmit, në krahë të emrave të mëdhenj të kinematografisë botërore. Bëhet fjalë për vizatimorin "Noah's Ark: The New Beginning" ("Arka e Noes: Fillimi i ri"), ku Dushku është një nga zërat bashkë me Michael Keaton, Jason Lee, Jason Meëes, Rob Schneider, Ben Kingsley, etj. Edhe ky film pritet të dalë po këtë vit.


 Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë Dushku promovoi filmin e saj më të ri me titull "Bottle Shock", (Shokimi i shishes) me regji të aktorit dhe regjisorit të njohur Rundall Miller. Premiera e tij u shfaq në ditën e dytë të festivalit të filmit, "Sundance" dhe është pritur mjaft mirë nga kritika. "Entertainment Weekly", në një shkrim të gjatë për filmin dhe aktoren shqiptare shkruan: "Aktorë të krisur! Të parët të vlerësuar nga audienca!

Ky zakon ende po na bën me dhimbje koke! E kudogjendura Eliza Dushku, ish-vrasësja amatore e vampirëve, ndodhet në qytet për të promovuar filmin e saj të ri me bazë verën, "Bottle Shock", i cili ende po lëkund anëtarët e stafit të "Entertaimen Weekly".


Në një konferencë për shtyp dhënë gjatë ditëve të festivalit mësohet që Dushku të jetë shprehur tepër e kënaqur me rezultatin e filmit dhe me pritjen e bërë nga publiku. Sipas saj, ky është një nga ata filma që ajo e shikon gjithmonë me kënaqësi.



 Në artikull shkruhet se u njoftua në fund të vitit se Dushku dhe Whedon do të bënin pjesë në një staf me një serial për një vajzë të quajtur Echo (Dushku), e cila "është e stampuar"me personalitete dhe aftësi të ndryshme.

Pas kësaj, ajo merr përsipër disa detyra dhe mendja e saj fshin nga memorja gjithçka që ajo ka bërë më parë. Përmes rolit në këtë film Dushku ka zbuluar edhe të tjera dhunti të saja, si ajo transformimit. Ndërsa të tjera pritet t'i shfaqë gjatë premierave të këtij viti.



 Eliza Dushku, vetëm 30 vjeç, numëron në karrierën e saj mbi 20 filma artistikë dhe 10 serialë televizivë. E konsideruar si një ambasadore e kulturës shqiptare në botë, Dushku erdhi në Shqipëri për herë të parë, dy vjet më pare.

Ismail Kadare: Shqipëria dhe Greqia s’kanë qenë kurrë fqinj të mirë

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, është i mendimit se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë qenë kurrë dy fqinj të mirë. Ky është konstatimi që Kadare e ka bërë në një intervistë për gazetën “Pobjeda” të Podgoricës. “Juve mund t’ju duket e çuditshme disi kjo pyetje, sepse ju nuk jeni fqinjë me Greqinë. Kurse ne, jo vetëm jemi fqinjë, por s’jemi aspak fqinjë të mirë. Shkurt, që të flas pa doreza, Shqipëria me Greqinë fatkeqësisht nuk shkojnë aq mirë sa ç’do të duhej. E sidomos për dy fqinjë që janë nga dymijë vjet të tillë. Dhe kjo ka vite, madje shekuj. Kemi qenë nën një fatkeqësi të përbashkët osmane, dhe prapë shkonim jo mirë. U bëmë shtete të lira, gjithmonë vazhdon e njëjta gjë. Tani jemi të dy në NATO, gjithmonë ashtu”, pohon Kadare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...